{"id":24275,"date":"2022-09-26T08:33:28","date_gmt":"2022-09-26T08:33:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=24275"},"modified":"2022-09-26T08:33:51","modified_gmt":"2022-09-26T08:33:51","slug":"leter-publike-kryeministrit-te-shqiperise-dilni-sa-me-pare-nga-open-balkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/09\/26\/leter-publike-kryeministrit-te-shqiperise-dilni-sa-me-pare-nga-open-balkan\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr publike kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: Dilni sa m\u00eb par\u00eb nga Open Balkan!"},"content":{"rendered":"<p>Let\u00ebr publike kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zotit Edi Rama: Dilni ju lutem sa m\u00eb par\u00eb nga Open Balkan!<\/p>\n<p>Zoti kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb kam dashur q\u00eb t\u2019u k\u00ebrkoj publikisht daljen nga Open Balkan, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb dashuri pa kufi me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Por n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebr koordinimin e politikave t\u00eb Jashtme midis Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb nga shefat e diplomacis\u00eb s\u00eb dy vendeve, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb jem i vendosur si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb timen.<\/p>\n<p>Ju gjithnj\u00eb e justifikoni Ballkanin e Hapur me domozdoshm\u00ebrin\u00eb e ruajtes dhe forcimit t\u00eb paqes n\u00eb rajon. K\u00ebt\u00eb lloj alibie e p\u00ebrdor\u00ebt edhe n\u00eb fjalimin tuaj n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb. Por kjo marr\u00ebveshje d\u00ebshmoi se Open Balkan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion! Esht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb! Esht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e shpikuar n\u00eb margjinat e interesave serbo-ruse, me q\u00ebllim rivendosjen e hegjemonis\u00eb serbe n\u00eb Ballkan! Esht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb shp\u00ebtimi dhe ur\u00eb-kalimi p\u00ebr nj\u00eb revansh tjet\u00ebr t\u00eb Beogradit kund\u00ebr kombeve e popujve jo-serb\u00eb!<\/p>\n<p>Se Ballkani i Hapur ka q\u00ebllime imperialiste t\u00eb koordinuara nga Moska dhe Beogradi e d\u00ebshmoi edhe marr\u00ebveshja e fundit midis ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb, Sergei Lavrov dhe ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, pra Nikolla Selakovi\u00e7. T\u00eb lidh\u00ebsh nj\u00eb marr\u00ebveshje si kjo n\u00eb kulmin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kur presidenti rus k\u00ebrc\u00ebnon bot\u00ebn me luft\u00eb b\u00ebrthamore, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb tunel n\u00ebntok\u00ebsor antib\u00ebrthamor, n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb bashkohen e t\u00eb rrin\u00eb bashk\u00eb Vladimir Putin dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Ajo marr\u00ebveshje jo vet\u00ebm q\u00eb vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me paqen, sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb rajon, por i kund\u00ebrvihet hapur poltikave t\u00eb BE-s\u00eb, NATO-s dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr pasoj\u00eb edhe interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ju k\u00ebrkoj me insistim t\u00eb l\u00ebshoni Ballkanin e Hapur, s\u00eb paku si shenj\u00eb mos-pajtimi me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, e cila forcon dhe konsolidon marr\u00ebdh\u00ebniet ruso-serbe, n\u00eb vend t\u00eb pretendimit tuaj p\u00ebr dob\u00ebsimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve! Ju kujtoj se n\u00eb historin\u00eb e dy shekujve t\u00eb fundit Serbia ka qen\u00eb dhe vijon t\u00eb jet\u00eb shkaktare e luft\u00ebrave dhe gjakderdhjes t\u00eb popujve ballkanik\u00eb, para s\u00eb gjithash shqiptar\u00ebve. Dhe e din pse ka ndodhur kjo? Sepse prapa Serbis\u00eb ka q\u00ebndruar gjithnj\u00eb Rusia. Sepse p\u00ebrmes Serbis\u00eb Rusia historikisht ka ruajtur ndikimin dhe prezenc\u00ebn e saj n\u00eb rajonin ton\u00eb. Dhe viktim\u00eb e k\u00ebtij ndikimi kan\u00eb qen\u00eb gjitnj\u00eb shqiptar\u00ebt! Fakt \u00ebsht\u00eb se Open Balkan po d\u00ebshmohet si mekaniz\u00ebm i prezenc\u00ebs ruse n\u00eb Ballkan dhe alibis\u00eb serbe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ajo e quan &#8220;neutralitet&#8221;!<\/p>\n<p>Koordinimi i politikave midis Mosk\u00ebs dhe Beogradit \u00ebsht\u00eb shprehje e nj\u00eb aleance strategjike t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb re midis Rusis\u00eb dhe Serbis\u00eb, aleanc\u00eb e cila n\u00eb dit\u00ebt e sotme ekziston vet\u00ebm midis Kremlinit dhe Iranit, Siris\u00eb e Bjellorusis\u00eb. Serbia \u00ebsht\u00eb vendi i kat\u00ebrt n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb solidarizohet p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb me sulmet ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Presidenti Vu\u00e7iq deklaroi n\u00eb OKB se ashtu si\u00e7 luftohet p\u00ebr sovranitetin e Ukrain\u00ebs, OKB duhet t\u00eb angazhohet edhe p\u00ebr sovranitetin e Serbis\u00eb (n\u00eb Kosov\u00eb)! Dhe kjo ndodh se ju zoti kryeminist\u00ebr nuk angazhoheni q\u00eb Beogradi t\u00eb njoh\u00eb krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Nd\u00ebrsa ehe ju fol\u00ebt n\u00eb OKB p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb Rusia ka kryer n\u00eb Ukrain\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, Ju vazhdoni t\u00eb b\u00ebni avokatin\u00eb e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq n\u00eb t\u00eb gjitha takimet bilaterale e multilaterale, si dhe n\u00eb samitet dhe organizatat e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, deri n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb. Ju k\u00ebrkoj me insistim t\u00eb nd\u00ebrpritet kjo lloj avokatie si dhe pjesmarrja n\u00eb Open Balkan, sepse ato shkojn\u00eb jo vet\u00ebm kund\u00ebr intersave t\u00eb shqiptar\u00ebve, por shkaktojn\u00eb gjithashtu p\u00ebr\u00e7arje dhe destabilitet n\u00eb rajon! Vu\u00e7iq ndjehet i inkurajuar nga avokatia juaj, gj\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmendi n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb!<\/p>\n<p>Zoti kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Vendimi i qeveris\u00eb dhe presidentit serb p\u00ebr t\u00eb lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb politik\u00ebn e jashtme me Rusin\u00eb i ngjan marr\u00ebveshjes Ribentrop-Molotov t\u00eb vitit 1938, n\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Nj\u00eb vendim i till\u00eb d\u00ebshmon se Serbia edhe m\u00eb tej mbetet e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr aleanc\u00eb dhe ndikim t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb. Nd\u00ebrkaq ky vendim na d\u00ebshmon se Open Balkan nuk ka legjimitet. Mungesa e legjitimitetit t\u00eb k\u00ebsaj iniciative lidhet me faktin se p\u00ebr pjesmarrjen dhe formimin e tij nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb vendim legjitim n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb bart\u00ebs i sovranitetit t\u00eb popullit. N\u00eb asnj\u00eb demokraci nuk \u00ebsht\u00eb kryeministri bart\u00ebs i k\u00ebtij vullneti! Vet\u00ebm parlamenti mund t\u00eb autorizoj\u00eb pjesmarrjen ose jo t\u00eb nj\u00eb vendi n\u00eb organizata dhe iniciative si ky i Open Balkan.<\/p>\n<p>Mungesa e legjitimitetit t\u00eb k\u00ebsaj inciativ\u00eb trivje\u00e7are buron edhe nga fakti se ajo nuk ka hierarki, nuk ka struktura dhe i mungojn\u00eb shkall\u00ebrt e vendimmarrjes. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i bazuar n\u00eb vullnetin e tre lider\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb t\u00eb tri vendeve an\u00ebtare. Nj\u00eb organizim rajonal pa rregulla lejon q\u00eb secili shtet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me shtetet e tjera, t\u00eb cilat bien ndesh me interesat e vendeve t\u00eb rajonit, an\u00ebtare t\u00eb tij. Kjo ka ndodhur rendom\u00eb me Ballkanin e Hapur! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju k\u00ebrkoj pa ngurim q\u00eb ju t\u00eb largoheni nga kjo iniciativ\u00eb!<\/p>\n<p>Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se un\u00eb kam qen\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kund\u00ebr iniciativ\u00ebs s\u00eb Minishengen, t\u00eb shnd\u00ebrruar m\u00eb von\u00eb n\u00eb Open Balkans. Kam dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb argumente kund\u00ebr tij sa nuk mund t\u2019i rrjeshtoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb jua d\u00ebrgoj ju. M\u00eb besoni, nisem vet\u00ebm nga motivi p\u00ebr mbrojtjen e interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kurse fakti q\u00eb iniciativa e Open Balkan \u00ebsht\u00eb e pa konsultuar me faktor\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e gjetk\u00eb, ka shkaktuar nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij faktori. P\u00ebr pasoj\u00eb konsideroj se roli i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar n\u00eb favor t\u00eb forcimit t\u00eb rolit t\u00eb Serbis\u00eb. Serbia ka fituar supremaci politike e diplomatike n\u00eb raportet e saj me Kosov\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnon \u00e7do dit\u00eb me luft\u00eb!<\/p>\n<p>Esht\u00eb koha e fundit, zoti kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, kur ju mund t\u00eb reflektoni e t\u00eb b\u00ebni di\u00e7ka t\u00eb dobishme p\u00ebr vendin ton\u00eb dhe p\u00ebr kombin ton\u00eb! \u00c7do dit\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria dhe ju vazhdoni t\u00eb mnbeteni pjes\u00eb e Ballkanit t\u00eb Hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje dhe c\u00ebnim i r\u00ebnd\u00eb i interesave t\u00eb saj! Ju duhet t\u00eb kuptoni se nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria ajo q\u00eb mund ta t\u00ebrheq\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb orbit\u00ebn e Perendimit, por \u00ebsht\u00eb Serbia ajo q\u00eb kaq leht\u00ebsisht e t\u00ebrheq Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb iniciativat e saj ruso-serb, si ky Open Balkans!<\/p>\n<p>Kjo duhet t\u00eb marr\u00eb fund sa m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>Duke ju k\u00ebrkuar mir\u00ebkuptim e reflektim t\u00eb thell\u00eb,<\/p>\n<p><strong>Prof. Asoc. Dr. Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p><strong>Drejtor Ekzekutiv i Institutit t\u00eb strudimeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore, Tiran\u00eb!<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr publike kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zotit Edi Rama: Dilni ju lutem sa m\u00eb par\u00eb nga Open Balkan! Zoti kryeminist\u00ebr, Shum\u00eb her\u00eb kam dashur q\u00eb t\u2019u k\u00ebrkoj publikisht daljen nga Open Balkan, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb dashuri pa kufi me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Por n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebr koordinimin e politikave &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-24275","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24275\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}