{"id":24387,"date":"2022-09-26T16:36:02","date_gmt":"2022-09-26T16:36:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=24387"},"modified":"2022-09-26T16:36:02","modified_gmt":"2022-09-26T16:36:02","slug":"156-milione-euro-borxhet-e-shqiperise-per-gjyqet-e-arbitrazhit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/09\/26\/156-milione-euro-borxhet-e-shqiperise-per-gjyqet-e-arbitrazhit\/","title":{"rendered":"156 milion\u00eb euro borxhet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr gjyqet e arbitrazhit!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb vler\u00ebsim i vitit 2021 i Ministris\u00eb s\u00eb Financave tregon nj\u00eb rritje dramatike t\u00eb detyrimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykatave t\u00eb arbitrazhit nga 109 milion\u00eb n\u00eb vitin 2020, n\u00eb 156 milion\u00eb m\u00eb 2021. Ministria e Financave nuk ka publikuar p\u00ebrdit\u00ebsim p\u00ebr vitin aktual.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Gjergj Erebara<\/strong><\/p>\n<p>Taksapaguesit shqiptar\u00eb pritet t\u00eb paguajn\u00eb s\u00eb paku 156 milion\u00eb euro si pasoj\u00eb e vendimeve t\u00eb gjykatave t\u00eb arbitrazhit p\u00ebr shkeljet kontraktuale t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare ndaj kompanive t\u00eb huaja, b\u00ebhet e ditur nga nj\u00eb raport i Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr vitin 2021. Vler\u00ebsimi i fundit \u00ebsht\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb se sa ai i vitit 2020, n\u00eb t\u00eb cilin, d\u00ebmet llogariteshin n\u00eb 109 milion\u00eb euro. Rritja \u00ebsht\u00eb si pasoj\u00eb e humbjes s\u00eb gjyqeve t\u00eb reja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i pretenduesve \u00ebsht\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Shumica d\u00ebrrmuese e humbjeve lidhen me dy procese t\u00eb vetme gjyq\u00ebsore, ai i biznesmenit italian, Francesco Becchetti si dhe procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs Tiran\u00eb-Elbasan nga konsorciumi Copri dhe Actor. Becchetti, i cili kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash koncesionare kontroverse, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hidrocentrali n\u00eb Kaliva\u00e7 si dhe nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr trajtimin e mbetjeve me qeverin\u00eb socialiste t\u00eb ish-kryeministrit Fatos Nano, arriti t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb gjyq me mas\u00eb kompensimi 108 milin\u00eb euro. Konsorciumi Copri Actor fitoi nj\u00eb gjyq n\u00eb mas\u00ebn 38 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>TIA sh.p.k., kompania koncesionare e aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila fitoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontroverse pa gar\u00eb nga qeveria e Edi Ram\u00ebs zgjatje t\u00eb afatit t\u00eb koncesionit, ka hedhur n\u00eb gjyq qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr shkaqe t\u00eb panjohura.<\/p>\n<p>Gjykatat e Arbitrazhit jan\u00eb krijuar dekada m\u00eb par\u00eb me q\u00ebllim mbrojtjen e investitor\u00ebve nga veprimet arbitrare t\u00eb qeverive t\u00eb vendeve ku gjykatat vend\u00ebse kan\u00eb reputacion t\u00eb keq. Por k\u00ebto gjykata jan\u00eb gjithashtu t\u00eb njohura p\u00ebr ruajtjen e sekretit, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn thuajse t\u00eb pamundur p\u00ebr taksapaguesit q\u00eb paguajn\u00eb n\u00eb instanc\u00eb finale fatur\u00ebn, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qeverit\u00eb e tyre q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyesh konkrete kompanit\u00eb private i kan\u00eb p\u00ebrfituar k\u00ebto para.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb shum\u00eb raste n\u00eb gjykata arbitrazhi ku n\u00eb disa raste ka fituar dhe n\u00eb disa raste t\u00eb tjera ka humbur. Por edhe n\u00eb rastet kur ka fituar, kjo nuk ka ardhur pa kosto. Raporti i Ministris\u00eb s\u00eb Financave tregon se si, nd\u00ebrsa fatura e Becchetit \u00ebsht\u00eb 108 milion\u00eb euro, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb paguaj\u00eb edhe afro 3 milion\u00eb euro t\u00eb tjera kosto t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor dhe kosto t\u00eb avokat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar shtetin. Qeveria e kryeministrit Edi Rama u p\u00ebrpoq pa sukses q\u00eb ta anuloj\u00eb vendimin e dh\u00ebn\u00eb duke nisur nj\u00eb procedur\u00eb shtes\u00eb; vet\u00eb procedura shtes\u00eb ka kushtuar gati gjysm\u00eb milioni euro p\u00ebr studio avokatore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse vendimet jan\u00eb p\u00ebrfundimtare, qeveria shqiptare nuk i ka paguar k\u00ebto detyrime deri n\u00eb dat\u00ebn e raportit, pra deri n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, kur qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha u t\u00ebrhoq nga nj\u00eb marr\u00ebveshje e negociuar nga qeveria paraardh\u00ebse me kompanin\u00eb amerikane General Electric, kjo e fundit fitoi 25 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb arbitrazh dhe i ark\u00ebtoi parat\u00eb duke sekuestruar t\u00eb ardhurat e Shqip\u00ebris\u00eb nga Eurokontrolli, rrjeti evropian i monitorimit t\u00eb trafikut ajror, nga ku Shqip\u00ebria ka t\u00eb ardhura p\u00ebr sh\u00ebrbimin e menaxhimit t\u00eb trafikut t\u00eb mbikalimeve ajrore mbi territorin e vendit.<strong>\/Reporter.al\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vler\u00ebsim i vitit 2021 i Ministris\u00eb s\u00eb Financave tregon nj\u00eb rritje dramatike t\u00eb detyrimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykatave t\u00eb arbitrazhit nga 109 milion\u00eb n\u00eb vitin 2020, n\u00eb 156 milion\u00eb m\u00eb 2021. Ministria e Financave nuk ka publikuar p\u00ebrdit\u00ebsim p\u00ebr vitin aktual. Nga Gjergj Erebara Taksapaguesit shqiptar\u00eb pritet t\u00eb paguajn\u00eb s\u00eb paku &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-24387","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24387"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24387\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}