{"id":25602,"date":"2022-10-10T08:34:22","date_gmt":"2022-10-10T08:34:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=25602"},"modified":"2022-10-10T09:19:03","modified_gmt":"2022-10-10T09:19:03","slug":"sergey-glazev-ekonomisti-i-putinit-kerkojne-luften-ndaj-rusise-ishte-2014","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/10\/10\/sergey-glazev-ekonomisti-i-putinit-kerkojne-luften-ndaj-rusise-ishte-2014\/","title":{"rendered":"Sergey Glazev, \u201cekonomisti i Putinit\u201d: \u201cK\u00ebrkojn\u00eb luft\u00ebn ndaj Rusis\u00eb\u201d. Ishte 2014\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ka dal\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i ri i ekonomistit Sergey Glazev, \u201cIncidenti ukrainas: Nga agresioni amerikan tek lufta bot\u00ebrore\u201d. Korrespondenti i revist\u00ebs ruse \u201cKultura\u201d ka folur me autorin dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb kuptoj\u00eb nd\u00ebrthurjet e gjeopolitik\u00ebs bot\u00ebrore, mekanizmave t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike dhe rrug\u00ebdaljeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb tani n\u00eb bot\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po jetojm\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb strukturore t\u00eb ekonomis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb lidhur me m\u00ebnyrat teknologjike t\u00eb prodhimit, q\u00eb realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet gar\u00ebs s\u00eb armatimeve, militarizimit dhe luft\u00ebs. N\u00eb vitet \u201970 dhe \u201880 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar nj\u00eb luft\u00eb e ngjashme ka pasur nj\u00eb karakter t\u00eb ftoht\u00eb. Shtetet e Bashkuara, duke zhvilluar nj\u00eb gar\u00eb armatimesh universale, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vatra e informacionit teknologjik. Ky superioritet teknologjik i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb rriten me nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb q\u00ebndrueshme prej 25% n\u00eb vit \u2013 deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 q\u00eb i ka \u00e7uar n\u00eb zhvillimin e t\u00eb gjith\u00eb ekonomis\u00eb dhe furnizuar me t\u00eb domosdoshmen Shtetet e Bashkuara. M\u00eb par\u00eb, nj\u00eb transformim strukturor i ngjash\u00ebm ka k\u00ebrkuar 30 vjet \u2013 n\u00ebp\u00ebrmjet militarizimit t\u00eb vendeve kryesore europiane \u2013 dhe ka \u00e7uar n\u00eb ankthin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Tani jemi s\u00ebrish af\u00ebrsisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lidershipi bot\u00ebror kalon nga Shtetet e Bashkuara tek vendet e Azis\u00eb, Japonia, Koreja e Jugut, Kina. Pse ato?<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi ar\u00ebsimor t\u00eb cilin g\u00ebzon sot Kina dhe q\u00eb m\u00eb par\u00eb e ka g\u00ebzuar Japonia dhe Koreja, p\u00ebr shkak t\u00eb efikasitetit dhe t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb organizuar organizimi i aktivitetit njer\u00ebzor, e tejkalon me shum\u00eb sistemin amerikan e kapitalizmit oligarkik, n\u00eb t\u00eb cilin tani ka nj\u00eb zhvler\u00ebsim t\u00eb masave gjiganteske t\u00eb kapitalit n\u00ebp\u00ebrmjet flluskave financiare. Kalimi nga nj\u00eb cik\u00ebl shekullor akumulimi n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr (ekziston nj\u00eb teori kaq e njohur lidhur me k\u00ebt\u00eb) n\u00eb histori \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar gjithmon\u00eb nga luft\u00ebra. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, vendet emergjente kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb mos marrin pjes\u00eb dhe kjo ka ushqyer mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb prishjeje. Si rregull i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, luft\u00ebrat kan\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb pushtetin e vet\u00ebm hegjemon dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb periferis\u00eb bot\u00ebrore. N\u00eb ciklin e par\u00eb shekullor t\u00eb akumulimit, n\u00eb shekullin e XVII dhe t\u00eb XVIII, Spanja po luftonte kund\u00ebr Anglis\u00eb dhe lidershipi u kaloi Vendeve t\u00eb Ul\u00ebta. N\u00eb ciklin e dyt\u00eb (shekulli i XIX) qe koha e luft\u00ebrave napoleoniane, grushti i shtetit kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe ngjitja e Anglis\u00eb. Cikli i tret\u00eb (shekulli i \u0425\u0425): dy luft\u00ebra bot\u00ebrore, me humbje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Gjermanin\u00eb dhe Rusin\u00eb, kan\u00eb ngritur Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>Po tani?<\/strong><\/p>\n<p>Tani kemi t\u00eb nj\u00ebjtin skenar gjeopolitik. Amerikan\u00ebt duhet t\u00eb fitojn\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr ta ruajtur hegjemonin\u00eb n\u00eb bot\u00eb, pasi q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb konkurrenc\u00ebn me Kin\u00ebn. T\u00eb dy luft\u00ebrat bot\u00ebrore kan\u00eb kusht\u00ebzuar flukset e kapitaleve, teknologjit\u00eb dhe mentalitetin e Europ\u00ebs sipas d\u00ebshirave t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb forc\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr ngjitjen e kapitalizmit amerikan. Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim tradicional, amerikan\u00ebt kan\u00eb sponsorizuar nazist\u00ebt ukrainas dhe formojn\u00eb regjimin terrorist antirus n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb paraqiten Ukraina dhe Rusia si armiq\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb taktika e amerikan\u00ebve. Si pjes\u00eb e bot\u00ebs ruse, Ukraina nuk mund t\u00eb perceptohet seriozisht nga ne si armik. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, nuk mund t\u2019i zbatojm\u00eb n\u00eb zgjidhje ashp\u00ebrsisht ushtarake. Detyra e amerikan\u00ebve ka qen\u00eb ajo e nxitjes s\u00eb junt\u00ebs ukrainase kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe t\u00eb organizojn\u00eb genocidin e popullsis\u00eb ruse, duke provokuar operacione p\u00ebrgjigjeje ushtarake. K\u00ebshtu q\u00eb mobilizojn\u00eb Europ\u00ebn \u2013 aleate e NATO \u2013 kund\u00ebr nesh. Objektivi i deklaruar \u00ebsht\u00eb ai i p\u00ebrdorimit t\u00eb nazist\u00ebve ukrainas si dash kund\u00ebr sistemit shtet\u00ebror rus, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb seri me \u201crevolucione portokalli\u201d n\u00eb territorin ton\u00eb, ta shp\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dhe t\u00eb vendosin kontrollin mbi Rusin\u00eb, mbi Azin\u00eb Qendrore. Tashm\u00eb Ukraina \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll. Jo se n\u00eb Uashington ka skifter\u00eb dhe antropofag\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb tek ligjet objektive: lufta \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr oligarkin\u00eb amerikane dhe, p\u00ebr t\u00eb ruajtur dominimin n\u00eb bot\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb argumenti i librit tim. Tregon forcat t\u00ebrheq\u00ebse objektivat, mekanizmat dhe ar\u00ebsyet e incidentit ukrainas.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u2019i rezistojm\u00eb k\u00ebsaj?<\/strong><\/p>\n<p>Shekuj m\u00eb par\u00eb, Alexander Nevsky ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb shprehje q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb themelin e doktrin\u00ebs gjeopolitike: t\u00eb mb\u00ebshtetesh me \u201cforc\u00eb, tek Zoti dhe e v\u00ebrteta\u201d. Ushtria amerikane \u2013 q\u00eb thith gjysm\u00ebn e shpenzimeve ushtarake bot\u00ebrore \u2013 zhvillon s\u00ebrisht nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb p\u00ebrbindshme armatimesh, por n\u00ebse nuk kemi frik\u00eb nga e v\u00ebrteta, do t\u00eb gjejm\u00eb n\u00eb bot\u00eb shum\u00eb aleat\u00eb jo t\u00eb interesuar n\u00eb eskalimin e luft\u00ebs. Mund t\u00eb formojm\u00eb nj\u00eb koalicion global kund\u00ebr luft\u00ebs, q\u00eb do t\u2019i pengoj\u00eb amerikan\u00ebt t\u00eb na izolojn\u00eb. P\u00ebrdorin parimin \u201cdivide et impera\u201d p\u00ebr t\u00eb bllokuar marr\u00ebdh\u00ebniet tona me shtetet fqinje. N\u00ebse arrijm\u00eb ta ruajm\u00eb unitetin strategjik me Kin\u00ebn, Indin\u00eb dhe t\u00eb krijojm\u00eb qendra t\u00eb reja influence politike n\u00eb bllokun BRICS, q\u00eb mbulon m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e njer\u00ebzimit, duke u p\u00ebrq\u00ebndruar mbi partner\u00ebt dhe miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn passovjetike, at\u00ebhere planet e amerikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer luft\u00ebn e re bot\u00ebrore do t\u00eb d\u00ebnohen me humbje.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebhere cil\u00ebn t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb marrim n\u00eb konsiderat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>E v\u00ebrteta se jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje lufte, luft\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb shp\u00ebrthyer tashm\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb hibride, aktualusht nuk sjell p\u00ebrdorimin e kolonave t\u00eb tankeve dhe t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb. Mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb arsenal gjigantesk me metoda t\u00eb tjera q\u00eb e kan\u00eb: informative, financiare. Lufta financiare kund\u00ebr nesh po zhvillohet seriozisht. Po heqim dor\u00eb tashm\u00eb nga burime krediti t\u00eb jasht\u00ebm. Plan\u00ebt p\u00ebr ta shk\u00ebputur sistemin financiar rus t\u00eb komunikimeve globale p\u00ebr shk\u00ebmbimin nd\u00ebrbankar po avancojn\u00eb. Sanksionet jan\u00eb miratuar tashm\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs civile, treg\u00ebtare dhe financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb Donbas ka edhe nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr nesh, nuk duhet ta dyshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr ta t\u00ebrhequr Europ\u00ebn, k\u00ebshilli amerikan i Kievit rr\u00ebzoi avionin malajzian. Ukraina \u00ebsht\u00eb tani nj\u00eb kuazishtet terrorist. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb thuhet e v\u00ebrteta p\u00ebr Ukrian\u00ebn, ku ka nj\u00eb uzurpim pushteti. Nuk jan\u00eb zgjedhur nga zgjedhje presidenciale, por nga ambasadori amerikan dhe nga sh\u00ebrbimet speciale. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht m\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn zhvillohen zgjedhjet tek Verkhovna Rada. E gjitha kjo q\u00eb ndodh n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e paligjshm\u00ebris\u00eb. Avokat\u00ebt nxjerrin nj\u00eb konkluzion: referendumi i Krimes\u00eb, q\u00eb proklamonte ribashkimin me Rusin\u00eb, ishte absolutisht i ligjsh\u00ebm, korrespondonte me normat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, bazohet mbi ligjin e statusit t\u00eb Krimes\u00eb, e pranuar m\u00eb par\u00eb. Edhe referendumet n\u00eb Donbas jan\u00eb absolutisht t\u00eb ligjsh\u00ebm. Sipas s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populli ka baza p\u00ebr shpalljen e sovranitetit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb realitet, n\u00eb Ukrain\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb pushtuar, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin e sh\u00ebrbimeve speciale amerikane. Pushteti n\u00eb Ukrain\u00eb ushtrohet nga jasht\u00eb. Prandaj marr\u00ebveshjet e arm\u00ebpushimit dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb popullsis\u00eb civile nuk funksionojn\u00eb. Lidershipi ukrainas i shkel sistematikisht. \u00c7do dit\u00eb n\u00eb Donjeck bombardohen dhe njer\u00ebzit vdesin. Vendet e NATO i mb\u00ebshtesin dhe propaganda naziste i sfiguron ngjarjet.<\/p>\n<p><strong>Fuqia e Shteteve t\u00eb Bashkuara bazohet mbi dollarin\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Po, n\u00eb thelb, fuqia amerikane \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e dollarit si valut\u00eb bot\u00ebrore, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet jo edhe aq i shtetit amerikan sesa i oligarkis\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb jeton si nj\u00eb parazite e atij shteti. N\u00eb Shtetet e Bashkuara ka probleme gjiganteske t\u00eb brendshme. Mij\u00ebra njer\u00ebz represohen n\u00eb rebelimet e afroamerikan\u00ebve. Niveli i jetes\u00ebs nuk rritet prej 20 vjet\u00ebsh. Qytete t\u00eb t\u00ebra jan\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb barakopole. Lufta \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr oligarkin\u00eb amerikane. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebq\u00ebnien e popullit amerikan apo p\u00ebr fatin e qendrave industriale t\u00eb vendit, ku miliona njer\u00ebz nuk kan\u00eb pun\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr dominimin e bot\u00ebs, pasi fal\u00eb saj p\u00ebrfiton benefite. Goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e hegjemonis\u00eb amerikane do t\u00eb ishte nj\u00eb dor\u00ebheqje ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb dollarit si valut\u00eb bot\u00ebrore. Shtetet e Bashkuara jan\u00eb nj\u00eb vend aggresor. Agresiviteti nuk duhet t\u00eb zbatohet domosdoshm\u00ebrisht nga forcat e armatosura. Ekzistojn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Por n\u00ebse ne i njohim se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb agresor\u00ebt, nuk duhet ta p\u00ebrdorim valut\u00ebn amerikane apo t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie financiare me ta, t\u2019i sponsorizojm\u00eb apo subvencionojm\u00eb. Sistemi yn\u00eb financiar p\u00ebrdor \u00e7do vit rreth 120 \u2013 140 miliard dollar\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb sistemit financiar amerikan. Duke bler\u00eb obligacione nga Shtetet e Bashkuara, sponsorizojm\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr nesh. Pushteti i kund\u00ebrshtarit bazohet mbi monopolin e oligarkis\u00eb s\u00eb Federal Rserve, qendr\u00ebs s\u00eb emetimit t\u00eb dollar\u00ebve. Shtypin valut\u00ebm bot\u00ebrore. Shikoni grafik\u00ebt, borxhi publik i Shteteve t\u00eb Bashkuara rritet eksponencialisht. N\u00eb matematik\u00eb e quajn\u00eb progresion gjeometrik. Kur sistemi hyn n\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb till\u00eb, pashmangshm\u00ebrisht d\u00ebshton. Hegjemonia amerikane do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj objektiv. Sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb dalim nga piramida financiare e dollarit, m\u00eb pak humbje do t\u00eb kemi: jo vet\u00ebm financiare, por edhe njer\u00ebzore. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e emetimit t\u00eb dollar\u00ebve, q\u00eb e subvenconojm\u00eb kur kemi rezerva n\u00eb k\u00ebt\u00eb valut\u00eb, shkon nga operacione ushtarake dhe terroriste.<\/p>\n<p><strong>Ka forc\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb ruse?<\/strong><\/p>\n<p>Ka. Industria ruse punon me 2\/3 e potencialit t\u00eb saj, ngarkesa e fuqis\u00eb s\u00eb proidhimit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektorin e kapacitetit shkencor, n\u00eb nd\u00ebrtimin e makinerive, shkon midis 40% dhe 60%. Pun\u00ebsimi n\u00eb industri na mund\u00ebson ta rrisim prodhimin pa ju drejtuar krahut t\u00eb pun\u00ebs shtes\u00eb. Kemi rezerva t\u00eb pafundme resursesh natyrore. Non ka asnj\u00eb shkak objektiv p\u00ebr r\u00ebnien e investimeve dhe t\u00eb v\u00ebllimeve t\u00eb prodhimit. Ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne kemi nj\u00eb rritje prej 6% deri n\u00eb 8% n\u00eb vit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb b\u00ebhet me rubl\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>R\u00ebnia e kursit t\u00eb rubl\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb e politk\u00ebs jokompetente e bank\u00ebs qendrore dhe e pushteteve monetare. Menaxhimi i bank\u00ebs qendrore nuk e paraqet detyr\u00ebn e stabilizimit t\u00eb valut\u00ebs komb\u00ebtare. N\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj, mund t\u2019i besojm\u00eb vet\u00ebm asaj q\u00eb arrin t\u00eb frenoj\u00eb spekulator\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet organeve mbrojt\u00ebse. Jokompetenca manifestohet n\u00eb ndjekjen e dogmave t\u00eb pranuar nga fundi i viteve \u201980, n\u00eb marr\u00ebveshjet e Uashingtonit, dometh\u00ebn\u00eb dogma mbi pamund\u00ebsin\u00eb e kontrollit financiar. N\u00ebqoft\u00ebse nuk ka kontroll, n\u00ebnkupton se kapitalit amerikan n\u00eb vend i jepen mund\u00ebsi t\u00eb pafundme. N\u00eb rast se nuk kontrollojm\u00eb l\u00ebvizjen e kapitaleve, nuk do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb konkurrojm\u00eb dhe do t\u00eb peshojm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak n\u00eb tregun bot\u00ebror. Potenciali financiar i saj p\u00ebrcaktohet si\u00e7 vijon: p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj, duhet t\u00eb eksportosh dhe t\u00eb shes\u00ebsh. N\u00eb fakt, Shtetet e Bashkuara nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aspak me t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. Fusin n\u00eb prodhim dhe disponojn\u00eb tashm\u00eb resurse t\u00eb m\u00ebdha financiare, me t\u00eb cilat mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten. Ja pse kapitali amerikan dominon n\u00eb ato vende ku nuk ekziston kontrolli i k\u00ebmbimeve. K\u00ebto vende jan\u00eb subjekte t\u00eb nj\u00eb shfryt\u00ebzimi t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>E keni nj\u00eb recet\u00eb p\u00ebr daljen nga kriza?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rast se duam t\u00eb kemi nj\u00eb sukses dhe t\u00eb kemi nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, duhet t\u00eb kalojm\u00eb nga burime te\u00eb kreditit, t\u00eb krijojm\u00eb mekanizma dh\u00ebnieje t\u00eb kreditit p\u00ebr ekonomin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb nevojshme t\u00eb mbyllet rifluksi i kapitaleve, t\u00eb mbrohet sistemi yn\u00eb financiar nga sulmet spekulative nga jasht\u00eb. Futja e kontrollit t\u00eb l\u00ebvizjes transkufitare e kapitaleve dhe e operacioneve n\u00eb valut\u00eb. Pa k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb burime t\u00eb brendshme krediti dhe do t\u00eb jemi t\u00eb d\u00ebnuar me humbje n\u00eb luft\u00ebn financiare. Perspektivat tona p\u00ebr vitet e ardhshme varen t\u00ebr\u00ebsisht nga vendimet politike. Presidenti Vladimir Putin ka caktuar pjes\u00eb t\u00eb saj n\u00eb diskutimin federal, p\u00ebr shembull aministin\u00eb e kapitaleve q\u00eb kthehen. Pas pranimit t\u00eb tyre, nj\u00eb pjes\u00eb e kapitaleve do t\u00eb kthehet domosdoshm\u00ebrisht, si\u00e7 po kthehet tashm\u00eb. Marzhi i mund\u00ebsive tona \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjer\u00eb. Jemi t\u00eb aft\u00eb t\u00eb kryejm\u00eb nj\u00eb mrekulli ekonomike, duke ecur p\u00ebrpara dhe duke u futur midis vendeve lider. Refuzimi i agresionit amerikan dhe dhe marrja e rolit t\u00eb t\u00eb qenit nj\u00eb prej qendrave m\u00eb influente q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb zhvillimin bot\u00ebror. \u00cbsht\u00eb gj\u00ebja e vetme q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb \u00e7organizim dhe shkat\u00ebrrim t\u00eb plot\u00eb..<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka dal\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i ri i ekonomistit Sergey Glazev, \u201cIncidenti ukrainas: Nga agresioni amerikan tek lufta bot\u00ebrore\u201d. Korrespondenti i revist\u00ebs ruse \u201cKultura\u201d ka folur me autorin dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb kuptoj\u00eb nd\u00ebrthurjet e gjeopolitik\u00ebs bot\u00ebrore, mekanizmave t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike dhe rrug\u00ebdaljeve t\u00eb saj. Sipas jush, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb tani n\u00eb bot\u00eb? Po jetojm\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":25626,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-25602","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25602"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25602\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}