{"id":25704,"date":"2022-10-10T13:08:06","date_gmt":"2022-10-10T13:08:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=25704"},"modified":"2022-10-10T13:08:06","modified_gmt":"2022-10-10T13:08:06","slug":"gjermania-dy-paketa-me-265-miliarde-euro-per-te-kompensuar-qytetaret-nga-kriza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/10\/10\/gjermania-dy-paketa-me-265-miliarde-euro-per-te-kompensuar-qytetaret-nga-kriza\/","title":{"rendered":"Gjermania dy paketa me 265 miliard\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb kompensuar qytetar\u00ebt nga kriza"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 29 shtator qeveria gjermane shpalli se do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb me 200 miliard\u00eb euro, me 5% t\u00eb Produktit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto t\u00eb Gjermanis\u00eb, sip\u00ebrmarrjet dhe familjet p\u00ebr t\u00eb ulur faturat e energjis\u00eb. Si baz\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn do t\u00eb merret kostoja e energjis\u00eb e vitit t\u00eb kaluar. Qeveria ofron kompensimin e diferenc\u00ebs ndaj \u00e7mimeve aktuale t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo &#8220;ombrell\u00eb mbrojt\u00ebse&#8221; e fundit ka si synim kryesor t\u00eb frenoj\u00eb \u00e7mimin e gazit. \u00cbsht\u00eb shuma e dyt\u00eb gjigande p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe konsumator\u00ebt gjerman\u00eb, pas ndihm\u00ebs s\u00eb fundit prej 65 miliard\u00eb eurosh. Prandaj kancelari Olaf Scholz kujtoi se qeveria e tij ia b\u00ebri &#8220;dy her\u00eb-bam&#8221;(&#8220;Doppel-Wumms&#8221;) p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd pa ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, qarqe pran\u00eb kryeministres s\u00eb ardhshme italiane Giorgia Meloni than\u00eb se kjo l\u00ebvizje e Berlinit &#8220;minon arsyet p\u00ebr unionin (evropian)&#8221;. Kryeministri i Hungaris\u00eb, Viktor Orban foli madje p\u00ebr &#8220;fillim t\u00eb kanibalizmit n\u00eb BE&#8221;. Nd\u00ebrsa komisioner\u00ebt francez\u00eb dhe italian\u00eb t\u00eb BE, Thierry Breton dhe Paolo Gentiloni, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tregun e brendsh\u00ebm dhe ekonomin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb disa t\u00eb p\u00ebrditshme evropiane e kritikuan Gjermanin\u00eb p\u00ebr munges\u00eb solidariteti.<\/p>\n<p>Sipas kritik\u00ebve, hapi bujar i qeveris\u00eb i v\u00eb sip\u00ebrmarrjet gjermane n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t&#8217;i mbijetuar kriz\u00ebs energjetike, p\u00ebrball\u00eb sip\u00ebrmarrjeve n\u00eb shtetet m\u00eb t\u00eb varfra. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, kritik\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Gjermania parat\u00eb e saj t&#8217;i p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb gjitha vendet e BE. Ata k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb tavan t\u00eb \u00e7mimeve energjetike n\u00eb BE, por i cili t\u00eb financohet me borxhe t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb BE.<\/p>\n<p>A tregon Gjermania munges\u00eb solidariteti, kur mb\u00ebshtet sip\u00ebrmarrjet e saj?<\/p>\n<p>Kritikat nga Evropa jan\u00eb pritur me habi n\u00eb Gjermani. N\u00eb disa dalje publike, s\u00eb fundi n\u00eb takimin joformal t\u00eb BE dhe shteteve joan\u00ebtare n\u00eb Prag\u00eb, kancelari Olaf Scholz t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen se shtete t\u00eb tjera kan\u00eb marr\u00eb masa mbrojt\u00ebse t\u00eb ngjashme si Gjermania.<\/p>\n<p>Dy shembuj jan\u00eb Franca dhe Spanja. Me 72 miliard\u00eb euro, Franca vjen menj\u00ebher\u00eb pas Gjermanis\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn kompensuese.<\/p>\n<p>Scholz-i kujtoi se Gjermania \u00ebsht\u00eb solidare edhe sepse nga terminalet p\u00ebr gaz t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm LNG, q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb Gjermani, mund t\u00eb furnizohen edhe \u00c7ekia (q\u00eb ka shprehur interes t\u00eb madh), edhe Sllovakia ose Austria.<\/p>\n<p>Autoritetet gjermane flasin p\u00ebr keqkuptim, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb gabuar q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Evrop\u00eb se 200 miliard\u00eb eurot do t\u00eb shpenzohen menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gjermani, p\u00ebr t\u00eb kompensuar \u00e7mimet e gazit. N\u00eb fakt b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndihma t\u00eb shtrira n\u00eb disa vite.<\/p>\n<p>Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner u tha t\u00eb mart\u00ebn (04.10.) koleg\u00ebve n\u00eb Luxemburg se paketa e kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb kaq e madhe p\u00ebr shkak t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb gjermane. Shkak tjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrmasat e ndihm\u00ebs \u00ebsht\u00eb se qeveria do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb rezerv\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos hyr\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm s\u00ebrish n\u00eb borxh.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb gjerman\u00eb kujtojn\u00eb se josolidare jan\u00eb vendet, t\u00eb cilat kan\u00eb ndjekur n\u00eb 20 vitet e fundit nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb gabuar buxhetore. &#8220;Ato e kan\u00eb futur veten n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku nuk kan\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje fiskale dhe tani b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr ndihm\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt,&#8221; i tha nj\u00eb ekspert gazet\u00ebs &#8220;Die Welt&#8221;. <\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00eb Bashkimin Evropian ka rregulla p\u00ebr mbrojtjen nga konkurenca e padrejt\u00eb. Ato garantojn\u00eb q\u00eb ekuilibri n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt evropian t\u00eb mos prishet, kjo vlen edhe p\u00ebr ndihmat gjermane p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet gjermane.<\/p>\n<p>Olaf Scholz dhe Pedro Sanchez n\u00eb Madrid, Spanj\u00eb, 05.10.2022. Qeveria gjermane miraton 200 miliard\u00eb euro p\u00ebr \u00e7mimet e energjis\u00eb. Por kritikohet ashp\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, shkruan Auron Dodi.<br \/>\nOlaf Scholz dhe Pedro Sanchez n\u00eb Madrid, Spanj\u00eb, 05.10.2022<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb BE duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb Gjermania \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndihmoj\u00eb veten. Pasi nga nj\u00eb d\u00ebmtim i ekonomis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe drejtuese t\u00eb Evrop\u00ebs, Bashkimi Evropian do t\u00eb kishte vet\u00ebm d\u00ebme.<\/p>\n<p>Kritikat megjithat\u00eb nuk rreshtin. N\u00eb Gjermani disa analist\u00eb thon\u00eb se momenti kur u shpall ndihma p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet gjermane nuk qe i p\u00ebrshtatsh\u00ebm. Ndihma u shpall vet\u00ebm pak dit\u00eb para takimit t\u00eb ministrave t\u00eb Financ\u00ebs s\u00eb BE n\u00eb Luksemburg, q\u00eb si tem\u00eb kishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane p\u00ebr \u00e7mimet e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Shpallja pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment lidhet, n\u00eb fakt, me presionin e brendsh\u00ebm n\u00eb rritje n\u00eb Gjermani. Ka sip\u00ebrmarrje, jo vet\u00ebm industriale, q\u00eb kan\u00eb ndaluar prodhimin, pasi nuk kan\u00eb fitim me k\u00ebto \u00e7mime energjie. Frika p\u00ebr \u00e7industrializimin e fuqis\u00eb kryesore industriale t\u00eb Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Gjermania u kritikua se prishte ekuilibrin evropian me ndihmat edhe n\u00eb kriz\u00ebn e koron\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00eb, Gjermanin\u00eb e kritikuan nj\u00ebsoj  edhe n\u00eb kriz\u00ebn e koron\u00ebs. I than\u00eb se prishte ekuilibrin evropian me 600 miliard\u00eb eurot q\u00eb miratoi p\u00ebr ekonomin\u00eb e saj. Kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn strategji t\u00eb disa shteteve evropiane, ato k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb dalin nga situata s\u00ebrish me borxhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb kriz\u00ebn e koron\u00ebs, thirrjet se pa borxhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kriza do ta shp\u00ebrb\u00ebj\u00eb Bashkimin Evropian pat\u00ebn sukses. Bashkimi Evropian hyri n\u00eb borxh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, me Fondin e Rind\u00ebrtimit t\u00eb Pandemis\u00eb prej 750 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Pasi u hap nj\u00eb her\u00eb kjo rrug\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtat shtete t\u00eb drejtuara nga Italia dhe Franca, duan t\u00eb p\u00ebrdorin \u00e7do kriz\u00eb p\u00ebr t\u00eb thelluar borxhin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE. Por borxhi evropian i r\u00ebndon shtetet nj\u00ebsoj si borxhi komb\u00ebtar. Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm m\u00eb pak i duksh\u00ebm p\u00ebr popullin, sepse merret n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Protesta kund\u00ebr politik\u00ebs energjitike t\u00eb Gjelb\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Schwerin, Gjermani Lindore.Qeveria gjermane miraton 200 miliard\u00eb euro p\u00ebr \u00e7mimet e energjis\u00eb. Por kritikohet ashp\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, shkruan Auron Dodi.<br \/>\nProtesta kund\u00ebr politik\u00ebs energjitike &#8220;t\u00eb Gjelb\u00ebr&#8221; t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Schwerin, Gjermani Lindore<\/p>\n<p>Tani qeverit\u00eb kryesisht jugore, t\u00eb zhytura n\u00eb borxhe, n\u00eb vend q\u00eb ta p\u00ebrgatisin popullin p\u00ebr koh\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira e t\u00eb kursejn\u00eb fonde ku mundin, e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb borxhe s\u00ebrish i gjith\u00eb Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>A e presin Bashkimin Evropian borxhe t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta?<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian i nevojitet nj\u00eb qasje e harmonizuar p\u00ebr t\u00eb mbijetuar pa \u00e7arje, kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe energjetike n\u00eb dekada. Ekziston nj\u00eb frik\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kriza e madhe energjetike e nxitur nga lufta e Rusis\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb kolaps t\u00eb prodhimit industrial n\u00eb Evrop\u00eb. Sip\u00ebrmarrjet industriale ose mund t\u00eb largohen nga Evropa, p\u00ebr t\u00eb prodhuar atje ku energjia kushton m\u00eb lir\u00eb; ose shtetet pa mjete financiare t\u00eb BE do t\u00eb b\u00ebhen pre e leht\u00eb p\u00ebr Kin\u00ebn, e diku ndoshta edhe p\u00ebr Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Disa ekspert\u00eb evropian\u00eb thon\u00eb se k\u00ebrkesat ndaj Gjermanis\u00eb do t\u00eb rriten, sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb pritet p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE kund\u00ebr kriz\u00ebs energjetike. N\u00eb rastin e Fondit t\u00eb Rind\u00ebrtimit t\u00eb Pandemis\u00eb, ngurrimi fillestar e rriti n\u00eb fund madh\u00ebsin\u00eb e paket\u00ebs s\u00eb borxhit evropian.<\/p>\n<p>Masa m\u00eb e shpejt\u00eb aktualisht duket marrja e borxheve t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebn\u00eb tavan \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb. Italia dhe Franca e k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb prej koh\u00ebsh. Nj\u00eb nga propozimet \u00ebsht\u00eb q\u00eb SURE, mjeti i rifinancimit t\u00eb sigurimit komb\u00ebtar t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb pandemin\u00eb e koronas, t\u00eb aktivizohet me nj\u00eb objektiv tjet\u00ebr: p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vendet t\u00eb financojn\u00eb \u00e7mimet e larta t\u00eb energjis\u00eb.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 29 shtator qeveria gjermane shpalli se do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb me 200 miliard\u00eb euro, me 5% t\u00eb Produktit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto t\u00eb Gjermanis\u00eb, sip\u00ebrmarrjet dhe familjet p\u00ebr t\u00eb ulur faturat e energjis\u00eb. Si baz\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn do t\u00eb merret kostoja e energjis\u00eb e vitit t\u00eb kaluar. Qeveria ofron kompensimin e diferenc\u00ebs ndaj \u00e7mimeve aktuale t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":25705,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-25704","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25704"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25704\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25705"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}