{"id":25737,"date":"2022-10-10T18:35:42","date_gmt":"2022-10-10T18:35:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=25737"},"modified":"2022-10-10T18:36:48","modified_gmt":"2022-10-10T18:36:48","slug":"zeri-i-amerikes-citon-fmn-shqiperia-nuk-ploteson-kushtet-per-amnistine-fiskale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/10\/10\/zeri-i-amerikes-citon-fmn-shqiperia-nuk-ploteson-kushtet-per-amnistine-fiskale\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs citon FMN: Shqip\u00ebria nuk plot\u00ebson kushtet p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb mision i Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, deklaroi sot se vendi nuk i p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr realizimin e amnistis\u00eb fiskale t\u00eb propozuar nga qeveria. Sipas Fondit, amnistia favorizon shmang\u00ebsit e m\u00ebdhenj t\u00eb taksave duke iu ofruar dhe imunitet nga ndjekja penale. Nga ana tjet\u00ebr, administrata tatimore vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb ende e dob\u00ebt, nd\u00ebrsa vendi me mang\u00ebsi strategjike sa i takon luft\u00ebs kund\u00ebr pastrimit t\u00eb arave dhe financimit t\u00eb terrorizmit<\/p>\n<p>Ideja e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb amnistie t\u00eb gjer\u00eb fiskale nuk po gjen mb\u00ebshtetjen e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare me pesh\u00eb. Pasi gati dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Delegacioni i Bashkimit europian n\u00eb Tiran\u00eb rip\u00ebrs\u00ebriti se kishte shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr projektin, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se n\u00eb form\u00ebn aktuale, propozimi \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr ta, sot Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte dhe m\u00eb i qart\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtimin e k\u00ebsaj nisme:<\/p>\n<p><em>\u2018Projektligji ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb moralin tatimor. Amnistia fiskale mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb kart\u00eb \u2018dalje nga burgu\u2019 p\u00ebr shmang\u00ebsit e m\u00ebdhenj t\u00eb taksave, sepse p\u00ebrfshin nj\u00eb falje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb taksave, p\u00ebrve\u00e7 heqjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb interesit dhe gjobave dhe dh\u00ebnies s\u00eb imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i m\u00ebtejsh\u00ebm nga forcat e zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb fondeve q\u00eb do t\u00eb amnistohen. Qeveria duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb amnistin\u00eb fiskale me nj\u00eb program deklarimi vullnetar, i cili nuk i p\u00ebrjashton nga t\u00eb gjitha detyrimet tatimore\u2019,<\/em>\u00a0shpjegoi shefja e misionit t\u00eb FMN-s\u00eb Yan Sun.<\/p>\n<p>Por ajo sakt\u00ebsoi se dhe nj\u00eb program deklarimi vullnetar do t\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrmbushjen e disa kushteve. S\u00eb pari q\u00eb t\u00eb ket\u00eb \u2018nj\u00eb administrat\u00eb tatimore moderne, kompetente, t\u00eb mir\u00ebinformuar dhe me mjetet e duhura t\u00eb kontrollit dhe zbatimit t\u00eb ligjit\u2019 dhe s\u00eb dyti \u2018nj\u00eb korniz\u00eb efektive p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe luft\u00ebn kund\u00ebr financimit t\u00eb terrorizmit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb zbus\u00eb rreziqet e deklarimit vullnetar\u2019.<\/p>\n<p>Ishte po shefja e misionit, zonja Sun e cila e b\u00ebri m\u00ebse t\u00eb qart\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb larg s\u00eb plot\u00ebsuari k\u00ebto parakushte, t\u00eb cilat nuk p\u00ebrmbushen n\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb zhvillim dhe me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p><em>\u2018N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve ka b\u00ebr\u00eb progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dob\u00ebt, performanca e saj n\u00eb mbledhjen e t\u00eb ardhurave \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt, nd\u00ebrsa shum\u00eb vler\u00ebsime nga auditimet mbeten t\u00eb pambledhura, ka akses t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm automatik n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e pal\u00ebve t\u00eb treta, ve\u00e7an\u00ebrisht informacionin e llogarive financiare. Shqip\u00ebria ende ka mang\u00ebsi strategjike p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe financimit t\u00eb terrorizmit\u2019,<\/em>\u00a0deklaroi shefja e misionit t\u00eb Fondit Monetar.<\/p>\n<p>Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj nuk u shpreh rreth vler\u00ebsimeve t\u00eb FMN-s\u00eb p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale, n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb misionit. Nd\u00ebrsa pas mbledhjes s\u00eb qeveris\u00eb ajo deklaroi se po vijojn\u00eb konsultimet:<\/p>\n<p><em>\u2018Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projektligj, ende n\u00eb konsultim publik, me t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt e interesit dhe nuk kemi ende nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr miratimin e tij. Ne po punojm\u00eb q\u00eb paralelisht t\u00eb hartojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktet n\u00ebnligjore, me q\u00ebllim q\u00eb kurdo q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb ligj final t\u00eb kemi gati t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn edhe p\u00ebr procedurat e k\u00ebrkuara nga administrate shtet\u00ebrore p\u00ebr zbatimin e tij\u2019.<\/em><\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht kambanave t\u00eb alarmit p\u00ebr rreziqet q\u00eb mbart amnistia, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla p\u00ebrs\u00ebriti dhe sot, se nuk ka t\u00ebrheqje nga ky projekt: \u2018Ne do ta miratojm\u00eb amnistin\u00eb fiskale\u2019<\/p>\n<p>Mbetet e paqart\u00eb nga ku buron kjo vendosm\u00ebri e socialist\u00ebve, p\u00ebrsa koh\u00eb, projekti, duke parashikuar dhe imunitet ndaj ndjekjes penale, k\u00ebrkon nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar votash p\u00ebr miratim n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Amnistia p\u00ebrfshin deklarimin vullnetar t\u00eb nj\u00eb pasurie n\u00eb vler\u00eb monetare deri n\u00eb 2 milion\u00eb euro, e cila legalizohet kundrejt nj\u00eb takse nga 7-10 p\u00ebrqind, pa asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale. Deri m\u00eb tani asnj\u00eb nga autoritetet nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegim se si mund t\u00eb vihet nj\u00eb pasuri deri n\u00eb 2 milion euro me kursime nga puna. Pik\u00ebpyetje t\u00eb forta jan\u00eb ngritur dhe mbi aft\u00ebsin\u00eb e institucioneve p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb nga kjo nism\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rrjeteve kriminale, pavar\u00ebsisht kufizimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb projektligj.<\/p>\n<p>Nisma e qeveris\u00eb ka hasur dhe n\u00eb kund\u00ebrshtime t\u00eb forta t\u00eb Dhom\u00ebs amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb, t\u00eb shum\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs, si dhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs, vota e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr votimin n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar vler\u00ebsoi se ekonomia shqiptare ka mbajtur nj\u00eb rit\u00ebm pozitiv k\u00ebt\u00eb vit, pavar\u00ebsisht goditjes q\u00eb ekonomia globale ka marr\u00eb nga lufta e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb.<em>\u00a0\u2018Ne parashikojm\u00eb q\u00eb rritja ekonomike p\u00ebr vitin 2022 t\u00eb jet\u00eb 3,7 p\u00ebr qind, mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb aktivitet i lart\u00eb n\u00eb turiz\u00ebm, n\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme dhe tek sh\u00ebrbimet. Rritja parashikohet t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb rreth 2 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare m\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguara, ngadal\u00ebsimin n\u00eb Europ\u00eb, dhe t\u00ebrheqjen e nevojshme t\u00eb politikave mb\u00ebshtet\u00ebse\u2019,<\/em>\u00a0deklaroi shefja e misionit.<\/p>\n<p>Norma e rritjes prej 3.7 p\u00ebrqind \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se parashikimi i fundit i qeveris\u00eb shqiptare. Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se tremujori i tret\u00eb pritet t\u00eb karakterizohet nga nj\u00eb rritje e fort\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb tremujorin e fundit, rritja do t\u00eb tkurret<em>. \u2018Pritjet p\u00ebr rritjen ekonomike n\u00eb tremujorin e kat\u00ebrt mbeten t\u00eb rrethuara nga pasiguri m\u00eb t\u00eb larta, kryesisht n\u00eb var\u00ebsi sesi do t\u00eb shkojn\u00eb zhvillimet ekonomike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb ngadal\u00ebsim i rritjes ekonomike ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr tremujorin e fundit p\u00ebr shkak t\u00eb pasigurive t\u00eb ngritura, g\u00ebrryerjes s\u00eb t\u00eb ardhurave reale prej inflacionit dhe shtr\u00ebngimit t\u00eb kushteve financiare\u2019,\u00a0<\/em>tha ajo, duke njoftuar se ashtu si dhe FMN-ja dhe qeveria e ka rishikuar p\u00ebr lart parashikimin p\u00ebr vitin 2022, n\u00eb 3.7 p\u00ebrqind nga 3.2 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2023 Fondi Monetar, vler\u00ebsoi se pret q\u00eb rritja ekonomike \u2018t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb rreth 2 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare m\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguara, ngadal\u00ebsimin n\u00eb Europ\u00eb, dhe t\u00ebrheqjen e nevojshme t\u00eb politikave mb\u00ebshtet\u00ebse\u2019. Nd\u00ebrsa ministrja Ibrahimaj tha se dhe qeveria ka rishikuar p\u00ebr posht\u00eb parashikimet e saj n\u00eb 2.6 p\u00ebrqind nga 3.9 q\u00eb ka qen\u00eb vler\u00ebsimi fillestar. Megjithat\u00eb ajo sakt\u00ebsoi se n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb zhvillimeve n\u00eb mjedisin e jasht\u00ebm, kjo norm\u00eb mund t\u00eb bjer\u00eb dhe n\u00ebn 2 p\u00ebrqind, por duke p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e r\u00ebnies n\u00eb recesion.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht paqart\u00ebsive dhe pasigurive ekonomike globale p\u00ebr t\u00eb ardhmen, Fondi Monetar nuk sugjeroi masa shtr\u00ebnguese nga autoritetet, por k\u00ebrkoi rritjen e t\u00eb ardhurave \u2018q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon si p\u00ebrqindje e PBB-s\u00eb. Duke marr\u00eb parasysh gjasat p\u00ebr nj\u00eb inflacion t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vitin 2023, grumbullimi i m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhurave tatimore do t\u00eb krijonte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb sh\u00ebnjestruar e t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, pa rritur defi\u00e7itin buxhetor\u2019.<\/p>\n<p><strong>Investimet publike dhe PPP-t\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2018forcimi i efikasitetit dhe besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb financave publike mbetet thelb\u00ebsor p\u00ebr ruajtjen e besimit t\u00eb tregjeve dhe p\u00ebr zbutjen e kostove t\u00eb rritura t\u00eb huamarrjes\u2019. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye misioni theksoi se \u2018<em>duhen reforma p\u00ebr t\u00eb harmonizuar proceset e investimeve publike dhe Partneriteteve Publike Private (PPP), dhe integrimin e tyre t\u00eb plot\u00eb n\u00eb ciklin normal t\u00eb buxhetit\u2019, duke shtuar se \u2018t\u00eb gjitha projektet publike duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen kuadrit ligjor p\u00ebr investimet dhe prokurimin publik. Autoriteteve u k\u00ebrkohet t\u00eb publikojn\u00eb kontratat e prokurimit publik q\u00eb lidhen me shpenzimet p\u00ebr pandemin\u00eb dhe rim\u00ebk\u00ebmbjen nga t\u00ebrmeti, emrat e kompanive fituese dhe pronar\u00ebt p\u00ebrfitues. Ne e ritheksojm\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr minimizimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb akteve normative p\u00ebr t\u00eb ndryshuar buxhetin\u2019.<\/em><\/p>\n<p>Sa i takon sektorit t\u00eb energjis\u00eb FMN-ja v\u00eb n\u00eb dukje se<em>\u00a0\u2018luhatja n\u00eb tregun global t\u00eb energjis\u00eb n\u00ebnvizon urgjenc\u00ebn e reformave vendimtare p\u00ebr ta sjell\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri financiare dhe p\u00ebr t\u00eb ulur rreziqet fiskale. Subvencionet me baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb duhet t\u00eb hiqen, sepse u sjellin p\u00ebrfitime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shp\u00ebrpjes\u00ebtuar atyre q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi dhe i pengojn\u00eb sinjalet e \u00e7mimeve. P\u00ebrshtatja graduale e tarifave n\u00eb nivele q\u00eb mbulojn\u00eb koston \u00ebsht\u00eb kritike dhe duhet shoq\u00ebruar me masa mb\u00ebshtetje p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjithashtu thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb rritet transparenca e sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe e drejtimit t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore\u2019<\/em>.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u2018Kujdes m\u00eb nd\u00ebrtimin dhe pron\u00ebsin\u00eb e bankave\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Fondi Monetar vler\u00ebsoi se\u00a0<em>\u2018vigjilenca e shtuar \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin financiar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kushtet monetare shtr\u00ebngohen dhe konfigurimi financiar vazhdon t\u00eb ndryshoj\u00eb\u2019. Misioni i FMN-s\u00eb b\u00ebri thirrje \u2018p\u00ebr monitorim nga af\u00ebr dhe menaxhim t\u00eb risqeve t\u00eb mundshme nga rritja e lart\u00eb e kreditimit gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir\u00eb huadh\u00ebnien e rritur n\u00eb monedh\u00eb t\u00eb huaj\u2019.<\/em><\/p>\n<p>Sipas Fondit ka nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave mbi tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme dhe nd\u00ebrtimin dhe \u2018b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr mbik\u00ebqyrje t\u00eb shtuar t\u00eb ndikimit t\u00eb k\u00ebtij sektori mbi stabilitetin financiar\u2019.<\/p>\n<p>Fondi k\u00ebrkoi gjithashtu kujdes ndaj ndryshimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb ka karakterizuar sektorin vitet e fundit, me largimin e institucioneve financiare t\u00eb huaja, dhe futjen n\u00eb loj\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve vendas.<\/p>\n<p><em>\u2018Prania e bankave me kapital t\u00eb konsideruesh\u00ebm aksionar nga individ\u00ebt dhe grupet jofinanciare rrit riskun e mungesave n\u00eb kapital, t\u00eb transaksioneve nd\u00ebrmjet pal\u00ebve t\u00eb lidhura dhe ekspozimeve t\u00eb larta. \u00cbsht\u00eb kritike t\u00eb garantohet q\u00eb subjektet hyr\u00ebse n\u00eb treg t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb lart\u00eb bankare dhe t\u00eb p\u00ebrmbushin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhduar kriteret e p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb (p\u00ebrfshi aksioner\u00ebt e m\u00ebdhenj dhe ata me aksione kontrolluese, pronar\u00ebt p\u00ebrfitues dhe drejtuesit e lart\u00eb) q\u00eb t\u00eb operojn\u00eb n\u00eb sistemin financiar shqiptar\u2019, theksoi misioni i FMN-s\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb \u2018Banka e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar t\u00eb licencimit dhe mbik\u00ebqyrjes, dhe p\u00ebr autoritet q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb rregullat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb konkurrenc\u00ebs\u2019.\/<\/em>VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb mision i Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, deklaroi sot se vendi nuk i p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr realizimin e amnistis\u00eb fiskale t\u00eb propozuar nga qeveria. Sipas Fondit, amnistia favorizon shmang\u00ebsit e m\u00ebdhenj t\u00eb taksave duke iu ofruar dhe imunitet nga ndjekja penale. Nga ana tjet\u00ebr, administrata tatimore vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb ende e dob\u00ebt, nd\u00ebrsa vendi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":25738,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-25737","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25737\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}