{"id":25741,"date":"2022-10-10T19:04:04","date_gmt":"2022-10-10T19:04:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=25741"},"modified":"2022-10-10T19:04:04","modified_gmt":"2022-10-10T19:04:04","slug":"brezat-qe-do-vijne-do-cuditen-me-keto-bema-paradoksale-te-akademise-se-shkencave-te-kohes-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/10\/10\/brezat-qe-do-vijne-do-cuditen-me-keto-bema-paradoksale-te-akademise-se-shkencave-te-kohes-tone\/","title":{"rendered":"Brezat q\u00eb do vijn\u00eb do \u00e7uditen me k\u00ebto b\u00ebma paradoksale t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb koh\u00ebs ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di p\u00ebrse kryeministrit ton\u00eb t\u00eb nderuar i paska lindur nj\u00eb ide shum\u00eb vler\u00ebsuese edhe m\u00eb e ndritur p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave dhe kryetarin e saj i cili p\u00ebrve\u00e7se i shkenc\u00ebzuar mire q\u00ebnka b\u00ebr\u00eb edhe i pa oksiduesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim maji, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb shkoi p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn here p\u00ebrtej pritshm\u00ebris\u00eb pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave, nga ku na dha sihariqin e madh se kryetari i ri i saj, Sk\u00ebnder Gjinushi, na qenka depolitizuar p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Shoku Sk\u00ebnder pasi ka qen\u00eb minist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb e Adil \u00c7ar\u00e7anit, minist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb e PS-s\u00eb n\u00eb 2001, kryetar i Parlamentit, pes\u00eb a gjasht\u00eb her\u00eb deputet q\u00eb nga lista e Frontit Demokratik me n\u00eb krye Nexhmije Hoxh\u00ebn, deputet i \u201cDushkut\u201d etj., an\u00ebtar i Komitetit Qendror t\u00eb PPSh-s\u00eb, themelues i nj\u00eb partie, shit\u00ebs i partis\u00eb s\u00eb tij, tani m\u00eb n\u00eb fund na qenka depolitizuar. Kur Gjinushi hyri n\u00eb politik\u00eb ai u deshkenc\u00ebzua dhe p\u00ebr 35 vjet nuk u mor m\u00eb me shkenc\u00eb. Dhe, politik\u00ebs i hyri q\u00eb nga mesi i viteve tet\u00ebdhjet\u00eb, m\u00eb par\u00eb se politikan\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb pas vitit 1990. Tani kryeministri yn\u00eb ka detyrim t\u00eb na thot\u00eb se si u rishkenc\u00ebzua Gjinushi pasi la politik\u00ebn?<\/p>\n<p>Kur Gjinushi u b\u00eb deputet nga skema e \u201cDushkut\u201d n\u00eb zgjedhjet e vitit 2001, si aleat i PS-s\u00eb, atij i ndodhi t\u00eb takohet n\u00eb nj\u00eb mjedis miqsh me nj\u00eb ish-profesorin e tij kur kishte qen\u00eb student. Profesori plak, i cili njihej si njeri me humor i tha duke: \u201cEh more Keno, mir\u00eb q\u00eb mbete Gjino n\u00eb shkenc\u00eb, sepse e le shkenc\u00ebn shpejt p\u00ebr t\u2019 i hyr\u00eb politik\u00ebs, por tani pas 15 vjet\u00ebsh n\u00eb politik\u00eb, po shoh se edhe atje Gjino u b\u00ebre!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb majin e kat\u00ebr vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb, kryeministrit ton\u00eb i majlindi nj\u00eb ide q\u00eb ishte p\u00ebr t\u2019 u p\u00ebrsh\u00ebndetur. Dhe, k\u00ebt\u00eb e them pa ironi. Ideja e tij n\u00eb at\u00eb koh\u00eb m\u2019 u duk shum\u00eb pozitive. Kritik\u00ebve q\u00eb do t\u00eb shpejtojn\u00eb t\u00eb m\u00eb thon\u00eb se p\u00ebrse nuk mbajta q\u00ebndrim n\u00eb media p\u00ebr iden\u00eb q\u00eb m\u2019 u duk e drejt, po iu them se prita pasi isha m\u00ebsuar t\u00eb shikoja se idet\u00eb e mira t\u00eb ardhura nga zyrat qeveritare n\u00eb k\u00ebto 30 vjet tranzicion jan\u00eb si dardha q\u00eb e kan\u00eb bishtin prapa. N\u00eb maj 2018, pas zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb matematikani si kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Rama u prononcua shum\u00eb ashp\u00ebr ku mes t\u00eb tjerash tha: \u201cN\u00ebse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb nga buxheti e do t\u00eb duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb godin\u00ebn. Prandaj stop fars\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb isha nj\u00eb nga ata q\u00eb mendonin dhe besonin se n\u00eb Akademin\u00eb ton\u00eb t\u00eb Shkencave duhet t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb reform\u00eb radikale. K\u00ebt\u00eb mendim e kam akoma edhe sot. Pa hedhur posht\u00eb vlerat e profesorit matematikan Gudar Beqiraj, zgjedhjen e t\u00eb cilit e kund\u00ebrshtoi kryeministri yn\u00eb, un\u00eb kisha mendimin se p\u00ebr vet\u00eb kushtet q\u00eb ka Shqip\u00ebria si nj\u00eb vend i vog\u00ebl, ku ne nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb fush\u00ebn teorike dhe k\u00ebrkimore n\u00eb shkencat natyrore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb matematika, duhet q\u00eb Akademia ton\u00eb e Shkencave t\u00eb p\u00ebrqendrohet te albanologjia, te gjuh\u00ebsia, mendimi shqiptar, historiografia shqiptare.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb Akademia jon\u00eb e Shkencave duhet t\u00eb merret edhe me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shkencat natyrore, si me studimet p\u00ebr mjedisin, sizmologjin\u00eb, gjeologjin\u00eb, nd\u00ebrtimin, pylltarin\u00eb, mjek\u00ebsin\u00eb, ekonomiksin etj. Por, sa iu p\u00ebrket shkencave natyrore ne p\u00ebr vet\u00eb kushtet e vendit ton\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se zbatime praktike dhe nuk mund t\u00eb kemi arritje teorike. Nuk b\u00ebhet teoria e shkencave natyrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne kemi detyr\u00eb q\u00eb ta marrim nga bota dhe ta m\u00ebsojm\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb. Por, ne mund t\u00eb zhvillojm\u00eb mendim teorik n\u00eb gjuh\u00ebsin\u00eb shqipe, n\u00eb mendimin shqiptar, n\u00eb kritik\u00ebn letrare. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se kam harruar arkeologjin\u00eb apo artin. Nuk i kam harruar dhe k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me t\u00eb cilat duhet t\u00eb merret Akademia e Shkencave, por as n\u00eb arkeologji, as n\u00eb art ne nuk b\u00ebjm\u00eb dot modele teorike, por vet\u00ebm mund t\u00eb zbatojm\u00eb ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb bota.<\/p>\n<p>Akademia e Shkencave duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet mbi t\u00eb gjitha n\u00eb ato fusha ku mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb studime teorike q\u00eb kan\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet shqiptare. Mbi k\u00ebt\u00eb parim duhet t\u00eb b\u00ebhet dhe p\u00ebrzgjedhje e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb akademis\u00eb si dhe e drejtuesve t\u00eb saj. Shkurt, Akademia e Shkencave duhet t\u00eb dominohet nga gjuh\u00ebtar\u00eb, l\u00ebvrues dhe studiues t\u00eb mendimit shqiptar, arkeolog\u00eb dhe historian\u00eb t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku mund t\u2019 i quajm\u00eb komuniteti albanologjik elitar.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb se mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj hierarkie shkencore u nd\u00ebrtua Akademia e Shkencave edhe kur u themelua n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist, ndon\u00ebse gjith\u00e7ka shihej n\u00eb prizmin ideologjik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb me themelimin e saj u vu nj\u00eb albanolog, profesori Aleks Buda. Me ndryshimin e sistemit politik dhe ardhjen e PD-s\u00eb n\u00eb pushtet, pas vdekjes s\u00eb profesor Bud\u00ebs erdhi nj\u00eb tjet\u00ebr albanolog profesor, Shaban Demiraj. K\u00ebt\u00eb tradit\u00eb e prishi PS-ja kur erdhi n\u00eb pushtet dhe vuri n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb nj\u00eb mjek, megjith\u00ebse t\u00eb njohur n\u00eb profesionin e tij. Por, Akademia jon\u00eb nuk mund t\u00eb sillte risi shkencore n\u00eb mjek\u00ebsi. Gabimi u thellua kur shumica majtiste e asambles\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb zgjodhi si kryetar nj\u00eb fizikan, Rexhep Meidanin, i cili me gjith\u00eb respektin p\u00ebr t\u00eb kishte shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb merrej me politik\u00eb, jo me shkenc\u00eb.<\/p>\n<p>Kur kryeministri Rama k\u00ebrkoi reformim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb, un\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e m\u00ebsip\u00ebrm e mir\u00ebprita q\u00ebndrimin kritik t\u00eb tij ndaj zgjedhjeve n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave tre vjet m\u00eb par\u00eb. Por, disa muaj pasi kryeministri yn\u00eb tha k\u00ebto fjal\u00eb, u zhg\u00ebnjeva keq. Plani i kryeministrit ton\u00eb p\u00ebr Akademin\u00eb ishte q\u00eb ky institucion t\u00eb nxirrej n\u00eb pazarin politik duke u shk\u00ebmbyer me nj\u00eb parti q\u00eb i duhej nj\u00eb aleati t\u00eb kryeministrit ton\u00eb, t\u00eb cilin ai nuk e mbante dot m\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Goj\u00ebt e liga thon\u00eb se kur Edi Rama b\u00ebri sikur e p\u00ebrjashtoi nga PS-ja nj\u00eb deputet problematik p\u00ebr shkak t\u00eb kritikave t\u00eb Ambasad\u00ebs amerikane ndaj k\u00ebtij deputeti-biznesmen, kryeministri yn\u00eb iu justifikua:<br \/>\n\u201cS\u2019 kam \u00e7\u2019 b\u00ebj, m\u00eb mir\u00ebkupto, por ti prap\u00eb i yni do t\u00eb jesh!\u201d.<\/p>\n<p>Deputeti duket t&#8217;i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb kryeministrit ton\u00eb t\u00eb nderuar:\u00a0\u201cMir\u00eb o burr\u00eb, t\u00eb kuptoj po kam nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, tani m\u00eb gjej nj\u00eb parti!\u201d<br \/>\nKryeministri iu p\u00ebrgjigj:\u00a0\u201cD\u00ebgjo, parti nuk t\u00eb gjej dot, por po t\u00eb jap Akademin\u00eb e Shkencave\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPse b\u00ebn shaka mor burr\u00eb, \u00e7far\u00eb ta b\u00ebj un\u00eb Akademin\u00eb!\u201d, i tha deputeti.<\/p>\n<p>\u201cShk\u00ebmbeje me nj\u00eb parti, por kur t\u00eb b\u00ebsh pazarin ki parasysh q\u00eb kryetari i partis\u00eb t\u00eb jet\u00eb profesor se k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb kryetari i\u00a0Akademis\u00eb!\u201d, i tha Rama.<\/p>\n<p>Pyeti deputeti se cili kryetar partie ishte profesor dhe i than\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnder Gjinushin. I shkoi k\u00ebtij dhe i tha:\u00a0\u201cProfesor, Edi Rama m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, por s\u2019 di \u00e7\u2019 ta b\u00ebj. A e shk\u00ebmbejm\u00eb me partin\u00eb t\u00ebnde?\u201d<\/p>\n<p>Goj\u00ebt e liga thon\u00eb p\u00ebrs\u00ebri se profesori u mundua t\u00eb fitonte edhe nj\u00eb dor\u00eb lek\u00ebsh, por tjetri e njihte biznesin m\u00eb mir\u00eb dhe i tha se partia e tij nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb deputet prej koh\u00ebsh. Gjinushi u bind kur deputeti i tha: \u201cPo s\u2019 pranove ti, po shkoj te Paskal Miloja se edhe ai ka parti si ty dhe \u00ebsht\u00eb profesor!\u201d<\/p>\n<p>Partia e Paskalit kishte dal\u00eb si fraksion i partis\u00eb s\u00eb Gjinushit, prandaj ky i fundit nuk donte q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte rivali i tij.<\/p>\n<p>\u201cJo mos shko te ai, pranoj!\u201d, i tha Gjinushi.<\/p>\n<p>Dhe, k\u00ebshtu u shk\u00ebmbye nj\u00eb parti e vog\u00ebl pa deputet\u00eb me Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Profesor Gjinushi u b\u00eb kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, nd\u00ebrsa deputeti u b\u00eb kryetar i partis\u00eb s\u00eb Gjinushit. Ky ishte gabim, madje ishte krim ndaj institucionit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shkencor shqiptar, si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb Akademia e Shkencave, jo vet\u00ebm nga m\u00ebnyra si u b\u00eb, por edhe p\u00ebr faktin se kujt i ra n\u00eb pjes\u00eb Akademia n\u00eb k\u00ebt\u00eb pazar. Sk\u00ebnder Gjinushi, nj\u00eb ish-pedagog matematike, kishte m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vjet q\u00eb kishte hequr dor\u00eb nga m\u00ebsimdh\u00ebnia p\u00ebr t\u2019 u b\u00ebr\u00eb politikan. Sk\u00ebnder Gjinushi e mori drejtimin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb nj\u00eb pazar t\u00eb kryeministrit .<br \/>\nKomuniteti akademik i vendit heshti kur ndodhi kjo gj\u00eb. Kur Rama shkoi personalisht n\u00eb selin\u00eb e Akademis\u00eb p\u00ebr t\u2019 i dh\u00ebn\u00eb bekimin k\u00ebtij pazarll\u00ebku politik me institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shkencor t\u00eb vendit, komuniteti akademik duhet ta kishte pritur me protesta para Akademis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin q\u00eb mbajti kryeministri me k\u00ebt\u00eb rast tha:\u00a0\u201cShfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb moment komunikimi p\u00ebr t\u00eb shprehur nj\u00eb lloj k\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb moderuar lidhur me faktin q\u00eb sot jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ku mund t\u00eb shikojm\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit p\u00ebr sa i p\u00ebrket reformimit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. M\u00eb n\u00eb fund gj\u00ebrat dhe forcat u vun\u00eb n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb vonuar p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vite dhe m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb sot q\u00eb flasim jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pune t\u00eb kryer me zell e me p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga grupi i ngritur p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejtimin e profesor Gjinushit.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb dy, si profesor Gjinushi ashtu edhe paraardh\u00ebsi i tij profesor Beqiri ishin matematikan\u00eb. Ndryshimi mes profesor Gudar Beqirit t\u00eb cilin e shau kryeministri, dhe profesor Gjinushit t\u00eb cilin kryeministri e lavd\u00ebroi, ishte se profesor Beqiri ishte nj\u00eb matematikan i cili nuk e kishte nd\u00ebrprer\u00eb pun\u00ebn shkencore si Gjinushi p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me politik\u00eb. Pra, Gjinushi ishte shum\u00eb m\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm se Beqiri si kryetar i Akademis\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb ish-k\u00ebshilltar i Fatos Nanos, kur i than\u00eb k\u00ebtij se p\u00ebrse e zbatoi skem\u00ebn e \u201cDushkut\u201d duke nxjerr\u00eb dhjet\u00eb deputet\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb nga nj\u00eb zon\u00eb elektorale nj\u00eb em\u00ebrore, Nanoja tha: \u201cE b\u00ebra sepse Gjinushi donte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, n\u00ebse nuk b\u00ebhej deputet. B\u00ebra nj\u00eb faj ndaj Parlamentit q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebja nj\u00eb faj ndaj Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave\u201d.<\/p>\n<p>Edi Rama duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur pazarll\u00ebkun p\u00ebr shk\u00ebmbimin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave me partin\u00eb e Gjinushit, b\u00ebri nj\u00eb faj t\u00eb dyfisht\u00eb ndaj Parlamentit dhe ndaj Akademis\u00eb. T\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb tall\u00ebse fjal\u00ebt e kryeministrit Rama kur tha n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave:<\/p>\n<p>\u201cDhe, n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndronim strikt procedurialisht n\u00eb raport me tekstin e reform\u00ebs, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderonim profesor Artan Fug\u00ebn p\u00ebr kontributin e tij, por t\u00eb ecnim p\u00ebrpara pa u ndalur asnj\u00eb sekond\u00eb me tekstin e sjell\u00eb nga Grupi i Pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, projekti i profesor Fug\u00ebs u hodh n\u00eb koshin e plehrave, n\u00eb dobi t\u00eb projektit t\u00eb Gjinushit q\u00eb mund t\u00eb quhet si projekti i shnd\u00ebrrimit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb azilin m\u00eb luksoz n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn akademik\u00ebt jan\u00eb pleq por, sot te ne, n\u00eb Akademin\u00eb e Gjinushit jan\u00eb pleq me grada e tituj t\u00eb rreme shkencor\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga parat\u00eb e taksapaguesve dhe grantet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve pa prodhuar asgj\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga drejtuesit e tanish\u00ebm t\u00eb Akademis\u00eb son\u00eb, me shkollim baz\u00eb gjuh\u00ebtar, por pa vepra n\u00eb gjuh\u00ebsi dhe i shnd\u00ebrruar n\u00eb historian, duke par\u00eb oborrin e gjer\u00eb e t\u00eb gjelb\u00ebruar para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Akademis\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \u201cSikur t\u00eb kishim k\u00ebtu nj\u00eb skar\u00eb q\u00eb t\u00eb piqnim qofte e b\u00ebrxolla, do t\u00eb kishte qen\u00eb ideale!\u201d.<\/p>\n<p>Kjo kok\u00eb e madhe akademike njihet si frekuentues i skarave t\u00eb Tiran\u00ebs ku i kan\u00eb ardhur pjesa m\u00eb e madhe e ideve t\u00eb tij t\u00eb ndritura.<\/p>\n<p>Akademia jon\u00eb e Shkencave funksionon si nj\u00eb sekt ku ndalohet t\u00eb hyj\u00eb s\u00eb pari \u00e7do kok\u00eb e mbushur me vlerat e mendimit shqiptar. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj mend\u00ebsie, n\u00eb Akademin\u00eb ton\u00eb t\u00eb Shkencave nuk do t\u00eb mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoheshin si akademik\u00eb as Sami Frash\u00ebri, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Branko Merxhani, Zef Valentini, Vangjel Ko\u00e7a, Krist Maloki etj., kolos\u00eb t\u00eb mendimit shqiptar n\u00ebse k\u00ebta do t\u00eb ishin gjall\u00eb sot. Madje, asnj\u00ebri prej k\u00ebtyre nuk do t\u00eb kishte mundur q\u00eb t\u00eb merrte grada dhe tituj shkencor\u00eb n\u00eb universitetet tona q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej kandidat p\u00ebr akademik.<\/p>\n<p>Cili studiues apo l\u00ebvrues i mendimit shqiptar, me vepra n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Akademis\u00eb son\u00eb?<\/p>\n<p>Askush?<\/p>\n<p>Pse ka ndodhur k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Sepse ata t\u00eb pakt\u00eb studiues dhe l\u00ebvrues t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb mendimit shqiptar nuk kan\u00eb ndjekur karrier\u00eb akademike t\u00eb punojn\u00eb si pedagog\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb intrigat e bot\u00ebs universitare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb grada e tituj shkencor\u00eb, p\u00ebr t\u2019 u b\u00ebr\u00eb drejtues katedrash apo departamentesh si quhen sot. Por, ata t\u00eb pakt\u00eb studiues dhe l\u00ebvrues t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb mendimit shqiptar nuk mund ta gjenin koh\u00ebn edhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nga pluhuri i arkivave vepr\u00ebn e kolos\u00ebve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb intelektuale, edhe p\u00ebr ta studiuar at\u00eb, edhe p\u00ebr t\u00eb shkruar libra p\u00ebr t\u00eb, edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e intrigantit t\u00eb bot\u00ebs universitare.<\/p>\n<p>Me siguri, brezat q\u00eb do vijn\u00eb do \u00e7uditen dhe do tallen me k\u00ebto b\u00ebma paradoksale t\u00eb koh\u00ebs ton\u00eb.N\u00ebse ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn akademike e cila \u00ebsht\u00eb urgjente, kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb rregulluar embargon q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mendimit shqiptar n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kenoja p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk e inicioi po e gjeti si tradit\u00eb nga paraardh\u00ebsit e tij. Kjo nd\u00ebrhyrje duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb ligji me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit t\u00eb hyjn\u00eb zyrtarisht n\u00eb komunitetin akademik n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vlerave dhe vepr\u00ebs s\u00eb tyre ata t\u00eb pakt\u00eb studiues dhe l\u00ebvrues t\u00eb mendimit shqiptar q\u00eb kemi sot. N\u00ebse kryeministri yn\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, do ta p\u00ebrsh\u00ebndesja me entuziaz\u00ebm dhe do t\u00eb thosha se e shleu disi fajin ndaj Akademis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, kryeministri yn\u00eb nuk na sqaroi se a po rishkenc\u00ebzohet profesor Gjinushi pas deshkenc\u00ebzimit q\u00eb i ndodhi kur i hyri politik\u00ebs. N\u00ebse do t\u00eb kishte qen\u00eb gjall\u00eb sot ai, profesori i vjet\u00ebr q\u00eb e ironizoi Gjinushin n\u00eb 2001, me siguri q\u00eb do t\u2019 i kishte th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cMir\u00eb o Keno q\u00eb na qenke depolitizuar, si\u00e7 po marrim vesh, por si do t\u00eb rishkenc\u00ebzohesh. Se ne t\u00eb dy e dim\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb shkence hyri me skem\u00ebn e \u2018Dushkut\u2019 si bir gjenerali, p\u00ebr t\u00eb shkuar me studime n\u00eb Franc\u00eb ku ishin m\u00ebsuar t\u00eb jepnin diploma \u2018bon pour l\u2019 orient\u2019. Se n\u00eb shkenc\u00eb nuk na ndrite gj\u00eb sa koh\u00eb ishe i ri dhe si zor t\u00eb na ndrit\u00ebsh gj\u00eb tani q\u00eb u riktheve n\u00eb mosh\u00ebn 70 e kusur vje\u00e7\u201d.<\/p>\n<p>Profesori i vjet\u00ebr do ta quante veten me fat q\u00eb nuk ia arriti k\u00ebsaj dite ta shihte Akademin\u00eb n\u00eb duart e Gjinushit t\u00eb depolitizuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Nga Ndri\u00e7im KULLA Nuk e di p\u00ebrse kryeministrit ton\u00eb t\u00eb nderuar i paska lindur nj\u00eb ide shum\u00eb vler\u00ebsuese edhe m\u00eb e ndritur p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave dhe kryetarin e saj i cili p\u00ebrve\u00e7se i shkenc\u00ebzuar mire q\u00ebnka b\u00ebr\u00eb edhe i pa oksiduesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim maji, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb shkoi p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn here p\u00ebrtej &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-25741","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25741\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}