{"id":25881,"date":"2022-10-12T11:58:06","date_gmt":"2022-10-12T11:58:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=25881"},"modified":"2022-10-12T11:58:06","modified_gmt":"2022-10-12T11:58:06","slug":"si-mundet-bashkimi-europian-te-mbeshtese-kievin-dhe-jo-bizneset-dhe-qytetaret-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/10\/12\/si-mundet-bashkimi-europian-te-mbeshtese-kievin-dhe-jo-bizneset-dhe-qytetaret-europiane\/","title":{"rendered":"\u201cSi mundet Bashkimi Europian t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Kievin dhe jo bizneset dhe qytetar\u00ebt europian\u00eb?\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Europa \u00ebsht\u00eb ende e ndar\u00eb mbi instrumentet e kontrastit ndaj kriz\u00ebs energjitike. Zgjedhja vetmitare e Gjermanis\u00eb rrezikon q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb bumerang.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Ecofin \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ta forcuar REPowerEU, fond i kushtuar tranzicionit ekologjik, me 20 miliard euro, prej t\u00eb cilave rreth 2.7 t\u00eb destinuara p\u00ebr Italin\u00eb. Vendi yn\u00eb do t\u00eb mund edhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb kund\u00ebr energjis\u00eb s\u00eb shtrenjt\u00eb fondet strukturore t\u00eb programimit 2014 \u2013 2020 jo ende t\u00eb shpenzuara, q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb rreth 20 miliard\u00eb. Parlamenti Europian \u00ebsht\u00eb shprehur edhe n\u00eb favor t\u00eb propozimit p\u00ebr t\u00eb taksuar ekstrafitimet e kompanive energjitike, t\u00eb ardhurat e t\u00eb cilave do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren, si\u00e7 po b\u00ebhet tashm\u00eb n\u00eb Itali, p\u00ebr masa mb\u00ebshtet\u00ebse ndaj ekonomis\u00eb, por n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb ende e fort\u00eb shenja e l\u00ebn\u00eb nga p\u00ebr\u00e7arja mbi propozimin e \u201cinstrumentit t\u00eb mutualizuar\u201d t\u00eb ri mbi modelin e mekanizmit SURE t\u00eb hartuar pas pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjermania, Austria dhe Hollanda jan\u00eb treguar kritike dhe nuk duhet harruar se Berlini ka njoftuar jav\u00ebn e kaluar caktimin e 200 miliard eurove p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bizneset dhe qytetar\u00ebt europian\u00eb nga faturat e shtrenjta. \u201cSanksionet jan\u00eb imponuara nga t\u00eb gjith\u00eb, por nuk ka nj\u00eb fond financiar t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kompensuar pasojat ekonomike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb motiv vendet e pasura do t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb bizneset e tyre me shuma t\u00eb m\u00ebdha parash\u00eb, nd\u00ebrsa ato t\u00eb varf\u00ebr nuk munden. \u00cbsht\u00eb fillimi i kanibalizmit n\u00eb Bashkimin Europian\u201d, ka qen\u00eb komenti i kryeministrit hungarez Viktor Orban. Sipas Luigi Campiglio, Profesor i Politik\u00ebs Ekonomike n\u00eb Universitetin Katolik t\u00eb Milanos, por p\u00ebrcaktohet \u00abnj\u00eb situat\u00eb e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sidomos p\u00ebr Gjermanin\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Pse kjo situat\u00eb do t\u00eb ishte e rrezikshme p\u00ebr Gjermanin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sepse Berlini p\u00ebrfundon me hyrjen n\u00eb konflikt me nj\u00eb pjes\u00eb numerikisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendeve t\u00eb tjera europiane q\u00eb nuk do ta meritonin. Faktikisht nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se komponent\u00ebt q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e zinxhirit prodhues gjerman vijn\u00eb nga shtete t\u00eb tjera t\u00eb Bashkimit Europian, midis t\u00eb cilave Italia: nga pik\u00ebpamja industriale, Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pol t\u00ebrheq\u00ebs q\u00eb projekton, decentralizon, merr produktin e nd\u00ebrmjet\u00ebm, e asemblon dhe e eksporton.<\/p>\n<p><strong>Pra, n\u00ebse vendet furnizuese hyjn\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, p\u00ebrfundohet p\u00ebr t\u2019u ndodhur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi edhe aparati industrial, q\u00eb me ato 200 miliard faktikisht do t\u00eb duhet t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb, pasi n\u00eb vijim t\u00eb hapjes s\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Treg\u00ebtis\u00eb p\u00ebr Kin\u00ebn, Gjermania e ka pushtuar praktikisht me produktet e saj vendin aziatik, rritja ekonomike e t\u00eb cilit fillon t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb, pa harruar se \u00ebsht\u00eb rritur prodhimi i brendsh\u00ebm kinez. Sikur gjerman\u00ebt t\u00eb kishin nj\u00eb minimum perspektive, do t\u00eb paralajm\u00ebroheshin dhe t\u00eb mos e vinin n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, duke par\u00eb se shpejt tregjet aziatike nuk do t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb sot.<\/p>\n<p><strong>Mbi t\u00eb githa \u00ebsht\u00eb edhe e panjohura e sanksioneve per\u00ebndimore ndaj Kin\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Taivanit.<\/strong><\/p>\n<p>Po. Sipas meje ky demonstrim egoizmi total do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bumerang p\u00ebr Gjermanin\u00eb. T\u00eb jesh vendi kryesor i Bashkimit Europian do t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb, jo m\u00eb pak.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Gjermani nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rrezik bumerangu?<\/strong><\/p>\n<p>Shiko, besoj se ka pak miopi politike n\u00eb Berlin, si tjet\u00ebrkund: k\u00ebto 200 miliard euro do t\u2019i sillnin patjet\u00ebr p\u00ebrfitime afatshkurt\u00ebra p\u00ebr qytetar\u00ebt gjerman\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb konsensus dhe vota. N\u00eb momentin ku Gjermania vendos t\u00eb ec\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj, edhe vendet e tjera duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb autorizuara t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebr llogari t\u00eb tyre: parimi i unanimitetit nganj\u00ebher\u00eb i ka bllokuar apo i ka vonuar operacione q\u00eb qen\u00eb n\u00eb interesin e t\u00eb gjith\u00ebve, k\u00ebshtu q\u00eb tani duhet t\u00eb shkohet drejt nj\u00eb mazhorance super t\u00eb kualifikuar.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb duhet koh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb k\u00ebtij lloji. Si ja b\u00ebhet t\u00eb pritet?<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb duhet kuptuar se aksin tradicional franko \u2013 gjerman ekziston ende apo jo. Eventualisht duhet l\u00ebvizur p\u00ebr t\u00eb lidhur marr\u00ebveshje midis Italis\u00eb, Franc\u00ebs, Spanj\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera. Personalisht do t\u00eb preferoja megjithat\u00eb q\u00eb gjerman\u00ebt, duke par\u00eb se kan\u00eb fam\u00ebn e t\u00eb q\u00ebnit racional\u00eb, do ta kuptonin se rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb keq.<\/p>\n<p><strong>Duke pasur parasysh se duhet t\u00eb presim koh\u00ebt e Europ\u00ebs, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb Italia?<\/strong><\/p>\n<p>Besoj se n\u00eb dy jav\u00ebt e ardhshme n\u00eb Itali do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar mbi formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re. Do ta spostoja fokusin tjet\u00ebrkund. Kam parasysh t\u00eb them se p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate v\u00ebrtet t\u00eb brisht\u00eb, pasigurie, me nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb zhvillim, m\u00eb duket anormale q\u00eb n\u00eb nivel europian nuk e vrasin mendjen. N\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar Next Generation EU, ka mund\u00ebsi \u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb lufte, ku flitet p\u00ebr rrezik b\u00ebrthamor, nuk ka nj\u00eb program q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb parasysh faktin q\u00eb Europa \u00ebsht\u00eb indirekt n\u00eb luft\u00eb? Faturat e shtrenjta dhe kriticitetet e tjera q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi biznese dhe familje jan\u00eb fruti i luft\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pra dp t\u00eb duhet iniciativ\u00eb m\u00eb e madhe nga ana e Komisionit Europian?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht. Jam i habitur nga fakti q\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb nuk l\u00ebviz asgj\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Ukraina duhet ndihmuar, por n\u00ebse n\u00eb fund Europa mbetet praktikisht e mbaruar nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i madh. Jemi n\u00eb nj\u00eb bashkim, nj\u00eb zon\u00eb gjeografike e gjer\u00eb, q\u00eb n\u00eb koh\u00eb lufte duhet t\u00eb jap\u00eb mb\u00ebshtetje me politika q\u00eb megjith\u00ebse n\u00eb situat\u00ebn delikate n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet, jan\u00eb p\u00ebr zhvillim, n\u00eb mos p\u00ebr rritje. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk diskutohet. Shpjegimi i vet\u00ebm q\u00eb arrij t\u00eb jap p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se dukshlm bindja se NGEU i artikuluar n\u00eb nivel vendesh t\u00eb ve\u00e7anta shkon mir\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb kjo q\u00eb n\u00eb fakt ka th\u00ebn\u00eb Ursula von der Leyen n\u00eb diskutimin e saj mbi gjendjen e Bashkimit.<\/strong><\/p>\n<p>Po, m\u00ebkat q\u00eb kur NGEU \u00ebsht\u00eb krijuar nuk kishte luft\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb. Me ar\u00ebsye m\u00eb t\u00eb madhe tani q\u00eb kemi nj\u00eb Bank\u00eb Qendrore Europiane q\u00eb rreziksh\u00ebm po rreshtohet me FED n\u00eb ringritjen e taksave, si ja b\u00ebn nj\u00eb zon\u00eb ekonomike q\u00eb pretendon t\u00eb ket\u00eb projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb injoroj\u00eb se ka nj\u00eb konflikt n\u00eb dyert e saj? Duket se kujtohet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar arm\u00eb n\u00eb Kiev. Problemi \u00ebsht\u00eb se Europa ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim \u00ebsht\u00eb emblematike se vet\u00ebm n\u00eb jav\u00ebt e fundit nga ana e institucioneve europiane \u00ebsht\u00eb filluar t\u00eb flitet p\u00ebr rretik re\u00e7isioni, kur ishte gjer\u00ebsisht e parashikueshme muaj m\u00eb par\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>E di. Sinqerisht diskutimet mbi rritjen n\u00eb Europ\u00eb e disa jave m\u00eb par\u00eb i ngjanin nj\u00eb p\u00ebrralle tek e cila p\u00eblqehet t\u00eb besohet. Sot b\u00ebhet nj\u00eb diskutim q\u00eb i th\u00ebn\u00eb brutalisht do t\u00eb ting\u00ebllonte k\u00ebshtu: pse kjo q\u00eb i jepet Ukrain\u00ebs nuk i jepet Europ\u00ebs? N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Rusia po nd\u00ebrmerr aksione t\u00eb politik\u00ebs monetare dhe fiskale t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u2019i kufizuar efektet e sanksioneve, kurse Bashkimi Europian jo. Von der Leyen duhet ta shpjegoj\u00eb se pse.<\/p>\n<p><strong>Duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse shkon n\u00eb fund ekonomia europiane nuk do t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Edhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ekonomia tashm\u00eb po ngadal\u00ebsohet, kur do t\u00eb arrij\u00eb re\u00e7isioni me \u00e7far\u00eb fytyre do ta mb\u00ebshtesim Ukrain\u00ebn kur k\u00ebtu do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr t\u2019u paguar fatura stratosferike? Uroj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb diskutimi, si\u00e7 thon\u00eb diplomat\u00ebt, shum\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb Bruksel, pasi duke ecur p\u00ebrpara k\u00ebshtu nuk shkohet asgj\u00ebkundi.<\/p>\n<p>(nga <em>Il Sussidiario<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Europa \u00ebsht\u00eb ende e ndar\u00eb mbi instrumentet e kontrastit ndaj kriz\u00ebs energjitike. Zgjedhja vetmitare e Gjermanis\u00eb rrezikon q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb bumerang. N\u00eb Ecofin \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ta forcuar REPowerEU, fond i kushtuar tranzicionit ekologjik, me 20 miliard euro, prej t\u00eb cilave rreth 2.7 t\u00eb destinuara p\u00ebr Italin\u00eb. Vendi yn\u00eb do t\u00eb mund &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":25882,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-25881","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25881"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25881\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25882"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}