{"id":27327,"date":"2022-10-26T08:42:49","date_gmt":"2022-10-26T08:42:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=27327"},"modified":"2022-10-26T08:42:49","modified_gmt":"2022-10-26T08:42:49","slug":"projektbuxhet-qe-vetem-i-qytetareve-nuk-eshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/10\/26\/projektbuxhet-qe-vetem-i-qytetareve-nuk-eshte\/","title":{"rendered":"Projektbuxhet q\u00eb vet\u00ebm i qytetar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Me projekt-buxhetin e shtetit p\u00ebr vitin 2023, t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik nga qeveria n\u00eb dit\u00ebt e fundit, t\u00eb ardhurat parashikohen t\u00eb rritura me 10 p\u00ebrqind, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes galopante t\u00eb \u00e7mimeve edhe gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, dhe jo pse kemi mir\u00ebadministrim fiskal. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shpenzimet n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe ekonomis\u00eb rriten vet\u00ebm 4 p\u00ebrqind, ose dy her\u00eb e gjys\u00ebm m\u00eb pak, n\u00eb krahasim me ritmin e shtimit t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur buxhetet e shteteve p\u00ebrreth nesh n\u00eb rajon, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur buxhetet e t\u00eb gjitha vendeve evropiano-per\u00ebndimore, rrisin n\u00eb maksimum shpenzimet, p\u00ebrmes programeve masive n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve (nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb cilave edhe me para kesh) dhe programeve t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb bizneseve n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sekti Rama n\u00eb qeverisje nuk merr p\u00ebrsip\u00ebr asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb projektbuxhetin e vitit 2023. Ky buxhet nuk p\u00ebrballon problemet e m\u00ebdha shoq\u00ebrore dhe ekonomike t\u00eb vendit, nuk p\u00ebrcakton minimumin jetik, as edhe ndihmon qytetar\u00ebt n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, por, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, parashikon plot 120 milion\u00eb euro pagesa p\u00ebr koncesionet dhe PPP-t\u00eb aktive, shifra m\u00eb e lart\u00eb e pagesave gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, qeveria e Liderit Global ia l\u00eb n\u00eb der\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koston e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve qytetarit-konsumator.<\/p>\n<p>Qeveria Rama premton n\u00eb aj\u00ebr uljen e borxhit publik me 1.3 p\u00ebrqind, nga niveli i pritsh\u00ebm i k\u00ebtij viti i 68.8 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit komb\u00ebtar n\u00eb 67.5 p\u00ebrqind. Ky premtim vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur, nga publikimi n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb, detyrimet e prapambetura deri n\u00eb fund t\u00eb muajit qershor 2022 rezultojn\u00eb 15.4 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 132 milion\u00eb euro, detyrimet e uj\u00ebsjell\u00ebsave 21.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose 187 milion\u00eb euro, detyrimet nga vendimet e arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar 50.4 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 431 milion\u00eb euro, detyrimet e njohura t\u00eb nd\u00ebrsjellta t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve energjitike t\u00eb vendit kapin shifr\u00ebn 144,2 miliard\u00eb lek\u00eb ose 1.2 miliard\u00eb euro dhe detyrimet kontingjente(t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb) p\u00ebr koncesionet dhe PPP-t\u00eb, llogariten deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 n\u00eb 1.57 miliard\u00eb euro. Me k\u00ebto detyrime, sekti n\u00eb qeverisje e ka t\u00eb pamundur uljen e borxhit dhe vet\u00ebm g\u00ebnjen qytetar\u00ebt!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e projektbuxheteve t\u00eb tranzicionit, q\u00eb buxheti vjen n\u00eb Kuvend pa paket\u00ebn fiskale. Kjo tregon pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb ekstreme t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, q\u00eb nuk e ka p\u00ebrpar\u00ebsi realizimin e nj\u00eb politike fiskale mb\u00ebshtet\u00ebse dhe nxit\u00ebse p\u00ebr konsumin, por parashikon (me aq sa ka l\u00ebn\u00eb sekti n\u00eb qeverisje t\u00eb dal\u00eb n\u00eb media) bresh\u00ebr gjobash t\u00eb r\u00ebnda e t\u00eb shum\u00ebfishta mbi biznesin.<\/p>\n<p>Skemat e PPP-ve dhe koncesioneve t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb besimin dhe mb\u00ebshtetjen e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe partner\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb. Ato jan\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm kapri\u00e7io t\u00eb Liderit Global, si dhe pagesa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme oligark\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur financiarisht n\u00eb garat zgjedhore n\u00eb vitin 2023 dhe 2025.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa p\u00ebr oligark\u00ebt e PPP-ve, sekti parashikon 120 milion\u00eb euro pagesa p\u00ebr vitin 2023, p\u00ebr rritjen e pensioneve t\u00eb 670 mij\u00eb pensionist\u00ebve, qeveria do t\u00eb alokoj\u00eb vet\u00ebm 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb, ose vet\u00ebm 10.2 milion\u00eb euro, nj\u00eb vler\u00eb kjo jo e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e inflacionit, i cili, sipas INSTAT, kapi shifr\u00ebn 8.1 p\u00ebrqind n\u00eb muajin shtator2022, ose nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb 24 viteve t\u00eb fundit. Shifra e rritjes s\u00eb pensioneve p\u00ebrfaq\u00ebson talljen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb qeveria Rama iu b\u00ebn qytetar\u00ebve t\u00eb ketij vendi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat shtes\u00eb t\u00eb paparashikuara si n\u00ebnt\u00ebmujor janar-shtator 2022, p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit, i ka mbi 500 milion\u00eb euro!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta tregues, si dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i shtjelloj n\u00eb holl\u00ebsi n\u00eb shkrime n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb, t\u00eb japin t\u00eb kuptosh qart\u00eb se projektbuxheti p\u00ebr vitin 2023 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qytetarin, po thjesht dhe vetem n\u00eb sh\u00ebrbim dhe interes t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Me projekt-buxhetin e shtetit p\u00ebr vitin 2023, t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik nga qeveria n\u00eb dit\u00ebt e fundit, t\u00eb ardhurat parashikohen t\u00eb rritura me 10 p\u00ebrqind, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes galopante t\u00eb \u00e7mimeve edhe gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, dhe jo pse kemi mir\u00ebadministrim fiskal. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shpenzimet n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe ekonomis\u00eb rriten vet\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-27327","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27327"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27327\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}