{"id":27711,"date":"2022-10-29T17:32:01","date_gmt":"2022-10-29T17:32:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=27711"},"modified":"2022-10-29T17:32:01","modified_gmt":"2022-10-29T17:32:01","slug":"revolucionet-e-elon-musk-qe-kane-kontribuar-te-ndryshohet-bota-per-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/10\/29\/revolucionet-e-elon-musk-qe-kane-kontribuar-te-ndryshohet-bota-per-mire\/","title":{"rendered":"Revolucionet e Elon Musk q\u00eb kan\u00eb kontribuar t\u00eb ndryshohet bota p\u00ebr mir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga satelit\u00ebt Starlink, jetik\u00eb p\u00ebr rezistenc\u00ebn ukrainase, tek plani i paqes i duartrokitur nga Putini. Tani p\u00ebrk\u00ebdhelet me Taivanin.<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha bizneset e nisura nga Elon Musk n\u00eb 20 vitet e fundit ndahen n\u00eb dy fusha: revolucionare dhe demenciale, pa vij\u00eb t\u00eb mesme. Fal\u00eb Tesla, Elon Musk ka krijuar praktikisht i vet\u00ebm nj\u00eb sektor t\u00eb ri t\u00eb tregut automobilistik, at\u00eb t\u00eb makinave elektrike: n\u00ebse sot Volkswagen, Fiat dhe gjith\u00eb t\u00eb tjerat kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb prodhojn\u00eb modele elektrike, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e merit\u00ebs \u00ebsht\u00eb Musk dhe kjo natyrisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje revolucionare. Musk ka hapur edhe nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re udh\u00ebtimesh hap\u00ebsinore me SpaceX dhe ka b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb par\u00eb dukeshin t\u00eb pamundura, si\u00e7 t\u00eb aterroj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb raketa q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar astronaut\u00eb dhe satelit\u00eb n\u00eb orbit\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb revolucione t\u00eb v\u00ebrteta, q\u00eb kan\u00eb kontribuar t\u00eb ndryshohet bota p\u00ebr mir\u00eb. Pastaj jan\u00eb bizneset demenciale. N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, Musk vendosi se ishte i lodhur nga trafiku i Kalifornis\u00eb dhe pati iden\u00eb e g\u00ebrmimit t\u00eb tuneleve n\u00ebntok\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb shmangur radhat n\u00eb autostrad\u00eb: u kuptua shum\u00eb shpejt se metropolitanet e vjetra qen\u00eb m\u00eb efikase.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb akoma, theksoi se mund t\u00eb krijonte trena futurist\u00eb me shpejt\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb quajtur Hyperloop, duke futur nj\u00eb tren aveniristik n\u00eb nj\u00eb tub t\u00eb madh. Hyperloop rezultoi menj\u00ebher\u00eb trondit\u00ebs, tejet i kushtuesh\u00ebm dhe nuk e arriti kurr\u00eb shpejt\u00ebsit\u00eb e shpresuara (trenat tradicional\u00eb me shpejt\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, edhe pse jano modele Hyperloop q\u00eb n\u00eb laborator kan\u00eb arritur shpejt\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme). Aktualisht, si Hyperloop, ashtu edhe tuneli p\u00ebr makinat jan\u00eb projekte gjysm\u00eb t\u00eb vdekura dhe askush nuk shpreson v\u00ebrtet se do t\u00eb ken\u00eb sukses. Natyrisht kulmi i demencialitetit ka ardhur kur Musk ka vendosur, praktikisht papritmas, t\u00eb blej\u00eb Twitter dhe ende t\u00eb gjith\u00eb pyesin si ka qen\u00eb e mundur. Nj\u00eb teori e besueshme \u2013 dhe kjo thot\u00eb shum\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb se njeriu m\u00eb i pasur i bot\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb blerje impulsive: sakt\u00ebsisht si\u00e7 ne do t\u00eb mund t\u00eb blenim nj\u00eb makin\u00eb fotografike duke menduar se do t\u00eb b\u00ebhemi fotograf\u00eb, Musk ka bler\u00eb nj\u00eb rrjet social duke menduar se do t\u00eb b\u00ebhet editor i p\u00ebrmbajtjeve dixhitale. Saga e blerjes s\u00eb Twitter ka qen\u00eb pastaj jasht\u00ebzakonisht qesharake: fillimisht Musk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb blerjeje t\u00eb ekzagjeruar, m\u00eb pas Twitter i ka b\u00ebr\u00eb padi dhe s\u00eb fundi duket se Musk do ta blej\u00eb v\u00ebrtet Twitter dhe kushedi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ama Starlink nuk ishte midis bizneseve demenciale.<\/p>\n<p>Ideja e nxjerrjes n\u00eb orbit\u00eb e nj\u00eb konstelacioni prej mij\u00ebra mikrosatelit\u00ebsh p\u00ebr ta \u00e7uar internetin atje ku nuk arrin lidhja tradicionale dhe p\u00ebr p\u00ebrdorime t\u00eb tipit shkencor dhe ushtarak. Starlink \u00ebsht\u00eb faktikisht i thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionim: mjafton t\u00eb blesh nj\u00eb kit marr\u00ebs t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb anten\u00eb dhe nga ndonj\u00eb aparat tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb lidhet me rrjetin e satelit\u00ebve, do ta \u00e7oj\u00eb internetin n\u00eb dispozitiv\u00eb dhe natyrisht q\u00eb duhet paguar nj\u00eb abonim. Starlink \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb revolucionar pasi Rusia ka pushtuar Ukrain\u00ebn: Elon Musk e ka synuar konstelacionin e tij t\u00eb satelit\u00ebve mbi territorin ukrainas dhe i ka d\u00ebrguar rezistenc\u00ebs ukrainase kitin p\u00ebr marrjen e internetit \u2013 ato me potencial t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb nivelit ushtarak. Nd\u00ebrhyrja e Musk e ka ndihmuar Ukrain\u00ebn ta revolucionarizoj\u00eb luft\u00ebn dhe t\u00eb ndryshojn\u00eb ekuilibrat: edhe pse rus\u00ebt kishin trash\u00ebguar pjes\u00eb t\u00eb infrastrukturave koncenionale t\u00eb komunikimit, ushtria ukrainase n\u00eb k\u00ebto muaj ka arritur t\u00eb mbaj\u00eb aktive komunikimet dhe bile t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb avantazh ndaj ushtris\u00eb ruse. Merit\u00eb e suksesit t\u00eb ushtris\u00eb ukrainase dhe sidomos e kund\u00ebrsulmeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb muajve t\u00eb funditt\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl i takon Starlink t\u00eb Elon Musk. Duke mundur t\u00eb keni nj\u00eb lidhje interneti gjithmon\u00eb t\u00eb besueshme dhe t\u00eb sigurt\u00eb, ushtria ukrainase ka arritur t\u00eb garantoj\u00eb nj\u00eb mobilitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe t\u00eb organizoj\u00eb komunikime dhe operacione shum\u00eb shpejt, shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb nga sa ka arritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb makina e r\u00ebnd\u00eb logjistike dhe organizative ruse. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, Musk ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka falas. Ka dhuruar mij\u00ebra kite p\u00ebr marrje ushtris\u00eb ukrainase (mij\u00ebra t\u00eb tjera jan\u00eb bler\u00eb nga qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara apo fal\u00eb fushatave t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb) dhe ka furnizuar falas sh\u00ebrbimin e lidhjes me satelit\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr muaj, Elon Musk ka qen\u00eb nj\u00eb hero i rezistenc\u00ebs ukrainase dhe autori i nj\u00eb revolucioni tjet\u00ebr t\u00eb arritur, por n\u00eb fund t\u00eb shtatorit forcat ukrainase kan\u00eb filluar t\u00eb theksojn\u00eb se ka pasur r\u00ebnie t\u00eb papritura komunikimi t\u00eb Starlink dhe se lidhja ndodhte m\u00eb pak n\u00eb af\u00ebrsi me rajonet ukrainase t\u00eb lindjes dhe t\u00eb jugut, dometh\u00ebn\u00ebn ato q\u00eb Rusia pushton pjes\u00ebrisht me ushtrin\u00eb e saj dhe q\u00eb i ka aneksuar koh\u00ebt e fundit me nj\u00eb referendum ilegal dhe farsesk. N\u00eb disa raste,\u00a0 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ushtarak\u00ebt p\u00ebr \u201cFinancial Times\u201d, k\u00ebto probleme kan\u00eb shkaktuar pasoja \u201ckatastrofike\u201d n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs. Pak dit\u00eb m\u00eb pas, Musk ka filluar t\u00eb ankohet p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero i rezistenc\u00ebs ukrainase po i kushtonte shum\u00eb dhe natyrisht \u00ebsht\u00eb ankuar p\u00ebr Twitter, ku ka shkruar se operacioni p\u00ebr t\u2019i furnizuar Starlink Ukrain\u00ebs i kishte kushtuar 80 milion dollar\u00eb dhe brenda fundit t\u00eb vitit do t\u00eb shkonte n\u00eb 100 milion. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar n\u00eb shtator Pentagonit dhe i par\u00eb nga CNN, Musk i ka k\u00ebrkuar qeveris\u00eb amerikane t\u2019i mbulonte shpenzimet: letra i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar pakashum\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb ku ushtria ukrainase ka filluar t\u00eb v\u00ebrej\u00eb keqfunksionimet n\u00eb sistemin satelitar. Po ato dit\u00eb, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tetorit, Musk ka filluar t\u00eb \u201ccic\u00ebroj\u00eb\u201d p\u00ebr gjeopolitik\u00eb. Ishte nj\u00eb risi p\u00ebr t\u00eb. Musk, q\u00eb vet\u00ebquhet gjithmon\u00eb si nj\u00eb \u201cabsolutist i liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs\u201d, dhe q\u00eb duksh\u00ebm i varur nga Twitter, \u201ccic\u00ebron\u201d praktikisht p\u00ebr \u00e7do argument dhe \u00ebsht\u00eb praktikisht e njohur pse \u201ccic\u00ebron\u201d me shum\u00eb siguri jo vet\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb di, por ndoshta sidomos edhe p\u00ebr ato q\u00eb nuk di, si politika, taksat, welfare. K\u00ebshtu, n\u00eb fillim t\u00eb tetorit dhe praktikisht pa paralajm\u00ebruar ka \u201ccic\u00ebruar\u201d nj\u00eb plan prej 4 pikash p\u00ebr paqen n\u00eb Ukrain\u00eb, i korrigjuar nga nj\u00eb sondazh online, p\u00ebr t\u2019i provuar p\u00ebrdoruesve t\u00eb Twitter ankthin e gjendjes n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB. Problemi \u00ebsht\u00eb faktikisht se plani ishte lista e d\u00ebshirave t\u00eb Vladimir Putinit.<\/p>\n<p>Pika e par\u00eb parashikonte p\u00ebrs\u00ebritjen e referendumit fars\u00eb p\u00ebr aneksimin Rusis\u00eb e rajoneve jugore dhe lindore t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e Kombeve t\u00eb Bashkuara, por duke i mbajtur territoret n\u00ebn pushtimin ushtarak rus: faktikisht rus\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb largoheshin vet\u00ebm n\u00eb rastin e humbjes s\u00eb referendumit, sikur ky t\u00eb ishte \u201cvullneti i popullit\u201d dhe jo m\u00eb par\u00eb. Musk nuk dukej se konsideronte q\u00eb nj\u00eb referendum n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve do t\u00eb mund t\u00eb ishte ndonj\u00ebher\u00eb i barabart\u00eb. Pika e dyt\u00eb parashikonte q\u00eb Ukraina t\u00eb cedonte pa e zgjatur gadishullin e Krimes\u00eb Rusis\u00eb dhe q\u00eb \u2013 pika e tret\u00eb \u2013 t\u2019i garantonte furnizimin me uj\u00eb. Pika e kat\u00ebrt dhe e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci neutraliteti e Ukrain\u00ebs, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb e \u00e7far\u00eb lloji: ka mund\u00ebsi q\u00eb Musk do t\u00eb donte t\u00eb pengonte hyrjen e Ukrain\u00ebs n\u00eb Bashkimin Europian apo n\u00eb NATO. K\u00ebshtu, sipas Musk, m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs do t\u00eb ishte: p\u00ebrs\u00ebritje e referendumit fars\u00eb p\u00ebr aneksimin e mbi 15% t\u00eb territorit ukrainas me ushtrin\u00eb ruse ende q\u00eb e pushton; dor\u00ebzimin e Krimes\u00eb Rusis\u00eb me garanci t\u00eb ndryshme dhe, s\u00eb fundi, ta pengoj\u00eb Ukrain\u00ebn t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr aleancat e saj. Putini do ta firmoste t\u00eb nes\u00ebrmen. Me nj\u00eb \u201ccic\u00ebrim\u00eb\u201d, heroi e rezistenc\u00ebs ruse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb Twitter planit t\u00eb Musk me nj\u00eb sondazh alternativ ku i k\u00ebrkonte p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrjetit social se cilin Elon Musk preferonin: at\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet Ukrain\u00ebn apo at\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet Rusin\u00eb. Por ka pasur edhe p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb prera. Andrij Melnyk, ambasadori ukrainas n\u00eb Gjermani, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pak diplomatikisht: \u201cJa p\u00ebrgjigja ime diplomatike: ik pirdhu\u201d. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rus\u00ebt e kan\u00eb mir\u00ebpritur me k\u00ebnaq\u00ebsi \u201cplanin e paqes\u201d t\u00eb Musk, q\u00eb ka pasur hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb propagand\u00ebn e regjimit putinian.<\/p>\n<p>Pastaj Musk ka kaluar disa dit\u00eb duke u grindur me politikan\u00eb europian\u00eb (p\u00ebr shembull, presidentin e Lituanis\u00eb) dhe ekspert\u00eb pakashum\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb gjeopolitik\u00ebs. Sidomos me Ian Bremmer e think tank Eurasia Group, shum\u00eb i njohur edhe n\u00eb Itali dhe gjithmon\u00eb shum\u00eb i d\u00ebshiruar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb debatin publik, ka k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb Musk t\u00eb ar\u00ebsyetoj\u00eb me argumenta t\u00eb mira dhe harta elektorale ukrainase: pa rezultat. Bile n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar Bremmer e ka akuzuar Musk deri se ka folur direkt me Putinin p\u00ebrpara se t\u00eb botoj\u00eb \u201cplanin e paqes\u201d s\u00eb tij shum\u00eb putinian. Sipas Bremmer, ka qen\u00eb vet\u00eb Musk ai q\u00eb ka folur me presidentin rus n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb private. Gj\u00ebja ka krijuar shum\u00eb skandal: heroi teknologjik i rezistenc\u00ebs ukrainase q\u00eb fillimisht b\u00ebn nj\u00eb bised\u00eb me presidentin pushtues dhe m\u00eb pas \u201ccic\u00ebron\u201d gj\u00ebra q\u00eb duken t\u00eb dala pik\u00ebrisht si nga nj\u00eb bised\u00eb me presidentin pushtues. Si Musk, ashtu edhe Kremlini e kan\u00eb hedhur posht\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht Musk e ka kapur shum\u00eb p\u00ebr faktin se plani i tij \u00ebsht\u00eb pritur me skepticiz\u00ebm dhe p\u00ebrqeshje. Duke ju p\u00ebrgjigjur \u201ccic\u00ebrimave\u201d t\u00eb nj\u00eb fansi q\u00eb i kishte shkruar se deri kishte \u201cq\u00ebndruar zgjuar t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb menduar \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr ta deeskaluar k\u00ebt\u00eb luft\u00eb\u201d: qartazi p\u00ebr kaq shum\u00eb p\u00ebrpjekje priste mir\u00ebnjohje m\u00eb t\u00eb madhe dhe kur ka filluar t\u00eb flitet p\u00ebr faktin se Musk nuk do t\u00eb paguante m\u00eb p\u00ebr Starlink, ai ka shkruar se do t\u00eb pushonte s\u00eb paguari n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje kund\u00ebr ambasadorit t\u00eb keq ukrainas q\u00eb e kishte p\u00ebrbuzur (nuk ishte k\u00ebshtu, k\u00ebrkesa e Pentagonit ishte d\u00ebrguar shum\u00eb m\u00eb par\u00eb). S\u00eb fundi, fatmir\u00ebsisht, Musk ka ribesuar tek Starlink dhe ka shkruar se \u201cn\u00eb djall&#8230; edhe pse Starlink humbet para dhe kompani t\u00eb tjera sigurojn\u00eb miliarda n\u00eb para publike, do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta financojm\u00eb falas qeverin\u00eb ukrainase\u201d. N\u00eb realitet objektivi i tij ishte arritur: si Pentagoni, ashtu edhe Bashkimi Europian, sipas mediave, do t\u00eb ishin gati ta financonin Starlink, me para publike. Por Musk nuk ka pushuar s\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheluri me gjeopolitik\u00ebn. Nd\u00ebrsa q\u00ebndronte t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn zgjuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar plane p\u00ebr luft\u00ebn aktualisht n\u00eb zhvillim, ka dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cFinancial Times\u201d, t\u00eb cil\u00ebs i ka th\u00ebn\u00eb se Taivani duhet t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb \u201czon\u00eb administrative speciale e Kin\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb duhet t\u00eb rikthehet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Kin\u00ebs, pas dekadash pavar\u00ebsie dhe megjith\u00ebse ishulli nuk ka qen\u00eb as edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme n\u00ebn kontrollin e Partis\u00eb Komuniste Kineze. N\u00ebse gj\u00ebrat ecin mir\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb Musk, Taivani mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb trajtim \u201cpak m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm se Hong Kongu\u201d, ku qeveria kineze prej vitesh aplikon nj\u00eb represion t\u00eb ashp\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim nj\u00eb eliminim progresiv i lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb popullsis\u00eb. Ideja e Musk e ka zbehur qeverin\u00eb e Taivanit dhe gjysm\u00ebn e Per\u00ebndimit, por sakt\u00ebsisht si plani i tij p\u00ebr Ukrain\u00ebn i ka p\u00eblqyer regjimit rus, edhe plani i tij p\u00ebr Taivanin i ka p\u00eblqyer regjimit kinez, q\u00eb ka folur gjer\u00ebsisht n\u00eb mediat shtet\u00ebrore dhe ka p\u00ebrfituar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur propagand\u00eb. Musk ka marr\u00eb komplimentet e diplomat\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm kinez\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur p\u00ebr largpam\u00ebsin\u00eb e tij. Tre dit\u00eb pas intervist\u00ebs, Tesla ka siguruar nga qeveria kineze nj\u00eb heqje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme fiskale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Musk kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb deri m\u00eb at\u00ebhere nuk ishte zhbllokuar kurr\u00eb. Disa komentator\u00eb kan\u00eb hipotezuar se deklarata e favorshme p\u00ebr regjimin kinez dhe dh\u00ebnia e avantazheve ekonomike nga ana e regjimit kinez jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura, por \u00ebsht\u00eb e pamundur ta thuash me sakt\u00ebsi.<\/p>\n<p>(nga\u00a0<em>Il Foglio<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga satelit\u00ebt Starlink, jetik\u00eb p\u00ebr rezistenc\u00ebn ukrainase, tek plani i paqes i duartrokitur nga Putini. Tani p\u00ebrk\u00ebdhelet me Taivanin. T\u00eb gjitha bizneset e nisura nga Elon Musk n\u00eb 20 vitet e fundit ndahen n\u00eb dy fusha: revolucionare dhe demenciale, pa vij\u00eb t\u00eb mesme. Fal\u00eb Tesla, Elon Musk ka krijuar praktikisht i vet\u00ebm nj\u00eb sektor t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27712,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-27711","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27711\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}