{"id":27843,"date":"2022-11-01T10:46:13","date_gmt":"2022-11-01T10:46:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=27843"},"modified":"2022-11-01T10:46:13","modified_gmt":"2022-11-01T10:46:13","slug":"krijimtaria-e-shkrimtarit-ramadan-pasmaciu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/11\/01\/krijimtaria-e-shkrimtarit-ramadan-pasmaciu\/","title":{"rendered":"Krijimtaria e shkrimtarit Ramadan Pasma\u00e7iu"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica<\/strong><\/p>\n<p>PERKUJTIM PAS NJE VITI n\u00eb nderim t\u00eb shkrimtarit Ramadan Pasma\u00e7iu<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimet e Mitrush Kutelit-ligj\u00ebrime bylbyli, frym\u00ebzim nga bukurit\u00eb brigjeve t\u00eb liqenit kalt\u00ebrosh t\u00eb Pogradecit dhe lumit t\u00eb madh, Drinit val\u00ebshkum\u00eb, na sjellin nd\u00ebr mend Ramadan Pasma\u00e7iun me tregimet e romanet-frym\u00ebzim nga mrekullit\u00eb e Qytetit t\u00eb Bardh\u00eb Beratit, q\u00eb struket n\u00ebn muret e kullat e Kalas\u00eb me pamje nga Tomori festebor\u00eb n\u00eb lindje, tek shkrep dielli mbi kreshta e maja dhe Shpiragu i shtrir\u00eb, n\u00eb drit\u00eb e hije, nga per\u00ebndon mbi brigjet e lumit Osumit, q\u00eb her\u00eb fle, her\u00eb zgjohet, turbull-turbull e me uturim\u00eb. Kujtesa zgjon emrat e viteve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, mjerisht t\u00eb harruar: Sarajet e Pashallar\u00ebve, Hani i F\u00ebshf\u00ebrim\u00ebs, Hani i Nushit, Hani i Nallbanit, Shk\u00ebmbi \u00c7ek-Beni, Shpella e Memecit, Bishti i Ur\u00ebs, Ku dridhen qerret, L\u00ebmi i Shamatas\u00eb, L\u00ebmi i Plykut, Zarizani, Shk\u00ebmbi i Goric\u00ebs, Te trar\u00ebt\u2026<br \/>\nT\u00ebr\u00eb k\u00ebto pamje mahnit\u00ebse, u ringjall\u00ebn me dh\u00ebmbshuri e dashuri n\u00eb krijimet e shkrimtarit Ramadan Pasma\u00e7iu, lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet legjendash m\u00eb 26 shkurt 1938, tek kreu shtat\u00ebvje\u00e7aren n\u00eb shkoll\u00ebn e tregut t\u00eb vendlindjes. N\u00eb dhjetor 1955, mbaroi teknikumin e naft\u00ebs n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb. N\u00eb shtator 1957 me rekomandim t\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr prirje t\u00eb ve\u00e7anta letrare u d\u00ebrgua n\u00eb deg\u00ebn e gjuh\u00ebs e let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb fakultetin Histori-Filologji. Pas diplomimit u em\u00ebrua drejtor i shkoll\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebngjergjit t\u00eb Tiran\u00ebs, prej nga u t\u00ebrhoq n\u00eb gazet\u00ebn \u201cBashkimi, m\u00eb tej n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d dhe 18 vjet botues i revist\u00ebs letraro-artistike p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cYllkat\u201d, qysh nga krijimi i saj.<\/p>\n<p><strong>Krijimtaria para vitit 1990<\/strong><br \/>\nShkrimtari Ramadan Pasma\u00e7iu krahas pun\u00ebs p\u00ebr redaktitimin e shkrimeve n\u00eb revist\u00ebn \u201cYllkat\u201d, u shqua n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare si nj\u00eb nga krijuesit q\u00eb ka l\u00ebvruar me sukses t\u00eb gjitha gjinit\u00eb letrare, sidomos me krijime p\u00ebr mosh\u00ebn e re t\u00eb vler\u00ebsuar \u201c me \u00e7mime t\u00eb para. N\u00eb rrug\u00ebn e shkrimtarit hyri me novel\u00ebn \u201cDy shok\u00ebt,\u201d poemat: \u201cKasollja\u201d, \u201cTregim p\u00ebr kecin bardhosh\u201d. N\u00eb vijim, v\u00ebllimin me vjersha \u201cPranvera,\u201d p\u00ebrmbledhjen me vjersha \u201cKori Gazmor\u201d, poem\u00ebn \u201cSa mir\u00eb!\u201d \u201cErmalushi, sylarushi e t\u00eb tjer\u00eb\u201d, \u201cLart n\u00eb mal\u201d, \u201cLeka\u201d. Pastaj jan\u00eb librat me p\u00ebrralla: \u201cTrimat dhe vash\u00ebza Zana\u201d, \u201cNusja q\u00eb k\u00ebrkonte dyshek me pupla\u201d, \u201cTri p\u00ebll\u00ebmb\u00eb shtat, shtat\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb mjek\u00ebr\u201d, \u201cBabai, tri motrat dhe vigani\u201d, \u201cGjethja, q\u00eb donte t\u00eb rrinte vet\u00ebm n\u00eb deg\u00eb\u201d. Pjes\u00eb skenike me dy akte: \u201cBashk\u00eb me shok\u00ebt\u201d, \u201cNe t\u00eb dy\u201d etj. Ka marr\u00eb \u00e7mime t\u00eb para p\u00ebr dramat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb: \u201cK\u00ebndon Etleva\u201d, \u201cDudushi\u201d, \u201cKur harron detyr\u00ebn\u201d (tregime humoristike). N\u00eb vitin 1987 meritoi \u00e7mimin \u201cMigjeni\u201d p\u00ebr romanin n\u00eb kat\u00ebr v\u00ebllime \u201cUdh\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb\u201d, i vler\u00ebsuar, edhe nga shkrimtari i shquar Sterjo Spasse.<\/p>\n<p><strong>Shqet\u00ebsimet shpirt\u00ebrore e fizike<\/strong><br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, papritur u njoftua se dikush nga lart po orvatej ta largonte nga revista \u201cYllkat\u201d e krijuar prej tij e t\u2019ia zinte vendin me nj\u00eb grua t\u00eb paaft\u00eb e t\u00eb moshuar. M\u00eb s\u00eb fundi, kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb vet, me urdh\u00ebr t\u00eb prer\u00eb dor\u00ebzoi zyr\u00ebn e mbeti pa pun\u00eb. I fyer, i tronditur e i d\u00ebshp\u00ebruar, k\u00ebrkoi vende pune n\u00eb gazeta e revista, nga shok\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, i pat ndihmuar n\u00eb fakultetin e gjuh\u00eb-let\u00ebrsis\u00eb e gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb krijimtarin\u00eb letrare e gazetari. Disa e prisnin buz\u00ebgaz me kafe-ekspres n\u00eb zyrat luksoze Pastaj e p\u00ebrcillnin me nderim deri jashte dere me premtimin \u201cZ\u00ebre t\u00eb mbaruar k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, e shumta, pas dy jav\u00ebsh!\u201d M\u00eb tej, pritje, shpres\u00eb dhe heshtje.<br \/>\nHer\u00eb-her\u00eb, ulej e qante hallet me t\u00e8 atin, t\u00eb cilin e donte, aq shum\u00eb p\u00ebr men\u00e7urin\u00eb e k\u00ebshillat e urta dhe k\u00ebshtu ndihej m\u00eb mir\u00eb. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, do t\u00eb hidh\u00ebrohej shum\u00eb nga humbja e tij. Ai njeri i ndersh\u00ebm, por i zhg\u00ebnjyer nga premtimet gjat\u00eb luft\u00ebs, kinse nacional-\u00e7lirimtare, ishte kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb e dhun\u00ebs komuniste, kund\u00ebr vrasjeve e burgosjeve politike.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb ndodhi e r\u00ebnd\u00eb<\/strong><br \/>\nRamadani pas takimeve n\u00eb Berat me njer\u00ebzit e vet t\u00eb dashur e miqt\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb, tek priste n\u00eb Lushnj\u00eb ardhjen e trenit nga Vlora, e kapi nj\u00eb etje e padurueshme. Pa e vrar\u00eb mendjen piu n\u00eb tubin e nj\u00eb fu\u00e7ie me uj\u00eb t\u00eb ndohtur Pas pak, nuk u ndje mir\u00eb, iu p\u00ebrzie n\u00eb stomak. Sapo mb\u00ebrriti treni, ai ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb hipi dhe zuri vend pran\u00eb nj\u00eb dritareje. E n\u00ebse do t\u2019i turbullohej s\u00ebrish stomaku, t\u00eb mund ta zgjaste kok\u00ebn prej saj. Por, nuk po gjente qet\u00ebsi. Gjith\u00eb trupi iu b\u00eb, se ishte pesh\u00eb e huaj, e tjet\u00ebrkujt. N\u00eb sht\u00ebpi, as uji i ngroht\u00eb, as \u00e7lodhja n\u00eb shtrat, nuk e sh\u00ebruan dot nga turbullirat n\u00eb stomak, as nga etja. T\u00eb nes\u00ebmen u vizitua dhe u shtrua menj\u00ebher\u00eb n\u00eb spital. Pas operimit nga kirurg\u00eb t\u00eb paaft\u00eb e t\u00eb koruptuar e kthyen n\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb tub gome n\u00eb bark e qese plastike n\u00ebn brez. P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve e shok\u00ebve t\u00eb rinis\u00eb, asnj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e drejtuesit e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, nuk erdhi ta shihte n\u00eb sht\u00ebpi. Meq\u00eb s\u00eb shpejti disa poet\u00eb e shkrimtar\u00eb me grat\u00eb e tyre, do t\u00eb shkonin me avion n\u00eb Franc\u00eb, t\u00eb shihnin bukurit\u00eb e Parisit, kryetari i premtoi ta merrnin me vete p\u00ebr mjekim falas n\u00eb ndonj\u00eb klinik\u00eb. Por nd\u00ebrsa priste me shpres\u00eb, ata ishin nisur. Edhe letrat, ecejaket e bashk\u00ebshortes n\u00eb Komitetin Qendror, ishin koh\u00eb e humbur kot.. Ramadani kujtonte asokohe: \u201cIsha si njeri cung, pa duar e pa k\u00ebmb\u00eb, por edhe pa sy, q\u00eb s\u2019dallon dot rrug\u00ebn, q\u00eb s\u2019mundet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb as para e as prapa, e q\u00eb i mbetet vet\u00ebm t\u00eb rrokulliset si ndonj\u00eb trung n\u00ebp\u00ebr rr\u00ebpira, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pr\u00e9 e fundit tragjik, t\u00eb cilin kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb s\u2019e pata menduar. N\u00eb at\u00eb r\u00ebnie t\u00eb thell\u00eb shpirt\u00ebrore, kuptimi i jet\u00ebs e i bot\u00ebs p\u00ebr mua sikur nuk ekzistonte.\u201d E vetmja shpres\u00eb mbetej letra d\u00ebrguar shkrimtarit turk Azis Nesin p\u00ebr garancin\u00eb e viz\u00ebn e hyrjes n\u00eb Turqi. P\u00ebrgjigja e shkrimtarit t\u00eb madh, e g\u00ebzoi pa mas\u00eb tok me njer\u00ebzit e dashur. Shum\u00eb syresh e disa miq e ndihmuan me \u00e7far\u00eb kishin mund\u00ebsi p\u00ebr udh\u00ebtimin e sh\u00ebrimin e tij jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebrgimi i vetmi shp\u00ebtim<\/strong><br \/>\nRamadani, do t\u00eb shkruante m\u00eb von\u00eb, n\u00eb librin autobiografik apo romanin \u201cRr\u00ebnj\u00ebt e zemr\u00ebs\u201d:<br \/>\n\u201cIshte data 25 dhjetor 1990. M\u00ebngjesi &#8211; jo fort i ftoht\u00eb, por pa shum\u00eb drit\u00eb, me pak er\u00eb q\u00eb k\u00ebrciste deg\u00ebt e pem\u00ebve t\u00eb zhveshura, me qiellin t\u00eb z\u00ebn\u00eb e me nj\u00eb shi t\u00eb im\u00ebt. Rrug\u00ebt e pashtruara t\u00eb lagjes &#8211; t\u00eb lagura e t\u00eb p\u00ebrbaltura. M\u00eb vun\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb, me shoferin, un\u00eb e njihja pak. M\u00eb buz\u00ebqeshi, rregulloi sediljen, zgjati duart e m\u00eb t\u00ebrhoqi lart. Pastaj hip\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb fund erdhi djali m\u00eb i vog\u00ebl Ermali, si kontrolloi sht\u00ebpin\u00eb dhe ky\u00e7i der\u00ebn e jashtme. Pas meje rrinte n\u00ebna. Nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb ma mbante mbi sup dhe s\u2019ndihej. Ngjitur me t\u00eb &#8211; ime shoqe dhe motra e madhe. Lagjen, deri tutje t\u00eb Zogut t\u00eb Zi, do ta kalonim n\u00eb heshtje. Sa lam\u00eb pas Laprak\u00ebn, shiu u eg\u00ebrsua. Filloi t\u00eb binte me rrebesh. Xhamat e p\u00ebrparm\u00eb t\u00eb mikrobusit u vesh\u00ebn e rruga mezi dukej. Shoferi m\u00eb tha i pashqet\u00ebsuar: -Kemi koh\u00eb boll. Jemi dy or\u00eb para! Dhe e uli shpejt\u00ebsin\u00eb. Po, kur e kaluam Vor\u00ebn dhe u kthyem djathtas, nj\u00eb dor\u00eb e st\u00ebrmadhe e padukshme sikur e preu shiun si me thik\u00eb! Ve\u00e7 qielli p\u00ebrs\u00ebri ruante ngjyr\u00ebn e tij gri. Kurse pluhuri mbi asfalt ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb baltovin\u00eb t\u00eb holl\u00eb, tek \u00e7do makin\u00eb, q\u00eb udh\u00ebtonte pa kujdes, mund t\u00eb rr\u00ebshqiste befas e t\u00eb batohej n\u00eb kanalin an\u00ebs rrug\u00ebs. Shoferit i erdhi s\u00ebrish buz\u00ebqeshja. Kishte nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe flok\u00ebt t\u00eb verdh\u00eb. Nuk fliste shpesh, sikur s\u2019donte t\u00eb na m\u00ebrziste. &#8211; E do nj\u00eb cigare? &#8211; m\u00eb pyeti n\u00eb Fush\u00eb-Prez\u00eb. &#8211; E dua! &#8211; i thash\u00eb dhe m\u2019u b\u00eb qejfi. Pas ndonja nj\u00ebzet minutash arrit\u00ebm. Shoferi, sa fiku makin\u00ebn, nxitoi e m\u00eb doli p\u00ebrball\u00eb. M\u00eb ndihmoi t\u00eb zbrisja. Dy djemt\u00eb nxor\u00ebn nga makina bagazhet. E \u00e7far\u00eb bagazhesh! Nj\u00eb valixhe e vog\u00ebl nd\u00ebrresash, nj\u00eb qilim i madh e i trash\u00eb prej leshi, me ngjyra e fort i bukur, krejt i ri, sikur nuk ishte shtruar kurr\u00eb. E kishim bler\u00eb tek nj\u00eb tezgjaiste n\u00eb Shijak. Por, te nj\u00eb trast\u00eb e vog\u00ebl, e bardh\u00eb, prej p\u00eblhure, kishim marr\u00eb edhe nj\u00eb rrugic\u00eb po aq t\u00ebrheq\u00ebse, e punuar edhe ajo n\u00eb tezgjah. Qen\u00eb edhe disa piktura vaji n\u00eb beze, t\u00eb v\u00ebna n\u00eb korniz\u00eb, t\u00eb Dritanit. Pat\u00ebm menduar q\u00eb t\u2019i shisnim n\u00eb Greqi. Tashti q\u00eb, si\u00e7 na kishin th\u00ebn\u00eb, t\u00ebr\u00eb tregun andej e pask\u00ebshin mbytur tapetet, q\u00eb shiteshin shesheve t\u00eb pazareve me shumic\u00eb, qilimi yn\u00eb dhe rrugica me ornamente popullore shqiptare do t\u00eb p\u00eblqeheshin dhe ndoshta do t\u00eb nxirrnim di\u00e7ka prej tyre. Por, do t\u00eb na jepnin dor\u00eb edhe pikturat. Ishin t\u00eb punuara me merak, me ngjyrat t\u00eb kulluara e me nj\u00eb drit\u00eb &#8211; hije, q\u00eb t\u2019i merrte syt\u00eb! Por, shitja e tyre, mbase s\u2019do t\u00eb b\u00ebhej aq shpejt sa e qilimit dhe e rrugic\u00ebs! Prap\u00ebseprap\u00eb, s\u2019prishte pun\u00eb! R\u00ebnd\u00ebsi kishte q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcenim v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e dit\u00ebve t\u00eb para. Se po shkonim vet\u00ebm me pes\u00ebdhjet\u00eb dollar\u00eb. Edhe ato i kishim fshehur. Se na kishin th\u00ebn\u00eb, n\u00eb aeroport t\u00eb kontrollonin p\u00ebr par\u00e1 dhe, \u00e7\u2019t\u2019i gjenin, t\u2019i ndalnin. T\u00eb kishte, vall\u00eb, edhe t\u00eb tjer\u00eb si ne, q\u00eb guxonin t\u00eb hynin n\u00eb bot\u00ebn e huaj, aq t\u00eb madhe me nj\u00eb varf\u00ebri t\u00eb atill\u00eb, t\u00eb dridhshme, si e jona? Zum\u00eb vend n\u00eb ca stola te nj\u00eb sall\u00eb e madhe, e l\u00ebn\u00eb si ahur kuajsh, q\u00eb e shihnim s\u00eb pari her\u00eb. Me tavanin t\u00eb lart\u00eb! Me muret e zymt\u00eb gri &#8211; t\u00eb palyer kushedi prej sa kohe! Cip\u00ebza e boj\u00ebs si pet\u00ebz byreku &#8211; e rrjepur sa aty &#8211; k\u00ebtu, n\u00eb form\u00eb hartash nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet! Stolat, tek qem\u00eb ulur, diku &#8211; si t\u00eb nxir\u00eb e diku &#8211; si t\u00eb ngacmuar nga brejt\u00ebs t\u00eb uritur! Ndonj\u00eb kok\u00eb gozhde, paksa e dal\u00eb, mund t\u00eb t\u2019i griste pantallonat, me t\u2019u ulur. Me altoparlant kishin lajm\u00ebruar se avioni i Athin\u00ebs do t\u00eb vonohej. Moti &#8211; p\u00ebrs\u00ebri i vrenjtur! Nj\u00eb shi i imt\u00eb, q\u00eb binte jasht\u00eb, pas atij rrebeshi q\u00eb na kishte z\u00ebn\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs, her\u00eb pushonte e her\u00eb prap\u00eb ia niste. Mezi sa i d\u00ebgjoja t\u00eb trokiturat e tij t\u00eb lehta mbi llamarinat e zgjatura si streh\u00eb nga tarraca mbi dritaret. V\u00ebshtrova tubin e gom\u00ebs, q\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb si gjysm\u00eb rrethi mbi rripin e pantallonave. Ja, tek u duk\u00ebn tre aviator\u00eb me uniforma t\u00eb bukura blu, shtatgjat\u00eb e t\u00eb hijsh\u00ebm, me fytyra t\u00eb pastra e flok\u00eb t\u00eb zes, q\u00eb dol\u00ebn nga nj\u00eb der\u00eb p\u00ebrkrah nj\u00ebri &#8211; tjetrit, ec\u00ebn p\u00ebrmes sall\u00ebs, pa shikuar majtas e djathtas, dhe iu drejtuan daljes p\u00ebr n\u00eb aeroport! Nga altoparlanti njoftuan se aeroplani p\u00ebr Athin\u00eb ishte gati! U ndje nj\u00eb l\u00ebvizje njer\u00ebzish, q\u00eb sulmuan daljen. U ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. U takova me njer\u00ebzit tan\u00eb. U p\u00ebrpoqa t\u00eb mos e jepja veten, por s\u2019ishte e leht\u00eb. Sidomos, kur pushtova n\u00ebnen dhe Ermalin, m\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb. Para n\u00ebnes nuk m\u00eb erdhi zor, por para Ermalit u ndjeva ngusht\u00eb. Ai donte t\u00eb m\u00eb shikonte gjithnj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtur. U afruam edhe pak dhe d\u00ebgjova oficerin, tek u foli ca t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb kishim p\u00ebrpara<br \/>\n&#8211; Pasaportat dhe biletat n\u00eb duar, ju lutem! &#8211; Mos e l\u00ebsho ti, &#8211; i foli oficeri Dritanit, &#8211; se k\u00ebtej e mbaj un\u00eb! E m\u2019u kthye mua: &#8211; Ngadal\u00eb, se s\u2019na ngut njeri! Po edhe avionin e kemi af\u00ebr! \u00cbsht\u00eb ai i vogli atje! &#8211; Mir\u00eb! &#8211; i thash\u00eb. &#8211; T\u00eb faleminderit shum\u00eb! Ai buz\u00ebqeshi. Kur arrit\u00ebm te avioni, ngjita shkall\u00ebt me Dritanin, q\u00eb s\u2019m\u00eb l\u00ebshonte. Hym\u00eb t\u00eb tre n\u00eb avion dhe u ul\u00ebm. Un\u00eb &#8211; te nj\u00eb sedilje e gjer\u00eb pran\u00eb dritares si rreth, tek, po t\u00eb m\u00eb duhej, edhe mund t\u00eb shtrihesha paksa. Djali i madh me t\u00eb \u00ebm\u00ebn &#8211; p\u00ebrpara meje, n\u00eb dy ndenj\u00ebse puqur e puqur. Avioni ishte i vog\u00ebl. I merrte a s\u2019i merrte dyzet vet\u00eb. Po edhe ne udh\u00ebtar\u00ebt nuk e mbushnim. S\u2019b\u00ebheshim as tridhjet\u00eb. Nuk pat\u00ebm hipur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb avion. Ja, tek kumbuan dy motor\u00ebt, me nj\u00eb forc\u00eb e me nj\u00eb utrim\u00eb q\u00eb s\u2019e kisha ndjer\u00eb kurr\u00eb aq pran\u00eb! S\u2019kaluan as tri &#8211; kat\u00ebr minuta dhe avioni filloi t\u00eb rr\u00ebshqiste si mbi vizimet e padukshme t\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb rrethi t\u00eb st\u00ebrmadh. Dukej, po b\u00ebnte kthes\u00ebn, para se t\u00eb merrte shpejt\u00ebsin\u00eb maksimale, duke \u00e7ar\u00eb p\u00ebrmes pist\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr t\u2019u ngritur lart drejt qiellit t\u00eb Jugut. U mbusha me frym\u00eb dhe u mb\u00ebshteta i lodhur n\u00eb shpin\u00ebn e sediljes. U \u00e7lirova sakaq. Kisha qen\u00eb si ai q\u00eb sillet rrotull n\u00eb aj\u00ebr si ndo nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr nga era, dhe ndjen q\u00eb s\u00eb fundmi i z\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt dh\u00e9. V\u00ebshtrova nga dritarja! Ishim n\u00eb lart\u00ebsi. Disa sht\u00ebpi jasht\u00eb aerodromit m\u2019u duk\u00ebn t\u00eb vogla si kuti shkrep\u00ebsesh! Dhe vet\u00ebm pas disa minutash, kuptova se po fluturonim mbi re. Ato sh\u00ebmb\u00ebllenin si pambuk i derdhur e i p\u00ebrhapur. Dhe s\u2019qen\u00eb me ngjyr\u00eb gri, por t\u00eb bardha e t\u00eb ndritshme n\u00ebn rrezet e diellit, q\u00eb i puthte e i p\u00ebrk\u00ebdhelte tejemban\u00eb. Aeroplani yn\u00eb tashm\u00eb fluturonte lart\u00ebsive t\u00eb qiellit. Fluronte e fluturonte. Po edhe ne, ve\u00e7, sikur fluturonim e fluturonim me krah\u00eb! Edhe pse nuk dinim \u00e7far\u00eb na priste n\u00eb at\u00eb bot\u00eb t\u00eb panjohur! M\u00eb b\u00ebhej se pak e nga pak po dilnim nga err\u00ebsira e gjat\u00eb e sikur po shihnim drit\u00eb n\u00eb horizont. E gjall\u00eb &#8211; drita dhe e shk\u00eblqyer si rrezja e diellit. Ishte nj\u00eb shpres\u00eb e madhe. Rrahjet e zemr\u00ebs fillova t\u2019i ndieja m\u00eb t\u00eb qeta se kurr\u00eb gjer at\u00ebher\u00eb! Isha nj\u00eb i sapodal\u00eb nga uj\u00ebrat e pamata t\u00eb detit t\u00eb pafund.\u201d<br \/>\n***<br \/>\nAvioni pas fluturimit t\u00eb qet\u00eb mbi re, u ul but\u00eb n\u00eb pist\u00ebn e aerodromit t\u00eb Athin\u00ebs. N\u00eb rreshtin e pasagjereve q\u00eb zbrisnin shkall\u00ebve, para kull\u00ebs s\u00eb aeroportit, u duk\u00ebn Ramadani i mb\u00ebshtetur n\u00eb krahun e djalit, Dritanit; prapa ecte e shoqja,Veri. Pas kontrollit t\u00eb dokumenteve e bagazheve, t\u00eb tre shkuan n\u00eb zyr\u00ebn e policis\u00eb s\u00eb kufirit. Atje, n\u00ebn\u00eb e bir k\u00ebrkuan ndihm\u00eb p\u00ebr njeriun e tyre n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar. I nis\u00ebn me makin\u00eb n\u00eb policin\u00eb e shtetit n\u00eb Athin\u00eb. Andej pas disa dit\u00ebsh me urdh\u00ebr t\u00eb drejtorit, djalin e d\u00ebrguan n\u00eb hotel, nd\u00ebrsa t\u00eb s\u00ebmurin me t\u00eb shoqen, n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb humanitare. Kirurg\u00ebt shqyen syt\u00eb, kur vun\u00eb re tubin e gom\u00ebs n\u00eb bark dhe qesen plastike t\u00eb pacientit! N\u00eb mbarim t\u00eb operimit t\u00eb leht\u00eb, pas aq e aq vuajtjesh e mundimesh mizore, n\u00eb vendin e tij, Ramadani, u ndje si djal\u00eb i ri. Pas disa dit\u00ebsh u vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga lagjet e Pireut. Atje, deri sa gjet\u00ebn pun\u00eb, disa familje greke i ndihmuan me ushqime, nd\u00ebrsa nj\u00ebra i strehoi pa qera thuajse nj\u00eb vit.<br \/>\nMegjithat\u00eb, Dritani djal\u00eb i lidhur fort me me prind\u00ebt, shkruante me trishtim: \u201cKishim shkuar n\u00eb nj\u00eb vend fqinj t\u00eb zhvilluar, me nj\u00eb t\u00eb kaluar ekonomike edhe m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr nga e jona. Por, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq, e kishte harruar t\u00eb kaluar\u00ebn e vet. Ndaj jo rrall\u00eb her\u00eb i shihte t\u00eb huajt, e sidomos shqiptar\u00ebt, me p\u00ebr\u00e7mim q\u00eb arrinte deri te nd\u00ebrrimi me detyrim i emrit e i fes\u00eb&#8230;Kujtoj se n\u00eb koh\u00eb pesimizmi, kur ngado d\u00ebgjoheshin dhe shikoheshin nga e gjith\u00eb bota ngjarje aq trondit\u00ebse p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb iknin nga vendi i tyre, fjal\u00ebt e babait ishin t\u00eb qeta, t\u00eb sigurta dhe shum\u00eb optimiste p\u00ebr nj\u00eb ringjallje ton\u00ebn t\u00eb shpejt\u00eb. Pjekuria intelektuale q\u00eb shfaqte, bindja e tij e pathyeshme p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, kalonte tek ne n\u00eb adhurim. Na ushqente q\u00eb kthimin n\u00eb Shqip\u00ebri ta kishim jo ve\u00e7 nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb: \u201cNj\u00eb intelektual sado i zoti, nuk mund t\u00eb zhvilloj\u00eb kurr\u00eb forc\u00ebn, talentin e krijimtarin\u00eb e vet me lidhje t\u00eb k\u00ebputura nga vendlindja.\u201d<\/p>\n<p><strong>Kthimi n\u00eb atdhe dhe krijimtaria letrare<\/strong><br \/>\nPas gjasht\u00eb vjet\u00ebsh t\u00eb lodhsh\u00ebm, Ramadan Pasma\u00e7iu me familjen u kthye n\u00eb atdhe, kur qeveria demokratike, po punonte n\u00ebn pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb prapambetjes, v\u00ebshtir\u00ebsive dhe kund\u00ebrshtimeve t\u00eb ashpra p\u00ebr vendosjen e sistemi t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, p\u00ebr Kushtetut\u00ebn demokratike e miratimin e ligjeve p\u00ebr \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs politike, ekonomike, t\u00eb arsimit e kultur\u00ebs. Q\u00ebllimi madhor ishte dalja nga varf\u00ebria e trash\u00ebguar nga regjimi i diktatur\u00ebs komuniste. N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb lirie t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar, krijimtaria e shkrimtarit Ramadan Pasma\u00e7iu mori nj\u00eb vrull t\u00eb ri. Sapo u kthye tok me familjen, puna e par\u00eb, e menduar qysh n\u00eb m\u00ebrgim, ishte ngrtja e sht\u00ebpis\u00eb botuese me emrin e gjetur aq bukur e me kuptim t\u00eb qart\u00eb \u2013 DRIER. Veprat q\u00eb ka p\u00ebrgatitur e botuar aty, jan\u00eb t\u00eb shumta. P\u00ebrmendim vet\u00ebm disa nga krijimtaria e tij: \u201cJu flas me zem\u00ebr t\u00eb hapur\u201d, (ribotim i pasuruar me tregime, dikur t\u00eb ndaluara; serin\u00eb me p\u00ebrralla e legjenda, librat me tregime: \u201cDashuria e n\u00ebn\u00ebs\u201d, \u201cKush rron duke shpresuar\u201d, \u201cMaratonomaku\u201d. Gjithashtu publikoi romanet: \u201cP\u00ebrtej koh\u00ebs\u201d, \u201cShtjellat e bardha\u201d, \u201cFlaka e shpres\u00ebs\u201d- kushtuar 100 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ai u nderua me dekoratat \u201cNderi i Qarkut t\u00eb Beratit\u201d, \u201cFisnik i qytetit t\u00eb lasht\u00eb\u201d dhe nga qyteti i Prizrenit me dekorat\u00ebn \u201cMir\u00ebnjohje\u201d. Historiani Prof. Dr. Luan Malltezi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, shkruante: \u201cRomani \u2018Flaka e shpres\u00ebs\u2019 i shkrimtarit Ramadan Pasma\u00e7iu p\u00ebrshkruan me v\u00ebrtet\u00ebsi e mjesht\u00ebri artistike nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb triumfon me dit\u00ebn ngadhnjyese t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, m\u00eb 28N\u00ebntor 1912. \u201c Nd\u00ebrsa Sadik Bejko e quan \u201cRoman epope me dinjitet artistik\u201d. Ramadan Pasma\u00e7iu arriti t\u00eb botonte nj\u00eb nga kat\u00ebr librat biografik\u00eb, romanin me titull \u201cRr\u00ebnj\u00ebt e zemr\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb kujtes\u00ebn, p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kombit di\u00e7ka t\u00eb vler\u00eb. Ngjyrimet aq t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb natyr\u00ebs e t\u00eb mjedisit, ku zhvillohen ngjarjet, p\u00ebrdorimi me vend i dialekteve, gjuha e past\u00ebr shqipe, gdhendja holl\u00eb e tipareve t\u00eb personazheve, rrjedha natyrsh\u00ebm e dialog\u00ebve, humori, trishtimi e zem\u00ebrimi, jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb \u00e7do tregim a roman t\u00eb Ramadan Pasma\u00e7iut.<br \/>\nN\u00eb gusht 2018, tok me bashk\u00ebshorten, vizitoi Bostonin, K\u00ebnetikatin, Nju Jorkun dhe u prit nga kryesia e Federat\u00ebs Vatra.<\/p>\n<p><strong>Ndarja nga jeta<\/strong><br \/>\nShkrimtari i dashur nga t\u00eb gjitha moshat, Ramadan Pasma\u00e7iu, pas nj\u00eb aksidenti t\u00eb r\u00ebnd\u00eb jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb do t\u00eb ndahej nga jeta nd\u00ebrsa po gdhihej 1 n\u00ebntori 2021. Ky njeri i mir\u00eb do t\u2019u mungoj\u00eb familjes, t\u00eb af\u00ebrmve, miqve e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb krijimtarin\u00eb letrare. Megjithat\u00eb ai mbetet i njohur, si nj\u00eb nga krijuesit e palodhur. Ai jeton n\u00ebp\u00ebr veprat e tij me vlera komb\u00ebtare, artistike me gjuh\u00ebn e bukur shqipe. Z\u00ebri tij d\u00ebgjohet e jehon kudo, edhe tani: \u201cI nj\u00ebjti do t\u00eb isha me cilindo! Si\u00e7 deshi e m\u00eb krijoi Zoti s\u00eb pari her\u00eb! Kurr\u00eb i pak\u00ebnaqur nga zgjedhja e Tij! I nj\u00ebjti gjer n\u00eb frym\u00ebn e fundit! I nxitur nga zemra e udh\u00ebsit\u00eb e virtutit! Aspak i penduar pse sakrifikova p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019e merituan\u201d.<\/p>\n<p><strong>Poezi kushtuar shkrimtarit Ramadan Pasma\u00e7iu<\/strong><\/p>\n<p>Mbarim tetori,<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ai djalosh,<br \/>\ntek po vjen nga larg<br \/>\nposi Flak\u00eb e Shpres\u00ebs,<br \/>\nn\u2019udh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb<br \/>\ne vrapon ashtu n\u00ebn drit\u00eb,<br \/>\nsi era e malit, n\u00eb bresh\u00ebr e shi?<\/p>\n<p>Te Hani i F\u00ebshf\u00ebrim\u00ebs<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrgjoj sto\u00e7enin<br \/>\ntek shket v\u00ebrtik n\u00ebn ur\u00eb,<br \/>\nz\u00ebrin e Zarizan\u00ebs n\u00eb muzg<br \/>\nbritm\u00ebn n\u00eb terr, \u00c7ek beni!<br \/>\nJehona krismash, kur vritej poeti<br \/>\nnat\u00ebn me yjet zhytur n\u00ebn val\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa zbardh mbi kreshta e maja<br \/>\nndihet nj\u00eb z\u00eb i p\u00ebrmallsh\u00ebm:<br \/>\n\u201cJu flas zem\u00ebr hapur,<br \/>\nme shqipen e bukur<br \/>\nAh! dua t\u00eb prehem<br \/>\nhijeve n\u00ebn rrepe as fjetur,<br \/>\nas zgjuar, buz\u00eb lumit<br \/>\n, t\u00eb mbaj vesh rrahje zemrash<br \/>\nt\u00eb dashur, legjenda<br \/>\ne rr\u00ebfime, shushurima val\u00ebsh,<br \/>\nkur Qyteti i Bardh\u00eb zgjohet<br \/>\ne dit\u00eb e re, zbret nga Mali Shenjt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica PERKUJTIM PAS NJE VITI n\u00eb nderim t\u00eb shkrimtarit Ramadan Pasma\u00e7iu Rr\u00ebfimet e Mitrush Kutelit-ligj\u00ebrime bylbyli, frym\u00ebzim nga bukurit\u00eb brigjeve t\u00eb liqenit kalt\u00ebrosh t\u00eb Pogradecit dhe lumit t\u00eb madh, Drinit val\u00ebshkum\u00eb, na sjellin nd\u00ebr mend Ramadan Pasma\u00e7iun me tregimet e romanet-frym\u00ebzim nga mrekullit\u00eb e Qytetit t\u00eb Bardh\u00eb Beratit, q\u00eb struket n\u00ebn muret &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27274,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-27843","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27843","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27843"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27843\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27843"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27843"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27843"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}