{"id":28154,"date":"2022-11-04T10:02:58","date_gmt":"2022-11-04T10:02:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28154"},"modified":"2022-11-04T10:05:43","modified_gmt":"2022-11-04T10:05:43","slug":"nje-dite-ne-berat-me-vexhi-buharane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/11\/04\/nje-dite-ne-berat-me-vexhi-buharane\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb DIT\u00cb N\u00cb BERAT ME VEXHI BUHARAN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkrimtar\u00eb nga Tirana, pelegrinazh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar poetin dhe p\u00ebrkthyesin e mir\u00ebnjohur<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Rexhep POLISI<\/strong><\/p>\n<p>E shtuna e 29 tetorit ishte nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Beratin. Dhjet\u00ebra shkrimtar\u00eb dhe poet\u00eb kishin ardhur nga Tirana n\u00eb qytetatin 2400 vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar poetin, studiuesin, gjuh\u00ebtarin, dijetarin dhe p\u00ebrkthyesin e mir\u00ebnjohur, Vexhi Buharaja.<br \/>\nNdalesa e par\u00eb ishte tek varri i poetit ku n\u00eb prani t\u00eb vajz\u00ebs, djalit dhe familjar\u00ebve u vendos nj\u00eb buqet\u00eb me lule. Nj\u00eb varr i thjesht\u00eb, por q\u00eb mbart madh\u00ebshtin\u00eb e gjeniut Buharaja. Portreti i Buharas\u00eb n\u00eb pllak\u00ebn e kreut t\u00eb varrit dhe nj\u00eb lib\u00ebr i hapur me vargjet \u201cP\u00ebrball\u00eb Tomorit\u201d p\u00ebrjet\u00ebsojn\u00eb poetin n\u00eb qytetin e tij t\u00eb dashur, Beratin.<br \/>\nPoeti Rexhep Shahu, drejtues i sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cKlubi i Poezis\u00eb\u201d q\u00eb organizoi k\u00ebt\u00eb aktivitet p\u00ebrkujtues me mb\u00ebshtetjen e pakursyer t\u00eb deputetit humanist, Flamur Hoxha, mbajti fjal\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse. Shahu tha se, kolosi i kultur\u00ebs komb\u00ebtare Vexhi Buharaja u p\u00ebrbuz nga regjimi komunist, por ai mbeti n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve t\u00eb Beratit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e donion dhe e respektonin.<br \/>\n\u201cRegjimi komunist e p\u00ebrbuzi, lin\u00e7oi, m\u00ebnjanoi dhe e caktoi t\u00eb b\u00ebnte pun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta kolosin e kultur\u00ebs komb\u00ebtare Vexhi Buharaja, at\u00eb q\u00eb kishte dije e fuqi p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai regjim p\u00ebr 8 vjet e la kolosin e let\u00ebris\u00eb t\u00eb pres\u00eb bileta p\u00ebr klient\u00ebt n\u00eb berberan\u00ebn e qytetit\u201d, u shpreh Rexhep Shahu.<br \/>\nNd\u00ebrsa familjar\u00ebt soll\u00ebn n\u00eb kujtes\u00eb detaje nga largimi i tij nga kjo jet\u00eb. Vajza e poetit falenderoi drejtuesin e k\u00ebtij pelegrinazhi, Rexhep Shahu si dhe shkrimtar\u00ebt dhe poet\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nderim q\u00eb i b\u00ebnin babait t\u00eb saj. \u201cDeri m\u00eb sot askush nuk ishte kujtuar p\u00ebr Vexhi Buharan\u00eb. E lan\u00eb n\u00eb harres\u00eb, por kjo dit\u00eb do t\u00eb mbetet e ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr ne familjar\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Beratin\u201d, tha e emocionuar vajza e poetit.<br \/>\n***<br \/>\nQ\u00ebndresa e radh\u00ebs ishte tek lulishtja e famshme n\u00eb lagjen \u201cMurat \u00c7elebiu\u201d, ku Buharaja \u00e7do pasdite ulej n\u00eb stolin e tij, t\u00eb cilin nuk ia zinin qytetar\u00ebt n\u00eb shenj\u00eb nderimi p\u00ebr t\u00eb. Poeti Yzedin Hima na tha se, k\u00ebtu Buharaja kaloi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb prani edhe t\u00eb pak miqve t\u00eb tjer\u00eb, duke u ndalur n\u00eb stolin e tij, t\u00eb cilin, sipas asaj q\u00eb tregohet, nuk e zinte askush, edhe kur vet\u00eb ai nuk ishte i pranish\u00ebm. Buharaja ishte nj\u00eb mik i t\u00eb gjith\u00ebve!<br \/>\nNamir Lapardhaja u shpreh se, Vexhiu endej n\u00eb qytet mes mitit dhe mjegull\u00ebs, i qet\u00eb n\u00eb dukje dhe i vetmuar. P\u00ebrher\u00eb i rrethuar nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz. Ata kujdeseshin q\u00eb stolin e tij t\u00eb mos e zinte askush. \u201c\u00cbsht\u00eb vendi i zotit Vexhi!\u201d, thoshin&#8230;<br \/>\nVendi i berberan\u00ebs, ku Buharaja preu bileta p\u00ebr vite me radh\u00eb, ishte nj\u00eb tjet\u00ebr ndales\u00eb e shkrimtar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb rijet\u00ebsuar hapat dhe intinerarin e dikursh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkthyesit t\u00eb \u201cShahnames\u00eb\u201d dhe t\u00eb \u201cGjylistanit dhe Bostanit\u201d.<br \/>\n***<br \/>\nAktiviteti u p\u00ebrq\u00ebndrua m\u00eb pas n\u00eb bibliotek\u00ebn q\u00eb mban emrin e Vexhi Buharas\u00eb n\u00eb qytetin e Beratit. Studiuesi dhe poeti Yzedin Hima, i cili \u00ebsht\u00eb autor i librit \u201cVexhi Buharaja, pa mite e mjegull\u201d, solli n\u00eb v\u00ebmendjen e t\u00eb pranishm\u00ebve r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka figura e Buharas\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare, e cila, sipas tij, \u00ebsht\u00eb ende e panjohur dhe e pavler\u00ebsuar plot\u00ebsisht.<br \/>\n\u201cVexhi Buharaja ka qen\u00eb nj\u00eb personalitet i gjithansh\u00ebm. Ai ishte poet, studiues, gjuh\u00ebtar, orientalis, p\u00ebrkthyes, publicist, njoh\u00ebs i gjuh\u00ebve t\u00eb lindjes dhe t\u00eb per\u00ebndimi, njeri me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe i admiruar prej t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e njoh\u00ebn. Jeta e Vexhiut \u00ebsht\u00eb endur mes mohimit dhe harrimit.<br \/>\nArdhja n\u00eb pushtet e regjimit komunist e gjeti Buharan\u00eb, pa miqt\u00eb e tij t\u00eb dijes, pen\u00ebs dhe kultur\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i mori lufta. Ky qe fat i keq p\u00ebr t\u00eb. Edhe n\u00eb krijimet e tjera letrare, ve\u00e7 poezis\u00eb, Buharaja i ri n\u00eb eset\u00eb e tij e p\u00ebrmend fjal\u00ebn liri s\u00eb pari si nj\u00eb ide, e cila duhet t\u00eb rr\u00ebnjoset te njer\u00ebzit.<br \/>\nVexhi Buharaja sht\u00eb p\u00ebrkthyes i shum\u00eb veprave letrare dhe poetike. Ai ka sjell n\u00eb shqip veprat shkencore t\u00eb Hoxh\u00eb Hasan Tahsinit, dram\u00ebn \u201cBesa\u201d t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, \u201cShahnamen\u00eb\u201d e Firdeusit, \u201c\u00cbnd\u00ebrrimet\u201d e Naim Frash\u00ebrit, \u201cGjylistani dhe Bostani\u201d t\u00eb Saadi Shirazit etj.<br \/>\nEmri i tij renditet si nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrkthyesit e m\u00ebdhenj t\u00eb shqipes, krahas Gjon Shllakut, Petro Zhejit, Fan Nolit\u201d, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera poeti Yzedin Hima.<br \/>\nNamir Lapardhaja tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se, Vexhi Buharaja ishte nj\u00eb personalitet i gjithansh\u00ebm. \u201cAi ishte njeri me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe i admiruesh\u00ebm prej atyre q\u00eb e njoh\u00ebn nga af\u00ebr. Jeta e tij endet mes mohimit dhe harrimit. I d\u00ebnuar politikisht n\u00eb 1947, n\u00eb vitin 1965 pranohet n\u00eb Institutin e Historis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Me profesionaliz\u00ebm dhe skrupulozitet, mbledh dhe p\u00ebrkthen n\u00eb shqip mbishkrimet turko-osmano-arabe n\u00eb vendin ton\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, p\u00ebrkthen shum\u00eb materiale t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, si\u00e7 jan\u00eb aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrkthyes i shum\u00eb veprave letrare dhe poetike\u201d, tha Lapardhaja.<br \/>\nIsh-i burgosuri politik, Bedri Blloshmi autor i 12 librave p\u00ebr ferrin komunist n\u00eb burgjet e Spa\u00e7it, Qaf\u00eb Barit dhe Burrelit tha se, Vexhi Buharaja p\u00ebrve\u00e7se ishte nj\u00eb shkrimtar dhe p\u00ebrkthyes i talentuar ishte edhe nj\u00eb nacionalist me ide per\u00ebndimore. \u201cVexhi Buharaja n\u00eb vitin 1947 u arrestua dhe vuajtjen e d\u00ebnimit e b\u00ebri n\u00eb K\u00ebnet\u00ebn Maliqit. Aty u takua me njer\u00ebzit e letrave Arshi Pipa dhe Mitrush Kuteli ku vuajt\u00eb tmerrin komunist. Buharaja u lan\u00eb n\u00eb harres\u00eb nga regjimi komunist. Kjo veprimtari kushtuar Buharas\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur pasi emri i tij ishte l\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb harres\u00eb\u201d, tha Blloshmi.<br \/>\nPoeti dhe gazetari Jaho Margjeka foli p\u00ebr krijimtarin\u00eb e Vexhi Buharas\u00eb. Ai tha se, Vexhi Buharaja ishte nj\u00eb personalitet i gjithansh\u00ebm. Ai ishte njeri me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe i admiruesh\u00ebm prej atyre q\u00eb e njoh\u00ebn nga af\u00ebr. Buharaja ishte nj\u00eb poet i klasit t\u00eb lart\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht renditet si nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrkthyesit e m\u00ebdhenj t\u00eb shqipes.<br \/>\nShkrimtar\u00eb dhe studiues t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn aktivitetin, duke sjell\u00eb p\u00ebrjetime dhe detaje p\u00ebr vepr\u00ebn dhe pun\u00ebn e Vexhi Buharas\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet u b\u00eb edhe promovimi i numrit 39 t\u00eb Revist\u00ebs Letrare t\u00eb Tiran\u00ebs \u201cIllz\u201d, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr, ve\u00e7 nobelistes s\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb let\u00ebrsi, Annie Ernaux, i ishte dedikuar n\u00eb nj\u00eb rubrik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb pun\u00ebs studimore, p\u00ebrkthimeve dhe krijimtaris\u00eb s\u00eb Vexhi Buharas\u00eb.<br \/>\n***<br \/>\nNdon\u00ebse \u00ebsht\u00eb fund tetori, Berati shndrit n\u00ebn rrezet e diellit. Dita ka nisur t\u00eb thyhet, por dielli ende vijon t\u00eb ngroh\u00eb. Qyteti k\u00ebt\u00eb dit\u00eb duket se ndjen m\u00eb s\u00eb te\u00ebprmi ngroht\u00ebsin\u00eb dhe shk\u00eblqimin e Vexhi Buharas\u00eb. Njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb na p\u00ebrsh\u00ebndesin me buz\u00ebqeshje. K\u00ebto buz\u00ebqeshje na vijn\u00eb si mir\u00ebnjohje p\u00ebr kujtes\u00ebn e poetit&#8230;<br \/>\nLem\u00eb pas qytetin magjik me shpres\u00ebn se ky i sotmi do t\u00eb jet\u00eb sipari i aktiviteteve p\u00ebr Vexhi Buharan\u00eb. Brezi i ri ka pak njohuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb ndritur, ashtu si edhe p\u00ebr mjaft figura t\u00eb tjera t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe artit q\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb. Ndaj aktivitete t\u00eb tilla kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar dhe falenderimet i shkojn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb organizator\u00ebve Rexhep Shahu e Izet Duraku si dhe deputetit humanist, Flamur Hoxha.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-28155\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2-2-300x183.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"183\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2-2-300x183.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2-2-768x469.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/2-2.jpg 800w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong>Kush ishte Vexhi Buharaja<\/strong><\/p>\n<p>Vexhi Buharaja ishte nj\u00eb personalitet i gjithansh\u00ebm. Ai ishte njeri me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe i admiruesh\u00ebm prej atyre q\u00eb e njoh\u00ebn nga af\u00ebr. Jeta e tij endet mes mohimit dhe harrimit. I d\u00ebnuar politikisht n\u00eb 1947, n\u00eb vitin 1965 pranohet n\u00eb Institutin e Historis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Me profesionaliz\u00ebm dhe skrupulozitet, mbledh dhe p\u00ebrkthen n\u00eb shqip mbishkrimet turko-osmano-arabe n\u00eb vendin ton\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, p\u00ebrkthen shum\u00eb materiale t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, si\u00e7 jan\u00eb aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrkthyes i shum\u00eb veprave letrare dhe poetike. Sjell n\u00eb shqip veprat shkencore t\u00eb Hoxh\u00eb Hasan Tahsinit, dram\u00ebn \u201cBesa\u201d t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, \u201cShahnamen\u00eb\u201d e Firdeusit, \u201c\u00cbnd\u00ebrrimet\u201d e Naim Frash\u00ebrit, \u201cGjylistani dhe Bostani\u201d t\u00eb Saadi Shirazit etj.<br \/>\nEmri i tij renditet si nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrkthyesit e m\u00ebdhenj t\u00eb shqipes, krahas Gjon Shllakut, Petro Zhejit, Fan Nolit. N\u00eb vitin &#8217;75 hapen \u201cdefter\u00ebt e vjet\u00ebr\u201d. D\u00ebbohet nga Instituti i Historis\u00eb. Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave, nj\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebve i p\u00ebrvet\u00ebsohen nga njer\u00ebz t\u00eb partis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. P\u00ebrkthime e studime t\u00eb tij botohen n\u00eb revista shkencore si pun\u00eb t\u00eb tyre. Kthehet n\u00eb qytetin e lindjes.<br \/>\nP\u00ebr ata q\u00eb e njohin, shoq\u00ebrohet nga nj\u00eb aureol\u00eb drite. Beratasit e vjet\u00ebr e respektojn\u00eb dhe e p\u00ebrsh\u00ebndesin me nderime. P\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik m\u00eb shum\u00eb, i d\u00ebnuar dikur dhe i l\u00ebn\u00eb rrug\u00ebve. Paraqitet n\u00eb Komitetin Ekzekutiv, ku k\u00ebrkon pun\u00eb. Kryetari e pret me respekt. I thot\u00eb t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, sepse do t\u00eb gjendet nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen i komunikohet: do t\u00eb pres\u00eb bileta n\u00eb berberan\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Pranon. E di se me injorant\u00ebt nuk mund t\u00eb b\u00ebhet shaka.<br \/>\nKa kaluar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tehun e shpat\u00ebs vite m\u00eb par\u00eb dhe ia ka hedhur paq. Vet\u00ebm nj\u00eb koh\u00eb monstuoze, ku mbizot\u00ebron injoranca, mund t\u00eb caktoj\u00eb Vexhi Buharan\u00eb t\u00eb pres\u00eb bileta n\u00eb berberan\u00eb. Pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb viteve aktive i kalon aty. Vijon individualisht studimet dhe p\u00ebrkthimet. Miqt\u00eb e mbetur n\u00eb Institut, i sjellin pun\u00eb dhe ai i kryen me profesionaliz\u00ebm. \u00cbsht\u00eb periudh\u00eb e heshtjes dhe vetmis\u00eb s\u00eb madhe. Shoq\u00ebrohet me shum\u00eb pak njer\u00ebz. Del n\u00eb pension dhe nga ajo koh\u00eb nuk e kalon m\u00eb Ur\u00ebn e Goric\u00ebs.<br \/>\nVendtakimi i tij i p\u00ebrditsh\u00ebm me nj\u00eb grup pleqsh, m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb mosh\u00eb, \u00ebsht\u00eb lulishtja e qytetit n\u00eb lagjen \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d. Ai ulej mes bashk\u00ebbiseduesve dhe niste e tregonte n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb mjaft t\u00eb thjesht\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb, ndon\u00ebse m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se ai, e th\u00ebrrisnin \u201czoti Vexhi\u201d. Mjeshtri vijonte ta endte rr\u00ebfimin sipas modelit t\u00eb p\u00ebrrallave persiane. Ata e d\u00ebgjonin me respekt, goj\u00ebhapur.<br \/>\nNj\u00eb Zot e di se sa i vetmuar \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb Buharaja gjat\u00eb asaj kohe n\u00eb qytet. Si pasoj\u00eb e nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrron jet\u00eb m\u00eb 5 korrik 1987, n\u00eb mosh\u00ebn 67-vje\u00e7are. Pas viteve \u201990, si p\u00ebr \u00e7do em\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb larguar nga kjo jet\u00eb, rreth tij qarkullojn\u00eb legjenda. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb marrin nga lavdia e tij, duke treguar se si e njihnin dhe se si shoq\u00ebroheshin me t\u00eb. Por e v\u00ebrteta e asaj kohe t\u00eb marr\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe. Vexhiu endej n\u00eb qytet mes mitit dhe mjegull\u00ebs, i qet\u00eb n\u00eb dukje dhe i vetmuar. P\u00ebrher\u00eb i rrethuar nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz.<strong>\/N.Lapardhaja<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtar\u00eb nga Tirana, pelegrinazh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar poetin dhe p\u00ebrkthyesin e mir\u00ebnjohur Nga Rexhep POLISI E shtuna e 29 tetorit ishte nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Beratin. Dhjet\u00ebra shkrimtar\u00eb dhe poet\u00eb kishin ardhur nga Tirana n\u00eb qytetatin 2400 vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar poetin, studiuesin, gjuh\u00ebtarin, dijetarin dhe p\u00ebrkthyesin e mir\u00ebnjohur, Vexhi Buharaja. Ndalesa e par\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":28156,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-28154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28154\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}