{"id":28670,"date":"2022-11-09T10:24:06","date_gmt":"2022-11-09T10:24:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28670"},"modified":"2022-11-09T10:24:06","modified_gmt":"2022-11-09T10:24:06","slug":"albano-zhapaj-prezanton-kandiduren-ne-primare-per-bashkine-e-fierit-risi-per-cdo-demokrat-e-demokrate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/11\/09\/albano-zhapaj-prezanton-kandiduren-ne-primare-per-bashkine-e-fierit-risi-per-cdo-demokrat-e-demokrate\/","title":{"rendered":"Albano Zhapaj prezanton kandidur\u00ebn n\u00eb primare p\u00ebr Bashkin\u00eb e Fierit: Risi p\u00ebr \u00e7do demokrat e demokrate"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar demokrate dhe demokrat\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq, t\u00eb nderuar shqiptar\u00eb<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu para jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim publik, q\u00eb mua dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, na \u00ebsht\u00eb ofruar si mund\u00ebsi nga procesi i ri demokratik i primareve, p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin tim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet vendore n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb pranoj se kjo vendimmarrje nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb, pasi m\u00eb par\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb reflektimi personal, konsultimi me miqt\u00eb demokrat\u00eb, dhe diskutimi me koleg\u00ebt, shok\u00ebt dhe familjar\u00ebt e mi.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb m\u00eb leht\u00ebsoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje procesi i primareve, t\u00eb cilin e shikoj si nj\u00eb risi p\u00ebr \u00e7do demokrat e demokrate, p\u00ebr \u00e7do simpatizant e simpatizant\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb ndjen se mund t\u00eb jap\u00eb kontributin dhe idet\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, shoq\u00ebri e cila sot m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr demokraci, p\u00ebr liri, dhe p\u00ebr t\u00eb drejta njer\u00ebzore e qytetare.<\/p>\n<p>Ndjeva se duhet t\u00eb isha pjes\u00eb e k\u00ebsaj gare p\u00ebr qytetin e Fierit, pasi gjetja e primareve p\u00ebrkon me filozofin\u00eb time t\u00eb pun\u00ebs dhe jet\u00ebs, ku betejat p\u00ebr demokraci b\u00ebhen nga kandidat\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga vullneti i sovranit, dhe jo nga kandidat\u00eb t\u00eb em\u00ebruar, si\u00e7 jemi m\u00ebsuar t\u00eb shikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto 10 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Un\u00eb quhem Albano Zhapaj, pedagog n\u00eb universitet, ish emigrant ekonomik n\u00eb Itali nga viti 1992 e deri n\u00eb vitin 2007, vit kur vendosa vullnetarisht t\u00eb kthehem dhe t\u00eb kontribuoj n\u00eb vendin tim, mbasi u shkollova n\u00eb Univerisitetin e Padova, n\u00eb profilin Psikologji-Pedagogji me rezultate ekselente.<\/p>\n<p>Karrier\u00ebn time si pedagog e kam filluar n\u00eb Universitetet e Padovas dhe Vicenzas, p\u00ebr ta vijuar m\u00eb tej n\u00eb vendin tim, si n\u00eb: Universitetin e Tiran\u00ebs, ku ve\u00e7 pedagog kam mbajtur edhe detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Kurrikulave t\u00eb k\u00ebtij institucioni, n\u00eb Universitetin e Durr\u00ebsit, t\u00eb Elbasanit, si dhe institucione t\u00eb tjera t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. P\u00ebr tet\u00eb vjet kam punuar pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, n\u00eb detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj fort se liria dhe dinjiteti i njeriut, jan\u00eb vlera t\u00eb patjet\u00ebrsueshme dhe se askush prej nesh nuk jeton dot pa to. E drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb, e drejta p\u00ebr t\u00eb jetuar me dinjitet n\u00eb vendin, e drejta p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn dhe lumturin\u00eb n\u00eb tok\u00ebn ku ke lindur, jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb dhuruara nga Zoti, nga askush tjet\u00ebr. Asnj\u00eb qeveri apo qeveritar nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;i prek\u00eb, t&#8217;i c\u00ebnoj\u00eb, t\u2019i heq\u00eb apo tjet\u00ebrsoj\u00eb ato, as sot e as kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto premisa, vendosa t\u00eb kandidoj n\u00eb primaret p\u00ebr Fierin, pasi nuk e pranoj dot q\u00eb un\u00eb dhe bashk\u00ebqytetar\u00ebt e mi t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet ku t\u00eb rinjt\u00eb largohen se s\u2019kan\u00eb pun\u00eb, s\u2019ka shpres\u00eb, nuk pranoj dot q\u00eb \u00e7do vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot q\u00eb toka t\u00eb zbrazet e t\u00eb mos punohet, q\u00eb t\u00eb braktisen sht\u00ebpit\u00eb, q\u00eb t\u00eb braktisen varret e t\u00eb par\u00ebve, vet\u00ebm e vet\u00ebm se nj\u00eb grusht pushtetar\u00ebsh kan\u00eb vendosur t\u00eb na nxjerrin n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Modeli i nj\u00eb pushteti vendor q\u00eb kam n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb ai model ku qytetari i k\u00ebrkon llogari pushteti vendor dhe jo e kund\u00ebrta, ku qytetari t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb aktive e jet\u00ebs dhe vendimmarrjes s\u00eb qytetit, dhe jo vuajt\u00ebs i vendimmarrjeve t\u00eb k\u00ebqija, atyre klienteliste, korruptive dhe shtyp\u00ebse&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb me ndihm\u00ebn e Zotit dhe me vullnetin e vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve do t\u00eb b\u00ebj \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur nga p\u00ebrvoja dhe dija ime, p\u00ebr ti kthyer vlerat qytetit t\u00eb Fierit, p\u00ebr ti kthyer Bashkin\u00eb Qytetar\u00ebve Fierak\u00eb. Fieri nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb bashkia e \u201cqytetar\u00ebve tan\u00eb dhe qytetar\u00ebve t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitoj nga z\u00ebri q\u00eb m\u00eb jep kjo foltore ti b\u00ebj thirrje \u00e7do qytetari fierak dhe shqiptar q\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb fatet e tyre, t\u00eb rimarrin t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs, pun\u00ebs dhe dinjitetit, sepse jan\u00eb t\u00eb drejta q\u00eb ua ka fal Zoti, dhe ky pushtet ua ka tjet\u00ebrsuar, t\u00eb ngrihen fuqish\u00ebm n\u00eb protesta, sepse ato q\u00eb na i kan\u00eb marr\u00eb ma mashtrim e dhun\u00eb, duhet t\u00eb na i kthejn\u00eb patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi shpreh respektin dhe mir\u00ebnjohjen p\u00ebr k\u00ebdo kandidat apo kandidate q\u00eb do jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj gare demokratike, dhe deklaroj solemnisht se do t\u00eb pranoj rezultatin e dal\u00eb nga vota e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, si dhe q\u00eb do t\u00eb punoj nj\u00ebsoj fort, si pjes\u00eb e ngusht\u00eb e stafit dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i kujtdo kandidati fitues n\u00eb qytetin e Fierit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar demokrate dhe demokrat\u00eb, T\u00eb nderuar miq, t\u00eb nderuar shqiptar\u00eb Jam k\u00ebtu para jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim publik, q\u00eb mua dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, na \u00ebsht\u00eb ofruar si mund\u00ebsi nga procesi i ri demokratik i primareve, p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin tim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet vendore n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":28671,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-28670","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28670"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28670\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28671"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}