{"id":28958,"date":"2022-11-11T18:59:42","date_gmt":"2022-11-11T18:59:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28958"},"modified":"2022-11-11T18:59:42","modified_gmt":"2022-11-11T18:59:42","slug":"zeri-i-amerikes-shqetesuese-gjuha-e-urrejtjes-ne-parlament","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/11\/11\/zeri-i-amerikes-shqetesuese-gjuha-e-urrejtjes-ne-parlament\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Shqet\u00ebsuese gjuha e urrejtjes n\u00eb Parlament"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ekspert\u00eb t\u00eb organizatave joqeveritare n\u00eb Shqip\u00ebri po shprehin shqet\u00ebsimin mbi gjuh\u00ebn e urrejtjes q\u00eb po shfaqet, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Sipas ekspertes s\u00eb Qendr\u00ebs Europiane, Kris Kllapi, gjuha e urrejtjes tashm\u00eb manifestohet n\u00eb politik\u00eb, parlament, media dhe rrjetet sociale, t\u00eb cilat, vitet e fundit, kan\u00eb njohur nj\u00eb p\u00ebrhapje t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, kryesisht mes t\u00eb rinjve.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq, gjuha e urrejtjes shfaqet m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb politik\u00eb dhe, s\u00eb fundmi, edhe n\u00eb media. Shfaqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e saj m\u00eb klasike, pra p\u00ebrmes ligj\u00ebratave, p\u00ebrmes diskutimeve, por, koh\u00ebt e fundit, gjuha e urrejtjes ka filluar t\u00eb shfaqet shum\u00eb edhe p\u00ebrmes formave t\u00eb tjera si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb vidiot apo montazhet e shkurt\u00ebra q\u00eb paraqiten n\u00eb rrjetet sociale si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb instagrami, tik-toku, facebooku\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ekspertja e Qendr\u00ebs Europiane, Kris Kllapi, thot\u00eb se p\u00ebrgjith\u00ebsisht gjuha e urrejtjes, e shfaqur n\u00eb politik\u00eb apo n\u00eb parlament, reflektohet m\u00eb pas edhe n\u00eb media duke rritur p\u00ebrmasat e fenomenit. Por, n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, gjuha e urrejtjes , shton ajo, drejtohet edhe ndaj komuniteteve m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe, jo rrall\u00eb, edhe ndaj personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr punonj\u00ebsen sociale pran\u00eb qendr\u00ebs \u201cGruaja tek gruaja\u201d, Tonilda \u00c7ela, gjuha e urrejtjes shoq\u00ebrohet me pasoja t\u00eb r\u00ebnda kryesisht tek grat\u00eb dhe vajzat. Ajo shton se, si pasoj\u00eb e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, vitet e fundit jan\u00eb shtuar rastet e dhun\u00ebs fizike dhe asaj psikologjike ndaj grave.<\/p>\n<p><em>\u201cSi punonj\u00ebse sociale e nj\u00eb organizate p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet sociale, ku punoj me grat\u00eb dhe vajzat q\u00eb jan\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, mundem me than\u00eb se kjo gjuh\u00eb e urrejtjes, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rasteve, \u00e7on drejt k\u00ebtyre pasojave si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, forma m\u00eb e shpesht\u00eb, dhuna psikologjike dhe dhuna fizike. Por, nuk p\u00ebrjashtohen edhe rastet q\u00eb i p\u00ebrkasin dhun\u00ebs ekonomike dhe asaj seksuale, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb raportuara, por sigurisht q\u00eb ndodhin n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 mediave, edhe interneti dhe p\u00ebrdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale po nxisin fenomenin e dhun\u00ebs virtuale dhe gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes. M\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb adoleshent\u00ebt, vajzat dhe grat\u00eb q\u00eb bien pre e k\u00ebrc\u00ebnimeve online, prej t\u00eb cilave, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb organizatave joqeveritare, vet\u00ebm 3% e rasteve arrijn\u00eb t\u00eb raportohen.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e koalicionit \u201cBashk\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb\u201d, Fjona Bashi, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet se jo \u00e7do gj\u00eb n\u00eb internet apo rrjetet sociale \u00ebsht\u00eb e dobishme dhe se gjuha e urrejtjes n\u00eb komunikimin p\u00ebrmes rrjeteve sociale shoq\u00ebrohet me shtimin e konflikteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr eksperten e Qendr\u00ebs Europiane, Kris Kllapi, n\u00eb Shqip\u00ebri ekzistojn\u00eb instrumentet p\u00ebr frenimin e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, por ato nuk jan\u00eb t\u00eb efektshme.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri ka instrumenta si\u00e7 \u00ebsht\u00eb legjislacioni i kodit civil, kodi penal, Komisioneri p\u00ebr mbrojtjen ndaj diskriminimit, Avokati i Popullit, shoq\u00ebria civile, e cila b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por mendoj se asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr efektet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb gjuha e urrejtjes\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ekspert\u00ebt rekomandojn\u00eb krijimin e nj\u00eb regjistri me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrsa i p\u00ebrket rasteve t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, raportimin e tyre nga ana e strukturave shtet\u00ebrore si dhe fuqizimin e legjislacionit, i cili \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm, sipas tyre, p\u00ebrsa i p\u00ebrket evidentimit dhe d\u00ebnimit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes.<strong>\/VOA\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspert\u00eb t\u00eb organizatave joqeveritare n\u00eb Shqip\u00ebri po shprehin shqet\u00ebsimin mbi gjuh\u00ebn e urrejtjes q\u00eb po shfaqet, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Sipas ekspertes s\u00eb Qendr\u00ebs Europiane, Kris Kllapi, gjuha e urrejtjes tashm\u00eb manifestohet n\u00eb politik\u00eb, parlament, media dhe rrjetet sociale, t\u00eb cilat, vitet e fundit, kan\u00eb njohur nj\u00eb p\u00ebrhapje t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, kryesisht mes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-28958","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28958","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28958"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28958\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28958"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28958"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28958"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}