{"id":29088,"date":"2022-11-13T18:44:46","date_gmt":"2022-11-13T18:44:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=29088"},"modified":"2022-11-13T18:44:46","modified_gmt":"2022-11-13T18:44:46","slug":"protesta-qe-nuk-u-kthye-dot-ne-21-janarin-e-2011-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/11\/13\/protesta-qe-nuk-u-kthye-dot-ne-21-janarin-e-2011-es\/","title":{"rendered":"Protesta q\u00eb nuk u kthye dot n\u00eb 21 janarin e 2011-\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ilir LEVONJA<\/strong><\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt jemi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. E kemi shabllon jete pyet\u00ebsorin. K\u00ebsisoj edhe mbrem\u00eb von\u00eb pas proteste. K\u00ebtej fiknin dritat. K\u00ebtej pyesnin, h\u00eb si thoni, ka m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz sonte, apo n\u00eb korrik? Megjith\u00ebse e kam bindje, q\u00eb loja me dritat ishte nj\u00eb strategji e ul\u00ebt provokimi p\u00ebr t\u00eb ndezur fitilin. Pastaj ec e t\u2019i d\u00ebgjoje patronazhist\u00ebt, rilindo-komunist\u00ebt, ja \u201dkriminieli\u201d, ja si vret n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, ja si vret p\u00ebr pushtet. Dhe kan\u00eb hedhur titujt, Po dhun\u00eb pse nuk pati? Pse nuk u dogj Kryeministria? Pse nuk e hoq\u00ebn Ram\u00ebn? K\u00ebshtu do vin\u00eb n\u00eb pushtet k\u00ebta? E kemi etalon krahasimin n\u00eb \u00e7do fush\u00eb. Vdesim p\u00ebr konkluzionin sip\u00ebror.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr v\u00ebshtron edhe ca tituj bajat\u00eb, protest\u00eb e p\u00ebrgjysmuar. Jo, jo ore jo, Nuk ishte e p\u00ebrgjysmuar, ishte dopio. Dhe v\u00ebrtet\u00eb ashtu si duhej. Dhe dh\u00ebnt\u00eb Zoti e b\u00ebjn\u00eb jav\u00eb m\u00eb jav\u00eb e deri dit\u00eb m\u00eb dit\u00eb n\u00eb vijim. Nga ana tjet\u00ebr protesta e djeshme rivulosi dhe at\u00eb se kujt i p\u00ebrket\u00eb PD-ja, mandateve apo demokrat\u00ebve, deputet\u00ebve apo demokrat\u00ebve? K\u00ebrkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbushi sheshin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe p\u00ebr ata. Madje pa Ilir Met\u00ebn. Pasi shum\u00eb prej tyre i shqet\u00ebson kjo aleanc\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse deri dje nuk i shqet\u00ebsonte aspak kur n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Bash\u00ebs q\u00ebndronte gruaja e Ilir Met\u00ebs. E gjitha kjo frym\u00eb vjen pas nj\u00eb indinjate sociale t\u00eb shqiptar\u00ebve karshi Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar. Ku duhet th\u00ebn\u00eb se Rama dhe propaganda e tij ia arriti q\u00ebllimit. Shqiptar\u00ebt dol\u00ebn n\u00eb protest\u00eb madje deri n\u00eb Lond\u00ebr. Fajin e ka Anglia q\u00eb nuk na pranon, q\u00eb nuk na strehon gomonet me emigrant\u00eb, jo qeveria shqiptare. Dhe ta mendosh q\u00eb brenda Shqip\u00ebris\u00eb ky kryeminist\u00ebr, bullizon shqiptar\u00ebt si t\u00eb pa aft\u00eb, jo t\u00eb arsimuar, jo t\u00eb profesionalizuar, ikin e punojn\u00eb tokat e Greqis\u00eb dhe l\u00ebn\u00eb t\u00eb tyret djerr\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr bullizon Anglin\u00eb pse nuk pranon gomonet me shqiptar\u00eb. Bullizon nj\u00eb shtetare t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb q\u00eb foli p\u00ebr nj\u00eb shqet\u00ebsim real bash n\u00eb Kuvendin e vendit t\u00eb saj. Dhe ne, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb skuqemi, pushtohemi nga ndjenja bajate t\u00eb gjoja naciolizmit dhe shqiptaris\u00eb sa n\u00eb nj\u00eb kor masiv denigrojm\u00eb Anglin\u00eb.<\/p>\n<p>Po e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb, kemi kapur tregun e bim\u00ebve narkotike, sht\u00ebpit\u00eb e barit, parat\u00eb e pista. Dhe duam apo nuk duam, kemi eklipsuar \u00e7do vler\u00eb sociale t\u00eb shqiptarit pun\u00ebtor e t\u00eb nd\u00ebrsh\u00ebm. Dhe nderi nuk mbrohet me pordh\u00ebt e Ram\u00ebs, por me m\u00ebshir\u00ebmin kristian ku na japin pun\u00eb, para dhe t\u00eb drejta ligjore. Detaje t\u00eb st\u00ebrmunguara n\u00eb vendin am\u00eb. Aq sa boshll\u00ebkun katastrofik t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb individit, duam ta mbulojm\u00eb me bullizmin ramist.<\/p>\n<p>Shkurt, nuk e kan\u00eb fajin vendet prit\u00ebse, aty ku jemi, jetojm\u00eb, punojm\u00eb, rrisim dhe edukojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, por ata q\u00eb na p\u00ebrzun\u00eb dhe po na p\u00ebrz\u00ebn\u00eb dit\u00eb m\u00eb dit\u00eb. Jan\u00eb po k\u00ebta q\u00eb t\u00eb mbysin me faktin e dhun\u00ebs s\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 21 janarit 2011, megjith\u00ebse vet e shkaktuan at\u00eb konfliktit social e shtet\u00ebror. Dhe sot po k\u00ebta q\u00eb pasi kan\u00eb shqyer telefonat, q\u00eb kan\u00eb djersitur shtret\u00ebrit, nga fakti q\u00eb d\u00ebshtuan ta kthenin 12 n\u00ebntorin e 2022-it,\u00a0n\u00eb 21 janarin e 2011-\u00ebs. Pra, n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb vazhduesh\u00ebm social ku vet\u00ebm pushtetit i tyre t\u00eb mos preket.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir LEVONJA Ne shqiptar\u00ebt jemi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. E kemi shabllon jete pyet\u00ebsorin. K\u00ebsisoj edhe mbrem\u00eb von\u00eb pas proteste. K\u00ebtej fiknin dritat. K\u00ebtej pyesnin, h\u00eb si thoni, ka m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz sonte, apo n\u00eb korrik? Megjith\u00ebse e kam bindje, q\u00eb loja me dritat ishte nj\u00eb strategji e ul\u00ebt provokimi p\u00ebr t\u00eb ndezur fitilin. Pastaj ec &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-29088","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29088\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}