{"id":31183,"date":"2022-12-09T12:30:01","date_gmt":"2022-12-09T12:30:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=31183"},"modified":"2022-12-09T12:30:01","modified_gmt":"2022-12-09T12:30:01","slug":"kallezimi-i-metes-gjykata-rrezon-prokurorine-nuk-nisi-hetimet-ndaj-autoritetit-te-dosjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/12\/09\/kallezimi-i-metes-gjykata-rrezon-prokurorine-nuk-nisi-hetimet-ndaj-autoritetit-te-dosjeve\/","title":{"rendered":"Kall\u00ebzimi i Met\u00ebs, Gjykata rr\u00ebzon Prokurorin\u00eb, nuk nisi hetimet ndaj Autoritetit t\u00eb Dosjeve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Petrit Vasili si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Ilir Meta, Genci Gjokutaj kan\u00eb deklaruar se vendimi i prokuroris\u00eb p\u00ebr mos nisjen e\u00a0hetimeve ndaj Autoritetit t\u00eb Dosjeve p\u00ebr kall\u00ebzimin e Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata. Gjat\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat Vasili theksoi se vendimi provon gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb muajin tetor kur dhe paraqit\u00ebn ankimimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.\u00a0Po ashtu Vasili komentoi se ky vendim \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pasi v\u00ebrteton \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb skandaloze.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Vasilit<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetit t\u00eb dosjeve p\u00ebr veprime dhe mosveprime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ligjore t\u00eb kryera me q\u00ebllim dhe regji politike. Ky vendim provon gjithcka q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb tetor, kur paraqit\u00ebm ankimimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Veprimet e prokuroris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb skandaloze dhe t\u00eb paimagjinueshme. Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka d\u00ebgjuar fare pal\u00ebn akuzuese, por ka d\u00ebgjuar vet\u00ebm pal\u00ebn e akuzuar, an\u00ebtar\u00ebt e autoritetit t\u00eb dosjeve dhe vet\u00ebm mb\u00ebshtetur n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre ka vendosur mosfillimin. Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marr\u00eb dokumentet, t\u00eb cilat provonin shum\u00eb qart\u00eb shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs, mashtrimin dhe manipulimin e An\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Autoritetit t\u00eb Dosjeve. \u00cbsht\u00eb fakt publik, q\u00eb vet\u00eb drejtuesja e Autoritetit, zonja Genta Sula, ka pohuar publikisht me goj\u00ebn e saj n\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb dat\u00ebn 9 shtator 2022 n\u00eb TV Komb\u00ebtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se \u201cdy an\u00ebtar\u00ebt e Autoritetit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikime\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb po vet\u00eb drejtuesja e Autoritetit Genta Sula n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj n\u00eb prokurori ka d\u00ebshmuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb verifikim dhe hetim p\u00ebr zotin Meta. Pra d\u00ebshmi t\u00eb qarta shum\u00eb kontradiktore, q\u00eb k\u00ebrkonin detyrimisht hetim t\u00eb thelluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkelje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb penale fakti i provuar totalisht q\u00eb pa b\u00ebr\u00eb hetim dhe verifikim p\u00ebr identitetin e z. Meta, Autoriteti i Dosjeve ka d\u00ebrguar informacion zyrtar duke p\u00ebrcaktuar emrin e z. Ilir Meta t\u00eb lidhur me dosjet e sigurimit, pa pasur asnj\u00eb lloj dokumenti, q\u00eb provonte gjeneralitetet e z. Meta. \u00cbsht\u00eb fakt i provuar bot\u00ebrisht, q\u00eb megjith\u00ebse ligji nuk e lejonte \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikim lidhur me z.Ilir Meta dhe konkluzionet i jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Autoriteti i Dosjeve, me informacion shkresor, Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me shkres\u00ebn me Nr. 1275\/1 n\u00eb dat\u00ebn 26 korrik 2022. \u00cbsht\u00eb fakt, q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, n\u00eb shkelje e dhunim flagrant t\u00eb ligjit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor t\u00eb z. Meta, avokatit Genc Gjokutaj nuk i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentet nga Autoriteti I Dosjeve megjith\u00ebse i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar me shkres\u00eb zyrtare q\u00eb n\u00eb dat\u00eb 14 shtator 2022 dhe me shkres\u00eb rikujtes\u00eb n\u00eb 25 shtator 2022 dhe po ashtu nuk i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dokumentet as nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb drejtuar me k\u00ebrkes\u00eb zyrtare, q\u00eb n\u00eb dat\u00eb 25 shtator 2022. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb, q\u00eb ky vendim i Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb nul pasi nuk ka respektuar asnj\u00eb nga detyrimet m\u00eb themelore t\u00eb ligjit si n\u00eb procedur\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje. Mos fillimi i \u00e7\u00ebshtjes penale nga Prokuroria e Tiran\u00ebs pa kryer asnj\u00eb hetim, mosdh\u00ebnia e dokumenteve nga Autoriteti i Dosjeve avokatit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, si edhe mosdh\u00ebnia e dokumenteve edhe nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ndaj avokatit, tregon qart\u00eb kapjen prej fyti t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb institucioneve nga Edi Rama. Ky vendim do t\u00eb ankimohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor n\u00eb Tiran\u00eb dhe ankimi depozitohet sot n\u00eb at\u00eb Gjykat\u00eb. Kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb ndiqet deri n\u00eb fund dhe n\u00eb rast se procesi gjyq\u00ebsor do ta k\u00ebrkoj\u00eb ajo do t\u00eb ankimohet n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e Gjykatave t\u00eb vendit, por edhe n\u00eb Gjykatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Petrit Vasili si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Ilir Meta, Genci Gjokutaj kan\u00eb deklaruar se vendimi i prokuroris\u00eb p\u00ebr mos nisjen e\u00a0hetimeve ndaj Autoritetit t\u00eb Dosjeve p\u00ebr kall\u00ebzimin e Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata. Gjat\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat Vasili theksoi se vendimi provon gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb muajin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-31183","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31183\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}