{"id":31642,"date":"2022-12-14T10:56:25","date_gmt":"2022-12-14T10:56:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=31642"},"modified":"2022-12-14T10:56:25","modified_gmt":"2022-12-14T10:56:25","slug":"e-gjithe-kokaina-qe-kalon-nga-gioa-tauro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/12\/14\/e-gjithe-kokaina-qe-kalon-nga-gioa-tauro\/","title":{"rendered":"E gjith\u00eb kokaina q\u00eb kalon nga Gioa Tauro"},"content":{"rendered":"<div>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\"><strong>Koh\u00ebt e fundit, 36 persona midis inspektor\u00ebve, shkarkuesve dhe autoriteteve doganore jan\u00eb arrestuar p\u00ebr narkotrafik. Prapa ishte \u2019ndrangheta, q\u00eb e shfryt\u00ebzon gjithmon\u00eb portin detar.<\/strong><\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">N\u00eb dhjetorin e vitit 2020 porti kalabrez i Gioia Tauro ishte n\u00eb aktivitet t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 mallrave legale kishin ardhur edhe 300 kilogram kokain\u00eb n\u00eb nj\u00eb konteiner nga Santosi n\u00eb Brazil. \u2019Ndrangheta, nj\u00ebre prej organizatave kriminale m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs, i kishte derdhur 216000 euro nj\u00eb funksionari doganor me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb manipulonte skanimet me rreze X t\u00eb konteinerit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb shmangte inspektimet. Sipas autoriteteve italiane, funksionari nuk kishte vepruar i vet\u00ebm: shkarkues bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb e kishin spostuar kokain\u00ebn n\u00eb nj\u00eb konteiner t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngarkuar m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb kompani transportesh bashk\u00ebpun\u00ebtore dhe mbik\u00ebqyr\u00ebsit lokale kishin garantuar q\u00eb plani t\u00eb mos kishte ngecie. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nuk mund ta imagjinonin se dy vite m\u00eb pas Guardia di Finanza do t\u00eb paraqitej n\u00eb Gioia Tauro, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb informacione t\u00eb grumbulluara nga agjent\u00eb t\u00eb infiltruar n\u00eb port dhe n\u00eb interceptime telefonatash t\u00eb kriptuara.<\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">6 tetorin e kaluar autoritetet italiane kan\u00eb arrestuar 36 persona midis shkarkuesve, funksionar\u00ebve doganor\u00eb, autotransportuesve dhe mbik\u00ebqyr\u00ebsve. Jan\u00eb dyshuar se jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb rrjet kontrabandist\u00ebsh t\u00eb drejtuar nga \u2019ndrangheta, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb importonte n\u00eb Itali 30 tonelata kokain\u00eb n\u00eb vit. Porti i Gioia Tauro, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e Europ\u00ebs, ishte midis pikave kryesore hyr\u00ebse t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb kontinent. Gjat\u00eb dekadave klanet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aleat\u00ebt e par\u00eb europian\u00eb e trafikant\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kokain\u00ebs t\u00eb Amerik\u00ebs Latine. Nga Meksika n\u00eb Ekuador, nga Kolumbia n\u00eb Brazil\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb\u2019ndrangheta jan\u00eb arrestuar p\u00ebr krime t\u00eb lidhura me narkotrafikun n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha vendet e Amerikave. N\u00eb vitin 2017 Uruguaji ka arrestuar nj\u00ebrin prej bos\u00ebve, Rocco Morabito, q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb arratisur nga \u00e7atia e burgut ku po mbahej i d\u00ebnuar. \u00cbsht\u00eb arrestuar s\u00ebrish n\u00eb Brazil m\u00eb 2021. Ngjitja e klaneve kalabreze ka qen\u00eb pjes\u00ebrisht e favorizuar nga rast\u00ebsia, por edhe e ardhmja e organizat\u00ebs mund t\u00eb varet nga rrethana t\u00eb pavarura nga kontrolli i familjeve.<\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\"><b>Raportet me Amerik\u00ebn e Jugut<\/b><\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">\u2019Ndrangheta ka lindur n\u00eb Kalabri, ka mund\u00ebsi n\u00eb \u2018800. Nd\u00ebrsa rr\u00ebnjosej n\u00eb rajonin e saj, fillonte t\u00eb rritej edhe jasht\u00eb, me emigracionin. N\u00eb vitet \u201960 klanet kalabreze filluan t\u00eb akumulojn\u00eb sasira t\u00eb m\u00ebdha parash\u00eb np\u00ebrmjet aktiviteteve t\u00eb ligjshme e t\u00eb paligjshme midis t\u00eb cilave shantazhet, rr\u00ebmbimet dhe infiltrimet n\u00ebp\u00ebr institucione dhe kompani. Nga vitet \u201970 e m\u00eb tej investuan n\u00eb aktivitete t\u00eb paligjshme m\u00eb fitimprur\u00ebse, si kontrabanda e cigareve, duke bashk\u00ebpunuar me familjet mafioze n\u00eb Shtetet e Bashkuara. N\u00eb vitet \u201980 organizata kriminale investoi n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs, nga Kolumbia drejt Shteteve t\u00eb Bashkuara. Organizatat kriminale kishin nj\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb Kanada e n\u00eb Australi, por jo n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. Ende sot n\u00eb Argjentin\u00eb, ku ka nj\u00eb prani t\u00eb fort\u00eb emigrant\u00ebsh kalabrez\u00eb, aktiviteti i \u2019ndrangheta shpesh \u00ebsht\u00eb i kufizuar tek individ\u00ebt e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr transportin e drog\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">Sipas Anna Sergi, docente e Kriminologjis\u00eb s\u00eb Universitetit t\u00eb Essex dhe e specializuar n\u00eb krimin e organizuar n\u00eb Itali, Roberto Pannunzi ka qen\u00eb nj\u00eb pionier i k\u00ebtij mekanizmi. I lindur n\u00eb Rom\u00eb, Pannunzi u afirmua si nd\u00ebrmjet\u00ebs i pavar\u00ebr n\u00eb Kolumbi n\u00eb fundin e viteve \u201980, duke sh\u00ebrbyer si ur\u00eb midis kartelit t\u00eb Medell\u00edn t\u00eb Pablo Escobar dhe klaneve t\u00eb Cosa Nostra e t\u00eb \u2019ndrangheta n\u00eb Itali. Ishte nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs me influenc\u00eb n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs: organizonte d\u00ebrgesa prej disa tonelatash drejt Europ\u00ebs. I arrestuar dy her\u00eb dhe i arratisur dy her\u00eb, u rikap n\u00eb Kolumbi m\u00eb 5 korrik t\u00eb 2013 dhe i ekstraduar po at\u00eb vit edhe n\u00eb Itali.<\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">N\u00eb fillim \u2019ndrangheta u besonte k\u00ebtyre lloj kontakteve, por n\u00eb vijim zgjodhi t\u00eb kontraktoj\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me trafikant\u00ebt e m\u00ebdhenj. N\u00eb fundin e viteve \u201990 klanet kishin rrjetet e tyre t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb specialist\u00ebve n\u00eb Kolumbi. N\u00eb vitet \u201980 dhe \u201990, pik\u00ebrisht teksa qeveria e Shteteve t\u00eb Bahskuara intensifikonte \u201cluft\u00ebn kund\u00ebr drog\u00ebs\u201d s\u00eb saj, k\u00ebrkesa p\u00ebr kokain\u00eb ishte rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb marramend\u00ebse n\u00eb Europ\u00eb dhe \u2019ndrangheta kishte krijuar nj\u00eb pozicion ideal p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb treg. Kontaktet me trafikant\u00ebt latinoamerikan\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb dobishme, por avantazhi m\u00eb i madh qe kontrolli i portit t\u00eb Gioia Tauro.<\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">Kur n\u00eb vitin 1995 porti u b\u00eb operativ, \u2019ndrangheta filloi t\u00eb infiltroj\u00eb n\u00eb aktivitetet portuale. Duket se klani Piromalli ark\u00ebtonte 1 euro e gjys\u00ebm p\u00ebr secilin prej 570000 konteiner\u00ebve t\u00eb shkarkuar n\u00eb port \u00e7do vit. Kontrolli i \u2019ndrangheta e b\u00ebri Gioia Tauro nj\u00eb nyje ideale p\u00ebr trafikun e kokain\u00ebs. \u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje e detyruar edhe p\u00ebr trafikant\u00ebt e tjer\u00eb\u201d, shpjegon Sergi. \u201c\u2019Ndrangheta ishte nj\u00eb garaci p\u00ebr trafikun e kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb pasi porti i Gioia Tauro ishte nj\u00eb rrug\u00eb akesi e sigurt\u00eb\u201d. N\u00eb vitin 2008 nj\u00eb komision parlamentar antimafia deklarloi se organizata kriminale kalabreze menaxhonte deri n\u00eb 80% t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs drejt Europ\u00ebs. N\u00eb vitin 2012, nj\u00eb raport i Komisionit Europian arrinte n\u00eb konkluzione t\u00eb ngjashme, duke n\u00ebnvizuar se nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i \u2019ndrangheta n\u00eb vitet \u201990 kishte p\u00ebrkuar me nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb Gioia Tauro, dhe se \u201cka mund\u00ebsi q\u00eb klanet kishin fituar shifra t\u00eb konsiderueshme me operacionet portuale\u201d. Arrestimet e 6 tetorit demonstrojn\u00eb se \u2019ndrangheta vazhdon ta p\u00ebrdor\u00eb Gioia Tauro p\u00ebr t\u00eb importuar kokain\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">Por momenti i art\u00eb i portit mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb pik\u00ebrisht prej presionit t\u00eb forcave t\u00eb rendit dhe prej ndryshimit t\u00eb dinamikave t\u00eb treg\u00ebtis\u00eb, ligjore dhe joligjore. N\u00eb 20 vitet e fundit forcat e rendit dhe autoritetet doganore italiane i kan\u00eb intensifikuar hetimet mbi aktivitetet e portit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr klanet q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb t\u00eb. Bruno Megale, kuestor i Reggio Calabria, gjat\u00eb nj\u00eb hetimi parlamentar t\u00eb dhjetorit 2021 ka deklaruar se at\u00eb vit autoritetet italiane kishin sekuestruar 13 tonelata kokain\u00eb n\u00eb port: 97% e kokain\u00ebs e interceptuar n\u00eb kufirin e territorit italian dhe rreth 20% e t\u00eb gjith\u00eb kokain\u00ebs s\u00eb tranzituar n\u00eb Itali. N\u00eb vitet e fundit ajo e Gioia Tauro ka qen\u00eb nj\u00eb prej nyjeve treg\u00ebtare m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme karshi porteve t\u00eb tjera europiane. P\u00ebr rrug\u00ebt e tyre trafikant\u00ebt p\u00ebrdorin shpesh flukset e mallrave ligjore. Reduktimi i ngarkesa ligjore n\u00eb Gioia Tauro i kufizon rastet p\u00ebr t\u00eb futur ato t\u00eb joligjore. K\u00ebshtu q\u00eb narkotrafikant\u00ebt e kan\u00eb spostuar v\u00ebmendjen drejt porteve t\u00eb m\u00ebdhej europian\u00eb, si puna e Anvers\u00ebs dhe Roterdamit. N\u00eb vitin 2021 autoritetet belge dhe hollandeze kan\u00eb sekestruar repsektivisht 89 dhe 70 tonelata kokain\u00eb, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 13 tonelatat e Gioia Tauro.<\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\"><b>Aleanca t\u00eb reja<\/b><\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">Ve\u00e7 k\u00ebsaj, \u2019ndrangheta p\u00ebson edhe konkurrenc\u00ebn e rrjeteve t\u00eb tjera europiane t\u00eb narkotrafikut. N\u00eb Kolumbi, vendi i par\u00eb prodhues i kokain\u00ebs, organizatat e m\u00ebdha kriminale jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb fraksione t\u00eb vogla dhe kjo ka hapur nj\u00eb spirale p\u00ebr grupe t\u00eb tjera europiane q\u00eb duan t\u00eb blejn\u00eb direkt n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, si mafiet shqiptare. Por \u2019ndrangheta duket se mund t\u2019i mbijetoj\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Gioia Tauro si pik\u00eb hyr\u00ebse p\u00ebr kokain\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb. Kontrolli i porteve t\u00eb tjera italiane i ka ndihmuar klanet. Sipas uebsajtit t\u00eb informacionit\u00a0<i>Reggio Today<\/i>, n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 2022 autoritetet braziliane kan\u00eb sekuestruar m\u00eb shum\u00eb se 5 kuintal kokain\u00eb t\u00eb destinuar p\u00ebr portin e Vado Ligure, i p\u00ebrdorur nga \u2019ndrangheta si alternativ\u00eb ndaj Gioia Tauro. Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Komisionit Parlamentar Antimafia, n\u00eb vitin 2017 prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Antimafia Federico Cafiero de Raho kishte deklaruar se porti i Genova, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs nyje portuale t\u00eb Vado Ligure, ishte \u201cnd\u00ebr m\u00eb t\u00eb infiltrurarit nga \u2019ndrangheta\u201d.\u00a0 Sot klanet b\u00ebjn\u00eb aleanc\u00eb me grupe t\u00eb tjera, duke p\u00ebrdorur porte t\u00eb ndryshme europiane dhe duke ndar\u00eb kosto e rreziqe t\u00eb d\u00ebrgesave. \u201c\u2019Ndrangheta ndan infrastrukturave pasi rrug\u00ebt kan\u00eb ndryshuar. P\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb porte si Roterdami apo Anversa kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr aleanca. Trafiku i drog\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb monopol, por nj\u00eb tort\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb\u201d, shpjegon Sergi.<\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">(Douwe Den Held p\u00ebr\u00a0<i>Insight Crime, Colombia<\/i>)<b><\/b><\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\"><b>P\u00ebrgatiti<\/b><\/p>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\"><b>ARMIN TIRANA<\/b><\/p>\n<\/div>\n<p class=\"yiv1003240173MsoNormal\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koh\u00ebt e fundit, 36 persona midis inspektor\u00ebve, shkarkuesve dhe autoriteteve doganore jan\u00eb arrestuar p\u00ebr narkotrafik. Prapa ishte \u2019ndrangheta, q\u00eb e shfryt\u00ebzon gjithmon\u00eb portin detar. N\u00eb dhjetorin e vitit 2020 porti kalabrez i Gioia Tauro ishte n\u00eb aktivitet t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 mallrave legale kishin ardhur edhe 300 kilogram kokain\u00eb n\u00eb nj\u00eb konteiner nga Santosi n\u00eb Brazil. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31643,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-31642","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31642","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31642"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31642\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31643"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31642"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31642"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31642"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}