{"id":32169,"date":"2022-12-19T17:21:56","date_gmt":"2022-12-19T17:21:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=32169"},"modified":"2022-12-19T18:19:21","modified_gmt":"2022-12-19T18:19:21","slug":"afera-e-inceneratoreve-zeri-i-amerikes-dokumentet-e-reja-kompromentojne-arben-ahmetajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/12\/19\/afera-e-inceneratoreve-zeri-i-amerikes-dokumentet-e-reja-kompromentojne-arben-ahmetajn\/","title":{"rendered":"Afera e incenerator\u00ebve\/ Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Dokumentet e reja kompromentojn\u00eb Arben Ahmetajn"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Shqip\u00ebri po publikohen n\u00eb vijim\u00ebsi njoftime t\u00eb reja q\u00eb implikojn\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolurat p\u00ebr korrupsion. E nd\u00ebrsa disa zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb arrestuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshje, s\u00eb fundi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike disa email-e q\u00eb kompromentojn\u00eb edhe ish-zv\/kryeministrin Arben Ahmetaj, emri i t\u00eb cilit figuron n\u00eb disa fatura t\u00eb paguara p\u00ebr llogari t\u00eb tij, nga biznesmeni Klodian Zoto, n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr incenerator\u00ebt, n\u00eb s\u00eb paku 8 hotele luksoze jasht\u00eb vendit. Ish-ministri Ahmetaj, ndaj t\u00eb cilit nuk ka asnj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tha se dokumentat nuk jan\u00eb origjinale, nd\u00ebrsa komente b\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs e shumic\u00ebs qeveris\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfoluara p\u00ebr korrrupsion n\u00eb 9 vite t\u00eb qeversjes s\u00eb socialist\u00ebve \u00ebsht\u00eb ajo e incenerator\u00ebve. E nd\u00ebrsa pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me d\u00ebrgoi n\u00eb gjykat\u00eb nj\u00eb dojse me disa t\u00eb pandehur, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, t\u00eb akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, njoftimet e reja po implikojn\u00eb edhe ish-zv\/kryeministrin Arben Ahmetaj, nj\u00eb nga figurat m\u00eb jet\u00ebgjata si minist\u00ebr n\u00eb qeverit\u00eb e zotit Rama q\u00eb nga viti 2013.<\/p>\n<p>Gazetari Adriatik Do\u00e7i\u00a0thot\u00eb se ka zbuluar disa email-e, q\u00eb sipas tij ndodheshin n\u00eb kompjuterin dhe telefonin e Klodian Zotos, biznesmenit t\u00eb lidhur me incenerator\u00ebt, t\u00eb sekuestruara nga SPAK. P\u00ebrmes k\u00ebtyre email-eve Klodian Zoto, aktualisht n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2020, k\u00ebrkonte nga disa hotele n\u00eb Europ\u00eb, rikonfirmim t\u00eb faturave t\u00eb paguara prej tij, n\u00eb favor t\u00eb z. Ahmetaj. N\u00eb faturat e publikuara figuron dhe emri i Mirel M\u00ebrtirit, edhe ky n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr korrupsion aktiv dhe pastrim parash n\u00eb lidhje me inceneratorin e Elbasanit.<\/p>\n<p>Gazetari Do\u00e7i ngre dyshime se k\u00ebto emale kane qen\u00eb n\u00eb duart e hetuesve dhe se nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur q\u00ebllimisht prej tyre. Ndaj ai i ka referuar dy prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, Ened Naku\u00e7i dhe Klodian Braho n\u00eb SPAK p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe veprime q\u00eb pengojn\u00eb zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. I pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, se si vertetohet q\u00eb k\u00ebto emaile ishin n\u00eb duart e prokuror\u00ebve dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur prej tyre si prova, z. Do\u00e7i jep k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><em>\u201cDokumenti q\u00eb v\u00ebrteton k\u00ebto \u00ebsht\u00eb dosja e plot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb gjykat\u00eb nga SPAK-u ku referohet nga policia shkencore ekspertiza q\u00eb jan\u00eb zb\u00ebrthyer 3 kompjuterat e Klodian Zotos dhe telefoni i tij. Dhe k\u00ebto email-e jan\u00eb n\u00eb kompjuterin dhe n\u00eb telefonin e tij. Pra disa materiale jan\u00eb p\u00ebrdorur nga hetuesit dhe disa t\u00eb tjera, ku p\u00ebrfshihen dhe k\u00ebto email-e kompromentuese p\u00ebr ish-ministrin Arben Ahmetaj nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosjen hetimore\u201d-<\/em>\u00a0tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Adriatik Do\u00e7i.<\/p>\n<p>Zoto duket se i grumbulloi t\u00eb dh\u00ebnat kompromentuese ndaj z. Ahmetaj, pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 2020, kur prokuroria regjistroi dhe pro\u00e7edimin penal p\u00ebr rastin e incenerator\u00ebve, dhe presioni publik dhe akuzat n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimin e incenerator\u00ebve ishin intensifikuar, duke parandjer\u00eb me gjas\u00eb, kthes\u00ebn q\u00eb po merrnin ngjarjet. Shumat e prenotimeve n\u00eb hotelet luksoze, variojn\u00eb nga 1100 deri n\u00eb 1700 euro p\u00ebr dy net\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb 8 udh\u00ebtime q\u00eb nga Viena, Milano, Bukuresht apo Franfurti. Gazetari Adriatik Do\u00e7i thot\u00eb se prenotimet p\u00ebrkojn\u00eb me koh\u00ebn e miratimit dhe fillimit t\u00eb zbatimit t\u00eb kontratave kon\u00e7ensionare t\u00eb tre incenerator\u00ebve 2014-2017, ku roli i ish-ministrit Ahmetaj, sipas tij ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Aktualisht ndaj ish-zyrtarit t\u00eb lart\u00eb socialist z.Ahmetaj nuk r\u00ebndon asnj\u00eb akuz\u00eb nga prokuroria, p\u00ebr incenerator\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cT\u00eb paekspozuarit\u201d z. Ahmetaj tha se emalet e publikuara nuk jan\u00eb dokumenta origjinale dhe se nuk ka udh\u00ebtuar me Zoton apo p\u00ebrdorur kart\u00ebn e dikujt. Ai tha se ka udh\u00ebtuar vet\u00ebm me miq dhe ish miq dhe se Zoto nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00ebra dhe as tjetra. Ish ministri ngre dyshime p\u00ebr nj\u00eb gjob\u00ebv\u00ebnie ndaj tij.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti i thirrur n\u00eb komisionin hetimor mbi \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve, z. Ahmetaj mohoi t\u00eb ket\u00eb lidhje dhe njohje me pronar\u00ebt e incenerator\u00ebve p\u00ebrfshi dhe Klodian Zoton.<\/p>\n<p><em>\u201cPyetja p\u00ebr mua do ishte k\u00eb nuk njeh n\u00eb republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb nuk kam as lidhje gjaku, as lidhje familjare as lidhje krushqie, as biznesi, as lidhje var\u00ebsie pune, asnj\u00eb lloj lidhje. Kemi qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet. Madje Zoton e kam t\u00eb njohur n\u00eb distanc\u00eb, jo nga af\u00ebr\u201d-<\/em>\u00a0u shpreh Arben Ahmetaj, ish zv. kryeminist\u00ebr n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022 n\u00eb komisionin hetimor p\u00ebr incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>Zoti Ahmetaj u p\u00ebrfol edhe disa vite m\u00eb par\u00eb, pas njoftimeve se ishte aksidentuar me makin\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe se me t\u00eb ndodhej dhe Mirel M\u00ebrtiri, sot n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb lidhje me incenerator\u00ebt. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai e tejkaloi k\u00ebt\u00eb moment duke th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb me dhjet\u00ebra biznesmene dhe se ne rastin konkret nuk kishte asnj\u00eb konflikt interesi, pasi M\u00ebrtiri si\u00e7 tha ai n\u00eb emisionin &#8216;Opinion&#8217; nuk figuronte n\u00eb asnj\u00eb dokument t\u00eb incenerator\u00ebve. Nd\u00ebrsa faktit q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dokumente\u00a0figuronte partnerja e tij, edhe kjo n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve, ai iu p\u00ebrgjigj se ajo ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale.<\/p>\n<p>Z\u00ebri Amerik\u00ebs u p\u00ebrpoq t\u00eb kontaktonte p\u00ebrmes aplikacionit Wahtsapp si dhe p\u00ebrmes telefonit, edhe avokatin Ardian Leka, i cili mbron biznesmenin Klodian Zoto, p\u00ebr nj\u00eb reagim mbi emailet, por nuk mori p\u00ebrgjigje deri n\u00eb p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij materiali.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-kryetarja e komisionit hetimor p\u00ebr incenerator\u00ebt Jorida Tabaku i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se aktualisht ka k\u00ebrkuar nga SPAK, t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse ka patur dijeni p\u00ebr emalet, q\u00eb u publikuan n\u00eb media, a jan\u00eb ato pjes\u00eb e provave n\u00eb dosjen hetimore, dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb thirrur ish- minstri Ahmetaj si person n\u00eb dijeni, por shtoi se ende nuk ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr mua t\u00eb dh\u00ebnat ishin trondit\u00ebse n\u00ebse do b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zyrtar t\u00eb thjesht\u00eb, dhe jo m\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person i cili n\u00ebn betim ka pohuar q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me k\u00ebto persona, q\u00eb nuk i njeh k\u00ebto persona dhe q\u00eb nuk ka ndikuar n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve\u201d-<\/em>\u00a0u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Jorida Tabaku, ish-kryetare e komisionit hetimor p\u00ebr incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ju drejtua dhe kryetarit t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PS, z. Taulant Balla p\u00ebr nj\u00eb reagim mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai tha se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi po jep rezultate dhe se nuk mund t\u00eb ket\u00eb hetime edhe nga prokuroria edhe nga opozita apo individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cAkuzat n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend i ngre prokuroria, dhe un\u00eb besoj se puna e b\u00ebr\u00eb deri tani, dhe gjithshka ka p\u00ebr detyr\u00eb SPAK, p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb, q\u00eb ajo duhet t\u00eb flas\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb heshtin\u201d-<\/em>\u00a0tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Taulant Balla, kryetar i grupit parlamenar t\u00eb PS<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs pyeti SPAK n\u00ebse ka qen\u00eb prokuroria n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre email-ve dhe n\u00ebse po, a jan\u00eb ato pjes\u00eb e provave n\u00eb dosjen hetimore, dhe n\u00ebse nuk ka patur dijeni p\u00ebr to, a sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebto email-e si indicie p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje apo n\u00ebn hetim edhe ish ministrin Arben Ahmetaj. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me thuhet se hetimet paraprake vazhdojn\u00eb dhe sa koh\u00eb ka hetime nuk mund t\u2019i p\u00ebrgjigjen k\u00ebtyre pyetjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb njoftim e SPAK p\u00ebr mediat mbi d\u00ebrgimin e dosjes me disa t\u00eb pandehur n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr inceneratorin e Elbasanit, thuhet se hetimet vazhdojn\u00eb t\u00eb ndara p\u00ebr element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe provat dhe dokumentet q\u00eb jan\u00eb gjetur dhe jan\u00eb nxjerr\u00eb nga kompjuterat e sekuestruara n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb pandehurit Klodian Zoto.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e tre incenerator\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, Elbasanit, Fierit dhe Tiran\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn deri tani rezultojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako, t\u00eb dy t\u00eb arrestuar, vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb patate e nxeht\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe nj\u00eb prov\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr organet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po publikohen n\u00eb vijim\u00ebsi njoftime t\u00eb reja q\u00eb implikojn\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolurat p\u00ebr korrupsion. E nd\u00ebrsa disa zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb arrestuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshje, s\u00eb fundi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike disa email-e q\u00eb kompromentojn\u00eb edhe ish-zv\/kryeministrin Arben Ahmetaj, emri i t\u00eb cilit figuron n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-32169","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32169\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}