{"id":32187,"date":"2022-12-19T21:07:56","date_gmt":"2022-12-19T21:07:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=32187"},"modified":"2022-12-19T21:09:02","modified_gmt":"2022-12-19T21:09:02","slug":"budina-goditja-ndaj-liderit-te-opozites-akt-kriminal-ps-e-kthyer-ne-sekt-te-kriminalizuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/12\/19\/budina-goditja-ndaj-liderit-te-opozites-akt-kriminal-ps-e-kthyer-ne-sekt-te-kriminalizuar\/","title":{"rendered":"Budina: Goditja ndaj liderit t\u00eb opozit\u00ebs, akt kriminal, PS e kthyer n\u00eb nj\u00eb sekt t\u00eb kriminalizuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Z.Budina, pse pas afro tre vjet\u00ebsh nuk ka ende drejt\u00ebsi p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar?<\/strong><\/p>\n<p>Sepse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku drejt\u00ebsia n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose, sepse drejt\u00ebsia, si gjith\u00e7ka k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb e kapur nga pushteti dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij. Sikund\u00ebr dihet, ka nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i cili jo vet\u00ebm hodhi posht\u00eb ligjin Fusha, (t\u00eb votuar n\u00eb unanimitet prej maxhoranc\u00ebs, kur ishte nj\u00eb ligj \u201cad personam\u201d) por edhe VKM-n\u00eb e Kryeministrit p\u00ebr transferimin e pron\u00ebs nga Ministria e Kultur\u00ebs te Bashkia, e cila do t\u00eb thot\u00eb se Bashkia duhet t\u2019i rikthej\u00eb Ministris\u00eb jo vet\u00ebm truallin, por pron\u00ebn, sikund\u00ebr ishte para 17 majit 2020, sepse Teatri ishte trash\u00ebgimi kulturore e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb sugjerim t\u00eb KLSH-s\u00eb, e cila i k\u00ebrkon bashkis\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kryej\u00eb asnj\u00eb veprim pa u shprehur Gjykata Kushtetuese dhe po ashtu, pas shembjes, k\u00ebrkoi q\u00eb Teatri t\u00eb rind\u00ebrtohet atje dhe ashtu si ishte. Ka nj\u00eb tuf\u00eb me kall\u00ebzime n\u00eb SPAK nga Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit p\u00ebr gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kryer veprimin barbar t\u00eb prishjes dhe sikund\u00ebr e shihni nuk ndodh asgj\u00eb. Ndon\u00ebse jan\u00eb kaluar t\u00eb gjitha afatet ligjore, q\u00eb SPAK-u ose duhej ta kishte d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim ose ta mbyllte, p\u00ebrs\u00ebri nuk ndodh asgj\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb veprim, nuk sekuestrohet trualli si mas\u00eb preventive, sepse ai \u00ebsht\u00eb vendi i krimit, nuk thirren t\u00eb kall\u00ebzuarit prej nesh, nuk, nuk\u2026 dhe ka nj\u00eb pafund\u00ebsi parregullsish ul\u00ebrit\u00ebse, q\u00eb flasin hapur se k\u00ebtu drejt\u00ebsia nuk funksionon, ose funksionon vet\u00ebm n\u00eb interes t\u00eb pushtetar\u00ebve dhe krimit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fort\u00eb, por nj\u00eb Rilindje t\u00eb fort\u00eb me pushtetar\u00eb milioner\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Arsyet jan\u00eb t\u00eb shumta dhe do t\u00eb duhej koh\u00eb p\u00ebr ta zb\u00ebrthyer nga ana historike, e psikologjis\u00eb, mentalitetit etj., por pa dyshim nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka luajtur politika 32-vje\u00e7are, e cila ka konsoliduar nj\u00eb lloj mentaliteti dhe i \u00ebsht\u00eb imponuar publikut. Te ne ka nj\u00eb koncept t\u00eb gabuar t\u00eb nocionit t\u00eb partive politike. Ato nuk shikohen si nj\u00eb grupim vullnetar, ku njer\u00ebz me ide dhe interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta krijojn\u00eb nj\u00eb frym\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara zhvillimin e vendit, ato shihen thjesht si nd\u00ebrmarrje pun\u00ebsimi ose p\u00ebrfitimi vetjak. T\u00eb mos flasim pastaj kur n\u00eb to nuk luhet me rregulla dhe ku rregulli i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb nxjerrja jasht\u00eb loje e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim e mendim me at\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit. Nganj\u00ebher\u00eb ato m\u00eb ngjasojn\u00eb me fole grer\u00ebzash.<\/p>\n<p>Adhurimi p\u00ebr numrin Nj\u00eb, krijimin e mitit t\u00eb tij dhe bindjes pa kushte. Nj\u00ebshi shihet gati si i papreksh\u00ebm, si nj\u00eb krijes\u00eb sip\u00ebrore. Fjala e tij \u00ebsht\u00eb ligj. Po k\u00ebshtu, qytetari i thjesht\u00eb, votuesi, nuk arrin t\u00eb vendos\u00eb me mendje t\u00eb vet, por i imponohet prej militantizmit pages\u00ebs. L\u00ebnia e popullit n\u00eb kushte varf\u00ebrie dhe injorance nxit pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb. Sot p\u00ebr mendimin tim nuk ka m\u00eb t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, ka interesa dhe njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm e t\u00eb pandersh\u00ebm. Nj\u00eb qytetar sot q\u00eb ka pasur bindje t\u00eb themi t\u00eb majta, konsiderohet tradhtar n\u00ebse voton t\u00eb djatht\u00ebt ose anasjelltas.<\/p>\n<p>Harrojm\u00eb q\u00eb tani, kur ideologjit\u00eb pothuajse nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb, por edhe n\u00ebse ato jan\u00eb, qytetari ka plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votoj\u00eb partin\u00eb q\u00eb ka adhuruar gjithmon\u00eb, por kur ajo nuk realizon premtimet e dh\u00ebna, kur jeta e qytetarit p\u00ebrkeq\u00ebsohet, p\u00ebrse ai duhet t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr partin\u00eb ku aderonte? Ai duhet t\u00eb votoj\u00eb at\u00eb parti q\u00eb i sjell ndryshimin, p\u00ebrmir\u00ebson gjendjen e tij sociale dhe ekonomike. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu te ne ai shpallet i pad\u00ebshiruesh\u00ebm, merret n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb e deri shantazhohet. Rilind\u00ebsit, p\u00ebr mendimin tim, nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb majt\u00eb, ata jan\u00eb nj\u00eb grupim i kthyer n\u00eb nj\u00eb sekt, ku nj\u00ebshi, bariu i gjith\u00ebdijsh\u00ebm e i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm, dikton e vepron vet\u00ebm sipas d\u00ebshir\u00ebs e interesave t\u00eb veta.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb sekt veprohet sipas nj\u00eb rregulli t\u00eb caktuar ku pjes\u00ebmarr\u00ebsit joshen p\u00ebrmes paras\u00eb, t\u00eb cilat shpesh p\u00ebrfitohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe rastet jan\u00eb t\u00eb pafundme. N\u00ebse dikush nes\u00ebr do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr nj\u00eb padrejt\u00ebsi, nuk do t\u00eb mundet, sepse rrjeta e merimang\u00ebs e ka lidhur dhe e k\u00ebrc\u00ebnon: \u201cN\u00ebse na tradhton do t\u00eb humbas\u00ebsh gjith\u00e7ka dhe sidomos do t\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb ekonomikisht!\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ata si buburrecat rrin\u00eb n\u00eb rresht dhe nuk flasin as kur p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb, se sikund\u00ebr e tham\u00eb edhe drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e kapur po prej nj\u00ebshit. \u00c7dokush prej tyre mendon, se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, qoft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe ca vjet burg, sesa denoncimi dhe humbja e milionave t\u00eb fituara pa djers\u00eb. T\u00eb mos flasim pastaj p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr jet\u00ebn, familjen etj. Milioner\u00eb ka n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krah\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare, por kjo e rilind\u00ebsve ka kaluar \u00e7dolloj kufiri dhe p\u00ebrqendrimi i pushtetit n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se fuqizon edhe me milioner\u00ebt, sh\u00ebrbyesit e devotsh\u00ebm t\u00eb nj\u00ebshit.<\/p>\n<p><strong>\u2026Ndaj po boshatisen territoret e vendit?<\/strong><\/p>\n<p>Besoj se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, nga sa thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, se nj\u00eb vend n\u00eb t\u00eb cilin qoft\u00eb pushteti, qoft\u00eb pasuria, p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm n\u00eb disa duar, n\u00eb maj\u00ebn e piramid\u00ebs, do t\u00eb sjell\u00eb padyshim rr\u00ebnimin ekonomik t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb popullit. N\u00eb nj\u00eb vend ku drejt\u00ebsia nuk funksionon, ku p\u00ebr nj\u00eb padrejt\u00ebsi nuk gjen dot zgjidhje, ku interesat e disave, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb verb\u00ebrisht pushtetit, shp\u00ebrblehen me projekte, prona, investime dhe t\u00eb tjer\u00ebt mezi mbyllin muajin me rrogat e pensionet e ul\u00ebta, ku p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim minimal n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb shtet\u00ebrore duhet t\u00eb njoh\u00ebsh ose t\u00eb paguash, ku p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb problem mjek\u00ebsor duhet t\u2019i drejtohesh privatit, sepse sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor publik le shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, ku nuk ndiqen politika n\u00eb favor t\u00eb prodhimit bujq\u00ebsor e industrial vendas, por ligjet e posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb favorizuar servil\u00ebt e pushtetit, ku arsimi \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht pas dore dhe sot kemi rreth 44 mij\u00eb analfabet\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha ku \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur mentaliteti se m\u00ebnyra m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasuruar nuk \u00ebsht\u00eb puna, por droga, ku m\u00eb par\u00eb b\u00ebhen antiligje se si t\u2019i shmangesh ligjet dhe ilegjitimiteti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb normalitet, padyshim q\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb dit\u00ebt e sotme nuk t\u00eb vrasin nj\u00ebsoj si Enveri me plumb, por Kryeministri t\u00eb v\u00eb tritolin, t\u00eb rr\u00ebnon hotelin si n\u00eb rastin e \u201cPrestige\u201d, nuk t\u00eb pun\u00ebson, t\u00eb godet n\u00eb fytyr\u00eb si\u00e7 b\u00ebri me liderin e PD-s\u00eb derisa shuhet z\u00ebri i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. A b\u00ebhet k\u00ebshtu diktatura?<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht, diktatura nuk vendoset n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, ajo parap\u00ebrgatitet dhe do koh\u00ebn e saj. Sot n\u00eb Shqip\u00ebri nuk t\u00eb burgos njeri p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje, madje t\u00eb nxitin t\u00eb flas\u00ebsh sa m\u00eb shum\u00eb, qoft\u00eb edhe kund\u00ebr pushtetit, deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb nuk e cenon at\u00eb, nuk t\u00eb pushkaton kush p\u00ebr bindje politike, por ka m\u00ebnyra t\u00eb tjera shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb st\u00ebrholluara p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb hesht\u00ebsh. Nj\u00eb nga m\u00ebnyrat \u00ebsht\u00eb mbyllja e goj\u00ebs p\u00ebrmes kafshat\u00ebs s\u00eb buk\u00ebs. Sot \u201cdetashmenti i kuq\u201d i patronazhist\u00ebve \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, n\u00eb mos m\u00eb i rreziksh\u00ebm se radha e vullnetar\u00ebve t\u00eb Enverit. Dikur t\u00eb shtet\u00ebzonin pron\u00ebn dhe e nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe tani, por me justifikimin e investimeve strategjike ose kur i kund\u00ebrshton t\u00eb v\u00ebn\u00eb edhe tritolin, pa respektuar asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb njer\u00ebzore apo ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb vendosjen e diktatur\u00ebs, padyshim qe rol luan individi dhe subjekti politik q\u00eb e mb\u00ebshtet, por edhe masa e gjer\u00eb e njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt m\u00ebsohen me t\u00eb keqen, dhe p\u00ebr interesa t\u00eb vogla t\u00eb \u00e7astit, b\u00ebjn\u00eb l\u00ebshime p\u00ebr sa i p\u00ebrket ts\u00eb drejt\u00ebs dhe lirive t\u00eb tyre. Besimi i verb\u00ebr, pa v\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb pun\u00eb arsyetimin, te nj\u00eb subjekt a individ, rrjedhimisht t\u00eb \u00e7on n\u00eb n\u00ebnshtrim, i hap rrug\u00eb diktatur\u00ebs. Shto pastaj k\u00ebtu edhe makinerin\u00eb e st\u00ebrmadhe t\u00eb pushtetit q\u00eb drejton dhe i imponohet individit n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve t\u00eb kapura dhe kuadri i diktatur\u00ebs nuk mbetet thjesht nj\u00eb nocion abstrakt, por b\u00ebhet realitet. Pra, diktatura realizohet me l\u00ebshimin e t\u00eb drejtave dhe lirive individuale, akumulimit t\u00eb pushtetit dhe pasurimit n\u00eb pak duar, n\u00ebp\u00ebrmjet ngulitjes s\u00eb nj\u00eb mentaliteti n\u00ebnshtrues n\u00ebp\u00ebrmjet paras\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimeve, dhun\u00ebs verbale e fizike dhe m\u00eb pas edhe n\u00eb eliminimet fizike. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ne jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb hidhet n\u00eb er\u00eb nj\u00eb resort si \u201cPrestige\u201d pa vendim gjykate?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk m\u00eb \u00e7uditi aspak ajo q\u00eb ndodhi me \u201cPrestige\u201d, sepse ishte e paralajm\u00ebruar, q\u00ebkurse ka ndodhur m\u00eb par\u00eb, n\u00eb raste t\u00eb tjera, sa her\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e pushtetit personal. A nuk u prish edhe teatri n\u00eb paligjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebr kapri\u00e7on e nj\u00eb njeriu. Dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb teatri nuk ishte pron\u00eb private, por publike, q\u00eb ishte edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb sepse prona publike konsiderohet mall pa zot dhe trajtohet si pron\u00eb private. N\u00eb protest\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr Teatrin ne kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb reagojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, sepse nes\u00ebr e keqja do t\u2019u vij\u00eb te dera e sht\u00ebpis\u00eb. Dhe realisht ashtu po ndodh, indiferenca sjell pasoja dhe e keqja sa vjen dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndalet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga tritoli, Kryeministri kaloi n\u00eb dhun\u00eb fizike. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend ku dhunohet fizikisht lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr mua dhuna q\u00eb u ushtrua kundrejt liderit t\u00eb opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kriminal, qoft\u00eb edhe sikur t\u00eb kryhej kund\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb opozitari t\u00eb thjesht\u00eb, jo m\u00eb pastaj kund\u00ebr liderit t\u00eb saj. N\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb respekti ndaj dikujt rritet me kalimin e viteve dhe goditja e nj\u00eb njeriu n\u00eb mosh\u00eb \u00ebsht\u00eb e pafalshme, aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr dik\u00eb, q\u00eb mir\u00eb ose keq, ka drejtuar vendin. Ajo goditje mund t\u00eb ishte edhe fatale prandaj e b\u00ebn aktin edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Por me sa duket ky ka qen\u00eb edhe synimi i atyre q\u00eb e kan\u00eb nxitur t\u00eb kryej\u00eb at\u00eb akt. Me siguri urdh\u00ebruesit kan\u00eb dashur t\u00eb krijonin rr\u00ebmuj\u00eb, q\u00eb t\u00eb diskreditonin opozit\u00ebn n\u00eb syt\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe m\u00eb pas t\u00eb justifikonin dhun\u00ebn, ta legjitimonin at\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kishin dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb reprezalje kundrejt gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre t\u00eb korruptuar. Ai ishte nj\u00eb skenar tipik mafioz, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb d\u00ebshtoi, fal\u00eb edhe pjekuris\u00eb s\u00eb opozit\u00ebs dhe liderit t\u00eb saj. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ushtrohet dhun\u00eb nga pushteti dhe le t\u00eb kujtojm\u00eb k\u00ebtu agresivitetin e forcave te rendit te 5 maji, \u201cAstiri\u201d, Teatri ose kudo ku ka kund\u00ebrshti. Shikoni edhe gjuh\u00ebn agresive, konceptin e kryeministrit kur thot\u00eb se me mua asgj\u00eb nuk zgjidhet duke protestuar ose duke m\u2019u kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb, por duke m\u2019u bindur. Prej k\u00ebtu e ka zanafill\u00ebn dhuna, q\u00eb m\u00eb pas zbatohet eg\u00ebrsisht prej atyre q\u00eb jan\u00eb me posht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk ndryshon, a rrezikon t\u00eb shkoj\u00eb ose n\u00eb diktatur\u00eb ose n\u00eb destabilizim? A po sundon Edi Rama si diktator?<\/strong><\/p>\n<p>E tham\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr q\u00eb diktatura \u00ebsht\u00eb e mundur me m\u00ebnyr\u00ebn se si vepron pushteti dhe mbase n\u00eb form\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si ajo e dikurshmja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb m\u00eb \u201celegante\u201d, por q\u00eb n\u00eb thelb mbetet e nj\u00ebjta. Skandalet k\u00ebtu nuk kan\u00eb t\u00eb sosur dhe kurrkujt nuk i hyn gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ose d\u00ebnohen ca cironka dhe peshkaqen\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb. K\u00ebtu po shitet vendi, po shp\u00ebrbehet gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kombin. Vendi po drejtohet me dor\u00eb fort ku gjith\u00e7ka e vendos nj\u00ebshi. Ne kemi nj\u00eb Parlament n\u00eb maxhoranc\u00eb, q\u00eb t\u00eb thuash \u00ebsht\u00eb i pagoj\u00eb i b\u00ebn nj\u00eb l\u00ebvdat\u00eb.<\/p>\n<p>Maxhoranca e sotme \u00ebsht\u00eb po aq p\u00ebrgjegj\u00ebse sa vet\u00eb nj\u00ebshi, kur merr vendime e aprovon ligje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm publik, interesat e kombit. T\u00eb gjith\u00eb ata po ndihmojn\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa kthim, ku ose do t\u00eb vendoset p\u00ebrfundimisht diktatura ose do t\u00eb ket\u00eb destabilizim. Shikoni se si papagajt\u00eb e Parlamentit dhe qeveris\u00eb p\u00ebrs\u00ebritin qoft\u00eb me fjal\u00eb, por edhe me veprime e deri gjeste nj\u00ebshin e tyre, p\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr krahasimet idiote me figura t\u00eb pakrahasueshme ose justifikime f\u00ebmij\u00ebrore si ajo e operimit t\u00eb goj\u00ebs. Po ashtu, nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt diktatur\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe eliminimi ose caktimi i opozit\u00ebs. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite sekti rilind\u00ebs ka punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb opozit\u00ebn. K\u00ebtu ka nj\u00eb faj t\u00eb madh is-drejtuesi i opozit\u00ebs, i cili u b\u00eb pal\u00eb dhe l\u00ebshoi pe deri sa opozita thuajse u shkat\u00ebrrua.<\/p>\n<p>Opozita duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgjegjshme dhe nuk duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje me maxhoranc\u00ebn p\u00ebr interesa t\u00eb vogla partiake, t\u00eb \u00e7astit, sikund\u00ebr ka ndodhur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, por t\u00eb reagoj\u00eb e veproj\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr hir t\u00eb kombit, q\u00eb nes\u00ebr kur t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00ebrin krah ose tjetrin, t\u00eb mos penalizohet. Po ashtu nj\u00eb rol n\u00eb konsolidimin e k\u00ebtij pushteti t\u00eb korruptuar kan\u00eb luajtur dhe luajn\u00eb edhe t\u00eb huajt, ambasadat e tyre k\u00ebtu, q\u00eb nuk v\u00ebn\u00eb re korrupsionin galopant, mbushjen e vendit me drog\u00eb, mosfunksionimin e shtetit ligjor, por mb\u00ebshtesin pa kushte pushtetarin e radh\u00ebs. Nuk do t\u00eb \u00e7uditesha aspak n\u00ebse nes\u00ebr do t\u00eb zbulohej q\u00eb edhe ata jan\u00eb t\u00eb korruptuar, sikund\u00ebr po ndodh edhe n\u00eb Parlamentin Europian, ku s\u00eb fundi u denoncua nj\u00eb skandal korrupsioni me Arabin\u00eb Saudite.<\/p>\n<p><strong>A ka PS-ja pushtetar\u00eb t\u00eb kriminalizuar? Pse nuk penalizohen t\u00eb korruptuarit?<\/strong><\/p>\n<p>Me vjen keq ta them, por un\u00eb nuk shoh Parti Socialiste. Un\u00eb shoh vet\u00ebm sekt rilind\u00ebs, q\u00eb nuk ka asgj\u00eb socialiste, as n\u00eb mentalitet, as n\u00eb organizim dhe as n\u00eb veprim. Nj\u00eb parti q\u00eb nuk b\u00ebn zgjedhje prej vitesh, ku ministrat e marrin vesh se jan\u00eb ngritur ose ulur nga detyra n\u00ebp\u00ebrmjet televizionit, ku deri dhe fshesarin e institucioneve e vendos kreu i partis\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave t\u00eb veta personale, nuk ka e nuk mund t\u00eb ket\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb em\u00ebr, sekt i drejtuar prej bariut t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kriminalizimit, ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kriminalizuar, p\u00ebrderisa vet\u00ebm ngren\u00eb dor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar gjith\u00e7ka, qoft\u00eb e ligjshme apo e paligjshme. Interesat mafioze jan\u00eb sheshit, pastrimi i parave t\u00eb pista po ashtu, cili socialist qoft\u00eb edhe ka mjaullitur p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar. Si asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb k\u00ebtyre 32 viteve, nj\u00eb parti ka pasur kaq deputete, ministra e kryetar\u00eb bashkish t\u00eb inkriminuar n\u00eb afera korruptive. \u00cbsht\u00eb e jasht\u00ebmendshme q\u00eb nj\u00eb person i d\u00ebnuar p\u00ebr shfryt\u00ebzim prostitucioni jasht\u00eb vendit, t\u00eb marr\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb funksion publik, jo m\u00eb pastaj t\u00eb jet\u00eb kryebashkiak, apo deputet a minist\u00ebr. Dhe k\u00ebtu faji nuk \u00ebsht\u00eb aspak individual, sikund\u00ebr p\u00ebrpiqet ta mbuloj\u00eb Kryeministri. Jo, ai \u00ebsht\u00eb faj i gjith\u00eb strukturave t\u00eb atij subjekti politik, q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb verifikimet e duhura.<\/p>\n<p>T\u00eb mos fshihemi pas gishtit. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se si \u00ebsht\u00eb pasuruar nj\u00ebri e tjetri, se \u00e7\u2019pun\u00eb ka kryer dhe askush nuk mund t\u00eb justifikohet me faktin se ka certifikat\u00eb past\u00ebrtie. N\u00ebse e ka marre at\u00eb certifikat\u00eb me pa t\u00eb drejt\u00eb, p\u00ebrse nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar ai q\u00eb e ka l\u00ebshuar? N\u00eb nj\u00eb vend normal, kur nj\u00eb minist\u00ebr hyn n\u00eb burg, bie qeveria, nd\u00ebrsa k\u00ebtu ndodh e kund\u00ebrta, qeveria dhe pushteti i saj forcohen edhe m\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb normale. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me lidhjen e pushtetit me mafien. Ato jan\u00eb t\u00eb lidhura e mbajn\u00eb nj\u00ebratjetr\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk penalizohen t\u00eb korruptuarit dhe mafioz\u00ebt bredhin lirsh\u00ebm, madje jan\u00eb n\u00eb majat e pushtetit.<\/p>\n<p><strong>Si duhet t\u00eb reagoj\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb dhunohet politikisht dhe fizikisht duke arritur deri n\u00eb aktin e grushtit ndaj kreut demokrat, Berisha? Si mund t\u00eb rrezohet Edi Rama nga pushteti?<\/strong><\/p>\n<p>Shpesh d\u00ebgjoj t\u00eb flitet p\u00ebr protesta paq\u00ebsore, p\u00ebr rr\u00ebzimin e pushtetit pa dhun\u00eb, ruajtjen e qet\u00ebsis\u00eb, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn b\u00ebjm\u00eb figur\u00eb t\u00eb keqe te t\u00eb huajt etj. Ne protestuam e vazhdojm\u00eb t\u00eb protestojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb paq\u00ebsore dhe m\u00eb t\u00eb kulturuar, q\u00eb Shqip\u00ebria ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Tani beteja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ligjore. Po cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi? Ata jo vet\u00ebm nuk respektuan t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar, por erdh\u00ebn dhe duke shkelur \u00e7do ligj t\u00eb k\u00ebtij vendi, prish\u00ebn teatrin kur njer\u00ebzit ishin ende brenda.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim monstruoz dhe i pafalsh\u00ebm. Po ashtu, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk funksionon edhe pse Gjykata Kushtetuese na dha t\u00eb drejt\u00eb, edhe pse kall\u00ebzimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kapic\u00eb. Tani un\u00eb drejtoj pyetjen: \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb tjet\u00ebr? Si duhet vepruar? \u00c7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qytetari i thjesht\u00eb kur i shkelen t\u00eb drejtat dhe askush nuk do t\u2019ia dij\u00eb? E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me opozit\u00ebn. \u00c7\u2019duhet b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb pushtet autoritar t\u00eb pandjesh\u00ebm, shurdh. Makineria e st\u00ebrmadhe e dhun\u00ebs po p\u00ebrdor te gjitha mjetet p\u00ebr ta mbajtur pushtetin me \u00e7do kusht. K\u00ebshtu q\u00eb detyra e par\u00eb \u00ebsht\u00eb e qytetar\u00ebve dhe e opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb ngrihen n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, n\u00eb nj\u00eb mosbindje civile dhe po qe nevoja duhet edhe t\u00eb p\u00ebrplaset pa frik\u00eb me represionin e eg\u00ebr policor.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00eb pari duhet vrar\u00eb frika, duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen njer\u00ebzit, q\u00eb parat\u00eb ose ajo \u00e7ike mir\u00ebqenie q\u00eb kan\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb frut i zhvillimit ekonomik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb bazuar n\u00eb pun\u00ebn e ndershme, por nj\u00eb ekonomie q\u00eb p\u00ebrdor parat\u00eb e pista t\u00eb fituara me ligjet e mafies. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gangren\u00eb, q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb deri n\u00eb shkat\u00ebrrim. Po ta kisha formul\u00ebn se si rr\u00ebzohet Edi Rama, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt, q\u00eb nuk do ta mbaja t\u00eb fsheht\u00eb, por gjithsesi ai nuk \u00ebsht\u00eb as i pathyesh\u00ebm, as i parr\u00ebzuesh\u00ebm, madje mbase \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pak i fort\u00eb se \u00e7\u2019duket ose dhe i dob\u00ebt, q\u00eb mund t\u00eb bjer\u00eb qoft\u00eb edhe m\u00eb mobilizimin e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z.Budina, pse pas afro tre vjet\u00ebsh nuk ka ende drejt\u00ebsi p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar? Sepse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku drejt\u00ebsia n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose, sepse drejt\u00ebsia, si gjith\u00e7ka k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb e kapur nga pushteti dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij. Sikund\u00ebr dihet, ka nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i cili jo vet\u00ebm hodhi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":32188,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-32187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32187\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}