{"id":32738,"date":"2022-12-29T12:49:49","date_gmt":"2022-12-29T12:49:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=32738"},"modified":"2022-12-29T12:52:56","modified_gmt":"2022-12-29T12:52:56","slug":"kercenimi-atomik-dhe-lufta-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/12\/29\/kercenimi-atomik-dhe-lufta-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"K\u00ebrc\u00ebnimi atomik dhe lufta n\u00eb Ukrain\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Aneksimi i kat\u00ebr rajoneve ukrainase nga Rusia<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-32739\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/chin.jpg\" alt=\"\" width=\"275\" height=\"183\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb konfliktin midis Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs, k\u00ebrc\u00ebnimi b\u00ebrthamor n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit duket se po b\u00ebhet nj\u00eb realitet i pak\u00ebndsh\u00ebm; boll t\u2019i hidhet nj\u00eb sy i shpejt\u00eb agjencive dhe t\u00eb p\u00ebrditshmeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb kuptuar se situata, n\u00eb territorin e luft\u00ebs, b\u00ebhet dita dit\u00ebs m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ndodhit\u00eb e koh\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb cilat sintetikisht do t\u2019i theksojm\u00eb, e kan\u00eb percipituar m\u00eb tej kriz\u00ebn, tashm\u00eb e fort\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb ver\u00ebs, pasi q\u00eb armatat ukrainase, t\u00eb mb\u00ebshtetura me v\u00ebshtir\u00ebsi nga per\u00ebndimor\u00ebt, kan\u00eb kaluar n\u00eb sulm, duke \u00e7liruar porcione t\u00eb territorit mp par\u00eb t\u00eb pushtuara apo t\u00eb invaduara nga Moska. Gjith\u00ebsesi, deklarimet e enturazhit t\u00eb presidentit Putin, q\u00eb i referohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite (dhe jo m\u00eb t\u00eb fshehur) p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve atomike taktike me q\u00ebllim mbrojtjen e territorit komb\u00ebtar t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb konfliktin n\u00eb zhvillim nj\u00eb hop cil\u00ebsor n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, si\u00e7 nuk kishte ndodhur kurr\u00eb qysh nga fillimi i luft\u00ebs, por le t\u00eb shikojm\u00eb paras\u00ebgjithash faktet.<\/p>\n<p>Forcat ukrainae, duke p\u00ebrdorur raketat e fuqishme HIMARS t\u00eb d\u00ebrguara nga Shtetet e Bashkuara, kan\u00eb \u00e7liruar n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit territore t\u00eb gjera, n\u00eb disa prej t\u00eb cilave sapo ishte vendosur nj\u00eb administrat\u00eb ruse: n\u00eb pak dit\u00eb ata kan\u00eb arritur t\u00eb ripushtojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb Rusia kishte pushtuar n\u00eb 5 muaj konflikt t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm. Kjo ka krijuar pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb radh\u00ebt e ushtris\u00eb ruse dhe jo vet\u00ebm midis gjeneral\u00ebve: boll t\u00eb lexosh letrat e d\u00ebrguar n\u00eb atdhe nga ushtar\u00ebt, si n\u00eb opinionin publik, gjithnj\u00eb e m\u00eb i alarmuar nga ecuria katastrofike e luft\u00ebs, q\u00eb Putini vazhdonte ta quante \u00aboperacion special\u00bb p\u00ebr t\u00eb mundur rebel\u00ebt pronazist\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst q\u00eb presidenti rus, i k\u00ebshilluar nga fajkojt\u00eb e partis\u00eb dhe pasi ka spastruar s\u00ebrish shum\u00eb komandant\u00eb dhe gjeneral\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb, t\u00eb shpallur tradh\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb paaft\u00eb, ka marr\u00eb dy vendime ekstreme, me nd\u00ebrhyrjen p\u00ebr t\u00eb fituar terren ose, si\u00e7 theksojn\u00eb disa analist\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur m\u00eb t\u00eb keqen: at\u00eb t\u00eb mbajtjes s\u00eb referendumeve n\u00eb provincat e pushtuara (nganj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebrisht) nga ushtria ruse dhe m\u00eb pas t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb nj\u00eb mobilizim, t\u00eb treguar si t\u00eb \u00abpjessh\u00ebm\u00bb, t\u00eb rreth 300000 rezervist\u00ebve, duke \u00abfutur luft\u00ebn nga porta e madhe e sht\u00ebpis\u00eb\u00bb ose m\u00eb mir\u00eb, si\u00e7 thuhej prej koh\u00ebsh, \u00abduke e futur vendin n\u00eb luft\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>Faktikisht, lufta nga ana ruse deri m\u00eb tani ishte luftuar nga ushtar\u00eb q\u00eb vinin nga rajonet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb vendit \u2013 si Buriacia dhe Dagestani \u2013 dhe nga ushtri private, si Legjioni Wagner dhe t\u00eb tjera. Nga 23 deri m\u00eb 27 shtator jan\u00eb mbajtur referendume \u00abfalse\u00bb n\u00eb provincat ukrainase t\u00eb pushtuara t\u00eb Khersonit, Zaporizhzhias (ku gjendet centrali b\u00ebrthamor, tani inaktiv, m\u00eb i madh i Europ\u00ebs), Donjeckut dhe Luhanskut, duke ju k\u00ebrkuar vendasve n\u00ebse donin q\u00eb toka e tyre t\u00eb aneksohej nga Rusia. Po t\u2019u q\u00ebndrosh shifrave t\u00eb shp\u00ebrndara nga rus\u00ebt, k\u00ebto rajone do t\u00eb ken\u00eb votuar n\u00eb favor t\u00eb aneksimit n\u00eb p\u00ebrqindje midis 87% dhe 99%. Sipas rind\u00ebrtimeve t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, funksionar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm rus\u00eb kan\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb mbledhur vota sht\u00ebpi p\u00ebr sht\u00ebpi, t\u00eb shoq\u00ebruar nga ushtar\u00eb t\u00eb armatosur. Po \u00ebsht\u00eb votuar \u2013 pa pranin\u00eb e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u2013 kudo ku qe e mundur: n\u00eb stolat e parqeve, n\u00eb stacionet e policis\u00eb dhe deri n\u00eb dyqane. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb par\u00eb, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr legjitimitetit t\u00eb referendumeve t\u00eb tilla dhe kund\u00ebr aneksimeve t\u00eb mundshme territoriale dhe pastaj, si\u00e7 ishte parashikuar, nuk e ka njohur vlefshm\u00ebrin\u00eb e operacioneve t\u00eb tilla, t\u00eb konsideruara si bllof. M\u00eb 30 shtator, n\u00eb nj\u00eb celebrim solemn n\u00eb Sheshin e Kuq n\u00eb Mosk\u00eb, Putini ka proklamuar p\u00ebrpara turm\u00ebs aneksimin e territoreve t\u00eb tilla me N\u00ebn\u00ebn Rusi, duke i quajtur \u00abruse p\u00ebrgjithmon\u00eb\u00bb, dhe duke pohuar se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i mbroj\u00eb me \u00e7do kusht nga sulmet e mundshme t\u00eb jashtme. Kjo sipas doktrin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme ruse mbi mbrojtjen e territorit komb\u00ebtar. Vet\u00ebm se aneksime t\u00eb tilla, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, nuk njihen nga asnj\u00eb shtet, bile konsiderohen hapur si t\u00eb paligjshme dhe si nj\u00eb penges\u00eb ndaj nj\u00eb negociate t\u00eb mundshme midis pal\u00ebve dhe paqes. Mobilizimi kishte dy objektiva: t\u00eb forconte ushtrin\u00eb ruse tashm\u00eb e lodhur dhe pa besim, q\u00eb po lufton p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb front prej 1000 kilometrash dhe t\u00eb forcoj\u00eb ndjenj\u00ebn patriotike, duke e \u00e7uar Rusin\u00eb af\u00ebr luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit, sidomos t\u00eb rinjt\u00eb, por q\u00eb e kan\u00eb kontestuar k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Putinit dhe n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit ka pasur manifestime, menj\u00ebher\u00eb t\u00eb shtypura, kund\u00ebr luft\u00ebs. K\u00ebta t\u00eb rinj, t\u00eb lindur n\u00eb epok\u00ebn passovjetike, nuk e kan\u00eb pprjetuar kurr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk kan\u00eb shkuar kurr\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb beteje: duan mir\u00ebqenien, si t\u00eb rinjt\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, dhe do t\u00eb donin paqen. N\u00eb ndryshim nga prind\u00ebrit e tyre, jan\u00eb indiferent\u00eb ndaj mitit t\u00eb fuqis\u00eb dhe t\u00eb lavdis\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb fund Putini nuk do t\u00eb mund t\u2019i mbaj\u00eb parasysh. Faktikisht, n\u00eb k\u00ebto jav\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 300000 t\u00eb rinj, t\u00eb quajtur nga qeveria \u00abtradh\u00ebtar\u00eb\u00bb, e kan\u00eb braktisur Rusin\u00eb dhe jan\u00eb arratisur n\u00eb vende limitrofe (Finland\u00eb, Kazakistan etj.), dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pavar\u00ebsisht kufizimeve t\u00eb qeveris\u00eb, do t\u00eb donin ta b\u00ebnin sa m\u00eb shpejt. Edhe \u00abkozmetika\u00bb e \u00aboperacionit ushtarak special\u00bb kishte q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb mos i alarmonte rus\u00ebt dhe t\u00eb mbante lart konsensusin p\u00ebr qeverin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb pjes\u00ebrisht e kishte arritur. P\u00ebrkundrazo, tani t\u00eb gjith\u00eb ndjejn\u00eb t\u00eb ngjallen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre fantazmat e luft\u00ebs. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm ushtar\u00ebsh vriten n\u00eb ult\u00ebsirat e Ukrain\u00ebs. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar, shtiren si inxhinier\u00eb, mjek\u00eb, informaticien\u00eb: nj\u00eb arratisje truri q\u00eb do ta d\u00ebmtoj\u00eb shum\u00eb ekonomin\u00eb dhe zhvillimin e Rusis\u00eb. Sondazhet e fundit m\u00eb t\u00eb besueshme na thon\u00eb se konsensusi ndaj Putinit ka zbritur n\u00ebn 60%, gj\u00eb q\u00eb nuk kishte ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas <em>Economist<\/em>, me k\u00ebto vendime Putini ka zbuluar dob\u00ebsin\u00eb e tij jo vet\u00ebm p\u00ebrpara bot\u00ebs, por edhe p\u00ebrpara opinionit publik t\u00eb vendit t\u00eb tij, q\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ai donte q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb mbetej e huaj me faktet e luft\u00ebs. Tani, \u00abduke aneksuar territore me t\u00eb cil\u00ebt nuk ka kontrollin e plot\u00eb, rrezikon t\u00eb minoj\u00eb integritetin territorial t\u00eb Rusis. Kjo mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vend me kufij fluid\u00eb dhe jo t\u00eb njohur n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00ebse Putini shpall aneksimin e t\u00eb gjith\u00eb Donbasit, efektivisht do t\u00eb thot\u00eb cilat pjes\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb jan\u00eb t\u00eb pushtuara nga trupat ukrainase dhe do t\u00eb dukej i dob\u00ebt n\u00ebse nuk arrin t\u2019i flak\u00eb tej, gj\u00eb q\u00eb ka mund\u00ebsi nuk mund ta b\u00ebj\u00eb\u00bb. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb avancimi ukrainas vazhdon: \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar qyteza Lyman dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb fronti i Kherson; m\u00eb pas forcat e Kievit kan\u00eb avancuar edhe n\u00eb Luhansk dhe Donjeck. Paradoksalisht, me politik\u00ebn e tij Putini ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb dhe q\u00eb mund ta \u00e7oj\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime ekstreme.<\/p>\n<p><strong>Fuqit\u00eb e m\u00ebdha kund\u00ebr aneksimeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimit atomik<\/strong><\/p>\n<p>Disa fuqi t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb par\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jo armiq\u00ebsor\u00eb ndaj Rusis\u00eb dhe n\u00eb Kombet e Bashkuara, menj\u00ebher\u00eb pas pushtimit, pat\u00ebn abstenuar n\u00eb d\u00ebnimin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, si Kina dhe India, i kan\u00eb d\u00ebnuar fjal\u00ebt e Putinit mbi aneksimet. Qysh n\u00eb samitin e Samarkand\u00ebs t\u00eb 15 shtatorit, Kina ishte shprehur e preokupuar me ecurin\u00eb e luft\u00ebs. M\u00eb pas ministri i Jasht\u00ebm i saj, n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Kombet e Bashkuara, ka deklaruar se \u00abpresidenti Xi ka n\u00ebnvizuar nevoj\u00ebn e rseptkimit t\u00eb sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve dhe do arm\u00ebpushimin\u00bb. Nj\u00eb paralajm\u00ebrim i ashp\u00ebr drejtuar kreut t\u00eb Kremlinit. Miq\u00ebsia e p\u00ebrjetshme q\u00eb t\u00eb dy vendet i pat\u00ebn premtuar nj\u00ebrit tjetrit n\u00eb Olimpiad\u00ebn dim\u00ebrore t\u00eb k\u00ebtij viti ka kushte. Xi nuk ia kthen krah\u00ebt mikut Putin, ama e paralajm\u00ebron se situata duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe tronditja e rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar (p\u00ebrfshi k\u00ebrc\u00ebnimin atomik) nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e pranueshme. Edhe kryeministri indian Narendra Modi ka pasur fjal\u00eb t\u00eb ashpra ndaj vendimeve t\u00eb Putinit: \u00abKjo nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb p\u00ebr luft\u00eb\u00bb, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb prer\u00eb hapi n\u00eb raportet me Mosk\u00ebn. Gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve Modi ka k\u00ebrkuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i barazlarguar, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb skontove t\u00eb majme mbi naft\u00ebn ruse t\u00eb siguruara nga Moska. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka v\u00ebrejtur me shqet\u00ebsim n\u00eb rritje afrimin e Rusis\u00eb me Kin\u00ebn. N\u00eb \u00e7do rast, p\u00ebr momentin India nuk do t\u2019i prish\u00eb raportet me Rusin\u00eb, por as me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>N\u00eb selin\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara, edhe Turqia ka deklaruar se nuk do ta njoh\u00eb referendumin q\u00eb Rusia ka mbajtur n\u00eb rajonet ukrainase. Duhet kujtuar se Ankaraja e ka konsideruar gjithmon\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm referendumin mbi aneksimin e Krimes\u00eb, edhe p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb kuptueshme gjeopolitike lidhur me kontrollin e Detit t\u00eb Zi. Turqia e Erdo\u011fanit deri m\u00eb tani kishte ruajtur raporte t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta me Mosk\u00ebn: p\u00ebrve\u00e7 marr\u00ebveshjes p\u00ebr grurin, kishte arritur t\u00eb siguronte me konsensusin amerikan nj\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb \u00e7muar rob\u00ebrish lufte midis Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs. Por mobilizimi i trupave dhe k\u00ebrc\u00ebnimi b\u00ebrthamor t\u00eb njoftuara duket se kan\u00eb kapur n\u00eb befasi Erdo\u011fanin, q\u00eb vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte deklaruar: \u00abKam p\u00ebrshtypjen se Putini do ta p\u00ebrfundoj\u00eb luft\u00ebn sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur\u00bb. Parashikim krejt\u00ebsisht i gabuar, p\u00ebrve\u00e7se i guximsh\u00ebm. Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb komentuar mesazhet e liderit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb vendosur. Sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke ju drejtuar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb vendosur Putinit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet b\u00ebrthamore ndaj Ukrain\u00ebs. M\u00eb tej ka nd\u00ebrhyr\u00eb edhe presidenti Joe Biden, duke pohuar se Shtetet e Bashkuara dhe vendet per\u00ebndimore nuk u frik\u00ebsohen k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb Putinit dhe se jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019u p\u00ebrgjigjen me vendosm\u00ebri provokimeve, edhe ekstreme, t\u00eb Mosk\u00ebs. E gjitha kjo b\u00ebn q\u00eb t\u2019i frik\u00ebsohet m\u00eb s\u00eb keqes dhe kjo mund\u00ebsohet n\u00ebse je \u00abme shaptulla pas murit\u00bb (si gjest i d\u00ebshp\u00ebruar dob\u00ebsie) ose, m\u00eb keq, n\u00ebse kan\u00eb humbur ar\u00ebsyeja dhe ndjenja morale. Ama nuk duhet harruar se ky \u00abfjalor\u00bb futet \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn shpresohet \u2013 n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre n\u00ebl dinamik\u00ebn perverse p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn arma atomike merr nj\u00eb karakter frenimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i arm\u00ebve b\u00ebrthamore taktike n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb skenar q\u00eb duhet marr\u00eb seriozisht. Putini ka paralajm\u00ebruar se k\u00ebsaj radhe, duke folur p\u00ebr t\u00eb gjitha mjetet, nuk po bllofon, por ky fakt edhe p\u00ebr Mosk\u00ebn paraqet m\u00eb shum\u00eb rreziqe sesa benefite. Paras\u00ebgjithash, p\u00ebrdorimi i bombave b\u00ebrthamore me dimensione t\u00eb vogla do t\u00eb ishte nj\u00eb konfirmim i qart\u00eb i dob\u00ebsis\u00eb ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb \u00e7uarjen p\u00ebrpara t\u00eb nj\u00eb lufte konvencionale. N\u00eb ve\u00e7anti do t\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb si t\u00eb pranonte humbjen e saj n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Rusia do t\u00eb transformohej n\u00eb nj\u00eb vend <em>pariah<\/em>, ashtu si Koreja e Veriut, dhe do t\u00eb humbiste mb\u00ebshtetjen e Kin\u00ebs dhe t\u00eb fuqive t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb tret\u00eb, nj\u00eb sulm i ngjash\u00ebm do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme kilometrat e shumta katrore t\u00eb territorit, duke vrar\u00eb edhe ushtar\u00eb rus\u00eb. Rrezatimet, si\u00e7 na m\u00ebson rasti i \u00c7ernobilit, do t\u00eb godiste pjes\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb dhe t\u00eb vendeve t\u00eb BE, duke i p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb bot\u00ebrore. N\u00eb \u00e7do rast, qoft\u00eb e besueshme apo jo, \u00abnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i till\u00eb duhet konsideruar seriozisht sepse jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb me shanse shum\u00eb t\u00eb pakta dhe efekte potenciale shum\u00eb t\u00eb larta\u00bb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr luft\u00ebs dhe sidomos kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore ka ngritur z\u00ebrin e tij edhe Papa Fran\u00e7esku. N\u00eb <em>Angelus <\/em>e s\u00eb diel\u00ebs 2 tetor, ka pohuar: \u00abDhe \u00e7far\u00eb t\u00eb thuash p\u00ebr faktin q\u00eb njer\u00ebzimi ndodhet s\u00ebrish p\u00ebrpara k\u00ebrc\u00ebnimit atomik? \u00cbsht\u00eb absurde\u00bb. Papa ia ka kushtuar t\u00eb gjith\u00eb diskutimin \u00abluft\u00ebs s\u00eb agresionit\u00bb n\u00eb Ukrain\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb mesazhin e tij ka cituar si presidentin e Federat\u00ebs Ruse, ashtu edhe presidentin e Ukrain\u00ebs, duke ju lutur t\u00eb parit t\u00eb ndalet, edhe prej dashuris\u00eb p\u00ebr popullin e tij, kjo spirale dhunme dhe vdekjeje dhe t\u00eb dytin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i hapur \u00abndaj propozimeve serioze t\u00eb paqes\u00bb. Fran\u00e7esku ka d\u00ebnuar aksionet kund\u00ebr parimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb arrihet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00abarm\u00ebpushim\u00bb. Ky apel i Pap\u00ebs t\u00eb kujton mesazhin historik t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Gjoni i XXIII m\u00eb 25 tetor 1962, gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb raketave t\u00eb Kub\u00ebs, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb njer\u00ebzimi \u2013 njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, ashtu si edhe krer\u00ebt e shteteve \u2013 u gjet duke eksperimentuar ankthin e rrezikut t\u00eb shkat\u00ebrrimit total.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e fundit situata \u00ebsht\u00eb komplikuar m\u00eb tej, pas nj\u00eb shp\u00ebrthimi katastrofik t\u00eb ndodhur m\u00eb 8 tetor n\u00eb ur\u00ebn e Kerch (q\u00eb lidh Rusin\u00eb me Krimen\u00eb), e atribuar nga Moska \u00abterrorist\u00ebve\u00bb ukrainas. Duke ndjekur k\u00ebshill\u00ebn \u00abe partis\u00eb s\u00eb fajkojve\u00bb, lideri rus ka njpftuar menj\u00ebher\u00eb hakmarrje. Faktikisht, m\u00eb 10 tetor qytete t\u00eb ndryshme ukrainase, Kievi n\u00eb krye, jan\u00eb goditur p\u00ebr disa or\u00eb n\u00ebn nj\u00eb shi raketash dhe bombash ruse. T\u00eb vdekurit midis civil\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb 19 dhe rreth 100 t\u00eb plagosurit, nd\u00ebrsa shum\u00eb infrastruktura me p\u00ebrdorim joushtarak jan\u00eb shkat\u00ebrruar. Sulmi \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00abK\u00ebto sulme, ka deklaruar Biden, nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se e forcojn\u00eb impenjimin ton\u00eb n\u00eb favor t\u00eb popullit ukrainas [\u2026]. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i imponojm\u00eb kosto Rusis\u00eb p\u00ebr agresionin e saj, ta konsiderojm\u00eb Putinin dhe Rusin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mizorit\u00eb dhe krimet e luft\u00ebs s\u00eb saj dhe do t\u2019u japim mb\u00ebshtetjen e nevojshme forcave ukrainase q\u00eb t\u00eb mbrohen, p\u00ebrfshi sisteme t\u00eb avancuara t\u00eb mbrojtjes ajrore\u00bb. Fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda: p\u00ebr t\u2019u n\u00ebnvizuar definicioni i \u00abkrimeve t\u00eb luft\u00ebs\u00bb lidhur me akte t\u00eb tilla dhe impenjimi amerikan p\u00ebr ta fuqizuar mbrojtjen ajrore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Zelensky u k\u00ebrkon fuqive per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pasi fuqit\u00eb per\u00ebndimore, t\u00eb mbledhura n\u00eb G7 e k\u00ebrkuar nga gjerman\u00ebt, kan\u00eb konfirmuar k\u00ebrkesat amerikane n\u00eb frontin e ndihmave t\u00eb reja ushtarake p\u00ebr Kievin, por k\u00ebto nd\u00ebrhyrje mund t\u00eb ken\u00eb pasojn\u00eb e rritjes s\u00eb nivelit t\u00eb p\u00ebrplasjes dhe t\u00eb rrisin rrezikun e p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore, edhe pse koh\u00ebt e fundit Putini \u2013 duke marr\u00eb parasysh, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, reagimet negative t\u00eb Kin\u00ebs dhe t\u00eb Indis\u00eb \u2013 e ka moderuar fjalorin e tij luftarak dhe \u00abapocaliptik\u00bb. Ama nuk duhet harruar se k\u00ebrc\u00ebnimi atomik si instrument propagande (dhe jo m\u00eb frik\u00ebsimi) n\u00eb situata ekstreme mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb realitet i pad\u00ebshiruar. Tani do t\u00eb donim t\u00eb p\u00ebrshkonim, megjith\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sintetike, ndodhin\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb Kub\u00ebs e vitit 1962, t\u00eb cil\u00ebn e kemi p\u00ebrmendur, pasi na jep ndihm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb flitet p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim atomik, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ka gjithmon\u00eb n\u00eb rrug\u00eb \u00abrikthimi\u00bb, edhe kur \u00ebsht\u00eb shkuar pak p\u00ebrtej.<\/p>\n<p><strong>Kriza e Kub\u00ebs dhe Vatikani<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb seli historike mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebve t\u00eb Gjonit t\u00eb XXIII, drejtuar jo krer\u00ebve t\u00eb dy superfuqive (Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara), por \u00abnjer\u00ebzve me vullnet t\u00eb mir\u00eb\u00bb, pat\u00ebn n\u00eb rend me zgjidhjen e kriz\u00ebs dramatike t\u00eb Kub\u00ebs s\u00eb tetorit 1962. N\u00eb aspektin historik, leximi q\u00eb i jepet k\u00ebtij fakti \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb kontradiktor dhe jo gjithmon\u00eb i pastruar nga konsiderata t\u00eb natyr\u00ebs ideologjike. Paras\u00ebgjithash duhet kujtuar se Selia e Shenjt\u00eb, qysh t\u00eb nes\u00ebrmen e revolucionit kubanez t\u00eb janarit 1959, nuk ishte rreshtuar hapur nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe, megjith\u00ebse qeveria revolucionare kubaneze kishte k\u00ebrkuar mbrojtjen e Bashkimit Sovjetik, kishte ruajtur nj\u00eb pozicion neutral, si\u00e7 ishte n\u00eb tradit\u00ebn e diplomacis\u00eb vatikanase. N\u00eb momentin ku presidenti i ri amerikan, katoliku John Fitzgerald Kennedy, vuri n\u00eb zbatim nj\u00eb embargo totale kund\u00ebr ishullit, duke pretenduar nga t\u00eb gjitha shtetet amerikane prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me qeverin\u00eb e re marksiste t\u00eb Fidel Castro dhe duke k\u00ebr\u00ebcnuar deri nj\u00eb pushtim ushtarak, Papa nuk i cedoi njer\u00ebzve q\u00eb i k\u00ebrkonin, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur politik\u00ebn e presidentit amerikan, t\u00eb komunikonte shkish\u00ebrimin e regjimit t\u00eb ri kubanez dhe t\u00eb prishte marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike. Tjet\u00ebr efekt i k\u00ebsaj m\u00ebnyre t\u00eb vepruari t\u00eb matur dhe <em>super partes <\/em>t\u00eb mbajtur nga Selia e Shenjt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast qe se t\u00eb gjith\u00eb peshkop\u00ebt kubanez\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb af\u00ebrtin Koncili i Vatikanit II.<\/p>\n<p>Kriza nisi n\u00eb ver\u00ebn e 1962, kur \u00abpozicionimi\u00bb i avion\u00ebve luftarak\u00eb rus\u00eb n\u00eb territorin kubanez, si p\u00ebrgjigje nga administrata amerikane, provokoi spostimin n\u00eb Florida t\u00eb nj\u00eb grupi bombarduesish n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynin n\u00eb nj\u00eb sulm sovjetik ndaj territorit amerikan. M\u00eb 16 tetor presidenti Kennedy informohej se sovjetik\u00ebt pat\u00ebn instaluar rampa raketore sulmuese n\u00eb Kub\u00eb, raketat e t\u00eb cilave t\u00eb do t\u00eb mund ta arrinin leht\u00ebsisht territorin e Shteteve t\u00eb Bahskuara dhe at\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Amerik\u00ebs Latine. Sipas th\u00ebnies s\u00eb inteligjenc\u00ebs sovjetike, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb legjitime hakmarrje n\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb \u00abnd\u00ebrhyrjes\u00bb amerikan\u00eb n\u00eb Gjermani dhe sidomos n\u00eb Berlin, q\u00eb prej nj\u00eb viti ishte ndar\u00eb tashm\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb nga Muri. N\u00eb realitet, prania e raketave sovjetike n\u00eb Kub\u00eb ishte nj\u00eb manov\u00ebr taktike p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi presidentin amerikan, n\u00eb pritje t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb mesit t\u00eb mandatit, nd\u00ebrsa kryeministri sovjetik kishte nevoj\u00eb t\u2019u demonstronte kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb tij se ishte i fort\u00eb, n\u00eb gjendje ta p\u00ebrballonte Per\u00ebndimin dhe ta mbante larg kolonializmin amerikan. Por situata me kalimin e koh\u00ebs u shp\u00ebtoi nga dora t\u00eb dyja pal\u00ebve, duke u b\u00ebr\u00eb dit\u00eb pas dite m\u00eb kritike nga sa imagjinohej.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 tetor presidenti Kennedy ju drejtua n\u00eb televizion popullit amerikan, duke treguar fotot e rampave raketore sovjetike t\u00eb vendosura n\u00eb Kub\u00eb. N\u00eb form\u00eb jo t\u00eb negociueshme ai njoftoi nj\u00eb bllokim detar rreth ishullit karaibik, p\u00ebr t\u00eb penguar q\u00eb testatat b\u00ebrthamore e ngarkuara \u2013 u tha \u2013 n\u00eb anije sovjetike tashm\u00eb t\u00eb drejtuar drejt Kub\u00ebs t\u00eb arrinin n\u00eb destinacion. Me frym\u00ebmarrjen e mbajtur, bota ndoqi drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti ndodhin\u00eb dramatike t\u00eb atyre dit\u00ebve, duke ju trembur shp\u00ebrthimit t\u00eb nj\u00eb lufte b\u00ebrthamore me pasoja t\u00eb paparashikueshme. Koncili, i nisur prej pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji dhe q\u00eb m\u00eb 20 tetor kishte miratuar nj\u00eb mesazh drejtuar bot\u00ebs, njohu nj\u00eb moment pauze. Disa peshkop\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti ata t\u00eb Lindjes europiane, kishin nd\u00ebrmend t\u00eb ktheheshin n\u00eb vendet e tyre n\u00eb rast se situata nuk normalizohej.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa diplomacia e t\u00eb dy superfuqive ishte frenetikisht e impenjuar t\u00eb gjente nj\u00eb rrug\u00ebdalje dinjitoze nga kriza q\u00eb b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, nj\u00eb grup \u00a0akademik\u00ebsh dhe intelektual\u00ebsh sovjetik\u00eb e amerikan\u00eb n\u00eb ato dit\u00eb u mblodh n\u00eb <em>Phillips Academy <\/em>t\u00eb Andover, n\u00eb shtetin Massachusetts, p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi raportet midis Lindjes dhe Per\u00ebndimit. Pas mesazhit alarmues t\u00eb Kennedy p\u00ebr kombin, pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb konferenc\u00eb votuan p\u00ebr vazhdimin e punimeve. Midis pjes\u00ebmarr\u00ebsve ishte edhe, si v\u00ebzhgues, ati domenikan Felix Morlion, rektor i universitetit <em>Pro Deo <\/em>t\u00eb Rom\u00ebs, i cili i shtyr\u00eb nga koleg\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dyja delegacioneve i telefonoi Vatikanit p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb Pap\u00ebs. Ju tha se Gjoni i XXIII ishte shum\u00eb i preokupuar p\u00ebr situat\u00ebn dhe se p\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebrhynte me mesazhin e tij donte t\u00eb ishte i sigurt\u00eb se do t\u00eb p\u00eblqehej nga t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe se, ve\u00e7 k\u00ebsaj, synonte t\u00eb ishte i informuar mbi kushtet e vendosura nga pal\u00ebt p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje maksimale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb trajtimi i \u00e7\u00ebshtjes i kaloi diplomacis\u00eb. Norman Cousins, shefi i delegacionit amerikan dhe mik personal i shum\u00eb lider\u00ebve sovjetik\u00eb, i k\u00ebrkoi Theodore Sorensen, k\u00ebshilltar i presidentit amerikan, q\u00eb ta informonte Kennedy p\u00ebr propozimin e Pap\u00ebs, duke marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kreu i delegacionit sovjetik n\u00eb Andover i referoi Mosk\u00ebs, e cila e priti me k\u00ebnaq\u00ebsi iniciativ\u00ebn papnore.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesin e dat\u00ebs 25 Papa punoi intensivisht p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb mesazhi: d\u00ebgjoi nj\u00ebri pas tjetrit kardinal\u00ebt amerikane e pranish\u00ebm n\u00eb Koncil dhe pastaj edhe disa peshkop\u00eb gjerman\u00eb. At\u00eb m\u00ebngjes ju komunikua nj\u00eb <em>statement <\/em>i U Thant, sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime i k\u00ebrkonte Shteteve t\u00eb Bashkuara ta hiqte bllokimin detar ndaj Kub\u00ebs dhe Bashkimit Sovjetik t\u00eb mos d\u00ebrgonte arm\u00eb n\u00eb ishullin karaibik. Mesazhi shkurt\u00ebr radiofonik i Gjonit t\u00eb XXIII u transmetua nga Radio Vaticana n\u00eb fr\u00ebngjisht n\u00eb mesdit\u00eb. Ai nuk p\u00ebrmend\u00ebte t\u00eb dy krer\u00ebt e shteteve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontestimin e tmerrsh\u00ebm, por i drejtohej thjesht \u00abnjer\u00ebzve me vullnet t\u00eb mir\u00eb\u00bb. Gjuha e mesazhit ishte e thjesht\u00eb dhe e kthjell\u00ebt; kufizohej \u00abn\u00eb materialitetin e shkaqeve t\u00eb kriz\u00ebs [dhe] ofronte nj\u00eb lexim t\u00eb nderuar p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt\u00bb. Nga momenti q\u00eb Selia e Shenjt\u00eb nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me asnj\u00eb prej t\u00eb dy superfuqive, mesazhi u dor\u00ebzua n\u00ebp\u00ebrmjet ambasador\u00ebve t\u00eb t\u00eb dyja vendeve t\u00eb akredituar pran\u00eb Quirinale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, m\u00eb 26 tetor, Hrushovi i d\u00ebrgonte nj\u00eb let\u00ebr presidentit amerikan, duke deklaruar n\u00eb linja maksimale mar\u00ebrveshje me indikacionet e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara; nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrkonte garanci q\u00eb as Shtetet e Bashkuara, as nj\u00eb shtet tjet\u00ebr amerikan nuk do ta pushtonin Kub\u00ebn. Nj\u00eb let\u00ebr e m\u00ebtejshme e presidentit sovjetik, e d\u00ebrguar me 27 tetor, e komplikonte m\u00eb tej \u00e7\u00ebshtjen, duke e rritur postin e loj\u00ebs: k\u00ebsaj radhe Moska k\u00ebrkonte \u00e7instalimin e raketave amerikane <em>Jupiter<\/em>, t\u00eb dislokuara n\u00eb Turqi (q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qeveria amerikane i konsideronte t\u00eb parapambetur e t\u00eb kota strategjikisht dhe q\u00eb kishte vendosur t\u2019i eliminonte), n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb heqjes s\u00eb rampave raketore n\u00eb Kub\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, t\u00eb dy superfuqit\u00eb do t\u00eb impenjoheshin, n\u00eb gjirin e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb ta respektonin sovranitetin territorial t\u00eb Turqis\u00eb. Ky fakt e vuri n\u00eb siklet t\u00eb madh administrat\u00ebn amerikane. Logjikisht, m\u00eb shum\u00eb se mendja e presidentit sovjetik, letra e dyt\u00eb e Hrushovit ishte shprehje e pretendimeve t\u00eb avancuara nga \u00abfajkojt\u00eb\u00bb brenda partis\u00eb komuniste. Pas nj\u00eb diskutimi t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb u vendos q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjej vet\u00ebm letr\u00ebs s\u00eb par\u00eb, duke e injoruar p\u00ebrmbajtjen e t\u00eb dyt\u00ebs. M\u00eb 28 tetor Hrushovi i prani termat e p\u00ebrcaktuara nga presidenti amerikan dhe nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebri t\u00eb njohur nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ankesash t\u00eb shprehura nga qeveria kubane ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Komunikata sigurisht q\u00eb nuk ishte miq\u00ebsore ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara, por p\u00ebrmend\u00ebte raketat e dislokuara n\u00eb Turqi. Kennedy e mori mesazhin dhe lejoi q\u00eb diskutimet mbi negociat\u00ebn t\u00eb niseshin n\u00eb gjirin e Kombeve t\u00eb Bashkuara nga dy diplomacit\u00eb respektive. Frika e madhe ishte zhdukur; rreziku i luft\u00ebs atomike ishte kthyer, edhe pse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ambige. Por \u00e7far\u00eb roli pati mesazhi i Atit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs? Pavar\u00ebsisht detyrimeve dhe falenderimeve oportune t\u00eb ardhura Pap\u00ebs privatisht nga presidenti amerikan dhe nga ai sovjetik, duhet th\u00ebn\u00eb se sidomos qe ky i fundit q\u00eb e mbajti n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrhyrjen papnore. Sipas disa studiuesve, vet\u00eb m\u00ebnyra e ngritjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga ana e Hrushovit n\u00eb letrat e d\u00ebrguara presidentit amerikan ndjente fjal\u00ebt bind\u00ebse t\u00eb Gjonit t\u00eb XXIII. \u00abHrushovi, shkruan lidhur me k\u00ebt\u00eb aspekt Alberto Melloni, ofron nj\u00eb marr\u00ebveshje sepse \u201ce gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb n\u00eb ankth\u201d dhe t\u00eb shmang\u00eb rrezikun e konfliktit \u00ebsht\u00eb t\u2019i rijap\u00eb \u201cg\u00ebzim t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit\u201d\u00bb. Kurse administrata amerikane zytarisht nuk i citoi kurr\u00eb fjal\u00ebt e Pap\u00ebs dhe b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr ta diskredituar tez\u00ebn se nd\u00ebrhyrja paq\u00ebsore nuk kishte pasur asnj\u00eb influenc\u00eb mbi vendimin e marr\u00eb nga presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara mbi \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb shteti kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa kriza e Kub\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket Hrushovit, n\u00eb raste t\u00eb ndryshme ai shprehu fjal\u00eb vler\u00ebsimi n\u00eb drejtim t\u00eb Pap\u00ebs p\u00ebr impenjimin e tij lidhur me paqen n\u00eb bot\u00eb: sidomos lidhur me \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb po trajtojm\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb 132 dhjetorit 1962, i tha mikut Cousins se \u00abapeli i Pap\u00ebs qe n\u00eb rreze e v\u00ebrtet\u00eb drite\u00bb dhe se ishte pafund\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs. Me t\u2019u kthyer n\u00eb Rom\u00eb, Cousins ia shprehu personalisht Pap\u00ebs p\u00ebrsh\u00ebndetjet e Hrushovit dhe urimet p\u00ebr Krishtlindjet. Disa dit\u00eb m\u00eb pas Gjoni i XXIII ju p\u00ebrgjigj me ton t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt fjal\u00ebve t\u00eb kryeministrit sovjetik, duke i uruar popullit rus paqe dhe begati. Urimi p\u00ebr t\u00eb tashmen \u00ebsht\u00eb q\u00eb fjal\u00ebt e papa Fran\u00e7eskut kund\u00ebr luft\u00ebs dhe kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore t\u00eb d\u00ebgjohen, si\u00e7 ka ndodhur 60 vite m\u00eb par\u00eb, dhe q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren negociata serioze p\u00ebr nj\u00eb \u00abarm\u00ebpushim\u00bb imediat, n\u00eb interesin e t\u00eb dyja vendeve t\u00eb implikuara dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>(nga <em>La Civilta Cattolica<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aneksimi i kat\u00ebr rajoneve ukrainase nga Rusia N\u00eb konfliktin midis Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs, k\u00ebrc\u00ebnimi b\u00ebrthamor n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit duket se po b\u00ebhet nj\u00eb realitet i pak\u00ebndsh\u00ebm; boll t\u2019i hidhet nj\u00eb sy i shpejt\u00eb agjencive dhe t\u00eb p\u00ebrditshmeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb kuptuar se situata, n\u00eb territorin e luft\u00ebs, b\u00ebhet dita dit\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":32743,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-32738","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32738"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32738\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}