{"id":32750,"date":"2022-12-29T13:57:15","date_gmt":"2022-12-29T13:57:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=32750"},"modified":"2022-12-29T14:02:23","modified_gmt":"2022-12-29T14:02:23","slug":"deshmia-si-na-mashtroi-drejtoresha-e-mjedisit-e-veliajt-duke-na-marre160-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/12\/29\/deshmia-si-na-mashtroi-drejtoresha-e-mjedisit-e-veliajt-duke-na-marre160-mije-euro\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia: Si na mashtroi Drejtoresha e Mjedisit e Veliajt duke na marr\u00eb 160 mij\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p>Jan\u00eb zbardhur disa prej mashtrimeve t\u00eb Viola Sterjos, punonj\u00ebse n\u00eb administrat\u00ebn publike, e cila ra n\u00eb pranga t\u00eb policis\u00eb pasi u premtonte qytetar\u00ebve grante nga Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR) n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ryshfeteve mij\u00ebra euro.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 12 dhjetor 2022 shtetasi Thanas Sulo ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore duke deklaruar se n\u00eb mars t\u00eb vitit 2020, p\u00ebrmes nj\u00eb t\u00eb njohuri t\u00eb tij q\u00eb quhet Genti, i cili ka nj\u00eb lokal af\u00ebr me pik\u00ebn e tij t\u00eb karburantit, \u00ebsht\u00eb njohur me nj\u00eb shtetase t\u00eb quajtur Viola Sterjo, me origjin\u00eb nga Pogradeci, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb punonte tek e-Albania n\u00eb Tiran\u00eb, raporton Top Channel.<\/p>\n<p>Kur e ka njohur k\u00ebt\u00eb shtetase ajo i kishte premtuar Gentit q\u00eb ai do p\u00ebrfitonte nj\u00eb grant me vler\u00eb 3.5 milion euro p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Voskopoj\u00eb. Nga Genti denoncuesi ka m\u00ebsuar se ai i kishte dh\u00ebn\u00eb Sterjos n\u00eb dor\u00eb 160 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Thanas Sulo deklaron se donte q\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e karburantit t\u00eb tij t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hotel dhe i ka k\u00ebrkuar Gentit q\u00eb ta prezantonte me Viol\u00ebn.<\/p>\n<p>Pasi e ka takuar Viola Sterjon i ka treguar q\u00eb donte t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb hotel n\u00eb tok\u00ebn e karburantit. Pas bisedave paraprake Viola i ka k\u00ebrkuar shuma lek\u00ebsh duke i premtuar q\u00eb ajo do t\u00eb nd\u00ebrhynte q\u00eb t\u2019i jepnin grantin tek AZHBR-ja.<\/p>\n<p>Sulo i ka dh\u00ebn\u00eb Viola Sterjos 57 mij\u00eb euro dhe 1. 000.000 lek\u00eb. Sulo ka deklaruar se shumat e parave ia ka dh\u00ebn\u00eb Viola Sterjos n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe Tiran\u00eb. Sipas kall\u00ebzuesit, pasi i ka dh\u00ebn\u00eb lek\u00ebt Viola Sterjos ka qen\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb fitimit t\u00eb grantit, t\u00eb cilin ajo ia kishte premtuar se do t\u2019i jepej deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Por pasi kaloi n\u00ebntori dhe dhjetori, n\u00eb kushtet kur granti nuk u p\u00ebrfitua, kall\u00ebzuesi sqaron se i ka k\u00ebrkuar Viola Sterjos t\u2019i kthej\u00eb shum\u00ebn e lek\u00ebve, pasi dyshonte se ajo po e mashtronte.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb dyshim e p\u00ebrforconte edhe fakti q\u00eb shoku i tij Genti,i cili i kishte dh\u00ebn\u00eb Viol\u00ebs 160 mij\u00eb dollar\u00eb, nuk e kishte p\u00ebrfituar grantin dhe Viola nuk ia kishte kthyer ende shum\u00ebn e lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb nga fillimi i 2021 dhe deri m\u00eb sot Sulo ia ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb leket Viola Sterjos, por ajo i thoshte jo sot, jo nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas kall\u00ebzimit prokuroria ka pyetur edhe bashk\u00ebshorten e Sulos e cila ka deklaruar se ata kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb pik\u00eb shitje t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb l\u00ebshuar me qira dhe n\u00eb po k\u00ebt\u00eb vend kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 3.700 met\u00ebr katror\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ka deklaruar se pas takimeve me Viola Sterjon ajo u ka premtuar qe ata do t\u00eb ishin fitues t\u00eb grantit, i cili do t\u00eb rritej nga 2.2 milion\u00eb euro n\u00eb 4.5 milion euro. Pasi i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Vjola Sterjos n\u00eb dor\u00eb 57 mij\u00eb euro, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb transferta me bank\u00eb edhe shuma t\u00eb tjera parash, q\u00eb Sterjo i k\u00ebrkonte p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar dokumentacionin e grantit.<\/p>\n<p>Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs ka pyetur si person q\u00eb tregon rrethanat e hetimit shtetasin Olgert Kafazi, i cili ka deklaruar se para 5 vitesh n\u00eb zon\u00ebn e Voskopoj\u00ebs ka bler\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke s\u00eb bashku me dy persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb resort turistik.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Kafazi punonte n\u00eb banes\u00ebn e nj\u00eb shtetasi me emrin Gjergji, ky i fundit i ka folur p\u00ebr mbes\u00ebn e tij Viola Sterjo. Ai ka shkuar me Gjergjin n\u00eb Tiran\u00eb dhe kan\u00eb takuar Viol\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga biseda me Viol\u00ebn, ka m\u00ebsuar se ajo kishte mund\u00ebsi p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb saj q\u00eb t\u2019i nxirrte atij nj\u00eb grant nga shteti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e resortit n\u00eb Voskopoj\u00eb, ku vlera e resortit do t\u00eb ishte 2 milion euro. Kafazi i ka th\u00ebn\u00eb Viol\u00ebs se projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e resortit e kishte gati.<\/p>\n<p>Kafazi ka deklaruar para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Viola Sterjos 90 mij\u00eb euro, shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte p\u00ebrfituar nga ortak\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Fillimisht i ka dh\u00ebn\u00eb 15 mij\u00eb euro n\u00eb dor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe disa her\u00eb shuma t\u00eb tjera lek\u00ebsh ia ka d\u00ebrguar me bank\u00eb. Dy her\u00eb ka d\u00ebrguar lek\u00ebt nga bankat n\u00eb numrin e llogaris\u00eb t\u00eb ekonomistit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022 ai \u00ebsht\u00eb informuar se Viola Sterjo nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb aplikim q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrfitonte grantin dhe kjo e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb dyshonte se ajo e kishte mashtruar. E ka takuar Viol\u00ebn n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb saj dhe ajo i ka kthyer 20 mij\u00eb dollar\u00eb. Nd\u00ebrsa me kontrat\u00eb noteriale lidhur mes tij dhe Viol\u00ebs, kjo e fundit ka deklaruar se i njeh detyrimin prej 90 mij\u00eb euro dhe n\u00ebse nuk ia kthente brenda 6 muajve ajo i linte si garanci banes\u00ebn e vjehrrit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Viola Sterjo u ndalua me vendim gjykate dhe u la n\u00eb mas\u00ebn arrest n\u00eb burg p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMashtrimi\u201d, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Nga hetimet e kryera rezulton se n\u00eb periudh\u00ebn mars-n\u00ebntor 2020, n\u00ebp\u00ebrmjet mashtrimit Viola Sterjo dyshohet se ka p\u00ebrfituar n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme monetare, me q\u00ebllim ndikimin e saj n\u00eb institucione shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs nisi hetimin p\u00ebr rastin pas kall\u00ebzimeve t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb ishin mashtruar nga Sterjo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb zbardhur disa prej mashtrimeve t\u00eb Viola Sterjos, punonj\u00ebse n\u00eb administrat\u00ebn publike, e cila ra n\u00eb pranga t\u00eb policis\u00eb pasi u premtonte qytetar\u00ebve grante nga Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR) n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ryshfeteve mij\u00ebra euro. N\u00eb dat\u00ebn 12 dhjetor 2022 shtetasi Thanas Sulo ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":32751,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-32750","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32750\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32751"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}