{"id":33167,"date":"2023-01-06T10:44:10","date_gmt":"2023-01-06T10:44:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=33167"},"modified":"2023-01-06T10:45:10","modified_gmt":"2023-01-06T10:45:10","slug":"hans-kung-nje-kishe-tjeter-eshte-e-mundur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/01\/06\/hans-kung-nje-kishe-tjeter-eshte-e-mundur\/","title":{"rendered":"Hans K\u00fcng: Nj\u00eb kish\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e mundur"},"content":{"rendered":"<p>Kujtojm\u00eb teologun zviceran q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 93 vje\u00e7are me k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb MicroMega e prillit 2010, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn K\u00fcng kritikon ashp\u00ebr pap\u00ebn Ratzinger dhe evidenton prishjen midis papatit dhe popullit katolik.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Ai takimi midis tyre n\u00eb Castel Gandolfo nuk qe paq\u00ebtues. Hans K\u00fcng kritikon ashp\u00ebr pap\u00ebn Ratzinger duke e sulmuar n\u00eb tema t\u00eb ndryshme: nga origjina e v\u00ebrtet\u00eb e katolicizmit tek dialogu nd\u00ebrfetar, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr skandalin e pedofilis\u00eb dhe rastet Williamson dhe Piu i XII. Nj\u00eb bashk\u00ebbisedim ku teologu evidenton nj\u00eb prishje midis papatit dhe popullit katolik. Histori e nj\u00eb kishe tjet\u00ebr, me vlera t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Parisi: \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb jep shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb kthehem sot. Parisi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet ku kam ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1948. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha vet\u00ebm nj\u00eb student dhe shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave.. k\u00ebshtu q\u00eb tani jam i k\u00ebnaqur q\u00eb jam k\u00ebtu s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar librin tim t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb kujtimeve [<em>Une v\u00e9rit\u00e9 contest\u00e9e, M\u00e9moires,<\/em>\u00a0sht\u00ebpia botuese du Cerf, Paris 2010].<\/p>\n<p><strong>Keni vendosur t\u00eb tregoni historin\u00eb tuaj, rrug\u00ebtimin tuaj fetar?<\/strong><\/p>\n<p>Duke par\u00eb nga prapa, m\u00eb duket se kujtoj dy histori, t\u00eb dalluara dhe nj\u00ebherazi t\u00eb nd\u00ebrthurura: nj\u00eb e vog\u00ebl, ajo e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb teologu, dhe tjetra e madhe, ajo e kish\u00ebs katolike dhe e teologjis\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e bot\u00ebs bashk\u00ebkohore. Historia e par\u00eb tregon jet\u00ebn time, q\u00eb ka qen\u00eb e ashp\u00ebr dhe plot me beteja, por nj\u00ebherazi interesante. N\u00eb fund, pavar\u00ebsisht p\u00ebrvojave t\u00eb ndryshme t\u00eb dhimbshme, bilanci im \u00ebsht\u00eb pozitiv: kam mbetur kristian, katolik, teolog dhe prift n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet, pavar\u00ebsisht se mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb tejet e rrezikshme p\u00ebr seminarist\u00ebt e teologjis\u00eb! Prandaj e konsideroj veten me fat, edhe respektivisht teolog\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb francez\u00eb q\u00eb kan\u00eb patur nj\u00eb fat shum\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm dhe q\u00eb nuk e kan\u00eb duruar k\u00ebt\u00eb deliri\u2026<\/p>\n<p><strong>At\u00ebhere fillojm\u00eb nga ajo q\u00eb e keni quajtur \u00abhistoria e vog\u00ebl\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>Qysh kur isha n\u00eb lice, jam interesuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhte v\u00ebrtet n\u00eb bot\u00eb, sigurisht q\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja i mbyllur n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb fildishi. Kam pasur fatin, si student, t\u00eb njoh teolog\u00ebt e m\u00ebdhenj e fillimit t\u00eb shekullit t\u00eb XX, n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Zvic\u00ebr e n\u00eb Paris, dhe kjo m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje. Kam vendosur at\u00ebhere ta zgjeroj horizontin tim dhe k\u00ebshtu sferat e mia t\u00eb interesit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishta: nga uniteti i kish\u00ebs midis paqes midis feve, deri tek dialogu nd\u00ebrfetar dhe problemet n\u00eb jet\u00ebn e komunitetit universal. Pastaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment pun\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb mbi etik\u00ebn bot\u00ebrore. Po studioj ekonomi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb fantastike, dhe anipse nuk \u00ebsht\u00eb tamam fusha ime, \u00ebsht\u00eb magjeps\u00ebse dhe rilidhet me problemin e k\u00ebrkimit t\u00eb nj\u00eb sistemi ekonomik etik n\u00eb bot\u00ebn e sotme. N\u00ebse kam k\u00ebrkuar t\u2019i zgjeroj dijet e mia, kam k\u00ebrkuar megjithat\u00eb ta mbaj qendr\u00ebn time n\u00eb fen\u00eb kristiane: nuk e kam humbur asnj\u00ebher\u00eb nga shikimi sfer\u00ebn teologjike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera. P\u00ebrfshirja ime n\u00eb historin\u00eb e kish\u00ebs s\u00eb student ka qen\u00eb fillimisht ai i nj\u00eb v\u00ebzhguesi objektiv, t\u00eb paansh\u00ebm, deri n\u00eb nj\u00eb moment kthese, t\u00eb gjeneruar nga nj\u00eb fakt vendimtar: refuzimi nga ana e pap\u00ebs Piu i XII i prift\u00ebrinjve pun\u00ebtor\u00eb. Aty kam filluar t\u00eb dyshoj p\u00ebr autoritetin papnor. Nuk arrija ta kuptoja at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur, k\u00ebshtu q\u00eb kam shkuar t\u00eb k\u00ebrkoj shpjegime profesorit tim, q\u00eb ishte nj\u00eb prej k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb pap\u00ebs, por nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebhej.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb dallohet vizioni juaj i kristianizmit nga ai i pap\u00ebs Benedikti i XVI?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb librin tim mbi kristianizmin kam analizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thelluar paradigmat e tij, q\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb aktual\u00eb n\u00eb debatin teologjik, dhe besoj se kund\u00ebrshtimi m\u00eb i thell\u00eb midis meje dhe Ratzinger, m\u00eb shum\u00eb se i natyr\u00ebs personale, varet nga fakti se jemi p\u00ebrfaq\u00ebsues i dy linjave t\u00eb ndryshme t\u00eb mendimit, i dy vizioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtyre paradigmave. Beteja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi interpretimin e k\u00ebtyre premisave themelore dhe pozicionet tona jan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta. Duke hyr\u00eb n\u00eb specifika, p\u00ebr mua paradigma e par\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ta kuptuar kristianizmin \u00ebsht\u00eb origjina e tij n\u00eb judaiz\u00ebm, gj\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht e anashkaluar nga katolik\u00ebt, nd\u00ebrsa p\u00ebr Ratzinger kristianizmi fillon vet\u00ebm fal\u00eb takimit midis mesazhit biblik dhe filozofis\u00eb greke. Pra Jez\u00f9si do t\u00eb ishte k\u00ebshtu i p\u00ebrjashtuar nga ky proces, apo jo? [qesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb provokuese]. Dhe ve\u00e7 k\u00ebsaj, si duhet t\u2019i konsiderojm\u00eb at\u00ebhere komunitetet e para kristiane? Ka qen\u00eb vet\u00ebm fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Sh\u00ebn Palit q\u00eb ka krijuar nj\u00eb paradigm\u00eb t\u00eb re, sigurisht e nevojshme. Paradigma e dyt\u00eb pas asaj judaiko \u2013 kristiane \u00ebsht\u00eb pastaj ajo greko \u2013 helene dhe t\u00eb dyja pyesim n\u00ebse duhet q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt p\u00ebr sa i p\u00ebrket konsiderat\u00ebs s\u00eb dogmave t\u00eb kristologjis\u00eb. Pastaj, Ratzinger nuk e pranon sistemin episkopal q\u00eb ortodoks\u00ebt kan\u00eb ruajtur, duke qen\u00eb nj\u00eb admirues i zjarrt\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i paradigm\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, asaj romako \u2013 katolike, ku peshkop\u00ebt romak\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Sh\u00ebn Agustini \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb jo vet\u00ebm babai i kish\u00ebs, por edhe nj\u00eb \u00abbashk\u00ebkoh\u00ebs\u00bb. \u00cbsht\u00eb fiksuar pas problemit t\u00eb papatit, duke u par\u00eb si nj\u00eb institucion absolut deri n\u00eb shekullin e XI dhe t\u00eb reform\u00ebs gregoriane. Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb: n\u00ebse arrihet t\u00eb kuptohet shekulli i XI, e ke kuptuar situat\u00ebn aktuale! \u00cbsht\u00eb aty q\u00eb ka lindur ai absolutiz\u00ebm i papatit q\u00eb n\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arin e par\u00eb nuk ekzistonte. Klerikalizmi kund\u00ebr laik\u00ebve, ligji i beqaris\u00eb dhe liturgjia: \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e frank\u00ebve. Edhe un\u00eb natyrisht e kam studiuar teologjin\u00eb mesjetare, por sigurisht q\u00eb nuk kam ndalur aty. Kurse Ratzinger po. Ajo q\u00eb p\u00ebrshkruaj dhe q\u00eb konfirmohet edhe nga veprimet e tij si pap\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb. Benedikti i XVI e konsideron procesin e reform\u00ebs priotestante si vullnetin e zgjidhjes s\u00eb lidhjes t\u00eb filozofis\u00eb greke me kristianizmin dhe p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnkupton dekadenc\u00ebn! Nuk ka kryer asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb konfrontim pozitiv me reformator\u00ebt dhe natyrisht q\u00eb nuk ka asnj\u00eb simpati as p\u00ebr iluminizmin, as p\u00ebr modernizmin. \u00c7helenizimi, dekadenca e theksuar nga p\u00ebrparimet e shkencave moderne, filozofia bashk\u00ebkohore, konceptimi i shtetit, revolucioni francez, Charles Darwin, evolucionizmi dhe, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar, moment nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb \u00abul\u00ebtit\u00bb e historis\u00eb, revolta e student\u00ebve e 1968, jan\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb faktor\u00ebt e r\u00ebnies. Si\u00e7 e tregon n\u00eb autobiografin\u00eb e tij, n\u00eb fundin e k\u00ebtij procesi drejt dekadenc\u00ebs jan\u00eb ateizmi dhe imoraliteti. S\u00eb fundi, diferenca midis tij dhe meje \u00ebsht\u00eb se ai e ka p\u00ebrfunduar biografin\u00eb\u00a0 e tij me Tubing\u00ebn, me momentin n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arqipeshk\u00ebv i Mynihut dhe nuk preferon t\u00eb flas\u00eb mbi vitet n\u00eb vazhdim, pasi vijimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00abhistori e err\u00ebt\u00bb, dh aty sheh se kemi zgjedhur dy rrug\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme. M\u00ebkat! Kemi ndjekur dy rrug\u00ebtime t\u00eb ndryshme, por jemi katolik\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet se edhe un\u00eb jam prift katolik! Nuk do t\u00eb mund ta lija kurr\u00eb kish\u00ebn time, por po tregoj se teologjia q\u00eb duhet ta marr\u00eb seriozisht Koncilin Vatikani i II dhe q\u00eb thelbi i kristianizmit \u00ebsht\u00eb Jez\u00f9 Krishti, por ai i historis\u00eb dhe jo ai i koncileve, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb interpretim helenist i Jez\u00f9 Krishtit s\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Re.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton sot t\u00eb jesh katolik? Si mund t\u00eb bashk\u00ebezistojn\u00eb paradigmat q\u00eb keni p\u00ebrmendur? Si e shikoni nj\u00eb paradigm\u00eb t\u00eb re p\u00ebr katolicizmin n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb qenit katolik nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e lidhur domosdoshm\u00ebrisht meparadigm\u00ebn e tret\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo romako \u2013 katolike, dometh\u00ebn\u00eb rezultati i historis\u00eb s\u00eb fundit t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb par\u00eb, por n\u00ebnkupton t\u00eb besosh n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb vijueshm\u00ebrie kohore, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha prishjeve dhe konflikteve t\u00eb vogla, t\u00eb kish\u00ebs dhe t\u00eb karakterit universal t\u00eb saj: kisha e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb vendi apo vend\u00eb t\u00eb caktuar. Kriteri i v\u00ebrtet\u00eb i katolicizmit \u00ebsht\u00eb mesazhi kristian, Ungjilli, t\u00eb qenit katolik \u00ebsht\u00eb t\u00eb besosh tek universalizmi, megjithat\u00eb pa pranuar \u00e7do gj\u00eb, pasi natyrisht ajo q\u00eb i kund\u00ebrvihet Ungjillit nuk mund t\u00eb konsiderohet katolike. Sot duhet t\u00eb jesh katolik me shpirt ungjillor dhe mendoj se kjo realizohet nga shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb dyja kishat (katolike dhe pro<span style=\"text-decoration: line-through;\">s<\/span>testante).<\/p>\n<p><strong>I keni p\u00ebrballuar k\u00ebto probleme teologjike me pap\u00ebn Gjon Pali i II dhe m\u00eb pas me Benediktin e XVI?<\/strong><\/p>\n<p>Kam shpresuar gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb doalog dhe n\u00eb nj\u00eb pap\u00eb q\u00eb do t\u00eb donte t\u00eb fliste me mua, duke qen\u00eb se me Wojtyl\u00b4a (pap\u00ebn Gjon Pali i II) nuk ishte e thjesht\u00eb\u2026 nuk donte t\u00eb fliste me ask\u00ebnd q\u00eb kishte nj\u00eb pozicion t\u00eb ndrysh\u00ebm nga i tiji n\u00eb aspektin e kish\u00ebs. Ishte nj\u00eb pap\u00eb q\u00eb fliste shum\u00eb p\u00ebr dialogun, por nuk ka kryer kurr\u00eb asnj\u00eb dialog t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me k\u00eb nuk ishte dakord me t\u00eb. At\u00ebhere kam menduar se kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pap\u00eb t\u00eb ri, por Ratzinger nuk ishte tamam kandidati im\u2026 Megjithat\u00eb kam vendosur t\u2019i shkruaj dhe mendoj se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akt shum\u00eb kurajoz duke m\u00eb pritur.<\/p>\n<p><strong>Si ka shkuar takimi juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Ka ndodhur n\u00eb Castel Gandolfo, kemi folur p\u00ebr 4 or\u00eb, ishte nj\u00eb atomsfer\u00eb e bukur, e ngjashme me at\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb kaluar n\u00eb Tubingen dhe e raporteve t\u00eb mira. Kam menduar: ja, ndoshta do t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb ndryshe si pap\u00eb\u2026 por fatkeq\u00ebsisht i ka humbur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb ka pasur. Problemi \u00ebsht\u00eb se nuk ka ndryshuar, p\u00ebr asgj\u00eb. Deri ka riv\u00ebn\u00eb kapel\u00ebn mesjetare tridh\u00ebmbshe me liturgjin\u00eb e mesjet\u00ebs dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, paraqitet me veshjen e pap\u00ebs Leoni i X t\u00eb Medi\u00e7\u00ebve, q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi i prishjes totale me Luterin, duke qen\u00eb se nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb ar\u00ebsyeshme kundrejt tij. K\u00ebshtu\u00eb q\u00eb pyes, si mund t\u00eb paraqitesh sot n\u00eb rolin e k\u00ebtij pape? Mungon vet\u00ebm me karrigen dhe tiar\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb Mesjet\u00eb!<\/p>\n<p><strong>I referoheni ndonj\u00eb rasti n\u00eb ve\u00e7anti, kur flisni p\u00ebr raste t\u00eb munguara? I referoheni edhe dialogut nd\u00ebrfetar?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se p\u00ebr shembull n\u00eb Kostandinopoj\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb pranonte at\u00eb q\u00eb e kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb Tubingen, dometh\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb pretendohet q\u00eb ortodoks\u00ebt t\u00eb pranojn\u00eb vendimet e koncil\u00ebve tek t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb; n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtyre fjal\u00ebve, kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm manifestimet solemne t\u00eb cilat nuk i ka pasuar asnj\u00eb ndryshim i v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr rastet e munguara edhe kundrejt mysliman\u00ebve dhe hebrejve\u2026 Problemi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se ai konsideron t\u00eb gjitha fet\u00eb e tjera deficitare, nd\u00ebrsa kisha katolike natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur; vet\u00ebm se tani kemi disa v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr ta mbrojtur nga t\u00eb gjitha skandalet e fundit, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i \u00abp\u00ebrkryer\u00bb. At\u00ebhere situata \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe popullariteti i saj zvog\u00eblohet, si n\u00eb Franc\u00eb, ashtu edhe n\u00eb Gjermani, tani q\u00eb ka mbaruar faza e par\u00eb e entiziazmit p\u00ebr nj\u00eb pap\u00eb gjerman. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk mund t\u00eb shihet se \u00ebsht\u00eb pak e sikletshme t\u00eb kesh nj\u00eb pap\u00eb gjerman, sidomos n\u00eb ndodhit\u00eb e lidhura me antisemitizmin e kat\u00ebr peshkop\u00ebve t\u00eb V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Piu i X q\u00eb Benedikti i XVI i ka ripranuar n\u00eb kish\u00ebn katolike, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimit t\u00eb tyre ndaj Koncilit Vatikani i II.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb merit\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb hapur n\u00eb Gjermani lidhur me problemin e prift\u00ebrinjve jezuit\u00eb pedofil\u00eb: ju duket si episodi i ri nj\u00eb krize q\u00eb edhe pse e p\u00ebrmbajtur n\u00eb Itali, Spanj\u00eb dhe Franc\u00eb, \u00ebsht\u00eb simptoma e nj\u00eb krize t\u00eb kish\u00ebs katolike per\u00ebndimore? Cilat do t\u00eb jen\u00eb pasojat e k\u00ebtyre skandaleve mbi besimtar\u00ebt dhe mbi opinionin publik?<\/strong><\/p>\n<p>Mbi pozicionin e prift\u00ebrinjve pedofil\u00eb, un\u00eb nukbesoj se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare, amerikane, polake apo gjermane. Fillimisht pozicioni i Vatikanit ishte t\u00eb konsideroje p\u00ebr shembull peshkopin e Boston nj\u00eb fakt t\u00eb izoluar dhe t\u00eb brendashkruar vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb. Un\u00eb mendoj se sot n\u00eb Irland\u00eb ka nj\u00eb tragjedi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kam marr\u00eb letr\u00ebn e nj\u00eb ambasadori irlandez q\u00eb m\u00eb shkruar se autoriteti i kish\u00ebs katolike aty tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kompromentuar. Kam folur edhe me pap\u00ebn p\u00ebr disa situata t\u00eb r\u00ebnda, megjith\u00ebse pa i prekur direkt skandalet seksuale, duke i shpjeguar se sipas mendimit tim k\u00ebto ngjarje jan\u00eb rezultati i politik\u00ebs reaksionare t\u00eb kish\u00ebs katolike n\u00eb vende sot t\u00eb shekullarizuar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem universal. N\u00eb Gjermani, jezuit\u00ebt kishin nj\u00eb reputacion mjaft serioz dhe, p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme q\u00eb nuk e kisha par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre, t\u00eb zbuloja gjith\u00eb k\u00ebto skandale dhe t\u00eb mendoja se sot ka edhe shum\u00eb raste p\u00ebr t\u00eb cilat nuk flitet\u2026 Prandaj besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem global q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me beqarin\u00eb e prift\u00ebrinjve: nuk them se patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoja e domosdoshme, absolutisht, por nuk ka shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz dhep\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb sigurisht nj\u00eb rast q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e episodeve jan\u00eb brenda kish\u00ebs katolike\u2026<\/p>\n<p><strong>Sipas mendimit tuaj, kush jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e m\u00ebdhenj?<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jesh i sinqert\u00eb: jan\u00eb peshkop\u00ebt q\u00eb kan\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe gabimet e tyre. Faktikisht nuk duhen gjykuar vet\u00ebm prift\u00ebrinjt\u00eb e varf\u00ebr q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe q\u00eb shpesh jan\u00eb viktimat e sistemit, por edhe peshkop\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e dyte sepse kan\u00eb mbuluar gjith\u00e7ka. Por pastaj kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi i politik\u00ebs s\u00eb peshkop\u00ebve? Nuk e kemi diskutuar akoma, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se kuria romane ka drejtuar gjith\u00e7ka. Jan\u00eb cnetralizuar tashm\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto raste, gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr, n\u00eb Komgregacionin p\u00ebr Doktrin\u00ebn e Fes\u00eb, pasi vet\u00ebm aty \u00ebsht\u00eb detyrimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sekret absolut q\u00eb mbulon gjith\u00e7ka dhe ky aksion sh\u00ebnues \u00ebsht\u00eb d\u00ebshiruar nga Ratzinger, q\u00eb p\u00ebr 22 vjet ka mbuluar shum\u00eb letra. Nj\u00eb let\u00ebr solemne e d\u00ebrguar m\u00eb 18 maj 2001 nga kardinali Ratzinger t\u00eb gjith\u00eb peshkop\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs thot\u00eb se duhet ruajtur nj\u00eb heshtje absolute (\u00ab<em>secretum pontificium<\/em>\u00bb). Besoj se tani papa \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb thuhet tani?<\/p>\n<p><strong>Respektivisht me 2009, sipas mendimit tuaj, cila \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e skandalit Williamson dhe i dor\u00ebs s\u00eb ngritur ndaj peshkop\u00ebve integralist\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se Benedikti i XVI ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb apologji tejet personale, gj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb pap\u00eb. Megjithat\u00eb vet\u00eb ai ka th\u00ebn\u00eb se shum\u00eb njer\u00ebz qen\u00eb ngritur kund\u00ebr tij dhe ai ka p\u00ebrfituar p\u00ebr t\u2019i sulmuar. Por nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, njer\u00ebzit q\u00eb kishin nj\u00eb pozicion kritik ndaj tij dhe se i ka sulmuar nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb kapej pas k\u00ebsaj historie t\u00eb kat\u00ebr peshkop\u00ebve. Do t\u00eb mund besoja se vet\u00eb ai nuk e dinte se Williamson mohon historicitetin e holokaustit, por e dinte se qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb antisemit\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb dhe se k\u00ebta kat\u00ebr i kund\u00ebrvihen Koncilit Vatikani i II. Si mund t\u00eb pranohen k\u00ebta peshkop\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kaq i ashp\u00ebr dhe i pam\u00ebshirsh\u00ebm me t\u00eb tjer\u00ebt? Pa nevoj\u00ebn e p\u00ebrmendjes s\u00eb rastit tim\u2026 Si mund t\u00eb oranohet nga njer\u00ebzit q\u00eb mohojn\u00eb Koncilin n\u00eb kat\u00ebr pika thelb\u00ebsore si liturgjia dhe lirin\u00eb e fes\u00eb? Nuk mund t\u00eb kthehet prapa, n\u00eb periudh\u00ebn parakoncilit; kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb pap\u00eb k\u00ebrkon edhe ta b\u00ebj\u00eb shkon kund\u00ebr Koncilit Ekumenik q\u00eb \u00ebsht\u00eb autoriteti suprem i kish\u00ebs katolike. Koncili Vatikani i II nuk ka qen\u00eb nj\u00eb prishje, por nj\u00eb kthes\u00eb, dhe nuk mund t\u00eb kthehet prapa. Si\u00e7 e thot\u00eb Su\u00e1rez, jezuiti spanjoll, mund t\u00eb jesh skizmatik n\u00eb dy kuptime: n\u00eb rasti ku ndahesh nga papa apo n\u00eb rastin ku \u00ebsht\u00eb papa q\u00eb ndahet nga kisha. Benedikti i XVI \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i matur, por praktikisht reagon ndaj Koncilit: shikoni em\u00ebrimet e tij n\u00eb Kuri\u2026 kreu i ri i Kongregacionit t\u00eb Liturgjis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri n\u00eb favor t\u00eb liturgjis\u00eb s\u00eb Trento dhe \u00ebsht\u00eb shfaqur me <em>cappa magna<\/em>: as mbret\u00ebresha e Anglis\u00eb i b\u00ebn k\u00ebto \u00ab<em>b\u00eatises<\/em>\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Sipas mendimit tuaj, cilat jan\u00eb perspektivat e dialogut nd\u00ebrfetar judaiko \u2013 kristian pas vizit\u00ebs s\u00eb pap\u00ebs n\u00eb sinagog\u00ebn e Rom\u00ebs n\u00eb janarin e 2010?<\/strong><\/p>\n<p>Paras\u00ebgjithash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt pozitiv q\u00eb Benedikti i XVI e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb n\u00eb sinagog\u00eb, si ajo n\u00eb xhamin\u00eb e Stambollit; fatmir\u00ebsisht, rabini nuk i ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm komplimenta, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb peshkop\u00ebt, por vizita nuk i ka zgjidhur t\u00eb gjitha problemet\u2026<\/p>\n<p><strong>N\u00eb dhjetor Benedikti i XVI ka l\u00ebvduar virtytet heroike t\u00eb pap\u00ebs Pacelli. Ju jeni dakord mbi vazhdimin e procesit t\u00eb kanonizimit t\u00eb Piut t\u00eb XII?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kanonizimit t\u00eb Piut t\u00eb XII, nuk e kuptoj k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb avancuar nga ati jezuit Gumpel. E njihja sekretarin privat t\u00eb pap\u00ebs Pacelli, pasi vinte nga kolegji yn\u00eb gjermanik dhe nj\u00eb mbr\u00ebmje na ka treguar nj\u00eb dit\u00eb \u2013 tip t\u00eb Atit t\u00eb Shenjt\u00eb. Nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs ka p\u00ebrfituar p\u00ebr ta pyetur n\u00ebse Piu i XII ishte shenjtor dhe ai, q\u00eb e ka njohur m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tejet energjitike: \u00abJo, jo, nuk \u00ebsht\u00eb shenjtor, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i madh i kish\u00ebs\u00bb. Mendoj se ka t\u00eb drejt\u00eb, pasi qendra e v\u00ebrtet\u00eb e interesut t\u00eb Piut t\u00eb XII ishte kisha, si institucion, dhe kjo ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se gjith\u00e7ka, dhe t\u00eb gjith\u00eb hebrejt\u00eb e bot\u00ebs. Ai ka gjykuar se komunizmi ishte m\u00eb i rreziksh\u00ebm se nazizmi, edhe pse kishte qen\u00eb i traumatizuar nga ardhja e komandove t\u00eb kuq t\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb Mynih dhe k\u00ebshtu komunizmi p\u00ebr t\u00eb ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekzistenciale. Pa dashur ta demonizoj, mund t\u00eb shpjegohen shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb sjelljes s\u00eb tij, por nuk mund t\u00eb shpallet shenjtor.<\/p>\n<p><strong>Ka megjithat\u00eb ar\u00ebsye shprese p\u00ebr kish\u00ebn katolike q\u00eb sot duket se po kalon nj\u00eb moment krize? Mund t\u00eb synohet mbi njer\u00ebz t\u00eb sakt\u00eb, l\u00ebvizje t\u00eb ve\u00e7anta apo mbi disa vende q\u00eb mund ta zgjidhin?<\/strong><\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kudo, n\u00eb Poloni, Spanj\u00eb, Irland\u00eb\u2026 nuk mund t\u00eb jesh tep\u00ebr optimist, efekti Gjon Pali i II ka kaluar. N\u00ebse shikohet situata n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, tashm\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, kuptohet se nuk ka mjaftuesh\u00ebm prift\u00ebrinj, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr Afrik\u00ebn ku shpesh prift\u00ebrinjt\u00eb kan\u00eb nj\u00eb grua dhe beqaria mbulohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elegante\u2026 Nj\u00eb problem tjet\u00ebr serioz \u00ebsht\u00eb sesi Wojtyl\u00b4a ka qen\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb par\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kontrollit t\u00eb lindjeve n\u00eb Afrik\u00eb dhe nuk e shikoj sesi mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb ar\u00ebsyesh\u00ebm mbi \u00e7\u00ebshtjen demografike pa nj\u00eb modifikim t\u00eb enciklik\u00ebs <em>Humanae Vitae<\/em>. P\u00ebretj hierarkis\u00eb, jan\u00eb komunitetet q\u00eb funksionojn\u00eb, n\u00eb Gjermani, Zvic\u00ebr dhe Austri p\u00ebr shembull; n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ku ka nj\u00eb famulli komunitetet funksionojn\u00eb sepse identifikimi i popullit nuk ndodh m\u00eb me pap\u00ebn, por me priftin e komunitetit lokal. T\u00eb diel\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb njihen, luajn\u00eb, han\u00eb bashk\u00eb: shpirti ekumenik \u00ebsht\u00eb aktiv. Shpresa ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb nivel lokal ka s\u00ebrish nj\u00eb kristianiz\u00ebm t\u00eb gjall\u00eb. Sikur mjerimi i kish\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej edhe m\u00eb i madh, sikur peshkop\u00ebt t\u00eb thonin se nuk ka m\u00eb shum\u00eb prift\u00ebrinj, do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej ndonj\u00eb gj\u00eb. Pres momentin ku nj\u00eb autoritet ekleziast dhe jo teologjik si i imi do t\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mundur t\u00eb vazhdohet k\u00ebshtu. Intransigjenca dhe arroganca e Kuris\u00eb s\u00eb Rom\u00ebs kan\u00eb prodhuar skizmat n\u00eb shekujt e XI, XV dhe XIX. Shpresoj se papa i ardhsh\u00ebm do t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebtimin e Gjonit t\u00eb XXIII dhe jo t\u00eb Gjon Palit t\u00eb II dhe t\u00eb Benediktit t\u00eb XVI.<\/p>\n<p><strong>Shikoni nj\u00eb prishje midis papatit dhe popullit katolik?<\/strong><\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb realitet faktik, njer\u00ebzit nuk merren shum\u00eb me at\u00eb q\u00eb thot\u00eb papa dhe p\u00ebr rregullat e sjelljes q\u00eb jep. P\u00ebr shembull, Gjon Pali i II \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur n\u00eb t\u00eb gjitha aktet, udh\u00ebtimet dhe diskutimet e tij p\u00ebr t\u00eb limituar lindjes, divorcet dhe marr\u00ebdh\u00ebniet ekumenike, por pa sukses. Vet\u00ebm e ka frustruar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje klerin. Shumica e katolik\u00ebve n\u00eb vendet e industrializuara nuk merret shum\u00eb me at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Roma mbi k\u00ebto probleme; b\u00ebhet e gjitha nj\u00eblloj dhe n\u00ebse je vet\u00ebm i zem\u00ebruar dhe i sikletosur prej gafave t\u00eb pap\u00ebs, por teorikisht shanset pozitive e papatit jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat t\u00eb mos i p\u00ebrdor\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb konkretisht sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>Mund t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb enciklik\u00eb mbi seksualitetin, q\u00eb shmang libertinizmin arbitrar dhe rigorizmin, do t\u00eb ishte nj\u00eb dokument i madh, apo jo? Kam menduar gjithmon\u00eb se Ratzinger ishte inteligjent dhe q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr fet\u00eb; sot ka nj\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb caktuar me autoritetet myslimane, por nuk shikoj ndonj\u00eb progres t\u00eb madh. N\u00ebse lexoni kuranin shikoni se Jez\u00f9si \u00ebsht\u00eb kudo dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb pozitive, ama me nj\u00eb kusht: mos e b\u00ebni Zot! Sikur judeo \u2013 kristian\u00ebt t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Koncilin e par\u00eb t\u00eb Nikeas do t\u00eb kishin protestuar kund\u00ebr familjes mbret\u00ebrore q\u00eb ka identifikuar Jez\u00f9sin dhe Zotin, k\u00ebshtu q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohen. Nuk mund t\u00eb kthehesh prapa, si\u00e7 la dashur ta b\u00ebj\u00eb restaurimin pa ia arritur. Sot njer\u00ebzit nuk merren me procesionet baroke t\u00eb kish\u00ebs, tipike t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, por ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tjera\u2026 Shpresojm\u00eb q\u00eb Benedikti i XVI t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb veprim kurajoz. Un\u00eb edhe n\u00eb vitet \u201980 e kam b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn time. Kam zgjeruar horizontet e mia, kam studiuar, udh\u00ebtuar, folur me njer\u00ebzit, kam lexuar shkrimet dhe kam studiuar shum\u00eb ekzegjez\u00ebn, historin\u00eb dhe etik\u00ebn bot\u00ebrore dhe kam m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb: n\u00ebse doni t\u00eb thoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, seriozisht, me argumenta t\u00eb vlefshme dhe n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb, njer\u00ebzit ju d\u00ebgjojn. Kjo do t\u00eb lexohet n\u00eb v\u00ebllimin e tret\u00eb t\u00eb kujtimeve t\u00eb mia.<\/p>\n<p>(nga <em>MicroMega<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtojm\u00eb teologun zviceran q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 93 vje\u00e7are me k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb MicroMega e prillit 2010, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn K\u00fcng kritikon ashp\u00ebr pap\u00ebn Ratzinger dhe evidenton prishjen midis papatit dhe popullit katolik. \u00a0Ai takimi midis tyre n\u00eb Castel Gandolfo nuk qe paq\u00ebtues. Hans K\u00fcng kritikon ashp\u00ebr pap\u00ebn Ratzinger duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":33168,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-33167","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33167\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}