{"id":33179,"date":"2023-01-06T11:07:20","date_gmt":"2023-01-06T11:07:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=33179"},"modified":"2023-01-06T11:07:20","modified_gmt":"2023-01-06T11:07:20","slug":"bashkia-e-kukesit-do-ti-kthehet-qytetareve-armiku-jone-i-vetem-eshte-sekti-i-grabitqar-i-rilindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/01\/06\/bashkia-e-kukesit-do-ti-kthehet-qytetareve-armiku-jone-i-vetem-eshte-sekti-i-grabitqar-i-rilindjes\/","title":{"rendered":"Bashkia e Kuk\u00ebsit do t\u2019i kthehet qytetar\u00ebve! Armiku jon\u00eb i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb sekti i grabitqar i \u201cRilindjes\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Admir SINAMATI <\/strong><\/p>\n<p>Sot kujtojm\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnura p\u00ebr Kuk\u00ebsin, 5 Janarin e vitit 1991 si momentin e fillimit t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs, dit\u00eb kjo q\u00eb sh\u00ebnoi fillimin e fundit t\u00eb frik\u00ebs, terrorit komunist duke sfiduar hapur rregjimin m\u00eb gjakatar -at\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrulemi me respekt dhe nderim n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebr Myftar Gjan\u00ebn si i deleguar nga Komisioni Nism\u00ebtar i krijimit t\u00eb PD i cili e ktheu sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb vat\u00ebr t\u00eb mbledhjes dhe i priu p\u00ebrgatitjes s\u00eb takimit me nism\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb krijimit te Deg\u00ebs s\u00eb PD Kukes: Urim Muja, Behar Duma, Isa Elezi, Bajazit Cahani, Sulejman Dida, Aneta Ahmati, Arben Meshi, Abdulla Nerguti, Mersin Gjana, Kamber Elezi, Isuf Spahiu, Besnik Elezi, Sul Petku, Ramadan Koldashi dhe Selim Istrefi, respekt dhe nderim p\u00ebr P\u00ebllumb Gjan\u00ebn q\u00eb asokohe nj\u00eb djal\u00eb i ri sfidoi t\u00eb ftohtin e asaj mbr\u00ebmjeje Janari p\u00ebr t\u00eb siguruar mbar\u00ebvajtjen e takimit themelues.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb moment solemn kujtese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata demokrat\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb mes nesh, por kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb memorie p\u00ebrgjithnj\u00eb emrin dhe vepr\u00ebn e tyre n\u00eb historikun e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Luma ka t\u00eb gdhendur n\u00eb historin\u00eb e saj te vjet\u00ebr e te re ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare. P\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb pand\u00ebrprera kund\u00ebr pushtuesve sllav\u00eb, turq, nazifashist\u00eb etj., ka qen\u00eb n\u00eb pararoj\u00ebn e l\u00ebvizjeve p\u00ebr liri e bashkim komb\u00ebtar pasi si mot\u00ebr e Prizrenit, ajo(Luma) ka lindur bij e bija q\u00eb i kan\u00eb dal\u00eb zot jo vet\u00ebm krahin\u00ebs por t\u00eb gjitha trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Nisur nga cil\u00ebsit\u00eb e mal\u00ebsor\u00ebve si besa, trim\u00ebria e vetp\u00ebrmbajtja Enver Hoxha pasi nuk ia doli q\u00eb n\u00eb fillimet e veta t\u00eb implementoj\u00eb v\u00ebllavrasjen p\u00ebr shkaqe politike n\u00eb Lum\u00eb mblodhi nga kat\u00ebr an\u00ebt e vendit njerezit e tij besnike, i solli k\u00ebtu dhe instaloi n\u00eb Kuk\u00ebs nj\u00eb nga klikat m\u00eb gjakatare q\u00eb me terror, vrasje, burgosje, internime dhe izolim kolektiv b\u00ebri q\u00eb p\u00ebr 45 vjet jetesa ne Kuk\u00ebs t\u00eb prekte nivelin e vendeve te Afrik\u00ebs saharjane.<\/p>\n<p>N\u00eb keto kushte me 5 Janar viti 91, k\u00ebto burra dhe gra kurajoze ndez\u00ebn pishtarin e drit\u00ebs dhe rezistenc\u00ebs s\u00eb hapur, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb pas 45 vitesh diktatur\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb te flitej dhe d\u00ebgjohej aroma e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Festojm\u00eb sot me krenari t\u00eb ligjshme, me nderim dhe mirnjohje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb atyre dit\u00ebve t\u00eb vitit 1991, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt nd\u00ebr vite, p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat, p\u00ebr \u00e7do kontributor q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb gur n\u00eb murin e sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb politike gjat\u00eb k\u00ebtyre 32 viteve. Ata jan\u00eb inkurajimi dhe frym\u00ebzimi yn\u00eb p\u00ebr \u00e7do arritje.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p>viti q\u00eb sapo ka startuar \u00ebshte nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ekzistenc\u00ebs son\u00eb politike dhe vet\u00eb demokracis\u00eb shqiptare. Para nesh kemi nje sprov\u00eb t\u00eb madhe; betej\u00ebn me qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb planetit dhe tentakulat e saj k\u00ebtu n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Qytetari kuksian ka koh\u00eb q\u00eb ndihet i pap\u00ebrfaqsuar. Kuk\u00ebsi, p\u00ebr fajin e pengmarrjes s\u00eb drejtimit Partise Demokratike nga qeveria dhe aktor\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej saj ka koh\u00eb q\u00eb sundohet nga nj\u00eb klik\u00eb anadollake dhe e korruptuar. Pushtetin absolut q\u00eb ka kryetari 8% i Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit do ia kishte lakmi edhe ish -sekretari i Par\u00eb i PPSH Miti Nito.<\/p>\n<p>Ai po p\u00ebrdor t\u00eb gjith\u00eb fuqin\u00eb e pushtetit t\u00eb vjedhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur deformimin haptazi e demokracis\u00eb dhe vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs, shantazhit ndaj votuesve t\u00eb pun\u00ebsuar, pun\u00ebsimit abuzivist n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs, tenderave abuziv\u00eb dhe blerjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb vot\u00ebs; ndaj ashtu si\u00e7 e shk\u00ebrmoq\u00ebm n\u00eb vitin 92 pushtetin absolut t\u00eb diktator\u00ebs komuniste, do t\u00eb largojm\u00eb t\u00eb turp\u00ebruar duart e zgjatura t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb korrupsionit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Taulant Ball\u00ebs ne Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Miq<\/p>\n<p>Vitin e shkuar, ne demokrat\u00ebt kemi kryer nje pro\u00e7es transformimi t\u00eb thell\u00eb jo thjesht\u00eb n\u00eb kuptimin fizik por edhe filozofik duke v\u00ebrtetuar faktin se liria jep fryte. Ne u fut\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es kurajoz vet\u00ebrregullues n\u00ebp\u00ebrmjet Rithemelimit dhe prodhuam nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb fort\u00eb demokratike p\u00ebr politik\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse me nj\u00eb dominanc\u00eb absolute ne nuk e p\u00ebrdor\u00ebm k\u00ebt\u00eb transformim si triumfaliz\u00ebm, por me maturi kemi mbajtur q\u00ebndrim dashamir\u00ebs dhe joselektiv edhe p\u00ebr minoranc\u00ebn e vet\u00ebdistancuar. Dyert e blinduara t\u00eb PD ne i hap\u00ebm me vot\u00eb masive dhe t\u00eb lir\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb qoshe po p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vatra e shpres\u00ebs p\u00ebr idet\u00eb novatore dhe vlerat konservatore europiane. Me aplikimin e primareve dhe parimit \u201cnj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb\u201d, Partia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb demokratike se kurr\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sanksionuar n\u00eb statutin e 11 Dhjetorit 2021 n\u00eb PD ka vend t\u00eb garantuar p\u00ebr mendimin dhe aplikimin e mendimit ndryshe qoft\u00eb edhe me formacionin e franksionit k\u00ebshtuq\u00eb kam nje thirrje t\u00eb hapur dhe publike p\u00ebr \u00e7do individ apo grup demokrat\u00ebsh kuksian q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdistancuar: \u201cJeni te mirpritur n\u00eb familjen ton\u00eb politike\u201d, pasi m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra na bashkojn\u00eb sesa na ndajn\u00eb. Bashkimi juaj me trungun \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb detyrim karshi Kuk\u00ebsit q\u00eb k\u00ebrkon me padurim frym\u00ebmarrjen e lir\u00eb dhe pa barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka n\u00eb kurriz.<\/p>\n<p>Rithemelimi i Partis\u00eb Demokratike nj\u00eb vit me par\u00eb solli nj\u00eb qasje dhe nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb re, bazuar n\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb arrira t\u00eb organizimit qytetar ku z\u00ebri i an\u00ebtarit q\u00ebndron n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb vendimarrjes politike.<\/p>\n<p>N\u00eb primaret e demokrat\u00ebve, risia m\u00eb e plotkuptimt\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike shqiptare, si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e shumic\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb demokrat\u00ebve dhe frym\u00eb e shumic\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kuksiane me dat\u00eb 4 Dhjetor 2022 un\u00eb jam mandatuar p\u00ebr t\u2019i prir\u00eb betej\u00ebs elektorale t\u00eb 14 Majit, p\u00ebr t\u00eb kthyer pushtetin lokal t\u00eb Kuk\u00ebsit n\u00eb duart e qytetar\u00ebve; ndaj kjo gj\u00eb m\u00eb b\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe sfidat e reja. Koha na k\u00ebrkon t\u00eb jemi i madh e i vog\u00ebl n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, protagonist\u00eb mendjekthjell\u00ebt, guximtar\u00eb t\u00eb vendosur dhe fitues.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju garantoj se asnj\u00eb penges\u00eb sado e madhe dhe sado e ashp\u00ebr qoft\u00eb nuk e pengon dot rrotacionin e vonuar t\u00eb pushtetit n\u00eb Kuk\u00ebs dhe mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb themel t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs europiane te shqiptar\u00ebve, vlerave t\u00eb demokracis\u00eb, pluralizmit dhe liris\u00eb ndaj ne jemi krenar\u00eb q\u00eb jemi demokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e mrekullueshme me nje kah t\u00eb vet\u00ebm, FITORE. Kjo \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb q\u00eb duhet ta realizojme pa asnje kompromis!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar demokrat\u00eb dhe demokrate,<\/p>\n<p>Un\u00eb jam mb\u00ebshtet\u00ebs dhe an\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike prej sa kohe kam filluar t\u00eb gjykoj politikisht, jam nj\u00ebri prej jush, jam mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb n\u00eb vlerat konservatore q\u00eb kan\u00eb n\u00eb themel formatin e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb son\u00eb ideologjike e q\u00eb jan\u00eb besimi ne Zot, dashuria per kombin dhe familjen, respekti ndaj ligjit dhe interesit publik.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb em\u00ebr te k\u00ebtyre principeve themelore, duke e konsideruar veten si nj\u00eb sh\u00ebrbetor t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb Kukesit, i shtyr\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale dhe intelektuale, i inspiruar fuqish\u00ebm prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, intelektual\u00ebve, sip\u00ebrmarr\u00ebsve lokal\u00eb, t\u00eb rinjve dhe te rejave, emigrant\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore kam marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb barr\u00eb, i bindur se s\u00eb bashku do dalim fitimtar\u00eb dhe me faqe t\u00eb bardh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dit\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb ju garantoj se do te jem syri i mpreht\u00eb, veshi i hapur dhe mendje e kujdesshme p\u00ebr t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmburit, t\u00eb spostuarit, secili t\u00eb ri dhe t\u00eb re, secili mb\u00ebshtet\u00ebs dhe \u00e7do kontribuesi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb respektohet dhe vler\u00ebsohet puna dhe djersa e gjith\u00ebsecilit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, duke vler\u00ebsuar kontributor\u00ebt demokrat\u00eb kuksian\u00eb nd\u00ebr vite dhe ata m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, pavarsisht vet\u00ebpozicionimit aktual duke besuar se \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej nesh, qofshin demokrat t\u00eb or\u00ebve t\u00eb para, apo burra t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs dhe sakrificave t\u00eb provuar n\u00eb beteja dhe sfida t\u00eb shumta n\u00eb koh\u00eb opozite apo qeverisje, q\u00eb \u00e7mojn\u00eb se duhen shkulur rr\u00ebnj\u00ebt e pushtetit t\u00eb s\u00eb keqes n\u00eb Kuk\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga qeveria m\u00eb e korruptuar e historis\u00eb njer\u00ebzore; ejani dhe bashkohuni me vullnetin e njer\u00ebzve dhe vendlindjes tuaj pasi dera p\u00ebr ju vazhdon t\u00eb jet\u00eb e hapur. Un\u00eb do ju shpreh mir\u00ebnjohjen time dhe ju ftoj t\u00eb jeni s\u00eb bashku me ne n\u00eb bet\u00ebj\u00ebn ndaj kandidatit t\u00eb Taulant Ball\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Armiku jon\u00eb i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb sekti i grabitqar i Rilindjes, Edi Rama dhe kryetari 8% i Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs -\u201cMiti Nito\u201d versioni 2019!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebr e motra,<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt do shpalosim para jush dhe opinionit kuksian programin tim politik p\u00ebr Bashkin\u00eb Kuk\u00ebs, ku \u00e7do problematik\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje fal\u00eb p\u00ebrgjigjeve konkrete ndaj sfidave n\u00eb raport me menaxhimin efi\u00e7ient , transparenc\u00ebs, zhvillimit urban, turizmin, ekonomin\u00eb, nxitjen e pun\u00ebsimit, infrastruktur\u00ebn, p\u00ebrballjen me largimin masiv t\u00eb t\u00eb rinjve, arsimin, Kujtes\u00ebn historike, ruajtjen e tradit\u00ebs folklorike etj, n\u00eb koherenc\u00eb me programin bazik t\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe deviz\u00ebs filozofike: qytetari n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vendimarrjes politike.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimin ndaj Kuk\u00ebsit dhe banor\u00ebve t\u00eb tij fizik\u00eb por edhe atyre te larguar nga vendlindja e konsideroj nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale, nj\u00eb mision human, detyrim intelektual dhe patriotik q\u00eb frymon p\u00ebrtej interesave t\u00eb ngushta personale ndaj marr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb para jush p\u00ebr fitoren bind\u00ebse t\u00eb Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, si nj\u00eb hakmarrje ndaj asaj \u00e7far\u00eb i ndodhi Kuk\u00ebsit n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 dhe me premtimin p\u00ebr korigjimin e \u00e7do padrejt\u00ebsie ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb do t\u00eb rikthejm\u00eb shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr Kuk\u00ebsin, p\u00ebr gjeneratat e tjera, p\u00ebr \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn tone \u201cShqiperia vend i zhvilluar\u201d.<\/p>\n<p>Para jush deklaroj se Fitorja e thell\u00eb e 14 Majit \u00ebsht\u00eb betimi im i pal\u00ebkundur.<\/p>\n<p>G\u00ebzuar 32 vjetorin themelimit dhe 1 vjetorin e Rithemelimit.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Partia Demokratike!<\/p>\n<p>Zoti e bekoft\u00eb Kuk\u00ebsin dhe \u00e7do bij\u00eb e bir t\u00eb tij kudo qofshin ato!<\/p>\n<p>Fitore!<\/p>\n<p>*Fjala p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n<p>Kuk\u00ebs 05.01.2023<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Admir SINAMATI Sot kujtojm\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnura p\u00ebr Kuk\u00ebsin, 5 Janarin e vitit 1991 si momentin e fillimit t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs, dit\u00eb kjo q\u00eb sh\u00ebnoi fillimin e fundit t\u00eb frik\u00ebs, terrorit komunist duke sfiduar hapur rregjimin m\u00eb gjakatar -at\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. P\u00ebrulemi me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":33137,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-33179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33179","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33179"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33179\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33137"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}