{"id":3399,"date":"2022-01-28T13:22:40","date_gmt":"2022-01-28T13:22:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=3399"},"modified":"2022-01-28T13:22:51","modified_gmt":"2022-01-28T13:22:51","slug":"shuhet-dom-gjergj-simoni-i-mbijetuari-i-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/01\/28\/shuhet-dom-gjergj-simoni-i-mbijetuari-i-komunizmit\/","title":{"rendered":"Shuhet dom Gjergj Simoni, i mbijetuari i komunizmit"},"content":{"rendered":"<p>U nda nga jeta sot m\u00eb 28 janar 2022, n\u00eb mosh\u00ebn 89 vje\u00e7are, dom\u00a0Gjergj Simoni. Kleriku shkodran ishte nj\u00eb nga t\u00eb mbijetuarit e diktatur\u00ebs, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs vuajti burgosjen dhe p\u00ebrndjekjen e vazhdueshme. Famullia e Daj\u00e7it, ku dom Simoni ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr 17 vjet, p\u00ebrcolli lajmin e ndarjes s\u00eb tij nga jeta. \u201cSot me dat\u00eb 28 janar 2022, kaloi n\u2019Amshim, Dom\u00a0Gjergj Simoni, nji nd\u00ebr d\u00ebshmitart\u00eb dhe bashk\u00ebvujt\u00ebs me Martirt tan\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit. Dom Gjergji ka sherby per 17 vjet ne famulline e Daj\u00e7it. Ka pas kohet ma te veshtira, te hapjes se Kishave. Kontributi i tij mbetet i pashlyer ne mendjet e besimtareve dhe ne veprat qe ka lane ne rimbekembjen e jetes shpirterore!\u201d, shkruhet n\u00eb faqen e famullis\u00eb Daj\u00e7 B\/Bun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte\u00a0Dom\u00a0Gjergj Simoni<\/strong><\/p>\n<p>Gjergj Simoni\u00a0u lind n\u00eb 8 dhjetor t\u00eb vitit 1933 n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb familje me origjin\u00eb qytetare, ku t\u00eb par\u00ebt e tyre jan\u00eb vendosur aty tek \u201cArra e Madhe\u201d q\u00eb prej 400 vjet\u00ebsh. Gjyshi i Gjergjit, Moni Simon, ka qen\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr tregtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb pazarit t\u00eb Shkodr\u00ebs (Bezistanit) dhe pasurin\u00eb e tij ai e kishte v\u00ebn\u00eb nga tregtia q\u00eb b\u00ebnte asokohe me Italin\u00eb. Po k\u00ebshtu edhe babai i Gjergjit,\u00a0Kol\u00eb Simoni, trash\u00ebgoi zanatin e t\u00eb atit duke u marr\u00eb me tregti, por jo pasurin\u00eb q\u00eb kisht\u00eb pasur ai, pasi atyre u falimentoi tregtia dhe familja ra n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme ekonomike,\u00a0Kol Simoni\u00a0dhe bashk\u00ebshortja e tij, Gjyste Hugashi, i lind\u00ebn dhe i rrit\u00ebn tre f\u00ebmij\u00ebt e tyre, Zefin, Gjergjin dhe vajz\u00ebn e vetme, \u00c7iljet\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb,\u00a0Gjergj Simoni\u00a0kujton: \u201cDuke kene se t\u00eb dy prindrit tan\u00eb ishin besimtar\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb fes\u00eb son\u00eb katolike, si v\u00ebllaun tem,\u00a0Zefin, ashtu dhe mue, na pat\u00ebn \u00e7ue p\u00ebr me m\u00ebsue n\u00eb Kolegjin e Fret\u00ebnve, ku ne na pat marr\u00eb n\u00ebn kujdestari, Dom\u00a0Mark Harapi, v\u00ebllau i Pad\u00ebr\u00a0Anton Harapit.<\/p>\n<p>Por pas ardhjes s\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb pushtet, si un\u00eb ashtu dhe v\u00ebllau\u00a0Zefi, u detyruem me u fut n\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr me mbajt\u00eb familjen e varf\u00ebr dhe nuk mund\u00ebm q\u00eb t\u00eb vazhdojshim rregullisht studimet Teologjike, pasi ajo gja k\u2019je ndalue prej pushtetit komunist.<\/p>\n<p>Por t\u2019uj ken\u00eb t\u00eb brymosun e t\u00eb devotsh\u00ebm p\u00ebr fen\u00eb katolike, si im vella, Zefi, ashtu dhe un\u00eb, mor\u00ebm fshehtas m\u00ebsimet fetare nga Dom\u00a0Mark Harapi\u00a0e Pad\u00ebr\u00a0Aleks Baqli.<\/p>\n<p>Por vet\u00ebm im v\u00eblla,\u00a0Zefi, n\u00eb vitin 1961 mundi me u shugurue mshehtas si meshtar nga Arqipeshkvia e Shkodr\u00ebs, por pa e ushtrue dot at\u00eb gja legalisht. K\u00ebshtu q\u00eb ai u detyrue p\u00ebr me mbarue edhe Institutin e Lart\u00eb p\u00ebr Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi dhe disa koh\u00eb pat punue edhe si m\u00ebsues n\u00eb gjimnazet e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa un\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb deri dit\u00ebn q\u00eb kjesh\u00eb arrestue, pata punue n\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme si pun\u00ebtor dhe n\u00eb Hidrocentralin e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs\u201d, kujton Dom\u00a0Gjergj Simoni, lidhur me t\u00eb kaluar\u00ebn e familjes dhe peripecit\u00eb e tij e t\u00eb v\u00ebllait, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fsh\u00ebhtas m\u00ebsimet fetare nga Dom\u00a0Mark Harapi\u00a0e Pad\u00ebr\u00a0Aleks Baqli.<\/p>\n<p>Gjergji me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, me lej\u00ebn e arqipeshkvit fsheh\u00ebn gjat\u00eb viteve 1946-1950 disa objekte t\u00eb Arqipeshkvis\u00eb, p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar nga shkat\u00ebrrimi komunist, por vite m\u00eb von\u00eb kur feja u shpall e paligjshme, gjat\u00eb nj\u00eb kontrolli n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, k\u00ebto sende u gjet\u00ebn. N\u00eb fillim u arrestua Zefi dhe pas pes\u00eb jav\u00ebsh, v\u00ebllai i tij, Gjergji. Ishte 27 shtator 1976 kur Gjergj Simonit i vun\u00eb prangat dhe kur nisi udh\u00ebtimi i tij torturues n\u00eb galerat e diktatur\u00ebs. Vuajti n\u00eb burgun e Ballshit, t\u00eb Spa\u00e7it, Qaf\u00eb-Barit&#8230;<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb dashuria e tij p\u00ebr Zotin dhe d\u00ebshira p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer Atij nuk u shua.\u00a0Gjergj Simoni\u00a0u b\u00eb prift m\u00eb 30 prill 1991 dhe q\u00eb nga ajo dit\u00eb iu kushtua plot\u00ebsisht meshtaris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb famullis\u00eb, kleriku do t\u00eb p\u00ebrcillet p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit t\u00eb shtun\u00ebn m\u00eb 29 janar me nj\u00eb Mesh\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb or\u00ebn 11.00 t\u00eb mbajtur n\u00eb Katedralen e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U nda nga jeta sot m\u00eb 28 janar 2022, n\u00eb mosh\u00ebn 89 vje\u00e7are, dom\u00a0Gjergj Simoni. Kleriku shkodran ishte nj\u00eb nga t\u00eb mbijetuarit e diktatur\u00ebs, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs vuajti burgosjen dhe p\u00ebrndjekjen e vazhdueshme. Famullia e Daj\u00e7it, ku dom Simoni ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr 17 vjet, p\u00ebrcolli lajmin e ndarjes s\u00eb tij nga jeta. \u201cSot me dat\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3400,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-3399","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3399"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3399\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}