{"id":34898,"date":"2023-01-23T10:22:48","date_gmt":"2023-01-23T10:22:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=34898"},"modified":"2023-01-23T10:22:48","modified_gmt":"2023-01-23T10:22:48","slug":"a-donte-gorbaciovi-ta-shkaterronte-bashkimin-sovjetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/01\/23\/a-donte-gorbaciovi-ta-shkaterronte-bashkimin-sovjetik\/","title":{"rendered":"A donte Gorba\u00e7iovi ta shkat\u00ebrronte Bashkimin Sovjetik?"},"content":{"rendered":"<p><strong>A donte Gorba\u00e7iovi ta shkat\u00ebrronte Bashkimin Sovjetik? A mund t\u00eb ekzistonte akoma sot Bashkimi Sovjetik? A mund t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb putinizmi reformat?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Pyetje rreth perestroik\u00ebs q\u00eb ngurronit t\u2019i b\u00ebnit, edhe kaq vite m\u00eb pas<\/strong><\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 25 prill t\u00eb vitit 1985, Komiteti Qendror i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik mbajti nj\u00eb seanc\u00eb plenare q\u00eb tani konsiderohet si fillimi i perestroik\u00ebs. K\u00ebto transformime qen\u00eb t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me Mikhail Gorba\u00e7iovin, Sekretari e P\u00ebrgjithsh\u00ebm i ri popullor i partis\u00eb. Po pse perestorika p\u00ebrfundoi me kolapsin e Bashkimit Sovjetik? A mund t\u00eb ishte reformuar vendi n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr? \u00c7far\u00eb roli luajt\u00ebn policia sekrete dhe amerikan\u00ebt n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb? P\u00ebr p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebtyre pyetjeve p\u00ebr perestroik\u00ebn dhe m\u00eb gjer\u00eb, <em>Meduza<\/em> ju drejtua Andrei Kolesnikov, an\u00ebtar i lart\u00eb dhe Kryetar i Programit t\u00eb Politikave t\u00eb Brendshme dhe Institucioneve Politike Ruse n\u00eb Carnegie Moscow Center.<\/p>\n<p><strong>A kishte realisht nevoj\u00eb Bashkimi Sovjetik p\u00ebr perestroik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Procesi me t\u00eb cilin Bashkimi Sovjetik braktisi socializmin mund t\u00eb ishte quaajtur di\u00e7ka tjet\u00ebr, por ky transformim n\u00eb vetvete q\u00eb i pashmangsh\u00ebm. (Rast\u00ebsisht, fjala <em>perestroika<\/em> ose \u201crishikim\u201d u p\u00ebrdor nga shum\u00eb, p\u00ebrfshi Pyotr Stolypin, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar reformat e m\u00ebdha t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb vitet 1860s). Stanjacioni nuk ishte vet\u00ebm metafor\u00eb, por gjendja aktuale e Bashkimi Sovjetik, kur kontrata sociale komb\u00ebtare ishte katandisur n\u00eb \u201cNe pretendojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb dhe ju pretendoni t\u00eb na paguani\u201d. Shteti sovjetik ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb imitim i madh i t\u00eb gjith\u00eb gj\u00ebrave. Cinizmi kishte p\u00ebrmbytur shoq\u00ebrin\u00eb dhe strukturat e \u201cm\u00ebdha\u201d pushuan se mobilizuari njer\u00ebzit n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb regjimit. Th\u00ebnia \u201chajde vizito Rust Belt, q\u00eb do t\u00eb ul\u00eb t\u00eb ndenjurat e mia\u201d e kap sesa seriozisht njer\u00ebzit e merrni zellin e p\u00ebrpjekjeve publike sovjetike.<\/p>\n<p>E dim\u00eb faktorin kryesor q\u00eb e dob\u00ebsoi Bashkimin Sovjetik: \u00e7mimet e larta e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para. Kjo e ardhur e b\u00ebri t\u00eb mundur t\u00eb shmangeshin reformat dhe t\u00eb mbylleshin me importe vrimat n\u00eb furnizimin ushqimor: mishi nga Zelanda e Re ishte m\u00eb i lir\u00eb sesa po t\u00eb sigurohej brenda. P\u00ebr pasoj\u00eb, Bashkimi Sovjetik u b\u00eb importuesi m\u00eb i madh i ushqimit n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb fillimin e viteve \u201980, importet i kalonin eksportet me m\u00eb shum\u00eb se 15 miliard dollar\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 1984 blerjet e grurit arrit\u00ebn 46 milion ton\u00ebt, nga vet\u00ebm 2.2 milion ton\u00ebt e 1970.<\/p>\n<p>Por kishte probleme edhe m\u00eb t\u00eb thella me sistemin sovjetik, praktikisht joefikasiteti total i ekonomis\u00eb s\u00eb komanduar t\u00eb jotregut. Ky problem ishte se prodhonte mallra p\u00ebr t\u00eb cilat, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, mund t\u00eb kishte vet\u00ebm k\u00ebrkes\u00eb artificiale \u2013 nj\u00eb prej tipareve kryesore e nj\u00eb ekonomie t\u00eb planifikuar. Si rezultat, kjo e ashtuquajtur k\u00ebrkes\u00eb e paplot\u00ebsuar rritej, duke n\u00ebnkuptuar se pak mund t\u00eb blihej me parat\u00eb n\u00eb xhepat dhe n\u00eb kursimet e njer\u00ebzve. Nga fillimi i perestroik\u00ebs, koeficenti i rritjes vjetore e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paplot\u00ebsuar kishte arritur 16%.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e viteve \u201980 nj\u00eb k\u00ebrkues i nivelit t\u00eb ul\u00ebt i quajtur Vitaly Naishul n\u00eb Komisionin e Planit t\u00eb Shtetit t\u00eb Bashkimit Sovjetik shkroi nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb titulluar \u201cAnother Life\u201d, ku p\u00ebrshkruante b\u00ebmat e nj\u00eb lloji t\u00eb paprecedent ekonomie ku prodhimi aktualisht p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb. Rezultoi se kjo nuk qe aspak fantazi! Nj\u00eb tjet\u00ebr tipar fatal i ekonomis\u00eb sovjetike qe militarizimi ekstrem i saj. Shumica e ekonomis\u00eb i p\u00ebrkushtohej luft\u00ebs. R\u00ebnia kolosale n\u00eb prodhim q\u00eb ndodhi m\u00eb pas, n\u00eb fillimet e viteve \u201890, qe kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb kolapsit t\u00eb kompleksit ushtarako \u2013 industrial sovjetik. Shkalla e shpenzimeve mbrojt\u00ebse dhe pjesa e tyre n\u00eb PBB qen\u00eb t\u00eb klasifikuara gjat\u00eb epok\u00ebs sovjetike, por edhe d\u00ebshmit\u00eb rast\u00ebsore sugjerojn\u00eb deformime t\u00eb panatyrshme: n\u00eb vitet \u201970, Bashkimi Sovjetik prodhonte 20 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb tanke se Shtetet\u00a0 e Bashkuara. N\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, kjo diktohej jo nga nevoja ushtarake, por nga nevoja p\u00ebr t\u00eb ruajtur pun\u00ebsimin n\u00eb vendet e prodhimit. Nj\u00eb vend q\u00eb shpenzon t\u00eb gjith\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr luft\u00eb u shkat\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb armatimesh dhe u gjunj\u00ebzua prej mb\u00ebshtetjes s\u00eb tij p\u00ebr shtete satelite dhe parti komuniste \u201csimotra\u201d.<\/p>\n<p>Retorika lidhur me nevoj\u00ebn p\u00ebr NTP \u2014 <em>nauchno-tekhnicheskii progress<\/em> (progres shkencor dhe teknologjik) \u2014 rezultoi n\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb praktik\u00eb, kjo p\u00ebrfundoi n\u00eb kopjimin e\u00a0 teknologjive dhe prodhimin per\u00ebndimor e raketave m\u00eb t\u00eb avancuara n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve t\u00eb p\u00ebrparuara dhe arm\u00ebve m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb vend t\u00eb gjalpit. Por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishme qe e ashtuquajtura \u201cmbret\u00ebri shpirt\u00ebrore\u201d. Askush nuk besonte m\u00eb tek komunizmi. Shoq\u00ebria ishte e demotivuar dhe hajnia e korruppioni qen\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebnyra ristrukturimi t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, q\u00eb korrespondonte me logjik\u00ebn e prodhimit jotreg dhe munges\u00ebn e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para (rrushfete kur vinte puna tek shitjet me shumic\u00eb dhe folja sovjetike \u201c<em>dostat\u2019\u201d<\/em> \u2014 \u201ct\u00eb alokosh\u201d). M\u00eb sakt\u00ebsisht, ky qe nj\u00eb treg i ashtuquajtur admnistrativ: zyrtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb prokurimi udh\u00ebtonin n\u00ebp\u00ebr vendin e pafund, duke i pajisur nd\u00ebrmarrjet e tyre me komponent\u00ebt e nevojshme bazuar mbi logjik\u00ebn \u201cti kruaj shpin\u00ebn time; un\u00eb kruaj shpin\u00ebn t\u00ebnde\u201d.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja disidente q\u00eb u form\u00ebsua midis viteve 1965 dhe 1966 qe n\u00ebn kontroll t\u00eb rrept\u00eb, por rezultoi t\u00eb ishte me goxha influenc\u00eb \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr grupe sociale progresiste dhe klas\u00ebn e mesme e arsimuar t\u00eb konsoliduar \u2014 pavar\u00ebsishht val\u00ebs s\u00eb represioneve dhe shkt\u00ebrrimit fizik t\u00eb saj n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb e viteve \u201870. Kurse grupet klandestine antishtet\u00ebrore nuk \u00ebnd\u00ebrronin m\u00eb p\u00ebr \u201csocializ\u00ebm real\u201d, si n\u00eb vitet \u201950 dhe fillimvitet \u201960: ato donin tani q\u00eb regjimi sovjetik t\u00eb zhdukej nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb. N\u00eb periudha t\u00eb ndryshme gjat\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb Bashkimit Sovjetik, midis 8 dhe 30 milion njer\u00ebzve d\u00ebgjonin radio per\u00ebndimore dhe kjo nuk qe e kufizuar vet\u00ebm tek inteligjenca e rafinuar. KGB-ja ishte sidomos e frik\u00ebsuar nga fakti\u00a0 q\u00eb shpesh student\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebs shkollash i kishin vesh\u00ebt tek radioja.<\/p>\n<p>N\u00eb fundin e viteve \u201970 dhe fillimin e viteve \u201980, Bashkimi Sovjetik u godit nga trazira q\u00eb nuk qen\u00eb aspak intelektule: trazira n\u00eb Novomoskovsk, demonstrime antipolicore n\u00eb Ordzhonikidze (Vladikavkaz i sot\u00ebm), p\u00ebrplasje etnike n\u00eb Dushanbe dhe bile edhe nj\u00eb revolt\u00eb nga rekrut\u00ebt n\u00eb nj\u00eb karvan trupash. Sigurisht, kjo v\u00ebshtir\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb e holl\u00ebsishme e t\u00eb gjith\u00eb turbulenc\u00ebs s\u00eb protestave t\u00eb at\u00ebhershme. Hapi final i Byros\u00eb Politike drejt e n\u00eb humner\u00eb qe lufta sovjeto \u2013 afganase. Askush nuk donte q\u00eb ushtar\u00ebt sovjetik\u00eb t\u00eb vdisnin n\u00eb territor t\u00eb huaj p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb pak gerntokrat\u00ebve dhe aleat\u00ebve t\u00eb tyre. Bashkimi Sovjetik u shkat\u00ebrrua moralisht n\u00eb luft\u00ebn afganase, sikur t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb madhe plot me mina antipersonel, q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz tani e harrojn\u00eb. Tjetra, n\u00eb fillimvitet \u201980 pat\u00ebm nj\u00eb \u201cgar\u00eb predhash artilerie\u201d me vdekjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme e sekretar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm Brezhjnev, Andropov dhe Chernenko. Nuk e kujtojm\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb, por sipas kujtimeve t\u00eb shum\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb partis\u00eb dhe t\u00eb vet\u00eb Gorba\u00e7iovit, e gjith\u00eb elita e partis\u00eb \u2013 \u201cgjaku dhe mishi\u201d i saj, sekretar\u00ebt e komiteteve rajonale \u2013 dhe i gjith\u00eb vendi do t\u00eb donin\u00a0 ndryshim dhe lidership t\u00eb ri. Partia e mir\u00ebpriti faktin q\u00eb nj\u00eb Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm relativisht i ri si Mikhail Gorba\u00e7iovi arriti t\u2019i manipuloj\u00eb t\u00eb vjetrit. Fitorja e tij qe nj\u00eb leht\u00ebsim i madh p\u00ebr vendin dhe shokimi i par\u00eb qe se Gorba\u00e7iovi fliste pa nj\u00eb skenar paraprak.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb donin sakt\u00ebsisht t\u00eb \u201cristrukturonin\u201d? A donin t\u00eb nd\u00ebrtonin kapitalizmin n\u00eb vend t\u00eb socializmit?<\/strong><\/p>\n<p>Gorba\u00e7iovi nuk donte absolutisht q\u00eb t\u2019i rind\u00ebrtonte themelet socialiste e shtetit e t\u00eb\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ai ndershm\u00ebrisht besonte se socializmi s\u00ebrish dispononte ende rezerva t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb brendshme dhe se ia vlente t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin ato, ashtu sikur pat\u00ebn zbuluar vendburimin e naft\u00ebs Samotlor n\u00eb vitet \u201860 (q\u00eb e d\u00ebrgoi vendin n\u00eb nj\u00eb gjall\u00ebrim stanjant t\u00eb pezulluar) dhe se gjith\u00e7ka do t\u00eb kthehej menj\u00ebher\u00eb\u00a0 n\u00eb jet\u00eb. Midis fjalimshkruesve dhe miqve t\u00eb tij n\u00eb Byron\u00eb Politike, Gorba\u00e7iovi ndante shpesh mendimiet e tij lidhur me shkrimet e Leninit teksa rilexonte tekstet. Ai besonte sinqerisht tek socializmi. \u201cM\u00eb shumm\u00eb demokraci, m\u00eb shum\u00eb socializ\u00ebm\u201d: ky ishte\u00a0 slogani i tij.<\/p>\n<p>Ideologjikisht, ai synonte q\u00eb t\u2019i dob\u00ebsonte ffrer\u00ebt dogmatik\u00eb dhe rizbulonte \u201cLeninin e mir\u00eb\u201d si t\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb me \u201cStalinin e keq\u201d. N\u00eb politik\u00ebn e jashtme, ai donte t\u2019i jepte fund p\u00ebrplasjes me Per\u00ebndimin, sidomos kur vinte puna tek arm\u00ebt b\u00ebrthamore. Me ekonomin\u00eb, ai donte rritje t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. N\u00eb fakt, \u201cp\u00ebrshpejtimi\u201d qe fjala e ky\u00e7e e perestroik\u00ebs fillestare. Duksh\u00ebm rezultoi q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb gabim serioz. N\u00eb vend t\u00eb q\u00eb t\u00eb minimizohej \u00e7lirimi i forcave t\u00eb tregut dhe t\u2019u jepej pavar\u00ebsi relative nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb pakt\u00ebn brenda korniz\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs Kosygin t\u00eb pezullur m\u00eb par\u00eb, pati nj\u00eb injektim t\u00eb pakontrolluar t\u00eb investimeve n\u00eb mjaft sektor\u00eb, sidomos n\u00eb inxhinierin\u00eb mekanike. Rritja u p\u00ebrshpejtua, p\u00ebrve\u00e7se ajo q\u00eb u rrit qe prodhim produktesh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn konsumator\u00ebt nuk kishin nevoj\u00eb. Keni d\u00ebgjuar p\u00ebr art p\u00ebr hir t\u00eb artit? H\u00ebm, ky qe prodhimi p\u00ebr hir t\u00eb prodhimit. Me sa duket, Gorba\u00e7iovi u kthjellua pas disa koh\u00ebsh dhe Plenumin i Komitetit Qendror i qershorit 1987 sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb orvatjeve p\u00ebr t\u00eb futur reforma reale ekonomike. Me sa duket edhe k\u00ebto reforma qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb matura dhe jo tamam t\u00eb orientuara nga tregu; n\u00eb thelb ato i siguronin pavar\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij fillimi t\u00eb shpejt\u00eb, si\u00e7 pritej, reformat shpejt ngec\u00ebn: projekti ishte i kufizuar prej caqeve t\u00eb ekonomis\u00eb socialiste. Q\u00eb t\u00eb lan\u00e7onte nj\u00eb treg real, Bashkimit Sovjetik i duhej q\u00eb t\u00eb hiqte kontrollin e \u00e7mimeve, t\u00eb pastronte fiinancat, t\u2019i jepte fund deficitit buxhetor dhe t\u00eb pushonte s\u00eb akumuluari borxh t\u00eb jasht\u00ebm. Nuk kishte vullnet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm politik p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebto reforma dhe jet\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb socialiste gjithsesi po i vinte fundi: mallrat po zhdukeshin nga raftet dhe inflacioni po rritej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandalshme. Askush nuk guxonte ta \u00e7ante k\u00ebt\u00eb abses deri n\u00eb ardhjen e Yegor Gaidar, Kryeministrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb, pasi Bashkimi Sovjetik tashm\u00eb ishte shembur.<\/p>\n<p><strong>A donte Gorba\u00e7iovi ta shkat\u00ebrronte Bashkimin Sovjetik?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Gorba\u00e7iovi donte di\u00e7ka, ajo ishte ruajtja e socializmit dhe e Bashkimit Sovjetik. Pas 1990, ai qe n\u00eb fakt President i Bashkimi Sovjetik dhe donte t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb post. Ai i rezistoi separatizmit t\u00eb republikave sovjetike dhe nisi nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Boris Jelcinit, i cili ishte i interesuar n\u00eb sovranizimin e Rusis\u00eb. Gorba\u00e7iovi lan\u00e7oi Procesin Novo-Ogaryovo, n\u00eb tentativ\u00ebn e ruajtjes s\u00eb Bashkimit pa shtetet balltike e larguara. 20 gushti i 1991 supozohej t\u00eb sh\u00ebnonte kulmimin e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve: n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb Traktati Bashkimi t\u00eb ri. Megjithat\u00eb, k\u00ebto plane u nd\u00ebrpren\u00eb pappritmas m\u00eb 19 gusht nga nj\u00eb tentativ\u00eb grushti shteti. Pu\u00e7i i Gushtit certifikoi vdekjen e Bashkimit Sovjetik disa muaj p\u00ebrpara Marr\u00ebveshjes Belavezha dhe, m\u00eb 25 dhjetor 1991, flamuri sovjetik u ul m\u00eb s\u00eb fundi n\u00eb Kremlin.<\/p>\n<p>Gorba\u00e7iovi donte t\u00eb jepte m\u00eb miri, por v\u00ebshtir\u00eb se e imagjinonte se dob\u00ebsimi i marksiz\u00ebm \u2013 leninizmit dhe i frenave administrative do t\u00eb fillonte t\u00eb shkat\u00ebrronte barrier\u00eb pas barriere: pengesat e censur\u00ebs ran\u00eb, vendi filloi t\u00eb p\u00ebrthith\u00eb libra q\u00eb nuk i kishte lexuar gjat\u00eb dekadave t\u00eb sundimit sovjetik dhe pati nj\u00eb emergjenc\u00eb p\u00ebr organizata, l\u00ebvizje dhe klube t\u00eb reja informal\u00eb. Procesi i emancipimit politik u shnd\u00ebrrua n\u00eb ortek dhe Gorba\u00e7iovi mund t\u00eb vraponte q\u00eb t\u00eb dilte p\u00ebrpara mas\u00ebs s\u00eb akullt, n\u00eb orvatjen e shp\u00ebtimit t\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb tij.\u00a0Bashkimi Sovjetik, si\u00e7 qen\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb thonin, mund t\u00eb ekzistonte vet\u00ebm mbi nj\u00eb \u201cthemel t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm marksist &#8211; leninist\u201d. Pa t\u00eb, mbeteshin vet\u00ebm th\u00ebrmijat e perandoris\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjith\u00e7ka mund t\u00eb kishte\u00a0 r\u00ebn\u00eb shuumm\u00eb m\u00eb shpejt sikur t\u00eb mos ishte p\u00ebr perestroik\u00ebn e Gorba\u00e7iovit. Glaznosti dhe p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb nd\u00ebrmarrjeve, bizneseve individuale t\u00eb ligj\u00ebruara dhe kooperativave shansin p\u00ebr t\u00eb fituar para ndihmmooi q\u00eb t\u00eb vonohej momenti i kolapsit politik dhe ekonomik.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Bashkkimi Sovjetik qe i d\u00ebnuar p\u00ebr shkak se demokratizimi zgjoi l\u00ebvizjet komb\u00ebtare n\u00eb republikat komb\u00ebtare e Bashkimit Sovjetik. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pranimi i protokolleve sekrete t\u00eb Paktit Molotov \u2013 Ribbentrop e p\u00ebrshpejtuan shk\u00ebutjen praktike e vendeve balltike nga Bashkimi Sovjetik, nj\u00eb proces q\u00eb m\u00eb s\u00eb pari ishte emocional dhe psikologjik. Kaukazi, nj\u00eb rajon streh\u00eb l\u00ebvizjesh t\u00eb fuqishme dhe pasionante q\u00eb u zhyt\u00ebn n\u00eb luft\u00ebra etnike, gjithashtu po shk\u00ebputeshin. Bashkimi Sovjetik mund ta p\u00ebrballonte nj\u00eb tjet\u00ebr luftim n\u00eb llogore dhee qe thuajse e pamundur t\u00eb ruhej Bashkimii Sovjetik pa Ukrain\u00ebn. Nga fundi i mbret\u00ebrimiit t\u00eb tij, Gorba\u00e7iovi mbeti vet\u00ebm me Rusin\u00eb dhe republikat qendroaziatike. \u00c7far\u00eb dreq Bashkimi Sovjetik ishte ky? Edhe Rusia ishte nisur n\u00eb udh\u00ebtimin e saj sovran, q\u00eb k\u00ebnaqte jo vet\u00ebm demokrat\u00ebt, por edhe t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve ideologjik\u00eb t\u00eb tyre, patriot\u00ebt \u2013 nacionalist\u00eb rus\u00eb, q\u00eb tani mbajn\u00eb zi p\u00ebr humbjen e \u201cPushtetit t\u00eb Madh\u201d t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Jelcini ishte pro apo kund\u00ebr perestroik\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Boris Jelcini ishte nj\u00eb sekretar komiteti rajonal i talentuar me nj\u00eb nuhatje t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb situat\u00ebs politike. Ai kishte instinkte demokratike dhe nj\u00eb ambicje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr pushtet, duke mish\u00ebruar k\u00ebshtu sakt\u00ebsisht llojin e personelit q\u00eb k\u00ebrkonte ajo koh\u00eb. V\u00ebshtir\u00eb se mund ta kishte imagjinuat q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb emblem\u00eb e epok\u00ebs. Jasht\u00ebzakonisht i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr momentin, Jelcini nuk mund t\u00eb rrinte pa e kapur at\u00eb. Kishte ardhur nj\u00eb pik\u00eb ku shoq\u00ebria kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider m\u00eb radikal se Gorba\u00e7iovi. Perestroika e b\u00ebri Jelcinin k\u00ebt\u00eb lloj lideri dhe m\u00eb pas ai i bashkangjiti statusin zyrtar e Presidentit t\u00eb Rusis\u00eb. Tamamm tamam, perestroika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide q\u00eb i p\u00ebrket epok\u00ebs s\u00eb Gorba\u00e7ovitt. Epoka e Jelcinit \u00ebsht\u00eb Pas-perestroika e Rusis\u00eb, periudh\u00eb e pavarur jasht\u00eb Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi, Jelcini e ruajti trash\u00ebgimin\u00eb kryesore e kund\u00ebrshtarit kryesor politik t\u00eb tij. Perestroika n\u00ebnkuptonte liri dhe emancipim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nga shteti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e Rusis\u00eb, p\u00ebrpara dhe gjat\u00eb Bashkimit Sovjetik. Megjithat\u00eb, gjeneratat e m\u00ebpasme e politikan\u00ebve rus\u00eb e kan\u00eb braktisur k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sikur t\u00eb mos ishte p\u00ebr perestroik\u00ebn, a mund t\u00eb ekzistonte akoma sot Bashkimi Sovjetik?<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00eb p\u00ebrpara perestroik\u00ebs, Bashkimi Sovjetik ishte nj\u00eb tig\u00ebr gjigand prej letre. Duke ju frik\u00ebsuar pasojave t\u00eb ndrzshimit, lider\u00ebt sovjetik\u00eb qen\u00eb t\u00eb vonuar me reformat. Sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb prisnin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime ekonomike pas orvatjeve t\u00eb d\u00ebshtuara midis viteve 1965 dhe 1968, aq m\u00eb shum\u00eb rritej vit pas viti kostoja e transformimeve t\u00eb mundshme, e cila do t\u2019i b\u00ebnte ato t\u00eb dukeshin edhe m\u00eb shokuese. Sa m\u00eb gjat\u00eb zvarritej stanjacioni ekonomik, aq m\u00eb i madh shp\u00ebrthimi i pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb masive t\u00eb akumuluar dhe d\u00ebshira p\u00ebr reforma. N\u00eb librin e tij \u201cCollapse of an Empire: Lessons for Modern Russia\u201d, Yegor Gaidar renditi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb detajuar mekanikat e kolapsit t\u00eb ekonomis\u00eb socialiste, duke p\u00ebdorur informacion statistikor t\u00eb bazuar tek materialet arkivore dhe korrespondenc\u00ebn nd\u00ebrministrore. Gorba\u00e7iovi pati fatin e keq q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet kur \u00e7mimet e naft\u00ebs ran\u00eb. Gaidar konkludon: \u201cNga 1985 deri m\u00eb 1986, \u00e7mimet ran\u00eb disa fish mbi resurset q\u00eb ushqenin buxhetin sovjetik, mb\u00ebshtesnin balanc\u00ebn e treg\u00ebtis\u00eb s\u00eb jashtme, mund\u00ebsonin blerjen e dhjet\u00ebra milion ton\u00ebve grur\u00eb \u00e7do vit, i sh\u00ebrbenin borxhit t\u00eb jasht\u00ebm dhe financonin ushtrin\u00eb e industrin\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb tij\u201d. M\u00eb 1991, kursimet e q\u00eb qytetar\u00ebt sovjetik\u00eb kishin n\u00ebp\u00ebr banka nuk qen\u00eb aspak para e v\u00ebrtet\u00eb por vet\u00ebm shifra n\u00eb let\u00ebr \u2013 shteti kishte arritur t\u2019i thithe t\u00eb gjitha k\u00ebto resurse. T\u00eb gjitha perandorit\u00eb bien, nga ajo Osmane tek ajo britanike. Ishte e pamundur t\u00eb ndalohej shp\u00ebrb\u00ebrja e Bashkimit Sovjetik. Kjo \u00ebsht\u00eb logjika e historis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ndoshta Bashkimi Sovjetik duhej t\u00eb ishte reformuar sipas modelit kinez? Fillimisht ekonomia dhe m\u00eb pas politika?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para e eppok\u00ebs Gorba\u00e7iov, Anatoly Chernyaev (z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i Departamentit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Komitetit Qendror dhe m\u00eb pas k\u00ebshilltar i Gorba\u00e7ovit) shkroi n\u00eb ditarin e tij: \u201c[&#8230;] Ata presin shum\u00eb nga Gorba\u00e7ovi, ashtu si\u00e7 kishin pritur nga Andropovi\u2026 Po ajo \u00e7ka nevojitet realisht \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb \u201crevolucion nga lart\u201d. P\u00ebrndryshe asgj\u00eb nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb. E kupton k\u00ebt\u00eb Gorba\u00e7ovi?\u201d. Transformimet e Mikhail Gorba\u00e7ovit qen\u00eb n\u00eb fund graduale, jo ndryshe nga reformat n\u00eb Kin\u00eb, por kinez\u00ebt kishin koh\u00eb kurse Gorba\u00e7ovi jo. Kina n\u00eb vitin 1979 ishte si Bashkimi Sovjetik n\u00eb vitin 1929. P\u00ebrpara reformave t\u00eb saj, Kina ishte nj\u00eb vend agrar me resurse pun\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lira dhe transformimi ekonomik i saj u shoq\u00ebrua nga urbanizimi. Bashkimi Sovjetik ishte tashm\u00eb nj\u00eb vend i urbanizuar: qysh nga fundi i viteve \u201950, popullsia urbane e kalonte at\u00eb rurale. Rezervat e pun\u00ebs s\u00eb lir\u00eb qen\u00eb mbaruar. Si mund ta aplikoni qasjen kineze p\u00ebrpara nj\u00eb krize financiare dhe deficiti buxhetor kolosal? Si mund ta aplikoni qasjen kineze n\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb mbijeton t\u00ebr\u00ebsisht me var\u00ebsin\u00eb e saj nga nafta dhe q\u00eb nuk mund t\u2019i rezistoj\u00eb nj\u00eb goditjeje t\u00eb jashtem\u00a0 t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb l\u00ebnnd\u00ebve t\u00eb para?<\/p>\n<p>Reformat ekonomike n\u00eb Bashkimin Sovjetik pashmangshm\u00ebrisht u p\u00ebrplas\u00ebn me politik\u00ebn. Ekonomia e munges\u00ebs (sipas J\u00e1nos Kornai) mund t\u00eb b\u00ebhej ekonomia e boll\u00ebkut (term i Kornai p\u00ebr mekanizmat e tregut t\u00eb lir\u00eb) vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet lan\u00e7imit t\u00eb nj\u00eb tregu absolutisht t\u00eb lir\u00eb me \u00e7mime t\u00eb lira. Por kjo qe e papajtueshme me iden\u00eb e ruajtjes s\u00eb dogm\u00ebs socialiste dhe sundimin monopartiak. N\u00eb vitet \u201960, Bashkimi Sovjetik e pati nj\u00eb shans q\u00eb t\u00eb fuste but\u00ebsisht element\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb pa e humbur kontrollin e Partis\u00eb Komuniste, ashtu si n\u00eb Kin\u00eb, por mund\u00ebsia u shp\u00ebrdorua n\u00eb djegien rentave t\u00eb naft\u00ebs. Kur Gaidar erdhi si shef kabineti pas kolapsit t\u00eb Bashkimit Sovjetik, ai nuk e kishte as edhe nj\u00eb sekond\u00eb t\u00eb vete n\u00eb dispozicion p\u00ebr ta futur vendin n\u00eb rrug\u00ebn kineze dhe i mungonte \u00e7do instrument kontrolli si Partia Komuniste. M\u00eb pas Gaidar shkroi: \u201c\u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u2019i ul\u00ebrish nj\u00eb turme q\u00eb po shkon t\u00eb sulmoj\u00eb Bastij\u00ebn: \u201cPrisni! A jeni t\u00eb sigurt\u00eb se Franca ka t\u00eb gjitha institucionet [e nevojshme] p\u00ebr nj\u00eb demokraci efektive? Le t\u00eb ndalemi dhe t\u00eb analizojm\u00eb parakushtet e k\u00ebsaj\u201d. Revolucionet kan\u00eb logjik\u00ebn dhe forcat shtyt\u00ebse t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p><strong>A ishte prohibicioni i nevojsh\u00ebm? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se qe goditja fatale q\u00eb shkat\u00ebrroi Bashkimin Sovjetik?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetorin e 1969, Brezhnjevi mbajti nj\u00eb fjalim n\u00eb seanc\u00ebn plenare e Komitetit Qendror q\u00eb nuk u botua n\u00eb gazeta appo n\u00eb koleksionin shum\u00ebv\u00ebllim\u00ebsh e \u201cveprave\u201d t\u00eb tij me titullin \u201cDuke ndjekur kursin e Leninit\u201d. P\u00ebrve\u00e7 diskutimit t\u00eb pproblemeve lidhur me rendimentin n\u00eb pun\u00eb, harxhimin e resurseve t\u00eb pun\u00ebs dhe prapambetjes teknologjike, Brezhnjevi adresoi gjithashtu \u201calkoolizimin\u201d total t\u00eb popullsis\u00eb sovjetike. Dhe ky qe vet\u00ebm fillimi: konsumi i alkoolit n\u00eb vitet \u201970 qe 2 her\u00eb m\u00eb i par\u00eb se n\u00eb vitet \u201860. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1978, rreth 9 milion pijanec\u00eb ju d\u00ebrguan policis\u00eb. Gorba\u00e7iovi besonte se ky nivel i konsumit t\u00eb alkoolit qe thjesht i papranuesh\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr, kur erdhi puna vet\u00eb ligji i t\u00eb q\u00ebnit esull dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi u zbatua (p\u00ebr shembulll, me prerjen e vreshtave), autoritetet shkuan goxha p\u00ebrtej. Politika pjes\u00ebrisht i preku t\u00eb ardhurat e buxhetit dhe opinionin publik rreth Gorba\u00e7ovit. Por vodka nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebngu i vet\u00ebm q\u00eb i dha fund Bashkimit Sovjetik: edhe nafta luajti nj\u00eb rol gjithashtu.<\/p>\n<p><strong>Pse e plotfuqishmja KGB nuk e ndaloi perestroik\u00ebn? Sipas nj\u00eb teorie, vet\u00eb agjencia i orkestroi reformaat me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sundonte n\u00eb vend t\u00eb Partis\u00eb Komuniste.<\/strong><\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb shembuj p\u00ebr KGB-n\u00eb q\u00eb qe me t\u00eb dyja an\u00ebt \u2013 koh\u00eb p\u00ebr u p\u00ebrpoq ta modeloj\u00eb perestroik\u00ebn sipas qejfit t\u00eb saj dhe koh\u00eb kur u p\u00ebrpoq ta ndaloj\u00eb at\u00eb. Politikat e frym\u00ebzuara\u00a0 nga ish shefi i KGB-s\u00eb Yuri Andropov dukeshin k\u00ebshtu: fuqizo disiplin\u00ebn, ashp\u00ebrso p\u00ebrndjekjen penale dhe nd\u00ebrmerr nj\u00eb luft\u00eb publike dhe ilustruese kund\u00ebr korrupsionit \u2013 sidomos n\u00eb treg\u00ebti \u2013 deri n\u00eb pik\u00ebn e ekzekutimeve. Ai besonte fuqimisht se k\u00ebto masa do ta rindiznin ekonomin\u00eb dhe forconin disiplin\u00ebn shoq\u00ebrore.\u00a0 Nuk ishte asgj\u00eb trannsformuese n\u00eb k\u00ebto \u201creforma\u201d, anipse trash\u00ebgimia e Andropovit si reformator i madh \u00ebsht\u00eb mitologjizuar.\u00a0N\u00eb fund t\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Gorba\u00e7iovit, KGB-ja n\u00ebn Vladimir Kry\u00e7kovin b\u00ebri sakt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke u orvatur t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201ckund\u00ebr-reforma\u201d dhe nj\u00eb komplot kund\u00ebr perestroik\u00ebs n\u00eb grushtin e shtetit t\u00eb gushtit. Kjo p\u00ebrpjekje d\u00ebshtoi krejt\u00ebsisht, duke demonstruar edhe nj\u00eb her\u00eb akoma shkall\u00ebn e efektivitetit e komunitetit t\u00eb inteligjenc\u00ebs kur vendos t\u00eb manipuloj\u00eb popullin.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja rastet, KGB-ja qe e paaft\u00eb ta manipuloj\u00eb historin\u00eb. Agjencia luftonte disident\u00ebt, l\u00ebvizjet nacionaliste dhe jokonformist\u00ebt jasht\u00eb rretheve disidente. Zakonisht, agjent\u00ebt qen\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe t\u00eb suksessh\u00ebm, por qen\u00eb t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb\u00a0 luftonin kund\u00ebr di\u00e7kaje aq t\u00eb pakuptueshme p\u00ebr ta si populli sovjetik, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cilit pappritmas po fillonin t\u00eb ndjeheshin si qytetar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Sigurisht, vet\u00eb KGB-ja qe e bindur se ambasada amerikane dhe\/ose nj\u00eb kabal\u00eb globale q\u00ebndronte e fshehur pas \u00e7do revolucioni dhe ngjarjeje t\u00eb madhe bot\u00ebrore. Komuniteti i inteligjenc\u00ebs i Rusis\u00eb d\u00ebshtoi dhe ende d\u00ebshton q\u00eb t\u00eb kupptoj\u00eb se ekziston di\u00e7ka e till\u00eb si subjekti i historis\u00eb, si populli, masa rebele apo lideri i fuqish\u00ebm e qartazi popullor dhe se nuk ka asgj\u00eb prapa tyre. As mason\u00ebt dhe as ndonj\u00eb forc\u00eb antisovjetike.<\/p>\n<p><strong>Pse ish lider\u00eb t\u00eb partive komuniste t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb Rusi pas perestroik\u00ebs u pasuan nga ish punonj\u00ebs t\u00eb inteligjenc\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Ai q\u00eb u zhvillua n\u00eb Rusi n\u00eb vitet \u201990 u quajt me t\u00eb drejt\u00eb kapitaliz\u00ebm nomenklature e burokratik (dhe m\u00eb pas oligarkik). Ka mbetur i till\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme me disa ndryshime n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e individeve (dh profesioneve) q\u00eb jan\u00eb shkrir\u00eb suksessh\u00ebm me autoritetet. Por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb q\u00ebllimisht nuk u p\u00ebrkthye as n\u00eb pperestroik\u00eb, as n\u00eb reformat e nd\u00ebrmarra m\u00eb pas nga ekipi i Gaidarit. Krejt e kund\u00ebrta, i gjith\u00eb problemi \u00ebsht\u00eb se reformat e v\u00ebrteta liberale nuk zgjat\u00ebn shum\u00eb gjat\u00eb \u2013 nga n\u00ebntori i 1991 deri n\u00eb dhjetorin e 1992. Nomenklatura arriti q\u00eb t\u2019u rezistoj\u00eb me sukses ndryshimeve, sidomos kur erdhi puna tek privatizimi, q\u00eb m\u00eb pas u realizua bazuar mbi kompromise. Pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb\u00eb qeveria u orvat ta fus\u00eb privatizimin brenda nj\u00eb kornize ligjore, pushteti dhe influenca politike reale mbeti me drejtor\u00ebt e nd\u00ebrmarrjeve (q\u00eb u quajt\u00ebn gjithashtu \u201ct\u00eb kuqt\u00eb\u201d) dhe lobist\u00ebt e industris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas k\u00ebto grupe u z\u00ebvend\u00ebsuan nga oligark\u00eb t\u00eb cil\u00ebr shteti praktikisht i \u201cem\u00ebroi\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit \u201chua p\u00ebr aksione\u201d p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrbalancuar drejtor\u00ebt e kuq. Vet\u00eb sistemi mbeti nj\u00eblloj: ata me pushtet zot\u00ebronin nivelet komanduese t\u00eb ekonomis\u00eb dhe ata me prona q\u00eb ushtronin influenc\u00eb vendimtare ndaj autoriteteve. N\u00eb fillimin e viteve 2000, ish agjent\u00eb t\u00eb KGB-s\u00eb raportuan p\u00ebr rolet e tyre t\u00eb reja si oligark\u00eb shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendonin amerikan\u00ebt p\u00ebr perestroik\u00ebn? N\u00eb fund t\u00eb fundit, ata gjithmon\u00eb donin ta shkat\u00ebrronin Bashkimin Sovjetik&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si Per\u00ebndimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, amerikan\u00ebt qen\u00eb fillimisht shum\u00eb t\u00eb matur ndaj \u201cGorbimanis\u00eb\u201d. Ata thjesht nuk besonin se Bashkimi Sovjetik ishte i aft\u00eb t\u00eb ndryshonte apo i gatsh\u00ebm t\u2019i jepte fund Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dh dyshonin se Gorba\u00e7iovi po i mashtronte duke i t\u00ebrhequr n\u00eb nj\u00eb lloj loje. N\u00eb vitin 1984, p\u00ebrpaara se t\u00eb b\u00ebhej Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Gorba\u00e7iovi e kishte impresionuuar Margaret Thatcher me aft\u00ebsit\u00eb e tij negociuese. Ronald Reagan ishte i ndrojtur ndaj liderit t\u00eb ri sovjetik, deri kur u bind se ai ishte serioz rreth fillimit t\u00eb bisedimeve t\u00eb \u00e7armatimit me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, Reagan luftoi q\u00eb t\u00eb besonte se ai donte ta demokratizonte Bashkimin Sovjetik dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb Bllokun Lindor, q\u00eb ishte ende n\u00ebn kontrollin e Bashkimit Sovjetik brenda korniz\u00ebs t\u00eb vjetr\u00ebs \u201cDoktrin\u00eb Brezhnjev\u201d, e cila p\u00ebrcaktonte se kudo q\u00eb kishte shkelur k\u00ebmba e nj\u00eb ushtari sojetikk i p\u00ebrkiste Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti George H. W. Bush qe nj\u00eb partner i mir\u00eb p\u00ebr Gorba\u00e7iovin. Pasuesi i Reagan nuk deshi kurr\u00eb ta dob\u00ebsoj\u00eb apo kolapsoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb: Bashkimi Sovjetik kishte arm\u00eb b\u00ebrthamore dhe kaosi n\u00eb Mosk\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnkuptonte luft\u00eb n\u00eb shkall\u00eb lokale apo globale. Amerikan\u00ebt i frik\u00ebsoheshin shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bashkimit Sovjetik. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, ata nuk e kuptuan se kush ishte Jelcinii dhe i besuan vet\u00ebm Gorba\u00e7iovit. Rast\u00ebsisht, k\u00ebto rezerva e komplikuan shum\u00eb \u201clindjen\u201d\u00a0 e nj\u00eb Rusie t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb regjimi i Putinit me nj\u00eb perestroik\u00eb tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb flas\u00ebsh rreth nj\u00eb \u201cperestroike 2.0\u201d nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re. Gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij, Dmitry Medvedev shpesh krahasohej me Gorba\u00e7iovin. Krahasimi \u00ebsht\u00eb tejet qesharaak. Gorba\u00e7iovi ishte nj\u00eb figur\u00eb politike krejt\u00ebsisht e pavarur. Nuk kishte asnj\u00eb \u201cplak\u201d prapa vetes, si Putini prapa Medvedevit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, sipass kapitalizmit shtet\u00ebror dhe autoritarizmit t\u00eb sot\u00ebm alla Putin, nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb perestroik\u00eb 2.0. Trash\u00ebgimia e rr\u00ebzimit t\u00eb Gorba\u00e7iovit i frik\u00ebson akoma bosat e sot\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb dhe kurr\u00eb nuk do ta harrojn\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e Princit Tancredi Falconeri nga \u201cIl Gattopardo\u201d i Giuseppe Tomasi di Lampedusa: \u201cQ\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eblloj, gjith\u00e7ka duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb\u201d. Politika n\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb pandryshueshm\u00ebrisht e personifikuar. Stalini pati nj\u00eb dalje natyrale dhee bile triumvirati i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Malenkovi, Hrushovi dhe Beria nd\u00ebrmor\u00ebn menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb liberalizim megjith\u00ebse t\u00eb dob\u00ebt. Gorba\u00e7iovi u p\u00ebrzgjodh pas tri Sekretar\u00ebsh t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb vdekur brenda 2 vitesh e gjysm\u00eb dhe politikat u kthyen me shpejt\u00ebsi drejt liberalizimit. Jelcini u largua dhe Putini filloi ta dridh\u00eb Rusin\u00eb pothuajse menj\u00ebher\u00eb dhe bile akoma m\u00eb shum\u00eb pas vitit 2003.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb fillojn\u00eb reformat, lideri dhe rrethi i tij i af\u00ebrt duhet t\u00eb largohen. P\u00ebr aq koh\u00eb sa Rusia \u00ebsht\u00eb vendii i logjik\u00ebs s\u00eb \u201czerimit\u201d t\u00eb mandateve presidenciale t\u00eb Putinit, modernizimi, demokratizimi dhe liberalizimi do t\u00eb mbesin t\u00eb ppamundura. Ashtu si Gorba\u00e7iovi k\u00ebrkoi resurse t\u00eb reja n\u00eb socializ\u00ebm, edhe Putini do ta p\u00ebrdor\u00eb energjin\u00eb e mbetur e kapitalizmit shtet\u00ebror n\u00eb ekonomi dhe autoritarizmin m\u00eb strikt n\u00eb politike, deri n\u00eb shfaqjen e nj\u00eb Gorba\u00e7iovi t\u00eb ri. Por mos prisni q\u00eb ky person t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb gjith\u00e7ka; gjith\u00e7ka do t\u00eb kolapsohet p\u00ebrpara bile edhe se t\u00eb vij\u00eb ai.<\/p>\n<p>(nga <em>Meduza<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A donte Gorba\u00e7iovi ta shkat\u00ebrronte Bashkimin Sovjetik? A mund t\u00eb ekzistonte akoma sot Bashkimi Sovjetik? A mund t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb putinizmi reformat? Pyetje rreth perestroik\u00ebs q\u00eb ngurronit t\u2019i b\u00ebnit, edhe kaq vite m\u00eb pas M\u00eb 25 prill t\u00eb vitit 1985, Komiteti Qendror i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik mbajti nj\u00eb seanc\u00eb plenare q\u00eb tani konsiderohet si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34899,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-34898","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34898\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}