{"id":35119,"date":"2023-01-24T17:38:04","date_gmt":"2023-01-24T17:38:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35119"},"modified":"2023-01-24T17:38:04","modified_gmt":"2023-01-24T17:38:04","slug":"karma-qe-do-ti-kthehet-si-bumerang-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/01\/24\/karma-qe-do-ti-kthehet-si-bumerang-edi-rames\/","title":{"rendered":"Karma q\u00eb do t\u2019i kthehet si bumerang Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKarma \u00ebsht\u00eb kurv\u00eb\u201d, i tha kryeministri m\u00eb i korruptuar n\u00eb t\u00eb gjitha vendet europiane presidentes s\u00eb Parlamentit Europian. Edi Rama foli n\u00eb panelin e Politico n\u00eb Forumin e Cras Montana-s t\u00eb Zvicr\u00ebs jav\u00ebn e kaluar. U duk se k\u00ebt\u00eb fjali cinike ia drejtoi t\u00eb pranishm\u00ebve, por n\u00eb fakt aty ishte presidentja e PE-s\u00eb, Roberta Metsola, dhe ai e etiketoi drejtp\u00ebrdrejt at\u00eb, si dhe Parlamentin Europian, edhe pse zonja Metsola \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebset m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb zgjerimit. Shkak i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb skandali i Qatargait, n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb disa eurodeputet\u00eb. Por jo vet\u00ebm kjo!<\/p>\n<p>Edi Rama me k\u00ebt\u00eb stil hoxhist mbron korrupsionin e tij galopant dhe arroganc\u00ebn q\u00eb buron nga ky korrupsion<\/p>\n<p>Arsyeja e k\u00ebtij pohimi p\u00ebr\u00e7mues anti-europian \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahja q\u00eb parlamenti europian ia dha Kosov\u00ebs dhe paralajm\u00ebrimet e tij ndaj Serbis\u00eb! Gjuha e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb e eg\u00ebr, cinike, dashakeqe, e s\u00ebmur\u00eb, madje ngjit\u00ebse dhe e rrezikshme p\u00ebr interesat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb gjuh\u00eb e dasive, urrejtjes, hakmarrjes, dhun\u00ebs dhe fyerjes edhe me partner\u00ebt dhe miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo vjen p\u00ebr arsye se ai i ka prioritet interesat e tij personale t\u00eb pushtetit dhe pasuris\u00eb, e jo ato t\u00eb shtetit, shoq\u00ebris\u00eb dhe kombit shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cKarma \u00ebsht\u00eb kurv\u00eb\u201d, thot\u00eb Edi Rama n\u00eb nj\u00eb event nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb planet, p\u00ebrpara kamerave t\u00eb sa e sa vendeve. Dhe k\u00ebt\u00eb sarkazm\u00eb cinike t\u00eb tij e transmetojn\u00eb live me entuziaz\u00ebm ekranet tona televizive, si p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve se \u201cE shihni se si komandanti yn\u00eb p\u00ebrballet me Europ\u00ebn\u201d!<\/p>\n<p>Krahasimi \u00ebsht\u00eb i njohur \u2013 Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fjalimin e Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb vitit 1960 n\u00eb Mosk\u00eb! Por dihen pasojat e nj\u00eb gjuhe t\u00eb till\u00eb edhe ndaj Per\u00ebndimit, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdorte diktatori shqiptar! Por, nd\u00ebrsa Enver Hoxha mbronte ideologjin\u00eb e tij staliniste, Edi Rama me k\u00ebt\u00eb stil hoxhist mbron korrupsionin e tij galopant dhe arroganc\u00ebn q\u00eb buron nga ky korrupsion. Nd\u00ebrkaq gazeta e Beogradit \u201cBlic\u201d e s\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb kaluar ka zbuluar edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr. Se karma e Edi Ram\u00ebs na qenka q\u00ebndrim politik i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mbrojtje gjithashtu t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim shihet qart\u00eb se karma e Edi Ram\u00ebs i flet n\u00eb anglisht Serbis\u00eb! Se kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrsa nat\u00ebn fle n\u00eb Beograd, ngrihet n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb goditur pas shpine Kosov\u00ebn, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Ndryshe nuk kishte asnj\u00eb arsye pse media e Vu\u00e7iqit, Blic, t\u00eb heroizonte kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb artikullit thuhet se, \u201cse Edi Rama vuri n\u00eb dukje hipokrizin\u00eb e BE-s\u00eb n\u00eb Davos, \u2018adresa\u2019 kryesore e tij ishte kryetarja e Parlamentit Europian\u201d. Dhe m\u00eb tej gazeta e Beogradit shkruan p\u00ebr guximin e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse do ishin k\u00ebto kushtet e pranimit n\u00eb BE, gjysma e vendeve an\u00ebtare nuk do t\u00eb ishin integruar! Nj\u00eb karshill\u00ebk ky i tipit Putin e Vu\u00e7iq s\u00eb paku ndaj gjysm\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Europian!<\/p>\n<p>V\u00ebrtet askush nuk e di pse duhet ky karshill\u00ebk dhe \u00e7far\u00eb mir\u00ebsie i vjen Shqip\u00ebris\u00eb nga kjo?! Duke mos gjetur arsye pro-shqiptare, gazeta Blic e Beogradit na kujton t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur: &#8211; Fjala e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Davos i sjell dobi Serbis\u00eb! Gazetat e Beogradit jo rrall\u00eb hapen me l\u00ebvdata p\u00ebr kreun e ekzekutivit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato denigrojn\u00eb dhe etiketojn\u00eb me terma fyes dhe shpif\u00ebs p\u00ebr Albin Kurtin, Madje k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit e kan\u00eb quajtur edhe \u201cterrorist\u201d, nj\u00ebsoj si\u00e7 edhe Putin ka etiketuar Zelensky-n n\u00eb Ukrain\u00eb. Prandaj dhe fjala e Ram\u00ebs e q\u00ebndrimi i tij n\u00eb Davos, p\u00ebrve\u00e7se shpreh nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb lidhje me avokatin\u00eb e Edi Ram\u00ebs ndaj Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit dhe Serbis\u00eb, synon nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb ngjiz\u00eb iden\u00eb fikse t\u00eb Beogradit, sipas t\u00eb cilit \u201cShqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb engj\u00ebjt, nd\u00ebrsa ata t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb djajt\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt nuk merresh dot vesh\u201d!<\/p>\n<p>Kjo thjesht p\u00ebr faktin se beteja e Serbis\u00eb zhvillohet n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ajo nuk ka asnj\u00eb problem dhe pretendim ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. E megjithat\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb b\u00ebhet eksperiment p\u00ebr tezat anti-shqiptare serbe. Nd\u00ebrkaq nuk mund t\u00eb kalohet fakti se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i korruptuar i Europ\u00ebs. Ajo renditet e 110-ta n\u00eb Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit t\u00eb Transparency International, posht\u00eb Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut, Bjellorusis\u00eb dhe Kazakistanit. Gazeta \u201cBlic\u201d e Beogradit e ilustron shkrimin p\u00ebr Edi Ram\u00ebn me nj\u00eb foto t\u00eb tij s\u00eb bashku me presidentin Vu\u00e7iq, nj\u00eb p\u00ebrdorim ky i p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr medien serbe, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb perceptimin publik n\u00eb Serbi se \u201cLidershipi serb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet, p\u00ebrderisa merr p\u00ebrkrahjen dhe avokatin\u00eb e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d! \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb truk elektoral p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm politik, me t\u00eb cilin presidenti serb synon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik n\u00eb funksion t\u00eb pushtetit t\u00eb tij. K\u00ebsisoj t\u00eb dy pal\u00ebt kujdesen t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: &#8211; N\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb hapen arkivat e marr\u00ebveshjeve sekrete dhe bisedave po ashtu diskrete midis Vu\u00e7iqit dhe Edi Ram\u00ebs, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e m\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb histori t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb na duken ne shqiptar\u00ebve si \u201cheronjt\u00eb\u201d tan\u00eb. Sepse marr\u00ebdh\u00ebnia anti-shqiptare dhe sidomos anti-Kosov\u00eb e Edi Ram\u00ebs me presidentin e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb aq e thell\u00eb dhe e pabes\u00eb, sa askush sot nuk do t\u00eb mund ta konceptonte. Dhe at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shihnim shum\u00eb qart\u00eb se v\u00ebrtet \u201cKarma \u00ebsht\u00eb kurv\u00eb\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I \u201cKarma \u00ebsht\u00eb kurv\u00eb\u201d, i tha kryeministri m\u00eb i korruptuar n\u00eb t\u00eb gjitha vendet europiane presidentes s\u00eb Parlamentit Europian. Edi Rama foli n\u00eb panelin e Politico n\u00eb Forumin e Cras Montana-s t\u00eb Zvicr\u00ebs jav\u00ebn e kaluar. U duk se k\u00ebt\u00eb fjali cinike ia drejtoi t\u00eb pranishm\u00ebve, por n\u00eb fakt aty ishte presidentja e PE-s\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-35119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35119"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35119\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}