{"id":35252,"date":"2023-01-25T15:48:30","date_gmt":"2023-01-25T15:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35252"},"modified":"2023-01-25T15:48:40","modified_gmt":"2023-01-25T15:48:40","slug":"medait-amerikane-zyrtari-i-larte-i-fbi-se-u-korruptua-ne-tirane-rama-ne-dosjen-e-hetimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/01\/25\/medait-amerikane-zyrtari-i-larte-i-fbi-se-u-korruptua-ne-tirane-rama-ne-dosjen-e-hetimit\/","title":{"rendered":"Mediat amerikane: Zyrtari i lart\u00eb i FBI-s\u00eb u korruptua n\u00eb Tiran\u00eb, Rama n\u00eb dosjen e hetimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjigandi amerikan CNN<\/strong> shkruan se veterani i FBI-s\u00eb, me nj\u00eb karrier\u00eb 22-vje\u00e7are n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, Charles McGonigal u p\u00ebrball me 2 aktakuza. E para ishte se kishte punuar me nj\u00eb oligark rus t\u00eb shpallur \u201cnon grata\u201d pasi ai kishte dal\u00eb n\u00eb pension dhe tjetra se fshehu qindra mij\u00ebra dollar\u00eb q\u00eb mori nga nj\u00eb ish-punonj\u00ebs i nj\u00eb agjencie t\u00eb inteligjenc\u00ebs shqiptare kur ishte ende nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb n\u00eb byro. CNN shkruan se ky shqiptar i kishte dh\u00ebn\u00eb McGonigal 225 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb cash t\u00eb cilat ai nuk i kishte deklaruar. CNN vijon duke sqaruar pretendimin e prokuror\u00ebve se n\u00eb nj\u00eb takim McGonigal i k\u00ebrkoi kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u201ci kujdessh\u00ebm n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e licencave p\u00ebr shpimet n\u00eb fushat e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr kompanit\u00eb ruse\u201d.<\/p>\n<p><strong>ABC News shkruan se McGonigal<\/strong> fshehu nga byroja marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me k\u00ebt\u00eb ish-oficerin shqiptar t\u00eb paidentifikuar t\u00eb inteligjenc\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb udh\u00ebtonte jasht\u00eb vendit me personin dhe takonte shtetas t\u00eb huaj. Personi cil\u00ebsohet si shtetas shqiptar i pun\u00ebsuar nga nj\u00eb konglomerat energjetik kinez. Personi m\u00eb von\u00eb \u201csh\u00ebrbeu si nj\u00eb burim i FBI-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb hetim penal q\u00eb p\u00ebrfshinte lobim politik t\u00eb huaj\u201d mbi t\u00eb cilin McGonigal kishte nj\u00eb rol mbik\u00ebqyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb, i cili shoqerojet me foton e madhe te Rames bashkengjitur asaj te zyrtarit te FBI, Daily Mail shtohet fakti q\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se McGonigal shoq\u00ebrohej nga ish-spiuni i paidentifikuar kur ai u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama n\u00eb shtator 2017. Aty ai mendohet se i dha Ram\u00ebs sende t\u00eb FBI-s\u00eb. (parafernalit\u00eb e FBI-s\u00eb)<br \/>\nSkandali i publikuar nga shum\u00eb media ka ngritur aludime serioze se Edi Rama ka paguar para t\u00eb padeklaruara n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb ish zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb n\u00eb favor t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb brendshme politike n\u00eb Shqip\u00ebri. McGonigal akuzohet se ka marr\u00eb s\u00eb paku 225 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar aktivitetet e opozit\u00ebs shqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Amerik\u00eb kund\u00ebr saj. Nd\u00ebrmjet\u00ebsin e k\u00ebtyre takimeve dyshohet se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy shqiptar\u00eb q\u00eb, n\u00eb aktakuz\u00ebn e ngritur nga autoritetet amerikane, p\u00ebrshkruhen si Personi A dhe Personi B. Lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike tha se k\u00ebta persona ishin: Agron Neza (ai q\u00eb ka paguar 225 mij\u00eb USD-t\u00eb) dhe Dorian Du\u00e7ka (ai q\u00eb paraqitet n\u00eb aktakuz\u00eb si \u201czyrtari jo formal i kryeministrit, q\u00eb ka financuar udh\u00ebtimet dhe ndenjtjen e Charles McGonigal n\u00eb Tiran\u00eb).<\/p>\n<p><strong>Miq\u00ebsia Rama-McGonigal<\/strong><br \/>\nMiku i ngusht\u00eb i kryeministrit, me t\u00eb cilin darkonte nga Tirana n\u00eb New York, aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion. Keqardhjen m\u00eb t\u00eb madhe Rama e ka n\u00eb faktin se McGonigal mund ta fundos\u00eb bashk\u00eb me veten. Kjo situat\u00eb nuk ka kaluar pa u reflektuar edhe n\u00eb retorik\u00ebn e p\u00ebrdorur nga kreu i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kur doli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb lajmi se nj\u00eb amerikan i FBI po hetohej p\u00ebr financim nga lobist\u00eb t\u00eb huaj dhe aty p\u00ebrmendej emri i Ram\u00ebs, kryeministri duke fryr\u00eb gjoksin deklaroi \u201cai \u00ebsht\u00eb miku im\u201d. Mir\u00ebpo ky entuziaz\u00ebm i kryeqeveritarit p\u00ebr lidhjen e fort\u00eb me agjentin e Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimit ra shpejt. Pas publikimit t\u00eb lajmit mbi akuzat me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballej McGonigal, Rama iu referua atij si \u201cnj\u00eb zyrtar i FBI-s\u00eb\u201d me t\u00eb cilin nuk kishte lidhje.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmendja e Ram\u00ebs n\u00eb dosjen e prokuror\u00ebve federal\u00eb kund\u00ebr ish-zyrtarit t\u00eb FBI-s\u00eb<\/strong><br \/>\nN\u00eb dosjen e publikuar p\u00ebr mediat mbi akuzat q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb ndaj McGonigal kryeministri p\u00ebrmendet 14 her\u00eb. Aty jepen detaje p\u00ebr udh\u00ebtimet e amerikani n\u00eb Shqip\u00ebri, takimet, parat\u00eb e paguara dhe sh\u00ebrbimet q\u00eb i b\u00ebri Edi Ram\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb padeklaruara si\u00e7 ia k\u00ebrkon ligji. Akuza \u00ebsht\u00eb e detajuar deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb p\u00ebrshkruan m\u00ebnyr\u00ebn se si McGonigal i ka marr\u00eb parat\u00eb (n\u00eb nj\u00eb parkim makinash) dhe se si \u00ebsht\u00eb zhvilluar udh\u00ebtimi i tij n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb shtator 2017.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2017, n\u00eb vendbanimin e Personit A n\u00eb Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb para t\u00eb thata nga Personi A n\u00eb sasit\u00eb af\u00ebrsisht 80 mij\u00eb dhe 65 mij\u00eb dollar\u00eb. N\u00eb 16 tetor 2017, i akuzuari McGonigal plot\u00ebsoi nj\u00eb FD-772b (formular i brendsh\u00ebm i FBI-s\u00eb) n\u00eb lidhje me udh\u00ebtimin e tij n\u00eb shtator n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb. Ky formular nuk raportoi se i akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00eb politikan n\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu aty mohohej q\u00eb McGonical kishte deklaruar pun\u00ebsimin e tij p\u00ebr nj\u00eb shtetas t\u00eb huaj jasht\u00eb pun\u00ebs zyrtare t\u00eb FBI-s\u00eb,\u201d shkruhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, zyrtari i FBI-s\u00eb ka udh\u00ebtuar disa her\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb takuar me Ram\u00ebn n\u00eb disa prej k\u00ebtyre vizitave. Aktakuza n\u00eb D.C. v\u00ebren se \u201cas FBI dhe as McGonigal nuk pagoi p\u00ebr hotel nd\u00ebrsa gjendej n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d Shpenzimet e udh\u00ebtimit do t\u00eb paguheshin nga personi A. Kur mb\u00ebrriti n\u00eb Tiran\u00eb ai u takua me nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, Personi B, bashk\u00eb me t\u00eb cilin takoi kryeministrin Edi Rama.<br \/>\nPersoni B p\u00ebrshkruhet si k\u00ebshilltar informal i kryeministrit Edi Rama. Ai kishte nj\u00eb adres\u00eb email-i zyrtar t\u00eb qeveris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte i pun\u00ebsuar nga nj\u00eb konglomerat kinez energjie. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjigandi amerikan CNN shkruan se veterani i FBI-s\u00eb, me nj\u00eb karrier\u00eb 22-vje\u00e7are n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, Charles McGonigal u p\u00ebrball me 2 aktakuza. E para ishte se kishte punuar me nj\u00eb oligark rus t\u00eb shpallur \u201cnon grata\u201d pasi ai kishte dal\u00eb n\u00eb pension dhe tjetra se fshehu qindra mij\u00ebra dollar\u00eb q\u00eb mori nga nj\u00eb ish-punonj\u00ebs i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35007,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-35252","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35252"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35252\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35007"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}