{"id":35518,"date":"2023-01-27T15:02:53","date_gmt":"2023-01-27T15:02:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35518"},"modified":"2023-01-27T15:03:11","modified_gmt":"2023-01-27T15:03:11","slug":"gazetari-nga-rama-rama-duhet-shpallur-non-grata-pasivitet-antikombetar-i-drejtesise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/01\/27\/gazetari-nga-rama-rama-duhet-shpallur-non-grata-pasivitet-antikombetar-i-drejtesise-shqiptare\/","title":{"rendered":"Gazetari nga Franca: Rama duhet shpallur &#8220;non grata&#8221;, pasivitet antikomb\u00ebtar i drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Genc BURIMI<\/strong><\/p>\n<p>Skandali i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb afer\u00ebn MacGonigal dhe Edi Rama nuk q\u00ebndron tek allishverishet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kryer midis tyre ishp\u00ebrgjegj\u00ebsi i lart\u00eb i FBI-s\u00eb amerikane me Kryeministrin aktual t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb fush\u00ebn e korrupsionit asgj\u00eb nuk habit, n\u00eb asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb hallk\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shembulli i virtytshm\u00ebris\u00eb, ish-Kancelari Helmut Kohl, babai i kombit, q\u00eb realizoi bashkimin e Gjermanis\u00eb, por q\u00eb rezultoi i korruptuar deri n\u00eb palc\u00eb, e deri te kjo Ukrain\u00eb martire kur nj\u00eb rang z\u00ebvend\u00ebsministrash vjedhin dhe pasurohen n\u00ebp\u00ebrmjet luft\u00ebs kur djemt\u00eb ukrainas po korren si bari n\u00eb fushat e betejave p\u00ebr t\u00eb ndaluar agresionin rus. Ca dallavere m\u00eb pak a m\u00eb shum\u00eb t\u00eb nj\u00eb agjenti pensionist amerikan dhe nj\u00eb Kryeministri karnaval t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm n\u00eb hart\u00ebn e bot\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb shokon, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb tejet revoltuese si afera m\u00eb e ndyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb postkomuniste.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb shokon \u00ebsht\u00eb heshtja dhe pasiviteti antikomb\u00ebtar i drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare. Jan\u00eb dy pole t\u00eb kund\u00ebrta q\u00eb shfaqen para syve tan\u00eb. Nga nj\u00eb an\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebrtej Atlantikut q\u00eb s\u2019pyet p\u00ebr Zot n\u00eb qiell apo imzot n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe heton pa frik\u00eb si ndaj president\u00ebve amerikane (Nikson, Klinton, Trump, Biden), ashtu edhe ndaj sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs amerikane q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten si edhe m\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm. Gjykimi q\u00eb ka filluar ndaj ish-shefit t\u00eb kund\u00ebrsh\u00ebrbimit amerikan \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p><strong>DREJT\u00cbSI PARODI<\/strong><\/p>\n<p>Krejt n\u00eb skajin e kund\u00ebrt q\u00ebndron drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri, e ashtuquajtur e re, e ashtuquajtur alla amerikanshe meqen\u00ebse reform\u00ebn e saj ia imponuan amerikan\u00ebt Shqip\u00ebris\u00eb, por q\u00eb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me drejt\u00ebsin\u00eb amerikane. Sa para vlen tani komedia e ambasadores Yuri Kim korridoreve t\u00eb SPAK-ut dhe gjykatave kryesore shqiptare, duke u k\u00ebrkuar me dor\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, por edhe me tone k\u00ebrc\u00ebnuese t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb popullit shqiptar, t\u00eb hetojn\u00eb, t\u00eb mos falin ask\u00ebnd, se askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin?<\/p>\n<p>T\u2019i b\u00ebhet pyetja sot k\u00ebsaj zonje t\u00eb nderuar, a po vepron drejt\u00ebsia shqiptare si ajo amerikane? U b\u00ebn\u00eb dy vjet q\u00eb drejt\u00ebsia n\u00eb SHBA heton mbi ish-agjentin e FBI-it, duke nxjerr\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme t\u00eb implikimit t\u00eb autoriteteve shqiptare n\u00eb korruptimin e ti. Plot dy vjet q\u00eb drejt\u00ebsia n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje, por n\u00eb krahun shqiptar nuk ka hapur asnj\u00eb hetim. Ky \u00ebsht\u00eb skandali i v\u00ebrtet\u00eb. Pyetja me t\u00eb drejt\u00eb shtrohet, p\u00ebrse drejt\u00ebsia shqiptare dhe ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb mbuluar Edi Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb drejt\u00ebsia shqiptare e gjen koh\u00ebn dhe kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e saj, t\u00eb studioj\u00eb k\u00ebrkesa q\u00eb t\u00eb rihapen p\u00ebr revizion procese tashm\u00eb t\u00eb gjykuara si zhdukja e floririt n\u00eb \u201897 dhe 21 janari, dhe kjo drejt\u00ebsi e re nuk paska gjetur koh\u00eb as k\u00ebto dy vjet dhe as k\u00ebto dy dit\u00eb t\u2019i d\u00ebshmoj\u00eb popullit shqiptar q\u00eb e paguan me taksat e tij sesa serioze \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar me prioritet dosjen e shekullit Rama\/MacGonigal? T\u00eb pakt\u00ebn sa p\u00ebr respekt p\u00ebr koleg\u00ebt e tyre amerikan\u00eb, organet tona t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb kishin marr\u00eb n\u00eb pyetje Kryeministrin qoft\u00eb me statusin e d\u00ebshmitarit.<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb 10 dhjet\u00eb vjet q\u00eb Edi Rama drejton Shqip\u00ebrin\u00eb. U b\u00ebn\u00eb dhjet\u00eb vjet q\u00eb nj\u00eb skandal i ri korruptiv t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb i z\u00eb vendin n\u00eb media t\u00eb nes\u00ebrmen nj\u00eb skandali t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm q\u00eb mendonim se kishte thyer rekorde. U b\u00ebn\u00eb dhjet vjet q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb gjysm\u00eb here sa p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebshmi a \u00ebsht\u00eb apo jo n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj apo asaj \u00e7udie, q\u00eb Kryeministri i k\u00ebtij vendi nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb n\u00eb pyetje. Kurr\u00eb. Kur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Biden n\u00eb SHBA duhet t\u00eb jap\u00eb sqarime p\u00ebr dosjet konfidenciale t\u00eb gjetura n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, apo kur ish-Kryeministri i para pak koh\u00ebve t\u00eb Franc\u00ebs, Eduard Filip, thjesht p\u00ebr maskat e Covid-it q\u00eb nuk ishin fare kompetenc\u00eb e tij u mor gjat\u00eb n\u00eb pyetje nga drejt\u00ebsia franceze.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb. Ajo q\u00eb u tregon t\u00eb fort\u00ebve se nuk ka frik\u00eb nga ata, ajo drejt\u00ebsi q\u00eb shqiptar\u00ebt u besuan per\u00ebndimor\u00ebve se do t\u2019ua sillnin n\u00eb Shqip\u00ebri me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. \u00c7far\u00eb zhg\u00ebnjimi sot! \u00c7far\u00eb skandali! N\u00eb momentin kur mediat n\u00eb bot\u00eb ziejn\u00eb nga skandali FBI\/Edi Rama, drejt\u00ebsia jon\u00eb \u2018e re\u2019 merret me \u2018skandale\u2019 vendase t\u00eb para nj\u00eb dekade e gjysm\u00eb. V\u00ebrtet q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment shqiptar\u00ebt po i ha shum\u00eb meraku se \u00e7\u2019b\u00ebnte Shk\u00eblzen Berisha para 15 vitesh n\u00eb korridoret e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe as kan\u00eb fare kureshtje se \u00e7\u2019b\u00ebnte spiuni i Ram\u00ebs me dhjet\u00ebra mij\u00ebra dollar\u00eb cash q\u00eb ia jepte n\u00eb dor\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb parkim t\u00eb zymt\u00eb numrit nj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrspiunazhit t\u00eb fuqis\u00eb num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Me k\u00eb tallet kjo palo drejt\u00ebsi?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i duhet asaj m\u00eb shum\u00eb t\u00eb hulumtoj\u00eb kur rezulton se miliarderi oligark rus, Deripaska, mik i terroristit num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, Vladimir Putin, ka marr\u00eb autorizim nga qeveria Rama t\u00eb instalohet me investime n\u00eb Shqip\u00ebri? Sigurisht, nd\u00ebrmjet Shk\u00eblzen Berish\u00ebs dhe Oleg Deripaskes, drejt\u00ebsia shqiptare ka ditur ta nuhas\u00eb ku fle rreziku i v\u00ebrtet p\u00ebr shqiptaret. O tempora, o mores! Zonja ambasadore amerikane q\u00eb e do aq shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe gjuh\u00ebn shqipe amanet t\u00eb mos largohet nga vendi yn\u00eb pa m\u00ebsuar dhe k\u00ebt\u00eb proverb, q\u00eb i shkon aq shum\u00eb p\u00ebr shtat sot drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ajo ka krijuar dhe bekuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend: fshati digjet\u2026 drejt\u00ebsia krihet\u201d. Drejt\u00ebsia q\u00ebndron n\u00eb themel t\u00eb nj\u00eb demokracie. Kur humbet besimi te drejt\u00ebsia, humbet besimi te demokracia dhe rruga i hapet populizmit deri n\u00eb kaos.<\/p>\n<p>Nuk mjafton sot q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb aleate e SHBA-ve dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb vend i NATO-s. Pasi aleat i SHBA-ve dhe vend i NATO-s \u00ebsht\u00eb dhe Turqia, por ne nuk duam n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb drejt\u00ebsi allaturke. Me mbylljen e syve ndaj veprave penale t\u00eb m\u00eb fortit q\u00eb mban pushtetin, dhe m\u00eb keq akoma, me v\u00ebnien e axhend\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb m\u00eb t\u00eb fortit n\u00eb pushtet q\u00eb i urdh\u00ebron drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb opozit\u00ebn, kjo drejt\u00ebsi re e Dumanit, po tregon vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, se ajo nuk vlen m\u00eb shum\u00eb se ajo e Erdoganit. N\u00ebse n\u00eb dit\u00ebt e ardhshme do t\u00eb ket\u00eb kaos n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk do t\u00eb jet\u00eb Edi Rama sepse asnj\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb bot\u00eb nuk i imponon nj\u00eb hajduti t\u00eb vet\u00ebdenoncohet.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsi i vet\u00ebm i \u00e7udirave q\u00eb ndodhin n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb sistemi yn\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetmbajt\u00ebsve shqiptar\u00eb dhe kurrsesi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit shqiptar. I japim sot, solemnisht, k\u00ebsaj drejt\u00ebsie mjerane p\u00ebr t\u00eb arnuar sadopak imazhin e saj t\u00eb bastarduar, 48 or\u00eb ultimatum q\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb apo t\u00eb shkoj\u00eb ta marr\u00eb me forc\u00ebn publike Edi Ram\u00ebn t\u00eb jap\u00eb shpjegime mbi furtun\u00ebn q\u00eb ka shp\u00ebrthyer matan\u00eb Atlantikut. Nuk duhet l\u00ebn\u00eb opozita t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cvet\u00ebdrejt\u00ebsi\u201d me \u201crevolucion\u201d, sepse shqiptar\u00ebt e paguajn\u00eb shtrenjt\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb far\u00eb drejt\u00ebsie. Shqiptar\u00ebt, jo si t\u00eb njerk\u00ebs, por si t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, ashtu si\u00e7 jan\u00eb amerikan\u00ebt, kan\u00eb nevoj\u00ebn legjitime t\u00eb din\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal shtet\u00ebror dhe si kan\u00eb abuzuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb emrin e tyre. T\u00eb veproj\u00eb drejt\u00ebsia shqiptare si ajo amerikane q\u00eb ka dy vjet q\u00eb heton dhe tashm\u00eb gjykon shtetasin e saj t\u00eb implikuar n\u00eb krim.<\/p>\n<p>Dosjen amerikane, drejt\u00ebsia jon\u00eb e ka n\u00eb dor\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb ambasadores US n\u00eb Tirane q\u00eb nuk i shp\u00ebton asgj\u00eb t\u00eb shkonte dhe t\u00eb hante amareta n\u00eb SPAK pa folur p\u00ebr dosjen q\u00eb ziente tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shtypit amerikan. \u00c7far\u00eb ironie kur kujtojm\u00eb se vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e disa artikujve, shtypi DASH-I i Blinkenit shpalli Berish\u00ebn \u201cnon grata\u201d p\u00ebr korrupsion t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb cenonte Amerik\u00ebn e madhe. Por, kur p\u00ebrtej artikujve t\u00eb shtypit ekziston nj\u00eb dosje po aq reale sa nj\u00eb mal i kopsitur vet\u00eb nga drejt\u00ebsia e Antony Blinken, me p\u00ebrgjime e fotografime q\u00eb fakton jo nj\u00eb legjend\u00eb, por vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit aktiv t\u00eb nj\u00eb lideri ballkanik ndaj nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb amerikan, kjo nuk meritoka t\u00eb pakt\u00ebn nja flet\u00ebthirrje nga drejt\u00ebsia shqiptare p\u00ebr Edi Ram\u00ebn q\u00eb t\u00eb jap\u00eb versionin e tij mbi \u00e7ka di?<\/p>\n<p>A nuk quhet kjo drejt\u00ebsi parodi? Pa humbur asnj\u00eb or\u00eb me shum\u00eb kohq, drejt\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb Edi Ramin k\u00ebtu, si\u00e7 u thirr MacGonigal atje. Sensi i drejt\u00ebsis\u00eb na lejon po ashtu t\u2019i drejtohemi publikisht Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit t\u00eb tregohet i drejt\u00eb e ta shpall\u00eb edhe Edi Ram\u00ebn non grata, sepse qimja n\u00eb syrin e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet dhe pa prova, duket qesharake p\u00ebrball\u00eb traut n\u00eb syrin e Edi Ram\u00ebs. Ky tra moral ra tani p\u00ebrfundimisht, por populli shqiptar nuk duhet t\u00eb p\u00ebrflitet e t\u00eb tregohet me gisht. Ky popull \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e lider\u00ebve t\u00eb tij dallkauk\u00eb q\u00eb per\u00ebndimi i mbulon p\u00ebr interesa gjeopolitik\u00eb.<\/p>\n<p>E s\u00eb fundmi, goodbye ambasador. E dinim q\u00eb po ecnit n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar, por s\u2019e kishim menduar kurr\u00eb se do t\u00eb largoheshit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb sh\u00ebmtuar, kur i k\u00ebrkonit drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare t\u00eb kapte djajt\u00eb me qerre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Djalli me D t\u00eb madhe fshihej n\u00ebn pallton tuaj. Nj\u00eb d\u00ebshtim kaq i madh, qoft\u00eb aksidental apo i q\u00ebllimsh\u00ebm, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u2019ju ndjek\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs si fantazma e Makbethit mbretin Lear. Ja pse ju dhe paraardh\u00ebsit tuaj nuk e harroni Shqip\u00ebrin\u00eb. Sepse shqiptar\u00ebt ju duan dhe ju besojn\u00eb kaq sinqerisht dhe naivisht sa tradhtia q\u00eb ju b\u00ebni duke mbyllur syt\u00eb ndaj pushtetar\u00ebve t\u00eb tyre pa skrupuj ju vret nd\u00ebrgjegjen kudo q\u00eb do t\u00eb ndodheni. T\u00eb pakt\u00ebn ta shpresojm\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr \u201cshp\u00ebtimin\u201d e nd\u00ebrgjegjes suaj<\/p>\n<p>Vasil Llajo administrator n\u00eb \u201cIntermedica\u201d n\u00eb emisioni \u201cOpinion\u201d n\u00eb Ne\u00ebs24 foli p\u00ebr virusin RSV.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs \u00ebn studio ai theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb shfaqur disa viruse, nd\u00ebrsa shtoi se RSV prek m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb virus q\u00eb shkakton s\u00ebmundje t\u00eb mushkrive. M\u00eb t\u00eb presksh\u00ebm jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl dhe sidomos f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jan\u00eb deri n\u00eb dy vje\u00e7 sepse sistemi imunitar i tyre \u00ebsht\u00eb ende i papjekur. Nuk kan\u00eb krijuar antikorpet e nevojshme dhe preken shum\u00eb kollaj. Nuk jan\u00eb me pasoja fatale , rikuperoshen shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>T\u00eb riturrit nuk preken sepse gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre pa e kuptuar ndoshta mund ta ken\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e 16-vje\u00e7arit?<\/p>\n<p>Kompromenton shk\u00ebmbimin e oksigjenit dhe u desh asistenca e nj\u00eb frym\u00ebmarrje t\u00eb orientuar. Po n\u00ebse njeriu ka s\u00ebmundje bashk\u00ebshoq\u00ebruese?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Genc BURIMI Skandali i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb afer\u00ebn MacGonigal dhe Edi Rama nuk q\u00ebndron tek allishverishet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kryer midis tyre ishp\u00ebrgjegj\u00ebsi i lart\u00eb i FBI-s\u00eb amerikane me Kryeministrin aktual t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb fush\u00ebn e korrupsionit asgj\u00eb nuk habit, n\u00eb asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb hallk\u00eb t\u00eb pushtetit. Q\u00eb nga shembulli i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35519,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-35518","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35518"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35518\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}