{"id":35828,"date":"2023-01-31T09:59:25","date_gmt":"2023-01-31T09:59:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35828"},"modified":"2023-01-31T09:59:25","modified_gmt":"2023-01-31T09:59:25","slug":"skandali-qe-trondit-qeverine-zelensky","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/01\/31\/skandali-qe-trondit-qeverine-zelensky\/","title":{"rendered":"Skandali q\u00eb trondit qeverin\u00eb Zelensky"},"content":{"rendered":"<p><strong>Akuzat p\u00ebr korrupsion kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb shkarkimin dhe n\u00eb largimin e figurave politike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kievit do t\u2019i duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb transparent p\u00ebr ta ruajtur mb\u00ebshtetjen e shteteve per\u00ebndimore.<\/strong><\/p>\n<p>Disa skandale korrupsioni kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb zinxhir dor\u00ebheqjesh dhe shkarkimesh n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb m\u00eb pak se dy dit\u00eb zyra e presidentit Volodymyr Zelenskyj ka njoftuar se kat\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsministra dhe pes\u00eb guvernator\u00eb rajonal\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e tyre. Midis tyre jan\u00eb: Kyrylo Tymoshenko, z\u00ebvend\u00ebsshef kabineti i presidentit; Shopovalov Vja\u00e7eslav, z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Mbrojtjes; Oleksij Symonenko, z\u00ebvend\u00ebsprokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Jan\u00eb hequr pastaj guvernator\u00ebt e rajoneve Dniepropetrovsk, Zaporizhij, Kiev, Soumy dhe Cherson.\u00a0 Ka ndodhur gjith\u00e7ka p\u00ebrpara zbulimit t\u00eb dy rasteve t\u00eb keqmenaxhimit t\u00eb fondeve. Vasyl Lozinskyj, z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Infrastrukturave, \u00ebsht\u00eb akuzuar se ka futur n\u00eb xhep 367000 euro n\u00eb tanxhente p\u00ebr blerjen e gjenerator\u00ebve. M\u00eb 22 janar \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra. Z\u00ebvend\u00ebsministri i Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb dor\u00ebhequr pasi nj\u00eb hetim i shtypit ukrainas e kishte akuzuar ministrin e tij se kishte paguar p\u00ebr produkte ushqimore t\u00eb destinuara p\u00ebr forcat e armatosura nj\u00eb \u00e7mim \u201cdy apo tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga ai i tregut\u201d. Shtrirja e mashtrimit do t\u00eb ishte n\u00eb rreth 300 milion euro. Timoshenko nuk e ka shpjeguar motivin e dor\u00ebheqjes. Ishte kritikuar pse kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet t\u00eb dhuruar nga Shtetet e Bashkuara me q\u00ebllim evakuimin e t\u00eb plagosurve n\u00eb zon\u00ebn e luftimeve. M\u00eb pas kishte hequr dor\u00eb publikisht nga automjeti, duke e d\u00ebrguar n\u00eb front p\u00ebr q\u00ebllime humanitare.<\/p>\n<p>\u201cVendimet e Zelenskyj pasqyrojn\u00eb prioritetet e shtetit. Presidenti i p\u00ebrgjigjet direkt nj\u00eb hetimi q\u00eb vjen nga opinioni publik: drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, ka komentuar n\u00eb Twitter Mykhailo Podoliak, k\u00ebshilltar i presidentit. Edhe pse treguesi i popullaritetit t\u00eb Zelensky \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart, administrata e tij \u00ebshti kritikuar p\u00ebr korrupsion, nj\u00eb problem shum\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb Ukrain\u00eb. Lufta kund\u00ebr keqmenaxhimit financiar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb ndihmat ekonomike per\u00ebndimore. N\u00eb ankth p\u00ebr ta demonstruar impenjimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Zelenskyj ka vendosur ta pastroj\u00eb sheshin dhe d\u00ebshiron q\u00eb mesazhi i tij t\u00eb perceptohet si n\u00eb Ukrain\u00eb, ku akuzat p\u00ebr korrupsion bezdisin nj\u00eb popullsi tashm\u00eb t\u00eb provuar nga lufta, ashtu edhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Funksionar\u00eb t\u00eb monitoruar<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Petro Oleschuk, hulumtues n\u00eb universitetin komb\u00ebtar Taras Shevchenko t\u00eb Kievit, shkarkimet nga puna jan\u00eb nj\u00eb sinjal pozitiv, edhe pse \u201cqart\u00ebsisht arrijn\u00eb von\u00eb\u201d. N\u00eb rajonin e Zaporizhjas nj\u00eb skandal korrpusioni kishte shp\u00ebrthyer n\u00eb shtatorin e vitit 2022, kur disa funksionar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs rajonale qen\u00eb akuzuar se pat\u00ebn p\u00ebrvet\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se 7 milion dollar\u00eb. \u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb guvernatori i rajonit ka q\u00ebndruar n\u00eb postin e tij\u201d, kujton hulumtuesi. Lidhur me rastet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb disa ministri, Zyra Komb\u00ebtare Antikorrupsion po heton prej \u201crreth kat\u00ebr muajsh\u201d. Reagimi i komentator\u00ebve ukrainas \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtues. \u201cN\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs kishte nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur midis mjeteve t\u00eb informimit, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe qeveris\u00eb\u201d, thot\u00eb Vitalij Shabunin, themelues i OJQ Qendra e Veprimit Antikorrupsion. Kufizoheshin tek kritikat ndaj qeveris\u00eb, q\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbim impenjohej t\u00eb nd\u00ebshkonte q\u00ebndrimet e gabuara me rrept\u00ebsi dhe shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe respektivisht p\u00ebrpara luft\u00ebs. Shabunin mendon se ministri i Infrastrukturave Oleksandr Kubrakov e ka respektuar marr\u00ebveshjen duke shkarkuar menj\u00ebher\u00eb z\u00ebvend\u00ebsin e tij, i p\u00ebrfunduar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb skandali; ama thekson se ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov nuk ka vepruar nj\u00eblloj.<\/p>\n<p>Praktikisht Reznikov m\u00eb par\u00eb ka mohuar \u00e7do paligjshm\u00ebri, duke u marr\u00eb me gazetar\u00ebt, m\u00eb pas ka folur p\u00ebr nj\u00eb \u201cgabim teknik\u201d dhe n\u00eb fund ka shkarkuar z\u00ebvend\u00ebsin e tij. \u201cJa pse zbulimet mbi Reznikov do t\u00eb rriten n\u00eb jav\u00ebt e ardhshme\u201d, paralajm\u00ebron Shabunin. Kjo seri dor\u00ebheqjesh dhe shkarkimesh duket se \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb samitit midis Bashkimit Europian dhe Ukrain\u00ebs, i parashikuar p\u00ebr 3 shkurt n\u00eb Kiev. \u201cNatyrisht q\u00eb e mir\u00ebpresim me d\u00ebshir\u00eb faktin q\u00eb autoritetet ukrainase po merren me problemin sa m\u00eb seriozisht t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, ka komentuar m\u00eb 24 janar Ana Pisonero, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Komisionit Europian. Brukseli, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb thuajse 50 miliard euro vendit t\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta, por e shqyrton m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn Kievi e p\u00ebrballon problemin e korrupsionit. M\u00eb 17 qershor 2022 Komisioni Europian i ka dh\u00ebn\u00eb Ukrain\u00ebs t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, boll q\u00eb t\u00eb \u201cforcoj\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, sidomos n\u00eb nivelin e lart\u00eb\u201d. Komisioni Europian do t\u00eb ndjek\u00eb p\u00ebrparimet e b\u00ebra \u201cduke botuar nj\u00eb vler\u00ebsim n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2023\u201d, ka deklaruar Pisonero.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, lufta kund\u00ebr korrupsonit futet midis \u201ckushteve politike p\u00ebr t\u2019u respektuar pasi ndjek asistenc\u00ebn financiare t\u00eb Bashkimit Europian (q\u00eb duhet t\u00eb arrij\u00eb 18 miliard eurot n\u00eb vitin 2023)\u201d, ka paralajm\u00ebruar. M\u00eb 24 janar z\u00ebvend\u00ebspresidenti i parlamentit ukrainas Oleksandr Kornienko ka vizituar Parlamentin Europian dhe ka n\u00ebnvizuar p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra deri m\u00eb tani. \u201cMe ndihm\u00ebn e ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kemi krijuar sistemin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb antikorrupsion t\u00eb Europ\u00ebs. Nj\u00eb sistem i fort\u00eb, i rrept\u00eb, i pavarur, por duket se kjo nuk mjafton p\u00ebr ta luftuar ekonomin\u00eb e zhytur\u201d, ka pranuar. Kornienko ka premtuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cm\u00eb shum\u00eb\u201d dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb monitoruar aktivitetet e \u201c500, 1000 figurave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit ukrainas\u201d, midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb zgjedhur, funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb apo drejtuesve ushtarak\u00eb. \u201cKy projekt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb nga shp\u00ebrthimi i luft\u00ebs, por tani duhet ta votojm\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Korrupsioni po v\u00eb n\u00eb rrezik besueshm\u00ebrin\u00eb e Ukrain\u00ebs dhe, p\u00ebr shtojc\u00eb, aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u2019ia mbajtur kok\u00ebn Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>(nga <em>Le Monde<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akuzat p\u00ebr korrupsion kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb shkarkimin dhe n\u00eb largimin e figurave politike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kievit do t\u2019i duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb transparent p\u00ebr ta ruajtur mb\u00ebshtetjen e shteteve per\u00ebndimore. Disa skandale korrupsioni kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb zinxhir dor\u00ebheqjesh dhe shkarkimesh n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb m\u00eb pak se dy dit\u00eb zyra e presidentit Volodymyr Zelenskyj ka njoftuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35829,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-35828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}