{"id":35932,"date":"2023-02-01T11:05:43","date_gmt":"2023-02-01T11:05:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=35932"},"modified":"2023-02-01T11:05:52","modified_gmt":"2023-02-01T11:05:52","slug":"celibashi-partia-ryesore-e-opozites-mund-te-mos-regjistrohet-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/02\/01\/celibashi-partia-ryesore-e-opozites-mund-te-mos-regjistrohet-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Celibashi: Partia kryesore e opozit\u00ebs mund t\u00eb mos regjistrohet n\u00eb zgjedhje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Cilat emra t\u00eb KZAZ do pranohen t\u00eb Nok\u00ebs apo t\u00eb Bardhit?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb isha shum\u00eb formal, p\u00ebrgjigjja do ishte q\u00eb do ta merrni vesh n\u00eb momentin q\u00eb do ta vendos. Por nuk dua t\u00eb b\u00ebj hipokritin dhe t\u00eb them q\u00eb nuk e njohim realitetin politik t\u00eb momentin. Edhe un\u00eb i ndjek lajmet dhe i shoh zhvillimet dhe kam gjykimet e mia. Kur t\u00eb vij\u00eb puna e vendimmarrjes do t\u00eb jet\u00eb rrjedhoj\u00eb e gjykimit dhe vler\u00ebsimit tim. Kemi dy propozime p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KZAZ-ve nga zoti Indrit Sefa i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i PD-s\u00eb n\u00eb KQZ q\u00eb prej marsit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Kemi edhe nj\u00eb propozim t\u00eb sjell\u00eb nga Flamur Noka n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Formalisht kemi dy k\u00ebrkesa dhe komisioneri do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e legjimitetit. Jemi n\u00eb proces t\u00eb verifikimit t\u00eb dokumentacionit mbi propozimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KZAZ-ve, jo vet\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, por edhe t\u00eb tre partive t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb r\u00ebndom KQZ e ka b\u00ebr\u00eb. Ne do t\u00eb vendosim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb them se k\u00ebshtu do t\u00eb vendos. Realisht m\u00eb vjen keq q\u00eb gjendemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, jo p\u00ebr KQZ-n\u00eb. Nuk kemi asnj\u00eb lloj interesi politik dhe asnj\u00eb simpati politike jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb procesin. Vendimmarrja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Do ishte naivitet n\u00ebse dikush do mendonte q\u00eb kjo vendimmarrje bazohet nga urdh\u00ebrimet e dikujt tjet\u00ebr. E them me bindje q\u00eb nuk kemi asnj\u00eb lloj droje p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjin. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja ime se si \u00ebsht\u00eb ligji apo se si \u00ebsht\u00eb situata politike. Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb duhet ta vrasin mendjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe jo KQZ-n\u00eb. K\u00ebrkesa si p\u00ebr rastin e komisioner\u00ebve ashtu edhe p\u00ebr regjistrimin e subjekteve zgjedhore do t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Ne nuk vendosim kush e udh\u00ebheq PD-n\u00eb, apo kush do ta udh\u00ebheq\u00eb. P\u00ebr ne ka nj\u00eb PD, \u00ebsht\u00eb n\u00ebj person juridik. Ngelet p\u00ebr tu par\u00eb se kush e ka tagrin p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD. Do ishte mir\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ishte zgjidhur. Flitet p\u00ebr nj\u00eb parti kryesore t\u00eb opozit\u00ebs dhe un\u00eb mendoj se sa s\u00ebsht\u00eb von\u00eb gjithkush q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebsaj situate. Do t\u00eb duhet t\u00eb angazhoheni p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje, s\u2019mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur s\u2019po ndodh asgj\u00eb, pasi partia kryesore e opozit\u00ebs mund t\u00eb mos regjistrohet. Gjithsesi, do t\u00eb duhet q\u00eb secili prej faktor\u00ebve institucional\u00eb dhe politik t\u00eb angazhohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, nuk mund ta injorojm\u00eb, t\u00eb shohim \u00e7far\u00eb vendos KQZ dhe t\u00eb veprojm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>Sefa q\u00eb ju thoni se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i PD n\u00eb KQZ ka nj\u00eb autorizim para aktit t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb Bash\u00ebs apo duhet rifreskuar?<\/strong><\/p>\n<p>Indrit Sefa autorizimin e ka prej zotit Basha. Nuk ka autorizim tjet\u00ebr ve\u00e7 k\u00ebtij. Mandati i zotit Indrit Sefa \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm n\u00eb kuptimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit p\u00ebr partit\u00eb parlamentare. \u00cbsht\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr sa koh\u00eb partia \u00ebsht\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjykata do t\u00eb marr\u00eb vendim pas 7 marsit, apo para 13 majit, a do e ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb KQZ q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr regjistrim t\u00eb partive?<br \/>\nS\u2019ta them dot k\u00ebt\u00eb. K\u00ebto pyetje me nqs, s\u2019i kthej dot p\u00ebrgjigje. Jan\u00eb disa afate brenda t\u00eb cilave mund t\u00eb b\u00ebsh ndryshime. Por p\u00ebrtej k\u00ebtyre afateve s\u2019mund t\u00eb b\u00ebsh ndryshime. N\u00ebse nj\u00eb vendim i till\u00eb merret pas dat\u00ebs 7 mars, at\u00ebher\u00eb dikush ka probleme me sjelljen institucionale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Cilat emra t\u00eb KZAZ do pranohen t\u00eb Nok\u00ebs apo t\u00eb Bardhit? N\u00ebse do t\u00eb isha shum\u00eb formal, p\u00ebrgjigjja do ishte q\u00eb do ta merrni vesh n\u00eb momentin q\u00eb do ta vendos. Por nuk dua t\u00eb b\u00ebj hipokritin dhe t\u00eb them q\u00eb nuk e njohim realitetin politik t\u00eb momentin. Edhe un\u00eb i ndjek lajmet dhe i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35935,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-35932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35932\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}