{"id":37261,"date":"2023-02-13T19:22:09","date_gmt":"2023-02-13T19:22:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=37261"},"modified":"2023-02-14T09:37:12","modified_gmt":"2023-02-14T09:37:12","slug":"ndahet-nga-jeta-poeti-perkthyesi-dhe-arkitekti-petraq-kolevica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/02\/13\/ndahet-nga-jeta-poeti-perkthyesi-dhe-arkitekti-petraq-kolevica\/","title":{"rendered":"Ndahet nga jeta poeti, p\u00ebrkthyesi dhe arkitekti Petraq Kolevica"},"content":{"rendered":"<p>U nda nga jeta sot shkrimtari, p\u00ebrkthyesi dhe arkitekti i njohur kor\u00e7ar Petraq Kolevica. Ai \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga kjo bot\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 89 vje\u00e7are, nd\u00ebrsa do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb la pas. Ai \u00ebsht\u00eb autor i shum\u00eb veprave arkitekturore, jo vet\u00ebm n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, por dhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera. Po ashtu ai ka shkruar disa libra me poezi dhe ka sjell\u00eb mjaft p\u00ebrkthime n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p><strong>Jeta si arkitekt<\/strong><\/p>\n<p>Petraq Kolevica, lindi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 11.01.1934, ku kreu arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm. Gjimnazi i Kor\u00e7\u00ebs ishte pasardh\u00ebs i Liceut francez dhe disa nga profesor\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm vazhdonin t\u00eb jepnin m\u00ebsim atje. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ishin k\u00ebta m\u00ebsues q\u00eb ngjall\u00ebn tek Petraqi interesin dhe dashurin\u00eb p\u00ebr artin e sidomos poezin\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb pati kontakt dhe me piktor\u00ebt Vangjush Mio e Vangjush Tushi q\u00eb ndikuan shum\u00eb n\u00eb formimin e tij.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai ndoqi studimet p\u00ebr inxhinieri nd\u00ebrtimi n\u00eb periudh\u00ebn 1952\u20131957 n\u00eb Universitetin Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs. Punoi shum\u00eb vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjat\u00eb gjith\u00eb veprimtaris\u00eb si arkitekt ai u mundua t\u00eb projektonte nd\u00ebrtesa moderne dhe funksionale. Ai frym\u00ebzohej pjes\u00ebrisht nga revista t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat vinin t\u00eb p\u00ebrkthyera nga Bashkimi Sovjetik.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1957, pas mbarimit t\u00eb Universitetit, filloi pun\u00eb n\u00eb Institutin e Projektimeve t\u00eb Nd\u00ebrtimeve n\u00eb Tiran\u00eb. Pas disa pun\u00ebve t\u00eb thjeshta n\u00eb fillimin e karrier\u00ebs, u caktua t\u00eb punonte n\u00eb sektorin e projektimeve arkitektonike. Drejtori i at\u00ebhersh\u00ebm z. Eqrem Dobi, i ngarkoi si detyr\u00eb t\u00eb projektonte nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me apartamente e dyqane pran\u00eb kinema \u201cPartizani\u201d. N\u00eb vitet 1958 \u2013 1960, bashk\u00eb me z. Agim Bimbashi kryen disa ndryshime konstruktive t\u00eb cilat vlenin p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin arkitektonik t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrtese.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, ai projektoi planin e godin\u00ebs s\u00eb post\u00ebs s\u00eb re pran\u00eb Kull\u00ebs s\u00eb Sahatit n\u00eb Tiran\u00eb. Ky projekt u miratua nga shteti po u hoq nga plani n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb dhe Petraqit iu ngarkua nj\u00eb projekt tjet\u00ebr. N\u00eb vitet 1960 \u2013 1961 ai projektoi nd\u00ebrtes\u00ebn prapa Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Tiran\u00eb. N\u00eb fillim Petraqi i paraqiti nj\u00eb projekt K\u00ebshillit teknik i cili u pranua, por ngaq\u00eb projekti kishte nj\u00eb pamje krejt ndryshe nga nd\u00ebrtimet e asaj kohe, udh\u00ebheq\u00ebsit e ministris\u00eb ngurruan ta vinin n\u00eb zbatim. K\u00ebshtu q\u00eb bashk\u00eb me z. Josif Pashko , ministrin e at\u00ebhersh\u00ebm, Petraqi ia paraqiti projektin Mehmet Shehut. Atij projekti nuk i p\u00eblqeu dhe i vuri nj\u00eb kryq t\u00eb kuq mbi flet\u00eb. Pas disa ndryshimesh n\u00eb pamjen e jashtme projekti u miratua. Pas k\u00ebsaj ngjarjeje, Petraqit nga viti 1961 \u2013 1966, iu ngarkuan projekte n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Petraq Kolevic\u00ebs iu ngarkua projekti i godinave 7 kat\u00ebshe n\u00eb hyrje t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Kjo ishte nd\u00ebrtesa e par\u00eb 7 kat\u00ebshe jo vet\u00ebm n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Si pasoj\u00eb e opinionit t\u00eb mir\u00eb publik q\u00eb kishte Petraq Kolevica, atij iu ngarkua projekti i bibliotek\u00ebs \u201cThimi Mitko\u201d n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1971 Petraq Kolevica ishte mbik\u00ebqyr\u00ebsi i ekspozit\u00ebs \u201cShqip\u00ebria Sot\u201d. N\u00eb vitet 1973 \u2013 1975 ai projektoi dhe u nd\u00ebrtua nd\u00ebrtesa e Agjencis\u00eb Ajrore Kineze.<\/p>\n<p><strong>Jeta artistike<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 arkitektur\u00ebs, ai kishte pasion dhe let\u00ebrsin\u00eb dhe poezin\u00eb. N\u0451 vitet \u201960-t\u0451, botoi p\u0451rkthimin e poem\u0451s \u201cDemoni\u201d t\u0451 Lermontovit, q\u0451 u prit shum\u0451 mir\u0451 nga lexuesi i at\u0451hersh\u0451m. N\u0451 vitin 1986, botoi librin me p\u0451rkthime nga gjermanishtja \u201cPoezi gjermane dhe austriake\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u0451 nd\u00ebr t\u00eb vetmit q\u0451 ka p\u0451rkthyer poezi klasike japoneze, ndon\u0451se jo nga origjinali. N\u0451 koh\u0451n e demokratizimit t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 kontribuoi si deputet n\u0451 parlamentin e par\u0451 pluralist t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 dhe si pjes\u00ebtar i k\u0451shillit botues t\u0451 gazet\u0451s \u201cRilindja Demokratike\u201d. N\u0451 vitet e m\u0451vonshme, p\u0451r shkak t\u0451 nj\u0451 s\u0451mundjeje t\u0451 r\u0451nd\u0451, ai u t\u0451rhoq nga politika aktive, por ka shfaqur shpesh mendimin e tij n\u0451 gazeta t\u0451 ndryshme.<\/p>\n<p>N\u0451 vitin 1992, u botua v\u0451llimi i par\u0451 me poezi \u201cK\u0451ng\u0451 nga koha e keqe\u201d. Poezi t\u0451 shkruara m\u0451 par\u0451 prej tij por t\u0451 pabotuara deri at\u0451here. Kuptohet p\u0451r arsye t\u0451 p\u0451rmbajtjes. M\u0451 von\u0451 botoi dhe v\u0451llime t\u0451 tjera me poezi. S\u0451 fundi m\u0451 2013, p\u0451rmblodhi poezit\u0451 e tij origjinale n\u0451 dy v\u0451llime \u201cT\u0451 korrat e vona\u201d. T\u0451 r\u0451nd\u0451sishme n\u0451 krijimtarin\u0451 e tij jan\u0451 edhe librat p\u0451r Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, t\u0451 cil\u0451t i pati njohur personalisht dhe e lidhte nj\u0451 miq\u0451si e ngusht\u0451.<\/p>\n<p><strong>Projektet e Petraq Kolevic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Godina e Sanatoriumit (1958 \u2013 1959)<\/p>\n<p>Banesa pran\u00eb ish Kinema \u201cPartizani\u201d (1958 \u2013 1959)<\/p>\n<p>Blloku i banesave prapa Bank\u00ebs Komb\u00ebtare (1960 \u2013 1962)<\/p>\n<p>Godin\u00eb banimi n\u00eb hyrje t\u00eb ish Bllokut (vitet 60\u2032)<\/p>\n<p>Shtes\u00eb e ish Ambasad\u00ebs Turke n\u00eb rrug\u00ebn e \u201cKavaj\u00ebs\u201d (1968)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa e Institutit t\u00eb K\u00ebrkimeve Veterinare n\u00eb zon\u00ebn e \u201cKinostudios\u201d (vitet 60\u2032)<\/p>\n<p>Bashk\u00ebautor n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShqip\u00ebria Sot\u201d (1971)<\/p>\n<p>Ish Agjencia Ajrore Kineze n\u00eb Bulevardin \u201cZogu i Par\u00eb\u201d (1973 \u2013 1975)<\/p>\n<p>Bllok banese p\u00ebr diplomat\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn \u201cSk\u00ebnderbej\u201d ndryshe \u201cRruga e Ambasadave\u201d (1974)<\/p>\n<p>Bashk\u00ebautor n\u00eb projektimin e Muzeut Historik Komb\u00ebtar (1977 \u2013 1981)<\/p>\n<p>Bllok banesash pran\u00eb stadiumit<\/p>\n<p>Bllok banesash pran\u00eb kinema \u201cMorava\u201d Shkolla 12-Vje\u00e7are (1963)<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Oficer\u00ebve<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa e par\u00eb 7 Kat\u00ebshe n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb hyrje t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs<\/p>\n<p>Bibloteka \u201cThimi Mitko\u201d (1975)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U nda nga jeta sot shkrimtari, p\u00ebrkthyesi dhe arkitekti i njohur kor\u00e7ar Petraq Kolevica. Ai \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga kjo bot\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 89 vje\u00e7are, nd\u00ebrsa do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb la pas. Ai \u00ebsht\u00eb autor i shum\u00eb veprave arkitekturore, jo vet\u00ebm n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, por dhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37262,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-37261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37261"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37261\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}