{"id":37312,"date":"2023-02-14T11:16:31","date_gmt":"2023-02-14T11:16:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=37312"},"modified":"2023-02-14T12:08:16","modified_gmt":"2023-02-14T12:08:16","slug":"pedagoget-me-22-shkurt-ne-proteste-bashke-me-studentet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/02\/14\/pedagoget-me-22-shkurt-ne-proteste-bashke-me-studentet\/","title":{"rendered":"Pedagog\u00ebt: M\u00eb 22 shkurt n\u00eb protest\u00eb bashk\u00eb me student\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Sindikata e pedagog\u00ebve ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr protest\u00eb komb\u00ebtar\u00eb m\u00eb dat\u00eb 22 shkurt p\u00ebr shkak t\u00eb mos plit\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tyre nga ana e qeveris\u00eb. Gjat\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, kreu i sindikat\u00ebs s\u00eb Pedagog\u00ebve Sand\u00ebr Kova\u00e7i ka deklaruar se qeveria ka patur mjaftuesh\u00ebm koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkesa e tyre dhe p\u00ebr tu dh\u00ebn\u00eb zgjidhje, gj\u00eb q\u00eb sipas tij nuk ka ndodhur ende. Sipas Kova\u00e7it\u00a0baza e protest\u00ebs jan\u00eb k\u00ebrkesat e peticionit t\u00eb firmosur nga pedagog\u00ebt, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar ende.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb misionit ton\u00eb akademik si dhe t\u00eb zotimit q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb \u201cp\u00ebr nj\u00eb arsim cil\u00ebsor dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre muajve kemi ndjekur shqyrtimin, nga ana e autoriteteve publike, t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb peticionit ton\u00eb. Ju informojm\u00eb se SPUSH i \u00ebsht\u00eb drejtuar zyrtarisht dhe publikisht institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr trajtimin e k\u00ebrkesave legjitime t\u00eb stafeve akademike, ndihm\u00ebs-akademike dhe administrative, me besimin se k\u00ebto institucione njohin, vler\u00ebsojn\u00eb, pra dhe do duhet t\u00eb mb\u00ebshtesnin organizimet publike dhe vullnetare t\u00eb stafeve akademike dhe z\u00ebrin e k\u00ebtij grupimi intelektual, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr besojn\u00eb se nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike funksionon si e till\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb, sa qytetar\u00ebve t\u00eb saj iu mund\u00ebsohet cil\u00ebsia e arsimit. Mungesa apo shk\u00ebputja e urave t\u00eb komunikimit dhe informimit nd\u00ebrmjet qeveris\u00eb dhe profesoratit \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i keq p\u00ebr t\u00eb treguar hegjemonin\u00eb e makineris\u00eb s\u00eb pushtetit ndaj grupimeve m\u00eb genuine t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaratat dhe q\u00ebndrimet e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos mb\u00ebshtetur financiarisht arsimin e lart\u00eb n\u00eb lidhje me rritjen e pagave dhe fondit p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor d\u00ebshmon munges\u00ebn e njohjes, por edhe t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pushteteve ndaj asaj q\u00eb po ndodh n\u00eb universitete dhe n\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Jo pa indinjat\u00eb po sjellim p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj k\u00ebrkesat e peticionit dhe heshtjen provokuese ndaj tyre, por edhe q\u00ebndrimin ton\u00eb unanim ndaj prepotenc\u00ebs s\u00eb kabinetit qeveris\u00ebs n\u00eb disa nd\u00ebrhyrje n\u00eb vendime ndaj IAL: \u2013 Mbetet ende pa p\u00ebrgjigje k\u00ebrkesa jon\u00eb p\u00ebr shtes\u00ebn e pag\u00ebs p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, shtes\u00eb e cila duhet t\u00eb kishte filluar t\u00eb zbatohej q\u00eb n\u00eb janar 2023; \u2013 Vazhdon t\u00eb mbetet pa p\u00ebrgjigje k\u00ebrkesa p\u00ebr njohjen dhe kompensimin p\u00ebr d\u00ebmshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb pun\u00eb t\u00eb stafit ndihm\u00ebs akademik dhe administrativ; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo kategori nuk ka marr\u00eb as shtes\u00ebn prej 8%, pasi u la jasht\u00eb VKM-s\u00eb s\u00eb dat\u00ebs 5 tetor 2022; N\u00eb kushtet e nj\u00eb mosrregullimi t\u00eb k\u00ebtij problemi, nj\u00eb zgjidhje do t\u00eb ishte rritja me nj\u00eb kategori n\u00eb list\u00ebn e klasifikimit t\u00eb pagave.<\/p>\n<p>\u2013 Ende nuk ka marr\u00eb form\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr rivler\u00ebsimin e or\u00ebs m\u00ebsimore; \u2013 T\u00ebrheqim v\u00ebmendjen dhe ngrem\u00eb fort z\u00ebrin se ndryshimet e propozuara p\u00ebr VKM 112\/2018, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve p\u00ebr fitimin e grad\u00ebs shkencore \u201cDoktor\u201d dhe t\u00eb standardeve shtet\u00ebrore p\u00ebr fitimin e Titujve akademik\u00eb \u201cProfesor i Asociuar\u201d dhe \u201cProfesor\u201d, do duhet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar n\u00eb \u00e7do rast, promovimin akademik dhe karrier\u00ebn p\u00ebr stafin akademik, duke rritur mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb shkencore e kjo gjithmon\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb nxitjes dhe rritjes akademike t\u00eb stafeve p\u00ebr pun\u00eb dhe veprimtari shkencore mbi t\u00eb gjitha me ndikim dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. \u2013 N\u00eb vijim t\u00eb misionit ton\u00eb akademik, shprehim refuzimin ton\u00eb n\u00eb lidhje me VKM 741, dat\u00eb 23.11.2023, e cila v\u00eb n\u00eb praktik\u00eb kreun 12, t\u00eb ligjit Nr. 80\/2015 \u201cP\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb dhe k\u00ebrkimin shkencor n\u00eb Institucionet e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i kund\u00ebrshtuar nga ekspert\u00eb t\u00eb huaj dhe vendas, qysh n\u00eb koh\u00ebn e miratimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2015. Kjo VKM do sjell\u00eb asgj\u00ebsimin p\u00ebrfundimisht t\u00eb themeleve dhe shtyllave baz\u00eb mbi t\u00eb cilat ngrihen dhe funksionojn\u00eb universitetet publike. Ligji, me an\u00eb t\u00eb aplikimit t\u00eb k\u00ebtij kreu, paralizon misionin e universitetit si nj\u00eb e mir\u00eb publike, duke e shnd\u00ebrruar dhe trajtuar at\u00eb si nj\u00eb pron\u00eb private dhe si burim fitimesh!!!<\/p>\n<p>Zbatimi i k\u00ebsaj VKM-je, do t\u00eb sjell\u00eb po ashtu mbylljen shum\u00eb shpejt t\u00eb disa nga universitetet e rretheve, gj\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb sjell\u00eb dhe shpopullimin dhe varf\u00ebrimin e k\u00ebtyre qendrave nga elitat intelektuale q\u00eb tradicionalisht jan\u00eb zhvilluar n\u00eb k\u00ebto universitete. P\u00ebrqendrimi i t\u00eb gjitha programeve t\u00eb studimit n\u00eb Tiran\u00eb, duke mbyllur ato t\u00eb rretheve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i punonj\u00ebsve t\u00eb universiteteve publike. SPUSH vazhdon t\u00eb mbetet ofrues i bashk\u00ebpunimit, dialogut dhe transparenc\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha iniciativat e synuara, p\u00ebr t\u00eb normalizuar, por edhe p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs n\u00eb IAL-t\u00eb publike. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb apo dhe kuvendit, si n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn komand\u00eb, kan\u00eb shfaqur munges\u00eb totale t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin dhe angazhimin e tyre p\u00ebr t\u00eb dialoguar dhe bashk\u00ebpunuar, q\u00eb ashtu s\u00eb bashku ta mbrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb hallk\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb tempullit t\u00eb dijes. Secili prej koleg\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, n\u00ebnshkrues t\u00eb peticionit, e dim\u00eb se ekziston gjithmon\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr \u00e7do problem njer\u00ebzor. N\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb k\u00ebrkesat do t\u00eb ishin miratuar. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb sudent\u00ebt tan\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb suksesh\u00ebm mn\u00eb rrug\u00ebt e jet\u00ebs, qeveria mesa duket nuk i do student\u00ebt. Sindtika ka vendosur thirrjen e nj\u00eb proteste t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 12:00 p\u00ebrpara korpusit n\u00eb universiteti teknik dhe student\u00ebve&#8221;<em>,<\/em>\u00a0tha Kova\u00e7i<em>.<\/em><\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb k\u00ebrkesat e pedagog\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>-Rritja e pagave p\u00ebr pedagog\u00ebt dhe stafin ndihm\u00ebs<\/p>\n<p>-Rritja e financimit p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor<\/p>\n<p>-Rivendosja e shtesave mbi pag\u00eb p\u00ebr \u2018D\u00ebshm\u00ebri sh\u00ebndeti n\u00eb pun\u00eb\u2019<\/p>\n<p>-Rritja e shtes\u00ebs mbi pag\u00ebn p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb n\u00eb pun\u00eb<\/p>\n<p>-Rritja e pages\u00ebs s\u00eb or\u00ebve t\u00eb ngarkes\u00ebs suplementare<\/p>\n<p>-Rivler\u00ebsimi i or\u00ebs m\u00ebsimore pasi ka zbritje prej 50% t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb or\u00ebs m\u00ebsimore si rezultat i mosfierencimit t\u00eb or\u00ebs m\u00ebsimore t\u00eb leksionit.<\/p>\n<p>-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pages\u00ebn e ngarkes\u00ebs suplementare<\/p>\n<p>-T\u00eb pezullohet deri m\u00eb 2026 zbatimi i pik\u00ebs c) t\u00eb paragrafit t\u00eb 3, i Kreut III t\u00eb VKM Nr.112, dat\u00eb 23.2.2018 p\u00ebr kriteret e marrjes s\u00eb titullit \u201cProfesor\u201d.<\/p>\n<p>-T\u00eb b\u00ebhet transparenc\u00eb mbi buxhetin dhe t\u00eb ardhurat e universitetet publike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sindikata e pedagog\u00ebve ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr protest\u00eb komb\u00ebtar\u00eb m\u00eb dat\u00eb 22 shkurt p\u00ebr shkak t\u00eb mos plit\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tyre nga ana e qeveris\u00eb. Gjat\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, kreu i sindikat\u00ebs s\u00eb Pedagog\u00ebve Sand\u00ebr Kova\u00e7i ka deklaruar se qeveria ka patur mjaftuesh\u00ebm koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkesa e tyre dhe p\u00ebr tu dh\u00ebn\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37313,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-37312","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37312"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37312\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}