{"id":38119,"date":"2023-02-21T21:01:36","date_gmt":"2023-02-21T21:01:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38119"},"modified":"2023-02-21T21:01:36","modified_gmt":"2023-02-21T21:01:36","slug":"asnje-lustracion-nuk-ia-heq-rames-njollen-mcgonigal-nga-duart","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/02\/21\/asnje-lustracion-nuk-ia-heq-rames-njollen-mcgonigal-nga-duart\/","title":{"rendered":"Asnj\u00eb \u201clustracion\u201d nuk ia heq Ram\u00ebs njoll\u00ebn McGonigal nga duart"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Oerd BYLYKBASHI<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb pushtuar nga ankthi si Makbethi. Sot ka sjell\u00eb me firm\u00ebn e Taulant Ball\u00ebs ndryshime n\u00eb Ligjin e Dekriminalizimit. Me k\u00ebt\u00eb gjoja do t\u00eb b\u00ebj\u00eb lustracionin e ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n<p>Dy jan\u00eb q\u00ebllimet e dukshme:<\/p>\n<p>1- zhurm\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb debatin nga skandali McGonigal q\u00eb po i merr frym\u00ebn si lak n\u00eb fyt.<\/p>\n<p>2- t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ligjin si arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar kund\u00ebrshtar\u00ebt duke sajuar dosje.<\/p>\n<p>A duhet lustracion? PO, duhet pa diskutim!<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne si PD kemi paraqitur ligj t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias. Nd\u00ebrkoh\u00eb amendamentet e Ball\u00ebs jan\u00eb sa tin\u00ebzare, aq edhe antikushtetuese.<\/p>\n<p>Pse nuk mund t\u00eb futen rregulla lustracioni tek Ligji i Dekriminalizimit? Sepse Ligji i Dekriminalizimit k\u00ebrkon n\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb kandidat n\u00eb zgjedhje ka ose jo nj\u00eb vendim gjykate q\u00eb e d\u00ebnon p\u00ebr krim.<\/p>\n<p>As KQZ, as prokuroria e asnj\u00eb organ kompetent sipas ligjit, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb n\u00ebse duhet d\u00ebnuar p\u00ebr krim kandidati dhe sa duhet d\u00ebnuar ai, sepse k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb gjykata. Prokuroria vet\u00ebm konfirmon q\u00eb ka nj\u00eb vendim gjykate dhe se sa \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi. M\u00eb pas KQZ aplikon ndalimin p\u00ebr t\u2019u zgjedhur apo heqjen e mandatit, sipas rasteve q\u00eb ka ligji.<\/p>\n<p>Propozimi i Ball\u00ebs i jep t\u00eb drejt\u00ebn Autoritetit t\u00eb Dosjeve q\u00eb t\u00eb konstatoj\u00eb n\u00ebse dikush ka dosje apo jo. Kaq mjafton p\u00ebr t\u2019i hequr dikujt t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhet. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas KQZ nuk e regjistron individin n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Fines\u00eb prej Lukashenkoje.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias k\u00ebrkon q\u00eb autoriteti kompetent t\u00eb ket\u00eb pavar\u00ebsi reale. Duhet q\u00eb ai t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb vendim quasi-gjyq\u00ebsor, me proces t\u00eb rregullt, ku pala e interesuar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb paraqes\u00eb prap\u00ebsimet e saj. Pra, jo thjesht konstatim a ka apo jo dosje, me dyer t\u00eb mbyllura e me k\u00ebrkes\u00eb anonime. Pra, propozimi i Ball\u00ebs nuk i afrohet as komisioneve Mezini e Bezhani t\u00eb viteve \u201890.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias m\u00eb pas k\u00ebrkon q\u00eb vendimi i autoritetit t\u2019i n\u00ebnshtrohet patjet\u00ebr shqyrtimit gjyq\u00ebsor. Ball\u00ebs as q\u00eb i kalon n\u00ebp\u00ebr mend kjo k\u00ebrkes\u00eb e detyrueshme. Fines\u00eb kushtetuese e tep\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji i Dekriminalizimit nuk ka as struktur\u00eb e as proces q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebto detyrime. Ai q\u00eb kandidon sot e di n\u00ebse ka nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor q\u00eb e d\u00ebnon p\u00ebr nj\u00eb krim. Ndaj kur kandidon e b\u00ebn vet\u00ebdeklarim, nuk ka \u00e7far\u00eb pret q\u00eb nj\u00eb organ tjet\u00ebr t\u00eb vendos\u00eb.<\/p>\n<p>Me propozimin e Ball\u00ebs, ai q\u00eb kandidon duhet t\u00eb pres\u00eb deri sa t\u00eb shprehet Autoriteti i Dosjeve. Afati q\u00eb nj\u00eb kandidat dor\u00ebzon k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr regjistrim n\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb 50 dit\u00eb para zgjedhjeve, ndaj n\u00ebse Autoriteti vonohet \u201cse ashtu ishte nj\u00eb pun\u00eb\u201d, kund\u00ebrshtar\u00ebt e Ram\u00ebs mund t\u00eb mos regjistrohen n\u00eb zgjedhje. Kjo e kthen n\u00eb mjet shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat kushtetuese Ligjin e Dekriminalizimit.<\/p>\n<p>Me projektligjin e lustracionit t\u00eb paraqitur prej nesh, PD-s\u00eb, kjo nuk ndodh sepse pa mbaruar i t\u00ebr\u00eb procesi, p\u00ebrfshir\u00eb ai gjyq\u00ebsor, askush nuk pengohet, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga Komisioni i Venecias. Ama pasi t\u00eb vendos\u00eb edhe gjykata, ai ndalohet p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu del nj\u00eb shkelje tjet\u00ebr. Lustracioni duhet te jet\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrkohshme, pra edhe ligji duhet te ket\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr zbatimi, me arritjen e t\u00eb cilit vet\u00ebshfuqizohet. Ky \u00ebsht\u00eb standardi europian. Ama me ndryshimet q\u00eb do Rama, k\u00ebto kufizime n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u zgjedhur jan\u00eb pa afat sepse Ligji i Dekriminalizimit nuk \u00ebsht\u00eb ligj me afat. Kjo \u00ebsht\u00eb shkelje tjet\u00ebr n\u00eb propozimin e PS.<\/p>\n<p>Propozimi i PS ndalon kandidimin p\u00ebr k\u00ebdo, p\u00ebr t\u00eb cilin gjendet nj\u00eb dosje, pa marr\u00eb parasysh q\u00eb dikush mund t\u00eb jet\u00eb rekrutuar jo nga zelli p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer Partis\u00eb, por me dhun\u00eb e presion, si\u00e7 e kishte praktik\u00eb Sigurimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb Ligji i Dekriminalizimit b\u00ebn dallim proporcional mes kriminel\u00ebve. Ndalimet p\u00ebr ta nuk jan\u00eb nj\u00ebsoj si p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb zakonsh\u00ebm, ashtu edhe p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Komisioni i Venecias dhe Kushtetuta jon\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb proporcionalitet, po ku pyet Rama p\u00ebr k\u00ebto \u201cvog\u00eblsira\u201d!<\/p>\n<p>ODIHR ka rekomanduar me forc\u00eb n\u00eb raportin p\u00ebr zgjedhjet e 2021, se kufizimet e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u zgjedhur kur nuk ka nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar d\u00ebnimi duhen hequr, sepse bien ndesh me parimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. Kjo sepse n\u00eb Ligjin e Dekriminalizimit kur dikush \u00ebsht\u00eb ende n\u00ebn hetim e gjykim p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb BE, SHBA, Kanada apo Australi dhe p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjykata nj\u00eb mas\u00eb arresti (pra gjykata ka par\u00eb disa prova p\u00ebr rrezikshm\u00ebrin\u00eb e personit), apo kur nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb d\u00ebbuar n\u00eb lidhje me nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb apo sepse p\u00ebrb\u00ebn rrezik (p.sh. terroriz\u00ebm), sipas ligjit ndalohet t\u00eb kandidoj\u00eb edhe pse \u00ebsht\u00eb ende i pad\u00ebnuar. Parlamenti, pas rekomandimeve t\u00eb ODIHR, ka detyrim t\u00eb heq\u00eb k\u00ebto kufizime nga Ligji i Dekriminalizimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb propozimi i Ball\u00ebs e r\u00ebndon gjendjen n\u00eb shkelje t\u00eb rekomandimeve t\u00eb ODIHR dhe parimeve kushtetuese sepse shton nj\u00eb kufizim edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb pa vendim gjykate.<\/p>\n<p>T\u00eb vendos\u00ebsh rregulla p\u00ebr kufizimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb kandidimit nj\u00eb muaj para afatit p\u00ebr t\u2019u regjistruar kandidat\u00ebt (afati \u00ebsht\u00eb m\u00eb 26 mars 2023), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje brutale e standardeve t\u00eb OSBE dhe K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr zgjedhje demokratike. K\u00ebto dy organizata k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb legjislacioni zgjedhor (Ligji i Dekriminalizimit b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb), t\u00eb jet\u00eb stab\u00ebl n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb garuesit t\u00eb din\u00eb paraprakisht dhe koh\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve, cilat jan\u00eb rregullat e loj\u00ebs. Ndaj k\u00ebto organizata k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ndryshimet t\u00eb mos b\u00ebhen m\u00eb von\u00eb se 1 vit para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Me propozimin alla-Balla, jo vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebto ndryshime diskutohen e votohen nj\u00eb muaj para regjistrimit t\u00eb kandidat\u00ebve, por n\u00ebse miratohen, mij\u00ebra kandidat\u00ebve mund t\u2019i duhet t\u00eb presin vendimin e Autoritetit edhe pasi t\u00eb jet\u00eb printuar fleta e votimit dhe m\u00eb pas t\u00eb shohin q\u00eb nuk garojn\u00eb dot \u201cse kishte shum\u00eb ngarkes\u00eb Autoriteti\u201d. As Lukashenko nuk e b\u00ebn dot kaq trash\u00eb.<\/p>\n<p>Rama k\u00ebrkon t\u00eb mos ket\u00eb gar\u00eb n\u00eb zgjedhje. P\u00ebr t\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi a e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb duke b\u00ebr\u00eb pazar me liderin e opozit\u00ebs, duke e kapur peng, duke korruptuar McGonigal q\u00eb ky t\u00eb nis\u00eb hetim FBI-je kund\u00ebr opozit\u00ebs, duke e shtyr\u00eb opozit\u00ebn t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje, me nongratll\u00ebqe, duke p\u00ebr\u00e7ar\u00eb grupin parlamentar t\u00eb PD, duke p\u00ebrdorur gjykat\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb peng PD-n\u00eb apo fundja me nj\u00eb projektligj antikushtetues si ky q\u00eb propozon Balla. Q\u00ebllimi justifikon mjetin, qoft\u00eb q\u00ebllimi apo mjeti i pis\u00ebt apo antikushtetues.<\/p>\n<p>Ky projektligj antikushtetues k\u00ebrkon 84 vota. Rama, q\u00eb n\u00eb zgjedhje mori vet\u00ebm 74 vota, po kacavirret me thonj e pa asnj\u00eb skrupull drejt k\u00ebtij numri \u201cmagjik\u201d q\u00eb e bllokon n\u00eb rrug\u00ebn drejt nj\u00eb pushteti absolut. Ai sot nuk i ka 84 votat q\u00eb i duhen. T\u00eb votosh sot kund\u00ebr k\u00ebtij projektligji mbron t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Shpejt do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr votim projektligji i PD-s\u00eb p\u00ebr Lustracionin, sipas rekomandimeve te Komisionit t\u00eb Venecias dhe me garancit\u00eb e nevojshme kushtetuese. Ai merret s\u00eb pari me xhahil\u00ebt e komunizmit, gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt, hetuesit, drejtuesit e Sigurimit dhe t\u00eb policis\u00eb komuniste, p\u00ebrve\u00e7 bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Sigurimit. Le t\u00eb shohim a do ta votoj\u00eb Rama ligjin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Lustracionit q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen 84 votat.<\/p>\n<p>Rama do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do piruet\u00eb mbi akull t\u00eb holl\u00eb apo do t\u00eb kacavirret n\u00eb xham, q\u00eb t\u00eb shmang\u00eb v\u00ebmendjen nga skandalet. Kjo tentativ\u00eb, n\u00eb \u00e7do rast, nuk ia liron kord\u00ebn \u201cMcGonigal\u201d nga fyti!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Oerd BYLYKBASHI Edi Rama \u00ebsht\u00eb pushtuar nga ankthi si Makbethi. Sot ka sjell\u00eb me firm\u00ebn e Taulant Ball\u00ebs ndryshime n\u00eb Ligjin e Dekriminalizimit. Me k\u00ebt\u00eb gjoja do t\u00eb b\u00ebj\u00eb lustracionin e ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Sigurimit. Dy jan\u00eb q\u00ebllimet e dukshme: 1- zhurm\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb debatin nga skandali McGonigal q\u00eb po i merr frym\u00ebn si lak &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27971,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-38119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38119"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38119\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}