{"id":38145,"date":"2023-02-22T10:09:42","date_gmt":"2023-02-22T10:09:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38145"},"modified":"2023-02-22T10:21:04","modified_gmt":"2023-02-22T10:21:04","slug":"7-vendimet-e-qeverise-per-konfiskimet-dhe-heshtja-e-patolerueshme-e-gjykates-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/02\/22\/7-vendimet-e-qeverise-per-konfiskimet-dhe-heshtja-e-patolerueshme-e-gjykates-kushtetuese\/","title":{"rendered":"7 vendimet e qeveris\u00eb p\u00ebr konfiskimet dhe heshtja e patolerueshme e Gjykat\u00ebs Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Eduard HALIMI<\/strong><\/p>\n<p>7 IMPLIKIMET E R\u00cbNDA KUSHTETUESE T\u00cb VKM P\u00cbR KONFISKIMET QEVERITARE DHE HESHTJA E PATOLERUESHME E GJYKATES S\u00cb RE KUSHTETUESE<\/p>\n<p>VKM kontraverse dhe sui generis p\u00ebr konfiskimet qeveritare n\u00eb Shqip\u00ebri, duke se ka shqet\u00ebsuar shum\u00eb Rrjetin e Gazetar\u00ebve Investigativ\u00eb (www.reporter.al) dhe vet\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs (\u00eb\u00eb\u00eb.voa.al), t\u00eb cil\u00ebt publikojn\u00eb cdo dit\u00eb konstatimet e tyre, por jo nd\u00ebrtuesit, shoqata e t\u00eb cil\u00ebve \u00e7udit\u00ebrisht (ose jo) hoqi dor\u00eb nga padia n\u00eb Dhjetor 2022, nd\u00ebrsa padia kushtetuese e opozit\u00ebs pret ende t\u00eb shqyrtohet.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare per konfiskimet qeveritare, gjobitjet e shkat\u00ebrrimet me tritol t\u00eb pronave jo n\u00ebpermjet nj\u00eb pro\u00e7esi ligjor gjyq\u00ebsor, por n\u00ebpermjet nj\u00eb pro\u00e7esi arbitrar ekzekutiv bazuar n\u00eb zinxhir\u00ebt e fadromave qeveritare nuk lidhet me nd\u00ebrtuesit, por thelb\u00ebsisht me mbrojtjen e interesit t\u00eb t\u00eb qeverisurve, qytetar\u00ebve dhe padyshim t\u00eb shtetit ligjor dhe sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebtij shqet\u00ebsimi i bashkohem plot\u00ebsisht sot si profesionist i ligjit, duke p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr lexuesit 7 implikime t\u00eb r\u00ebnda kushtetuese t\u00eb k\u00ebsaj VKM-je.<\/p>\n<p>SHKEL R\u00cbND\u00cb NENIN 7 T\u00cb KUSHTETUT\u00cbS \u2013 PARIMI i NDARJES DHE BALANCIMIT T\u00cb PUSHTETEVE<\/p>\n<p>VKM merr kompetenca q\u00eb i takojn\u00eb eskluzivisht drejt\u00ebsis\u00eb. Argumenti qeveritar se meq\u00ebn\u00ebse drejt\u00ebsia (prokuroria) nuk funksionon, at\u00ebhere k\u00ebt\u00eb pushtet do ta ushtrojm\u00eb vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb dhe flagrante e Kushtetut\u00ebs, si nj\u00eb nga parimet baz\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ku e drejta p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn dhe kufijt\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb shtetit ligjor.<\/p>\n<p>SHKEL R\u00cbND\u00cb PARIMIN E SIGURIS\u00cb JURIDIKE T\u00cb SANKSIONUAR N\u00cb PREAMBUL\u00cbN E KUSHTETUT\u00cbS<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt, personat fizik\u00eb e juridik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb fituar t\u00eb drejta n\u00ebp\u00ebrmjet kontratave noteriale (bona fede) nuk mund t\u00eb humbasin k\u00ebto t\u00eb drejta n\u00ebp\u00ebrmjet akteve qeveritare. Qeveria nuk mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme gjendjen ligjore t\u00eb personave, t\u00eb mohoj\u00eb t\u00eb drejtat e fituara ose t\u00eb shp\u00ebrfill\u00eb interesat legjitime t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>SHKEL R\u00cbND\u00cb NENIN 18 T\u00cb KUSHTETUT\u00cbS \u2013 BARAZIN\u00cb PARA LIGJIT DHE \u00cbSHT\u00cb DISKRIMINUES<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb selektiv, bazohet n\u00eb aksione t\u00eb fadromave, diku p\u00ebr bregdetin, diku n\u00eb qend\u00ebr. Dikujt i vendoset tritol, dikujt gjob\u00eb, dikujt i vendoset konfiskim dhe gjob\u00eb, gjob\u00eb dhe tritol, tritol dhe ndjekje penale, etj. etj. Aksionet nuk mund t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb standard kushtetues, pasi ato detyrimisht sjellin nj\u00eb trajtim diferencues. Standartet e dyfishta, trajtimi i diferencuar shkelin r\u00ebnd\u00eb nenin 18 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe jan\u00eb diskriminues.<\/p>\n<p>SHKEL R\u00cbND\u00cb NENIN 41 T\u00cb KUSHTETUT\u00cbS DUKE VENDOSUR SHPRON\u00cbSIME ME VENDIME QEVERIE, JO PROPORCIONALE<\/p>\n<p>Shpron\u00ebsimi, si nj\u00eb mjet juridik i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm me ligj dhe vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb interes publik, p\u00ebrkundrejt nj\u00eb shp\u00ebrblimi t\u00eb drejt\u00eb. Shpron\u00ebsimi me vendim qeverie dhe konfiskimi, pa shp\u00ebrblim, \u00ebsht\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e Kushtetut\u00ebs dhe parimit te proporcionalitetit.<\/p>\n<p>SHKEL R\u00cbND\u00cb NENIN 42 TE KUSHTETUT\u00cbS DUKE C\u00cbNUAR PRONAT PA NJ\u00cb PROCES T\u00cb RREGULLT LIGJOR<\/p>\n<p>Konfiskim qeveritar,\u00a0duke hequr t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb drejta reale (sic jan\u00eb kontratat e porosis\u00eb, kleringut, hipotekat ligjore), pa nj\u00eb proces ligjor (proces gjyq\u00ebsor), ku duhet t\u00eb thirresh, t\u00eb d\u00ebgjohesh nga nj\u00eb gjykat\u00eb e pavarur dhe panashme, e caktuar me ligj, p\u00ebrb\u00ebn padyshim shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e flagrante t\u00eb nenit 42 t\u00eb\u00a0 Kushtetut\u00ebs dhe nenit 1 t\u00eb Protokollit shtes\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>SHKEL R\u00cbND\u00cb NENIN 81 T\u00cb KUSHTETUT\u00cbS \u2013 KOHERENC\u00cbS S\u00cb SISTEMIT LIGJOR DHE SHTETIN E S\u00cb DREJT\u00cbS<\/p>\n<p>VKM bie ndesh me Kodin Civil, kur detyron pal\u00ebt t\u00eb lidhin nj\u00eb kontrat\u00eb parablerje apo akt noterial (kontrat\u00eb dhurimi), jasht\u00eb vullnetit t\u00eb tyre. VKM bie ndesh me Kodin Penal, kur parashikon d\u00ebnim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr shkeljen e pretenduar ligjore, duke shkelur r\u00ebnd\u00eb parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb, duke konfonduar qytetar\u00ebt mbi konceptin se kush veprime jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme penalisht dhe kush jo.<\/p>\n<p>SHKEL R\u00cbND\u00cb NENIN 118 T\u00cb KUSHTETUT\u00cbS, HIERARKIN\u00cb E NXJERRJES S\u00cb AKTEVE<\/p>\n<p>Vendimi kontrovers qeveritar p\u00ebr konfiskimet nuk ka dal\u00eb n\u00eb\u00a0 zbatim t\u00eb ndonj\u00eb ligji, sic k\u00ebrkohet nga neni 118, por ashtu sic dhe deklaron qeveria, (shih reagimin p\u00ebr VoA), tani po harton ligjin p\u00ebr t\u00eb mbeshtetur VKM dhe aktet e tjera n\u00ebnligjore, duke c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb parimin e\u00a0 shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe hierarkis\u00eb s\u00eb normave. VKM bie ndesh me Ligjin nr. 107\/2014 \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d q\u00eb q\u00ebndron m\u00eb lart n\u00eb hierarkin\u00eb e normave se akti n\u00ebnligjor,\u00a0sic sanksionohet nga neni 116 i Kushtetut\u00ebs.\u00a0 Akti c\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb kufijt\u00eb e rezerv\u00ebs ligjore t\u00eb ekzekutivit p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb akte sipas nenit 118. Kjo rezerv\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb absolute.<\/p>\n<p>E p\u00ebr t\u00eb gjitha sa me sip\u00ebr dhe jo vet\u00ebm, (t\u00eb pakt\u00ebn 16 vendime te GJEDNJ, 3 vendime t\u00eb GJED dhe 6 vendime t\u00eb GJK) VKM kontraverse qeveritare p\u00ebr konfiskime ka implikime t\u00eb r\u00ebnda kushtetutese dhe duhet shpallur sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb mundur si e papajtueshme me Kushtetut\u00ebn,(si nj\u00eb leksion p\u00ebr qeverin\u00eb sot dhe asaj nes\u00ebr) nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata jon\u00eb Kushtetutuese e re edhe pse ka me shum\u00eb se 4 muaj q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb c\u00ebshtjen ende nuk ka nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e saj, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb zinxhir\u00ebve t\u00eb fadromave apo tymit t\u00eb tritolit e duke sjell\u00eb t\u00eb tjera pasoja gati t\u00eb pariparueshme e implikime t\u00eb tjera ligjore, procese n\u00eb dyert e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dhe kjo heshtje e Gjykat\u00ebs s\u00eb re Kushtetuese \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e patolerueshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard HALIMI 7 IMPLIKIMET E R\u00cbNDA KUSHTETUESE T\u00cb VKM P\u00cbR KONFISKIMET QEVERITARE DHE HESHTJA E PATOLERUESHME E GJYKATES S\u00cb RE KUSHTETUESE VKM kontraverse dhe sui generis p\u00ebr konfiskimet qeveritare n\u00eb Shqip\u00ebri, duke se ka shqet\u00ebsuar shum\u00eb Rrjetin e Gazetar\u00ebve Investigativ\u00eb (www.reporter.al) dhe vet\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs (\u00eb\u00eb\u00eb.voa.al), t\u00eb cil\u00ebt publikojn\u00eb cdo dit\u00eb konstatimet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":7604,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-38145","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38145"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38145\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7604"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}