{"id":38256,"date":"2023-02-22T19:02:55","date_gmt":"2023-02-22T19:02:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38256"},"modified":"2023-02-22T19:02:55","modified_gmt":"2023-02-22T19:02:55","slug":"dede-ahmeti-historia-e-rralle-e-nje-shenjtori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/02\/22\/dede-ahmeti-historia-e-rralle-e-nje-shenjtori\/","title":{"rendered":"Dede Ahmeti, historia e rrall\u00eb e nj\u00eb shenjtori!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agron SEJAMINI<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb shkruash p\u00ebr nj\u00eb shenjt \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Mbar\u00ebsia dhe leht\u00ebsia nuk do t\u00eb lodh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur fjalin\u00eb e bukur\u2026 Mjafton t\u00eb p\u00ebrshkruash thjesht e me v\u00ebrtet\u00ebsi, at\u00eb udh\u00eb hyjnore. Po, po! Hyjnore! Madje, q\u00eb n\u00eb bark t\u00eb n\u00ebn\u00ebs\u2026<br \/>\nIshte shtatz\u00ebn\u00eb, Miroja, gruaja e Myftar Ahmatajt nga Brataj i Vlor\u00ebs. Cikma e dimrit kishte koh\u00eb q\u00eb kishte filluar dhe nga oxhaku i asaj sht\u00ebpie, ende nuk kishte filluar t\u00eb dilte tym. Kishin mbetur pa nj\u00eb cop dru, pasi i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, punonte larg. Ndaj nj\u00eb dit\u00eb, pa u zbardhur ende, Miroja vendos t\u00eb ngjitej vet\u00eb n\u00eb mal p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dru. Bashk\u00eb me t\u00eb edhe Baloja, qeni laraman i sht\u00ebpis\u00eb. Pas gjys\u00ebm ore, l\u00ebshon p\u00ebrdhe litar\u00ebt bashk\u00eb me s\u00ebpat\u00ebn dhe merr pak frym\u00eb. M\u00eb pas, \u00e7ohet dhe i drejtohet nj\u00eb peme disi e vetmuar. Mir\u00ebpo sa iu afrua p\u00ebr ta prer\u00eb, i pritet fuqia p\u00ebr t\u00eb ngritur s\u00ebpat\u00ebn. Nuk po arrinte t\u00eb kuptonte se \u00e7\u2019po i ndodhte. Ulet e pafuqishme dhe e mjegulluar. Befas, mendja i shkoi te historia q\u00eb kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr nj\u00eb pem\u00eb t\u00eb paprekshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pyll vinte e b\u00ebnte dru i gjith\u00eb fshati, por nj\u00eb nga drur\u00ebt ishte i ve\u00e7ant\u00eb, i kishte shp\u00ebtuar s\u00ebpat\u00ebs dhe kishte vite q\u00eb rrinte krenar mes drur\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Pema i largonte fshatar\u00ebt nga vetja dhe kurora e saj nxirrte ca lebeti. Vet\u00ebm legjenda tregoheshin p\u00ebr t\u00eb, pasi u m\u00ebsua se askush nuk mundi ta pres\u00eb\u2026 Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, pasi askushit tani iu gjet emri. Quhej Miro! K\u00ebt\u00eb dit\u00eb, ky dru nuk i shp\u00ebtoi dot s\u00ebpat\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj shtatz\u00ebne. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr t\u00eb acart\u00eb, pas shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnave, ai dru magjik u shemb. Tek p\u00ebrkulej pak nga pak, nuk rresht\u00ebn p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast hung\u00ebrimat drith\u00ebruese t\u00eb qenit. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, Miroja shtangu. Trupi i saj po ndjente drith\u00ebrima. Nj\u00eb l\u00ebmsh iu mblodh n\u00eb gryk\u00eb dhe vendi iu err\u00ebsua. Trupi iu bul\u00ebzua n\u00eb djers\u00eb. Q\u00eb t\u00eb mos ftohej, nxitoi, b\u00ebri gati litar\u00ebt, ngarkoi drut\u00eb dhe u nis p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Ecte dhe m\u00eb shum\u00eb se ajo pesh\u00eb n\u00eb shpin\u00eb po e lodhte nj\u00eb z\u00eb i brendsh\u00ebm: \u201cPo, \u00e7\u2019b\u00ebre moj korb\u00eb, \u00e7\u2019b\u00ebre!\u201d. P\u00ebrplaste edhe m\u00eb fort hapat, p\u00ebr t\u00eb shurdhuar at\u00eb z\u00eb, por ai p\u00ebrs\u00ebri e shqet\u00ebsonte. Ajo lodhje e mundimshme, e vuri shpejt n\u00eb gjum\u00eb. Po aq shpejt, iu shfaq edhe \u00ebnd\u00ebrra\u2026 P\u00ebrs\u00ebri ai z\u00eb, por tani, m\u00eb shum\u00eb fjal\u00eb trishtuese: \u201cTi preve at\u00eb dru e do t\u00eb ik\u00ebsh nga kjo bot\u00eb. Do t\u00eb ik\u00ebsh, pasi nga barku yt do t\u00eb lind\u00ebsh evlian\u00eb. Ti n\u00eb bark po rrit nj\u00eb shenjt! Kur djali t\u00eb ket\u00eb mbushur tre vje\u00e7, ti nuk do jetosh m\u00eb!\u201d. Vijuan dit\u00ebt, jav\u00ebt e muajt me halle dhe andralla aq sa Miroja, at\u00eb \u00ebnd\u00ebrr edhe mund ta kishte harruar. Por\u2026 kur djali mbushi tre vje\u00e7, e djegur dhe e zhuritur nga dashuria p\u00ebr dy djemt\u00eb dhe burrin, ajo iku nga kjo jet\u00eb!<br \/>\nJeta vazhdoi. Gruaja e dyt\u00eb e Myftar Ahmatajt, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u b\u00eb n\u00ebn\u00eb p\u00ebr ata jetim\u00eb, por u tregua m\u00eb e keqja njerk\u00eb e k\u00ebsaj bote. E pabesueshme lig\u00ebsia e saj. Nj\u00eb dit\u00eb, kur lumi i Shushic\u00ebs ishte i t\u00ebrbuar nga shirat q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebn, hedh n\u00eb t\u00eb shport\u00ebn prej xunkthi, brenda s\u00eb cil\u00ebs ndodhej nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Njerka i kthen kurrizin lumit dhe largohet rr\u00ebmbimthi. F\u00ebmija tjet\u00ebr, Kadriu, i kthen kurrizin shpirtkeqes dhe gjith\u00eb ankth, shoq\u00ebron me sy v\u00ebllan\u00eb q\u00eb rrjedha e lumit e p\u00ebrpiu me vete, por nuk po e mbyste. Qante dhe th\u00ebrriste n\u00eb ndihm\u00eb shpirtin e n\u00ebn\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb v\u00ebllan\u00eb. E nd\u00ebrsa, l\u00ebvizte pa i shk\u00ebputur shikimin, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast syt\u00eb i mjegullohen nga lot\u00ebt \u00e7urk dhe i rr\u00ebshqet k\u00ebmba\u2026 Kur mendoi se u mbyt edhe ai, dora i preku shport\u00ebn e d\u00ebshiruar\u2026 Uji i rr\u00ebmbyer e flaku vog\u00eblushin me gjith\u00eb shport\u00eb, te disa deg\u00eb rrapi. U kap fort, ndali, u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7udi bashk\u00eb me shport\u00ebn, doli n\u00eb breg\u2026 Nuk ndjente t\u00eb ftoht\u00eb, por zjarr! Pushtoi shport\u00ebn me puthje dhe lot g\u00ebzimi\u2026 Ai e shp\u00ebtoi v\u00ebllan\u00eb apo v\u00ebllai i vog\u00ebl shp\u00ebtoi at\u00eb?! T\u00eb dy bashk\u00eb, i madhi Zot!<br \/>\nT\u00eb drobitur dhe t\u00eb b\u00ebr\u00eb qull, rend\u00ebn t\u00eb kapur dor\u00eb p\u00ebr dore drejt sht\u00ebpis\u00eb. Priste nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ajo lig\u00ebsi, por hapet porta dhe hyn\u00eb\u2026 dy!<br \/>\nI shp\u00ebtoi lumit, por pas disa muajsh do i shp\u00ebtonte edhe pusit. Nuk dihet sakt\u00ebsisht kush e shtyu, p\u00ebr ta mbytur p\u00ebrs\u00ebri me uj\u00eb, por klithma e bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb tij, kur pan\u00eb at\u00eb sken\u00eb rr\u00ebnqeth\u00ebse, tronditi m\u00ebhall\u00ebn. E nxor\u00ebn nga pusi pa ndjenja prej ujit, q\u00eb kishte pir\u00eb dhe goditjeve q\u00eb kishte p\u00ebsuar n\u00eb trup. P\u00ebr \u00e7udin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, ai vog\u00eblush u p\u00ebrmend shum\u00eb shpejt\u2026 Tashm\u00eb, ai f\u00ebmij\u00eb duhej shk\u00ebputur nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb nga kthetrat e asaj njerke, q\u00eb Zoti nuk e b\u00ebri kurr\u00eb n\u00ebn\u00eb! Me interesimin e kryepleq\u00ebsis\u00eb s\u00eb fshatit, Ahmeti, u d\u00ebrgua p\u00ebr t\u2019u rritur n\u00eb jetimoren e Vlor\u00ebs. Pasi mbaroi shkoll\u00ebn 5-vje\u00e7are, u d\u00ebrgua n\u00eb Shkoll\u00ebn Tregtare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dalloi p\u00ebr sjelljen shembullore dhe rezultatet e larta n\u00eb m\u00ebsime. Mbushi mosh\u00ebn p\u00ebr ushtar dhe Bashkia e qytetit, nisur nga rrethanat e tij, e rregulloi q\u00eb sh\u00ebrbimin ta kryente n\u00eb Streblev\u00eb t\u00eb Peshkopis\u00eb, me dy napolona flori n\u00eb muaj. Mes shok\u00ebsh ishte m\u00eb i thjeshti, m\u00eb i dashuri, m\u00eb i \u00ebmbli. Por tjet\u00ebr gj\u00eb e b\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. Nuk p\u00ebrtonte dhe kishte aft\u00ebsi, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje t\u00eb gjitha problemeve q\u00eb shfaqeshin n\u00eb at\u00eb post\u00eb kufitare. Por, ajo q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb, ishte ndodhia n\u00eb nj\u00eb familje fshatare. E shqet\u00ebsuar vjen n\u00eb repartin ushtarak, nj\u00eb grua plak\u00eb dhe pyet n\u00ebse dikush nga ushtar\u00ebt merr vesh nga veterinaria. Buz\u00ebqesh, komandanti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj ndihme q\u00eb ju k\u00ebrkua, por edhe m\u00eb shum\u00eb e \u00e7udit gatishm\u00ebria e ushtar Ahmet Ahmatajt, p\u00ebr ta ndihmuar. Pas disa minutash, mb\u00ebrrijn\u00eb te ahuri i kafsh\u00ebve aty ku lopa e s\u00ebmur\u00eb ishte e shtrir\u00eb dhe r\u00ebnkonte nga dhimbjet.<br \/>\n\u2013 M\u00eb sillni nj\u00eb en\u00eb me uj\u00eb dhe nj\u00eb brisk, ishin fjal\u00ebt e para t\u00eb Ahmetit.<br \/>\n\u2013 N\u00ebse \u00ebsht\u00eb puna p\u00ebr ta therur, e therim vet\u00eb, ia ktheu plaka.<br \/>\nNuk u t\u00ebrhoq n\u00eb at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoi dhe me gjakftoht\u00ebsi ia nisi nga puna. I preu nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga veshi, i ra disa her\u00eb me nj\u00eb thup\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb gjak. Mori tasin me uj\u00eb, i k\u00ebndoi nj\u00eb lutje dhe me at\u00eb uj\u00eb i f\u00ebrkoi kok\u00ebn dhe kurrizin, pastaj ia vuri lop\u00ebs p\u00ebr ta pir\u00eb. Ndodhi mrekullia. Lopa menj\u00ebher\u00eb u \u00e7ua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u2026 Jehona e ndodhis\u00eb, u p\u00ebrhap n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fshatin. Dit\u00ebt n\u00eb vazhdim, ai ushtar fitoi emrin dhe lavdin\u00eb e nj\u00eb gjenerali\u2026 Dora dhe mendja e tij b\u00ebnin mrekulli! Shenjat e para q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e kuptuan se ishte sh\u00ebnjt\u00ebri. Tashm\u00eb, komandanti e hoqi edhe nga kryerja e sh\u00ebrbimive, duke u l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet e familjeve fshatare. Nuk gatuhej m\u00eb n\u00eb at\u00eb post\u00eb kufitare, por i gjith\u00eb reparti ushqehej me dhuratat q\u00eb i vinin Ahmetit. \u00cbmb\u00eblsira dhe frutat ishin t\u00eb p\u00ebrditshme. Dy napolonat flori, ia la repartit, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr nevojat e brendshme. Mir\u00ebsia, boll\u00ebku, p\u00ebrg\u00ebzimet dhe falenderimet i adresoheshin vet\u00ebm atij\u2026<br \/>\nPas sh\u00ebrbimit ushtarak, kur t\u00eb gjith\u00eb iu drejtuan me g\u00ebzim familjeve t\u00eb tyre, p\u00ebr Ahmet Ahmetajn, n\u00ebn\u00eb e bab\u00eb, mot\u00ebr e v\u00eblla u b\u00eb teqeja bektashiane e Bllac\u00ebs. Mes ngroht\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrzem\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Baba Zenelit, veshi petkun e klerikut.<br \/>\nShum\u00eb besimtar\u00eb, ngarkuar me halle, s\u00ebmundje, shqet\u00ebsime e probleme t\u00eb ndryshme, p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb pranohen n\u00eb arsye e praktikohen nga Kurani qerim, kan\u00eb marr\u00eb qet\u00ebsin\u00eb mistike p\u00ebr hallet q\u00eb i kan\u00eb kumtuar Dede Ahmetit dhe kan\u00eb gjetur sh\u00ebrim n\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme.<br \/>\nJa pse tani, merr fund rr\u00ebfimi yn\u00eb p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb vend, disa prej qindra rasteve q\u00eb shpalosin sh\u00ebnjt\u00ebrin\u00eb e Dede Ahmetit\u2026<br \/>\nShemsi \u00c7ela: Ishim t\u00eb internuar n\u00eb Drizar t\u00eb Mallakastr\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb nat\u00eb dimri t\u00eb trazuar ku err\u00ebsira, p\u00ebrtypi t\u00eb gjitha drit\u00ebndri\u00e7imet, nuk kishim ushqim p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb, Dede Ahmeti, Dervish Reshati, ishim n\u00eb dhom\u00ebn q\u00eb e kishim b\u00ebr\u00eb vet\u00eb dhe n\u00eb dritare, n\u00eb vend t\u00eb xhamave, kishim vendosur beze. Po hanim disa krodha t\u00eb forta buk\u00eb misri, that\u00eb, duke i ngjyer me krip\u00eb aty, pran\u00eb zjarrit. Shkoi ora dhjet\u00eb e nat\u00ebs, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, dymb\u00ebdhjet\u00eb. Pritnim q\u00eb Dede Ahmeti t\u00eb na thoshte q\u00eb t\u00eb shkonim p\u00ebr t\u00eb fjetur. Por, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast, m\u2019u drejtua:<br \/>\n\u2013 Bir i bab\u00ebs!<br \/>\n\u2013 Urdh\u00ebro, ejvallah! \u2013 i thash\u00eb un\u00eb. Kurr\u00eb s\u2019ia b\u00ebja fjal\u00ebn dysh.<br \/>\n\u2013 Ora e pritjes n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e hynqarit nuk ka koh\u00eb! Merr fenerin, bir, e dil te qafa se kan\u00eb humbur njer\u00ebzit rrug\u00ebn e nuk po e gjejn\u00eb dot teqen\u00eb. Vijn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, jan\u00eb nga Kruja dhe Tirana. Fjala e Tij, asnj\u00ebher\u00eb nuk vihej n\u00eb dyshim. Ndeza fenerin dhe dola menj\u00ebher\u00eb te Qafa e Drizarit. Pash\u00eb disa njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt digjnin gazeta e vinin rrotull. D\u00ebgjova z\u00ebrat e tyre:<br \/>\n\u2013 P\u00ebr at\u00eb Sari Sallt\u00ebjk, osht knej rruga!<br \/>\n\u2013 Por jo, mor jahu! \u2013 ia priste tjetri.<br \/>\nNga dialekti e kuptova q\u00eb ishin krutan\u00eb e tiranas, si\u00e7 m\u00eb tha dedei.<br \/>\n\u2013 Aty rrini se erdha! \u2013 u fola nga lart. Shkova, i mora e i prura n\u00eb teqe. Kishin sjell\u00eb me vete nj\u00eb furnizim t\u00eb t\u00ebr\u00eb me ushqime, q\u00eb nga kripa, buka, mishi e \u00e7do gj\u00eb q\u00eb na mungonte.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb dedei na u drejtua, mua dhe Dervish Reshatit: \u2013 M\u00eb falni, bijt\u00eb e mi, q\u00eb ju lash\u00eb t\u00eb hanit at\u00eb buk\u00eb t\u00eb that\u00eb e ju nuk nxor\u00ebt z\u00eb. M\u00eb falni!<br \/>\nGonxhe Mezini: \u2026 F\u00ebmija u tremb. Ajo ishte duke luajtur me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e nuk po fliste m\u00eb, vet\u00ebm e shikonte n\u00eb sy. Prind\u00ebrit u shqet\u00ebsuan dhe nuk lan\u00eb doktor e mjek popullor pa e vizituar vajz\u00ebn e vetme, por asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim nuk pati p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, ata mor\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr te Dede Ahmeti, t\u2019i qanin hallin q\u00eb i kishte gjetur. I priti me buz\u00ebqeshje dhe shikimi i Tij qe plot drit\u00eb.<br \/>\n\u2013 Lerm\u00ebni vet\u00ebm me vajz\u00ebn, tha Ai.<br \/>\nPas dy or\u00ebsh, Ai i thirri prind\u00ebrit dhe u k\u00ebrkoi q\u00eb ta pyesnin t\u00eb bij\u00ebn si e kishte emrin. E \u00ebma dhe i ati mbet\u00ebn t\u00eb shtangur, aq u hutuan. At\u00ebher\u00eb Dede Ahmeti iu afrua vajz\u00ebs dhe e pyeti:<br \/>\n\u2013 Si t\u00eb quajn\u00eb, bija ime?<br \/>\n\u2013 F.. at\u2026 mira, \u2013 u p\u00ebrgjigj ajo. Lot g\u00ebzimi, p\u00ebrqafime. Ajo rron dhe e tregon k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb mrekulli.<br \/>\n***<br \/>\nDede Ahmeti ishte dhe mbetet thell\u00ebsi e p\u00ebrkushtimit hyjnor. K\u00ebndonte me shpirtin plot, duke afruar Zotin e qiejve. Nj\u00eb jet\u00eb plot \u00e7udira jeta e Tij. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb do t\u00eb shtronim nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nuk mbaj mend me \u00e7far\u00eb rasti, por kujtoj pranin\u00eb e Dede Ahmetit n\u00eb at\u00eb dark\u00eb. Ishte koh\u00eb e t\u00eb ligut at\u00ebher\u00eb. P\u00ebrgjuesit shikonin e d\u00ebgjonin. Komshinjt\u00eb, q\u00eb i kishim p\u00ebrreth, e kryenin detyr\u00ebn shoq\u00ebrore partiake n\u00eb mas\u00ebn e duhur, sh\u00ebrbenin me p\u00ebrkushtim. Kishim v\u00ebrtet frik\u00eb se mos na shikonin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnim, se kush hyri e kush doli. Dedei e nuhati gjendjen dhe i tha tim shoqi, Rizait:<br \/>\n\u2013 V\u00eblla\u00e7ko, e di q\u00eb ke nj\u00eb ndjenj\u00eb frike n\u00eb vetvete. Mos m\u2019u m\u00ebrzit! Zoti do t\u00eb rregulloj\u00eb \u00e7do gj\u00eb. M\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb e m\u00eb ngjit lart te ballkoni i sht\u00ebpis\u00eb. Rizai para e dedei pas, u ngjit\u00ebn lart. Dedei p\u00ebrfshiu gjith\u00e7ka me shikimin e Tij per\u00ebndues e me vellon mistike mbuloi sht\u00ebpit\u00eb p\u00ebrreth.<br \/>\n\u2013 Zbresim posht\u00eb, v\u00eblla\u00e7ko ! \u2013 i foli Rizait.<br \/>\nSa zbrit\u00ebn ata posht\u00eb, erdh\u00ebn njer\u00ebzit e thirrur prej dedeit.<br \/>\nAskush nuk i pa. Kaluam at\u00eb nat\u00eb nj\u00eb dark\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur: me biseda, me nefeze, me urt\u00ebsi. K\u00ebnga e dedeit ishte porsi k\u00ebnga e vet\u00eb Zotit. Z\u00ebri i dhembshuris\u00eb qante e tretej n\u00eb versete kuranore.<br \/>\nN\u00eb m\u00ebngjes, u ngrita her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb qum\u00ebshtin. N\u00eb radh\u00ebn e asaj kohe, takova dy komshie t\u00eb miat dhe u them:<br \/>\n\u2013 Ju b\u00ebm\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb zhurm\u00eb mbr\u00ebm\u00eb\u2026 Kishim dit\u00eblindjen e djalit t\u00eb Besnikut.<br \/>\n\u2013 Jo moj mot\u00ebr, as kemi d\u00ebgjuar e as kemi par\u00eb. Meq\u00eb na e the, nipi t\u00eb b\u00ebhet 100 vje\u00e7. Rroft\u00eb e g\u00ebzoft\u00eb!<br \/>\nKur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi, dedei kishte dal\u00eb tek oborri bashk\u00eb me Rizain. Bisedonin.<br \/>\n\u2013 H\u00eb, m\u00eb tha mua. \u2013 Pyete komshinjt\u00eb n\u00eb i shqet\u00ebsuam apo jo? \u2013 dhe nisi t\u00eb qeshte ashtu si\u00e7 dinte Ai.<br \/>\nIsuf Guri: Nj\u00ebher\u00eb, babai me gjith\u00eb daj\u00eb Myrton, Myrto Memon, dhe Dede Ahmetin shkuan n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb daj\u00eb Myrtos p\u00ebr dark\u00eb.<br \/>\nRrug\u00ebs, kishin biseduar lirsh\u00ebm. Dedei e kishte kuptuar se si babai im, ashtu edhe daj\u00eb Myrtoja s\u2019para besonin shum\u00eb, madje edhe ua tha k\u00ebt\u00eb. Myrtoja e mori si me t\u00eb qeshur, nd\u00ebrsa babai im, si m\u00eb i holl\u00eb q\u00eb ishte, i tha dedeit:<br \/>\n\u2013 Edhe besojm\u00eb, Ahmet v\u00ebllai. Po, ne e respektojm\u00eb fen\u00eb, e duam. E respektojm\u00eb me festa e n\u00eb gjith\u00e7ka.<br \/>\nDede Ahmeti, mbasi i shikoi t\u00eb dy, vuri dor\u00ebn n\u00eb nj\u00eb lis t\u00eb madh qindravje\u00e7ar, q\u00eb ndodhej pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb daj\u00eb Myrtos, atje te bah\u00e7ja, dhe e p\u00ebrplasi lisin sa n\u00eb nj\u00eb krah n\u00eb nj\u00eb krah\u2026 Dy-tri her\u00eb. Ata t\u00eb dy ngel\u00ebn. Babai ngriu. Nd\u00ebrsa daj\u00eb Myrto b\u00ebrtiste me t\u00eb madhe:<br \/>\n\u2013 Jallah, Per\u00ebndi! Jallah, Per\u00ebndi! \u2013 dhe mbante duart lart n\u00eb qiell.<br \/>\nKur dedei e hoqi dor\u00ebn nga lisi, nuk l\u00ebvizi m\u00eb asgj\u00eb, nuk pip\u00ebtinte asnj\u00eb lloj zhurme. T\u00eb tre nuk fol\u00ebn m\u00eb. Vajt\u00ebn p\u00ebr ku ishin nisur, n\u00eb heshtje\u2026<br \/>\nGani Merlika: U nisa me taksi p\u00ebr n\u00eb teqen\u00eb e Drizarit, p\u00ebr t\u2019u takuar me Dede Ahmetin. N\u00eb Vor\u00eb, taksia ndali p\u00ebr t\u2019u furnizuar me benzin\u00eb. Sipas rregullores, zbrit\u00ebm nga makina. U ula n\u00eb nj\u00eb gur kilometrazhi aty pran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pushuar n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr. Pasi taksia u furnizua, vazhduam rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Drizar. Mb\u00ebrrit\u00ebm. U takuam me dedein dhe at\u00eb nat\u00eb ndenj\u00ebm tek Ai. U k\u00ebnaq\u00ebm. T\u00eb nes\u00ebrmen u b\u00ebm\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb ikur. Vajta te dedei p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur. Futa dor\u00ebn n\u00eb xhep p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb portofolin, nuk kisha gj\u00eb. U preka. Dedei m\u00eb pa drejt n\u00eb sy, sikur aty do t\u00eb gjente di\u00e7ka dhe m\u00eb tha:<br \/>\n\u2013 Ta pash\u00eb m\u00ebrzitjen, biri im ! Mos m\u2019u m\u00ebrzit. Kur t\u00eb kthehesh, ndalu tek ai guri, ku ti ishe ulur dhe shiko posht\u00eb te kanali; aty do t\u00eb gjesh portofolin me t\u00eb gjith\u00eb lek\u00ebt. Hajt, afrohu t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetemi!<br \/>\nFlisja me vete: Ai nuk dinte gj\u00eb se si kishim kaluar rrug\u00ebs. Kush i tha? Askush! I mora dor\u00ebn e bashk\u00eb me t\u00eb dhe urat\u00ebn. Ikja rrug\u00ebs i trazuar n\u00eb mendime dhe me pik\u00ebpyetjet e mia. N\u00eb t\u2019u kthyer, ndala taksin\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku tha Ai shenjt. Kontrollova n\u00eb kanal, pas gurit t\u00eb kilometrazhit dhe\u2026 gjeta portofolin me gjith\u00eb lek\u00eb. E mora n\u00eb dor\u00eb, ngrita kok\u00ebn lart n\u00eb qiell e nisa ta k\u00ebrkoja mes reve.<br \/>\n\u201c- Ja, allah! Mrekullia jote te lut\u00ebsi yt, i v\u00ebrteti Dede Ah\u00admet! T\u00eb qofshim fal\u00eb, o Zoti yn\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka na ke b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb gjirin ton\u00eb!<br \/>\n***<br \/>\nAi, shkoi nat\u00ebn n\u00eb teqen\u00eb e Drizarit t\u00eb Mallakastr\u00ebs, atje ku ishte internuar Dede Ahmeti, s\u00eb bashku me Dervishin e tij, Reshatin. Mendimin e kishte t\u00eb zi si nata dhe, n\u00eb mes t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs, ngjiste kodrat. Edhe trokitja e der\u00ebs s\u00eb teqes\u00eb n\u00eb at\u00eb or\u00eb t\u00eb von\u00eb, di\u00e7ka fshihte.<br \/>\n\u2013 Urdh\u00ebroni, bujrum! \u2013 e ftoi Dede Ahmeti.<br \/>\nNjeriu i nat\u00ebs, i veshur me nj\u00eb xhup l\u00ebkure, me k\u00ebmish\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe kollare, nuk dukej si vizitor i zakonsh\u00ebm.<br \/>\n\u2013 Nga t\u00eb kemi, more bir? Mos je nga P\u00ebrmeti? \u2013 e pyeti dedei.<br \/>\n\u2013 Po, nga Kolonja, \u2013 iu p\u00ebrgjigj i panjohuri, tjet\u00ebr p\u00ebr tjet\u00ebr, pa e pasur mendjen.<br \/>\nV\u00ebshtrimi i Dede Ahmetit e shqet\u00ebsoi vizitorin e sakaq mundohej t\u2019u shmangej pyetjeve.<br \/>\n\u2013 Rri i qet\u00eb, i tha dedei, qet\u00ebsohu, ham\u00eb dark\u00eb dhe fjalosemi.<br \/>\nDedei buz\u00ebqeshi e nd\u00ebrkoh\u00eb ravij\u00ebzoi portretin e trembur t\u00eb njeriut. Sjellja, mikpritja, fjala dhe bukuria e pamjes s\u00eb dedeit e turbulluan t\u00eb panjohurin.<br \/>\n\u2013 Baba Ahmet, un\u00eb nuk mundem, nuk mundem! \u2013 tha ai me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb dridhur. Papritur, nxori dhe vendosi pistolet\u00ebn n\u00eb tavolin\u00eb.<br \/>\n\u2013 Mir\u00eb, bir, mir\u00eb, t\u00eb kam falur!<br \/>\nAi e pa veten si qenie e nj\u00eb dashurie hyjnore, jo si nj\u00eb antidashuri, jo si nj\u00eb urrejtje. Jet\u00ebn e ushqeu me dashuri\u2026<br \/>\n22 shkurt 1916. Lindi n\u00eb Brataj t\u00eb Vlor\u00ebs.<br \/>\n1924-1929. Kreu Shkoll\u00ebn Qytet\u00ebse.<br \/>\n25 mars 1937, shkoi ushtar n\u00eb rrethin e Dibr\u00ebs dhe pasi u lirua, veshi petkun e klerikut bektashi, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb dervish n\u00eb teqen bektashiane t\u00eb Bllac\u00ebs, te baba Zeneli, ku q\u00ebndroi deri n\u00eb vitin 1939. M\u00eb pas, sh\u00ebrbeu n\u00eb disa teqe t\u00eb tjera, si n\u00eb at\u00eb t\u00eb baba Muharremit n\u00eb Elbasan, n\u00eb Turan t\u00eb Tepelen\u00ebs dhe n\u00eb Vlor\u00eb.<br \/>\n1942-1944. Luftoi n\u00eb radh\u00ebt e Ushtris\u00eb Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare. Rreshtohet n\u00eb Brigad\u00ebn XVIII, n\u00eb batalionet partizane t\u00eb Martaneshit, Kavaj\u00ebs, Elbasanit, t\u00eb Pez\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb batalionin e Pez\u00ebs em\u00ebrohet me detyr\u00ebn e komisarit t\u00eb batalionit.<br \/>\n1943. Internohet n\u00eb Porto Romano t\u00eb Durr\u00ebsit. Pas internimit, kaloi n\u00eb \u00e7et\u00ebn partizane t\u00eb Shijakut, ku edhe plagoset r\u00ebnd\u00eb.<br \/>\n1945 \u2013 1948. Sh\u00ebrbeu n\u00eb teqen\u00eb e Kuzum Babait n\u00eb Vlor\u00eb, me titullin e babait. N\u00eb k\u00ebt\u00eb teqe, Ai afroi shum\u00eb dashuri dhe respekt nd\u00ebr njer\u00ebz e besimtar\u00eb, jo vet\u00ebm nga Vlora, por nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, duke i sh\u00ebrbyer popullit t\u00eb Tij e mbi t\u00eb gjitha Atdheut. Periudha p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vendit do ta gjente n\u00eb ball\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb aksionet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pyll\u00ebzimin me ullinj t\u00eb kodrave t\u00eb Vlor\u00ebs.<br \/>\n1948 \u2013 1958. Em\u00ebrohet n\u00eb postin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb: Kryegjysh Bot\u00ebror, n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb t\u00eb Bektashinjve n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e Tij, bektashizmi n\u00eb Shqip\u00ebri mori nj\u00eb zhvillim shum\u00eb t\u00eb madh dhe nj\u00ebherazi, paraqitja e tij n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte me dinjitet.<br \/>\n1958-1967. Internohet n\u00eb teqen e Drizarit n\u00eb Mallakast\u00ebr.<br \/>\nZgjuarsia, oratoria, sjellja e thjesht\u00ebsia e Tij, fuqia drejtuese dhe organizuese afruan n\u00eb t\u00eb gjitha teqet\u00eb bekashiane respekt e dashuri. Zot\u00ebrues i gjuh\u00ebs arabe dhe turke, ai udh\u00ebhoqi grupe pune me stafe t\u00eb specializuara n\u00eb teologji dhe n\u00eb histori \u2013 gjuh\u00ebsi, duke p\u00ebrkthyer shum\u00eb literatur\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb bektashizmit. 1967-1980 (vit n\u00eb t\u00eb cilin kaloi nga jeta), megjith\u00ebse i s\u00ebmur\u00eb me plag\u00eb lufte ende t\u00eb pambyllura, Dede Ahmet Ahmataj me thjesht\u00ebsi e dashuri, jetoi n\u00eb familjen e v\u00ebllait t\u00eb tij, Kadri Ahmataj, n\u00eb Tiran\u00eb, mes besimtar\u00ebve e dashamir\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt e desh\u00ebn me forc\u00ebn e zemr\u00ebs, duke mos iu ndar\u00eb kurr\u00eb, derisa mbylli ciklin jet\u00ebsor.<br \/>\nP\u00ebr merita t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb Luft\u00ebn Nacional\u00e7lirimtare dhe n\u00eb periudh\u00ebn e rind\u00ebrtimit t\u00eb vendit, i jan\u00eb akorduar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dekoratash dhe urdhrash.<br \/>\n16 korrik 1993. Presidenti i Republik\u00ebs, Sali Berisha i akordon \u201cURDH\u00cbRIN P\u00cbR VEPRIMTARI PATRIOTIKE T\u00cb KLASIT I\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron SEJAMINI T\u00eb shkruash p\u00ebr nj\u00eb shenjt \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Mbar\u00ebsia dhe leht\u00ebsia nuk do t\u00eb lodh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur fjalin\u00eb e bukur\u2026 Mjafton t\u00eb p\u00ebrshkruash thjesht e me v\u00ebrtet\u00ebsi, at\u00eb udh\u00eb hyjnore. Po, po! Hyjnore! Madje, q\u00eb n\u00eb bark t\u00eb n\u00ebn\u00ebs\u2026 Ishte shtatz\u00ebn\u00eb, Miroja, gruaja e Myftar Ahmatajt nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":38257,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-38256","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38256"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38256\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}