{"id":38349,"date":"2023-02-23T12:42:40","date_gmt":"2023-02-23T12:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38349"},"modified":"2023-02-23T12:42:40","modified_gmt":"2023-02-23T12:42:40","slug":"prapaskenat-e-luftes-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/02\/23\/prapaskenat-e-luftes-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"Prapaskenat e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Agresioni i Putinit, konsensusi i tij n\u00eb atdhe dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me oligark\u00ebt dhe establishmentin. N\u00eb raport me ekspansionizmin e NATO dhe me bot\u00ebn pas fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Analiza e Anatol Lieven.<\/p>\n<p><strong>Kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht brutale dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb njoh jan\u00eb t\u00eb tronditur, por nuk ka ardhur nga asgj\u00ebja. Ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn preokupohej George Kennan 25 vite m\u00eb par\u00eb praktikisht \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar.<\/strong><\/p>\n<p>Sakt\u00ebsisht. Nga mesi i viteve \u201890, kur ka dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00e7\u00ebshtja e zgjerimit t\u00eb NATO, funksionar\u00eb rus\u00eb, intelektual\u00eb rus\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb spikatur per\u00ebndimor\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve George Kennan, arkitekti i frenimit \u2013 dhe dora vet\u00eb n\u00eb vog\u00eblsin\u00eb e tij \u2013 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shtriheshin n\u00eb Ukrain\u00eb dhe n\u00eb Gjeorgji, n\u00eb rastin me t\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballim dhe n\u00eb m\u00eb t\u00eb keqin tek lufta. Administrata [Boris] Jelcin paralajm\u00ebroi: kjo gj\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me [Vladimir] Putinin dhe n\u00eb 3 muajt e fundit, p\u00ebrpara lufte, qeveria ruse ka sqaruar se kishte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim lufte n\u00ebse Per\u00ebndimi nuk binte n\u00eb kompromis mbi at\u00eb q\u00eb Rusia e konsideronte interesin jetik t\u00eb saj. Qeveria ruse ka kryer nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb kuptimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke pushtuar Ukrain\u00ebn. Mendoj edhe se ka kryer nj\u00eb gabim t\u00eb tmerrsh\u00ebm, por si\u00e7 thoni ju, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet mbajtur parasysh realiteti dhe realiteti \u00ebsht\u00eb se Rusia e ka konsideruar si jetike p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare ruse ta mbaj\u00eb Ukrain\u00eb jasht\u00eb nga nj\u00eb aleanc\u00eb armiq\u00ebsore per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>Nga sa manipulim i sken\u00ebs politike n\u00eb Ukrain\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fajtor\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe fuqit\u00eb e tjera per\u00ebndimore? Rus\u00ebt jan\u00eb preokupuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apo vet\u00ebm po l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 2014 financimi i opozit\u00ebs ukrainase \u2013 edhe nga ana e instituioneve q\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara jan\u00eb quajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komike <em>jo qeveritare<\/em> edhe pse financohen nga Kongresi si National Endowment for Democracy [NED] \u2013 kishte b\u00ebr\u00eb evidente vullnetin e Per\u00ebndimit p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur qeverin\u00eb e at\u00ebhershme t\u00eb zgjedhur t\u00eb Ukrain\u00ebs, presidentin [Viktor] Janukovich [NED ka anulluar regjistrat e subvencioneve t\u00eb tij p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb uebfaqen e tij]. Dhe natyrisht ka qen\u00eb biseda e famshme telefonike e interceptuar e Victoria Nuland, q\u00eb e la sqaruar rolin e administrat\u00ebs [Barack] Obama n\u00eb manipulimin e formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhme ukrainase. Qysh at\u00ebhere nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb sakt\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje manipulimi okult. Per\u00ebndimi e ka ndihmuar Ukrain\u00ebn dhe e ka inkurajuar fuqimisht t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb bashkohet n\u00eb aleanc\u00ebn per\u00ebndimore pa i ofruar Ukrain\u00ebs asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb mund\u00ebsie t\u00eb vagullt aderimi n\u00eb t\u00eb ardhmen. Per\u00ebndimi ka financuar, formuar dhe mb\u00ebshtetur pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb elit\u00ebs ukrainase, por edhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim sekret. Ka ndodhur hapur. Mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr zhvillimin e Ukrain\u00ebs n\u00eb drejtimin e demokracis\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e v\u00ebrtet\u00eb, por natyrisht q\u00eb ka qen\u00eb edhe nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr ta transformuar Ukrain\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aleate per\u00ebndimore. N\u00eb rast se Per\u00ebndimi, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb vende t\u00eb tjera, do ta mb\u00ebshteste demokracin\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb dhe ristrukturimet ekonomike pa e shtyr\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e aderimit n\u00eb NATO me 12 vjet, gj\u00eb q\u00eb nuk kishin synim ta b\u00ebnin v\u00ebrtet efektive, sikur t\u2019i ishim p\u00ebrmbajtur nj\u00ebrit pa futur elementin tjet\u00ebr, ndoshta kjo katastrof\u00eb mund t\u00eb shmangej.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Duke ju p\u00ebrgjigjur \u201cProspect\u201d keni th\u00ebn\u00eb se nuk e kemi pasur as synimin minimal e mbrojtjes s\u00eb Ukrain\u00ebs. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb? E kan\u00eb kuptuar ukrainasit? Nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar? Nuk ju \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb atyre?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se pakashum\u00eb e kan\u00eb kuptuar ose t\u00eb pakt\u00ebn e kan\u00eb d\u00ebgjuar ukrainasit e \u00e7artur. Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb n\u00eb Gjeorgji m\u00eb 2008, kur ishte ai gjysm\u00ebpremtim aderimi n\u00eb NATO, por kur kjo ka \u00e7uar n\u00eb luft\u00eb me Rusin\u00eb \u2013 h\u00ebm, n\u00eb realitet, sulmi i Gjeorgjis\u00eb nga rus\u00ebt n\u00eb Oshecin\u00eb Jugore \u2013 Amerika nuk i ka ardhur kurr\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb Gjeorgjis\u00eb dhe Per\u00ebndimi nuk i ka ardhur n\u00eb ndihm\u00eb Ukrain\u00ebs m\u00eb 2014.<\/p>\n<p>Por ka disa probleme. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb se prej shum\u00eb koh\u00ebsh, qysh nga vitet \u201990, e kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb n\u00eb NATO dhe n\u00eb BE sinonimin e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe kjo shkakton dy probleme. B\u00ebn thuajse t\u00eb pamundur p\u00ebr reformator\u00ebt demokrat\u00eb n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs Lindore t\u00eb mos tentojn\u00eb t\u00eb aderojn\u00eb n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO pasi n\u00eb thelb do t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrcaktoheshin europian\u00eb t\u00eb klasit t\u00eb dyt\u00eb ose joeuropian\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur opsioni, q\u00eb ishte n\u00eb vet\u00ebvete krejt\u00ebsisht i p\u00ebrshkuesh\u00ebm, i bashkimit me Finland\u00ebn dhe Austrin\u00eb pasi demokraci t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb, por jo t\u00eb angazhuara: e kemi mbyllur k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi moralisht, emotivisht dhe politikisht.<\/p>\n<p>Natyrisht. Gj\u00ebja e dyt\u00eb ka qen\u00eb se po e p\u00ebrkufizon Europ\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb terma dhe duke e kaluar n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb t\u00eb NATO t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb lir\u00eb europiane, ua kemi th\u00ebn\u00eb rus\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht eksplicite: \u00abJu nuk jeni europian\u00eb, largohuni. Ne nuk ju konsiderojm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs dhe nuk do t\u2019ju konsultojm\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet europiane\u00bb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje ndaj Rusis\u00eb m\u00eb e thell\u00eb nga sa mund t\u00eb imagjinohet. Nuk do t\u00eb gjente marr\u00ebvehsjen e asnj\u00eb qeverie ruse, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr Putinin.<\/p>\n<p><strong>Objektivat e Putinit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb objektivat e Putinit? V\u00ebret q\u00eb Ukraina nuk ekziston apo se ekziston m\u00eb pak se pjesa m\u00eb e madhe e vendeve? D\u00ebshironi nj\u00eb zon\u00eb kushinet\u00eb apo n\u00eb absorbim t\u00eb plot\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb rezultati?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di. Gj\u00ebja e habitshme \u00ebsht\u00eb se kam folur shum\u00eb me at\u00eb q\u00eb mund ta quash establishmenti periferik. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb befasuar nga shum\u00eb aspekte t\u00eb k\u00ebtij pushtimi dhe t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se tani rrethi vendimmarr\u00ebs n\u00eb Rusi, n\u00eb qeverin\u00eb ruse dhe rrethi i personave q\u00eb Putini d\u00ebgjon praktikisht \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb m\u00eb pak se 10 persona. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb i mbyllur.<\/p>\n<p><strong>Ato foto t\u00eb atij n\u00eb at\u00eb tavolin\u00eb gjiganteske kapin di\u00e7ka apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Po dhe natyrisht Covid, si\u00e7 e thon\u00eb shum\u00eb, i ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar gj\u00ebrat. Si administratat amerikane n\u00eb luft\u00ebn e Vietnamit, por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, duket e mundur se Putini \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar ose t\u00eb pakt\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb nga informacione t\u00eb sakta dhe objektive. N\u00ebse Putini dhe ndjek\u00ebsit e af\u00ebrt t\u00eb tij kan\u00eb qen\u00eb aq pabesueshm\u00ebrisht idiot\u00eb sa t\u00eb besojn\u00eb se mund t\u00eb vendosin nj\u00eb qeveri kukull mbi t\u00eb gjith\u00eb Ukrain\u00ebn, at\u00ebhere, ve\u00e7 n\u00eb mos jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb \u00e7mendur, duhet ta kuptojn\u00eb forc\u00ebn e rezistenc\u00ebs ukrainase dhe shfaqja e unitetit t\u00eb Ukrian\u00ebs nga fillimi i luft\u00ebs e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pamundur. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00c7ekosllovakia apo Hungaria gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, ku t\u00eb pakt\u00ebn kishe strukturat e nj\u00eb partie komuniste p\u00ebr ta ruajtur dominimin sovjetik.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb jesh n\u00eb gjendje t\u00eb krijosh asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se autoritetit kukull me grotesk, qesharak dhe t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb Kievit. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do Putini, do t\u2019i mungoj\u00eb \u00e7do legjitimitet. Do t\u00eb jet\u00eb totalisht i paaft\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Do t\u00eb p\u00ebrballet me protesta dhe rezistenca t\u00eb vazhdueshme, q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb shtypen me mjete t\u00eb pam\u00ebshirshme dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pranin\u00eb e p\u00ebrhershme t\u00eb nj\u00eb ushtrie ruse p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet. Pik\u00ebrisht si Bashkimi Sovjetik apo Shtetet e Bashkuara n\u00eb Afganistan. Lufta deri m\u00eb tani i ka sqaruar disa gj\u00ebra. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht se NATO ka vendosur sanksione t\u00eb ashpra ekonomike, nuk do t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn krejt\u00ebsisht boshe iden\u00eb e aderimit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb NATO. Ukraina mund edhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb e t\u00eb firmos\u00eb nj\u00eb traktat neutraliteti, por nga ana tjet\u00ebr mendoj se i ka shkat\u00ebrruar krejt\u00ebsisht planet ruse \u2013 n\u00ebse qen\u00eb ato \u2013 t\u00eb vendosjes s\u00eb nj\u00eb qeverie kukull. Nuk e dim\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb pike Rusia do t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb kompromise respektivisht kushteve t\u00eb saj. Duhet par\u00eb, por mendoj se objektivi maksimal rus n\u00eb Ukrain\u00eb, fal\u00eb Zotit, \u00ebsht\u00eb mundur nga populli dhe nga ushtria ukrainase.<\/p>\n<p><strong>Sa koh\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po fillon t\u00eb ket\u00eb karakteristikat e \u00c7e\u00e7enis\u00eb nga 1994 deri m\u00eb 1996, me t\u00eb cil\u00ebn jam marr\u00eb si gazetar apo edhe, n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb caktuar, me pushtimin amerikan t\u00eb Irakut. Nuk e di sesa ushtria ruse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj e duron v\u00ebrtet k\u00ebt\u00eb pushtim. Ka indikacione t\u00eb faktit q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e gjeneral\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar dhe sigurisht disa prej tyre jan\u00eb dukur jasht\u00ebzakonisht t\u00eb trishtuar n\u00eb televizion, por kur nj\u00eb ushtri \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb sidomos t\u00eb k\u00ebsaj r\u00ebnd\u00ebsie p\u00ebr Rusin\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb fitoj\u00eb. Natyrisht, edhe Putini nuk mund ta l\u00ebr\u00eb Ukrain\u00ebn pa dukjen e nj\u00eb suksesi t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb kufizuar apo mendoj se do t\u00eb p\u00ebrfundonte. Besoj se do t\u00eb ishte ndonj\u00eb forme grushti shteti kund\u00ebr tij nga brenda regjimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kam k\u00ebt\u00eb ndjesi t\u00eb tmerrshme se n\u00ebse nuk arrijn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje q\u00eb u mund\u00ebson atyre t\u00eb rivendikojn\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb vaktuar suksesi, do t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb se nuk kan\u00eb zgjedhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 ecjes p\u00ebrpara, pavar\u00ebsisht shkat\u00ebrrimeve dhe viktimave civile. Opinioni im \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb zgjidhje negociale tani, pasi mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb pas 10 apo 30 vjet\u00ebsh do ta sigurojm\u00eb thelb\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zgjidhje q\u00eb do t\u00eb mund ta kishim sot. Natyrisht, diferenca do t\u00eb jet\u00eb dhjet\u00ebramij\u00ebra, qindramij\u00ebrave jet\u00ebve ukrainase.<\/p>\n<p><strong>Po k\u00ebrc\u00ebnimet b\u00ebrthamore? Rigjenden t\u00eb kemi nostalgji p\u00ebr lidershipin sovjetik, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dukej racional. Putini \u00ebsht\u00eb aq larg vetes sa t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u2019i mendojm\u00eb k\u00ebto rreziqe serioze?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, nuk e besoj. E dini, p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb mira, se njer\u00ebzit kan\u00eb frik\u00eb nga lufta b\u00ebrthamore. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb racionale, do t\u00eb ishte e \u00e7mendur, por natyrisht q\u00eb nuk jetojm\u00eb nj\u00eb bot\u00eb racionale. N\u00eb bot\u00ebn reale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arm\u00eb e natyrshme p\u00ebr ta shqyer Rusin\u00eb, p\u00ebr ta frik\u00ebsuar Per\u00ebndimin, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb sulm b\u00ebrthamor. Natyrisht q\u00eb as ne nuk do ta b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb preokupon m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse futemi n\u00eb nj\u00eb gjendje presioni t\u00eb thell\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, n\u00ebse kemi nj\u00eb guerrilje n\u00eb kufijt\u00eb e Rusis\u00eb, q\u00eb ka mund\u00ebsi i mbivendoset terrozimit n\u00eb vet\u00eb Rusin\u00eb i mb\u00ebshtetur nga Per\u00ebndimi, n\u00ebp\u00ebrmjet Polonis\u00eb, do t\u00eb ishim p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb tensioni dhe p\u00ebrplasjesh potenciale midis Mosk\u00ebs dhe Per\u00ebndimit t\u00eb papar\u00eb nga koh\u00ebt e bllokimit t\u00eb Berlinit t\u00eb 1948.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebto rrethana tensioni n\u00eb rritje dhe frike nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, ekziston gjithmon\u00eb mund\u00ebsia e ndonj\u00eb incidenti apo gabimi n\u00eb llogaritje. V\u00ebrtet duhet t\u00eb kujtojm\u00eb numrin e her\u00ebve ku rast\u00ebsisht mund t\u00eb kishte nj\u00eb shk\u00ebmbim b\u00ebrthamor gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb beuar n\u00eb urt\u00ebsin\u00eb dhe maturin\u00eb e nj\u00eb njeriu nga t\u00eb dyja an\u00ebt. Vet\u00ebm pse Putini nuk do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb q\u00ebllimisht raketa kund\u00ebr, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimi nuk \u00ebsht\u00eb konkret.<\/p>\n<p><strong>Sanksione dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dhe reagimi per\u00ebndimor? Sanskionet jan\u00eb v\u00ebrtet kaq efikase? Nd\u00ebrkaq d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb papjekur q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sulme ndaj rus\u00ebve apo <em>no fly zone<\/em>.<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej perosnave q\u00eb b\u00ebn thirrje p\u00ebr <em>no fly zone<\/em> do t\u00eb v\u00ebj\u00eb n\u00eb loj\u00eb avion\u00ebt e Shteteve t\u00eb Bashkuara apo t\u00eb NATO. P\u00ebr sa mund t\u00eb shikoj nuk ka pilot\u00eb midis tyre. Si\u00e7 e kam p\u00ebrs\u00ebritur shum\u00eb her\u00eb dit\u00ebt e fundit, fajkojt\u00eb \u2013 pula nuk fluturojn\u00eb, n\u00ebse p\u00ebrplasen me tok\u00ebn n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb shum\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb dhe gj\u00ebmojn\u00eb zhurmsh\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr i frik\u00ebsohem \u2013 ve\u00e7 t\u00eb tjerash mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e tmerrshme \u2013 mb\u00ebshtetjes s\u00eb nj\u00eb rebelimi ukrainas kund\u00ebr Rusis\u00eb. Natyrisht, n\u00ebse Rusia pushton zona ku nj\u00eb rebelim i till\u00eb mund t\u00eb lan\u00e7ohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket efikasitetit t\u00eb k\u00ebtyre sanksioneve, natyrisht q\u00eb Per\u00ebndimi po k\u00ebrkon ta d\u00ebmtoj\u00eb Rusin\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur pa e d\u00ebmtuar veten dhe sidomos europian\u00ebt q\u00eb varen nga Rusia p\u00ebr importet e energjis\u00eb. Kemi sanksionuar gjith\u00e7ka q\u00eb ishte e mundur pa e prekur gazin dhe naft\u00ebn. Kjo n\u00ebnkupton se Rusia do t\u00eb ket\u00eb akoma nj\u00eb fluks t\u00eb hyrash nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por nga ana tjet\u00ebr sanksionet q\u00eb i jan\u00eb vendosur do ta godasin shum\u00eb ashp\u00ebr Rusin\u00eb dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ashpra nga sa Rusia priste, sidomos sanksionet kund\u00ebr Bank\u00ebs Qendrore, dhe faktit t\u00eb futjes n\u00eb izolim t\u00eb Rusis\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nga ekonomit\u00eb per\u00ebndimore, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb sektorin e energjis\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, masat e marra nga Per\u00ebndimi dhe kund\u00ebrmasat e futura nga Rusia do t\u2019i godasin shum\u00eb ashp\u00ebr stilet e jetes\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb elitave ruse dhe sidomos ato me t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00ebsuar elitat m\u00eb t\u00eb reja. Kjo nuk influencon n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb p\u00ebrreth Putinit. Jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ashp\u00ebr, si\u00e7 thuhet n\u00eb Irland\u00eb, dhe jan\u00eb padyshim thell\u00ebsisht patriotik\u00eb, si edhe jan\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb, t\u00eb vendosur dhe t\u00eb ashp\u00ebr, natyrisht, edhe krejt\u00ebsisht t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por mendoj se ia vlen t\u00eb kujtohet se n\u00eb vitet \u201980, kur bijt\u00eb e elitave sovjetike kuptuan sesa mund t\u00eb jetonin m\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb Rusi t\u00eb oksidentalizuar respektivisht nj\u00eb Rusie sovjetike, kjo pati nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb r\u00ebnien e komunizmit dhe n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e Bashkimit Sovjetik. N\u00ebqoft\u00ebse ke nj\u00eb raport me elitat ruse n\u00eb sensin e kund\u00ebrt dhe d\u00ebgjon at\u00eb po thon\u00eb privatisht dhe at\u00eb q\u00eb po thon\u00eb privatisht dhe at\u00eb q\u00eb disa deri kan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb publik, sheh se po b\u00ebhen shum\u00eb n\u00eb ankth dhe e kupton\u00eb m\u00eb mir\u00eb se pjesa tjet\u00ebr e popullsis\u00eb, edhe t\u00eb popullis\u00eb s\u00eb arsimuar, kut e gjitha kjo do t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb. N\u00ebse mo\u00e7alishtja ukrainase shtyret p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mendoj se pak\u00ebnaq\u00ebsia kund\u00ebr Putinit do t\u00eb rritet ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk dihet, por n\u00ebse rritet shuml, m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb revolucion n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb si n\u00eb Ukrain\u00eb m\u00eb 2014 apo n\u00eb Gjeorgji, mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb grush shteti brenda regjimit t\u00eb Putinit, p\u00ebr ta hequr qafe at\u00eb dhe funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb grusht shteti relativisht i past\u00ebr. Nj\u00eb delegacion shkon tej ai dhe, me shum\u00eb edukat\u00eb, i thot\u00eb: E di, i respektojm\u00eb rezultatet tuaja. Garantojm\u00eb pronat dhe sigurin\u00eb personale tuaj dhe at\u00eb t\u00eb familjes tuaj, por \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb largoheni\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk besoj se asnj\u00eb qeveri ruse q\u00eb pason Putinin dor\u00ebzohet thjesht pakushte n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga Krimeja e Donbasi dhe t\u00eb lejoj\u00eb aderimin ukrainas n\u00eb NATO duke hequr dor\u00eb nga \u00e7do lloj garancie p\u00ebr pakic\u00ebn rusishtfol\u00ebse n\u00eb Ukrain\u00eb. M\u00eb duket v\u00ebrtet e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodho, p\u00ebrve\u00e7 se Rusia mos shembet.<\/p>\n<p>Tani kam shum\u00eb frik\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr i mir\u00eb personash n\u00eb establishmentin e siguris\u00eb amerikane duan ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar Rusin\u00eb si shtet, gj\u00eb q\u00eb do ta d\u00ebnonte n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb pafund kund\u00ebr Rusis\u00eb, me gjith\u00e7ka q\u00eb kjo do t\u00eb sillte p\u00ebr ekonomin\u00eb bot\u00ebrore. Do ta d\u00ebnonte Ukrain\u00ebn me nj\u00eb luft\u00eb pafund me vuajtje t\u00eb tmerrshme p\u00ebr popullin ukrainas. Por edhe nj\u00eb program sanksionesh, haptazi q\u00eb synon n\u00eb at\u00eb q\u00eb shum\u00eb ruse do ta shikonin jo vet\u00ebm si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta hequr qafe Putinin, por n\u00eb vend q\u00eb do ta shkat\u00ebrronte shtetin rus, do t\u00eb prodhonte rezultatin e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket mb\u00ebshtetjes ruse ndaj regjimit, nuk dim\u00eb shum\u00eb. Ajo q\u00eb dim\u00eb \u00ebsht\u00eb se sanksione t\u00eb ngjashme t\u00eb prirura ndaj ndryshimit t\u00eb regjimit n\u00eb Kub\u00eb, n\u00eb Irak, n\u00eb Venezuel\u00eb, n\u00eb Iran, n\u00eb Koren\u00eb e Veriut kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb gjitha. T\u00eb gjitha, pa p\u00ebrjashtim. K\u00ebshtu q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb mund t\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb se ndoshta mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb rastin e Rusis\u00eb, por nuk jan\u00eb bazat historike p\u00ebr ta menduar.<\/p>\n<p><strong>Baza e pushtetit t\u00eb Putinit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga kush formohet baza e pushtetit t\u00eb Putinit, kush e rrethon? Ka nj\u00eb rr\u00ebnjosje n\u00eb elit\u00eb apo \u00ebsht\u00eb formuar nga nj\u00eb klik\u00eb e ngusht\u00eb miqsh?<\/strong><\/p>\n<p>Putini ka mbledhur nj\u00eb institucion m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, dhe ka zbutur at\u00eb q\u00eb mbetet nga oligarkia e vjet\u00ebr financiare dhe ekonomike duke siguruar mb\u00ebshtetjen publike t\u00eb saj. Por k\u00ebta persona jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht cinik\u00eb, egocentrik\u00eb dhe t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm. Nuk do t\u00eb q\u00ebndronin me Putinin n\u00ebse mendojn\u00eb se interesat e tyre jetike jan\u00eb n\u00eb rrezik apo se po t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb me Putinin n\u00ebnkupton se pasurit\u00eb dhe pozicionet e tyre p\u00ebrfundojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkat\u00ebrruar. <em>Inner circle<\/em>, personat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me t\u00eb \u2013 apo ndoshta jo sakt\u00ebsisht t\u00eb lidhur me Putinin, por q\u00eb identifikohen krejt\u00ebsisht me t\u00eb \u2013 kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin bekgraund dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ideologji, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup shum\u00eb i ngusht\u00eb njer\u00ebzish kryesisht ish KGB apo t\u00eb lidhura me KGB n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Z\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb peoste drejtuese n\u00eb qeveri, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb frontin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ekonomis\u00eb energjitike ruse dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. K\u00ebshtu q\u00eb ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb past\u00ebr midis k\u00ebtij grupi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb brendsh\u00ebm \u2013 quhen <em>siloviki<\/em> n\u00eb rusisht, <em>njer\u00ebzit e forc\u00ebs<\/em> apo, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb, <em>t\u00eb fort\u00ebt<\/em> \u2013 dhe establishmentit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00eb pyetje m\u00eb vete \u00ebsht\u00eb n\u00ebse dikush nga ky rreth i ngusht\u00eb do t\u00eb revoltohet kund\u00ebr Putinit. N\u00ebse do ta b\u00ebjn\u00eb disa, p\u00ebr t\u00eb ka mbaruar. Ama, nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb kaq ngusht\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb, sa q\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e ushtris\u00eb ruse. Kjo e fundit, ashtu si ajo sovjetike p\u00ebrpara saj, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kurr\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe nuk do ta humbas\u00eb Ukrain\u00ebn. Ama n\u00ebse sigurohet nj\u00eb mo\u00e7alishte e pambarimt\u00eb, at\u00ebher\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb filloj\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb ushtroj\u00eb presione p\u00ebr tnj\u00eb kompromis diplomatik p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Ukraina, natyrisht n\u00ebse ukrainasit dhe Per\u00ebndi jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb kompromis.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ende n\u00eb konsiderat\u00eb, por ukrainasit po k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u2019i th\u00ebrrasin praktikisht t\u00eb gjith\u00eb burrat n\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr rekrutim. Sa do t\u2019ia arrijn\u00eb varet nga sa territor pushton Rusia. Varet nga sa ukrainas arratisen n\u00eb Per\u00ebndim. Por edhe k\u00ebshtu, n\u00ebse Ukraina i th\u00ebrret t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb mundet, do ta tejkalonte me shum\u00eb ushtrin\u00eb ruse ekzistuese n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, n\u00ebse rust\u00eb n\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje th\u00ebrrasin rezervist\u00ebt, po flasim p\u00ebr ish t\u00eb rekrutuar q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbim dhe m\u00eb pas e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ushtrin\u00eb e tani kan\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e nj\u00eb familje. N\u00ebse fillon dhe u thua 28 vje\u00e7ar\u00ebve rus\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e tyre t\u00eb mir\u00ebpaguar dhe djemve t\u00eb tyre t\u00eb kthehen t\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk jan\u00eb pyetur kurr\u00eb dhe tek e cila kan\u00eb par\u00eb foto shum\u00eb demoralizuese ukrainasish ruse, gra e f\u00ebmij\u00eb rusishtfol\u00ebs t\u00eb vrar\u00eb, at\u00ebhere regjimi i Putinit do t\u00eb gjendet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi serioze. N\u00ebse do t\u00eb dihej t\u00eb th\u00ebrriste t\u00eb luftonte pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb ruse, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Putini do t\u00eb n\u00ebnshkruante d\u00ebnimin e tij me vdekje politik.<\/p>\n<p><strong>Delire amerikane<\/strong><\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundi, po shikojm\u00eb Kin\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb rolin e mundsh\u00ebm t\u00eb paq\u00ebtuesit. Sa e gjitha kjo pasqyron r\u00ebnien e pushtetit apo t\u00eb prestigjit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara? Dhe a ka di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb aleanc\u00eb Rusi \u2013 Kin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht si Per\u00ebndimi nuk ka luftuar p\u00ebr Ukrain\u00ebn, ashtu edhe Kina nuk \u00ebsht\u00eb rreshtuar zyrtarisht me Rusin\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Ka abstenuar n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Ka n\u00ebnvizuar respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb sovranitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe nuk e dim\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb pike Kina do t\u00eb shtyhet ta mb\u00ebshtes\u00eb ekonomikisht Rusin\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb e kushtueshme p\u00ebr kinez\u00ebtdhe do ta b\u00ebnin nj\u00eb afer\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb termat e ridrejtimit t\u00eb eksporteve t\u00eb energjis\u00eb ruse drejt Kin\u00ebs p\u00ebr t\u2019i garantuar sigurin\u00eb energjitike. K\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb duket se Kina realisht nuk po k\u00ebrkon ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb aq sa do t\u00eb kishte mundur.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kina do t\u00eb nd\u00ebrhynte dhe t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsonte nj\u00eb kompromis t\u00eb ar\u00ebsyesh\u00ebm, do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e shk\u00eblqyer, pasi nuk beson se Shtetet e Bashkuara do ta b\u00ebnin, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duke pasur parasysh forc\u00ebn e agjendave antiruse k\u00ebtu dhe d\u00ebshir\u00ebn e disa personave p\u00ebr ta transformuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb permanente p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Rusis\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb mendoj se do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e shk\u00eblqyer n\u00ebse kinez\u00ebt do t\u00eb nd\u00ebrhynin, por di edhe se Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb b\u00ebnin gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb e tyre p\u00ebr ta bllokuar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Kina.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket r\u00ebnies s\u00eb fuqis\u00eb amerikane, \u00ebsht\u00eb surprizuese sa n\u00eb 30 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i deformuar vizioni i bot\u00ebs i shum\u00eb amerikan\u00ebve t\u00eb establishmentit. Edhe pas d\u00ebshtimit n\u00eb Irak e Afganistan, ngjitjes s\u00eb Kin\u00ebs, paq\u00ebtimit t\u00eb planifikuar t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme dhe katastrof\u00ebs q\u00eb ka pasuar nd\u00ebrhyrjes n\u00eb Libi, n\u00eb xhiro qarkullon ideja q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar kaq shpesh n\u00eb vitet \u201990 dhe deri n\u00eb vitet \u20182000 sipas s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb themelore se Amerika mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7fo gj\u00eb kudo.<\/p>\n<p>Doug, jemi t\u00eb dy aq t\u00eb rritur sa t\u00eb kujtojm\u00eb p\u00ebrpara fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. N\u00ebqoft\u00ebse rimendon 35 vite m\u00eb par\u00eb, sikur t\u2019i kishe th\u00ebn\u00eb dikujt, n\u00eb nj\u00eb pozicion me autoritet per\u00ebndimor apo kujtdo intelektuali serioz se Per\u00ebndimi do t\u00eb duhej t\u00eb mb\u00ebshteste nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Ukraini \u2013 jo t\u00eb merrte pjes\u00eb, por ta mb\u00ebshteste \u2013 me q\u00ebllim q\u00eb Ukraina t\u00eb mund t\u2019i bashkohej NATO dhe t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb aleate ushtarake me titull t\u00eb plot\u00eb e Per\u00ebndimit kund\u00ebr Rusis\u00eb, edhe fajkojt\u00eb antikomuniste per\u00ebndimor\u00eb e vij\u00ebs me t\u00eb ashp\u00ebr do t\u00eb qeshnin pafund.<\/p>\n<p>Do t\u00eb t\u00eb thonin: \u00abDuhet t\u00eb jesh i \u00e7mendur. Nuk i kemi resurset p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Kjo do t\u00eb na \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb me Mosk\u00ebn. Mos harroni se kan\u00eb mij\u00ebra raketa b\u00ebrthamore dhe, n\u00eb \u00e7do rast, si mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interesin ton\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb kalojm\u00eb nj\u00eb rrezik kaq t\u00eb friksh\u00ebm sa t\u00eb mund t\u00eb marrim nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre n\u00ebse mundemi t\u00eb sigurojm\u00eb jo vet\u00ebm polak\u00ebt, \u00e7ek\u00ebt dhe hungarez\u00ebt, por edhe t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb balltikasit nga sovjetik\u00ebt p\u00ebr t\u2019i \u00e7liruar dhe transformuar n\u00eb aleat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. Ja, kjo d\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb fitore per\u00ebndimore madh\u00ebshtore, historike, e mrekullueshme\u2026\u00bb<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb hap prapa apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Po. Sigurisht q\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb thonin: \u00abNuk mund t\u00eb theksoni se duhet t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrtej\u00bb. Mir\u00eb, tani, natyrisht, kemi kaluar vite duket menduar se mund t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrtej dhe rezultati ka qen\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb.<\/p>\n<p>(<em>Anatol Lieven \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkues i lart\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb dhe Europ\u00ebn pran\u00eb Quincy Institute for Responsible Statecraft<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agresioni i Putinit, konsensusi i tij n\u00eb atdhe dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me oligark\u00ebt dhe establishmentin. N\u00eb raport me ekspansionizmin e NATO dhe me bot\u00ebn pas fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Analiza e Anatol Lieven. Kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht brutale dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb njoh jan\u00eb t\u00eb tronditur, por nuk ka ardhur nga asgj\u00ebja. Ajo p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":28564,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-38349","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38349","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38349"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38349\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28564"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}