{"id":38452,"date":"2023-02-24T10:29:07","date_gmt":"2023-02-24T10:29:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=38452"},"modified":"2023-02-24T10:29:07","modified_gmt":"2023-02-24T10:29:07","slug":"shija-e-tragjedise-se-vertete-qe-po-perjetojne-universitetet-tona-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/02\/24\/shija-e-tragjedise-se-vertete-qe-po-perjetojne-universitetet-tona-publike\/","title":{"rendered":"Shija e tragjedis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb universitetet tona publike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pedagog\u00ebt e universiteteve shtet\u00ebrore jan\u00eb rikthyer tek halli i tyre i vjet\u00ebr, mbijetesa; rektor\u00ebt, dekan\u00ebt dhe administrator\u00ebt duken t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rol tjet\u00ebr n\u00eb prapasken\u00eb, at\u00eb t\u00eb shantazhuesit n\u00eb raport me k\u00ebrkesat e pedagog\u00ebve p\u00ebr rritjen e rrogave, kur duhej t\u00eb ishin mb\u00ebshtet\u00ebsit e ligjsh\u00ebm t\u00eb stafit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ndaj sot do t\u00eb doja t\u00eb shtroja k\u00ebt\u00eb pyetje problematike: cil\u00ebt do t\u00eb ishin pritshm\u00ebrit\u00eb e mia si studiues, intelektual, njeri publik, taksapagues dhe qytetar nga nj\u00eb model i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb rektor\u00ebve dhe dekan\u00ebve t\u00eb universiteteve publike? E n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe pa ndonj\u00eb ekuivok, mund t\u00eb p\u00ebrgjigjesha: t\u00eb krenohesha me nivelin akademik dhe intelektual t\u00eb rektor\u00ebve dhe dekan\u00ebve t\u00eb universiteteve t\u00eb vendit tim q\u00eb i paguajm\u00eb me taksat tona; t\u00eb shikoja q\u00eb k\u00ebta rektor\u00eb dhe dekan\u00eb po i zhvillojn\u00eb v\u00ebrtet, me ritmin e k\u00ebtij shekulli t\u00eb dijes, universitetet dhe fakultetet tona; t\u00eb p\u00ebrgatisin student\u00ebt me dijet dhe aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb u duhen atyre p\u00ebr kat\u00ebr dekadat e k\u00ebtij shekulli; t\u00eb rekrutojn\u00eb si pedagog\u00eb vajzat dhe djemt\u00eb m\u00eb t\u00eb talentuar shqiptar dhe s\u00eb fundi, t\u2019i zhvillojn\u00eb universitetet dhe fakultetet tona si qendra q\u00eb i paraprijn\u00eb zhvillimit t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb vendit, kombit si dhe t\u00eb demokracis\u00eb son\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Por prej vitesh rektor\u00ebt dhe dekan\u00ebt zgjidhen gjoja me vot\u00eb direkt t\u00eb pedagog\u00ebve dhe me pjes\u00ebmarrjen e student\u00ebve. N\u00eb aparenc\u00eb duket si nj\u00eb model demokratik, por cili ka qen\u00eb rezultati ose produkti i k\u00ebtij zhvillimi?! Zgjedhjet kan\u00eb favorizuar gjithmon\u00eb grupe t\u00eb ngushta interesash q\u00eb nuk jan\u00eb elita universitare, shpesh jo politike, p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb mbyllur e q\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrrojn\u00eb vendet me njeri tjetrin. Madje, fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebto grupe kan\u00eb pleksje interesash edhe me grupe apo individ\u00eb jasht\u00eb universiteteve dhe me prapavij\u00eb t\u00eb rrezikshme. Kjo \u00ebsht\u00eb kriza e tmerrshme e universiteteve shtet\u00ebrore. Ligji i arsimit t\u00eb lart\u00eb duket qart\u00eb se e ka favorizuar s\u00eb tep\u00ebrmi k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb mbrapsht\u00eb. Kam dijeni q\u00eb kan\u00eb kandiduar shum\u00eb nga k\u00ebto grupe, madje diku fare turp\u00ebrisht edhe si kandidatur\u00eb e vetme me mb\u00ebshtetje politike dhe t\u00eb grupeve t\u00eb njohura p\u00ebr veprimtari q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me universitetin. K\u00ebto grupe kan\u00eb interesa direkt fitimi n\u00eb universitete me prona dhe tender\u00eb, madje edhe me em\u00ebrime pedagog\u00ebsh dhe punonj\u00ebsish t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb universitet me rreth 10 mij\u00eb student\u00eb, nj\u00eb person mediok\u00ebr qenka e vetmja kandidatur\u00eb! Kush nuk lejoi t\u00eb kandidojn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb?! \u00c7far\u00eb mekanizma kan\u00eb vepruar? Ministria e Arsimit ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb paudh\u00ebsi q\u00eb e shpuri nivelin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb zgrip? Z. Lulzim Basha, ish-kryetari i opozit\u00ebs, q\u00eb duhej ta shikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike k\u00ebt\u00eb zhvillim denigrues t\u00eb votimit n\u00eb arsimin e lart\u00eb, ishte n\u00eb dijeni, por heshti. Ambasadat per\u00ebndimore t\u00eb atashuara n\u00eb Shqip\u00ebri dhe konkretisht ish-ambasadori BE z. Luigji Soreka, q\u00eb monitoronte procesin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb katrahur\u00eb n\u00eb arsimin shqiptar, ku eliminohet hapur konkurrimi demokratik dhe sidomos n\u00eb institucionet e dijes, ishin n\u00eb dijeni? Nuk i lejoi politika apo bota e krimit t\u00eb konkurrojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt?! \u00c7far\u00eb interesash p\u00ebrfaq\u00ebson kjo kandidatur\u00eb e vetme?! Mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb \u00e7do interes tjet\u00ebr, por jo at\u00eb t\u00eb universitetit. Dhe n\u00ebse nuk e besoni, hetojeni se mund t&#8217;i gjeni aty arsyet. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme at\u00ebher\u00eb se ky model zgjedhjesh ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb universiteteve t\u00eb rinj t\u00eb talentuar dhe vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs rektor\u00ebt dhe dekan\u00ebt ua kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve, miqve me lidhje nepotike, ose, m\u00eb keq akoma, duke abuzuar me rekrutimet. Kjo ka nxitur largimin masiv t\u00eb trurit dhe sidomos ekselent\u00ebt q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb jashtme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet i qart\u00eb i qeveris\u00eb, por q\u00eb ne sot shprehemi me shqet\u00ebsim se \u201cpo na ikin njer\u00ebzit e aft\u00eb dhe t\u00eb ditur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim tjet\u00ebr, nga protestat e shumta t\u00eb student\u00ebve dhe raportet e anketimeve apo edhe ato t\u00eb KLSH, duket se ky model prodhoi rektor\u00eb dhe dekan\u00eb arrogant\u00eb q\u00eb abuzojn\u00eb skajsh\u00ebm me fondet publike dhe ato t\u00eb tarifave t\u00eb student\u00ebve ku n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i japin prioritet k\u00ebrkimeve shkencore dhe pasurimit t\u00eb bibliotekave t\u00eb dijes, i investojn\u00eb parat\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb kota dhe akomodime luksi. K\u00ebto pasoja i vuajn\u00eb universitetet, student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt. Kjo pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri n\u00eb drejtim po i shkat\u00ebrron universitetet tona. N\u00ebp\u00ebr to jan\u00eb em\u00ebruar militant\u00eb partish nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt dhe shpesh njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb edhe interesa t\u00eb bizneseve dhe kompanive t\u00eb oligark\u00ebve. Por s\u2019duhet t\u00eb harrojm\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast se administrator\u00ebt, rektor\u00ebt dhe dekan\u00ebt e universiteteve tona publike menaxhojn\u00eb rreth 130-140 milion\u00eb euro n\u00eb vit. Student\u00ebt paguajn\u00eb tarifa t\u00eb shtrenjta, por kushtet n\u00eb auditor\u00eb jan\u00eb mizerab\u00ebl, pedagog\u00ebt dhe student\u00ebt nuk kan\u00eb kushte elementare, student\u00ebt nuk kan\u00eb as PC n\u00eb klasa, bibliotekat nuk kan\u00eb libra tragjikisht, kushtet higjienike jan\u00eb p\u00ebr tok\u00eb, etj. Ku i \u00e7ojn\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto fonde administrator\u00ebt dhe rektor\u00ebt?! Kujt i raportojn\u00eb? Kush i kontrollon?! Duket qart\u00eb se i kontrollon kryeministri q\u00eb kontrollon gjith\u00e7ka sot.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, mediokriteti, arroganca, abuzimet e rektor\u00ebve dhe dekan\u00ebve i kan\u00eb izoluar universitetet tona nga bota, nga studimet, nga shkenca, nga krijimet, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull. Ndaj pyetja themelore q\u00eb duhet t\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: si arrijn\u00eb vall\u00eb t\u00eb zgjidhen k\u00ebta njer\u00ebz mediok\u00ebr si rektor\u00eb dhe dekan\u00eb? E ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspekt shum\u00eb i dhimbsh\u00ebm. Vota n\u00eb universitete ka degraduar akoma m\u00eb keq se ajo politike. Mekanizmat q\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebto klane gjoja p\u00ebr t\u2018u votuar jan\u00eb okulte, duke p\u00ebrfshir\u00eb nepotizmin, abuzimin me premtime p\u00ebr pun\u00ebsim apo grada e tituj, korrupsionin, presionin sidomos mbi asistent\u00ebt e rinj, premtimet abuzive ndaj student\u00ebve, e deri tek indiciet p\u00ebr blerje vote dhe p\u00ebr aktivizim t\u00eb grupeve nga jasht\u00eb universitetit, me mjete t\u00eb ndryshme presioni dhe joshjeje ndaj pedagog\u00ebve.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb sot interesat baz\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjedhur rektor apo dekan? Ato nuk jan\u00eb interesa akademike apo p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin e universitetit, por kryesisht t\u00eb lidhura me pasurimin n\u00eb forma nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, me p\u00ebrdorimin e postit p\u00ebr interesa private: OJQ, zyra konsulence, avokatie, projektimi, klinika private, etj., apo dhe me privilegje t\u00eb tjera abuzive (pun\u00ebsimet abuzive, promovimet abuzive me grada e tituj, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye qeverisja e universiteteve tona publike \u00ebsht\u00eb larg \u00e7do standardi t\u00eb nj\u00eb vet\u00ebqeverisje transparente n\u00eb t\u00eb gjitha planet: institucional, financiar, madje edhe akademik e shkencor. Madje, duket se kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar me shpejt\u00ebsi dhe ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb rektori, administratori dhe dekan\u00ebt t\u00eb sundojn\u00eb universitetin sikur jan\u00eb pronar\u00eb dhe jo t\u00eb zgjedhur. Kjo ka sjell\u00eb q\u00eb universitetet publike t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb institucione t\u00eb mbyllura n\u00eb vetvete, q\u00eb gjoja vet\u00ebqeverisen, por komuniteti akademik, student\u00ebt, dhe aq m\u00eb pak prind\u00ebrit, publiku dhe gjith\u00eb shoq\u00ebria din\u00eb shum\u00eb pak se si qeverisen ato, cili \u00ebsht\u00eb niveli i zhvillimit t\u00eb tyre dhe \u00e7far\u00eb roli mund t\u00eb luajn\u00eb ato jo vet\u00ebm p\u00ebr shkollimin universitar t\u00eb t\u00eb rinjve, por edhe p\u00ebr zhvillimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, mund t\u00eb themi se ky model i zgjedhjes s\u00eb rektor\u00ebve dhe dekan\u00ebve shtoi mediokritetin, arroganc\u00ebn\u00a0dhe abuzimin n\u00eb drejtimin e universiteteve, \u00e7ka \u00e7on n\u00eb shkat\u00ebrrimin e k\u00ebsaj pasurie publike dhe t\u00eb shum\u00eb qendrave t\u00eb dijes t\u00eb vendit. Vet\u00ebm se ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm e as i p\u00ebrkohsh\u00ebm, kjo ka shijen e nj\u00eb tragjedie q\u00eb po b\u00ebhet mbizot\u00ebruese, ndaj k\u00ebrkon vendime t\u00eb guximshme politike. Ky model duket flakur sa m\u00eb shpejt si nj\u00eb model thell\u00ebsisht i d\u00ebshtuar, abuziv dhe populist, p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb aplikoj\u00eb modelet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb per\u00ebndimit. Qeveria, por duke u p\u00ebrfshir\u00eb edhe opozita, duhet ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situate me nj\u00eb mir\u00ebkuptim qoft\u00eb edhe t\u00eb sforcuar, p\u00ebr t\u00eb krijuar dhe p\u00ebr ta ndryshuar me shpejt\u00ebsi k\u00ebt\u00eb model.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Nd\u00ebrsa pedagog\u00ebt e universiteteve shtet\u00ebrore jan\u00eb rikthyer tek halli i tyre i vjet\u00ebr, mbijetesa; rektor\u00ebt, dekan\u00ebt dhe administrator\u00ebt duken t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rol tjet\u00ebr n\u00eb prapasken\u00eb, at\u00eb t\u00eb shantazhuesit n\u00eb raport me k\u00ebrkesat e pedagog\u00ebve p\u00ebr rritjen e rrogave, kur duhej t\u00eb ishin mb\u00ebshtet\u00ebsit e ligjsh\u00ebm t\u00eb stafit t\u00eb tyre. Ndaj sot do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-38452","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38452"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38452\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}