{"id":39948,"date":"2023-03-10T18:41:40","date_gmt":"2023-03-10T18:41:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=39948"},"modified":"2023-03-10T19:45:18","modified_gmt":"2023-03-10T19:45:18","slug":"berisha-sot-i-them-rames-mblidhi-te-gjitha-bravat-dhe-alibashet-e-ballkanit-por-do-mundesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/10\/berisha-sot-i-them-rames-mblidhi-te-gjitha-bravat-dhe-alibashet-e-ballkanit-por-do-mundesh\/","title":{"rendered":"Berisha: Sot i them Ram\u00ebs, mblidhi t\u00eb gjitha bravat dhe alibash\u00ebt e Ballkanit, por do mundesh!"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KREUT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb KAVAJ\u00cb, FISNIK QOSJA<\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrate e demokrat\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs, qytetare e qytetar\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs, kudo q\u00eb jeni sot, p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme, nderimin m\u00eb t\u00eb madh ndaj jush, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme, rolin tuaj n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare, p\u00ebr dashurin\u00eb tuaj p\u00ebr Kavaj\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>I dashur kandidati yn\u00eb i shk\u00eblqyer, kandidati i liris\u00eb, i primareve, i fitores, Fisnik Qosja.<\/p>\n<p>I dashur kryetar i PD, t\u00eb dashur drejtues t\u00eb PD-s\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr dhe rreth, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebni.<\/p>\n<p>Miq t\u00eb mi!<\/p>\n<p>Ne sot mblidhemi k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb pallatet e krimit, t\u00eb organizatave kriminale, po b\u00ebhen projekte ogurzeza, u b\u00ebn\u00eb projekte p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar PD-n\u00eb, forc\u00ebn politike q\u00eb solli pluralizmin n\u00eb Shqip\u00ebri, nga zgjedhjet. Sot kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja m\u00eb e shk\u00eblqyer q\u00eb kjo organizat\u00eb kriminale e kryesuar nga Edi Rama, merr nga qytetar\u00ebt e Kavaj\u00ebs dhe do e marr\u00eb nga mbar\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vitet e fundit PD-ja p\u00ebrjetoi skenare dhe kalvare si asnj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr politike n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb n\u00eb vendet e lira. P\u00ebrjetoi skenarin ogurzi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, mafias shqiptare, mafias nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb saj. T\u00eb gjitha k\u00ebto, se k\u00ebta mafioz\u00eb shqiptar\u00eb, amerikan\u00eb e \u00e7far\u00ebdolloj kombi ishin, kishin vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim; pushtetin e Edi Ram\u00ebs ta forconim me t\u00eb gjitha mjetet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb bashk\u00ebsundonin me t\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb boshatisjes nga shqiptar\u00ebt, q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb largoheshin masivisht dhe k\u00ebtu t\u00eb mbret\u00ebronte, sundonte mafia.<\/p>\n<p>Kjo goditje u p\u00ebrballua me nj\u00eb guxim epik nga ju epik nga ju demokrat\u00ebt e demokratet e Kavaj\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ju u ngrit\u00ebt me guxim, t\u00eb vendosur, si t\u00eb pamposhtur n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave q\u00eb besoni, t\u00eb idealeve q\u00eb besoni.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi po t\u00eb kthehemi 30 viteve m\u00eb par\u00eb, shumica juaj ndoshta nuk i mban mend ato vite, por \u00e7far\u00eb gjejm\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb, n\u00eb Kavaj\u00eb gjen burra dhe gra, djem, vajza e t\u00eb moshuar, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kudo tjet\u00ebr, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Europ\u00eb, kishin ruajtur n\u00eb shpirt vlerat m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb njeriut. Kishin ruajtur besimin tek zoti, tek familja, tek Kavaja, respektin p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ishte shkaku m\u00eb themelor q\u00eb Kavaja u zgjua m\u00eb e fuqishme se kushdo tjet\u00ebr n\u00eb agun e ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha. Ishin k\u00ebto vlera t\u00eb mbrujtura n\u00eb shpirtin e kavajasve q\u00eb ngrit\u00ebn Kavaj\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Pas 32 vitesh ishin po k\u00ebto vlera q\u00eb ngrit\u00ebn demokrat\u00ebt n\u00eb k\u00ebmb\u00eb si t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hark kohor 2 vje\u00e7ar u p\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr mposhtjen ton\u00eb, kurse ne u d\u00ebshmuam t\u00eb pamposhtur. Jo se ne jemi mbinjer\u00ebzor, ne jemi tok\u00ebsor dhe vdekatar si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por ne nj\u00ebsoll si kavajasit n\u00eb vitet 1990, besojm\u00eb n\u00eb disa vlera q\u00eb i kemi t\u00eb shenjta, i kemi ideale dhe nuk i l\u00ebshojm\u00eb ato.<\/p>\n<p>Besojm\u00eb n\u00eb kauz\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikojm\u00eb p\u00ebr at\u00eb, ta mbrojm\u00eb at\u00eb. Ne u ngrit\u00ebm dhe nuk u mposht\u00ebm, sepse ne jemi qytetar\u00eb dhe qytetare, jemi njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt besojm\u00eb se gabojm\u00eb, nuk e konsiderojm\u00eb kurr\u00eb veten si t\u00eb pagabuesh\u00ebm. Por ama gabimet i njohim dhe nuk i p\u00ebrs\u00ebritim, i pranojm\u00eb dhe nuk i p\u00ebrs\u00ebritim.<\/p>\n<p>E tha Fisniku se ne b\u00ebm\u00eb gabim 4 vite m\u00eb par\u00eb, shum\u00eb t\u00eb madh. Por do t\u00eb ju rr\u00ebfej un\u00eb k\u00ebtu ju,\u00a0 se k\u00ebto jav\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet m\u00eb antidemokratike, m\u00eb primitive, m\u00eb hakmarr\u00ebse q\u00eb ne t\u00eb mos marrim pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. Ne do t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe do t\u00eb fitojm\u00eb. Asgj\u00eb s\u2019na ndal ne t\u00eb respektojm\u00eb aspiratat vullnetin, p\u00ebrfaq\u00ebsimin, d\u00ebshirat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Ne do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe do t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje n\u00eb vijm\u00eb m\u00eb krenar\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb. Kam ardhur shum\u00eb her\u00eb tek ju. Kam paraqitur tek ju, deputet\u00eb, kryetar\u00eb bashkie, njer\u00ebz t\u00eb nderuar, njer\u00ebz q\u00eb i vler\u00ebsoj jasht\u00eb mase p\u00ebr kontributet. Por k\u00ebsaj here vij m\u00eb i \u00e7liruar, m\u00eb krenar\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb, sepse Fisnik Qosja \u00ebsht\u00eb kandidati juaj, \u00ebsht\u00eb kandidati i liris\u00eb, sepse e zgjodh\u00ebt ju, dhe ju do t\u00eb firmosni fitoren e tij.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb shkojm\u00eb ne kemi dal\u00eb para shqiptar\u00ebve dhe dalim ball\u00ebhapur, sepse me procedura transparente keni em\u00ebruar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit, kandidat\u00ebt p\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb par\u00eb. Dhe u garantoj ju, se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i madh q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb. Na b\u00ebn ne m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb. Se ky hap, ky vendim dhe ky proces, e b\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsimin tuaj m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm se \u00e7do forc\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi tjet\u00ebr dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht, rrethan\u00eb e fuqishme p\u00ebr fitoren ton\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Ne nisim k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, betej\u00eb elektorale n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr vendin. N\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb Shqip\u00ebria l\u00ebngon n\u00eb nj\u00eb moniz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb eg\u00ebr, barbara, n\u00eb nj\u00eb moniz\u00ebm q\u00eb bazohet n\u00eb krimin, drog\u00ebn, bazohet n\u00eb vjedhjen tuaj nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb nga sekti m\u00eb antishqiptar q\u00eb ka njohur kombi, sekti i rilindjes me n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nj\u00eb proces e ka t\u00eb hapur me McGonigalin dhe dosjet i ka gjer n\u00eb tavan dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb problemi, dhe ta kemi t\u00eb qart\u00eb se k\u00ebtu q\u00ebndron frika, tmerri, nga PD-ja, nga vota e juaj, nga largimi nga pushteti.<\/p>\n<p>Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb kuptimin e nenit 3 t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb, mbi gjenocidin. Ky nen thot\u00eb; krijimi i kushteve t\u00eb llogaritura p\u00ebr t\u00eb larguar njer\u00ebzit nga vendi ku banojn\u00eb \u00ebsht\u00eb akt gjenocidal.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb krijim kushtesh p\u00ebr t\u00eb tmerruar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb kur ti autorizon veten t\u00eb shkat\u00ebrrosh \u00e7do banes\u00eb q\u00eb do ti, sepse \u00ebsht\u00eb 50 vje\u00e7are, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb till\u00eb jan\u00eb mbi 300 mij\u00eb banesa n\u00eb Shqip\u00ebri, mbi 200 mij\u00eb apartamente dhe ky akt nuk ekziston kund n\u00eb bot\u00eb. Ky akt synon ti tmerroj\u00eb shqiptar\u00ebt, ti largoj\u00eb nga Shqip\u00ebria, t\u00eb krijoj\u00eb pasiguri t\u00eb plot\u00eb, ky akt synon t\u00eb ju grabis\u00eb, t\u00eb ju pla\u00e7kis\u00eb trojet, p\u00ebr t\u00eb investuar mafioz\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb investuar qeveritar\u00ebt.<\/p>\n<p>Mora vet\u00ebm vendimin e fundit, por ai q\u00eb deklaroi para medieve se firmos, pam, pam, pam, e fap, fap, fap, ai vjedh, pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Ta dini nga un\u00eb. Miqt\u00eb e mi, nj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk firmos kurr\u00eb pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr firmos me ligjin para, mendon 7 her\u00eb para se t\u00eb firmos\u00eb nj\u00eb her\u00eb, nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00ebndron besnik i ligjit, q\u00ebndron n\u00eb an\u00ebn e mbrojtjen e interesave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje jan\u00eb jetike, jan\u00eb ndofta zgjedhjet pas viteve \u201990 m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi, sepse ne jemi n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me nj\u00eb moniz\u00ebm q\u00eb nuk njeh asnj\u00eb parim, asnj\u00eb ligj, asnj\u00eb norm\u00eb dhe asnj\u00eb standard.<\/p>\n<p>Ndaj dhe sot \u00e7do qytetar i Kavaj\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mision t\u00eb madh, historik p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb duart k\u00ebtij regjimi. Fitorja mbi monizmin fillon n\u00eb 14 maj, kjo fitore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr Kavaj\u00ebn, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo fitore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar. Kjo fitore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, kjo fitore k\u00ebrkon ti dalim zot Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama dhe sekti i tij, organizata e tij kriminale, e shtrir\u00eb me tentakula me k\u00ebta zyrtar\u00ebt e klonuar prej tij, t\u00eb cil\u00ebt vjedhin dit\u00ebn, nat\u00ebn, n\u00eb gjum\u00eb, me h\u00ebn\u00eb, me diell, n\u00eb shi n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, parat\u00eb tuaja. Ju urren ju ai, ai i urren shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb i lejon vetes t\u00eb qarkoj\u00eb bot\u00ebn me avion me dhom\u00eb gjumi, sikur t\u00eb ishte i biri i sulltanit t\u00eb Arabis\u00eb Saudite, nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb shpenzon 22 mln euro vet\u00ebm p\u00ebr fluturime me avion n\u00eb dispozicion, nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb blen vazon e drurit \u00a04 mln euro, nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ulet drekon, e darkon me 10 mij\u00eb euro, ju them un\u00eb ju, ai ndaj qytetar\u00ebve ka vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7mim, ka vet\u00ebm urrejtje.<\/p>\n<p>Ka at\u00eb urrejtje dhe p\u00ebr\u00e7mim q\u00eb ka hajduti q\u00eb i vjedh, edhe Edi Rama vjedh qytetar\u00ebt nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb dhe ndaj i lejon vetes gjith\u00e7ka, \u00e7do lloj luksi, shpenzimi.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kthehemi bashk\u00eb n\u00eb vitin 2012, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte shum\u00eb vizitor\u00eb, por jo pak prej tyre makin\u00eb t\u00eb blinduar. Kishim nj\u00eb t\u00eb modifikuar dhe e vendos\u00ebm e blem\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr delegacionet. Asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme dhe kurr\u00eb un\u00eb at\u00eb vetur\u00eb, at\u00eb makin\u00eb nuk e kam pasur n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>A u kujtohet si u mbush shtypi i tyre me sulme; Berisha bleu \u2018Benzin\u2019 600 mij\u00eb dollar\u00eb. Fluturimet e Edi Ram\u00ebs jan\u00eb sot 35 her\u00eb m\u00eb t\u00eb kushtueshme se Benzi q\u00eb u ble p\u00ebr delegacione.<\/p>\n<p>Edi Rama urren shqiptar\u00ebt. N\u00eb 2013 ju qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb ishit n\u00eb nj\u00eb arritje, e quaj at\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb histori, pse nga nj\u00ebra m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb? Shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr kemi qen\u00eb, diktatura na renditi ne n\u00eb njer\u00ebzit e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb planetit. Por n\u00eb 2012 ne dol\u00ebm nga ato hone ku ishim zhytur, u rendit\u00ebm me kombet me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta. Me rroga e pensione, u rendit\u00ebm t\u00eb par\u00ebt n\u00eb Ballkan. Lam\u00eb mbrapa dy vende t\u00eb BE-s\u00eb, sigurisht ua them k\u00ebtu kjo ishte nj\u00eb nga q\u00ebllimet absolute m\u00eb madhore t\u00eb qeveris\u00eb dhe Sali Berish\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb thoni ju mua a kishte korrupsion? Po kishte korrupsion, por kishte luft\u00eb t\u00eb vendosur kund\u00ebr korrupsionit, sepse p\u00ebrve\u00e7 dyshimit t\u00eb rrogave dhe pensioneve dhe gjithsej duke rritur borxhin me 4.6 %, ne rind\u00ebrtuam dhe nd\u00ebrtuam 11 mij\u00eb km rrug\u00eb, ne ja dol\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb dhe rind\u00ebrtojm\u00eb mbi 1300 shkolla, kopshte, \u00e7erdhe n\u00eb mbar\u00eb vendin. Ja dol\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb qindra qendra, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb impiante t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza, t\u00eb parin e kemi inauguruar n\u00eb Kavaj\u00eb. Kur kemi dor\u00ebzuar pushtetin kemi nd\u00ebrtuar 11 t\u00eb tilla n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ta sjellim Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e internetit. Dhe borxhi u rrit me vet\u00ebm 4.4 %, ishte 58.2 arriti 62.6.<\/p>\n<p>Edi Rama e rriti borxhin 43%. Edi Rama vodhi buxhetin dhe parat\u00eb e borxhit 80-90 % e tyre. Rrogat sot jan\u00eb 30% po t\u00eb krahasojm\u00eb me inflacionin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vitin 2013. Pensionet sot jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshmet.<\/p>\n<p>Mburrej sot se ua b\u00ebra fishat e insulin\u00ebs falas. Tallje cinike, ata nuk meritojn\u00eb vet\u00ebm fishat e insulin\u00ebs, meritojn\u00eb \u00e7do ila\u00e7 falas, meritojn\u00eb dyfishim pensionesh, kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, trajtim krejt tjet\u00ebr. N\u00ebse nuk do i urrente qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, ai nuk mund t\u00eb mendonte kurr\u00eb t\u00eb ngrinte rrogat.<\/p>\n<p>Me borxhin q\u00eb ka marr\u00eb ai mund dyfishonte \u00e7do vit rrogat e shqiptar\u00ebve. 122 miliard\u00eb lek\u00eb u vodh\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb 9 muaj e vitit 2022. Ato jan\u00eb 30% m\u00eb shum\u00eb se fondi vjetor i pagave n\u00eb Shqip\u00ebri. Por ky vjedh, sepse nd\u00ebrton rrug\u00ebn me \u00e7mim 6-10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se sa nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, se nd\u00ebrton shkoll\u00ebn 6-10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se sa nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Ky vjedh se nd\u00ebrton rrug\u00ebt an\u00ebsore nga Lekaj n\u00eb Fier, me \u00e7mim 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se\u00e7 ka kushtuar rruga kryesore e autostrad\u00ebs. Ky vjedh n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ky do si i mbyturi t\u00eb kapet pas \u00e7do fije bari, pas Bash\u00ebs dhe Brav\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin. Por sot i thash\u00eb, t\u00eb gjitha bravat dhe alibash\u00ebt e Ballkanit po t\u00eb grumbullosh, do t\u00eb humb\u00ebsh, do mundesh do p\u00ebsosh vet\u00ebm disfat\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>T\u00eb dashura zonja dhe zonjusha n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb!<\/p>\n<p>Thirrja ime m\u00eb e par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju, t\u00eb cilat n\u00eb \u00e7do fushat\u00eb, n\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje keni luajtur rolin absolutisht m\u00eb kryesor n\u00eb fitoren e PD-s\u00eb. Ndaj dhe shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb ju b\u00ebj thirrje ju, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve; kjo koh\u00eb q\u00eb ka ngelur nga 14 maji, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Fisnik Qosja, t\u00eb ulet si sh\u00ebrb\u00ebtor i juaj, si djal\u00eb i juaj, si fisnik i juaji n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, t\u00eb ua kthej\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e qytetit, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon q\u00eb i madh e i vog\u00ebl, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne s\u00eb bashku t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka, t\u00eb bashkojm\u00eb forcat tona me t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij qyteti. Un\u00eb u them ju se Kavaja n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ka fituar se u bashkua, se ishte qyteti m\u00eb i bashkuar dhe shum\u00eb nga ju e mbajn\u00eb mend shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. U \u00e7lirua e para se ishte m\u00eb i bashkuari qytet. N\u00ebse ne bashkohemi sot si\u00e7 u bashkuan kavajasit 32 vite m\u00eb t\u00eb par\u00eb, Edi Rama nuk ka t\u00eb ardhme, merr at\u00eb q\u00eb meriton n\u00eb 14 maj.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb kjo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb parti, nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. \u00cbsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr fatin e demokracis\u00eb, pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr ti dal\u00eb zot Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndaluar rrokullisjen e saj. \u00cbsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar Kavaj\u00ebn n\u00eb tok\u00ebn e bekuar si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb Zoti, p\u00ebr bijt\u00eb dhe bijat e Kavaj\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin e bekuar t\u00eb cilin hajnat, hajdut\u00ebt, bandat po e shnd\u00ebrrojn\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk mund t\u00eb jetojn\u00eb, nj\u00eb vend t\u00eb mallkuar. K\u00ebt\u00eb nuk e meritojn\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto jan\u00eb dimensionet e misionit ton\u00eb. Mision m\u00eb t\u00eb madh nuk kemi pasur ndonj\u00ebher\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb mision ta p\u00ebrmbushim ne at\u00eb. Ju garantoj se do t\u00eb jemi krenar gjith\u00eb jet\u00ebn me detyrimet q\u00eb kryejm\u00eb. Do t\u00eb jemi krenar para f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, do jet\u00eb investimi m\u00eb i shk\u00eblqyer q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr veten dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ka demokrate, ka demokrat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb arsye apo nj\u00eb tjet\u00ebr, kan\u00eb mbetur zem\u00ebrthyer. Por atyre u them sot secilit prej tyre, n\u00eb drit\u00ebn e diellit, \u00e7do njeri q\u00eb ka sy, ka par\u00eb se Lulzim Basha, se Alibasha jan\u00eb pengje t\u00eb neveritshme t\u00eb nj\u00eb njeriu, t\u00eb nj\u00eb armiku t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Se Edi Rama p\u00ebrdori k\u00ebto vegla, pengje p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb sipas tij, nj\u00eb goditje fatale PD-s\u00eb, por ai d\u00ebshtoi, ai do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, ai dhe Bravat dhe Alibash\u00ebt i p\u00ebrkasin turpit t\u00eb historis\u00eb. Demokrate e demokrat\u00eb kudo q\u00eb jeni, b\u00ebni zgjidhjen, zgjidhja \u00ebsht\u00eb me PD, me pluralizmin, demokracin\u00eb me Kavaj\u00ebn, me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhja \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb dor\u00ebn tuaj duke trokitur n\u00eb zemr\u00ebn e \u00e7do fqinji, qytetari, kudo n\u00eb t\u00eb 4-an\u00ebt e k\u00ebtij rrethi, duke u ulur, duke diskutuar. Do u thon\u00eb, demokrat\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime, po, por demokrat\u00ebt i njohin dhe i korrigjojn\u00eb gabimet. Do u thon\u00eb si mund t\u00eb dyfishohen rrogat. Kur jan\u00eb dyfishuar 10 vite m\u00eb par\u00eb tani rrogat trefishohen, jo dyfishohen.<\/p>\n<p>Ju garantoj un\u00eb ju, se sa t\u00eb jet\u00eb PD n\u00eb pushtet, rritja dhe vet\u00ebm rritje rrogash dhe pensionesh do t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllimi i saj m\u00eb i par\u00eb.<\/p>\n<p>Garantoj bizneset e Kavaj\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se leht\u00ebsit\u00eb p\u00ebr to, mb\u00ebshtetja e tyre, ulja drastike e barr\u00ebs fiskale t\u00eb cilat burojn\u00eb nga konceptet, besimet tona p\u00ebr iniciativ\u00ebn e lir\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb palcore e programit ton\u00eb. Ndaj mb\u00ebshteteni k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, mb\u00ebshteteni k\u00ebt\u00eb revolucion sepse sot Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj.<\/p>\n<p>U them t\u00eb rinjve, ju ftoj t\u00eb b\u00ebheni fytyra e k\u00ebtij revolucioni, energjia dhe guximi i tij. Trokisni n\u00eb \u00e7do der\u00eb, bisedoni me \u00e7do qytetar, sepse fjala juaj \u00ebsht\u00eb lutja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta. \u00c7do njeri q\u00eb ju d\u00ebgjon ju, ndalet e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn fjal\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb detyrime ndaj jush sepse mbani mbi supe t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij kombi. K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebto 2 muaj b\u00ebni gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb firmosur me 14 maj fitoren e PD-s\u00eb, fitoren e pluralizmit, fitoren e shqiptarizmit, fitoren e vlerave.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Kavaja, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KREUT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT N\u00cb KAVAJ\u00cb, FISNIK QOSJA T\u00eb dashur demokrate e demokrat\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs, qytetare e qytetar\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs, kudo q\u00eb jeni sot, p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme, nderimin m\u00eb t\u00eb madh ndaj jush, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme, rolin tuaj n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare, p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":39915,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-39948","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39948\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}