{"id":40506,"date":"2023-03-15T19:40:23","date_gmt":"2023-03-15T19:40:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=40506"},"modified":"2023-03-15T19:40:23","modified_gmt":"2023-03-15T19:40:23","slug":"berisha-ne-14-maj-shqiperia-do-te-marre-kthesen-demokracia-do-te-rivendose-pluralizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/15\/berisha-ne-14-maj-shqiperia-do-te-marre-kthesen-demokracia-do-te-rivendose-pluralizmin\/","title":{"rendered":"Berisha: N\u00eb 14 maj Shqip\u00ebria do t\u00eb marr\u00eb kthes\u00ebn, demokracia do t\u00eb rivendos\u00eb pluralizmin!"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT T\u00cb MIRDIT\u00cbS, ALBERT MELYSHI<\/p>\n<p>T\u00eb dashur mirditore e mirditor\u00eb, t\u00eb pranish\u00ebm sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim madh\u00ebshtor.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur mirditore e mirditor\u00eb, kudo q\u00eb jeni sonte n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e k\u00ebtij rrethi, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb emigracion dhe diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme.<\/p>\n<p>Nderimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Ky entuziaz\u00ebm kjo pritje \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e vizionit tuaj p\u00ebr fitoren, d\u00ebshmi e energjis\u00eb tuaj t\u00eb pashtershme, e dashuris\u00eb tuaj p\u00ebr Mirdit\u00ebn, vendosm\u00ebris\u00eb tuaj p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb Mirdit\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb at\u00eb q\u00eb pret, ndryshimin, kthes\u00ebn, fitoren.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb, zonja\u00a0Metaliaj, zonja Hoti, zoti\u00a0Piroli. I nderuar kryetar i PD, Mirdit\u00eb, Aleksand\u00ebr, e nderuar zonja Topalli, t\u00eb dashur kandidat t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb par\u00eb,\u00a0AlbertMelyshi\u00a0p\u00ebr Mirdit\u00ebn, Behar\u00a0Haxhiaj, Kurbin,\u00a0Pashk\u00a0Gjoni, Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb sot tek ju kam ardhur p\u00ebr t\u00eb paraqitur kandidatin e PD-s\u00eb p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb t\u00eb Rr\u00ebshenit,\u00a0Albert\u00a0Melyshi. Vij ball\u00ebhapur, krenar sepse\u00a0Albert\u00a0Melyshi\u00a0p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidati juaj, i vot\u00ebs tuaj, i besimit tuaj.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb 2021 ne u gjet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr politike. Un\u00eb erdha k\u00ebtu, shkova e takova demokrat\u00ebt kudo, dhe ata me nj\u00eb pjekuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme politike k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb zgjidhnit vet\u00eb kryetar\u00ebt, drejtuesit e partis\u00eb. T\u00eb zgjidhnit vet\u00eb qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po k\u00ebrkonit ju? Po k\u00ebrkonit q\u00eb PD t\u00eb vendoste lirin\u00eb brenda saj n\u00eb piedestalin q\u00eb meriton dhe ne e b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Sot kudo ku shkoj un\u00eb ne kemi kandidat\u00ebt e liris\u00eb.\u00a0Albert\u00a0Melyshi\u00ebsht\u00eb kandidati liris\u00eb s\u00eb mirditor\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb i\u00a0Sali\u00a0Berish\u00ebs, edhe pse un\u00eb e mb\u00ebshtes me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn, si edhe ju, nuk \u00ebsht\u00eb as i kryesis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ne sh\u00ebnuam nj\u00eb hov t\u00eb madh n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb. Krahasoni\u00a0Albert\u00a0Melyshin\u00a0ju me at\u00eb kandidatin e dajakut. Mir\u00eb nuk m\u00eb vjen q\u00eb e them k\u00ebt\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb i socialist\u00ebve, por i Edi\u00a0Ram\u00ebs, prandaj ndodh ajo.<\/p>\n<p>Isha dje n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, por kush \u00ebsht\u00eb kandidati tjet\u00ebr, kryetari i PS-s\u00eb. \u00c7far\u00eb kishte ndodhur me t\u00eb? E kishte marr\u00eb\u00a0Tom\u00a0Doshi me koncesion.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb\u00a0them me k\u00ebt\u00eb\u00a0se kandidat\u00ebt tan\u00eb\u00a0nderojn\u00eb\u00a0\u00e7do qytetar\u00eb\u00a0t\u00eb Mirdit\u00ebs, demokrat, socialist\u00a0dhe t\u00eb paparti.<\/p>\n<p>Ju garantoj se kjo praktik\u00eb e konsoliduar, kjo praktik\u00eb do ti b\u00ebj\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrulen p\u00ebrulur para kush, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb tuaj, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb ata ta p\u00ebrkushtohen me t\u00eb gjitha forcat qytetarit dhe jo kryetarit. Dhe ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb demokraci dhe liri.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e njohin men\u00e7urin\u00eb tuaj. Ju e keni shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se k\u00ebto zgjedhje v\u00ebrtet\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, por n\u00eb realitet n\u00ebse e matim vot\u00ebn ton\u00eb me 14 maj n\u00eb raport me situat\u00ebn dramatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia jan\u00eb absolutisht m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet q\u00eb nga viti 1992 e gjer sot.<\/p>\n<p>Sot ne jemi nj\u00eb komb n\u00eb rrokullisje, n\u00eb nj\u00eb rrokullisje t\u00eb cil\u00ebn nuk na e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dot, nuk na e kan\u00eb shkaktuar dot as pushtuesit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, as pushtimet e gjata. Jo ne kemi q\u00ebndruar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sot ndodh nj\u00eb dukuri, nuk po them shfarosje, por shpopullim i friksh\u00ebm dhe i tmerrsh\u00ebm. Nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2022, n\u00eb 8 vite jan\u00eb larguar p\u00ebr n\u00eb BE, 937 mij\u00eb shqiptar\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit Mirdita ka\u00a0patur\u00a0gjithsej 100 nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb klasat e para. K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb mbyllur qindra klasa dhe shum\u00eb shkolla n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit.<\/p>\n<p>Nga ajo shif\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmenda\u00a0m\u00ebsip\u00ebr\u00a080% jan\u00eb posht\u00eb 30 vje\u00e7. Nuk ka luft\u00eb, fatkeq\u00ebsi natyrore t\u00eb ket\u00eb pak\u00ebsuar nj\u00eb komb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr aq sa na pak\u00ebsoi ne regjimi i\u00a0Ram\u00ebs. Ky ushtron gjenocid, sipas konvent\u00ebs s\u00eb OKB: krijimi i kushteve t\u00eb\u00a0kalkulueshme\u00a0q\u00eb t\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb largohen nga vendi i tyre \u00ebsht\u00eb akt gjenocidi.<\/p>\n<p>A nuk e filloi ky duke arrestuar 38 mij\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr faturat e energjis\u00eb dhe ujit, q\u00eb nuk ndodh askund n\u00eb bot\u00eb se jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile. A nuk arrestoi ky 3 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb\u00a0lehoh\u00ebn\u00a0me f\u00ebmij\u00eb 8 dit\u00ebsh, a nuk u vra zonja 60-vje\u00e7are q\u00eb mbante mbes\u00ebn duke b\u00ebr\u00eb dy pun\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb banak, se Edi\u00a0Rama\u00a0\u00e7irret dhe b\u00ebrtet; t\u00eb han\u00eb kok\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit, sikur nuk ka shtet. T\u00eb han\u00eb kok\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit thot\u00eb ai, i cili ua dor\u00ebzon rendin, sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve, vras\u00ebsve dhe bandave. T\u00eb han\u00eb kok\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit thot\u00eb ai, i cili u jep licenc\u00eb p\u00ebr vrasje, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ne\u00a0skemid\u00ebnim me vdekje, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ne paguajm\u00eb 15 mij\u00eb rrog\u00ebtar me uniform\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shum\u00eb asistojn\u00eb krimin se mbrojn\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kushte q\u00eb i largojn\u00eb shqiptar\u00ebt nga Shqip\u00ebria. Pasiguri e madhe, por mbi t\u00eb gjitha ajo q\u00eb\u00a0lemerit\u00ebshqiptar\u00ebt sot n\u00eb shumic\u00ebn e tyre \u00ebsht\u00eb varf\u00ebria, pasiguria,\u00a0pamund\u00ebsia\u00a0p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb nes\u00ebrmen e tyre. Sigurisht t\u00eb mbash nj\u00eb popull, nj\u00eb shoq\u00ebri 8 vite pa rrit\u00eb rrogat nuk ka ciniz\u00ebm m\u00eb ekstrem,\u00a0pashpirt\u00ebsi\u00a0m\u00eb t\u00eb madhe, pandjeshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe ndaj tyre. Sepse \u00ebsht\u00eb alfa e \u00e7do gj\u00ebje.<\/p>\n<p>\u00c7mimet rriten \u00e7do vite dhe ky \u00ebsht\u00eb ligji i tyre, ligji natyral, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb rrogat duhet t\u00eb rriten \u00e7do vit. Nj\u00eb nga arritjet m\u00eb historike tonat ishte n\u00eb vitin 2008. Ne deri n\u00eb vitin 2008 kishim ardhur si m\u00eb t\u00eb varfrit n\u00eb Ballkan, m\u00eb t\u00eb\u00a0keqpaguarit\u00a0n\u00eb\u00a0Europ\u00eb, por e nis\u00ebm si nj\u00eb 3 kombet m\u00eb t\u00eb\u00a0keqpaguara\u00a0n\u00eb bot\u00eb. Dhe dol\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit p\u00ebr paga. Ishte arritje e madhe. Nuk ishim t\u00eb pasur, ato rroga nuk na b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur, por kishin nj\u00eb gj\u00eb, kishin brenda nj\u00eb mesazh se nes\u00ebr do t\u00eb jemi m\u00eb mir\u00eb, se nes\u00ebr do t\u00eb rriten s\u00ebrish, se rritja do t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka kryeminist\u00ebr m\u00eb \u00e7\u2019njer\u00ebzor, m\u00eb cinik se at\u00eb q\u00eb nuk ka q\u00ebllim kryesor rritjen e rrogave, pensioneve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tij. \u00c7far\u00eb ndodh? N\u00eb 2013\u00a0prap\u00a0nuk ishim t\u00eb m\u00ebk\u00ebmbur, por ishte varf\u00ebri n\u00eb pak\u00ebsim, n\u00eb zvog\u00eblim. Kurse sot ku jemi ne, sot kemi rrogat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb Ballkan. Sot Kosova q\u00eb ka gjithsej 15 vite shtet i pavarur, ka rrogat 30-50 % m\u00eb t\u00eb larta se ne.<\/p>\n<p>Sot t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit kan\u00eb rroga m\u00eb t\u00eb larta se ne. Po pse kjo. Absolutisht vet\u00ebm e vet\u00ebm se Edi\u00a0Rama\u00a0i urren qytetar\u00ebt, qeveria e tij i urren qytetar\u00ebt. Do m\u00eb falni k\u00ebtu. Po t\u00eb shikoni at\u00eb qeveria, aty pas q\u00ebndrojn\u00eb 10-12 zonja, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Por a foli ndonj\u00ebra prej tyre p\u00ebr Dian\u00ebn q\u00eb e futi n\u00eb burg lehon\u00eb, a e d\u00ebgjuat t\u00eb\u00a0thoj\u00eb\u00a0ndonj\u00ebra prej tyre nj\u00eb fjal\u00eb. Por \u00e7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto? A jan\u00eb n\u00ebna k\u00ebto, a jan\u00eb motra k\u00ebto. I transformon vjedhja, vjedhja i b\u00ebn ato q\u00eb t\u00eb mos ndjenj\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd, ve\u00e7 p\u00ebr xhepat, kontot e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhash\u00eb nj\u00eb shembull dhe un\u00eb mund t\u00eb jap me dhjet\u00ebra shembuj. \u00cbsht\u00eb kryetare parlamenti tjetra. Po kryetare parlamenti q\u00eb pranon t\u00eb burgoset p\u00ebr 250 mij\u00eb lek\u00eb lehona, por ajo duhej \u00a0ti \u00e7onte nga rroga e saj 20 her\u00eb ato lek\u00eb e jo t\u00eb pranonte nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb qeveritar\u00eb q\u00eb urrejn\u00eb qytetar\u00ebt. K\u00ebtyre u duken njer\u00ebzit qenie inferiore, u duken t\u00eb padijsh\u00ebm, u duken se ashtu e meritojn\u00eb ndaj dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje, nj\u00eb apel. Atij nuk i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje pse ikin shqiptar\u00ebt. T\u00eb ikin thot\u00eb, mjafton t\u00eb pasurohet ai.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh? Ndaj dhe k\u00ebto zgjedhje nuk jan\u00eb zgjedhje vet\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb vendore, jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb, fatin ton\u00eb, p\u00ebr \u00e7do demokrat, socialist dhe pa parti.<\/p>\n<p>Thirrja \u00ebsht\u00eb t\u00eb bashkohemi, sepse sot jemi njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb vjedhur n\u00eb\u00a0Europ\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb falni, pse u dyfishuan rrogat n\u00eb vitet 2005-2013. Sepse absolutisht kisha nj\u00eb q\u00ebllim m\u00eb kryesor, p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs tuaj, t\u00eb qytetar\u00ebve, kjo ishte kryesore.<\/p>\n<p>Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht me ato para q\u00eb mblidhnim dhe borxhin q\u00eb merrnim, p\u00ebr rrethanat u detyruam t\u00eb investojm\u00eb miliarda n\u00eb infrastruktur\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb fshatin shqiptar jan\u00eb investuar 3.2 miliard\u00eb euro, sepse ishte mesjet\u00eb, sepse rrug\u00ebt ishin t\u00eb gjitha t\u00eb paasfaltuara, sepse\u00a0uj\u00ebsjell\u00ebsa-kanalizime nuk kishte, sepse po nuk u zhvillua fshati nuk ka Shqip\u00ebri t\u00eb zhvilluar. Fshati nuk zhvillohet n\u00ebse nuk krijon t\u00eb gjitha kushtet nj\u00ebsoj si n\u00eb \u00e7do lagje t\u00eb qytetit, furnizim me uj\u00eb, rrug\u00ebn, shkoll\u00ebn, qendr\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore etj. Pse do rrij\u00eb ai atje, do t\u00eb ja krijosh k\u00ebto kushte dhe ne po punonim.<\/p>\n<p>Asfaltuam 11 mij\u00eb km rrug\u00eb, rind\u00ebrtuam shkollat, 1300 shkolla. U dyfishuan bizneset sepse p\u00ebrgjysmuam taksat. Pra u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e madhe, u krijuan t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb 4 vite t\u00eb tjera, rrogat t\u00eb dyfishoheshin, s\u00eb paku t\u00eb dyfishoheshin \u00e7do 4 vite. Dhe sot \u00e7do shqiptar, n\u00ebse ai kryeminist\u00ebr do t\u00eb ndjente sadopak dashuri, respekt p\u00ebr qytetar\u00ebt e tij, shqiptar\u00ebt do t\u00eb kishin rrog\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn, minimumi 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se n\u00eb 2013.<\/p>\n<p>Pse e them k\u00ebt\u00eb? Sepse ajo q\u00eb u b\u00eb deri n\u00eb 2013 u b\u00eb me t\u00eb ardhurat q\u00eb mblidheshin dhe borxhin q\u00eb u rrit me 4.4 % t\u00eb PBB. Sa e rriti borxhin zot\u00ebria? E rriti me 107 %, borxhin e ka rritur me 43 %. Vet\u00ebm me borxhin q\u00eb ka marr\u00eb, pa shtuar asnj\u00eb qindark\u00eb nga t\u00eb ardhurat rrogat dhe pensionet e shqiptar\u00ebve mund t\u00eb trefishoheshin pa asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Ku shkojn\u00eb k\u00ebto para, \u00e7far\u00eb ndodh. Vidhet, vidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb paimagjinueshme.<\/p>\n<p>Specialist\u00eb t\u00eb pavarur q\u00eb e njohin mir\u00eb ekonomin\u00eb dhe lapsin, kan\u00eb shkruar se kjo qeveri n\u00eb pun\u00ebt publike vjedh deri n\u00eb 90% t\u00eb investimit, 70-80 % \u00ebsht\u00eb e garantuar. Kjo qeveri nd\u00ebrton rrug\u00ebn n\u00eb fush\u00eb me 24\u00a0mln\u00a0euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb Gjermani, Franc\u00eb, Shqip\u00ebri dhe kudo, rruga n\u00eb fush\u00eb nd\u00ebrtohet me 2-3 milion\u00eb euro. Ka manuale nd\u00ebrtimi, nuk mund t\u00eb vendos\u00ebsh \u00e7mime q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Manualet e nd\u00ebrtimit jan\u00eb p\u00ebr \u00e7do artikull. K\u00ebta 24\u00a0mln.<\/p>\n<p>I p\u00ebrmend rrasat n\u00eb sheshe. A e dini ju sa kan\u00eb kushtuar sheshet n\u00eb 61 qytete, pllakat e gurit. T\u00eb gjitha t\u00eb nxjerra, 2.2 miliard\u00eb euro. T\u00eb gjitha jan\u00eb mundi dhe djersa juaj. Vjedhje e dhjet\u00ebfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe a do rrim\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb vjedhur dhe t\u00eb ikim, apo do t\u00eb p\u00ebrdorim vot\u00ebn n\u00eb 14 maj p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, ti japim nj\u00eb krah Shqip\u00ebris\u00eb, vetes ton\u00eb dhe t\u00eb ardhmes ton\u00eb. Pse ne t\u00eb ikim nga varf\u00ebria n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ka pasurit\u00eb me p\u00ebrrallore se \u00e7do vend tjet\u00ebr. Nuk ka vend me pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm rezerva ujore e saj \u00ebsht\u00eb pasuri p\u00ebrrallore. Shqip\u00ebrin\u00eb e quajn\u00eb Norvegjia e Ballkanit p\u00ebr uj\u00ebrat q\u00eb ka. Por \u00e7\u2019ndodh? Shqiptar\u00ebt vidhen.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh me energjin\u00eb? Kamxhik mbi shqiptar\u00ebt, nj\u00eb mallkim p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Tani dy vitet q\u00eb shkuan, fal\u00eb HEC-eve\u00a0t\u00eb reja q\u00eb u nd\u00ebrtua, q\u00eb tani prodhojn\u00eb 58 % t\u00eb prodhimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb vendit, ne kemi arritur n\u00eb 9 miliard\u00eb kilovat or\u00eb. Konsumi total n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 7 miliard\u00eb kilovat or\u00eb. 2 miliard\u00eb duhej t\u00eb ktheheshin n\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr ju, n\u00eb lek\u00eb dhe fonde. Jo, si vidhen, vidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb kriminale. Ver\u00ebs q\u00eb nuk ndodh kurr\u00eb, q\u00eb ka ligj q\u00eb nuk lejon, por nuk njohin ligj, i zbrazin digat dhe ja sheshin \u2018x\u2019, \u2018y\u2019, tjetrit. Kan\u00eb krijuar nd\u00ebrmarrje ata, q\u00eb e blejn\u00eb energjin\u00eb, ja shesin me 20-30 euro, jan\u00eb njer\u00ebzit e tyre dhe k\u00ebta e marrin energjin\u00eb n\u00eb ver\u00eb q\u00eb shkon 4-6 her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se kaq dhe e shesin n\u00eb burs\u00eb dhe ndajn\u00eb paret me qeveritar\u00ebt. Absolutisht.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, b\u00ebrtasin, kriza, kriza. Po \u00e7far\u00eb krize? Lufta mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs ka sjell\u00eb drama t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore, agresion barbar, por klim\u00ebn nuk e ka ndryshuar. Shirat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, dy vitet q\u00eb shkuan kan\u00eb qen\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb lag\u00ebshta, digat tona kan\u00eb qen\u00eb plot, kurse Edi\u00a0Rama\u00a0p\u00ebrdori energjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe pasuruar kast\u00ebn e tij dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7mimet, n\u00eb \u00e7mimet. Krijoi bordet, por \u00e7far\u00eb kishim ne me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, me prodhimin e bulmetit etj. Jo, bordet jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mimet, po u rrit \u00e7mimi arka e shtetit mbushet, sepse do m\u00eb falni, p\u00ebr \u00e7do got\u00eb uji q\u00eb pim\u00eb, paguajm\u00eb TVSh, p\u00ebr \u00e7do ushqim paguajm\u00eb TVSH. TVSH \u00ebsht\u00eb 20% e vler\u00ebs, por n\u00ebse \u00e7mimi rritet ajo me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb dyfisht\u00eb nga 20 b\u00ebhet 40 sepse \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Ato para u grumbulluan, 520\u00a0mln\u00a0euro. Qeverit\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, ua kthyen qytetar\u00ebve. Albin\u00a0Kurti, nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb, sepse ai ka vendin e vet, u dha pensionist\u00ebve 100 euro, ju dha student\u00ebve 100 euro, u dha zyrtar\u00ebve 120 euro, se atyre ua mori, ata blen\u00eb. \u00c7far\u00eb b\u00ebri \u00a0ky? Ia dha\u00a0klientel\u00ebs\u00a0s\u00eb vet 300 e ca milion\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ekzistenc\u00ebn, t\u00eb gjitha k\u00ebto po i largojn\u00eb shqiptar\u00ebt, ndaj dhe me 14 \u00e7far\u00eb do q\u00eb jemi, pavar\u00ebsisht nga bindjet t\u00eb bashkohemi p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahemi me vot\u00ebn ton\u00eb nga kjo e keqe e madhe q\u00eb quhet Edi\u00a0Rama\u00a0dhe qeveria e tij.<\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb\u00a0jasht\u00ebzakoshme\u00a0p\u00ebr fatin e demokracis\u00eb. Ju e keni par\u00eb vet\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrpjekjesh t\u00eb paimagjinueshme b\u00ebn Edi\u00a0Rama\u00a0p\u00ebr t\u00eb mbrojtur monizmin e tij. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur regjimin e tij monist, ai arrin t\u00eb korruptoj\u00eb dhe kontraktoi si vras\u00ebs me pages\u00eb\u00a0kryezbuluesin\u00a0e SHBA, jo vet\u00ebm at\u00eb. Ekip jan\u00eb ata, ekip kan\u00eb qen\u00eb ata, ua them un\u00eb ju dhe gjyqi do i nxjerr\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar vendin e tij, pozicionin e tij, pushtetin e tij ai ka korruptuar zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ambasador\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb\u00a0kurriz\u00eb\u00a0t\u00eb kujt, t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb nj\u00eb kombi q\u00eb ka vuajtur m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do komb tjet\u00ebr nga monizmi. T\u00eb gjitha k\u00ebto, p\u00ebr t\u00eb konsoliduar monizmin mbi shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Jav\u00ebt e fundit, sepse nuk po ndalem n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb se si u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekjet m\u00eb primitive m\u00eb t\u00eb turpshme q\u00eb PD-ja t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga zgjedhjet. U shty procesi gjyq\u00ebsor deri n\u00eb 3 dit\u00eb para afatit t\u00eb fundit dhe sigurisht me urdh\u00ebr u rr\u00ebmbye vula dhe sigla e PD-s\u00eb, duke besuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne nuk do t\u00eb hynim n\u00eb zgjedhje, do t\u00eb binin n\u00eb kurthin e tyre.<\/p>\n<p>Por ne e dinim se PD-ja jeton n\u00eb idealet tuaja, jeton n\u00eb zemrat tuaja. Jeton n\u00eb respektin e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt pluralizmi dhe liria jan\u00eb t\u00eb pandar\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe si\u00e7 d\u00ebshtuan me gjith\u00eb skenar\u00ebt e tjer\u00eb, d\u00ebshtuan dhe k\u00ebsaj radhe. Ne s\u00eb bashku do t\u00eb ecim drejt fitores.<\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb dita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn\u00a0Alert\u00a0Melyshi\u00a0do t\u00eb b\u00ebhet qytetari i par\u00eb i Rr\u00ebshenit, qytetari i par\u00eb i Mirdit\u00ebs. Koalicioni opozitar do ti jap\u00eb goditjen e merituar regjimit t\u00eb Edi\u00a0Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb marr\u00eb kthes\u00ebn e saj, demokracia shqiptare do t\u00eb rivendos\u00eb pluralizmin.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Mirdita, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD-s\u00eb, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT T\u00cb MIRDIT\u00cbS, ALBERT MELYSHI T\u00eb dashur mirditore e mirditor\u00eb, t\u00eb pranish\u00ebm sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim madh\u00ebshtor. T\u00eb dashur mirditore e mirditor\u00eb, kudo q\u00eb jeni sonte n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e k\u00ebtij rrethi, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb emigracion dhe diaspor\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":40507,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-40506","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40506\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}