{"id":40670,"date":"2023-03-17T10:28:46","date_gmt":"2023-03-17T10:28:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=40670"},"modified":"2023-03-17T10:28:46","modified_gmt":"2023-03-17T10:28:46","slug":"deshmia-e-forte-amerikane-per-aferen-rama-mcgonigal-i-dhane-naften-gazpromit-rus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/17\/deshmia-e-forte-amerikane-per-aferen-rama-mcgonigal-i-dhane-naften-gazpromit-rus\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e fort\u00eb amerikane p\u00ebr afer\u00ebn Rama-McGonigal: I dhan\u00eb naft\u00ebn Gazpromit rus"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i nderit i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb, Mark Crawford, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb bombastike p\u00ebr gazetarin amerikan, Zev Shalev, thot\u00eb se Edi Rama dhe Charles McGonigal punuan p\u00ebr t\u2019u hequr fushat e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nga duart e biznesit amerikan dhe p\u00ebr t\u2019i kaluar ato te bizneset ruse t\u00eb Gazprom.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e tij t\u00eb fort\u00eb, thuhet se qeveria shqiptare ndryshe hiqet me amerikan\u00ebt, por ndryshe vepron.\u00a0Ai citoi rastin e Damian Gjiknurit, i cili deklaroi n\u00eb Kongresin e SHBA se duhet pasur kujdes me rus\u00ebt, nd\u00ebrsa ua dha fushat e naft\u00ebs rus\u00ebve t\u00eb lidhur me McGonigal.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetari Shalev n\u00ebse \u00ebsht\u00eb pyetur nga FBI p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mega-skandal, ai thot\u00eb se nuk e ka pyetur kush, madje l\u00ebshon nj\u00eb \u2018thumb\u2019 edhe ndaj ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb se ata mund ta kontaktojn\u00eb n\u00ebse kan\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Crawford thot\u00eb se SHBA ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sy qorr ndaj shkeljeve q\u00eb ka kryer Edi Rama, por tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mjaft pasi zullumi \u00ebsht\u00eb trashur shum\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cShqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb nj\u00eb aleat. Por qart\u00ebsisht ka element\u00eb t\u00eb pushtetit q\u00eb thon\u00eb nj\u00eb gj\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.\u00a0Shqip\u00ebria ka ndihmuar SHBA, p\u00ebr disa raste kur un\u00eb mendoj se ka pasur gabime politike n\u00eb SHBA, si ajo e t\u00eb burgosurve t\u00eb Guantanamos, me rastin e arm\u00ebve kimike, me \u00e7\u00ebshtjen e muxhahedin\u00ebve.\u00a0Tani pyetja q\u00eb ngrihet \u00ebsht\u00eb se k\u00ebta po na ndihmojn\u00eb kur kemi nevoj\u00eb, dhe m\u00eb pas d\u00ebgjojm\u00eb z\u00ebra p\u00ebr korrupsionin dhe mbyllim nj\u00eb sy, d\u00ebgjojm\u00eb z\u00ebra p\u00ebr trafikun e drog\u00ebs dhe mbyllim nj\u00eb sy, d\u00ebgjojm\u00eb z\u00ebra p\u00ebr pastrim parash dhe mbyllim nj\u00eb sy.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Papritur kemi z\u00ebra p\u00ebr agjent\u00eb t\u00eb FBI t\u00eb korruptuar p\u00ebr interesa ruse dhe t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb: uau, nga doli kjo.\u00a0Kjo nuk doli nga askund, kjo erdhi hap pas hapi, sepse t\u00eb gjith\u00eb po mbyllnim nj\u00eb sy para problemeve t\u00eb dukshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.\u00a0Dikush duhet t\u00eb thot\u00eb mjaft, le ta pastrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, t\u00eb mos hiqemi sikur gj\u00ebrat jan\u00eb mir\u00eb, kur nuk jan\u00eb edhe aq mir\u00eb.\u00a0Tani pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u00a0Ka edhe t\u00eb tjera vrima lepuri n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Sepse personi B \u00ebsht\u00eb i lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb i lidhur me fushat e naft\u00ebs, por edhe me kinez\u00ebt, edhe me naft\u00ebn atje. \u00cbsht\u00eb i lidhur edhe me djem q\u00eb jan\u00eb fotografuar me djalin e presidentit Biden. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rrjet\u00eb shum\u00eb interesante intrigash dhe ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrmuar,\u201d<\/em>\u00a0tha Crawford.<\/p>\n<p><strong>A ka folur FBI me ju p\u00ebr hetimin e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, a ka folur me ju se cili mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb implikimi i McGonigal?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kam folur me ta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Asnj\u00eb prokuror nuk ka qen\u00eb n\u00eb kontakt me ju p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebveshje, askush nuk ka folur me ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, ajo q\u00eb un\u00eb b\u00ebj \u00ebsht\u00eb se Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb ka tendence t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb publike, ajo q\u00eb un\u00eb di nuk \u00ebsht\u00eb e klasifikuar.\u00a0N\u00ebse dikush t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebr mua n\u00eb Google apo YouTube, do gjejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 200 dalje publike, kur un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb media dhe kam th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb mendoj dhe shpesh e b\u00ebj n\u00eb shqip.\u00a0K\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sekret ajo q\u00eb di, sepse un\u00eb dal publikisht dhe e them.\u00a0Ajo q\u00eb mendoj dhe q\u00eb nuk e kam th\u00ebn\u00eb s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb se mendoj se ne kemi disa \u00e7\u00ebshtje dhe nuk i di t\u00eb gjitha p\u00ebrgjigjet, por sigurisht si amerikan\u00eb ne duhet t\u00eb pastrojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb pastrojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nuk jam i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u gjetur. N\u00ebse ambasada ose n\u00ebse dikush ka pyetje p\u00ebr mua, sigurisht mund t\u00eb m\u00eb kontaktoj\u00eb.\u00a0Por kam d\u00ebshmuar p\u00ebrpara Kongresit amerikan m\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje taksash p\u00ebr njer\u00ebzit jasht\u00eb vendit, ata e din\u00eb se kush jam.\u00a0Jo, nuk e kam diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me FBI-n\u00eb apo me ndonj\u00eb prokuror.<\/p>\n<p><strong>Ata thon\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim shterues dhe e din\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb shkalle \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e McGonigal, por nuk mund t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim shterues p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb mbuluar t\u00eb gjith\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb ndonj\u00eb nga k\u00ebto padi, dhe fakti q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kontakt me ju ose ndonj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pal\u00ebn shqiptare, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e inteligjenc\u00ebs se po flasim p\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb SHBA, po flasim p\u00ebr Rusin\u00eb, po flasim p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shmangie sanksionesh nga nj\u00eb ish-agjent i FBI. Kjo \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe duhet t\u00eb hetohet. Pal\u00ebt e interesuara nuk mund t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim shterues n\u00ebse nuk i din\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra dhe nuk kan\u00eb folur me ju dhe pal\u00eb t\u00eb tjera.<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb supozoj se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim shterrues. Supozoj se ata nuk e kan\u00eb publikuar t\u00eb gjith\u00eb informacionin. Nisur nga pyetjet q\u00eb ke ngritur, Senati po heton me nj\u00eb senator nga Rhode Island, Jim Jordan nga Ohio po heton p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nuk jam i sigurt n\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb fundi i investigimit t\u00eb tyre, pres q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ky fillimi i hetimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i nderit i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb, Mark Crawford, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb bombastike p\u00ebr gazetarin amerikan, Zev Shalev, thot\u00eb se Edi Rama dhe Charles McGonigal punuan p\u00ebr t\u2019u hequr fushat e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nga duart e biznesit amerikan dhe p\u00ebr t\u2019i kaluar ato te bizneset ruse t\u00eb Gazprom. N\u00eb rr\u00ebfimin e tij t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":35997,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-40670","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40670"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40670\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}