{"id":41067,"date":"2023-03-21T11:26:04","date_gmt":"2023-03-21T11:26:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41067"},"modified":"2023-03-21T11:26:26","modified_gmt":"2023-03-21T11:26:26","slug":"afera-rama-mcgonigal-crowford-si-rama-i-dha-tre-puset-e-nates-gazpromit-duke-laruar-amerikanet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/21\/afera-rama-mcgonigal-crowford-si-rama-i-dha-tre-puset-e-nates-gazpromit-duke-laruar-amerikanet\/","title":{"rendered":"Afera Rama-McGonigal, Crowford: Si Rama i dha tre puset e naft\u00ebs Gazpromit duke larguar amerikan\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Erl Murati<\/strong>: Ju keni kritikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte kryeministrin Edi Rama, ministrin e asaj kohe, Gjiknurin p\u00ebr sjelljen e tij ngaq\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre nuk ju ka favorizuar, nuk ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim miq\u00ebsor ndaj kompanive amerikane, p\u00ebr sa i p\u00ebrket fushave t\u00eb naft\u00ebs, i kan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb ato dhe kan\u00eb favorizuar kompanit\u00eb ruse. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thoni m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Crawford:<\/strong> K\u00ebt\u00eb e dim\u00eb nga dokumentet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publik\u00eb. Un\u00eb e kam lexuar para disa viteve, letr\u00ebn nga austriak\u00ebt q\u00eb ishin lidhur me rus\u00ebt tek Albpterol. Letr\u00ebn nga Transoil direkt te Gazprom, k\u00ebshtu q\u00eb ne e kemi pas ditur q\u00eb rus\u00ebt ishin k\u00ebtu brenda. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishin sanksionet. P\u00ebr mua nuk ka problem, un\u00eb nuk jam shqiptar dhe nuk votoj k\u00ebtu, n\u00ebse shqiptar\u00ebt do vendosin t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me rus\u00ebt dhe nuk ka problem me sanksionet, ok \u00ebsht\u00eb punua juaj, por mos na ftoni ne si amerikan\u00eb q\u00eb t\u00eb investojm\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>Erl Murati:<\/strong> A mendoni se \u00ebsht\u00eb toleruar nga administrata amerikane kjo sjellje e qeveris\u00eb shqiptare, pra ky afrim, ky flirt me rus\u00ebt sepse kemi d\u00ebgjuar vitet e fundit zyrtar\u00eb t\u00eb DASH kur vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb alarm autoritetet shqiptare, qeverin\u00eb shqiptare ndaj influenc\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb treta, Rusia, Kina apo dhe vende t\u00eb tjera? Si e shpjegoni faktin q\u00eb qeveria shqiptare i ka injoruar k\u00ebto porosi t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs amerikane?<\/p>\n<p><strong>Crawford:<\/strong> Po, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr administrat\u00ebn, jo vet\u00ebm p\u00ebr demokrat\u00ebt, por edhe republikan\u00ebt. Un\u00eb isha lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb midis Izraelit dhe Kosov\u00ebs dhe brenda k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje q\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb dhe Serbia, kishin nj\u00eb nen q\u00eb thoshte gjith\u00eb pal\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pavarur nga Rusia nga pik\u00ebpamja e energjis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr gjith\u00eb rajonin.<br \/>\nUn\u00eb jam biznesmen, k\u00ebshtu q\u00eb nga pik\u00ebpamja ime un\u00eb nuk jam duke folur p\u00ebr at\u00eb nivel. Un\u00eb isha m\u00ebrzitur sepse kishim nj\u00eb FBI q\u00eb ishte duke luftuar kund\u00ebr investimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb mi n\u00eb Dhom\u00ebn Amerikane. Por prap\u00ebseprap\u00eb ne si superfuqi n\u00eb Amerik\u00eb, ne e dim\u00eb q\u00eb shum\u00eb mjete n\u00eb loj\u00eb q\u00eb kemi ne me Rusin\u00eb dhe me Kin\u00ebn p\u00ebr interesat ton\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me energjin\u00eb dhe me pavar\u00ebsin\u00eb e gjith\u00eb aleat\u00ebve nga Rusia. E shikojm\u00eb rezultatin tani n\u00eb Evrop\u00eb me gjith\u00eb luft\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Xama:<\/strong> N\u00ebse shohim interesat e Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebtu, por edhe t\u00eb nj\u00eb kompanie amerikane, ju jeni p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb n\u00eb vitin 2017, vit kur Albpetrol nd\u00ebrpreu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme kontrat\u00ebn me Transatlantic Group, e cila zot\u00ebrohet nga kompania amerikane GBC Oil, ku dhe ju keni qen\u00eb d\u00ebshmitar n\u00eb Gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Arbitrazhit n\u00eb Zvic\u00ebr p\u00ebr interesat e k\u00ebsaj kompanie q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompani amerikane e cila \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga Strem Oil.<br \/>\nN\u00eb vitin 2017 nj\u00eb kompani amerikane pretendon se i \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme kontrata. Dhoma Amerikane \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? A ka shkuar pran\u00eb ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ankohet dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje ju ka dh\u00ebn\u00eb ju ambasada amerikane? Dhe m\u00eb pas \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje ju kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb autoritetet shqiptare?<\/p>\n<p><strong>Crawford:<\/strong> Strem kan\u00eb qen\u00eb dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb dhom\u00ebs dhe un\u00eb i kam njohur dhe Strem. Kur Strem ishte shitur te nj\u00eb kompani amerikane ne ishim g\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Dhom\u00eb sepse nuk kemi kaq shum\u00eb miliarder\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga Amerika k\u00ebtu. Por kur erdh\u00ebn k\u00ebtu, ata erdh\u00ebn direkt tek ambasada dhe kishin mb\u00ebshtetjen e par\u00eb tek ambasada se normalisht investitor\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, vijn\u00eb te Dhoma Amerikane dhe ambasada merret me politik\u00ebn. Por k\u00ebta investitor\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn ishin shum\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga ambasada dhe ambasadori direkt dhe ne si Dhom\u00eb ishim mb\u00ebshtetja e dyt\u00eb. Un\u00eb i takova ata shpesh, por nuk ishin n\u00eb lidhje direkt me qeverin\u00eb dhe disa hallka t\u00eb tjera sepse kishin disa borxhe q\u00eb ishin p\u00ebr t\u00eb paguar te qeveria.<\/p>\n<p>Kur kan\u00eb bler\u00eb Strem, kan\u00eb bler\u00eb dhe problemet e Strem-it. Kishin nj\u00eb marr\u00ebveshje stabilizimi q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb kishte paguar kompanin\u00eb. Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me sa mbaj mend nga biseda q\u00eb kisha me Transatlantic ata kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ok ne jemi miliarder\u00eb, nuk ka problem sa \u00ebsht\u00eb, do paguajm\u00eb, na thoni sa \u00ebsht\u00eb. N\u00ebse ne ju detyrohemi 20 dhe ju na detyroheni 10 ose 7, na thoni diferenc\u00ebn dhe ju japim nj\u00eb \u00e7ek. P\u00ebrgjigjja ishte q\u00eb na paguani neve sot dhe do flasim jav\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do ju paguajm\u00eb ju.<\/p>\n<p>Ambasada kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, por q\u00eb nuk ishte zbatuar. Nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb kompania do paguaj\u00eb vet\u00ebm diferenc\u00ebn, por nuk ishte zbatuar n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kisha kap\u00ebrcyer rolin e Ambasad\u00ebs. N\u00ebse ambasada ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me kompanin\u00eb dhe qeverin\u00eb un\u00eb nuk nd\u00ebrhyra si Dhom\u00eb, isha vet\u00ebm duke d\u00ebgjuar, duke mb\u00ebshtetur. Erdhi nj\u00eb moment dhe ata m\u00eb than\u00eb mua q\u00eb do ikim nga Shqip\u00ebria, jemi m\u00ebrzitur, nuk po shkojn\u00eb gj\u00ebrat mir\u00eb dhe un\u00eb personalisht shkova n\u00eb Dallas, n\u00eb Texas, se kam prind\u00ebrit nga atje, kam kush\u00ebrinj atje, k\u00ebshtu q\u00eb njoh shum\u00eb njer\u00ebz atje dhe shkova te sht\u00ebpia e pronarit dhe i thash\u00eb atij, nuk kam qejf t\u00eb ik\u00ebsh nga Shqip\u00ebria. Ai m\u00eb tha q\u00eb jan\u00eb dy vende n\u00eb bot\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb investoj m\u00eb kurr\u00eb, n\u00eb Luiziana n\u00eb SHBA ku ai ka rival\u00eb dhe n\u00eb Vlor\u00eb. Un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb do vish n\u00eb Shqip\u00ebri, do investosh dhe do ik\u00ebsh me nj\u00eb shije kaq t\u00eb hidhur. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb i thash\u00eb atij, krijojm\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb quhet GBC, Gorisht-Ballsh-Cakran.<\/p>\n<p>I thash\u00eb ju tani jeni pronar direkt dhe shqiptar\u00ebt kuptojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam pronar i k\u00ebsaj ose kuptojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam pronar p\u00ebrmes baxhanakut tim, ose kunatit tim, por nuk e kan\u00eb konceptin e pronarit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i zhvilluar n\u00eb bot\u00ebn financiare n\u00eb Amerik\u00eb. Un\u00eb i thash\u00eb do krijojm\u00eb nj\u00eb opsion financiar dhe do jesh pronar prap\u00eb me GBC-n\u00eb, por nuk do jesh n\u00eb timon, por niveli i dyt\u00eb dhe un\u00eb do t\u00eb ndihmoj me disa investitor\u00eb dhe disa menaxher\u00eb nga vendi dhe shpresoj q\u00eb do e shp\u00ebtojm\u00eb anijen nga mbytja ose t\u00eb pakt\u00ebn do fitojm\u00eb di\u00e7ka. Kishte gati nj\u00eb vit q\u00eb punuam me v\u00ebshtir\u00ebsi, ishim duke e shlyer borxhin dhe erdh\u00ebn ca letra, ca k\u00ebrkesa nga rus\u00ebt p\u00ebrmes\u2026<\/p>\n<p><strong>Ola Xama<\/strong>: P\u00ebrmes kompanis\u00eb Yurimex?<br \/>\n<strong>Crawford:<\/strong> Po.<br \/>\nOla Xama: E cila \u00ebsht\u00eb e lidhur me Nisin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deg\u00eb e Gazprom n\u00eb Serbi.<br \/>\nCrawford: Dhe k\u00ebto erdh\u00ebn te qeveria amerikane kur ishin prap\u00eb atje.<br \/>\nXama: Ju po thoni q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb Albpetrol-it i shkoi nj\u00eb propozim nga nj\u00eb kompani prapa t\u00eb cil\u00ebs fshihej Nisi, nj\u00eb kompani e lidhur me Gazprom-in, at\u00ebher\u00eb Albpetrol prish kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb amerikane?<\/p>\n<p><strong>Crawford:<\/strong> Po, kjo ndodhi n\u00eb janar, dy muaj m\u00eb pas.<br \/>\n<strong>Xama:<\/strong> Si reagoi ambasada amerikane n\u00eb k\u00ebto momente?<br \/>\nCrawford: Investitor\u00ebt m\u00eb than\u00eb mua q\u00eb do iu themi njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb mos investojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata (ambasada) kishin folur direkt me qeverin\u00eb shum\u00eb her\u00eb dhe kishin d\u00ebshtuar. Nuk e di n\u00ebse donin t\u00eb shkonin n\u00eb media dhe t\u00eb thoshin ne kemi d\u00ebshtuar se normalisht kur vjen nj\u00eb investitor amerikan vjen p\u00ebrmes Dhom\u00ebs dhe n\u00ebse d\u00ebshtojn\u00eb, vjen ambasada si mb\u00ebshtetje e dyt\u00eb dhe thot\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, por k\u00ebta e kishin ambasad\u00ebn si mb\u00ebshtetje e par\u00eb dhe kan\u00eb d\u00ebshtuar si mb\u00ebshtetje e par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xama:<\/strong> N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb negociatat e drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb Yurimex puset e naft\u00ebs n\u00eb Gorisht-Kocul dhe n\u00eb Cakran-Mollaj, ju keni qen\u00eb n\u00eb Arbitrazh. A mund t\u00eb merret nj\u00eb hap i till\u00eb, kur ti nuk e ke zgjidhur akoma n\u00eb Gjykat\u00eb? Por m\u00eb pas dhe me Yurimex u zbraps\u00ebn. \u00c7far\u00eb ndodhi me puset q\u00eb pretendonit ju? Keni d\u00ebgjuar gj\u00eb n\u00eb ato vite p\u00ebr ardhjen e McGonigal?<\/p>\n<p>Crawford: McGonigal jo, por rus\u00ebt po. Kishim d\u00ebgjuar q\u00eb rus\u00ebt ishin diku af\u00ebr. Kishin dal\u00eb n\u00eb media disa nga k\u00ebto shkresat. Nga BIRN. Ata kishin p\u00ebrmendur q\u00eb jan\u00eb disa kompani t\u00eb lidhura me rus\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ardhur k\u00ebtu dhe jan\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto puset e naft\u00ebs. Un\u00eb e dija q\u00eb ata ishin t\u00eb vegj\u00ebl dhe normalisht un\u00eb si investitor do mendoja pse vijn\u00eb rus\u00ebt k\u00ebtu p\u00ebr puse t\u00eb vegj\u00ebl, n\u00eb mes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb ishin t\u00eb Bankersit. N\u00ebse do t\u00eb ishin t\u00eb interesuar p\u00ebr volumin do shkonin te Bankersi. Bankersi ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me kanadez\u00ebt\u2026<\/p>\n<p><strong>Vasili: Si e shpjeguat ju?<\/strong><\/p>\n<p><strong>CraWford: <\/strong>Un\u00eb mendoj q\u00eb ndryshe nga nafta e Bankersit q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e trash\u00eb, nafta e Goric\u00ebs, Cakranit dhe Amric\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb shum\u00eb hollues. B\u00ebnin nj\u00eb miks bashk\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit.<br \/>\nN\u00ebse dikush do donte t\u00eb p\u00ebrziente naft\u00eb nga jasht\u00eb, t\u00eb b\u00ebhej naft\u00eb shqiptare, k\u00ebto do ishin fushat q\u00eb donin p\u00ebrdornin. Sepse nuk do donin t\u00eb p\u00ebrdornin naft\u00eb t\u00eb trash\u00eb me naft\u00eb nga jasht\u00eb. Por do donin t\u00eb p\u00ebrdornin naft\u00eb t\u00eb holl\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erl Murati: Ju keni kritikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte kryeministrin Edi Rama, ministrin e asaj kohe, Gjiknurin p\u00ebr sjelljen e tij ngaq\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre nuk ju ka favorizuar, nuk ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim miq\u00ebsor ndaj kompanive amerikane, p\u00ebr sa i p\u00ebrket fushave t\u00eb naft\u00ebs, i kan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb ato dhe kan\u00eb favorizuar kompanit\u00eb ruse. \u00c7far\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41068,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-41067","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41067"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41067\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}