{"id":41313,"date":"2023-03-23T12:36:35","date_gmt":"2023-03-23T12:36:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41313"},"modified":"2023-03-23T17:05:02","modified_gmt":"2023-03-23T17:05:02","slug":"detaje-nga-perballja-e-hysenbeliut-me-ramen-ne-athine-dhe-lidhjet-e-linda-rames-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/23\/detaje-nga-perballja-e-hysenbeliut-me-ramen-ne-athine-dhe-lidhjet-e-linda-rames-me\/","title":{"rendered":"Detaje nga p\u00ebrballja e Hysenbelliut me Ram\u00ebn n\u00eb Athin\u00eb dhe lidhjet e Linda Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kur fadromat rrethuan \u2018Prestige Resort\u2019 p\u00ebr ta shembur vitin e kaluar, Lapsi i pa me imt\u00ebsi dokumentet, me t\u00eb cilat mbrohej Irfan Hysenbelliu. Rezultonte se vet\u00eb Rama kishte firmosur lejen e zhvillimit n\u00eb KKRT-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hotelit dhe pishinave, q\u00eb zaptonin m\u00eb shum\u00eb se 4 mij\u00eb metra n\u00eb bregun e detit. Rezultonte se Dall\u00ebndyshe Bici kishte hedhur firm\u00ebn e saj n\u00eb dokumentet q\u00eb konfirmonin se godina ishte me leje.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, me fuqin\u00eb q\u00eb u jep pushteti, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt vendosen q\u00eb hoteli t\u00eb hidhej n\u00eb er\u00eb me dinamit, me pretekstin se nuk ishin paguar taksat. Ashtu ndodhi.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebtu, pronari i News24, Irfan Hysenbelliu shp\u00ebrtheu n\u00eb akuza duke nxjerr\u00eb n\u00eb publik disa aspekte personale t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij me Ram\u00ebn, q\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb rast dukeshin vendimtare p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00ebsymjen e shtetit n\u00eb Golem.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim nxori fotot e drek\u00ebs me Ram\u00ebn n\u00eb &#8216;Prestige Resort&#8217; mes pishave t\u00eb Golemit, bashk\u00eb me Taulant Ball\u00ebn, Arben Ahmetaj, biznesmenin Behgjet Pacolli dhe ish-vart\u00ebsin e tij n\u00eb Kosov\u00eb, Mentor Nazarko.<\/p>\n<p>Kuptohej se kur drekonte me Irfanin n\u00eb bregun e detit, Rama e b\u00ebnte nj\u00eb sy qorr dhe nj\u00eb vesh shurdh. Nuk ishin problem p\u00ebr t\u00eb as zaptimi i r\u00ebr\u00ebs s\u00eb plazhit, as taksat e papaguara. Shteti dhe ligji vepronin vet\u00ebm tani q\u00eb personalja ishte b\u00ebr\u00eb e pap\u00eblqyeshme.<\/p>\n<p>Mediat e Irfan Hysenbelliut u mor\u00ebn edhe me Taulant Ball\u00ebn, i cili kishte ngr\u00ebn\u00eb e kishte pir\u00eb qyl p\u00ebr dy muaj n\u00eb suit\u00ebn presidenciale t\u00eb \u2018Prestige Resort\u2019. Nj\u00eb nga sanitaret e hotelit tregoi se Balla kishte raste q\u00eb hynte n\u00eb kuzhin\u00ebn e restorantit dhe gatuante bashk\u00eb me shefat.<\/p>\n<p>\u2018Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam sh\u00ebrbyer si pasha. Turp t\u2019i vij\u00eb, Taulant Ball\u00ebs t\u00eb parit, Edi Ram\u00ebs t\u00eb dytit se ka ngr\u00ebn\u00eb aty\u2019 &#8211; tregonte gruaja p\u00ebr mikrofonin e News24, dit\u00ebn q\u00eb policia rrethoi hotelin.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Hysenbelliu foli p\u00ebr bashk\u00ebshorten e Edi Ram\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn kishte pasur njohje t\u00eb vjet\u00ebr. I kujtoi se si i ishte gjendur pran\u00eb n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo qante dhe i lutej p\u00ebr pun\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr t\u00eb shoqen e tij kam shum\u00eb respekt. Dhe kam pas shum\u00eb miq\u00ebsi me t\u00eb. E kam \u00e7uar un\u00eb te Ylli \u00c7abiri n\u00eb pun\u00eb. E kam pun\u00ebsuar. E kam \u00e7uar, e kam pun\u00ebsuar. Qante n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. E kam \u00e7uar un\u00eb te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbaj\u00eb mend, ta pyes\u00eb. Po e kam \u00e7uar atje, se m\u00eb than\u00eb q\u00eb Ylli \u00c7abiri \u00ebsht\u00eb. E kam \u00e7uar un\u00eb te Ylli \u00c7abiri. I kam ndihmuar, e kam p\u00ebrkrahur. Nuk mendoj q\u00eb nga burri i saj do merrja k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje sot. Besoj se edhe ajo s\u2019do jet\u00eb shum\u00eb e k\u00ebnaqur,&#8221; u shpreh Hysenbelliu n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Historia nuk p\u00ebrfundoi k\u00ebtu, sepse rrethimi i tret\u00eb i policis\u00eb u b\u00eb n\u00eb fest\u00ebn e Sulltan Novruzit, nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr besimtar\u00ebt bektashinj, pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb edhe Hysenbelliu. Me kok\u00ebn e nxeht\u00eb nga pamjet e bllokimit t\u00eb pron\u00ebs me polici, ai ngacmoi s\u00ebrish rr\u00ebfimin mbi eksperiencat personale me \u00e7iftin kryeministror.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb familja Hysenbelliu dhe familja Rama ishin shk\u00ebmbyer n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Athin\u00eb. Rama nuk e kishte mbajtur dot veten, nd\u00ebrsa shk\u00ebmbeheshin n\u00ebp\u00ebr korridoret e hotelit.<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebto dit\u00eb isha rast\u00ebsisht me familjen n\u00eb nj\u00eb nga hotelet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Athin\u00eb, q\u00eb nuk mund ta them p\u00ebr shkak t\u00eb biznesit dhe q\u00eblluam rast\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00eb kat. N\u00eb nj\u00eb kat, rast\u00ebsisht dhe aty shk\u00ebmbeheshim si ata t\u00eb \u2018N\u00ebndet\u00ebses 105\u2019. Dhe kur rrija ulur n\u00eb dark\u00eb, rast\u00ebsisht kemi qen\u00eb n\u00eb tavolinat ngjitur, mimika e tij, i rrotulloheshin syt\u00eb dhe surrati, sa u ngrit dhe u largua. Edhe kur dilte n\u00eb korridor, e humbiste. Vinte v\u00ebrdall\u00eb n\u00eb korridor. E humbiste. Pse e shqet\u00ebson kaq shum\u00eb at\u00eb njeri? \u00c7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb vuaj\u00eb brenda?&#8221; tregoi ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb detaj tjet\u00ebr interesant, n\u00eb rr\u00ebfimin e Hysenbelliut ishte marr\u00ebdh\u00ebnia q\u00eb ai kishte pasur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn me Linda Ram\u00ebn. Sipas tij, komunikimet n\u00eb celular i b\u00ebnin me pseudonime, nd\u00ebrsa zonja Rama kishte braktisur miqt\u00eb e saj si Ben Malaj, Bashkim Fino etj.<\/p>\n<p>&#8220;Si ka mund\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb hotel kur shk\u00ebmbeheshim, si ka mund\u00ebsi? Mir\u00eb mua, po \u00e7unit tim? Po nuses time? Po gruaja e vet? Q\u00eb f\u00ebmija e saj \u00ebsht\u00eb rritur me f\u00ebmij\u00ebt e mi. Po gruaja e vet q\u00eb m\u00eb \u00e7oi dhe m\u00eb prezantoi n\u00eb Athin\u00eb me v\u00ebllain e vet dhe me v\u00ebllain e saj dhe f\u00ebmij\u00ebt b\u00ebnim pushimet? A ka nj\u00eb edukat\u00eb ajo fem\u00ebr? Ku i ka shok\u00ebt e vet ajo fem\u00ebr? Ku \u00ebsht\u00eb Ben Malaj q\u00eb e ka pasur mik dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pij\u00eb ila\u00e7e sot? Ku \u00ebsht\u00eb Bashkim Fino, q\u00eb e ka pasur mik dhe nuk mori post koh\u00ebt e fundit?<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb Bujari (\u2026\u2026) q\u00eb rrinte me t\u00eb, e di gjith\u00eb Blloku q\u00eb e ka pasur mik dhe sot vjen v\u00ebrdall\u00eb dhe e katandisi psikologjikisht bredh n\u00ebp\u00ebr kazinot\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb? E thash\u00eb, e kam \u00e7uar un\u00eb te Ylli \u00c7abiri, at\u00ebher\u00eb lutesh, qante e mor\u00ebn e hodh\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb. E mor\u00ebn, e hodh\u00ebn! Rrinim bashk\u00eb. Kemi ndejtur bashk\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, me muaj. Pyesni shoqen e saj Silv\u00ebn dhe kishim pseudonime q\u00eb t\u00eb komunikonim me nj\u00ebri-tjetrin. Un\u00eb e kisha \u2018Iliri\u2019. Ai ishte \u2018Ladi\u2019, tjetra \u2018A\u2026.\u2019. Pse ishin pseudonime?<\/p>\n<p>Pse? E kam ndihmuar me shpirt! Pa pik\u00eb turpi surrati i saj atje n\u00eb mes t\u00eb hotelit as nuses time, asnjeri. Nusja u ngri: \u2018Si ka mund\u00ebsi kjo fem\u00ebr q\u00eb kemi ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb bashk\u00eb?\u2019 tha. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb shk\u00ebmbeheshim bashk\u00eb n\u00eb hotel dhe nuk ashtu? Q\u00eb shk\u00ebmbeheshim n\u00eb hotel dhe nuk ashtu?&#8221; fliste i tronditur Hysenbelliu.<\/p>\n<p>Por pronari i News24 nuk u kursye as p\u00ebr nj\u00eb aspekt t\u00eb panjohur, deri diku pervers t\u00eb Ram\u00ebs, i cili i k\u00ebrkonte Hysenbelliut t\u2019i sulmonte p\u00ebrmes mediave t\u00eb tij ish-Ministrin e tij t\u00eb Jasht\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishte vet\u00eb kryeminist\u00ebr. Hysenbelliu nuk e tha emrin, por kuptohej se ai iu referua Ditmir Bushatit.<\/p>\n<p>&#8220;Mund t\u2019i them q\u00eb nuk kam qen\u00eb nga ata botues q\u00eb t\u00eb b\u00ebja ato presione q\u00eb ai do. Po u them vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb jasht\u00ebm. Ai thoshte, merre b\u00ebji k\u00ebt\u00eb transparenc\u00eb. Beji transparenc\u00ebn deri n\u00eb fund dhe k\u00ebt\u00eb mesazh fshije. Si mund t\u2019i b\u00ebja presion p\u00ebr transparenc\u00eb kur ai b\u00ebnte detyr\u00ebn dhe kishte respektin m\u00eb t\u00eb madh me shtetet e ndryshme. Po ju them vet\u00ebm 0.01% t\u00eb atyre q\u00eb di,&#8221; rr\u00ebfeu Hysenbelliu.<\/p>\n<p>Kuptohet se shkaqet e konfliktit mes Ram\u00ebs dhe Hysenbelliut nd\u00ebrthurin interesa biznesi, mediatike dhe politike, por ato personale nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrfillur. Nj\u00eb dokument shtet\u00ebror e humb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb para mllefit personal dhe episodeve konfliktuale t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb gjetur n\u00ebse ka t\u00eb drejt\u00eb nj\u00ebri apo tjetri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sot, dy familjet kalojn\u00eb heshturazi dhe shihen v\u00ebng\u00ebr n\u00ebp\u00ebr korridoret e urrejtjes, dje k\u00ebta hanin dhe pinin, kalonin pushimet bashk\u00eb dhe p\u00ebrfitonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb nga pozitat e fuqishme q\u00eb kishin n\u00eb politik\u00eb, biznes dhe media. Prandaj dhe konflikti Rama-Hysenbelliu, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb leximin me lup\u00eb t\u00eb dokumentave dhe me ballafaqimin e hapave t\u00eb shtetit ligjor, i ngjan p\u00ebrplasjeve q\u00eb funksionojn\u00eb p\u00ebrmes kodeve mafioze t\u00eb prerjes n\u00eb bes\u00eb dhe hakmarrjes p\u00ebr inate personale.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur fadromat rrethuan \u2018Prestige Resort\u2019 p\u00ebr ta shembur vitin e kaluar, Lapsi i pa me imt\u00ebsi dokumentet, me t\u00eb cilat mbrohej Irfan Hysenbelliu. Rezultonte se vet\u00eb Rama kishte firmosur lejen e zhvillimit n\u00eb KKRT-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hotelit dhe pishinave, q\u00eb zaptonin m\u00eb shum\u00eb se 4 mij\u00eb metra n\u00eb bregun e detit. Rezultonte se Dall\u00ebndyshe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41314,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-41313","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41313\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41314"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}