{"id":41356,"date":"2023-03-23T18:15:20","date_gmt":"2023-03-23T18:15:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41356"},"modified":"2023-03-23T18:15:20","modified_gmt":"2023-03-23T18:15:20","slug":"berisha-ne-do-te-bejme-gjithcka-qe-te-shenojme-kthesen-e-shume-pritur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/23\/berisha-ne-do-te-bejme-gjithcka-qe-te-shenojme-kthesen-e-shume-pritur\/","title":{"rendered":"Berisha: Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb kthes\u00ebn e shum\u00eb pritur!"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA GJAT\u00cb PREZANTIMIT T\u00cb KANDIDATIT T\u00cb KLOSIT, BEDRI HOXHA<\/p>\n<p>E nderuar zonja kryetare\u00a0e PD,\u00a0Denisa\u00a0Vata, i nderuar kryetari i grupit politik t\u00eb pun\u00ebs, \u00c7lirim Gjata, i dashur kandidati yn\u00eb p\u00ebr kryetar\u00a0bashkie\u00a0dhe kryetar i ardhsh\u00ebm i\u00a0Klosit,\u00a0Bedri\u00a0Hoxha.<\/p>\n<p>I dashur Sk\u00ebnder\u00a0Gjuci, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0Mat, i dashur\u00a0Ismail\u00a0Uka, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0Peshkopis\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja kryetare e PD-s\u00eb s\u00eb\u00a0Klosit.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr e motra, zonja e zot\u00ebrinj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme ju p\u00ebr pranin\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb zjarrt\u00eb. Mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme t\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb\u00a0Klositkudo q\u00eb jan\u00eb. N\u00eb Klos, Mat, Shqip\u00ebri dhe emigracion, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre t\u00eb\u00a0jasht\u00ebzakonshme\u00a0q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe i japin PD-s\u00eb dhe demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam ardhur sot tek ju, p\u00ebr t\u00eb paraqitur kandidatin p\u00ebr kryetar\u00a0bashkie\u00a0t\u00eb\u00a0Klosit, zotin\u00a0Bedri\u00a0Hoxha, ish-deputet, ish-kryetari juaj i\u00a0bashkis\u00eb, miku im, por duhet t\u00eb ju them k\u00ebtu sot, se\u00a0Bedri\u00a0Hoxha nuk \u00ebsht\u00eb kandidat as pse ishte ish-deputet, ish-kryebashkiak i\u00a0Klosit, apo mik i\u00a0Sali\u00a0Berish\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb kandidat se ju e zgjodh\u00ebt dhe e besuat.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Kryetarja e PD p\u00ebr\u00a0Klosin\u00a0rreshtoi k\u00ebtu para jush, p\u00ebrkushtimin, v\u00ebrtitet dhe\u00a0eficenc\u00ebn\u00a0q\u00eb d\u00ebshmoi n\u00eb drejtimin e\u00a0bashkis\u00eb,\u00a0BedriHoxha. Ato ishin dhe jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, por sot\u00a0Bedri\u00a0Hoxha vjen para jush edhe dy her\u00eb m\u00eb i detyruar sepse ju e propozuar, i besuat, q\u00eb ai t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb drejtim, t\u00eb zgjidhet kryetar i k\u00ebsaj\u00a0bashkie, t\u00eb vazhdoj\u00eb\u00a0t\u00eb ju sh\u00ebrbej\u00eb ju, t\u00eb ju p\u00ebrkushtohet ju, t\u00eb ndaj\u00eb me ju t\u00eb gjith\u00eb problematikat e m\u00ebdha, personale, familjare\u00a0komunitare.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb secili prej jush, krahas vatr\u00ebs familjare q\u00eb keni, t\u00eb keni edhe nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tuaj\u00ebn n\u00eb\u00a0bashkin\u00eb\u00a0e\u00a0Klosit. T\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrdore n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb transparente, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb ndershme t\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj\u00a0bashkie. T\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb\u00a0bashki\u00a0donacione dhe ndihma nga organizata dhe vende partnere. T\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb pasurit\u00eb e komunave t\u00eb\u00a0Klosit,\u00a0bashkis\u00eb\u00a0s\u00eb\u00a0Klosit\u00a0t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb t\u00eb mira dhe mir\u00ebsi p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebsaj\u00a0bashkie.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Ne jemi sot n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve lokale, ku zgjedhim qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, por secili nga ne, n\u00ebse ndalet p\u00ebr nj\u00eb moment dhe e shikon Shqip\u00ebrin\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare si po rrokulliset me shpejt\u00ebsi, se si po shkretohet me shpejt\u00ebsi, si po varf\u00ebrohet me shpejt\u00ebsi, e kupton se k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme zgjedhje q\u00eb jan\u00eb zhvilluar nga 1992 e deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb zgjedhje p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga monizmi. Historia e kombeve ka provuar dhe m\u00eb shum\u00eb se cili do komb tjet\u00ebr, kombi shqiptar se monizmi \u00ebsht\u00eb tragjedi e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr kombet, \u00ebsht\u00eb varf\u00ebrimi dhe mjerimi m\u00eb i madh p\u00ebr kombet.<\/p>\n<p>E provuam k\u00ebt\u00eb n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste.<\/p>\n<p>Pas 30 vitesh udh\u00ebtim n\u00eb demokraci, ne sot ndodhemi para faktit kur t\u00eb gjith\u00eb pushtetet i ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb njeri, kur t\u00eb gjith\u00eb pushtetet jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn jo t\u00eb nj\u00eb partie, por t\u00eb nj\u00eb sekti brenda nj\u00eb partie, t\u00eb nj\u00eb sekti q\u00eb quhet Rilindje, por n\u00eb fakt meriton \u00e7do epitet t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Sot ne jemi d\u00ebshmitar se e drejta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk ekziston, se qytetar\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb gjyq nuk ka, se organet e drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjitha seksione t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, qytetari duhet t\u00eb pres\u00eb 10-15 vite. Se p\u00ebr nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr ta afruar, sa kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Sot ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb se nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb,\u00a0k\u00ebta qeveritar\u00eb vjedhin dhe vet\u00ebm vjedhin.<\/p>\n<p>Un\u00eb do tu jap disa shembuj.<\/p>\n<p>Nga viti 2013 e deri m\u00eb sot, Edi\u00a0Rama\u00a0ka marr\u00eb 5 miliard\u00eb euro borxh. Me 5 miliard\u00eb euro, rrogat n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb rriteshin 6 her\u00eb, rrogat mund t\u00eb rriteshin 3 her\u00eb dhe po kaq pensionet.<\/p>\n<p>Me 5 miliard\u00eb euro, \u00e7do f\u00ebmij\u00eb q\u00eb lind sot, lind me nj\u00eb borxh 4300 euro. Me 5 miliard\u00eb euro, fshati shqiptar, Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte nj\u00eb vend krejt tjet\u00ebr. K\u00ebtu po them vet\u00ebm borxhin, nuk po flas p\u00ebr taksat q\u00eb u dyfishuan, nuk po flas p\u00ebr tarifat, gjobat dhe burime t\u00eb tjera t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh me ne? Pse ne sot rreshtohemi t\u00eb fundit p\u00ebr rrogat dhe pensionet n\u00eb Ballkan. N\u00eb vitin 2013 q\u00ebndronim n\u00eb krye, ajo ishte nj\u00eb arritje e jet\u00ebs ton\u00eb, e jet\u00ebs s\u00eb secilit. Ne v\u00ebrtet\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, jemi rropatur n\u00eb varf\u00ebri n\u00eb dekada dhe shekuj, por ja dol\u00ebm t\u00eb paguhemi m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Ky trend nuk vazhdoi, p\u00ebrkundrazi \u00e7do vit rriten \u00e7mimet, \u00e7do vit rritet inflacioni. Vet\u00ebm nga vjet gjer n\u00eb sivjet, brenda 1 viti, \u00e7mimet e ushqimeve jan\u00eb rritur 12 %, sipas statistikave zyrtare. Pra n\u00eb 8 vite jo vet\u00ebm q\u00eb nuk marrim rrog\u00ebn e vitit 2013, por marrim t\u00eb pakt\u00ebn 30% m\u00eb pak fuqi bler\u00ebse, se sa \u00e7\u2019blinim me at\u00eb rrog\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Edi\u00a0Rama, bashk\u00eb me ministrat e tij jan\u00eb sjell\u00eb ndaj buxhetit t\u00eb shtetit, ndaj parave t\u00eb marra borxh si nj\u00eb organizat\u00eb kriminale. N\u00eb vend q\u00eb ato t\u00eb ua kthenin n\u00eb rroga, pensione, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb\u00a0uj\u00ebsjell\u00ebsa, kanalizime, se parat\u00eb tuaja jan\u00eb, ai i kthen ato n\u00eb pla\u00e7k\u00eb, si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Kjo qeveri \u00ebsht\u00eb e vetmja n\u00eb\u00a0Europ\u00eb, bot\u00eb q\u00eb nd\u00ebrton autostrad\u00ebn n\u00eb fush\u00eb me 24\u00a0mln\u00a0euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u00a0Europ\u00ebs, Gjermani, Zvic\u00ebr dhe kudo, autostrada n\u00eb fush\u00eb kushton 2-3\u00a0mln\u00a0euro.<\/p>\n<p>Kjo qeveri, si askund tjet\u00ebr, nd\u00ebrton shkolla n\u00eb Tiran\u00eb, Erion\u00a0Veliaj\u00a0me 6\u00a0mln\u00a0euro, nd\u00ebrkoh\u00eb kur shkolla me manuale nd\u00ebrtimi q\u00eb p\u00ebrcakton \u00e7do \u00e7mim, shkon gjithsej, 700 mij\u00eb euro. Kjo qeveri realizon qindra e qindra\u00a0tendera\u00a0sekrete t\u00eb ndaluara me ligj.\u00a0Tenderat\u00a0sekrete lejohen vet\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbimet sekrete dhe prokurorin\u00eb dhe ato, me\u00a0lup\u00eb. Kurse k\u00ebta jan\u00eb l\u00ebshuar si\u00a0hajdut\u00ebr\u00a0dhe fshehin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paturp, fshehin\u00a0tendera\u00a0p\u00ebr t\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p>Bedriu\u00a0tregoi rastin e tenderit p\u00ebr\u00a0uj\u00ebsjell\u00ebsa, fitoi kompani me 300\u00a0mln\u00a0lek\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mekanizmat kryesor\u00eb t\u00eb vjedhjes. K\u00ebta u thon\u00eb kompanive, p\u00ebr sa e nd\u00ebrton ti, e nd\u00ebrtoj p\u00ebr 50\u00a0mln. Jo i thot\u00eb, do e sjell\u00ebs ofert\u00ebn p\u00ebr 130\u00a0mln. Ato 80\u00a0mln\u00a0do i ndajm\u00eb bashk\u00eb. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u00a0tenderatfitohen me vlerat maksimale.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka gjetur se vet\u00ebm n\u00eb 9 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2022 jan\u00eb vjedhur dhe shp\u00ebrdoruar nga k\u00ebta qeveritar\u00eb 122 miliard\u00eb lek\u00eb. Fondi i pagave n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 97 miliard\u00eb lek\u00eb. Pra me aq sa vjedhin n\u00eb 9 muaj, pagat mund t\u00eb ishin rritur t\u00eb pakt\u00ebn 130%. Por kjo nuk ndodh sepse ata kan\u00eb p\u00ebr\u00e7mim, i urrejn\u00eb qytetar\u00ebt, i konsiderojn\u00eb qytetar\u00ebt, qenie inferiore, qenie q\u00eb kaq meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ata nuk shohin, nuk mund t\u00eb shohin as vuajtjen, sakrific\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Por si mund t\u00eb shoh\u00eb vuajtjen, sakrific\u00ebn nj\u00eb njeri q\u00eb i lejon vetes t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb 137 her\u00eb me avion me dhom\u00eb gjumi, se vuan shum\u00eb ai, lodhet shum\u00eb. Si mund t\u00eb qaj\u00eb dhe t\u00eb dij\u00eb hallet tuaja, t\u00eb rrogave, pensioneve, rrug\u00ebve, rrugicave, kanaleve ujit\u00ebse, t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, nj\u00eb njeri i cili firmos 420\u00a0mln\u00a0euro p\u00ebr\u00a0djeg\u00ebsatn\u00eb Tiran\u00eb dhe sot pas kaq vitesh nuk ekziston asnj\u00eb djeg\u00ebs, as n\u00eb Tiran\u00eb, as n\u00eb Fier dhe ai i Elbasanit nuk punon. Sepse \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrmarrja e tij. Sepse \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrmarrja e tij dhe Erion\u00a0Veliajt.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb i lejoj\u00eb vetes t\u00eb dij\u00eb hallet tuaja, jo, sepse ai blen vazon p\u00ebr n\u00eb oborr t\u00eb kryeministris\u00eb q\u00eb nuk e sheh\u00a0k\u00ebrkush, 4\u00a0mln\u00a0euro. A mund t\u00eb qaj\u00eb hallin e n\u00ebnave, motrave tona ajo ministre q\u00eb nga Tirana n\u00eb Peshkopi fluturon 15 her\u00eb me helikopter p\u00ebr mbledhje partie dhe \u00e7do udh\u00ebtim \u00ebsht\u00eb 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb qaj\u00eb hallin e n\u00ebnave dhe motrave tona,\u00a0Belinda\u00a0e cila ulet dhe porosit biftekun 1 mij\u00eb euro, sa nj\u00eb ka. A mund t\u00eb qaj\u00eb hallin ajo zonj\u00eb, e cila po lexoja sot, sot\u00a0disbursimet\u00a0e thesarit p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit si ministri, kan\u00eb p\u00ebrdorur 22\u00a0mlnlek\u00eb.<\/p>\n<p>A mundet pra t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb na vjedhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne, t\u00eb na posht\u00ebrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne, t\u00eb na varf\u00ebrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne? Jo,\u00a0kurr\u00ebn\u00a0e\u00a0kurr\u00ebs. Ndaj dhe k\u00ebto zgjedhje k\u00ebrkoj q\u00eb ne t\u00eb bashkohemi.<\/p>\n<p>E that\u00eb shum\u00eb bukur, demokrat, socialist\u00eb t\u00eb pa paparti, t\u00eb mos votojm\u00eb k\u00ebta hajdut\u00eb, po votuam k\u00ebta, kemi shkelur mbi veten ton\u00eb, mbi ata q\u00eb po largohen \u00e7do dit\u00eb nga Shqip\u00ebria. Nuk votohen hajdut\u00ebt, hajdut\u00ebve u tregohet vendi, nuk kan\u00eb parime, ideale, atdhe e flamur. Kan\u00eb vet\u00ebm interesa hajdut\u00ebsh.<\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb dat\u00eb e madhe, duhet t\u00eb p\u00ebrballemi dhe t\u00eb hedhim m\u00ebnjan\u00eb k\u00ebt\u00eb moniz\u00ebm, duhet t\u00eb rivendosim pluralizmin. Gabuam kur nuk mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale, por nuk gabojm\u00eb m\u00eb kurr\u00eb. Kemi vendosur nj\u00eb nen n\u00eb statut; Partia Demokratike nuk bojkoton m\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>Vendosja e\u00a0Bedri\u00a0Hoxh\u00ebs si qytetar i par\u00eb i\u00a0Klosit, \u00ebsht\u00eb vendosje e pluralizmit dhe ky \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb. Ne p\u00ebrmbys\u00ebm nj\u00eb moniz\u00ebm dhe diktatur\u00eb n\u00eb vitet \u201990, ne duhet t\u00eb p\u00ebrmbysim k\u00ebt\u00eb moniz\u00ebm q\u00eb bazohet n\u00eb krimin, drog\u00ebn, vjedhjen e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb duart tuaja ky ndryshim i madh, \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja shp\u00ebtimi i Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj dhe duhet t\u00eb bashkohemi, t\u00eb trokasim n\u00eb \u00e7do der\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se propaganda e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb toksike. Kjo qeveri, ka nj\u00eb kontroll\u00a0policesk\u00a0mbi\u00a0mediat.\u00a0Mediatushtrojn\u00eb ndaj jush tiranin\u00eb e mashtrimit, tiranin\u00eb e manipulimit.<\/p>\n<p>A e pat\u00eb sot. Ata kan\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr\u00a0pseudoanalist\u00ebsh\u00a0t\u00eb cil\u00ebt dalin nga ekrani n\u00eb ekran, duke shpifur, trilluar, duke b\u00ebr\u00eb retush t\u00eb qeveritar\u00ebve q\u00eb i paguajn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre ishte gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebs, por gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebs ai \u00ebsht\u00eb lule. N\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, k\u00ebshilltari i Edi\u00a0Ram\u00ebs,\u00a0Dorian\u00a0Du\u00e7ka\u00a0me mikun e tij, Agron\u00a0Neza\u00a0bashk\u00eb me\u00a0McGonigalin\u00a0kapin si hiena biznesmen\u00ebt dhe i gjobisin, 1-5\u00a0mln\u00a0euro. Dje ishte denoncimi i fundit i nj\u00eb pronari\u00a0mediash.<\/p>\n<p>Ndodh gj\u00eb me k\u00ebta gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebs, asgj\u00eb, sepse kishim mburoj\u00ebn e Edi\u00a0Ram\u00ebs. Sepse ndofta ndanin parat\u00eb me Edi\u00a0Ram\u00ebs, por n\u00eb bot\u00eb nuk ndodh\u00a0k\u00ebrkun, p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb Shqip\u00ebri. Kudo ata duhet t\u00eb p\u00ebrballeshin me ligjin. Jan\u00eb k\u00ebto shembuj, k\u00ebto zhvillime t\u00eb cilat duhet t\u00eb na frym\u00ebzojn\u00eb ne dhe ju garantoj se p\u00ebrgjigja m\u00eb e shpejt\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ajo ndaj varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb dyfishojm\u00eb rroga e pensione, me synim trefishimin e tyre.Nuk nd\u00ebrtojm\u00eb ne rrug\u00eb, nuk kemi nd\u00ebrtuar kurr\u00eb rrug\u00eb 24\u00a0mlneuro km, p\u00ebrkundrazi kemi nd\u00ebrtuar edhe me 1\u00a0mln\u00a0e 2\u00a0mlnkilometrin n\u00eb autostrad\u00eb.<\/p>\n<p>Sot Edi\u00a0Rama\u00a0nd\u00ebrton rrug\u00ebt an\u00ebsore me \u00e7mim dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se sa kemi nd\u00ebrtuar at\u00eb\u00a0autostrad\u00eb. Nuk nd\u00ebrtohet shkolla me 6\u00a0mln\u00a0euro, por nd\u00ebrtohet si kudo n\u00eb\u00a0Europ\u00eb\u00a0me 700 mij\u00eb euro. Nuk udh\u00ebton kryeministri me avion me dhom\u00eb gjumi, le t\u00eb rrij\u00eb gjumi dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb, por do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb me avion\u00eb linje.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb mund t\u00eb ulen ministrat, se nuk jan\u00eb ulur kurr\u00eb, me biftek 1 mij\u00eb dollar\u00eb. Pra do t\u00eb ket\u00eb standarde t\u00eb tjera dhe u garantoj shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rrepta.<\/p>\n<p>Fermeri shqiptar do t\u00eb ket\u00eb subvencion p\u00ebr \u00e7do prodhim. Fermeri shqiptar do t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe. Subvencioni p\u00ebr fermer\u00ebt\u00a0do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mesataren e Ballkanit. Sot \u00ebsht\u00eb\u00a06 her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se sa mesatarja e Ballkanit. Sot \u00ebsht\u00eb 5 her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se Kosova. Po me Ballkanin e Hapur, Edi\u00a0Rama\u00a0falimentoi me qindra e mij\u00ebra ferma.\u00a0Masivisht\u00a0jan\u00eb therur lop\u00ebt e\u00a0rrac\u00ebs\u00a0sepse futet qum\u00ebshti pluhur nga Serbia dhe ne blejm\u00eb djath\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb me qum\u00ebsht pluhur.<\/p>\n<p>Merr fund kjo. Ne do t\u00eb mbrojm\u00eb prodhimet tona, t\u00eb cilat p\u00ebr shum\u00eb arsye jan\u00eb absolutisht m\u00eb cil\u00ebsoret n\u00eb Ballkan dhe\u00a0Europ\u00eb. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb fermer\u00ebt t\u00eb ecin, t\u00eb prosperojn\u00eb fermat e tyre, \u00e7do prodhim i cili p\u00ebr shkaqe tregu apo natyrore, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr treg, nuk e merr tregu, do t\u00eb paguhet me \u00e7mim baz\u00eb nga qeveria.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk po b\u00ebjm\u00eb, po ua them un\u00eb ju. Po b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn Kosova dhe \u00e7do vend tjet\u00ebr p\u00ebrreth, dhe asnj\u00eb vend q\u00eb i b\u00ebn k\u00ebto nuk humbet,\u00a0p\u00ebrkudrazi\u00a0fiton. V\u00ebrtet\u00eb k\u00ebt\u00eb vit mbi prodhimi mund t\u00eb detyroj\u00eb shtetin t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb dhe t\u00eb kompensoj\u00eb p\u00ebr prodhime q\u00eb prishen, v\u00ebrtet\u00eb bresh\u00ebri mund t\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0prish\u00eb prodhimin dhe shtetit t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb. Por kjo b\u00ebn q\u00eb\u00a0vti\u00a0vitin tjet\u00ebr t\u00eb vazhdosh, kjo b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebsh fermash, por t\u00eb kthehesh ta vazhdosh vitin tjet\u00ebr prodhimin edhe m\u00eb mir\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zhvillohen t\u00eb gjitha bujq\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Pa bujq\u00ebsi t\u00eb zhvilluar nuk ka Shqip\u00ebri t\u00eb zhvilluar. Pa fshat t\u00eb zhvilluar nuk ka Shqip\u00ebri t\u00eb zhvilluar. Ndaj dhe ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr m\u00ebk\u00ebmbjen, begatimin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb fshat dhe qytet. Do t\u00eb p\u00ebrgjysmojm\u00eb taksat p\u00ebr bizneset. E kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb her\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodhi? U dyfishuan bizneset, u dyfishua pun\u00ebsimi. \u00c7far\u00eb ndodhi? Nga viti 2007-2014, numri i shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri u rrit, popullata u rrit \u00e7do vit dhe kjo \u00ebsht\u00eb statistik\u00eb e pamohueshme.<\/p>\n<p>Mbi 180 mij\u00eb familje u kthyen nga emigracioni dhe filluan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebrs\u00ebri ne i q\u00ebndrojm\u00eb taksave t\u00eb ul\u00ebta, \u00e7mimit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb energjis\u00eb. \u00c7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta. Vjedhin dhe vet\u00ebm vjedhin. E kan\u00eb shnd\u00ebrruar energjin\u00eb n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ajo\u200b\u00ebsht\u00eb bekim p\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ne 98% t\u00eb energjis\u00eb e kemi nga uj\u00ebrat, shirat. Nuk ka asnj\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, zero. Ka lidhje me vjedhjet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebn Edi\u00a0Rama\u00a0me ministren e tij. Zbrazin digat, dy vera rresht q\u00eb zbrazin digat. Zbrazin dhe ua japin sekser\u00ebve t\u00eb tyre, k\u00ebta pastaj e shesin n\u00eb burs\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim, 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa \u00e7mimi q\u00eb blejn\u00eb\u00a0kaskad\u00ebn\u00a0tuaj.<\/p>\n<p>Bizneset ja rrisin \u00e7mimin n\u00eb 215 lek\u00eb. N\u00eb 60 lek\u00eb do t\u00eb zbres\u00eb \u00e7mimi p\u00ebr bizneset. Ne do t\u00eb ulim \u00e7mimin p\u00ebr konsumator\u00ebt, aq sa ishte.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb mashtrues t\u00eb paskrupullt. A e dini\u00a0ju q\u00eb sot, sistemi energjetik shqiptar \u00ebsht\u00eb borxh 1.1 miliard\u00eb euro,\u00a0defakto\u00a0\u00ebsht\u00eb i falimentuar, sepse e vodh\u00ebn k\u00ebta n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Dy vitet e fundit jan\u00eb prodhuar \u00e7do vit nga 2 miliard\u00eb kilovat or\u00eb energji m\u00eb shum\u00eb se konsumi i\u00a0p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Megjithat\u00eb kan\u00eb importuar 300-400\u00a0mln\u00a0euro, pik\u00ebrisht se zbrazin digat p\u00ebr t\u00eb vjedhur. Marrin fund k\u00ebto.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb kthes\u00ebn e shum\u00eb pritur. Kjo kthes\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja, \u00ebsht\u00eb n\u00eb mendjen tuaj, ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj banor\u00ebt e\u00a0Klosit\u00a0dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb bashkohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar, veten, f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb ardhmen, Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo organizat\u00eb kriminale, nga ky sekt hajdut\u00ebsh q\u00eb nuk ka asnj\u00eb ndjenj\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb po e shkreton, varf\u00ebron, mjeron Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ata.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb populli i\u00a0Klosit, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA GJAT\u00cb PREZANTIMIT T\u00cb KANDIDATIT T\u00cb KLOSIT, BEDRI HOXHA E nderuar zonja kryetare\u00a0e PD,\u00a0Denisa\u00a0Vata, i nderuar kryetari i grupit politik t\u00eb pun\u00ebs, \u00c7lirim Gjata, i dashur kandidati yn\u00eb p\u00ebr kryetar\u00a0bashkie\u00a0dhe kryetar i ardhsh\u00ebm i\u00a0Klosit,\u00a0Bedri\u00a0Hoxha. I dashur Sk\u00ebnder\u00a0Gjuci, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0Mat, i dashur\u00a0Ismail\u00a0Uka, kryetari i ardhsh\u00ebm i\u00a0bashkis\u00eb\u00a0Peshkopis\u00eb. Zonja kryetare &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41357,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-41356","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41356\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}