{"id":41817,"date":"2023-03-28T10:06:11","date_gmt":"2023-03-28T10:06:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41817"},"modified":"2023-03-28T10:09:35","modified_gmt":"2023-03-28T10:09:35","slug":"cfare-na-mesojne-rastet-europiane-mbi-transportin-publik-falas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/28\/cfare-na-mesojne-rastet-europiane-mbi-transportin-publik-falas\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb na m\u00ebsojn\u00eb rastet europiane mbi transportin publik falas"},"content":{"rendered":"<p><strong>Margaux Truc p\u00ebr\u00a0OP<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillimin e k\u00ebtij viti qeveria spanjolle e Pedro Sanchez e ka shtyr\u00eb mas\u00ebn q\u00eb i b\u00ebnte krejt\u00ebsisht falas aspektet hekurodhore t\u00eb vendit me distanc\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe t\u00eb mesme. P\u00ebrpara Spanj\u00ebs, edhe Luksemburgu e Malta kan\u00eb adoptuar politika t\u00eb ngjashme. Dukati i Madh i Luksemburgut i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha transportet publike falas nga marsi i vitit 2020. Qeveria malteze ka optuar p\u00ebr t\u00eb promovuar heqjen e tarifave t\u00eb autobus\u00ebve q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb ishull duke filluar nga tetori i vitit 2022. K\u00ebto t\u00eb fundit jan\u00eb vende me shtrirje gjeografike relativisht t\u00eb vog\u00ebl, respektivisht ndaj Spanj\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb caktoj\u00eb 3 miliard euro dhe 660 milion euro t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr ta mbajtur aktive politik\u00ebn. Me titull krahasues, qeveria e Luksemburgut shpenzon \u00e7do vit 41 milion euro, nd\u00ebrsa qeveria malteze shpenzon 54 milion euro p\u00ebr t\u00eb mbajtur aktive stimujt n\u00eb transportet publike.<\/p>\n<p><strong>Viti 2022 i stimujve ndaj transporteve publike<\/strong><\/p>\n<p>Rasti spanjoll \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebsesi m\u00eb emblematiku, por gjat\u00eb vitit 2022 edhe vende t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha si Gjermania dhe Italia kan\u00eb adoptuar norma t\u00eb prirura q\u00eb t\u00eb ulin apo subvencionojn\u00eb aksesin n\u00eb transportet publike. Qeveria gjermane e Olaf Scholz ka miratuar nj\u00eb plan prej 2.5 miliard eurosh p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb \u00e7mim fiks prej 9 eurosh n\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb pasur akses n\u00eb t\u00eb gjitha mjetet publike. Por politika ka mbetur aktive p\u00ebr 3 muaj, p\u00ebr t\u00eb arritur paszaj n\u00eb skadimin e natyrsh\u00ebm t\u00eb gushtit 2022. Kurse Italia ka miratuar n\u00ebn qeverin\u00eb Draghi nj\u00eb \u201cbonus trasporti\u201d me vler\u00eb prej 60 eurosh <em>una tantum<\/em> p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb abonime vjetore apo mujore p\u00ebr pjes\u00ebt hekurudhore urbane, rajonale apo nd\u00ebrrajonale. Masa ka kushtuar 79 milion euro dhe ka skaduar n\u00eb fundin e vitit 2022. Cilat jan\u00eb ar\u00ebsyet q\u00eb i kan\u00eb shtyr\u00eb qeverit\u00eb t\u2019i adoptojn\u00eb k\u00ebto politika? Dhe cilat prej tyre q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb braktisjen e tyre? Cilat jan\u00eb p\u00ebrfitimet q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb? N\u00eb vijim do t\u00eb provojm\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjemi disa prej k\u00ebtyre pik\u00ebpyetjeve.<\/p>\n<p><strong>Objektiva t\u00eb ndrysh\u00ebm\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Paras\u00ebgjithash \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb pyes\u00ebsh se cil\u00ebt jan\u00eb objektivat e mundsh\u00ebm t\u00eb lidhura me reduktimin e \u00e7mimeve t\u00eb transporteve pulbike. Nj\u00eb ar\u00ebsye shpesh e p\u00ebrmendur nga qeverit\u00eb komb\u00ebtare dhe vendore, q\u00eb historikisht jan\u00eb at\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebto politika, \u00ebsht\u00eb ajo e barazis\u00eb sociale. Grupe vulnerab\u00ebl si familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, personat pa patent\u00eb apo pa automobil privat, t\u00eb moshuarit dhe personat me paaft\u00ebsi jan\u00eb ata q\u00eb u besojn\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht sh\u00ebrbimeve t\u00eb transportit publik p\u00ebr spostimet e p\u00ebrditshme. N\u00eb ar\u00ebsye t\u00eb faktit q\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebria dhe transporti konsiderohen n\u00eb demokracit\u00eb per\u00ebndimore si nj\u00eb e drejt\u00eb e qytetarit, b\u00ebrja e mjeteve publike m\u00eb t\u00eb aksesueshme apo krejt\u00ebsisht falas mund t\u00eb shikohet k\u00ebsht\u00eb si nj\u00eb sh\u00ebrbim thelb\u00ebsor i dh\u00ebn\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ar\u00ebsye e mundur e reduktimit t\u00eb \u00e7mimeve financiare me fonde publike \u00ebsht\u00eb ajo ekologjike. Supozohet se duke ulur koston e transporteve publike, njer\u00ebzit stimulohen me braktisjen e mjetit privat n\u00eb favor t\u00eb mjetit kolektiv. Qytetar\u00ebt mund ta reduktojn\u00eb k\u00ebshtu gjurm\u00ebn e karbonit n\u00eb spostimet e tyre. Ve\u00e7 k\u00ebsaj mund t\u00eb reduktojn\u00eb edhe eksternalitete negative t\u00eb lidhura me p\u00ebrdorimin e automobilit privat si trafiku n\u00eb rrug\u00eb, cil\u00ebsia e ul\u00ebt e ajrit dhe ndotja akustike. Nj\u00eb objektiv tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai ekonomik. Nga nj\u00ebra an\u00eb, zvog\u00eblimi i kostos s\u00eb mjetit publik, n\u00ebse ndiqet nga nj\u00eb p\u00ebrdorim i duhur t\u00eb tij, mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb frekuenc\u00ebs s\u00eb mjeteve dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, nga nj\u00eb cil\u00ebsi m\u00eb e mir\u00eb e sh\u00ebrbimit. Nga nj\u00ebra an\u00eb, n\u00eb rastin ku transporti publik t\u00eb jet\u00eb i b\u00ebr\u00eb krejt\u00ebsisht falas, mund t\u00eb hiqen kostot e shtypjes dhe t\u00eb shitjes s\u00eb biletave. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj do t\u00eb zvogl\u00ebloheshin vonesat e akumuluara nga mjetet n\u00eb momentin ku shoferi nuk duhet t\u00eb administroj\u00eb m\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur shitjen e titujve t\u00eb transportit.<\/p>\n<p><strong>&#8230; rrall\u00eb t\u00eb pajtuesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse tre misionet jan\u00eb po aq t\u00eb justifikuesh\u00ebm dhe mund t\u00eb ndiqen t\u00eb gjitha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ar\u00ebsyeshme, kjo \u00ebsht\u00eb rrall\u00eb e mundur. Efektivisht, si\u00e7 ndodh shpesh n\u00eb fush\u00ebn e politikave ekonomike, ndaj \u00e7do mase t\u00eb marr\u00eb pasojn\u00eb shpesh efekte t\u00eb papritur apo jo t\u00eb d\u00ebshiruar. K\u00ebta rrezikojn\u00eb t\u00eb kompromentojn\u00eb nj\u00eb apo disa objektiva. P\u00ebr shembull, stimulimi i mjeteve publike mund t\u2019i rris\u00eb pabarazit\u00eb ekonomike n\u00eb vend q\u00eb ti zbus\u00eb ato. Kjo \u00ebsht\u00eb evidentuar n\u00eb Luksemburg ku rrjeti i transportit publik lidh qendr\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se periferin\u00eb, e banuar m\u00eb shum\u00eb nga kategorit\u00eb socio \u2013 ekonomike m\u00eb vulnerab\u00ebl. Hulumtuesit kan\u00eb gjetur se banor\u00ebt n\u00eb periferi duhet domosdoshm\u00ebrisht ta p\u00ebrdorin mjetin e transportit publik privat p\u00ebr t\u00eb arritur qendr\u00ebn e qytetit dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebshtu mjetet falas. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00ebse mendohet se fondet publike e p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb politik\u00eb mund t\u00eb destinohen p\u00ebr politika t\u00eb tjera sociale, rritja potenciale e pabarazive \u00ebsht\u00eb ende m\u00eb e madhe. Nj\u00eb shembull tjet\u00ebr i dh\u00ebn\u00eb nga qyteti i Kopenhagenit ku \u00ebsht\u00eb demonstruar se n\u00eb vend ta zvog\u00ebloj\u00eb trafikun e mjeteve, masa e stimulimit t\u00eb transportit publik e ka reduktuar p\u00ebrqindjen e njer\u00ebzve q\u00eb p\u00ebrdornin bi\u00e7iklet\u00ebn apo spostoheshin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si t\u00eb implementohen politika efikase?<\/strong><\/p>\n<p>Efikasiteti i masave varet nga cilat jan\u00eb objektivat par\u00ebsor\u00eb dhe nga p\u00ebrshtatshm\u00ebria e instrumentave n\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebytyre prioriteteve. Si\u00e7 e kemi par\u00eb, politikat e reduktimit t\u00eb kostos s\u00eb mjeteve publike jan\u00eb t\u00eb shumta. Ato mund t\u00eb variojn\u00eb nga falasi total, adoptimi i nj\u00eb kostoje fikse p\u00ebr bilet\u00eb tek rimbursimi pjessh\u00ebm apo total i abonimeve. Ve\u00eb k\u00ebsaj, mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb masa t\u00eb gjitha apo vet\u00ebm n\u00eb disa prej t\u00eb gjitha mjeteve operuese n\u00eb sistemin e transportit publik. Sikur objektivi par\u00ebsor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja sociale mund t\u00eb mendohet p\u00ebr eliminimin e tarifave mbi mjetet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura nga kategorit\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb vogla apo vulnerab\u00ebl. Sikur misioni t\u00eb jet\u00eb past\u00ebrtisht ekologjik, at\u00ebhere idealja do t\u00eb ishte reduktimi i kostos s\u00eb mjeteve q\u00eb lidhin rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb trafikuara e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Obkektiva dhe instrumenta t\u00eb vendeve t\u00eb analizuar<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shembull Spanja e ka adoptuar politik\u00ebn e saj n\u00eb qershorin e vitit 2022 me vullnetin e deklaruar p\u00ebr t\u00eb zbutur presionin mbi pendolar\u00ebt e shkaktuar nga rritja e kostos s\u00eb jetes\u00ebs. Duke pasur parasysh misionin, qeveria spanjolle e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ar\u00ebsyshme n\u00eb mas\u00eb abonimet vjetore e mujore dhe jo thjesht biletat. Edhe p\u00ebr Italin\u00eb, masa e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb adoptuar n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin Dekret Ndihmash t\u00eb majit 2022, objektivi kishte nj\u00eb pik\u00ebsynim social. Ndryshe, qeveria gjermane e kishte mbrojtur mas\u00ebn e kushtueshme n\u00eb Parlament me misionin e dyfisht\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb ndaj konsumator\u00ebve n\u00eb vijim t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga ana e Rusis\u00eb dhe favorizimin e reduktimit t\u00eb makinave qarkulluese. Kjo shpjegon edhe zgjedhjen p\u00ebr t\u00eb mos e kufizuar vet\u00ebm tek trenat mas\u00ebn, por t\u00eb p\u00ebrfshijo edhe metrot\u00eb, tramvajet dhe autobus\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjetja e nj\u00eb lidhjeje midis finaliteteve afatshkurt\u00ebra t\u00eb kund\u00ebrshtimit me inflacionin e papritur dhe asaj me term afatgjat\u00eb t\u00eb dekarbonizimit t\u00eb transporteve nuk \u00ebsht\u00eb aspak e thjesht\u00eb. Masa e adoptuar nga qeveria gjermane duket se favorizon aksesin n\u00eb transportin publik nga ana e popullsis\u00eb m\u00eb t\u00eb goditur nga shtrenjtimi i kostot s\u00eb jetes\u00ebs, nuk ka arritur t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb spostimet me mjete t\u00eb motorizuar dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb tranzicionin ekologjik. Efektivisht, rritja e menj\u00ebhershme e p\u00ebrdoruesve n\u00eb muajin e par\u00eb ka shkaktuar nj\u00eb reduktim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve: mjetet qen\u00eb shpesh plot dhe n\u00eb vones\u00eb. Pas nj\u00eb muaji gjerman\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb pak t\u00eb stimuluar nga reduktimi i \u00e7mimeve dhe aq m\u00eb shum\u00eb u jan\u00eb kthyer p\u00ebrdorimit t\u00eb makinave. Ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb arritja e nj\u00ebrit dhe jo e tjetrit objektiv, kan\u00eb kontribuar n\u00eb r\u00ebnien e mas\u00ebs n\u00eb Parlament q\u00eb nuk ia ka votuar rinovimin.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb na m\u00ebson rasti gjerman?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e kemi par\u00eb, efektet e pad\u00ebshiruara nuk jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politikave ekonomike. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sigurimi i disa rezultateve pozitive dhe t\u00eb tjerave negative nuk sjell domosdoshmlrisht nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb disfavorsh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb veprim. Vler\u00ebsimi i efikasitetit t\u00eb saj do t\u00eb varet nga konsiderata politike, p\u00ebr pasoj\u00eb subjektive. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Parlamentit gjerman kan\u00eb konsideruar se nuk qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mbanin nj\u00eb mas\u00eb prej 2 miliard eurosh p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar e vetme inflacionin. Kostoja do kishte qen\u00eb e justifikuar n\u00eb drit\u00ebn e efekteve ekologjike t\u00eb asociiuara. Kurse qeveria spanjolle e ka konsideruar mas\u00ebn si nj\u00eb instrument me pasoja sociale. Ky ishte kriteri i par\u00eb i vler\u00ebsimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur. Kjo ka mund\u00ebsuar shtrirjen e mas\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb vit, por kjo nuk n\u00ebnkupton se objektivat nuk mund t\u00eb ndryshojn\u00eb. Duke par\u00eb impenjimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ekonomike p\u00ebr ta shtyr\u00eb mas\u00ebn deri n\u00eb fundin e vitit 2023, faktikisht politikan\u00ebt spanjoll\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorin kritere t\u00eb tjera vler\u00ebsimi, si ai ekologjik, p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr shtyrjen ose jo t\u00eb mas\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Margaux Truc p\u00ebr\u00a0OP N\u00eb fillimin e k\u00ebtij viti qeveria spanjolle e Pedro Sanchez e ka shtyr\u00eb mas\u00ebn q\u00eb i b\u00ebnte krejt\u00ebsisht falas aspektet hekurodhore t\u00eb vendit me distanc\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe t\u00eb mesme. P\u00ebrpara Spanj\u00ebs, edhe Luksemburgu e Malta kan\u00eb adoptuar politika t\u00eb ngjashme. Dukati i Madh i Luksemburgut i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha transportet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41818,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-41817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41817\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}