{"id":41824,"date":"2023-03-28T10:14:25","date_gmt":"2023-03-28T10:14:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=41824"},"modified":"2023-03-28T10:14:25","modified_gmt":"2023-03-28T10:14:25","slug":"kur-djalin-e-vdekur-ta-ringjall-erion-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/28\/kur-djalin-e-vdekur-ta-ringjall-erion-veliaj\/","title":{"rendered":"Kur djalin e vdekur ta ringjall Erion Veliaj\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Elona CASLLI<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Edi Rama, urdh\u00ebroi ky\u00e7jen e kombit n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00ebp\u00ebr mediat shqiptare v\u00ebrshonin videot e Erion Veliajt me dy qese me ushqime dhe me dhjet\u00eb kamera dhe dhjet\u00eb fotograf\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb filmonin dhe t\u00eb fotografonin procesin kur Erion Veliaj u d\u00ebrgonte qesen me ushqime t\u00eb moshuarve n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb kryetar bashkie n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs q\u00eb sh\u00ebtit nga nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb tjetr\u00ebn me dy qese ushqimesh dhe me dhjet\u00eb fotograf\u00eb me vete.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb premiera e Erion Veliajt dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht posht\u00ebrim n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb taksapaguesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb gjitha videot e prodhuara nga Erion Veliaj, do t\u00eb ve\u00e7oja nj\u00eb video, e cila n\u00eb \u00e7astin kur e pash\u00eb m\u00eb shkaktoi at\u00eb ndjesi sfilit\u00ebse q\u00eb i shkakton nj\u00eb f\u00ebmije nj\u00eb udh\u00ebtim i gjat\u00eb me makin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur je f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb z\u00eb makina, je mes d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb dhe pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta kryer si akt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gendje rraskapit\u00ebse q\u00eb vet\u00ebm kush e ka provuar mund ta kuptoj\u00eb.<\/p>\n<p>Skenari i videos, zhvillohet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Krejt \u201c\u201d rast\u00ebsisht\u201d\u201d Erion Veliaj do t\u00eb trokiste n\u00eb nj\u00eb der\u00eb ku jetonte nj\u00eb grua e moshuar. Kjo grua e moshuar nuk \u201c\u201d dinte asgj\u00eb\u2019\u2019\u2019 p\u00ebr surpriz\u00ebn q\u00eb do t\u2019i kish rezervuar fati at\u00eb m\u00ebngjes dhe teksa hap der\u00ebn dhe gjendet p\u00ebrball\u00eb Erion Veliajt, shp\u00ebrthen n\u00eb klithma dashurie t\u00eb pafundme, t\u00eb cilat konkretizohen me pasthirrma t\u00eb llojit : Uaaaaaaaaaaa, Uaaaaaa, Uaaaaaa!<\/p>\n<p>Pasi ka p\u00ebrfunduar procesi i tejzgjatur i klithmave t\u00eb dashuris\u00eb, do t\u00eb kalohet tek procesi i puthjeve t\u00eb dashuris\u00eb. Gruaja e moshuar do ta puth\u00eb me dor\u00eb n\u00eb distanc\u00eb Erion Veliajn, pasi ky i fundit i n\u00ebnvizon faktin se nuk mund t\u00eb puthen p\u00ebr shkak t\u00eb virusit. Me t\u00eb p\u00ebrfunduar \u201c Marr\u00ebveshjen e Puthjes n\u00eb Distanc\u00eb\u201d do t\u00eb vijohet me procesin e Ringjalljes.<\/p>\n<p>Gruaja e moshuar, mes jarg\u00ebve t\u00eb shkaktuara nga puthja n\u00eb distanc\u00eb me Erion Veliajn, ( praktikisht gruaja kish puthur dhjet\u00eb here dor\u00ebn e saj) do t\u2019i pohonte k\u00ebtij t\u00eb fundit se djali i saj kish vdekur para 25 vitesh, por me shfaqjen e Erion Veliajt n\u00eb der\u00ebn e saj, djali ish ringjallur.<\/p>\n<p>Me t\u00eb p\u00ebrfunduar procesi i djalit t\u00eb vdekur, por t\u00eb ringjallur nga Erion Veliaj, do t\u00eb fillonte procesi i mir\u00ebnjohjes ndaj Edi Ram\u00ebs. Gruaja e moshuar do t\u00eb deklaronte se Edi Rama ishte udh\u00ebheq\u00ebsi m\u00eb i mire n\u00eb bot\u00eb dhe m\u00eb bujari.<\/p>\n<p>Duke treguar me gisht dy qeset me ushqime ajo do t\u00eb shprehej: \u201c Ja, k\u00ebto qeset me ushqime, ai i ka sjell\u00eb. T\u00eb tijat jan\u00eb.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, n\u00ebn eksitimin e fjal\u00ebve t\u00eb gruas s\u00eb moshuar dhe me nj\u00eb terminologji tipike komuniste, do t\u00eb shprehej: E kemi t\u00eb mire komandatin, por nuk ia di kush. Ai lodhet shum\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Prodhimi i nj\u00eb video t\u00eb till\u00eb n\u00eb vitin 2020 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb e frikshme morti, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare e cila ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zi morale.<\/p>\n<p>Ringjallja e propagand\u00ebs dhe skenave komuniste n\u00eb vitin 2020, duhet t\u00eb trondis\u00eb k\u00ebdo n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si qytetar e mandej si taksapagues.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kisha mund\u00ebsi videon n\u00eb fjal\u00eb, do ta shp\u00ebrndaja n\u00eb t\u00eb gjitha gjimnazet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrmes saj do t\u2019u shpjegoja t\u00eb rinjve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend portretin e Njeriut t\u00eb Ri dhe portretin e Diktator\u00ebve.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mjaftonte ve\u00e7 kjo video, q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare t\u00eb ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb mos pajtohej m\u00eb me rikthimin tek propaganda dhe mentaliteti Enverian.<\/p>\n<p>Ne jemi taksapagues n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi p\u00ebr fuqin\u00eb dhe t\u00eb drejtat tona.<\/p>\n<p>Post Scriptum- Nuk mund t\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr skllav\u00ebrimin ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Elona CASLLI N\u00eb koh\u00ebn kur Edi Rama, urdh\u00ebroi ky\u00e7jen e kombit n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00ebp\u00ebr mediat shqiptare v\u00ebrshonin videot e Erion Veliajt me dy qese me ushqime dhe me dhjet\u00eb kamera dhe dhjet\u00eb fotograf\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb filmonin dhe t\u00eb fotografonin procesin kur Erion Veliaj u d\u00ebrgonte qesen me ushqime t\u00eb moshuarve n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-41824","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41824"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41824\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}