{"id":42088,"date":"2023-03-30T15:04:19","date_gmt":"2023-03-30T15:04:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42088"},"modified":"2023-03-30T15:04:19","modified_gmt":"2023-03-30T15:04:19","slug":"rama-ka-bere-grusht-shteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/03\/30\/rama-ka-bere-grusht-shteti\/","title":{"rendered":"Rama ka b\u00ebr\u00eb grusht shteti!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fatos LUBONJA<\/strong><\/p>\n<p>Kam qen\u00eb nj\u00eb ish i barazlarguar antisistem q\u00eb, n\u00eb vitin 2015, ka votuar p\u00ebr grupimin rreth Gjergj Bojaxhiut dhe n\u00eb vitin 2017 p\u00ebr \u201cLibr\u00ebn\u201d e Ben Blushin, me iden\u00eb se tre partit\u00eb kryesore kishin krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb korrupsionit oligarkik q\u00eb duhej sfiduar nga parti t\u00eb reja. K\u00ebt\u00eb fakt ma kujton sot nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barazlarguarisht t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje q\u00eb s\u2019mund t\u2019ua jap pasi kam ndryshuar mendim. Ky shkrim \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e shpjegimeve q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb privatisht dhe publikisht p\u00ebr shkakun pse kam ndryshuar mendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: sepse ka ndryshuar sistemi, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ishe antisistem deri n\u00eb vitet 2015 \u2013 2017 dhe tjet\u00ebr gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh sot antisistem. Le ta shtjelloj \u00e7far\u00eb kuptoj me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me mandatin e par\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, kur ai qeveriste s\u00eb bashku me Ilir Met\u00ebn, zhg\u00ebnjimi me partit\u00eb e sistemit e mbylli shpejt ciklin e tij t\u00eb plot\u00eb. Edhe p\u00ebr shumic\u00ebn e atyre q\u00eb ushqenin iluzionin se Rama do ta godiste sistemin u b\u00eb e qart\u00eb se ai po e kal\u00ebronte at\u00eb, si\u00e7 b\u00ebri Berisha m\u00eb 2005 pasi kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat premtime. Jemi n\u00eb koh\u00ebn e fillimit t\u00eb ikjes s\u00eb dyt\u00eb masive t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrkon edhe me koh\u00ebn \u2013 midis zgjedhjeve lokale t\u00eb vitit 2015 dhe atyre t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2017 \u2013 kur nj\u00eb numri jo t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam qen\u00eb pjes\u00eb aktive edhe vet\u00eb, iu duk se kishte ardhur momenti i krijimit t\u00eb partive t\u00eb reja, q\u00eb do t\u00eb t\u00ebrhiqnin zon\u00ebn gri t\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyerve drejt marrjes s\u00eb pushtetit. Por jemi edhe n\u00eb koh\u00ebn kur Rama fillon projektin q\u00eb do t\u00eb shfaqet hapur n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017 kur hedh parrull\u00ebn se e keqja buron nga t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb i quan \u201cparti t\u00eb tepsis\u00eb\u201d, dhe k\u00ebrkon t\u00eb gjith\u00eb pushtetin n\u00eb duart e veta. Rezultati i zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017 b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb edhe p\u00ebr m\u00eb optimist\u00ebt e t\u00eb barazlarguarve antisitem se kryepartia e sistemit dhe aleat\u00ebt e saj, oligark\u00eb si Doshi apo Rakipi, fituan jo vet\u00ebm kund\u00ebr opozit\u00ebs s\u00eb sistemit, por edhe kund\u00ebr t\u00eb barazlarguarve antisistem.<\/p>\n<p>Teza ime, q\u00eb shpjegon pse kam ndryshuar mendim, \u00ebsht\u00eb se q\u00eb prej asaj kohe hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb sistemit q\u00eb ndryshon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cil\u00ebsore karakterin e tij duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb regjim. Personalisht k\u00ebt\u00eb faz\u00eb e kam quajtur shpesh \u201cputiniz\u00ebm\u201d, \u201cparti shtet\u201d, \u201cTirani t\u00eb maxhoranc\u00ebs\u201dduke patur parasysh nj\u00eb sistem ku maxhoranca, ndryshe nga \u00e7\u2019ka ndodhur deri n\u00eb 2013, megjith\u00eb konsumimin nga pushteti vjen duke u forcuar, kurse opozita vjen duke u dob\u00ebsuar pa arritur dot m\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb rotacion. Duke iu referuar nj\u00eb shkrimi t\u00eb Yuval Hararit t\u00eb dat\u00ebs 9 mars 2023 me titull: \u201cAjo q\u00eb po b\u00ebn qeveria izraelite nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi por nj\u00eb grusht shteti\u201d do ta quaja sistemin ku jemi edhe nj\u00eb grusht shteti t\u00eb kryer nga lart.<\/p>\n<p>Harari, nisur nga projekti i Netanyahut p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb do t\u2019i jap\u00eb atij und\u00ebsin\u00eb e kontrollit mbi t\u00eb, thot\u00eb se ka dy forma grushtesh shteti: ata q\u00eb nisin \u201cnga posht\u00eb\u201d kur psh. gjeneral\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr pushtet sulmojn\u00eb selit\u00eb e shtetit me tanke dhe rr\u00ebzojn\u00eb pushtetar\u00ebt e radh\u00ebs; si dhe ata q\u00eb nisin \u201cnga lart\u201d kur qeverit\u00eb e ardhura n\u00eb pushtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme, fillojn\u00eb e p\u00ebrdorin pushtetin p\u00ebr t\u00eb sigur p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e pushtetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky lloj grusht shteti nga lart, q\u00eb, ndryshe nga t\u00eb par\u00ebt nuk kryhet n\u00eb pak dit\u00eb dhe me dhun\u00eb, por gradualish dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, q\u00eb ka projektuar Rama dhe q\u00eb po e \u00e7on drejt realizimit t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebt\u00eb e ka kryer dhe po vazhdon ta kryej\u00eb jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet kapjes t\u00eb aktor\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb (ku duhet p\u00ebrfshir\u00eb edhe krimi i organizuar), t\u00eb mediave, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, por edhe n\u00ebp\u00ebrmjet disa reformave ligjore si ajo n\u00eb drejt\u00ebsi, ajo administrative, ajo zgjedhore, \u2013 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur vet\u00ebm ato m\u00eb kryesoret. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ndryshimi ligjesh, medemek n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs s\u00eb popullit, q\u00eb kemi par\u00eb t\u2019a kryejn\u00eb edhe lider autoritar\u00eb si Putini, Erdogani, Orbani apo Kazinski, ve\u00e7an\u00ebrisht kur flitet p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, duhet p\u00ebrmendur edhe kapja dhe p\u00ebrdorimi i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nha Rama. Madje kjo duhet theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasi ata kan\u00eb sh\u00ebrbyer si legjitimues edhe si financues t\u00eb k\u00ebtij grushti shteti me aktor\u00eb kryesor\u00eb m\u00eb her\u00ebt ambasadorin amerikan Donald Lu dhe at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb Romana Vllahutin dhe m\u00eb pas me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe at\u00eb t\u00eb BE Soreca.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtij grushti gradual shteti sot nuk jemi m\u00eb n\u00eb sistemin q\u00eb kemi pasur deri n\u00eb vitin 2015 \u2013 2017 por n\u00eb nj\u00eb regjim, q\u00eb ka instaluar nj\u00eb lloj gjendjeje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb sipas Ram\u00ebs duhet t\u00eb zgjas\u00eb derisa ai t\u00eb pastrojn\u00eb p\u00ebrfundimisht t\u00eb keqen \u2013 retorik\u00eb tipike kjo e diktaturave ku pastrimi i s\u00eb keqes identifikohet me eliminimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb dhe gjendja e jasht\u00ebzakond\u00ebshme jo vet\u00ebm nuk mbaron kurr\u00eb, por sa vjen e r\u00ebndohet. P\u00ebr rrezikun e k\u00ebsaj gjendjeje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ka paralajm\u00ebruar edhe Komisioni i Venecies kur kritikonte reform\u00ebn ton\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, duke u shprehur p\u00ebr vetingun se \u201cnj\u00eb zgjidhje e till\u00eb radikale do t\u00eb ishte e pavend n\u00eb kushte normale\u201d dhe se \u201csi \u00e7do mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, (ajo) krijon rrezikun e kapjes s\u00eb gjyq\u00ebsorit nga forca politike q\u00eb kontrollon procesin\u201d. (shih p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe shkrimin tim t\u00eb janarit 2016 \u201cDraft \u2013 kushtetuta e nj\u00eb grushti shteti\u201d (http:\/\/perpjekja.blogspot.com\/2016\/01\/draft-kushtetuta-e-nje-grushti-shteti.html))<\/p>\n<p>Shkurt, situata e krijuar q\u00eb kur ka nisur ky grusht gradual shteti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo e vitve 2015-2017, kur e mendonim rotacionin si di\u00e7ka t\u00eb garantuar dhe synonim q\u00eb ky t\u00eb sillte n\u00eb pushtet forca t\u00eb reja. Sot jemi n\u00eb nj\u00eb regjim q\u00eb po punon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb agresive p\u00ebr eliminimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve sa duke ndryshuar ligje aq dhe duke shkelur i pac\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia q\u00eb ka kapur ligjet q\u00eb kan\u00eb mbetur ende pa ndryshuar. Prandaj t\u00eb jesh antiregjim sot nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me t\u00eb q\u00ebnit antisistem dje.<\/p>\n<p>Se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh antiregjim sot mjaft t\u00eb shoh\u00ebsh se \u00e7far\u00eb ndodhi k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Izrael ku, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracin\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi e Netanyahut, u bashkuan kund\u00ebr tij jo vet\u00ebm krejt opozita, por edhe shoq\u00ebria civile edhe presidenti i vendit Isaac Herzog deri dhe ministra t\u00eb qeveris\u00eb si ai i mbrojtjes Yoav Gallant dhe ku, m\u00eb n\u00eb fund, u shpall edhe nj\u00eb grev\u00eb e p\u00ebrgjithshme q\u00eb e detyroi Netanyahun ta ngrij\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq tek ne, po t\u00eb ndjek\u00ebsh diskursin e t\u00eb barazlarguarve antisistem, do t\u00eb dallosh se shumica e tyre, me vet\u00ebdije apo pa vet\u00ebdije, e injorojn\u00eb k\u00ebt\u00eb grusht shteti gradual q\u00eb ka ndodhur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb pretendojn\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin sistem si t\u00eb para vitit 2013. Po t\u00eb vesh re k\u00ebta nuk e p\u00ebrdorin fjal\u00ebn regjim. Sipas tyre rotacioni n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ndodhi pas 8 vjet\u00ebsh, si\u00e7 kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb, jo sepse Edi Rama ndryshoi pabesisht ligjin elektoral duke eliminuar koalicionet, as sepse, duke shkelur i pac\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia ligjin, kishte ngritur nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb patronazhist\u00ebsh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb veprim, (rreth 900 000 vet\u00eb) p\u00ebr t\u00eb gjuajtur votues, as sepse, gjith\u00eb duke shkelur i pac\u00ebnuar ligjin kishte shp\u00ebrndar\u00eb tendera e d\u00ebmshp\u00ebrblime t\u00ebrmeti n\u00eb koh\u00eb fushate, as sepse kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim p\u00ebr shantazhim dhe blerje votash bandat e krimit t\u00eb organizuaar t\u00eb mbrojtur nga prokuror\u00ebt dhe polic\u00ebt e shtetit, por sepse opozita, duke qen\u00eb pjes\u00eb e sistemit nuk i frym\u00ebzon njer\u00ebzit p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur at\u00eb me vot\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flas p\u00ebr t\u00eb barazlarguarit kam parasy disa kategori syresh kufiri midis t\u00eb cil\u00ebve nuk mund t\u00eb ndahet prerazi. Kam parasysh t\u00eb barazlarguarit e rrem\u00eb: ata q\u00eb e kan\u00eb kthyer k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb biznes personal e shfaqen n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr t\u2019i hequr vota opozit\u00ebs s\u00eb sistemit, dhe q\u00eb pastaj zhduken p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb tjera; kam parasysh ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb sepse besojn\u00eb v\u00ebrtet se jemi n\u00eb vitin 2015 nga mungesa e instiktit politik apo pse u \u00ebsht\u00eb err\u00ebsuar ky nga ambiciet p\u00ebr protagoniz\u00ebm; t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb besojn\u00eb edhe pas skandalit Mac Gonical se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk do ta lejojn\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb diktature n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka edhe nj\u00eb kategori t\u00eb barazlarguarish q\u00eb e p\u00ebrdorin fjal\u00ebn regjim, dhe jan\u00eb kund\u00ebr tij, por q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb bashkimin e t\u00eb gjitha forcave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur t\u00eb keqen, pasi urojn\u00eb rritjen e saj deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb saq\u00eb regjimi t\u00eb rr\u00ebzohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dhume nd\u00ebshkuese popullore. Nd\u00ebr t\u00eb barazlarguarit duhen futur edhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb e t\u00eb k\u00ebqijve: indiferent\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Ajnshtajni thot\u00eb: \u201cBota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i rreziksh\u00ebm, jo p\u00ebr shkak t\u00eb atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vepra t\u00eb liga, por t\u00eb atyre q\u00eb rrin\u00eb e shikojn\u00eb dhe nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta s\u00eb bashku, aktivisht apo pasivish, po punojn\u00eb bash p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e atij bashkimi q\u00eb na tregoi shoq\u00ebria izraelite kur ndjeu se po i k\u00ebrc\u00ebnohet gj\u00ebja themelore mbi t\u00eb cil\u00ebn q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: demokracia. Pa m\u00ebnjanuar edhe rolin e opozit\u00ebs s\u00eb sistemit n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ndodh, do t\u00eb thoja se, me vet\u00eb\u00e7dije apo pa vet\u00ebdije t\u00eb barazlarguarit po punojn\u00eb p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e \u00e7do bashkimi n\u00ebp\u00ebrmjet \u00e7\u2019orientimit, ndarjes, p\u00ebr\u00e7arjes t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb. E gjitha kjo shkon n\u00eb favor t\u00eb parimit p\u00ebr\u00e7a dhe sundo q\u00eb p\u00ebrdor Rama p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara grushtin e tij t\u00eb shtetit deri n\u00eb eliminimin e plot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb barazlargurit q\u00eb duket e kan\u00eb harruar (apo nuk e kan\u00eb m\u00ebsuar kurr\u00eb) at\u00eb th\u00ebnien e priftit gjerman Marin Niem\u00f6ller\u201d: \u201cN\u00eb fillim mor\u00ebn rom\u00ebt dhe un\u00eb u k\u00ebnaqa sepse ata ishin hajdut\u00eb. Pastaj mor\u00ebn ebrejt\u00eb dhe un\u00eb nuk fola sepse m\u00eb dukeshin antipatik\u00eb. Pastaj mor\u00ebn homosksual\u00ebt, dhe u \u00e7lirova, sepse m\u00eb bezdisnin. Pastaj komunist\u00ebt dhe un\u00eb nuk thash\u00eb gj\u00eb se nuk isha komunist. Nj\u00eb dit\u00eb erdh\u00ebn e m\u00eb mor\u00ebn mua dhe nuk kishte mbetur m\u00eb kush t\u00eb protestonte.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos LUBONJA Kam qen\u00eb nj\u00eb ish i barazlarguar antisistem q\u00eb, n\u00eb vitin 2015, ka votuar p\u00ebr grupimin rreth Gjergj Bojaxhiut dhe n\u00eb vitin 2017 p\u00ebr \u201cLibr\u00ebn\u201d e Ben Blushin, me iden\u00eb se tre partit\u00eb kryesore kishin krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb korrupsionit oligarkik q\u00eb duhej sfiduar nga parti t\u00eb reja. K\u00ebt\u00eb fakt ma kujton sot &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":36535,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-42088","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42088\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}