{"id":42378,"date":"2023-04-01T18:16:06","date_gmt":"2023-04-01T18:16:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42378"},"modified":"2023-04-01T18:16:06","modified_gmt":"2023-04-01T18:16:06","slug":"berisha-te-bashkohemi-me-14-maj-te-votojme-ndryshimin-te-votojme-fitoren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/01\/berisha-te-bashkohemi-me-14-maj-te-votojme-ndryshimin-te-votojme-fitoren\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb bashkohemi m\u00eb 14 maj, t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin, t\u00eb votojm\u00eb fitoren!"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT P\u00cbR BULQIZ\u00cb<\/strong><strong>N<\/strong><strong>, DEFRIM FIKU<\/strong><\/p>\n<p>Kjo energji, ky entuziaz\u00ebm \u00ebsht\u00eb mesazhi m\u00eb i shk\u00eblqyer, m\u00eb i ngroht\u00eb q\u00eb ju i d\u00ebrgoni banor\u00ebve t\u00eb Bulqiz\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ata kan\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr optimiz\u00ebm, p\u00ebr besim, p\u00ebr energji e cila do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb fitoren e 14 majit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Bulqiz\u00ebs, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb 32 vite dhe dibran\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>I dashur zoti Shaqir Manjani, kryetar i PD-s\u00eb, zonja Denisa Vata, kryetare e PD-s\u00eb p\u00ebr Matin, i dashur zoti \u00c7lirim Gjata, drejtues politik i grupit elektoral p\u00ebr qarkun Dib\u00ebr, i dashur zoti Petrit Doda, deputet i k\u00ebtij qarku.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur, Edmond, Roland dhe P\u00ebrparim, ish-deputet, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shk\u00eblqyer dhe qeveritar\u00eb vendor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rrethi, zonja Kalaja.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, t\u00eb Dibr\u00ebs, Ismail Uka, Matit, Sk\u00ebnder Gjuci, Klosit, Bedri Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Zonja dhe zot\u00ebrinj, miq t\u00eb dashur!\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sot kam nder t\u00eb madh t\u00eb paraqes k\u00ebtu para jush si kandidat p\u00ebr qytetar t\u00eb par\u00eb, njeriun q\u00eb ju n\u00eb 32 vite keni mb\u00ebshtetur m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kandidatur\u00eb. Defrim Fiku \u00ebsht\u00eb propozim i juaji, \u00ebsht\u00eb i votuari i juaj, i besuari juaj, \u00ebsht\u00eb zgjedhja juaj. Defrimi, Ismaili, Sk\u00ebnderi, Bedriu dhe t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e k\u00ebtyre zgjedhjeve jan\u00eb dh\u00ebndur\u00eb t\u00eb liris\u00eb, jan\u00eb nuse t\u00eb liris\u00eb. Ata nuk kan\u00eb dal\u00eb nga zyra e kryetari, as nga zyra e kryesis\u00eb, por kan\u00eb dal\u00eb nga vullneti juaj dhe u them ju, se kemi sh\u00ebnuar nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb, kemi vendosur nj\u00eb nga standardet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara q\u00eb ekziston sot n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr forcat demokratike.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju garantoj se ky standard do t\u00eb p\u00ebrsoset, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe se do t\u00eb jeni ju ata q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoni qeveritar\u00ebt tuaj vendor\u00eb, deputet\u00ebt tuaj, drejtuesit e partis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tuaj.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr un\u00eb kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqes k\u00ebtu para jush Defrim Fikun, nj\u00eb nga intelektual\u00ebt, nj\u00eb nga qytetar\u00ebt m\u00eb shembullor\u00eb t\u00eb Bulqiz\u00ebs, me bindjen m\u00eb t\u00eb madhe se Defrimi me men\u00e7urin\u00eb, ndershm\u00ebrin\u00eb, dashurin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin p\u00ebr ju dhe Bulqiz\u00ebn, do t\u00eb\u00a0b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime, n\u00eb ndryshime, n\u00eb zhvillim, \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb taksave tuaja. Do t\u00eb marr\u00eb me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh \u00e7do propozim tuajin, \u00e7do sugjerim, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shtuar burimet e t\u00eb ardhurave, p\u00ebr t\u00eb shtuar financimet p\u00ebr Bulqiz\u00ebn.<\/p>\n<p>Me 14 maj ne votojm\u00eb ndryshimin. Defrim Fiku \u00ebsht\u00eb kandidati i ndryshimit, ndaj dhe ky ndryshim \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie jetike p\u00ebr Bulqiz\u00ebn, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kombin shqiptar.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019ju b\u00ebr\u00eb thirrje ju, t\u00eb mendoni p\u00ebr nj\u00eb moment, pse ne po shkretohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Pse Bulqiza, pse Shqip\u00ebria n\u00eb 8 vite ka humbur mbi 1 mln qytetar\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 1\/3 e saj? Cilido q\u00eb njeh historin\u00eb e Bulqiz\u00ebs, historin\u00eb e Dibr\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, konstaton se kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, ne nuk kemi patur shkretim t\u00eb till\u00eb. Asnj\u00eb pushtues, asnj\u00eb pushtim, asnj\u00eb luft\u00eb, asnj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore nuk na kan\u00eb pak\u00ebsuar ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sa na kan\u00eb pak\u00ebsuar n\u00eb 8 vite.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm ne, por n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs nuk do t\u00eb gjeni kurr\u00eb nj\u00eb komb, nj\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ket\u00eb humbur 1\/3 e popullat\u00ebs, n\u00eb 8 vite. Polonia vendi m\u00eb i d\u00ebmtuar nga lufta q\u00eb ishte Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, q\u00eb u sulmua nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, humbi 20% t\u00eb popullat\u00ebs, kurse ne kemi humbur nga 2014 e gjer sot, 35% t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, a \u00ebsht\u00eb jetike? A \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb secili nga ne t\u00eb b\u00ebj\u00eb pyetjen: ku po shkojm\u00eb ne k\u00ebshtu, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, duhet t\u00eb pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rrokullisje, pothuajse k\u00ebt\u00eb shfarosje? Po pse them shfarosje? Po n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb 8 vite humb\u00ebm 1\/3, duhet vet\u00ebm 16 vite p\u00ebr t\u00eb humbur t\u00eb tretat e tjera q\u00eb kan\u00eb mbetur dhe kjo do t\u00eb ishte, akti m\u00eb i pafalsh\u00ebm i yni, m\u00eb i pafalsh\u00ebm p\u00ebr vendin, p\u00ebr kombin, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, por m\u00eb i pafalsh\u00ebm edhe p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb kushte pakrahasimisht m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se ne, ran\u00eb, u flijuan, vdiq\u00ebn, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb Bulqiza, Dibra, Shqip\u00ebria t\u00eb mbijetoj\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mbijetojm\u00eb. A mund t\u00eb dor\u00ebzohemi ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? A na falet ne kjo gj\u00eb. Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs!<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria l\u00ebngon n\u00eb t\u00eb 4 an\u00ebt e saj. Sot Shqip\u00ebria ka nj\u00eb thirrje dhe vet\u00ebm nj\u00eb thirrje: mos m\u00eb braktisni! Mos m\u00eb braktisni! Sot nuk ka komb tjet\u00ebr mbi tok\u00eb q\u00eb braktis kombin e vet si ne shqiptar\u00ebt dhe ju garantoj, se nuk ka tok\u00eb dhe vend tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasur se Shqip\u00ebria. Se k\u00ebtu ku jemi ne, pak, disa qindra metra ndodhen 25 milion\u00eb ton krom, rezerv\u00eb bot\u00ebrore kromi. Se n\u00eb t\u00eb 4 an\u00ebt e Dibr\u00ebs, rezervat jan\u00eb p\u00ebrrallore n\u00eb \u00e7do aspekt, n\u00eb turiz\u00ebm, bujq\u00ebsi, uj\u00ebra n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019po ndodh me ne at\u00ebher\u00eb? N\u00eb qoft\u00eb se shtroni k\u00ebt\u00eb pyetje edhe duhet ta shtroni, un\u00eb them se shkaku m\u00eb madhor \u00ebsht\u00eb monizmi. Monizmin e par\u00eb e p\u00ebrjetuam, shum\u00eb nga ne e kemi t\u00eb fresk\u00ebt. N\u00eb monizmin e par\u00eb, n\u00eb u katandis\u00ebm n\u00eb njer\u00ebzit e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb planetit dhe kur dol\u00ebm prej tij, ne ishim n\u00eb kufijt\u00eb e ekzistenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas 32 vitesh, p\u00ebrs\u00ebri ne jemi n\u00eb moniz\u00ebm, n\u00eb kuptimin se t\u00eb gjitha pushtetet i kontrollon nj\u00eb njeri. Edi Rama kontrollon sot 10% m\u00eb shum\u00eb se Ramiz Aliaj n\u00eb 1991 pushtetet. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr ju nuk ka t\u00eb drejta, se p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk ekziston e drejta. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr ju nuk ka gjykata q\u00eb t\u00eb ju garantojn\u00eb t\u00eb drejtat. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se urdhri arbitrar b\u00ebn ligjin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kjo do t\u00eb thot\u00eb pasiguri e plot\u00eb p\u00ebr ju, p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7do jav\u00eb dhe ndonj\u00ebher\u00eb \u00e7do dit\u00eb vriten njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb batare automatiku. N\u00eb qytete sh\u00ebtisin t\u00eb lir\u00eb skuadra pushkatimi, ekzekutimi q\u00eb merren me qira nga bandat. Kreu i ekzekutivit deklaron se: rendi \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb i sigurt\u00eb se kurr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sot, vriten si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, bandat nga Edi Rama kan\u00eb licens\u00eb vrasje.<\/p>\n<p>Po cila \u00ebsht\u00eb licensa e vrasjes? Po, n\u00eb\u00a0qoft\u00eb\u00a0se kryeministri u thot\u00eb bandit\u00ebve: hani kok\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit, at\u00ebher\u00eb policia nuk ekziston. Sepse policia \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht q\u00eb ata t\u00eb mos i han\u00eb kok\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit, por t\u00eb paraqiten para ligjit, t\u00eb shkojn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg, por jo t\u00eb vrasin nj\u00ebri-tjetrin. Ne jemi vend q\u00eb nuk kemi d\u00ebnim me vdekje, se vrasin nj\u00ebri-tjetrin dhe vrasin t\u00eb pafajsh\u00ebm, e k\u00ebshtu me radh\u00eb dhe rendi nuk ekziston.<\/p>\n<p>A do t\u00eb vazhdojm\u00eb ne me k\u00ebt\u00eb pasiguri ekstreme p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe vet\u00ebm p\u00ebr pushtetar\u00ebt ka. Me k\u00ebt\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb t\u00eb drejtave.<\/p>\n<p>Monizmi, ua thash\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb pushteti i nj\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>N\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb sot vjedhja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb universale, e p\u00ebrgjithshme. Para disa koh\u00ebsh un\u00eb pash\u00eb nj\u00eb fotografi ku ish-kryebashkiaku Lefter Alla, kishte shtruar nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb origjinale q\u00eb nuk kisha par\u00eb kurr\u00eb. Pllaka betoni, sigurisht q\u00eb ajo ishte nj\u00eb \u00e7udi, por ju garantoj se Lefteri n\u00eb krahasim me Edi Ram\u00ebn, Belinda Ballukun, Arben Ahmetin, Erjon Veliajn, \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb hajdut xhepi. Po, po ju them un\u00eb ju.<\/p>\n<p>Po more zot\u00ebri, sepse ata vjedhin me dhjet\u00ebra dhe qindra milion\u00eb. Sepse ky moniz\u00ebm po i p\u00ebrz\u00eb shqiptar\u00ebt nga Shqip\u00ebria. Se n\u00eb \u00e7do vot\u00ebr po troket varf\u00ebria, se n\u00eb \u00e7do vot\u00ebr po troket skamja dhe d\u00ebshp\u00ebrimi q\u00eb sjellin ato.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 n\u00eb arrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb arritje historike t\u00eb kemi rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon. I meritonim, por ne jemi vendi m\u00eb i pasur i rajonit. Nuk ka rajoni dhe Europa vend t\u00eb pasur si ne. Absolutisht, vend me fusha nafte, vend me depozita kromi, depozita hekuri, vend me fushat m\u00eb pjellore aq sa jan\u00eb, me uj\u00ebra t\u00eb pafundme, me brigje fantastike. Nuk ka nj\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb me pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Jo nuk ka.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh sot? Sot kemi rrogat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon. Sot paguhemi 30-40% m\u00eb pak se n\u00eb Kosov\u00eb. Buxheti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt e kan\u00eb 2 miliard\u00eb, e kemi 4 miliard\u00eb euro. Por qeveria e Kosov\u00ebs, dhe \u00e7do qeveri, ato q\u00eb i merr gjen m\u00ebnyra se si t\u00eb ua kthej\u00eb qytetar\u00ebve, se ato jan\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Qeveria nuk ka nj\u00eb qindark\u00eb, nuk prodhon nj\u00eb qindark\u00eb, t\u00eb gjitha ato jan\u00eb mundi, djersa e juaja. Jan\u00eb gjith\u00e7ka e juaja.<\/p>\n<p>I kthehet n\u00eb rroga, i kthehet n\u00eb pensione, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb shkolla, kanalizime, uj\u00ebsjell\u00ebsa. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Pyeteni pak zonj\u00ebn Balluku, si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb 8 vite n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, nuk\u00a0tregon dot nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk ndodhi asnj\u00eb ndryshim, asnj\u00eb investime n\u00eb rrug\u00eb dhe Ura e Cerenecit n\u00eb Peshkopi. Ura e Cerenecit n\u00eb Librazhd, po si ka mund\u00ebsi rruga e p\u00ebrfunduar Klos-Bulqiz\u00eb, prej 8 vitesh pret dhe nuk p\u00ebrdoret? Po si ka mund\u00ebsi, t\u00eb injorohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ky rreth q\u00eb prodhon krom dhe ka rezerva bot\u00ebrore kromi?<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Ajo nuk investon dot n\u00eb rrug\u00ebn Ura e Cerenecit-Peshkopi, apo Librazhd, sepse ajo investon n\u00eb fush\u00eb. Nd\u00ebrton 1 km rrug\u00eb me 24 mln euro. ajo kushton 2 milion\u00eb, vjedhin 22 milion\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Ajo nd\u00ebrton rrug\u00ebt an\u00ebsore me nj\u00eb \u00e7mim 2.5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se vet\u00eb autostrada. Ato nd\u00ebrtojn\u00eb shkolla 6 mln euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shkolla kushton 700 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Vjedhja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb universale. K\u00ebto koh\u00eb, drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb merrte me qira nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh makinash, 30 mij\u00eb euro p\u00ebr 4 vite. 30 mij\u00eb euro kushtonte secila prej k\u00ebtyre makinave po t\u00eb blihej. Po \u00e7far\u00eb b\u00ebhet k\u00ebshtu. Po k\u00ebta ndajn\u00eb parat\u00eb me pronar\u00ebt e makinave. Po si ka mund\u00ebsi t\u00eb paguash qira aq sa e blen t\u00eb re.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. 40 makina me 30 mij\u00eb euro qira p\u00ebr 4 vite, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ato mund t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb pasuri publike. Jo, jo se ndajn\u00eb parat\u00eb me pronarin.<\/p>\n<p>Kam mbjell\u00eb thot\u00eb. I them k\u00ebto shembuj se k\u00ebta kan\u00eb kaluar n\u00eb vjedhje t\u00eb hapur. Vjedhja ka plasur p\u00ebr fush\u00eb. K\u00ebta nuk kan\u00eb asnj\u00eb kufi, asnj\u00eb cip\u00eb, asnj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Kam mbjell\u00eb thot\u00eb 1 mln fidane. 1 mln fidane miqt\u00eb e mi, jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tre rreshta pem\u00eb nga derdhja e Bun\u00ebs, tek kepi i Stillos, n\u00eb 450 km bregdet. K\u00ebta nuk kan\u00eb asnj\u00eb kufi. K\u00ebta i quajn\u00eb qytetar\u00ebt njer\u00ebz pa mend. K\u00ebta mendojn\u00eb se \u00e7do gj\u00eb mund ti g\u00ebnjejn\u00eb, mashtrojn\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb verbuar me q\u00ebndrimet q\u00eb mbajn\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb sjell kjo? Kjo sjell ndalimin e koh\u00ebs. Si ndalon koha? Po n\u00ebse un\u00eb rrug\u00ebn Cerenec-Librazhd 8 vite e le ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, ajo vet\u00ebm shkon mbrapa dhe nuk ec\u00ebn. Po k\u00ebshtu rrug\u00eb t\u00eb tjera, po k\u00ebshtu vepra t\u00eb tjera. E vetmja gj\u00eb q\u00eb shtohet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb parat\u00eb q\u00eb fsheh Edi Rama me klik\u00ebn e tij, me organizat\u00ebn e tij kriminale. Pra, a duhet t\u00eb pranojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb vjedhje monstruoze ndaj nesh?<\/p>\n<p>Pyeteni k\u00ebt\u00eb zonj\u00ebn Balluku kur t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu: zonj\u00eb i thoni, pse ti zbraz digat q\u00eb kur ke ardhur ti ministre, ndodh zbrazja e digave n\u00eb ver\u00eb. Digat e kaskad\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb rregullore q\u00eb \u00ebsht\u00eb ligj: ver\u00ebs je i detyruar t\u00eb ruash nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tyre. Pse? Sepse vjeshta \u00ebsht\u00eb stin\u00eb kritike dhe n\u00ebse ti i zbraz digat, do t\u00eb blesh n\u00eb vjesht\u00eb \u00e7mim me 3-4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta i zbrazin n\u00eb ver\u00eb digat, si i zbrazin. Ua shesin sekser\u00ebve t\u00eb tyre, kompani private shqiptare, ua shesin me 20-30 euro kilovatin. K\u00ebto kompani t\u00eb tyre e shesin n\u00eb burs\u00eb me 150-180 euro, dhe reston mbi 1001 euro e ndajn\u00eb me ministrat. Ndaj dhe k\u00ebta nuk vijn\u00eb tek ju, nuk u takojn\u00eb. K\u00ebta rrin\u00eb si hije q\u00eb mbushin strajcat dhe e bazojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn n\u00eb mashtrimin dhe blerjen e votave.<\/p>\n<p>Lutja ime \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebr \u00e7do shqiptar, mos harron se, \u00e7do vot\u00eb e shitur \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr monizmin, se \u00e7do vot\u00eb e shitur \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr varf\u00ebrimin t\u00ebnd, se \u00e7do vot\u00eb e shitur \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr largimin e shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr shkretimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet turpi i dheut, tregu i votave. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb vendi i vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Un\u00eb ju b\u00ebj thirrje, shqiptar\u00ebve t\u00eb ngrihen me 14 maj sepse ata jan\u00eb sot i vetmi komb n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb gjenocid t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga qeveria e tyre.<\/p>\n<p>A e them un\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, jo. E them k\u00ebt\u00eb sepse konventa e OKB-s\u00eb p\u00ebr gjenocidin neni 3 thot\u00eb; gjenocid \u00ebsht\u00eb krijimi i kushteve t\u00eb llogaritura p\u00ebr tu larguar njer\u00ebzit nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb kusht i llogaritur, braktisja totale e fermer\u00ebve shqiptar\u00eb? N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova paguan fermerin p\u00ebr \u00e7do prodhim, p\u00ebr \u00e7do sip\u00ebrfaqe p\u00ebr \u00e7do shpenzim. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur rajoni subvencionon fermer\u00ebt 6 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Shqip\u00ebria. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur edhe ato para q\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrcakton p\u00ebr fermer\u00ebt i vjedhin zyrtar\u00ebt qeveritar\u00eb dhe nuk shkojn\u00eb tek ata.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne? Sigurisht thot\u00eb ai, \u2018Ballkani i Hapur\u2019 fut qum\u00ebshtin pluhur serb, furnizo fabrikat e djathit dhe qum\u00ebshtit me qum\u00ebsht pluhur, dhe shqiptar\u00ebt falimentojn\u00eb fermat, falimentojn\u00eb kopshtet, falimentojn\u00eb bah\u00e7et. Kudo, kudo nj\u00eb falimentin.<\/p>\n<p>Tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb m\u00eb tregonte nj\u00eb mik i imi, ka qen\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, drejtues n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb. Kishte nj\u00eb bah\u00e7e t\u00eb mrekullueshme, model, ika tha, i preva dhe ika. Nuk kishte, nuk fitohej, dilja me zero, dilja me humbje. Po sigurisht n\u00eb qoft\u00eb se ti ngre traun e dogan\u00ebs dhe fut kontraband\u00eb moll\u00ebt e Maqedonis\u00eb, apo t\u00eb tjer\u00eb e tjer\u00eb me radh\u00eb, natyrisht moll\u00ebt e Peshkopis\u00eb dhe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs kan\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sepse nuk i subvencionon kush, sepse nuk i ndihmon kush.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7do b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta, ata i presin pem\u00ebt. Nuk ndodh kund si n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb votojm\u00eb ndryshimin dhe un\u00eb i garantoj fermer\u00ebt, se qeveria e cila do t\u00eb vij\u00eb pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, pa diskutim se fitorja e 14 majit do t\u00eb jet\u00eb orteku q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb regjimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe t\u00eb votojm\u00eb ne n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dyfishohet rroga e pensione, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosim statusin e minatorit n\u00eb standarde absolutisht evropiane m\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb subvencionojm\u00eb \u00e7do fermer, p\u00ebr sip\u00ebrfaqe p\u00ebr prodhim dhe shpenzime n\u00eb mesataren e\u00a0subvencionimeve t\u00eb rajonit fillimisht, t\u00eb p\u00ebrgjysmojm\u00eb taksat e biznesit.<\/p>\n<p>T\u00eb rikthejm\u00eb qeverisjen qytetar\u00ebve. A i shifni kund me qytetar\u00eb k\u00ebta? K\u00ebta kan\u00eb frik\u00eb dhe tmerr nga qytetar\u00ebt, k\u00ebta i urrejn\u00eb qytetar\u00ebt, nj\u00eblloj si hajduti viktim\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ndaj dhe thirrja ime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Bulqiz\u00ebs, t\u00eb bashkohemi me 14 maj, t\u00eb votojm\u00eb Defrim Fikun, t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin, t\u00eb votojm\u00eb fitoren.<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar vot\u00ebn e ka vot\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb kombit, \u00e7do dibran, vot\u00ebn e ka vot\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs. Edi Rama me nj\u00eb projekt t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs do t\u00eb zhduk\u00eb Dibr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ua thash\u00eb dhe n\u00eb Peshkopi, po e them dhe k\u00ebtu, historia kurr\u00eb nuk do t\u00eb na e fal\u00eb ne n\u00eb qoft\u00eb se b\u00ebhemi xhemat n\u00eb varrimin e Dibr\u00ebs, n\u00eb qoft\u00eb se pranojm\u00eb t\u00eb varrosen 32 fshatra, t\u00eb varroset e sotmja, e shkuara, e ardhmja e Dibr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe k\u00ebto dit\u00eb, ti shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb dit\u00eb t\u00eb nj\u00eb beteje p\u00ebr fitoren ton\u00eb, n\u00eb dit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb ulemi t\u00eb takojm\u00eb, t\u00eb bisedojm\u00eb, \u00e7do demokrat, socialist, t\u00eb paparti, t\u00eb diskutojm\u00eb se n\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb ekzistenca jon\u00eb, se n\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb e ardhmja jon\u00eb, se me k\u00ebto zgjedhje ne firmosim ndryshimin, ne firmosim ortekun e fuqish\u00ebm p\u00ebr rr\u00ebzimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb populli i Bulqiz\u00ebs, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore \u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT P\u00cbR BULQIZ\u00cbN, DEFRIM FIKU Kjo energji, ky entuziaz\u00ebm \u00ebsht\u00eb mesazhi m\u00eb i shk\u00eblqyer, m\u00eb i ngroht\u00eb q\u00eb ju i d\u00ebrgoni banor\u00ebve t\u00eb Bulqiz\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ata kan\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr optimiz\u00ebm, p\u00ebr besim, p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42379,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-42378","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42378"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42378\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42379"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}