{"id":42393,"date":"2023-04-03T08:29:30","date_gmt":"2023-04-03T08:29:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42393"},"modified":"2023-04-03T08:29:52","modified_gmt":"2023-04-03T08:29:52","slug":"berisha-14-maji-eshte-nje-rast-qe-cdo-njeri-qe-do-kete-vend-te-firmose-me-voten-e-tij-ndryshimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/03\/berisha-14-maji-eshte-nje-rast-qe-cdo-njeri-qe-do-kete-vend-te-firmose-me-voten-e-tij-ndryshimin\/","title":{"rendered":"Berisha: 14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb \u00e7do njeri q\u00eb do k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb firmos\u00eb me vot\u00ebn e tij ndryshimin"},"content":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT P\u00cbR MAL\u00cbSIN\u00cb E MADHE, ISA RAMAJ<\/p>\n<p>T\u00eb dashur mal\u00ebsore dhe mal\u00ebsor, banor\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje kaq entuziaste, e cila p\u00ebrb\u00ebn edhe mesazhin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb ju p\u00ebrcillni n\u00eb t\u00eb 4 an\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, n\u00eb t\u00eb 4 an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, mesazhin e p\u00ebrmbysjes s\u00eb monizmit, mesazhin e fitores tuaj, fitores s\u00eb opozit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>I dashur zoti kryetar i PD-s\u00eb t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, Veshtaj, e dashur zonja drejtuese politike e grupit elektoral t\u00ebqarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs, Greta Bardeli, i dashur zoti Ramadan Lika, deputet i shk\u00eblqyer, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi juaj dinjitoz n\u00eb parlamentin e vendit, i dashur zoti Isa Ramaj, kandidati dhe kryetari i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb s\u00eb Koplikut.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb vjen k\u00ebtu, vjen me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe dhe largohet gjithashtu me frym\u00ebzim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse ai q\u00eb lexon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, mahnitet, mrekullohet me trash\u00ebgimin\u00eb tuaj t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Me rolin, kontributin tuaj thelb\u00ebsor n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare. Mahnitet dhe admiron, adhuron, shpirtin tuaj fisnik, bujar, trim.<\/p>\n<p>Kjo mal\u00ebsi quhet Mal\u00ebsi e Madhe, nuk i vjen kjo, nuk quhet e madhe p\u00ebr p\u00ebrmasat gjeografike, e madhe quhet p\u00ebr p\u00ebrmasat shpirt\u00ebrore t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb saj. E madhe quhet p\u00ebr rolin q\u00eb ata kan\u00eb luajtur n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebr virtytet, q\u00eb ata shfaqin dhe mbartin n\u00eb jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb udh\u00ebtare e shquar, Edith Durham ndalet n\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb k\u00ebsaj mal\u00ebsie dhe mikpritja e t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, kodi i mikpritjes q\u00eb ai shfaq para saj, at\u00eb e mahnit dhe ajo e p\u00ebrshkruan si nj\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb qytetarie, qytet\u00ebrimi e cila thot\u00eb q\u00eb koha nuk m\u00eb lejoi q\u00eb t\u00eb merresha dhe ta studioja thell\u00ebsisht. Pra k\u00ebta keni qen\u00eb ju edhe 130 vite m\u00eb par\u00eb dhe kjo trash\u00ebgimi u ka b\u00ebr\u00eb ju njer\u00ebz t\u00eb virtytsh\u00ebm, trima, liridash\u00ebs. N\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb historis\u00eb, ju keni q\u00ebndruar n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb, nga pavar\u00ebsia.<\/p>\n<p>Rezistenca juaj ndaj regjimit komunist \u00ebsht\u00eb legjend\u00eb e rezistenc\u00ebs s\u00eb njeriut p\u00ebr liri dhe dinjitet. Pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, ju keni qen\u00eb dhe mbeteni nj\u00eb bastion i pamposhtur i demokracis\u00eb dhe vlerave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sot un\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu tek ju, p\u00ebr t\u00eb paraqitur si kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Koplikut, njeriun q\u00eb p\u00ebrzgjodh\u00ebt me vullnetin tuaj, vot\u00ebn tuaj, q\u00eb i dhat\u00eb besimit Isa Ramajt. Isa Ramaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokrat i p\u00ebrkushtuar, por Isa Ramaj \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb ish-qeveritar vendor i PD-s\u00eb, i sprovuar, i suksessh\u00ebm i respektuar. Isa Ramaj \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00ebri prej jush, mbart, mish\u00ebron tiparet tuaja m\u00eb t\u00eb mira. Kam bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se me Isa Ramaj, bashkia e Koplikut do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj t\u00eb par\u00eb dhe Isa Ramaj n\u00eb qytetarin tuaj t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kam bindjen se Isa Ramaj, s\u00eb bashku me ju me ndryshimin q\u00eb firmosni n\u00eb dat\u00ebn 14 maj, do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe, s\u00eb pari n\u00eb administrimin dhe p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjitha burimeve t\u00eb bashkis\u00eb, me transparenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe para jush, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, me ndershm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti n\u00eb shfryt\u00ebzimin e burimeve t\u00eb pafundme natyrore q\u00eb ka kjo mal\u00ebsi. Burimeve turistike, burimeve ujore, burimeve t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, blegtoris\u00eb, pem\u00ebtaris\u00eb dhe t\u00eb gjithanshme.<\/p>\n<p>Askush nuk ka sakrifikuar m\u00eb shum\u00eb se ju p\u00ebr liri dhe dinjitet komb\u00ebtar. Askush nuk ka q\u00ebndruar m\u00eb fuqish\u00ebm se ju ndaj monizmit hoxhist, monizmit stalinist. Ndaj dhe ju sot k\u00ebtu ju ftoj q\u00eb t\u00eb ngrihemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe me vot\u00ebn ton\u00eb 14 maj t\u00eb votojm\u00eb ndryshimin t\u00eb votojm\u00eb rivendosjen e pluralizmit politik n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ju dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e din\u00eb mir\u00eb se monizmat jan\u00eb katastrofat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda komb\u00ebtare. N\u00eb nj\u00eb moniz\u00ebm q\u00eb ne kaluam n\u00eb 47 vite, p\u00ebrfunduam jo vet\u00ebm n\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb shtypur, m\u00eb t\u00eb persekutuar, por p\u00ebrfunduam n\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb nga tre kombet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb planetit.<\/p>\n<p>Ne n\u00eb 1992 t\u00eb dashur miq, kishim t\u00eb ardhura 204 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb vit dhe krahasoheshim vet\u00ebm me popullin e Ugand\u00ebs dhe Angol\u00ebs. E gjith\u00eb ajo erdhi si pasoj\u00eb e nj\u00eb monizmi barbar q\u00eb na shnd\u00ebrroi n\u00eb skllev\u00ebr, q\u00eb pasurit\u00eb, mundin, lumenjt\u00eb e djers\u00ebs, i shnd\u00ebrroi n\u00eb bunker\u00eb, i shnd\u00ebrroi n\u00eb burgje dhe tunele.<\/p>\n<p>Por sot pas 32 vitesh, ne p\u00ebrs\u00ebri jemi n\u00eb nj\u00eb moniz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebsaj here ky moniz\u00ebm nuk vjen nga doktrina marksiste-leliniste, por ky moniz\u00ebm vjen nga nj\u00eb trinom, krimi, vjedhja, droga.<\/p>\n<p>Ky moniz\u00ebm nuk ka asnj\u00eb ligj, asnj\u00eb norm\u00eb, asnj\u00eb siguri asnj\u00eb garanci. Ky moniz\u00ebm ka krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri, kudo nj\u00eb pasiguri t\u00eb plot\u00eb. Brenda 10 dit\u00ebve ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb se si bresh\u00ebri skuadrash t\u00eb paguara pushkatimi. Se mos mendoni se bandit\u00ebt dalin vet\u00eb n\u00eb prit\u00eb, nuk dalin tani, kan\u00eb para ata dhe paguajn\u00eb k\u00ebto skuadrat e vras\u00ebsve, kan\u00eb marr\u00eb disa jet\u00eb. Ku, n\u00eb male? Jo n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Po pse, sepse padron\u00ebt e tyre, bandit\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lidhur me Edi Ram\u00ebn, jan\u00eb t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb, sepse ata nuk guxon kush ti prek\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Edi Rama na deklaron sikur t\u00eb ishim njer\u00ebz primitiv\u00eb ne, se; rendi sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se kurr\u00eb. Nuk ka ciniz\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh. Kjo pasiguri largon njer\u00ebzit nga Shqip\u00ebria, kjo pasiguri, largon investitor\u00ebt nga Shqip\u00ebria, kjo pasiguri \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme. P\u00ebr Edi Ram\u00ebn, n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb mbeten ai dhe soji i tij kriminal dhe trafikant.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai, kryeministri i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, kryeministri i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb q\u00eb paguan nj\u00eb polici prej 15 mij\u00eb vet\u00ebsh, q\u00eb paguan nj\u00eb sh\u00ebrbim informativ komb\u00ebtar, q\u00eb paguan mij\u00ebra e mij\u00ebra polic\u00eb bashkiak\u00eb dhe deklaron; kok\u00ebn h\u00ebngshin, do t\u00eb thot\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr vrasje nga qeveria. N\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb d\u00ebnimi me vdekje \u00ebsht\u00eb hequr dhe askush n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk mund t\u00eb thot\u00eb, vrafshin veten apo kok\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit. Vendin e kan\u00eb para ligjit, por ata nuk i arreston, se me ata qeveris ai, se me ata majmet ai, se ushqehet me parat\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Ja pra, 14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr Isa Ramaj, por 14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr ndryshimin, p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb. 14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb e jet\u00ebs ton\u00eb. Me 14 maj \u00e7do shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision historik p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga monizmi.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e dheut bien sirenat e trishtimit, bien sirenat e gj\u00ebmimit t\u00eb k\u00ebtij vendi, i cili pak\u00ebsohet me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe, nga i cili u larguan n\u00eb 8 vite, 35 % e shqiptar\u00ebve. Mal\u00ebsia e Madhe me t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ka sot brenda 8 vitesh, 1\/3 e banor\u00ebve m\u00eb pak, po k\u00ebshtu Shkodra, po k\u00ebshtu Vlora, po k\u00ebshtu Gjirokastra.<\/p>\n<p>N\u00ebse vazhdohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb 2\/3 dhe pas 16 vitesh i takon, merreni me mend se kush do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebtu. Nj\u00eb banor n\u00eb Ana Mal m\u00eb tregoi para 1 viti. M\u00eb thot\u00eb; Sali un\u00eb dal k\u00ebtu, e kishte sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fshatit dhe pi ka kafe n\u00eb m\u00ebngjes. Jo m\u00eb shum\u00eb se 3-4 banesa nxjerrin tym, jo m\u00eb shum\u00eb se 3-4 oxhak\u00eb nxjerrin tym. Dhe po t\u00eb shkoni aty, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb ai fshat, buz\u00eb Bune me t\u00eb gjith\u00eb ato pasuri natyrore.<\/p>\n<p>Pas 8 vitesh, aty mund t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb oxhak dhe mund t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb oxhaqe q\u00eb nxjerrin tym.<\/p>\n<p>A do t\u00eb rrim\u00eb ne sodit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, a mund t\u00eb rrim\u00eb ne, kurr\u00eb nuk do t\u00eb na falet. Kurr\u00eb nuk do t\u00eb na falet. Shqip\u00ebria k\u00ebrkon sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, pak dashuri nga secili prej nesh dhe kjo dashuri, d\u00ebshmohet me vot\u00eb me 14 maj, d\u00ebshmohet me vot\u00ebn p\u00ebr Isa Ramajn p\u00ebr t\u00eb firmosur ndryshimin.<\/p>\n<p>Pse po ikin shqiptar\u00ebt, pse 84% e shqiptar\u00ebve deklarojn\u00eb se duan t\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria. Po ikin sepse jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb vjedhur t\u00eb planetit. Po ikin sepse Edi Rama, taksat tuaja, qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, taksat tuaja, kan\u00eb gjetur me dhjet\u00ebra dhe qindra mekanizma q\u00eb ti vjedhin dhe vet\u00ebm ti vjedhin.<\/p>\n<p>Edi Rama e zhb\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb shum\u00eb drejtime.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, thash\u00eb se kishim t\u00eb ardhurat n\u00eb \u201992, 204 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb, por arrit\u00ebm me lumenj djerse, me besim tek Shqip\u00ebria, me besim tek Mal\u00ebsia e Madhe, n\u00eb vitin 2008 t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb grupin e kombeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta. Arrit\u00ebm q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Ballkan t\u00eb kemi rrogat m\u00eb t\u00eb larta. M\u00eb t\u00eb larta se bullgar\u00ebt dhe rumun\u00ebt q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. M\u00eb t\u00eb larta se serb\u00ebt, malazez\u00ebt dhe ju e keni p\u00ebrjetuar at\u00eb periudh\u00eb. M\u00eb t\u00eb larta se maqedonasit dhe se gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot ku jemi? M\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat. Sot rrogat n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 30-40% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb Kosov\u00eb. Sot mjeku n\u00eb Kosov\u00eb merr rrog\u00eb dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se n\u00eb Shqip\u00ebri. Sot m\u00ebsuesi n\u00eb Kosov\u00eb, merr rrog\u00eb 2 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se n\u00eb Shqip\u00ebri. Polici dhe oficeri po k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Kosova ka nj\u00eb buxhet sa gjysma e buxhetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ne e kemi 4 miliard\u00eb euro me t\u00eb ardhura, ata e kan\u00eb 2 miliard\u00eb. Por \u00e7far\u00eb ndodh, por qeveria ato para ua kthen qytetar\u00ebve, ato para ua kthen fermer\u00ebve, ato para i kthen n\u00eb infrastruktur\u00eb. Po k\u00ebtu \u00e7far\u00eb ndodh. Ato para vidhen dhe vet\u00ebm vidhen.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb m\u00eb shtroni pyetjen se si vidhen. Po o zot\u00ebri vidhen se rruga nd\u00ebrtohet me 8-fishin e \u00e7mimit, 10-fishin e \u00e7mimit. Sepse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, 1 km autostrad\u00eb n\u00eb fush\u00eb nd\u00ebrtohet me 2, maksimumi me 2.5 mln euro. N\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrtohet me 24 mln euro. Sepse n\u00eb Shqip\u00ebri, rruga an\u00ebsore e autostrad\u00ebs kushton 2.2 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 ka kushtuar nd\u00ebrtimi i autostrad\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb Shqip\u00ebri shkolla kushton 6 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb po n\u00eb Tiran\u00eb, shkolla e standardeve Europiane q\u00eb nd\u00ebrtohet nga PNUD-i me parat\u00eb e donator\u00ebve, kushton 680 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrtimet kan\u00eb manuale, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb \u00e7mimet. T\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb shkoll\u00eb 6 mln euro, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vjedh\u00ebsh, minimumi 90% t\u00eb parave t\u00eb investuara n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa nga vjedhjet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Po t\u00eb marrim djeg\u00ebsat. A e dini se ju me taksat tuaja keni paguar 420 mln euro p\u00ebr djeg\u00ebsat. Asnj\u00ebri prej tyre nuk ekziston. Asnj\u00eb prej tyre nuk ekziston n\u00eb pun\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb sistem i tmerrsh\u00ebm i vjedhjeve, nj\u00eb pashpirt\u00ebsi q\u00eb nuk ka ekzistuar kurr\u00eb. Po pse kjo, \u00e7far\u00eb e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim k\u00ebt\u00eb qeveritar\u00eb. Si mund t\u00eb vjedhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Vjedhin sepse qytetar\u00ebt atyre u duken qenie t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Vjedhin sepse ata e urrejn\u00eb qytetarin, nj\u00eblloj si hajduti dhe e urren viktim\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebta qeveritar\u00eb q\u00eb futin \u00e7do dit\u00eb duart e tyre t\u00eb zeza, me firmat e tyre n\u00eb xhepat tuaj, k\u00ebta ju urrejn\u00eb ju.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit gjeti se n\u00eb 9 muajt e vitit t\u00eb kaluar kan\u00eb vjedhur 122 miliard\u00eb lek\u00eb. 122 miliard\u00eb lek\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb rritjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb rrogave, 130%. Edi Rama ka marr\u00eb nj\u00eb borxh 5 miliard\u00eb euro. Me k\u00ebt\u00eb borxh mund t\u00eb rriste rrogat 6 her\u00eb, rrogat dhe pensionet 3 her\u00eb. Po pse si b\u00ebn, nuk ja ndjen p\u00ebr qytetarin, udh\u00ebton vet\u00ebm me \u00e7arter me dhom\u00eb gjumi se lodhet shum\u00eb, lodhet shum\u00eb duke vjedhur dhe b\u00ebn 137 udh\u00ebtime me \u00e7arter, 22 milion\u00eb euro. Blen p\u00ebr oborrin e zyrave t\u00eb tij, q\u00eb nuk e shef njeri, vazon e drurit, 4 mln euro nga djersa juaj.<\/p>\n<p>Nuk ka kryeminist\u00ebr n\u00eb bot\u00eb q\u00eb i b\u00ebn k\u00ebto p\u00ebrve\u00e7 Edi Ram\u00ebs. Dyfishoi taksat. K\u00ebto jan\u00eb arsyet se pse shqiptar\u00ebt sot vuajn\u00eb nga ana ekonomike. Pse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri e frikshme, pse ky varf\u00ebrim i ka d\u00ebshp\u00ebruar ata dhe i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mos besojn\u00eb m\u00eb tek Shqip\u00ebria, t\u00eb mos besojn\u00eb m\u00eb tek Mal\u00ebsia e Madhe, t\u00eb mos besojn\u00eb tek vetja e tyre se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen k\u00ebtu.<\/p>\n<p>A kemi ne pra nj\u00eb detyrim absolut si misionar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka, t\u00eb trokasim n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr, n\u00eb \u00e7do der\u00eb, tek \u00e7do demokrat, \u00e7do socialist, \u00e7do i paparti, t\u00eb bashkohemi, t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb bashkohemi t\u00eb rivendosim pluralizmin. T\u00eb bashkohemi q\u00eb t\u00eb ndahemi me k\u00ebt\u00eb grup q\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, q\u00eb vjedh \u00e7do minut\u00eb, \u00e7do or\u00eb, \u00e7do dit\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb po shnd\u00ebrron pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr ta, q\u00eb po shnd\u00ebrron buxhetin dhe t\u00eb ardhurat e tyre n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr ta, sepse taksat ua merr dhe asgj\u00eb nuk u kthen.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm me \u00e7mimet e ushqimeve dhe t\u00eb naft\u00ebs, ka fituar shteti 520 mln euro. \u00c7far\u00eb b\u00ebri me to, ato jan\u00eb tuaja, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb xhepat tuaja n\u00eb dyqane, kudo q\u00eb keni shkuar. T\u00eb gjitha qeverit\u00eb ua kthyen qytetareve.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs 100 euro ua rriti pensionin. Kurse ky mashtrues, mashtrues ordiner ua premtoi n\u00eb 80 mij\u00eb lek\u00eb, e u zbriti n\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb. E dini se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb. 50 mij\u00eb lek\u00eb jan\u00eb rritur \u00e7mimet e ushqimeve nga vjet n\u00eb sivjet. Po \u00e7mimet q\u00eb u rrit\u00ebn gjat\u00eb 7 viteve t\u00eb tjera para k\u00ebsaj. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ua dyfishoj\u00eb, t\u00eb ua trefishoj\u00eb pensionin, ka 5 dit\u00eb q\u00eb thot\u00eb e mbajta fjal\u00ebn se e di q\u00eb nuk i beson kush. Pensionist\u00ebt ta g\u00ebzojn\u00eb at\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00ebsh. Por u them nj\u00eb gj\u00eb, ai q\u00eb ua jep ket\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00ebsh, ai u ka marr\u00eb me dor\u00ebn e tij t\u00eb zez\u00eb, me firmat e tij, jo nj\u00eb por disa pensione gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, ndaj dhe parat\u00eb ti g\u00ebzoni, por ato jan\u00eb tuaja, jan\u00eb mundi juaj, jan\u00eb djersa juaj, ato i keni paguar ju dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb \u00e7do dyqan ku keni shkuar.<\/p>\n<p>\u00c7do fermer kudo q\u00eb ndodhet, n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe dhe kudo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri ka nj\u00eb armik. Edhe ai q\u00eb thot\u00eb nuk kuptoj se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb monizmi, i them t\u00eb kuptosh se, kjo qeveri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik p\u00ebr ty. Po se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik, sepse taks\u00ebn q\u00eb t\u00eb ka v\u00ebn\u00eb ty, TVSH-n\u00eb q\u00eb e ka vendosur n\u00eb shitje dhe jo n\u00eb blerje, ka shkat\u00ebrruar prodhimin t\u00ebnd. Ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrpunuesi t\u00eb blej\u00eb m\u00eb mir\u00eb prodhimet e importit dhe jo tuat.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kudo n\u00eb bot\u00eb t\u00eb dashur fermer\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Shqip\u00ebris\u00eb, kudo n\u00eb bot\u00eb n\u00eb kushte tregu, shteti subvencionon, sip\u00ebrfaqen e mbjell\u00eb, prodhimin e dal\u00eb nga sip\u00ebrfaqja, shitjen e tij, kudo.<\/p>\n<p>Po marr prap\u00eb Kosov\u00eb, nuk po shkoj m\u00eb larg, se po t\u00eb shkosh m\u00eb larg, \u00ebsht\u00eb ku e ku m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova p\u00ebr nj\u00eb hektar grur\u00eb financon 400 euro. 150 imputet, 150 mbjelljen, restin kilogram\u00ebt e grurit q\u00eb merren. Kosova p\u00ebr nj\u00eb hektar\u00eb sera financon 1 mij\u00eb euro. P\u00ebr nj\u00eb hektar\u00eb zarzavate n\u00eb fush\u00eb financon 500 euro. P\u00ebr nj\u00eb hektar\u00eb bim\u00eb mjek\u00ebsore financon 800 euro. P\u00ebr nj\u00eb hektar livadh, p\u00ebr mjaltin, p\u00ebr blet\u00ebt financon 600 euro. P\u00ebr \u00e7do lop\u00eb financon 90 euro. Po pse hedhin para ata, jo asnj\u00eb. P\u00ebrkundrazi, t\u00eb gjitha vendet e tjera financojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Kosova, sepse kan\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb madh, por un\u00eb mora Kosov\u00ebn q\u00eb jep m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Po k\u00ebtu? E kishte 5.1 miliard\u00eb shum\u00ebn, e zbriti n\u00eb 3.2 miliard\u00eb dhe ato i marrin kryesisht aparatet administrative dhe fermer\u00ebve ndonj\u00eb militanti, as me pikatore nuk u bie gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe priten lop\u00ebt e rrac\u00ebs, ndaj dhe priten bah\u00e7et e moll\u00ebve, drut\u00eb frutor\u00eb, ndaj dhe toka mbetet djerr\u00eb, ndaj dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb shkojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb fushat e Greqis\u00eb, fushat e Italis\u00eb apo Gjermanis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb tyre jan\u00eb m\u00eb cil\u00ebsore, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, por qeveria shqiptare mban q\u00ebndrim armiq\u00ebsor ndaj fermer\u00ebve.<\/p>\n<p>A duhet ne t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? A mund t\u00eb pranohet q\u00eb fermer\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebshkojn\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 14 maj k\u00ebt\u00eb qeveria armiq\u00ebsore ndaj tyre. Un\u00eb kam besim t\u00eb plot\u00eb se ata do t\u00eb japin p\u00ebrgjigjen e merituar.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb i vetmi njeri n\u00eb histori, tradhtar, krenar me tradh\u00ebtit\u00eb e tij. Tradhtar q\u00eb krenohet me tradhtit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Tani po i del kallaji \u2018Ballkanit t\u00eb Hapur\u2019, me t\u00eb cilin shkat\u00ebrroi qindra, mij\u00ebra ferma. Po, po, sepse qum\u00ebshti pluhur q\u00eb prodhohet n\u00eb Shumadi, vjen k\u00ebtu dhe furnizon fabrikat e djathit dhe qum\u00ebshtit, lop\u00ebt e rrac\u00ebs theren se nuk mbahen dot.<\/p>\n<p>Por tani del se OKB-ja ka gjetur, se Ballkani i Hapur ishte Ballkani i kokain\u00ebs. Raportet e fundit tregojn\u00eb se ajo liria e qarkullimit t\u00eb kamionit q\u00eb thot\u00eb Edi Rama, prej 1100 vite, ajo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar Ballkani i Ram\u00ebs dhe Vu\u00e7i\u00e7it, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr kokain\u00ebn.<\/p>\n<p>Edi Rama p\u00ebr k\u00ebto interesa i futi thik\u00ebn n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. E shnd\u00ebrroi Tiran\u00ebn n\u00eb epiqendr\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Dhe krenohet me politik\u00ebn q\u00eb ndoqi.<\/p>\n<p>Nuk ka vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb kryeminist\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs, nj\u00eb antikomb\u00ebtar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb \u00e7do patriot shqiptar, \u00e7do njeri q\u00eb do k\u00ebt\u00eb vend, \u00e7do mal\u00ebsore dhe mal\u00ebsor t\u00eb firmos\u00eb me vot\u00ebn e tyre ndryshimin.<\/p>\n<p>T\u00eb votojn\u00eb Isa Ramajn t\u00eb votojn\u00eb koalicionin opozitar.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Mal\u00ebsia e Madhe, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E KANDIDATIT P\u00cbR MAL\u00cbSIN\u00cb E MADHE, ISA RAMAJ T\u00eb dashur mal\u00ebsore dhe mal\u00ebsor, banor\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje kaq entuziaste, e cila p\u00ebrb\u00ebn edhe mesazhin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb ju p\u00ebrcillni n\u00eb t\u00eb 4 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42394,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-42393","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42393"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42393\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42394"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}