{"id":42496,"date":"2023-04-04T08:39:11","date_gmt":"2023-04-04T08:39:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42496"},"modified":"2023-04-04T08:40:05","modified_gmt":"2023-04-04T08:40:05","slug":"perse-e-leshuan-nervat-skender-gjinushin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/04\/perse-e-leshuan-nervat-skender-gjinushin\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse e l\u00ebshuan nervat Sk\u00ebnder Gjinushin?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Artan FUGA<\/strong><\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Gjinushi, sot, nga Shkodra, n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb pa lidhje me problemet e r\u00ebnda t\u00eb Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave, l\u00ebshoi nj\u00eb lum\u00eb sharjesh dhe fyerjesh kund\u00ebr meje, kund\u00ebr deputetes Ina Zhupa, studjueses s\u00eb njohur dhe kritikes t\u00eb mpreht\u00eb t\u00eb dogm\u00ebs n\u00eb shkencat albanologjike Ledi Shamku, indirekt edhe ndaj akademikut Apollon Ba\u00e7e.<\/p>\n<p>As m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak m\u00eb quajti &#8220;njeri i keq&#8221;, &#8220;jo p\u00ebrfaq\u00ebsues i komunitetit&#8221;, &#8220;injorant&#8221;, q\u00eb nuk njoh matematik\u00ebn , sikurse nuk kurseu as zonjat e nderuara!<\/p>\n<p>E paskan l\u00ebshuar nervat &#8211; thash\u00eb duke buz\u00ebqeshur. Kjo sepse si mund t\u00eb shpjegohet ndryshe q\u00eb dikush q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb institucion, Akademin\u00eb e Shkencave, sulmon me fyerje dhe sharje t\u00eb denja p\u00ebr t&#8217;i \u00e7uar n\u00eb gjykat\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave vet\u00ebm sepse ai nuk mendon si Sk\u00ebnder Gjinushi.<\/p>\n<p>N\u00eb respekt t\u00eb statusit tim t\u00eb akademikut, n\u00eb respekt t\u00eb akademik\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb etik\u00ebs t\u00eb institucionit, n\u00eb respekt t\u00eb opinionit publik theksoj se nuk do t&#8217;i p\u00ebrgjigjem kurr\u00eb Sk\u00ebnder Gjinushit me asnj\u00eb fyerje dhe sharje. Madje do t&#8217;i botoj k\u00ebtu plot gas t\u00eb gjitha fyerjet dhe sharjet q\u00eb vijn\u00eb prej tij si edhe prej kryesis\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, e cila pasi u njoh me d\u00ebshir\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr vendin e pun\u00ebs t\u00eb kryetarit, \u00e7ka ma siguron ligji, b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb shtyp kund\u00ebr meje dhe mendimeve t\u00eb mia.<\/p>\n<p>Pa sharje, por e siguroj Sk\u00ebnder Gjinushin se tre objektivat e shpallura tashm\u00eb do t&#8217;i realizoj me sukses sikurse kam premtuar publikisht:<\/p>\n<ol>\n<li>Ligji n\u00eb fuqi p\u00ebr akademin\u00eb e shkencave nuk mund t\u00eb ndryshohet para zgjedhjeve sado q\u00eb ashtu i intereson kujtdo q\u00eb do pushtet. Dhe do t\u00eb luftoj me argumente kund\u00ebr nism\u00ebs ligjore t\u00eb konceptuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me procedurat ligjore nga ana e deputet\u00ebve Petro Ko\u00e7i dhe Ismet Beqiraj. P\u00ebrse m\u00ebrzitet dhe shqet\u00ebsohet Sk\u00ebnder Gjinushi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrshtim q\u00eb u b\u00ebj deputet\u00ebve? K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligja ja lejon \u00e7do qytetari, p\u00ebrse jo mua? Pse jam i keq, sikund\u00ebr i dukem Sk\u00ebnder Gjinushit apo sepse ushtroj t\u00eb drejtat e mia qytetare sikund\u00ebr ligja ma lejon?<\/li>\n<li>Do t\u00eb shpalos me argumente dhe fakte se Akademia e Shkencave nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shinat e ligjit, nuk \u00ebsht\u00eb e orientuar si duhet dhe se ka abuzime me financimet publike duke i p\u00ebrdorur ato jo sikund\u00ebr publiku pret.<\/li>\n<li>Do t\u00eb argumentoj se modeli p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave, i propozuar nga un\u00eb, i hedhur n\u00eb kosh kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb me arbitraritetin e dy a tre deputet\u00ebve q\u00eb sot nuk e di se ku jan\u00eb, ishte dhe \u00ebsht\u00eb modeli q\u00eb duhet.<\/li>\n<\/ol>\n<p>A nuk kam t\u00eb drejt\u00eb ta paraqes vizionin tim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>Po sikur t\u00eb jem injorant, Sk\u00ebnder, a mund ta paraqes injoranc\u00ebn time?<\/p>\n<p>A m\u00eb lejon?<\/p>\n<p>Nervat nuk duhen prishur!<\/p>\n<p>Prisni, un\u00eb ende nuk kam filluar ende t\u00eb shpalos argumentet, provat, faktet e mia. Do t\u00eb b\u00ebhet kjo gj\u00eb n\u00eb momentin e duhur. Ka koh\u00eb. Jam i qet\u00eb, i sigurt\u00eb, i pajisur me gjith\u00e7ka duhet p\u00ebr t&#8217;i ndar\u00eb idet\u00eb dhe propozimet e mia, kritikat gjithashtu, me t\u00eb gjith\u00eb akademik\u00ebt, pa sharje dhe fyerje, me t\u00eb gjith\u00eb komunitetin shkencor t\u00eb vendit q\u00eb nuk rresht s\u00eb mb\u00ebshteturi.<\/p>\n<p>Cdo gj\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e vet! Sa p\u00ebr sharjet dhe fyerjet vet\u00ebm m\u00eb gudulisin, m\u00eb tregojn\u00eb se jam n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, dhe m\u00eb motivojn\u00eb t\u00eb jem n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e dinjitetit dhe detyr\u00ebs sime.<\/p>\n<p>Pse e kan\u00eb l\u00ebshuar nervat Sk\u00ebnder Gjnushin saq\u00eb shp\u00ebrthen n\u00eb nj\u00eb korr sharjesh dhe fyerjesh ndaj meje? Qesh pa vend, hidhet nga Akademia e Shkencave te vendimi i gjykat\u00ebs t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr partin\u00eb demokratike, e quan opozit\u00ebn injorante, \u00e7\u00ebshtje pa pik\u00eb lidhjeje me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Pse ky ligj\u00ebrim q\u00eb ka humbur koherenc\u00ebn tematike si edhe n\u00eb vend t\u00eb argumenteve sjell ve\u00e7 sharje?<\/p>\n<p>Gazetari e pyet dhe e vendos para nj\u00eb fakti t\u00eb pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolltukun e kryetarit pa aprovimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, pra jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin me t\u00eb cilin u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave. Sk\u00ebnder Gjinushi p\u00ebrgjigjet: Dakord, por pastaj Presidenti erdhi p\u00ebr vizit\u00eb tre her\u00eb n\u00eb akademin\u00eb e shkencave (!) A thua se Presidenti nuk vajti n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb i takon kombit, por shkoi t\u00eb pranonte me p\u00ebrulje gabimin e b\u00ebr\u00eb kur kishte refuzuar Sk\u00ebnder Gjinushin!<\/p>\n<p>Sikur Akademia \u00ebsht\u00eb e njehsuar me t\u00eb! Cfar\u00eb mentaliteti!<\/p>\n<p>Mua m\u00eb vjen keq q\u00eb ligji n\u00eb fuqi nuk mund t\u00eb ndryshohet as p\u00ebr Sk\u00ebnder Gjinushin, as p\u00ebr Vasil Tolen, as p\u00ebr mua as p\u00ebr njeri! Esht\u00eb e pamundur. Kur do t&#8217;i shpjegohet kjo deputet\u00ebve Petro Ko\u00e7i dhe Ismet Beqiraj, gjith\u00e7ka do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb qart\u00eb. Por ka koh\u00eb! Pun\u00ebt e mira nuk b\u00ebhen shpejt, as avash, por n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Nisma e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe kodin etik t\u00eb deputetit.<\/p>\n<p>Cfar\u00eb t\u00eb b\u00ebj un\u00eb? Nuk mund ta siguroj Sk\u00ebnder Gjinushin se vet\u00ebm ai ja vlen t\u00eb qendroj\u00eb 40 vjet n\u00eb drejtim t\u00eb shkenc\u00ebs shqiptare! Sikund\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb. Sado t\u00eb dua!<\/p>\n<p>Nuk mund ta siguroj q\u00eb t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb partie prej 30 e ca vjet\u00ebsh! Sikund\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb duke p\u00ebrjashtuar shok\u00ebt e koleg\u00ebt q\u00eb andej. Sado q\u00eb dua!<\/p>\n<p>Nuk mund ta siguroj se mund t\u00eb qendroj\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn shef, minist\u00ebr kryetar! Sado t\u00eb dua!<\/p>\n<p>Nuk e siguroj dot se jam aq i mir\u00eb sa t\u00eb pranoj k\u00ebt\u00eb fiksim t\u00eb tijin p\u00ebr t\u00eb qendruar p\u00ebr jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb ndonj\u00eb gj\u00ebje!<\/p>\n<p>Pse ky lum\u00eb sharjesh q\u00eb tregojn\u00eb l\u00ebshim nervash? M\u00eb vjen keq. Un\u00eb me individin Sk\u00ebnder Gjinushi nuk kam asgj\u00eb. Po fare! As do t\u00eb merrem ndonj\u00ebher\u00eb sado q\u00eb shum\u00eb m\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo posti i kryetarit nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb private!<\/p>\n<p>Un\u00eb e justifikova n\u00eb sharjet ndaj meje, por ndaj dy zonjave t\u00eb nderuara nuk ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb! Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb delikates\u00ebn e duhur!<\/p>\n<p>Thash\u00eb se kur nuk ka argumente, e vetmja mund\u00ebsi mbetet ta zhvendos\u00ebsh \u00e7\u00ebshtjen drejt sharjeve reciproke. Por mua kurr\u00eb nuk m\u00eb t\u00ebrheq dot njeri atje! Kam aq prova dhe ide sa nuk do t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr sharje dhe fyerje n\u00eb ato q\u00eb do t\u00eb shpalos.<\/p>\n<p>Thash\u00eb se ndofta e ka kuptuar q\u00eb deputeti Petro Ko\u00e7i dhe deputeti Ismet Beqiraj nuk kan\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi ta mbrojn\u00eb nism\u00ebn e tyre ligjore p\u00ebr ta rr\u00ebnuar ligjin p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave dhe vet\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, prandaj shar\u00ebsi im nga Shkodra doli vet\u00eb ballazi me at\u00eb fjalor q\u00eb nuk do t&#8217;ja kisha zili askujt!<\/p>\n<p>Ndofta ra n\u00eb grack\u00ebn e pyetjeve disi djall\u00ebzore t\u00eb gazetarit inteligjent shkodran q\u00eb e sh\u00ebtiste sa nga ismeti, te artani, sa nga ina te petrua, sa nga akademia te gjykata e faktit Tiran\u00eb, sa te opozita te karakteri im i keq, te injoranca ime. Gazetari e ka provokuar me zgjuar\u00ebsi cinike!<\/p>\n<p>Ndofta ka qen\u00eb n\u00ebn ndikimin e gjuh\u00ebs politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e urrejtjes, e sharjeve dhe fyerjeve reciproke. Mir\u00ebpo etika akademike ka klas tjet\u00ebr, ka tjet\u00ebr nivel!<\/p>\n<p>Un\u00eb dua ta besoj Sk\u00ebnder Gjinushin kur thot\u00eb se ndryshimi i ligjit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb orvajtje p\u00ebr ta zgjatur qendrimin e tij si kryetar akademie. Prandaj i propozoj q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb se nuk do t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr kryetar. Edhe un\u00eb deklaroj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Dhe pastaj debatojm\u00eb ku dhe kur t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb ai p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb ligjore q\u00eb e \u00e7imenton n\u00eb krye si dhe p\u00ebr vet\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sfida q\u00eb un\u00eb b\u00ebj! T&#8217;i lem\u00eb sharjet si \u00e7iliminj! P\u00ebrse t\u00eb b\u00ebhen sharje dhe fyerje ndaj meje diku n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb ku nuk jam edhe un\u00eb i pranish\u00ebm? Nuk \u00ebsht\u00eb etike Sk\u00ebnder! T\u00eb ftoj n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb televizion t\u00eb vish n\u00eb debat! Merr me vete edhe Vasil Tolen, edhe t\u00eb gjith\u00eb kryesin\u00eb, madje edhe deputetin Petro Ko\u00e7i dhe deputetin Ismet Beqiraj po deshe, un\u00eb ju pres me padurim! I vet\u00ebm. Pal\u00e9 t\u00eb jen\u00eb edhe zonja Ina Zhupa, zonja Ledi Shamku, akademiku i nderuar Apollon Ba\u00e7e dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb habi me qendrimet e tyre t\u00eb sh\u00ebndosha kritike!<\/p>\n<p>Pse me sharje? Hajdeni n\u00eb debat! Dhe do t\u00eb shihni sa i keq jam, sa injorant jam, etj.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam frik\u00eb se Sk\u00ebnder Gjinushi ka marr\u00eb seriozisht edhe komplimentet e kryeministrit kur ka ardhur n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave. Ai ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderin se \u00ebsht\u00eb i paoksiduesh\u00ebm! Por, zoti Rama njihet p\u00ebr batutat e tij fine plot humor, jo t\u00eb gjitha besoj i thot\u00eb seriozisht. Metafora \u00ebsht\u00eb mir\u00ebsjellje!<\/p>\n<p>P\u00ebr opinionin e gjer\u00eb publik po paraqes edhe videon q\u00eb miqt\u00eb e mi n\u00eb Shkod\u00ebr, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb sall\u00eb ma soll\u00ebn p\u00ebr informacion. Ishin t\u00eb indinjuar. Pasi i qet\u00ebsova, u thash\u00eb: Un\u00eb nuk e njoh k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb sharjesh! Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb edukat\u00ebn time! Un\u00eb nuk aspiroj p\u00ebr poste. Objektivave t\u00eb mi do t&#8217;u shkoj deri n\u00eb fund. Besnik\u00ebrisht! Argumentet e mia, provat, d\u00ebshmit\u00eb, ende nuk kan\u00eb nisur! I kam ndar\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb rreth koleg\u00ebsh brenda asambles\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave. Ato do t\u00eb dalin n\u00eb publik! Jan\u00eb depozituar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Do t\u00eb paraqiten edhe n\u00eb media.<\/p>\n<p>Kurse sharjet dhe fyerjet jan\u00eb n\u00ebn nivelin e etik\u00ebs akademike!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-42498\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/w-300x157.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"157\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/w-300x157.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/w.jpg 500w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan FUGA Sk\u00ebnder Gjinushi, sot, nga Shkodra, n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb pa lidhje me problemet e r\u00ebnda t\u00eb Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave, l\u00ebshoi nj\u00eb lum\u00eb sharjesh dhe fyerjesh kund\u00ebr meje, kund\u00ebr deputetes Ina Zhupa, studjueses s\u00eb njohur dhe kritikes t\u00eb mpreht\u00eb t\u00eb dogm\u00ebs n\u00eb shkencat albanologjike Ledi Shamku, indirekt edhe ndaj akademikut Apollon Ba\u00e7e. As m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":39422,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-42496","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42496\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39422"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}