{"id":42563,"date":"2023-04-04T14:09:50","date_gmt":"2023-04-04T14:09:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42563"},"modified":"2023-04-04T14:09:50","modified_gmt":"2023-04-04T14:09:50","slug":"thaci-para-gykates-ne-hage-jam-i-pafajshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/04\/thaci-para-gykates-ne-hage-jam-i-pafajshem\/","title":{"rendered":"Tha\u00e7i para Gykat\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb: Jam i pafajsh\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p>Ish presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, tha t\u00eb mart\u00ebn se procesi gjyq\u00ebsor kund\u00ebr tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me n\u00eb Hag\u00eb, e hoqi &#8220;ren\u00eb e zez\u00eb&#8221; mbi Kosov\u00ebn, sa u p\u00ebrket pretendimeve p\u00ebr trafikim organesh nga pjes\u00ebtar\u00ebt e ish Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ngritura nga ish senatori zviceran, Dick Marty.<\/p>\n<p>Zoti Tha\u00e7i i b\u00ebri k\u00ebto komente n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor kund\u00ebr tij dhe tre ish zyrtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Prokuroria i ngarkon ata p\u00ebr veprat; p\u00ebrndjekje, burgim, akte t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, tortur\u00eb, vrasje dhe zhdukje me forc\u00eb t\u00eb personave.<\/p>\n<p>Zoti Tha\u00e7i, tha se ndjen \u201ckeqardhje dhe dhimbje p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb\u201d pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre etnike fetare apo politike.<\/p>\n<p>\u201cViktima s\u2019marrin drejt\u00ebsi kur t\u00eb pafajshmit ndiqen. Nj\u00eb padrejt\u00ebsi nuk ndreqet nga nj\u00eb padrejt\u00ebsi tjet\u00ebr. Jam i pafajsh\u00ebm nga t\u00eb gjitha k\u00ebto akuza\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me u themelua n\u00eb vitin 2015 nga parlamenti i Kosov\u00ebs dhe vepron n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb saj, por me personel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ideja p\u00ebr themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve t\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs Dick Marty, raporti i t\u00eb cilit i paraqitur ne K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb vitin 2011, p\u00ebrmban akuza ndaj ish pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr rr\u00ebmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe n\u00eb disa raste marrje me forc\u00eb organesh njer\u00ebzore dhe trafikim t\u00eb tyre nga Shqip\u00ebria gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo \u00e7\u00ebshtje nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb asnj\u00eb nga akuzat e deritashme. Zoti Thaci tha se pas pretendimeve t\u00eb Dick Martyt kishte k\u00ebrkuar hetime t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare tha se nj\u00eb gjykat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb ishte thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb hequr ren\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr akuzat p\u00ebr trafikim organesh. Bota tani e di, sot si rezultat i k\u00ebtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe sht\u00ebpia e verdh\u00eb nuk ka ekzistuar kurr\u00eb. Tani e dim\u00eb q\u00eb ne jemi shfaj\u00ebsuar nga k\u00ebto akuza. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe reja e zez\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr. Kjo sakrific\u00eb ia ka vlejtur\u201d, tha zoti Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e tij than\u00eb t\u00eb mart\u00ebn se zoti Tha\u00e7i nuk ushtronte kontroll mbi Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb periudh\u00ebn e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb akuzat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se krimet e pretenduara jan\u00eb kryer n\u00eb periudh\u00ebn nga muaji mars i vitit 1998 deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1999, n\u00eb disa zon\u00eb anemban\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Veriut. Prokuroria pretendon se viktimat, rreth 100 syresh, jan\u00eb t\u00eb etnive t\u00eb ndryshme, por shumica jan\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt hodh\u00ebn posht\u00eb pohimet e prokuror\u00ebve se q\u00ebllimi i t\u00eb akuzuarve ishte forcimi i pushtetit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i nuk e kontrollonte Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, komandant\u00ebt e zonave e kontrollonin at\u00eb\u201d, tha avokati Gregory Kehoe.<\/p>\n<p>Ai theksoi se zoti Tha\u00e7i nuk kishte asnj\u00eb motiv t\u00eb kryej\u00eb krimet p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet sepse ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb suksesi i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare varej nga mb\u00ebshtetja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb cilat i ofruan ndihm\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare me disa kushte, p\u00ebrfshir\u00eb shmangien e sulmeve ndaj civil\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i nuk kishte motiv p\u00ebr t\u2019i shkelur kushtet e Shteteve t\u00eb Bashkuara, ai ishte shum\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb Kosova nuk mund t\u00eb arrij\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb pa ndihm\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara apo fuqive t\u00eb tjera per\u00ebndimore. Hashim Tha\u00e7i n\u00eb fakt kishte \u00e7do motiv t\u00eb mos angazhohej n\u00eb veprimtarit\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruhen n\u00eb aktakuz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos humbur mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, tha avokati Gregory Kehoe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, tha t\u00eb mart\u00ebn se procesi gjyq\u00ebsor kund\u00ebr tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me n\u00eb Hag\u00eb, e hoqi &#8220;ren\u00eb e zez\u00eb&#8221; mbi Kosov\u00ebn, sa u p\u00ebrket pretendimeve p\u00ebr trafikim organesh nga pjes\u00ebtar\u00ebt e ish Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ngritura nga ish senatori zviceran, Dick Marty. Zoti Tha\u00e7i i b\u00ebri k\u00ebto &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42564,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-42563","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42563\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42564"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}