{"id":42602,"date":"2023-04-04T18:19:29","date_gmt":"2023-04-04T18:19:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=42602"},"modified":"2023-04-04T18:21:31","modified_gmt":"2023-04-04T18:21:31","slug":"berisha-ne-has-14-maji-eshte-nje-dite-e-madhe-per-tu-ndare-nga-ky-regjim-hajnash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/04\/04\/berisha-ne-has-14-maji-eshte-nje-dite-e-madhe-per-tu-ndare-nga-ky-regjim-hajnash\/","title":{"rendered":"Berisha n\u00eb Has: 14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e madhe p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga ky regjim hajnash!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb Miftar Dautit si kandidat i opozit\u00ebs n\u00eb bashkin\u00eb e Hasit tha se, \u201c\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb 14 maj zgjedhim qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, por n\u00eb 14 maj jemi n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb madh, nj\u00eb mision identik me at\u00eb q\u00eb ishim n\u00eb vitin 1992, p\u00ebr tu ndar\u00eb nga monizmi i dyt\u00eb, regjimi m\u00eb i keq q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb njohur pas Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e tyre.<br \/>\nHasi dhe hasjan\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt dhe nuk e harrojn\u00eb kurr\u00eb vuajtjet, kalvarin e monizmit t\u00eb par\u00eb q\u00eb bazohej n\u00eb doktrin\u00ebn marksiste-leliniste, kasaphan\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb klasave, hiperkolektivizmin e \u00e7mendur. Por monizmat nuk jan\u00eb vet\u00ebm ideologjik. Historia e njer\u00ebzimit ka faktuar se monizmat jan\u00eb katastrofat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kombet p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre\u201d, theksoi lideri demokrat.<br \/>\nRegjimi i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb regjimi i nj\u00eb pushtimi t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb, hasjane dhe hasjan\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, zonja e zot\u00ebrinj. Mir\u00ebnjohje time m\u00eb t\u00eb pakufishme, p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb, entuziaz\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mesazh, q\u00eb ju i d\u00ebrgoni Hasit dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mesazhin e fitores s\u00eb 14 majit, mesazhin e rivendosjes s\u00eb pluralizmit dhe demokracis\u00eb, mesazhin e triumfit t\u00eb vlerave, t\u00eb popullit opozitar.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes me k\u00ebt\u00eb rast, hasjanet dhe hasjan\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb 32 vite q\u00eb ju i keni dh\u00ebn\u00eb demokracis\u00eb shqiptare dhe Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>I dashur zoti Isuf \u00c7ela, drejtues politik i qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit. I nderuar zoti Elez Ma\u00e7i, kryetar i PD- s\u00eb Has. I dashur zoti Miftar Dauti, kryetari yn\u00eb i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb Hasit, i dashur zoti Admir Sinamati, kryetar i ardhsh\u00ebm i bashkis\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<br \/>\nUn\u00eb vij sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb paraqitur para jush, para hasjan\u00ebve dhe hasjan\u00ebve n\u00eb Has dhe kudo q\u00eb jan\u00eb, kandidatin e koalicionit \u2018Bashk\u00eb Fitojm\u00eb\u2019, Miftar Dautin, kandidatin e fitores, qytetarin e par\u00eb t\u00eb Hasit, me krenari t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se n\u00eb 32 vite kjo paraqitje \u00ebsht\u00eb m\u00eb dinjitozja sepse Miftar Dauti paraqitet sot para jush, si kandidati i vullnetit tuaj, i besimit tuaj dhe me k\u00ebt\u00eb akt, me primaret ne u ndam\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare nga nj\u00eb form\u00eb e vjet\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimi. Ne rivendos\u00ebm form\u00ebn m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedhjes dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit, form\u00ebn e vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve e simpatizant\u00ebve t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb shkojm\u00eb, ne paraqesim kandidat\u00ebt e liris\u00eb, Miftari, Admiri dhe Besniku n\u00eb Tropoj\u00eb, kandidatet dhe kandidat\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb nuset dhe dh\u00ebndur\u00ebt e liris\u00eb. Ne rivendos\u00ebm normat e liris\u00eb brenda partis\u00eb ton\u00eb, ne do i rikthejm\u00eb te shqiptar\u00ebt se ne besojm\u00eb se vet\u00ebm njeriu i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb, \u00ebsht\u00eb i zoti t\u00eb transformoj\u00eb, ndryshoj\u00eb, zhvilloj\u00eb, t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhme, ndaj dhe ne mbetemi t\u00eb vendosur n\u00eb linj\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb gjithashtu kam bindjen se me Miftar Dautin, ju zgjidhni dhe votoni nj\u00ebrin prej bijve tuaj q\u00eb mish\u00ebron virtytet tuaja m\u00eb t\u00eb arrira, ndershm\u00ebrin\u00eb tuaj ekzemplare, atdhetarin\u00eb tuaj m\u00eb t\u00eb flakt\u00eb, shpirtin tuaj pun\u00ebtor. Jam i bindur se Miftar Dauti, besimin tuaj, vot\u00ebn tuaj do ta kthej\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime ndaj jush, n\u00eb projekte p\u00ebr zhvillimin e Krum\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Hasit. Do ta kthej\u00eb n\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb Hasin dhe Krum\u00eb, qytete dhe vende t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb jetuar, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen, ju dhe f\u00ebmij\u00ebt tuaj.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<br \/>\nI gjith\u00eb ky entuziaz\u00ebm, i gjith\u00eb ky shp\u00ebrthim i zjarrt\u00eb, optimizmi q\u00eb ju e shifni n\u00eb mbar\u00eb qytetet e vendit, n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ka nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa zgjedhjet lokale. Demokratet dhe demokrat\u00ebt, mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe simpatizant\u00ebt e popullit opozitar e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se 14 maji, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb ndan historin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie historike p\u00ebr Hasin dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb 14 maj zgjedhim qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, por n\u00eb 14 maj jemi n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb madh, nj\u00eb mision identik me at\u00eb q\u00eb ishim n\u00eb vitin 1992, p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga monizmi i dyt\u00eb, regjimi m\u00eb i keq q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb njohur pas Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Hasi dhe hasjan\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt dhe nuk e harrojn\u00eb kurr\u00eb vuajtjet, kalvarin e monizmit t\u00eb par\u00eb q\u00eb bazohej n\u00eb doktrin\u00ebn marksiste-leliniste, kasaphan\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb klasave, hiperkolektivizmin e \u00e7mendur. Por monizmat nuk jan\u00eb vet\u00ebm ideologjik. Historia e njer\u00ebzimit ka faktuar se monizmat jan\u00eb katastrofat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kombet p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre. Sot pas 32 vitesh, nj\u00eb njeri, nj\u00eb lloj si n\u00eb vitin 1990, ka n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, ka n\u00eb dor\u00eb \u00e7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kontrollon \u00e7do pushtet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri, kushtetuta nuk ekziston, ligjet nuk ekzistojn\u00eb, normat morale nuk ekzistojn\u00eb. Ky njeri sillet ndaj shqiptar\u00ebve, ndaj hasjan\u00ebve si nj\u00eb armik i eg\u00ebr i tyre, regjimi i tij \u00ebsht\u00eb regjimi i nj\u00eb pushtimi t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<br \/>\nEdhe nj\u00ebher\u00eb, monizmat kan\u00eb baza t\u00eb ndryshme. Kan\u00eb baza ideologjike, baza ekstremiste fetare, por historian\u00ebt dhe studiuesit jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dakord, se forma m\u00eb e sh\u00ebmtuar e monizmit \u00ebsht\u00eb ai i bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn dhe vjedhjen e qytetar\u00ebve. E ky \u00ebsht\u00eb monizmi i Edi Ram\u00ebs sot n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nKy moniz\u00ebm po shkreton Hasin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, sa asnj\u00eb pushtim tjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e vendit. Ky moniz\u00ebm, po largon shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria, po pak\u00ebson k\u00ebt\u00eb popull m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do luft\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb se lufta e par\u00eb bot\u00ebrore. Ky moniz\u00ebm me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb moniz\u00ebm<\/p>\n<p>gjenocidal, jo p\u00ebr propagand\u00eb, por sepse n\u00eb konvent\u00ebn e OKB-s\u00eb p\u00ebr gjenocidin, neni 3 i saj thot\u00eb; quhet gjenocid, krijimi i kushteve t\u00eb kalkulueshme p\u00ebr t\u00eb larguar njer\u00ebzit nga vendi i tyre.<br \/>\nA po krijon Edi Rama p\u00ebrdit\u00eb kushte p\u00ebr tu larguar hasjan\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt nga Shqip\u00ebria dhe nga Hasi, \u00e7do dit\u00eb. A nuk ishte ky bastard, a nuk ishte ky paraardh\u00ebs i bllokmen\u00ebve q\u00eb dilte n\u00eb ekran me hekura n\u00eb dor\u00eb qytetar\u00ebve, se nuk kishin paguar faturat e dritave. A nuk ishte ky q\u00eb arrestoi n\u00eb 1 vit, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje civile, fatura dritash dhe uj\u00eb, 38 mij\u00eb qytetar\u00eb. A nuk ishte ky q\u00eb futi buldozer\u00ebt n\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra nd\u00ebrtime dhe biznese, duke i larguar nga Shqip\u00ebria a nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb dyfishoi taksat dhe p\u00ebrgjysmoi bizneset duke larguar njer\u00ebzit nga vendi. A nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb rriti taksat edhe para nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb profesioneve t\u00eb lira, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb rriti mesataren e hyrjes n\u00eb universitet vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Hasit, Tropoj\u00ebs, Kuk\u00ebsit, t\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb rurale t\u00eb mos futen dot n\u00eb universitetet e vendit sepse nuk kapin mesataren. N\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb Bubq, nj\u00eb demokrat q\u00eb kishte 4 vjet q\u00eb jeton n\u00eb \u00e7ad\u00ebr se i ka prish\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebrmeti, m\u00eb thot\u00eb: Sali a i shikon ata t\u00eb rinj n\u00eb gomone, po i them Martin, ata thot\u00eb mbarojn\u00eb gjimnazin, Edi Rama ua mbyll dyert e universitetit me mesatare dhe shkojn\u00eb e kapin gomonet.<\/p>\n<p>Analiza e tij ishte e kristalt\u00eb, rritja e mesatares \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt genocidal, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbyll\u00ebsh dyer e shkollave p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Nuk e b\u00ebn askush, nuk e b\u00ebn asnj\u00eb vend i pasur. E b\u00ebn Edi Rama, sepse do ti z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb shqiptar\u00ebt me bangladeshas, sepse thot\u00eb ata nuk votojn\u00eb, sepse ai ka frik\u00eb dhe tmerr nga vota juaj.<br \/>\nNdaj dhe n\u00eb 14 maj ne v\u00ebrtet\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr Miftar Dautin, por votojm\u00eb p\u00ebr pluralizmin, demokracin\u00eb, votojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rivendosur pluralizmin n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi!<br \/>\nSot kudo n\u00eb t\u00eb 4 an\u00ebt e vendit, shumica e shqiptar\u00ebve p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb shtr\u00ebngic\u00eb t\u00eb madhe ekonomike, p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim. 83% e tyre duhet t\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria, kjo sepse mezi e mbyllin muajin. Kjo sepse dasmat, dit\u00eblindjet, nga dit\u00eb g\u00ebzimi u shnd\u00ebrrohen edhe n\u00eb dit\u00eb dhimbje, p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ti festuar si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh. Pse ndodhi kjo me ne. Ne nuk kemi qen\u00eb t\u00eb pasur, kemi qen\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Ne n\u00eb vitin 1992, p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb ishim t\u00eb tret\u00ebt m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. 204 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb vit kishim t\u00eb ardhura. Sa ne ishin banor\u00ebt e Angol\u00ebs dhe Ugand\u00ebs. Por me lumenj djerse, me reforma ne l\u00ebviz\u00ebm me shpejt\u00ebsi dhe n\u00eb vitin 2008, ne u ngjit\u00ebm n\u00eb grupin e vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta dhe n\u00eb vitin 2009, ne do t\u00eb ishim qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb paguar t\u00eb Ballkanit. Lam\u00eb mbrapa serb\u00ebt, maqedonasit, rumun\u00ebt e bullgar\u00ebt q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, malazez\u00eb dhe boshnjak\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe do t\u00eb ecnim, gjithnj\u00eb e m\u00eb n\u00eb ngjitje. Rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan. U nd\u00ebrtuan mbi 11 mij\u00eb km rrug\u00eb, 1300 shkolla. Shqip\u00ebria erdhi n\u00eb mosh\u00ebn digjitale, u shum\u00ebfishuan investimet e huaja, e t\u00eb gjitha k\u00ebto fal\u00eb suksesit t\u00eb reformave. Dhe m\u00eb kryesorja, nga viti 2007 n\u00eb vitin 2014, popullata n\u00eb Has, Tropoj\u00eb, n\u00eb Kuk\u00ebs, n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb rritej nga viti n\u00eb vit. Prap nuk ishim t\u00eb pasur, jo, por ajo varf\u00ebri q\u00eb kishim ishte n\u00eb pak\u00ebsim dhe ne ishim n\u00eb ngjitje dhe ngjitja ishte shpres\u00eb, ngjitja ishte optimiz\u00ebm, ngjitja ishte energji.<\/p>\n<p>Nga viti 2014 gjer n\u00eb vitin 2023, \u00e7far\u00eb ndodhi. U rrokullis\u00ebm dhe ram\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb fundit p\u00ebr rroga e pensione n\u00eb Ballkan. Sot qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs marrin 30-40 % rroga e pensione m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb Shqip\u00ebri. Sot p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, vet\u00ebm vitin e fundit, secili rrog\u00ebtar ka humbur nj\u00eb rrog\u00eb, secili pensionist ka humbur nj\u00eb pension e gjysm\u00eb. Edi Rama me ciniz\u00ebm ekstrem u thot\u00eb pensionist\u00ebve q\u00eb po ju jap nj\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00ebsh. Nj\u00eb turp, nj\u00eb tallje nj\u00eb p\u00ebrqeshje, ata ti g\u00ebzojn\u00eb, e b\u00ebn n\u00eb koh\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. Nj\u00eb njeri q\u00eb nuk ka asnj\u00eb ligj, por atyre pensionist\u00ebve me bordet komuniste t\u00eb \u00e7mimeve, me \u00e7mimin e djathit, sheqerit, orizit, miellit, me \u00e7mimet e ushqimeve, me rritjen e k\u00ebtyre \u00e7mimeve u ka marr\u00eb nj\u00eb pension e gjysm\u00eb dhe tani i ngush\u00ebllon se po u jap 5 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>520 mln euro ka fituar vet\u00ebm me bordet. \u00c7do qeveri n\u00eb Europ\u00eb, parat\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn nga rritja e \u00e7mimeve ua ka kthyer qytetar\u00ebve. Qeveria e Kosov\u00ebs ua kthej pensionist\u00ebve, 100 euro pensionin, ua kthej rrog\u00ebtareve, 120 euro, ua kthej student\u00ebve 100 euro. Sigurisht ata ishin parat\u00eb tuaja, i keni paguar ju n\u00eb dyqane dhe i grumbulloi shtetit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebri ky, ku i \u00e7oi parat\u00eb? Parat\u00eb ia dha klientel\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vjedhur me t\u00eb. 320 mln euro prokurori rrug\u00ebt an\u00ebsore t\u00eb autostrad\u00ebs Lekaj-Fier, dhe kilometri i tyre 7.2 mln euro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur autostrada kryesore ka kushtuar gjithsej, 1-2 mln euro kilometri sipas segmentit. Rrug\u00ebt an\u00ebsore q\u00eb n\u00eb \u00e7do nd\u00ebrtim n\u00eb bot\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb \u00e7mim 8-10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se autostrada, n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr Edi Ram\u00ebn kushtuar 2.3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se autostrada.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh me parat\u00eb?<br \/>\nParat\u00eb tuaja vidhen, vidhen nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb. Para ka ta dini mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse ju paguani taksa n\u00eb \u00e7do got\u00eb uji, n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb blini n\u00eb dyqane, paguani taksa n\u00eb \u00e7do udh\u00ebtim q\u00eb b\u00ebni, paguani taksa q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim. Jo, jo taks\u00ebn m\u00eb kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri e paguajn\u00eb qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb TVSH-ja taksa kryesore, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb paguani ju n\u00eb \u00e7do blerje.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebn ky me parat\u00eb. Me parat\u00eb ky vjedh 90% t\u00eb fondeve publike, ky nd\u00ebrton rrug\u00ebn, nd\u00ebrton 1 km autostrad\u00eb me 24 mln dollar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur autostrada n\u00eb fush\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb Europ\u00ebs, nuk nd\u00ebrtohet kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2-3 milion dollar\u00eb. Po ku i \u00e7on ky 24, i vjedh, i ndan dhe i vjedh. Ju jetoni k\u00ebtu buz\u00eb Drinit, buz\u00eb liqenit. \u00c7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta me energjin\u00eb. Duhet ta dini se 2 vitet e fundit kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb arritje historike p\u00ebr kombin, p\u00ebr ne. Prodhimi i energjis\u00eb fal\u00eb HEC-eve t\u00eb reja q\u00eb u nd\u00ebrtuan, kaskad\u00ebs s\u00eb Devollit, Fanit, Asht\u00ebs, etj., etj., sot k\u00ebto HEC-e prodhojn\u00eb fiks 58-60 % t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb prodhohet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dy vitet e fundit jan\u00eb prodhuar 9 miliard\u00eb kilovat or\u00eb n\u00eb secilin vit. Shqip\u00ebria me gjith\u00eb konsumin e saj, konsumon gjithsej 7 miliard\u00eb. 2 miliard\u00eb teprojn\u00eb. 2 miliard\u00eb eksport, 2 miliard\u00eb<\/p>\n<p>duhej t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00eb shkolla, rrug\u00eb, investime. Jo absolutisht, vidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme. \u00c7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb si i vjedhin, i zbrazin digat ver\u00ebs. Kan\u00eb kompani seksere, t\u00eb krijuara dhe energjin\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb, q\u00eb nuk ndodh kurr\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, energjin\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb duke zbrazur digat ver\u00ebs, ua shesin sekser\u00ebve t\u00eb tyre me 20- 30 euro. Ajo Ballukja me Edi Ram\u00ebn, po, po.<\/p>\n<p>Prisni. K\u00ebta sekser\u00eb q\u00eb e blejn\u00eb energjin\u00eb me 20-30 euro, po k\u00ebt\u00eb energji e shesin n\u00eb burs\u00eb me 150-160-180 euro dhe i ndajn\u00eb parat\u00eb me Edi Ram\u00ebn, me Ballukun me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs kriminale q\u00eb quhet \u2018qeveri e Edi Ram\u00ebs\u2019. k\u00ebto jan\u00eb vjedhjet, ja ku shkojn\u00eb parat\u00eb tuaja.<br \/>\n5 miliard\u00eb euro ka marr\u00eb borxh Edi Rama, me 5 miliard\u00eb euro mund t\u00eb rriteshin rrogat e Shqip\u00ebris\u00eb 6 her\u00eb, rroga e pensione mund t\u00eb rriteshin 3 her\u00eb. Ku jan\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb vjedhura dhe t\u00eb shp\u00ebrdoruara n\u00eb t\u00eb ashtuquajtura pun\u00eb publike.<\/p>\n<p>Kreu i bashkis\u00eb Tiran\u00eb, u thot\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs se ka mbjell\u00eb 1 mln pem\u00eb. E kuptoni miq, t\u00eb mbjell\u00ebsh 1 mln pem\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb krijosh nj\u00eb pyll 6 mij\u00eb hektar\u00eb minimumi, se normalisht 9 mij\u00eb hektar\u00eb. Po \u00e7far\u00eb e shtyn, t\u00eb thot\u00eb se ka mbjell\u00eb 1 mln. Se po vjedh parat\u00eb e 1 milion\u00eb fidan\u00ebve. Ai deklaron 1 mln pem\u00eb sepse ua shet qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, 10 mij\u00eb fidan\u00eb p\u00ebr 1 milion\u00eb dhe parat\u00eb e 990 mij\u00eb fidan\u00ebve i fut n\u00eb xhep. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb paskrupullt nuk kan\u00eb asnj\u00eb cip\u00eb asnj\u00eb mora.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 maj pra ne votojm\u00eb p\u00ebr tu ndar\u00eb nga nj\u00eb regjim q\u00eb po vjedh gjer n\u00eb palc\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb po i varf\u00ebron dhe i mjeron ata. Edi Rama dhe k\u00ebta ministra dhe qeveritar\u00eb, i urrejn\u00eb shqiptar\u00ebt, i urrejn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, ndaj dhe vjedhin. K\u00ebta kan\u00eb at\u00eb raport me qytetarin, at\u00eb raport q\u00eb ka hajduti q\u00eb t\u00eb hy n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb vjedh fshehtas dhe n\u00ebse e dikton \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb t\u00eb vras\u00eb. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb k\u00ebta.<br \/>\n14 maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e madhe p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga ky regjim hajnash.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt e Kuk\u00ebsit, fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb qeveri armike, nj\u00eb regjim armik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute. Po pse e them k\u00ebt\u00eb. Cilido q\u00eb e njeh sistemin e taksimit n\u00eb bujq\u00ebsi dhe e sheh se k\u00ebta kan\u00eb vendosur TVSH n\u00eb shitje dhe zero n\u00eb blerje, kan\u00eb goditur me k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prodhuesit shqiptar\u00eb. Nuk ka nj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb me nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb taksimi. Ligji i k\u00ebsaj takse 20% \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb shitje dhe blerje.<br \/>\nFermer\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb fermer\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzur. Jo q\u00eb nuk kan\u00eb investime n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00eb asgj\u00eb, por nuk marrin 1\/10 e subvencioneve q\u00eb marrin fermer\u00ebt p\u00ebrreth. \u00c7do fermer n\u00eb Kosov\u00eb merr p\u00ebr 1 hektar\u00eb grur\u00eb, 400 euro, p\u00ebr hektar\u00eb patate ose fasule, 700 euro, p\u00ebr 1 hektar sera 1 mij\u00eb euro, merr p\u00ebr \u00e7do lop\u00eb, 90 euro, merr p\u00ebr \u00e7do blet\u00eb, dele, dhi, derr 25 euro. Kurse k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa th\u00ebrrime duhet t\u00eb kesh 100 dele, 100 dhi, duhet t\u00eb kesh 10 lop\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, shkoni ju edhe k\u00ebtu e kudo, blegtoria po zhduket.<\/p>\n<p>Nga viti 2013 e deri m\u00eb sot, Shqip\u00ebria ka m\u00eb pak 644 mij\u00eb krer\u00eb t\u00eb imta dhe gjedh\u00ebsh t\u00eb trasha. Nj\u00eb shkat\u00ebrrim masiv, sepse dengu i barit shkon shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kilja e qum\u00ebshtit dhe hap kufirin p\u00ebr prodhimet serbe.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi miqt\u00eb e mi!<br \/>\nHasi, Kuk\u00ebsi, Tropoja, Dibra, por edhe mbar\u00eb Shqip\u00ebria, kan\u00eb paguar, kan\u00eb p\u00ebrjetuar gjenocide, kan\u00eb p\u00ebrjetuar barbarit\u00eb serbe, kurse Kosova i p\u00ebrjetoi ato gjer n\u00eb operacionin \u2018Patkoi\u2019 t\u00eb vitit 1999. Sot Shqip\u00ebria ka nj\u00eb kryeminist\u00ebr i cili ndjehet shum\u00eb her\u00eb m\u00eb v\u00eblla me serbomadhin, doktrinarin e gjenocidit kund\u00ebr boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 dhe ndjehet shum\u00eb m\u00eb larg me kryeministrin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vasal, nj\u00eb argat i shpifur i Beogradit, i cili kalon nga samiti n\u00eb samit, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i yn\u00eb, por sillet nj\u00ebsoj si Llukashenko, duke mbrojtur padronin e tij Vu\u00e7i\u00e7. Duke i th\u00ebn\u00eb Europ\u00ebs se \u00ebsht\u00eb gabim i madh ti k\u00ebrkoni Serbis\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb sanksionet q\u00eb BE-ja ka vendosur ndaj Rusis\u00eb.<br \/>\nSipas Edi Ram\u00ebs, Serbia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eb Rusi e vog\u00ebl, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb prapavija e agresorit barbar rus n\u00eb Ballkan. A mundet nj\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb operoj\u00eb me teza t\u00eb tilla, a mundet nj\u00eb shqiptar t\u00eb mbroj\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb tilla. Ky nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antishqiptar n\u00eb \u00e7do q\u00ebndrim, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik i eg\u00ebr i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<\/p>\n<p>Vota p\u00ebr Miftar Dautin, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb p\u00ebr interesin komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb armiku t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb interesit dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<br \/>\nS\u00eb fundi miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Tani kemi edhe nj\u00eb problem t\u00eb dyt\u00eb.<br \/>\nPara jush, para t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Hasit, demokrat\u00eb, socialist\u00eb, paparti, jan\u00eb dy kandidatura, \u00ebsht\u00eb Miftar Dauti ky q\u00eb njihni ju, \u00ebsht\u00eb ai tjetri. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ai tjetri ua them un\u00eb, m\u00eb falni. Ai tjetri \u00ebsht\u00eb Halit Mula me emrin e ri, Beqir Mula me emrin e n\u00ebn\u00ebs dhe bab\u00ebs s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Tani do ti them dy fjal\u00eb atij, t\u00eb m\u00eb falni do t\u00eb ja them dy fjal\u00eb. Halit dhe Beqir, mesa shof un\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare ti ke vet\u00ebm nj\u00eb shok dhe je unik. Ti je d\u00ebnuar, arrestuar, 5 her\u00eb n\u00eb burg n\u00eb Greqi, n\u00eb Slloveni, n\u00eb V\u00ebrmic\u00eb, n\u00eb Durr\u00ebs me radh\u00eb e me radh\u00eb. Por prap k\u00ebshilla ime p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo. N\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb thot\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb Edi Rama do i thuash kaq; jemi v\u00ebllez\u00ebr siamez\u00eb. Po, po. Se v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb jam i arrestuar n\u00eb Greqi, v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb kam dy emra, edhe Halit edhe Beqir, por edhe ti ke dy emra, edhe Edi edhe Edvin.<br \/>\nPrisni, v\u00ebrtet\u00eb thuaj un\u00eb jam arrestuar n\u00eb Greqi, por ti je arrestuar n\u00eb Mynih p\u00ebr vjedhje n\u00eb kampet e refugjat\u00ebve t\u00eb ushqimeve t\u00eb tyre. Po t\u00eb duash i thuaj Edi, po bie edhe d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb ta marr\u00eb e vesh gjith\u00eb Shqip\u00ebria. V\u00ebrtet\u00eb un\u00eb jam arrestuar n\u00eb Slloveni, por ti je arrestuar n\u00eb Paris, se shisje ikona t\u00eb vjedhura. V\u00ebrtet\u00eb jam arrestuar n\u00eb V\u00ebrmic\u00eb, por ti je arrestuar n\u00eb<\/p>\n<p>Milano. Pra n\u00ebse ka dy burra q\u00eb i kan\u00eb provuar hekurat m\u00eb shum\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, je Beqir Mula dhe Edvin Rama.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb do t\u2019i thuash sapo ta takosh, d\u00ebgjo thuaj; n\u00eb m\u00eb njoh\u00ebsh p\u00ebr Halit, t\u00eb njoh p\u00ebr Edi, n\u00eb m\u00eb njoh\u00ebsh p\u00ebr Beqir, t\u00eb njoh p\u00ebr Edvin. Thirrja ime, p\u00ebr \u00e7do hasjane dhe hasjan, asnj\u00eb vot\u00eb Edit dhe Edvinit, Halitit dhe Beqirit, asnj\u00eb vot\u00eb, t\u00eb gjitha votat Miftar Dautit.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Hasi. Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha gjat\u00eb prezantimit t\u00eb Miftar Dautit si kandidat i opozit\u00ebs n\u00eb bashkin\u00eb e Hasit tha se, \u201c\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb 14 maj zgjedhim qeveritar\u00ebt vendor\u00eb, por n\u00eb 14 maj jemi n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb madh, nj\u00eb mision identik me at\u00eb q\u00eb ishim n\u00eb vitin 1992, p\u00ebr tu ndar\u00eb nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":42605,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-42602","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42602"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42602\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42605"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}